Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1
Objek­ti i ligjit

Ky ligj ka për objekt të rreg­ul­lo­jë rastet e për­fitim­it dhe të kom­pen­sim­it për burgim të padrejtë, përf­shirë arrestin në shtëpi dhe masën e mënyrën e llog­a­r­it­jes së tij, si dhe pro­ce­du­rat për kërkimin, pagesën dhe kom­pen­simin për burgim të padrejtë.

 

 

Neni 2
E drej­ta e kom­pen­sim­it

Per­soni, që është deklaru­ar i pafa­jshëm ose për të cilin është pushuar çësht­ja me vendim gjykate të for­mës së pre­rë apo të prokuror­it, ose është mba­j­tur në burg tej kohës së cak­tu­ar në vendimin e dënim­it, gëzon të drejtën e kom­pen­sim­it për burgimin e vua­j­tur.

 

Neni 3
Rastet e burgim­it të padrejtë

Për efekt të këtij ligji, me burgim të padrejtë kup­to­het:

a) peri­ud­ha e paraburgim­it për një çësht­je ose akuzë, për të cilën prokuro­r­ia ka pushuar hetimet ose gjyka­ta ka dhënë pafa­jësi ose ka pushuar çësht­jen;

b) peri­ud­ha e burgim­it në zba­tim të një vendi­mi,  i cili, pas vënies në ekzeku­tim, është prishur dhe është dhënë pafa­jësi ose është pushua çësht­ja me vendim të for­mës së pre­rë;

c) peri­ud­ha e paraburgim­it ose e burgim­it më tepër nga sa është dënuar me vendim të formws së pre­rë;
ç) peri­ud­ha e paraburgim­it kur, me vendim gjykate të for­mës së pre­rë, është vërte­t­u­ar se akti ishte nxjer­rë pa respek­tu­ar kushtet e parashikuara në nenet 228 e 229 të Kodit të Pro­ce­durës
Penale;
d) peri­ud­ha e paraburgim­it tej kufi­jve ligjorë të afat­eve të lejuara për kohën e paraburgim­it;

dh) peri­ud­ha e burgim­it të padrejtë e shkak­tu­ar nga gabi­mi në urdhrin e ekzeku­tim­it të vendim­it;

e) peri­ud­ha e vua­jt­jes së arrestit në shtëpi në rastet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “a”, “c”, “ç“dhe “d” të këtij neni.

 

 

Neni 4
Për­jash­timin­ga e drej­ta e kom­pen­sim­it

1. Per­soni, që është deklaru­ar i pafa­jshëm me vendim të for­mës së pre­rë, ka të drejtën e kom­pen­sim­it për paraburgimin e vua­j­tur, me për­jash­tim të rasteve kur është provuar se vendi­mi i gabuar ose mos zbu­li­mi në kohën e duhur i fak­tit të pan­jo­hur ështës shkak­tu­ar tërë­sisht osep­jesër­isht prej tij.

2. Kur me vendim gjykate është vërte­t­u­ar se fak­ti nuk parashiko­het nga ligji si vepër penale, për shkak të shfuqizim­it të dis­poz­itës përkatëse, e drej­ta e kom­pen­sim­it nuk nji­het për atë pjesë të paraburgim­it të vua­j­tur para shfuqizim­it.

3. E drej­ta e kom­pen­sim­it nuk nji­het për pjesën e peri­ud­hës së paraburgim­it të vua­j­tur, që është llog­a­r­it­ur për efekt të cak­tim­it të kohës së dënim­it me burgim, në rastet e parashikuara në nenin 465 të Kodit të Pro­ce­durës Penale.

4. Per­soni i bur­go­sur për një vepër, që ndiqet me ankim, për­jash­to­het nga për­fiti­mi, kur çësht­ja pushohet për shkak paj­ti­mi.

 

Neni 5
Masa e kom­pen­sim­it­për­burgimtë­padrejtë

1. Kom­pen­si­mi për burgim të padrejtë cak­to­het nga gjyka­ta, duke mba­j­tur parasysh:

a) të ard­hu­rat nga paga për të punë­suar­it në sek­torin pub­lik ose në sek­torin pri­vat, deri një muaj para burgim­it;

b) fitimin e real­izuar nga veprim­tar­itë tregtare dhe fitim­prurëse gjatë tri viteve të fun­dit paraburgim­it;
c) pen­sionet e për­fi­tu­ara para ose gjatë paraburgim­it;

ç) pagën min­i­male në shkallë ven­di për ata që kanë qenë pa punë, të pak­tën një muaj para datës së burgim­it;

d) rrethana të tjera, të lid­hu­ra me gjend­jen ekonomike e famil­jare të të bur­go­surit;

dh) të ard­hu­rat nga puna në burg.

2. Kom­pen­si­mi cak­to­het der­inë 2 000 (dymi­jë) lekë për një ditë burgimd­he 3 000 (tremijë)lekë për një ditë paraburgim.

 

 

Neni 6
Kom­pen­si­mi për arrestin në shtëpi

Peri­ud­ha e arrestit në shtëpi kom­pen­so­het nisur nga  të njëj­tat kritere sikurse burgi­mi, por masa e kom­pen­sim­it të cak­tu­ar nuk duhet të jetë më e mad­he se një e dyta e shumës së cak­tu­ar për burgimin.

 

 

Neni 7
Rik­thim­inëpunëosenëde­tyrë

Per­soni, që ka vua­j­tur paraburgimin ose arrestin në shtëpi dhe për këtë shkak është larguar nga puna ose nga detyra që kishte për­para ven­dos­jes së këtyre masave, ka të drejten e rik­thim­it në punë apo në detyrë, kur është ven­do­sur pushi­mi i çësht­jes ose është dhënë pafa­jësi në favor të tij, sepse nuk ka kry­er veprën që aku­zo­het, fak­ti nuk ekzis­ton, fak­ti nuk për­bën vepër penale ose fak­ti nuk parashiko­het nga ligji si vepër penale.

 

Neni 8
Kërke­sapërkom­pen­sim

1 .Kërke­sa për kom­pen­sim bëhet nga per­soni, që e për­fi­ton atë sipas këtij ligji ose, pas vdek­jes së tij, nga trashëgim­tarët, përveç kur e drej­ta ka qenë parashkru­ar në kohën kur i bur­go­suri ishte gjal­lë.
2. Për per­son­in e mitur ose të paaftë mendër­isht këtë të drejtë e ushtron kujdestari ligjor.

3. Kërke­sa për kom­pen­sim paraqitet bren­da tri vjetëve nga data e lind­jes së të drejtës në gjykatën e rrethit gjyqë­sor, që ka dhënë vendimin e dënim­it, ose në ter­ri­torin e së cilës ndod­het organi, që është ngarkuar, sipas këtij ligji, për pagesën e kom­pen­sim­it për burgim të padrejtë.

4. Shqyr­ti­mi gjyqë­sor bëhet sipas rreg­ullave të gjykim­it të padisë civile në pro­cesin penal.
5. Ekzeku­ti­mi i vendim­it gjyqë­sor për dhënien e kom­pen­sim­it pezul­lo­het kur rifil­lo­jnë hetimet e pushuara ose prishet vendi­mi i pafa­jë­sisë apo pushim­it të çësht­jes dhe për­fitue­si rimer­ret në përgjegjësi penale në të njëjtën çësht­je, edhe për të njëjtën vepër.

6. Kom­pen­simet e për­fi­tu­ara kthe­hen, tërë­sisht ose pjesër­isht, kur urd­hëro­het me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

 

Neni 9
Page­sa e kom­pen­sim­it­për­burgimtë­padrejtë

1. Kom­pen­si­mi për paraburgim dhe burgim të padrejtë për­bal­lo­het nga Bux­heti i Shtetit.

2. Min­istri i Finan­cave dheM­i­nistri i Drejtë­sisë, bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, nxjer­rin udhëz­ime të për­bashkë­ta për struk­tu­rat përgjegjëse, për for­mën dhe përm­ba­jt­jen e doku­menta­cionit, që paraqitet për ekzeku­timin e page­save të kom­pen­sim­it për burgimtë pa drejtë.

 

Neni 10

Për të gjitha çësht­jet që janë në gjykim deri në ditën e hyr­jes në fuqi të këtij ligji do të zba­to­hen kriteret e der­i­tan­ishme të rreg­ul­lu­ara me prak­tikën gjyqë­sore të Gjykatës së Lartë.

 

Neni 11

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim