Ne mbështet­je te nen­eve 40, 78 dhe 83 pika 1 te Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit te Min­is­trave,

 

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

 

Neni 1
Objek­ti i ligjit

Ky ligj rreg­ul­lon pro­ce­du­rat për real­iz­imin e te drej­tave për arsim­imin, punësimin, kujdesin shën­de­të­sor e shoqëror, stre­himin dhe bashkimin famil­jar te per­son­ave, qe kane për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë.

 

 

Neni 2
Sub­jek­tet për­fituese te ligjit

1. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ne mbështet­je te ligjit nr. 8432, date 14.12.1998 “Për azilin ne Repub­likën e Shqipërisë”, është sub­jekt i dis­poz­i­tave te për­cak­tu­ara ne këtë ligj, përveç rasteve te kufiz­imeve te parashikuara me ligj.

2. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen dhe për azilkërkue­sit për aq sa nuk bien ne kundër­sh­tim me kufizimet e për­cak­tu­ara nga legjis­la­cioni ne fuqi.

 

Neni 3
Zba­ti­mi i ligjit për te hua­jt ne mbro­jt­je te përkohshme, ne raste fluk­se­sh mas­sive

1. Për te hua­jin ne mbro­jt­je te përkohshme, ne raste fluk­se­sh masive, dis­poz­i­tat e këtij ligjiz­ba­to­hen për aq sa nuk bien ne kundër­sh­tim me parashikime te tjera ligjore, nëpër­m­jet nxjer­rjes se vendimeve përkatëse nga Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatet.

2. Çdo min­istër nxjerr udhëz­im për tra­j­timin e te hua­jve ne mbro­jt­je te përkohshme, ne raste­fluk­se­sh masive, bren­da përgjegjë­sive dhe drej­timeve te min­istrisë qe drej­ton.

 

Neni 4
Përgjegjësitë

1. Zyra për Refug­jatet, e kri­juar me ligjin nr. 8432, date 14.12.1998 “Për azilin ne Repub­likën e Shqipërisë”, është përgjegjëse për zba­timin e te drej­tave për te hua­jin, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, sipas parashikimeve te këtij ligji dhe akteve te tjera përkatëse.

2. Insti­tu­cionet shtetërore te për­cak­tu­ara ne këtë ligj, janë te detyru­ara te krye­jnë veprimet përkatëse me paraqit­jen e doku­menteve dhe plotësimin e kërke­save te parashikuara nga ligji dhe aktet nën­ligjore, te nxjer­ra ne zba­tim te tij.

 

KREU II
ARSIMIMI DHE KUALIFIKIMI

 

 

Neni 5
E drej­ta për arsim­im

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, gëzon te drejtën e arsimim­it ne insti­tu­cionet pub­like njël­loj si shte­tasi shqip­tar.

Neni 6

Arsim­i­mi parau­ni­ver­si­tar

1. Insti­tu­cionet arsi­more pub­like parau­ni­ver­sitare janë te detyru­ara te regjistro­jnë te hua­jin, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, me paraqit­jen nga vete kërkue­si te doku­mentevepërkatëse, te për­cak­tu­ara ne nenin 39 te këtij ligji, përveç rasteve kur parashiko­het ndryshe.
2. Min­istri i Arsim­it dhe i Shkencës për­cak­ton, me një udhëz­im te veçante, kriteret e vlerësim­it te nivelit te arsimim­it te te hua­jit, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë. Vlerësi­mi behet nga drej­to­ria arsi­more ne niv­el ven­dor, qe mbu­lon insti­tu­cionin ne te cilin kërkon te regjistro­het i hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 7
Mësi­mi i gjuhës shqipe

Zyra për Refug­jatet orga­ni­zon kurse te gjuhës shqipe, te edukim­it qyte­tar dhe kurse kual­i­fiki­mi për te hua­jt, qe kane për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 8
Mbu­li­mi i shpen­z­imeve nga Zyra për Refug­jatet

Zyra për Refug­jatet mbu­lon shpen­zimet qe rrjed­hin nga arsim­i­mi dhe kual­i­fiki­mi ne njëin­sti­tu­cion shqip­tar te arsim­it ose te tra­jnim­it, te sis­temit parau­ni­ver­si­tar, jashtë shpen­z­imeve te zakon­shme pub­like, te parashikuara për këtë insti­tu­cion, kur ka dhënë me pare pëlqimin për to ose ka lid­hur një mar­rëvesh­je, ne rastet kur:

a) një grup i veçante i çerd­hes, grup klase ose godine është orga­nizuar për fëmi­jët refug­jate
dhe kur nxënësit nuk stu­dio­jnë bashke me nxënësit shqiptare;

b) orga­niz­i­mi i një pro­gra­mi te veçante për mësimin behet i nevo­jshëm për shkak te mësim­it
te fëmi­jëve ne gjuhen amtare;

c) për shkak te mësim­it te gjuhës shqipe.

 

Neni 9
Arsim­i­mi uni­ver­si­tar

1. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejte te konkur­ro­je përar­simin e larte, sipas kritereve te për­cak­tu­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

2. Zyra për Refug­jatet mund te mbu­lo­je shpen­zimet, qe rrjed­hin nga arsi­mi i larte, për fakul­tet te pare te te hua­jit qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë. Mbu­li­mi i shpen­z­imeve përf­shin peri­ud­hën kohore, qe parashiko­het për mar­rjen e diplomës përkatëse.

3. Shu­ma e shpen­z­imeve dhe kriteret për dhënien e kësaj mbështet­je­je për­cak­to­hen nga Zyra,sipas rreg­ullave qe zba­to­hen për stu­dentin shqip­tar qe për­fi­ton burse.

4. I hua­ji i intere­suar, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, i paraqet Zyrës për­Refug­jatet një kërkesë, se cilës i bashkëlid­het një reko­mandim nga drejtue­si i insti­tu­cionit përkatës dhe një cer­ti­fikate pra­n­i­mi.

5. Kusht për pagesën e për­fitim­it te cak­tu­ar është qe stu­den­ti, deri ditën e fun­dit te shta­torit dhe shkur­tit te çdo viti, te provo­je se stu­dion ne insti­tu­cionin e arsim­it te larte dhe ka shly­er detyrimet nd aj pro­gramit mësi­mor.

 

KREU III

PUNESIMI

 

Neni 10

E drej­ta për pune

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejtën për një leje pune te posaçme, qe nga çasti i mar­rjes se sta­tusit. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, gëzon te njëj­tat mundësi ligjore ne tre­gun e punës sikurse shte­tasi shqip­tar.

 

Neni 11

Leja e punës

1. Drej­to­ria e Migra­cionit ne Min­istrinë e Punës dhe Çësht­jeve Sociale pajis me leje pune te hua­jin, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, me kërkesën e këtij te fun­dit, te dër­guar nëpër­m­jet zyrës për Refug­jatet.

2. Për mar­rjen e lejes se punës plotë­so­het një for­mu­lar i veçante, i mirat­u­ar nga Min­istri i Punës dhe Çësht­jeve Sociale. For­mu­la­ri tërhiqet pranë Drej­torisë se Migra­cionit ose pranë zyrës për Refug­jatet.

 

Neni 12

Paraqit­ja e doku­menta­cionit

Zyra për Refug­jatet e asis­ton te hua­jin, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ne plotësimin e for­mu­la­rit për mar­rjen e lejes se punës se posaçme. Dërgi­mi i for­mu­la­rit se bashku me doku­mentet përkatëse ne Drej­tor­inë e Migra­cionit behet nga zyra bren­da 10 ditëve nga plotësi­mi i for­mu­la­rit. Koha e shqyr­tim­it te doku­menta­cionit është deri ne 15 dite nga data e depoz­itim­it te kërkesës.

 

Neni 13
Karak­ter­is­tikat e lejes se punës

1. Leja e posaçme e punës ka, përveç te tjer­ave, këto karak­ter­is­ti­ka:

a) jepet për një afat kohor deri ne 5 vjet dhe ripërtëri­het ne për­fundim te këtij afati, me
kërkesën e per­son­it te intere­suar;

b) shtri­het ne te gjithë ter­ri­torin e Repub­likës se Shqipërisë;

c) përf­shin te drejtën e vetëpunësim­it.

2. Leja e punës për te hua­jin, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, jepet pa kun­dervlefte.

 

Neni 14
Regjistri­mi pranë zyrës se punësim­it

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, regjistro­het pranë zyrës se punësim­it, ku ka vend­ba­n­imin.

 

 

KREU IV
TRAJTIMI SOCIAL

 

Neni 15
E drej­ta për tra­j­tim social

1. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, gëzon te drejtën e tra­j­tim­it social
njël­loj si shte­tasi shqip­tar, ne për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës.

2. Ne kup­tim te këtij ligji, me tra­j­tim social kup­to­hen:

a) sig­urimet shoqërore;

b) përkrah­ja sociale;

c) sig­urimet shën­de­të­sore.

 

Neni 16
Sig­urimet shoqërore e shën­de­të­sore

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, i punë­suar dhe i sig­u­ru­ar, gëzon te drejtën për te për­fi­tu­ar nga sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore te detyrueshme, ne për­puth­je me ligjin nr. 7703, date 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore ne Repub­likën e Shqipërisë”, dhe nr. 7870, date 13.10.1994 “Për sig­urimet shën­de­të­sore ne Repub­likën e Shqipërisë”.

 

 

Neni 17
Përkrah­ja sociale

1. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejtën e përkrah­jes sociale,
ne for­mën e ndih­mës ekonomike, bren­da 5 ditëve nga mar­r­ja e vendim­it për për­fitimin e azilit.

2. Kjo ndihme jepet për famil­jen e te hua­jit, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë,
te cilit i mungo­jnë kre­jtë­sisht te ard­hu­rat dhe mjetet e jetesës ose i ka ato te pam­jaftueshme.

3. Pro­ce­du­rat dhe kriteret për vlerësimin e nivelit te ndih­mës, mungesës se te ard­hu­rave dhe burimeve mate­ri­ale për te për­fi­tu­ar ndihme ekonomike, si dhe sasia min­i­male e pagesës se kësaj te fun­dit për­cak­to­hen me udhëz­im te për­bashkët te Min­istrit te Punës dhe te Çësht­jeve Sociale dhe min­istrit përkatës, nga varet Zyra për Refug­jatet.

4. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, për sa kohe tra­j­to­het ne qen­drat për refug­jatet nuk për­fi­ton ndihme ekonomike. Për­jash­tim behet vetëm ne çaste te veçan­ta, te për­cak­tu­ara ne udhëz­imin e për­bashkët te te dy min­is­trave.

 

 

Neni 18
Mba­jt­ja e doku­menta­cionit dhe shpërn­dar­ja e ndih­mës ekonomike

1. Zyra për Refug­jatet është përgjegjëse për mba­jt­jen e doku­menta­cionit dhe për shpërn­dar­jen e ndih­mës ekonomike per­son­it për­fitues. Kjo zyre duhet t’u rapor­to­je min­is­trave përkatës për mënyrën e shpërn­dar­jes se ndih­mës ekonomike, te pak­tën një here ne vit.

2. Vendi­mi për dhënien e ndih­mës ekonomike mer­ret nga zyra, sipas kritereve te vlerësim­it,
te për­cak­tu­ara ne nenin 17 te këtij ligji.

3. Zyra për Refug­jatet ka detyre t’i propo­zo­je min­istrit përkatës, nga varet zyra, bux­hetin e
shpen­z­imeve për ndih­mën ekonomike.

 

Neni 19
Për­fiti­mi nga ligji për ndih­mën dhe përku­jdesjen shoqërore

I hua­ji qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë është sub­jekt i nen­it 4 pika 2 te ligjit nr. 7710, date 18.5.1993 “Për ndih­mën dhe përku­jdesjen shoqërore”, ku afati 10-vjeçar, i parashikuar ne këtë rast, llog­a­ritet qe nga çasti i aplikim­it, sipas doku­menta­cionit përkatës, te mba­j­tur nga zyra për Refug­jatet.

 

 

Neni 20
Ven­dos­ja ne insti­tu­cionet e përku­jdesjes

1. I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë e qe përm­bush kriteret e legjis­la­cionit ne fushën e përku­jdesjes shoqërore, mund te ven­doset ne insti­tu­cionet pub­like te përku­jdesjes.

Doku­menta­cioni i pra­nim­it ne këto insti­tu­cione har­to­het nga Zyra për Refug­jatet, sipas te dhë­nave te mba­j­tu­ra ne regjis­trat e kësaj Zyre dhe mira­to­het nga Komi­sioni Qen­dror pranë Shër­bim­it Social Shtetëror.

2. Zyra për Refug­jatet mund te lid­he kon­tra­ta për tra­j­timin e te hua­jit, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, me insti­tu­cione jop­ub­like te përku­jdesjes shoqërore, qe admin­istro­hen nga orga­ni­za­ta jofitim­prurëse te licen­cuara, nga Min­is­tria e Punës dhe e Çësht­jeve Sociale dhe qe e ushtro­jnë veprim­tar­inë e tyre, ne për­puth­je me legjis­la­cionin ne fuqi.

 

 

Neni 21
Sig­urimet shoqërore e shën­de­të­sore suple­mentare

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejte ta sig­uro­je veten dhe famil­jen e vet me ske­ma te sig­urimeve suple­mentare, shoqërore e shën­de­të­sore, për mjekimet me kos­to te larte, qe nuk mbu­lo­hen nga sig­urimet e detyrueshme ose për­fitime te tjera sht­ese, sipas legjis­la­cionit ne fuqi.

 

KREU V
PERFITIMI I STREHIMIT

 

Neni 22
E drej­ta për stre­him

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejte te gëzo­jë mundësitë ligjore për për­fitimin e stre­him­it, si shte­tas shqip­tar.

 

Neni 23
Stre­hi­mi ne qen­drat për refug­jatet

I hua­ji, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ne mungese te mundë­sive te veta për stre­him, ka te drejte te qën­dro­jë ne qen­drat për refug­jatet ose ne ato te stre­him­it te përkohshëm.

 

 

Neni 24
Ndih­ma ne stre­him, nëpër­m­jet pagesës se pjesshme te qirasë

Zyra për Refug­jatet, për te hua­jin, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, mund te mbu­lo­je pjesër­isht shumën e qirasë për stre­himin e tij. Për­fiti­mi mund te jepet për një peri­ud­he gjashtë­mu­jore. Me kërkesë te per­son­it, peri­ud­ha e për­fitim­it mund te shty­het edhe për gjashte muaj te tjerë. Shu­ma e për­fitim­it mund te jete deri ne 50 për qind te vlerës se qirasë se për­cak­tu­ar ne kon­trate ose te shpen­z­imeve te stre­him­it.

 

Neni 25
Kriteret për për­cak­timin e shumës se për­fitim­it

Ne për­cak­timin e shumës se për­fitim­it dhe te kushteve te dhënies se për­fitim­it duhet te mer­ren parasysh: te ard­hu­rat e per­son­it, gëz­i­mi nga ana e tij e ndon­jë te drejte qe i sig­uron sasi te hol­lash ne mënyrë peri­odike, veprim­taria fitim­prurëse, si dhe rrethanat famil­jare. Kërke­sa për stre­him duhet te jete bren­da kritereve te nevo­jës për stre­him sikurse ajo qe për­fi­ton edhe shte­tasi shqip­tar. Kriteret për dhënien e kësaj ndihme dhe për shumën e për­fitim­it për­cak­to­hen nga min­istri përkatës nga varet Zyra për Refug­jatet.

 

 

KREU VI
PROCEDURAT PER BASHKIMIN FAMILJAR PER PERSONIN QE KA PERFITUAR AZIL NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

 

Neni 26
Për­fitue­si nga e drej­ta e bashkim­it famil­jar


1. Per­soni, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me bashkëshort­in ose bashkëshort­en, fëmi­jët e pamar­tu­ar nen moshën 18 vjeç ose ndon­jë per­son tjetër ne ngarkim te tij.

2. Fëmi­ja i pashoqëru­ar, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me prindërit, motrat, vëllezërit, njerkun, njerkën, anë­tarë te tjerë te famil­jes, te cilët bashkë­je­to­jnë me te ligjër­isht, ose qe janë te mitur dhe te pamar­tu­ar. Kur këta per­sona te famil­jes, te shkalles se pare, ne vije te drejt­për­drejtë nuk mund te gjen­den, fëmi­ja i pashoqëru­ar ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me kujdestarin ligjor ose me ndon­jë te afërm tjetër, jo ne vije te drejt­për­drejtë.

3. Ne rast te një martese poligame, kur një nga bashkëshort­ët e aplikan­tit jeton me te ne Repub­likën e Shqipërisë, organet përkatëse nuk autor­i­zo­jnë hyr­jen, qën­drim­in dhe dhënien e bashkim­it famil­jar te bashkëshort­it ose bashkëshort­es tjetër dhe as te fëmi­jëve te këtij bashkëshorti ose bashkëshort­e­je, pa paragjykuar dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës “Mbi te drej­tat e fëmi­jës” te vitit 1989.

4. Ne rast te një martese poligame, kur bashkëshort­ët jeto­jnë jashtë ter­ri­torit te Repub­likës se Shqipërisë, aplikan­ti ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me bashkëshort­in ose bashkëshort­en e martesës se pare dhe me fëmi­jët e këtij bashkëshorti ose bashkëshort­e­je, sipas për­cak­timeve te pikës 1 te këtij neni.

 

 

Neni 27
Intere­si me i mire i fëmi­jës

Gjate shqyr­tim­it te një apliki­mi, Zyra për Refug­jatet, Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatet dhe gjykatat përkatëse kane parasysh interesin me te mire te fëmi­jës, ne për­puth­je me Kon­ven­tën “Mbi te drej­tat e fëmi­jës” te vitit 1989.

 

 

Neni 28
Refuz­i­mi i kërkesës për bashkim famil­jar

1. Autoritetet përkatëse mund te refu­zo­jnë një aplikim për bashkim famil­jar, për arsye te sig­urisë pub­like, sig­urisë kom­bëtare dhe shën­de­tit pub­lik. Arsyet për sig­ur­inë pub­like ose sig­urisë kom­bëtare bazo­hen ekskluzivisht ne sjell­jen per­son­ale te anë­tar­it te famil­jes qe mer­ret ne shqyr­tim.
2. Apliki­mi për bashkim famil­jar mund te refu­zo­het edhe ne rrethanat e mëposhtme:

a) kur nuk përm­bushen kushtet e për­cak­tu­ara nga ky ligj;

b) kur aplikan­ti dhe anë­tari ose anë­tarët e famil­jes se tij ne vendin pritës gjate qën­drim­it ne
vendin e origjinës, nuk kane jet­u­ar ne mar­rëd­hënie te plota marte­sore ose famil­jare;

c) kur vërte­to­het se janë paraqi­tur te dhë­na te pavërte­ta a çori­entuese, doku­mente te
fal­si­fikuara, janë për­dorur mashtrime ose mjete te tjera te kundërligjshme;

ç) kur provo­het se marte­sa ose birësi­mi janë bere me qël­lim­in e vetëm për t’i mundë­suar
per­son­it te intere­suar hyr­jen dhe qën­drim­in ne Shqipëri.

3. Zyra për Refug­jatet mund te ndër­mar­rë kon­trolle te veçan­ta, kur ka arsye te dysho­je se ka
te beje me njërën nga rrethanat e parashikuara ne piken 2 te këtij neni.

 

Neni 29
Pro­ce­du­rat admin­is­tra­tive gjate shqyr­tim­it te aplikim­it

Gjate pro­ce­du­rave, qe lid­hen me paraqit­jen e aplikim­it për bashkim famil­jar, shqyr­timin e aplikim­it, hetimet e rasteve konkrete nga Zyra për Refug­jatet, afatet e mar­rjes se vendim­it për
aplikimin, njof­timin e aplikimeve dhe ape­lim­in ne Komi­sion­it Kom­bë­tar për Refug­jatet, te rreg­ul­lu­ara ne nenet 30 — 34 te këtij ligji, zba­to­hen dis­poz­i­tat përkatëse te Kodit te Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive, për aq sa këto pro­ce­du­ra nuk mar­rin rreg­ul­lim te posaçme nga ky ligj.

 

Neni 30
Paraqit­ja e aplikim­it për bashkim famil­jar

1. Per­soni, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, paraqet aplikimin për bashkim famil­jar ne Zyrën për Refug­jatet dhe plotë­son një for­mu­lar te veçante apliki­mi. Ky for­mu­lar përf­shin te dhë­nat biografike te per­son­it, me te cilin kërko­het bashki­mi famil­jar dhe te dhë­na për lid­hjen famil­jare me aplikan­tin.

2. Per­soni, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejtën te kërko­jë bashkim
famil­jar pas vendim­it për­fundim­tar te dhënies se sta­tusit ne Shqipëri.
3. For­mu­la­ri i aplikim­it duhet te shoqëro­het me doku­mentet e udhë­tim­it te anë­tarëve te famil­jes dhe me pro­va te doku­men­tu­ara te lid­hjes famil­jare te aplikan­tit me per­son­in ose per­son­at, me te cilin a te cilët kërko­het bashki­mi famil­jar.

4. Kur një aplikant, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, nuk mund te paraqesë pro­va te doku­men­tu­ara te lid­hjes famil­jare, zyra për Refug­jatet merr parasysh te tjera te dhë­na ekzistuese për lid­hjen famil­jare. Një vendim refuz­i­mi ndaj aplikim­it ne këtë rast nuk mund te bazo­het vetëm ne fak­tin e mungesës se provave te doku­men­tu­ara.

 

Neni 31
Shqyr­ti­mi i aplikim­it

1. Për për­fitimin e te dhë­nave për ekzis­tencën e një lid­hje­je famil­jare, zyra për Refug­jatet mund te krye­je inter­vista me aplikan­tin dhe anë­tarët e tij te famil­jes dhe te beje het­ime, qe vlerë­so­hen te nevo­jshme. Zyra për Refug­jatet regjistron te gjitha te dhë­nat e për­fi­tu­ara.
2. Gjate pro­ce­durës për për­fitimin e bashkim­it famil­jar, aplikan­ti mund te ndih­mo­het, këshillo­het ose te për­faqë­so­het nga një avokat.

 

Neni 32

Afati për mar­rjen e vendim­it, ape­li­mi ne Komi­sion­in Kom­bë­tar për Refug­jatet, anki­mi ne gjykate

1. Vendi­mi për aplikimin për bashkim famil­jar ne Zyrën për Refug­jatet mer­ret jo me vone se
30 dite nga data e paraqit­jes se aplikim­it.

2. Ne rastin kur apliki­mi për bashkim famil­jar ka lid­hje me një te mitur, te pashoqëru­ar,
vendi­mi mer­ret jo me vone se 20 dite nga dita e paraqit­jes se aplikim­it.

3. Zyra për Refug­jatet njofton me shkrim aplikan­tin për vendimin e saj bren­da 5 ditëve nga
data e mar­rjes se vendim­it.

4. Ne raste te veçan­ta, qe lid­hen me vështirës­inë ose kom­plek­sitetin e anal­izim­it te aplikim­it, afatet qe parashiko­hen ne pikat 1, 2 dhe 3 te këtij neni mund te shty­hen, por, ne çdo rast, ky afat nuk duhet te kalo­je 60 dite.

5. Ne rast refuz­i­mi te aplikim­it, vendi­mi duhet te jete i arsyet­u­ar.

6. Ne rast se zyra për Refug­jatet ven­dos për refuz­imin e aplikim­it për bashkim famil­jar,
aplikan­ti ka te drejte te apelo­je kundër këtij vendi­mi ne Komi­sion­in Kom­bë­tar për Refug­jatet jo me vone se 5 dite nga data e njof­tim­it me shkrim nga zyra për Refug­jatet. Ape­li­mi kundër vendim­it te kësaj zyre i drej­to­het Komi­sioner­it Kom­bë­tar për Refug­jatet.

7. Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatet shqyr­ton dhe ven­dos për ape­lim­in ne mbled­hjen e tij
me te pare.

8. Kur kërke­sa për ape­lim lid­het me bashkimin famil­jar te te miturve, te pashoqëru­ar, Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatet shqyr­ton kërkesën për ape­lim dhe ven­dos jo me vone se 30 dite nga data e depoz­itim­it te kërkesës.

9. Ne mar­rjen e vendim­it për aplikimin për bashkim famil­jar te një aplikan­ti qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatet zba­ton rreg­ul­lat e parashikuara ne piken 4 te nen­it 30 te këtij ligji.

10. Ne rast se Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatet ven­dos për te mos pran­uar kërkesën për bashkim famil­jar, aplikan­ti ka te drejt te anko­het kundër këtij vendi­mi admin­is­tra­tiv ne gjykatën e fak­tit ku ka vend­ba­n­imin.

11. Shqyr­ti­mi gjyqë­sor behet ne për­puth­je me dis­poz­i­tat përkatëse te Kodit te Pro­ce­durës Civile dhe parimeve te parashikuara nga ky ligj.

 

Neni 33
Hyr­ja dhe qën­dri­mi i anë­tarëve te famil­jes

1. Zyra për Refug­jatet njofton me shkrim Min­istrinë e Punëve te Jashtme dhe Min­istrinë e Ren­dit Pub­lik për vendimin për pra­n­imin e bashkim­it famil­jar.

2. Per­son­at, qe për­fi­to­jnë nga vendi­mi për bashkimin famil­jar, pajisen me vize hyr­je­je ne kufi, ne rast se kërko­het një e tille. Ata pajisen me leje qën­dri­mi n e baze te te njëj­tave rreg­ul­la dhe pro­ce­du­ra qe zba­to­hen për dhënien e lejeve te qën­drim­it për per­son­in qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 34

Dhë­nia e azilit nëpër­m­jet bashkim­it famil­jar

1. Zyra për Refug­jatet u jep sta­tusin e azilit anë­tarëve te famil­jes se aplikan­tit me mbër­rit­jen ne Repub­likën e Shqipërisë, ne për­puth­je me nenin 6 te ligjit nr. 8432 date 14.12.1998 “Për azilin ne Repub­likën e Shqipërisë”.

2. Vendi­mi mer­ret ne vijim te kërkesës se depoz­i­tu­ar pranë Zyrës për Refug­jatet nga anë­tari ose anë­tarët e famil­jes se aplikan­tit jo me vone se 10 dite nga data e depoz­itim­it te kësaj kërkesë. Ky vendim i njofto­het me shkrim per­son­it, i cili ka bere kërkesën.

 

KREU VII
PERGJEGJESI TE TJERA TE ZYRES PER REFUGJATET

 

Neni 35
Mar­rëvesh­jet e Zyrës për Refug­jatet me sub­jek­te te tre­ta

1. Zyra për Refug­jatet lidh mar­rëvesh­je me sub­jek­te te tre­ta për shër­bime qe lid­hen me per­son­in ose per­son­al qe u është dhënë azil ne Repub­likën e Shqipërisë, veçanër­isht shër­bime për dhënien e infor­ma­cionit, regjistrim­in dhe tra­jn­imin e vazh­dueshëm te per­son­ave, qe mer­ren me çësht­jet e refug­jat­eve.
2. Zyra për Refug­jatet lidh mar­rëvesh­je me insti­tu­cione, shtetërore e pri­vate, orga­ni­za­ta, ven­dase dhe te hua­ja, për shër­bimet dhe ndih­mën e për­cak­tu­ar ne këtë ligj dhe për mbu­lim­in e shpen­z­imeve, qe rrjed­hin prej tyre.

 

Neni 36
Admin­istri­mi i qen­drave te prit­jes se refug­jat­eve dhe azilkërkuesve

Zyra për Refug­jatet kujde­set për admin­istrim­in dhe mirëm­ba­jt­jen e qen­drave për prit­jen e refug­jat­eve dhe azilkërkuesve, si dhe te stre­himeve te përkohshme, qe ofro­jnë kujdes, mba­jt­je dhe stre­him.

 

Neni 37
Rim­bur­si­mi i shpen­z­imeve nga Zyra për Refug­jatet

Zyra për Refug­jatet rim­bur­son shpen­zimet për kujdesin dhe ndih­mën, për­fitimet ose shër­bimet qe parashiko­hen nga ky ligj, përveç shpen­z­imeve pub­like te parashikuara me pare. Rim­bur­si­mi i shpen­z­imeve mund t’i kërko­het Zyrës, ne baze te fat­u­rave te har­tu­ara çdo muaj, te cilat tre­go­jnë emrin e për­fitue­sit dhe num­rin e serisë se njërës prej doku­menteve te ren­di­tu­ra ne nenin 39 te këtij ligji ose num­rin e dos­jes se tij, ne for­mën e për­cak­tu­ar nga kjo Zyre.

 

Neni 38
Përzg­jed­h­ja e orga­ni­zatave ofruese te shër­bim­it

1. Zyra për Refug­jatet, ne kon­trak­timin me orga­ni­zatat qe krye­jnë shër­bime te cak­tu­ara, i përzg­jedh ato sipas ligjit nr.7971, date 26.7.1995 “Për prokurim­in pub­lik”, ne rastin e fondeve pub­like.
2. Kon­tratat bëhen me shkrim dhe përm­ba­jnë te dhë­nat e mëposhtme:

a) te dhë­nat e regjistrit te gjykatës, ku është themelu­ar orga­ni­za­ta e kon­trak­tu­ar ose te dhë­nat e licencës se lëshuar nga autoritetet përkatëse, kur behet fjale për një orga­ni­zate qe e ushtron veprim­tar­inë e saj ne baze te një licence te lëshuar, ne për­puth­je me legjis­la­cionin ne fuqi;

b) mënyrën e për­cak­tim­it te shumës se shpër­blim­it qe jepet për kujdesin, ndih­mën dhe
shër­bimet e sig­u­ru­ara si sub­jekt i kon­tratës;

c) dis­poz­i­tat për trans­fer­im­in dhe për­cak­timin e shpër­blim­it;

ç) mënyrën e mbarim­it te kon­tratës dhe te zgjid­hjes se mos­mar­rëvesh­jeve ligjore.

 

Neni 39
Vërte­ti­mi i iden­titetit

1. Per­soni, qe aplikon për për­fitimet e parashikuara ne këtë ligj, duhet te vërte­to­jë iden­titetin jo vetëm me doku­mentet e kërkuara, sipas parashikimeve te veçan­ta, por edhe me doku­mentet e mëposhtme:
a) me kartën e iden­titetit. Kjo karte iden­titeti bara­zo­het me te gjitha doku­mentet e iden­ti­fikim­it, te vlef­shme, sipas legjis­la­cionit për shte­t­a­sit shqiptare;

b) sipas rastit, doku­mentin për gjend­jen famil­jare.

2. Zyra për Refug­jatet dhe autoritetet përkatëse har­to­jnë doku­mentet e duhu­ra qe u nevo­jiten
per­son­ave, qe kane për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ne mar­rëd­hëni­et e tyre me te tretet dhe me admin­is­tratën shtetërore.

 

Neni 40
Menax­hi­mi i dhurimeve

1. Zyra për Refug­jatet menax­hon dhurimet ven­dase ose te hua­ja, qe jepen ne te hol­la ose ne natyre, ne ndihme te per­son­ave qe u është dhënë azil, ne për­puth­je me kushtet e për­cak­tu­ara nga dhu­rue­si.
2. Zyra për Refug­jatet mban regjis­tra te veçante për dhurimet, ne te hol­la ose ne natyre dhe për për­dorim­in e tyre. Këta regjis­tra janë objekt i kon­trol­lit te struk­tu­rave përkatëse admin­is­tra­tive.

 

KREU VIII
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

 

Neni 41
Bux­heti i Zyrës për Refug­jatet

Min­istri i Finan­cave, ne bashkëpunim me min­istrin përkatës nga varet Zyra për Refug­jatet, për­cak­ton një fond te veçante ne bux­hetin e Zyrës, për kry­er­jen e shpen­z­imeve, sipas parashikimeve te bëra ne këtë ligj.

 

Neni 42
Aktet nën­ligjore

Min­is­trat përkatës, sipas parashikimeve ne nenet 6, 11, 13, 17, 25 dhe 41 te këtij ligji,
nxjer­rin aktet nën­ligjore për zba­timin e këtij ligji, bren­da 60 ditëve nga hyr­ja ne fuqi e tij.

 

Neni 43
Hyr­ja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botim­it ne Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim