Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Ligji garan­ton respek­timin e çdo qenie njerë­zore që në fil­lim të jetës.Ky parim nuk shkelet, përveç rasteve kur është e domos­doshme dhe në kushtet e për­cak­tu­ara në këtë ligj.
Mbro­jt­ja e këtij pari­mi, informi­mi për prob­lemet e jetës dhe demografisë kom­bëtare, eduki­mi i përgjegjë­sive sociale, pra­n­i­mi i fëmi­jës në shoqëri dhe poli­ti­ka famil­jare janë detyrime kom­bëtare.
Organet e pushtetit qen­dror dhe lokal i real­i­zo­jnë këto detyrime dhe mbështetin çdo nis­më që ndih­mon për real­iz­imin e tyre.

 

Neni 2

Parimet mbi të cilat bazo­het ky ligj janë:

1. Shër­bi­mi shën­de­të­sor i të gjitha niveleve duhet të për­dorë shër­bimet e plan­i­fikim­it famil­jar, si mjet për të shman­gur shtatëzënësitë e padëshiru­ara. Ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë nuk do të kon­sidero­het në asnjë rast si metodë e plan­i­fikim famil­jar.

2. Gru­a­ja ka të drejtën e infor­ma­cionit të sak­të dhe këshillim­it për­para ndër­pre­rjes së shtatëzënë­sisë.
3. Në rastet kur ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë nuk është në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, ajo duhet të kry­het në kushte të sig­ur­ta për shën­detin e gruas.

4. Në të gjitha rastet grave duhet t’u sig­uro­het shër­bim shën­de­të­sor për tra­j­timin e ndër­likimeve të mund­shme pas ndër­pre­rjes së shtatëzënë­sisë.

5. Këshilli­mi dhe shër­bi­mi i plan­i­fikim­it famil­jar pas ndër­pre­rjes së shtatëzënë­sisë duhet të jetë i men­jëher­shëm, me qël­lim që të shman­gen shtatëzënësitë e padëshiru­ara.

6. Ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë lejo­het vetëm kur vërte­to­hen rrethana të padëshiru­ara në këtë ligj dhe në çdo rast me pëlqimin e gruas.

 

KREU II
NDERPRERJA E SHTATEZANISE

 

Neni 3

Ndër­pre­r­ja e vull­net­shme e shtatëzënë­sisë bëhet vetëm nga mjeku spe­cial­ist obstetër-gjinekolog në insti­tu­cione shën­de­të­sore shtetërore e pri­vate që plotë­so­jnë kushtet e për­cak­tu­ara në udhëz­imin përkatës të min­istrit të Shën­de­të­sisë dhe Mbro­jt­jes sëM­je­dis­it.

 

Neni 4

Mjeku të cilit i kërko­het ndër­pre­r­ja e vull­net­shme e shtatëzënësisë,që në viz­itën e pare duhet të infor­mo­jë gru­an për:

1. Rrez­iqet mjekë­sore që sjell ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë për shtatëzënësitë e ardhshme, si dhe prob­lemet biologjike të ndërhyr­jes mjekë­sore.

2. Të drej­tat, ndih­mën dhe avan­tazhet e garan­tu­ara me ligj për famil­jen, nënën dhe fëmi­jën, si dhe për mundësitë e adop­ti­m­it të fëmi­jëve që priten të lindin.

3. Insti­tu­cionet dhe orga­niz­mat që mund t’i ofro­jnë gruas mbështet­je morale dhe finan­cia­re.

4. Klinikat dhe spi­talet që krye­jnë ndër­pre­rje të shtatëzënë­sisë.

 

Neni 5

Min­istri i Shën­de­të­sisë dhe Mbro­jt­jes së Mje­dis­it për­cak­ton me udhëz­im të veçan­të përm­ba­jt­jen, mënyrën e har­tim­it dhe shpërn­dar­jes së mate­ri­aleve udhëzuese me infor­ma­cionet e parashikuara në nenin 4.

 

Neni 6

Në rast se gru­a­ja, pas mar­rjes së infor­ma­cionit të për­men­dur në nenin 4, përsërit kërkesën e saj për ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë, mjeku kërkon kon­fir­mimin me shkrim të kërkesës.Ky
kon­fir­mim kërko­het pasi të kenë kalu­ar të pak­tën 7 ditë nga kërke­sa e parë.

Kur është e mundur, në këshillim­in dhe mar­rjen e vendim­it për ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë, merr pjesë edhe bashkëshorti ose prin­di.

Në rast se afati prej 7 ditësh bën që të tejkalo­hen afatet e për­cak­tu­ara në këtë ligj, mjeku mund të ven­dosë që ky afat të jetë të pak­tën 2 ditë.

 

Neni 7

Në rast kon­fir­mi­mi, mjeku kryen ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë në kushtet e për­cak­tu­ara në nenin 3. Kur mjeku të cilit i drej­to­het kërke­sa nuk është ai që do të krye­jë ndërhyr­jen, atëherë kërke­sa i kthe­het gruas bashkë me një vërte­tim mbi respek­timin e pro­ce­du­rave të nen­it 4 dhe 6 për t’i paraqi­tur te mjeku që do të krye­jë ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë.

Insti­tu­cioni shtetëror apo pri­vat ku pra­nohet gru­a­ja, duhet të përf­shi­jë në kartelën e saj kërkesën dhe vërte­timin për respek­timin e pro­ce­du­rave.

 

Neni 8

Në rast shtatëzënësie jashtë martese në vajza të mitu­ra deri 16 vjeç, përveç kërkesës së saj, për ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisëkërko­het mira­ti­mi i per­son­it që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestar­it ligjor të saj.

Kërke­sa e vetë vajzës duhet të bëhet pa pran­inë e per­son­ave të për­men­dur në para­grafin e mësipërm.
Të mar­tu­arat në mos hë të mitur u nën­shtro­hen dis­poz­i­tave të nen­it 7 të këtij ligji.

 

Neni 9

Ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë për arsye mjekë­sore mund të bëhet deri në javën e 22 të shtatëzënë­sisë, në rast se një komi­sion i për­bërë nga 3 mjekë, pas ekza­minim­it dhe kon­sul­tim­it, gjykon se vazhdi­mi i shtatëzënë­sisë dhe/ose lind­ja e fëmi­jës rrezikon jetën ose shën­detin e gruas.

Kur komi­sioni gjykon se fetusi ka keq­formime të papa­jtueshme me jetën, apo sëmund­je invaliduese me tra­j­tim të pasig­urtë, ven­dos për ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë në çdo kohë.
Min­istri i Shën­de­të­sisë dhe Mbro­jt­jes së Mje­dis­it për­cak­ton me udhëz­im të veçan­të rastet e për­men­dura në para­grafin e parë të këtij neni, si dhe kushtet që duhet të plotë­so­jnë mjekët e
komi­sion­it.

 

Neni 10

Në rastet kur gru­a­ja vlerë­son se shtatëzënësia i kri­jon prob­leme psikoso­ciale, ndër­pre­r­ja e vull­net­shme mund të kry­het bren­da javës së 12 të shtatëzënë­sisë.

 

Neni 11

Ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë për arsye sociale bëhet bren­da javës së 22, në rast se një komi­sion i për­bërë nga 3 spe­cial­istë, mjekë, punon­jës socialë, juristë, pas ekza­minim­it dhe kon­sul­tim­it, gjykon se shtatëzënësia është rezul­tat i përd­hu­nim­it ose një kri­mi tjetër sek­su­al, si dhe kur vërte­to­hen arsye të tjera sociale.

Udhëz­i­mi për tra­j­timin e këtyre rasteve dhe për­bër­jen e komi­sion­it mira­to­het nga min­istri i Shën­de­të­sisë dhe Mbro­jt­jes së Mje­dis­it.

 

Neni 12

Të gjitha ndër­pre­rjet e shtatëzënë­sisë duhet të bëhen object i një deklari­mi të kon­fir­muar nga mjeku që kryen ndër­pre­rjen, i cili dër­go­het nga insti­tu­cioni në Insti­tutin e Sta­tis­tikës. Tëd­hë­nat për ndër­pre­rjet e shtatëzënë­sive dër­go­hen nga insti­tu­cioni shën­de­të­sor shtetëror e pri­vat nëMin­istrinë e Shën­de­të­sisë dheM­bro­jt­jes së Mje­dis­it, sipas udhëz­imeve përkatëse.

Deklari­mi dhe infor­ma­cionet e tjera nuk duhet të përm­ba­jnë iden­titetin e gruas.

 

Neni 13

Të gjitha këshillimoret e grave dety­ro­hen tu japin grave që kërko­jnë të ndër­presin­sh­tatëzënës­inë, infor­ma­cionin dhe këshillat e parashikuara në këtë ligj dhe në akte të tjera nën­ligjore për zba­timin e tij.

 

Neni 14

Në të gjitha rastet e ndër­pre­rjes së shtatëzënë­sisë, mjeku që i kryen ato është i detyru­ar të infor­mo­jë gratë për shër­bimet e plan­i­fikim­it famil­jar dhe t’i këshillo­jë për meto­dat kon­tra­cep­tive që ofron insti­tu­cioni ku ai punon dhe/ose insti­tu­cione të tjera shtetërore e pri­vate.

 

KREU III

DISPOZITA TE VEÇANTA

Neni 15

Ndalo­het çdo lloj pro­pa­gande dhe reklami­mi, direkt ose indi­rekt, me fjalë ose fig­urë, e insti­tu­cion­eve, meto­dave, medika­menteve e pro­duk­teve që shkak­to­jnë ndër­pre­rje të
shtatëzënë­sisë, përveç se në botimet shken­core të des­tin­uara për mjekë dhe far­ma­cistë.

 

Neni 16

Asnjë mjek nuk mund të dety­ro­het të krye­jë ndër­pre­rje të shtatëzënë­sisë kundër vull­netit të tij.

 

Neni 17

Shkel­ja e dis­poz­i­tave të parashikuara në nenet 4, 6, 7, 12,13, 14 dhe 16 të këtij ligji, kur nuk për­bën vepër penale, dëno­het si kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Shkel­ja e dis­poz­i­tave të parashikuara në nenin 15 dëno­het me gjobë deri në 100 mijë lekë.
Gjo­bat jepen nga organet e kon­trol­lit të cak­tu­ara nga min­istri i Shën­de­të­sisë dhe Mbro­jt­jes së Mje­dis­it.

 

Neni 18

Anki­mi kundër vendimeve të organ­it të kon­trol­lit dhe ekzeku­ti­mi i vendimeve bëhet sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993“Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.

 

Neni 19

Këshilli i Min­is­trave mira­ton tar­i­fat shtetërore për dër­pre­rjet e shtatëzënë­sive.

 

Neni 20

Të gjitha dis­poz­i­tat që bien në kundër­sh­tim me këtë ligj shfuqi­zo­hen.

 

Neni  21

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim