Ndryshuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998 “Për azilin në Repub­likën e Shqipërisë”

 

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991“Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”,me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

V E N D O S I

 

KREUI

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

QELLIMI

Neni 1

Ky ligj rreg­ul­lon hyr­jen e per­son­ave në Repub­likën e Shqipërisë dhe dal­jen e tyre prej saj. Kri­jon skemën për lehtësimin e emi­grim­it të rreg­ullt për punësim jashtë të shtetasveshqipërtarë.Rregullon nxjer­jen e vizave, lejet e qën­drim­it e të punës, dhënien e stre­him­it kushtet dhe pro­ce­du­rat për pra­n­imin dhe dëbimin për emi­grantët.

 

SUBJEKTET

Neni 2

Sub­jek­te të këtij ligji janë :

a)Shtetasit shqipë­tarë të njo­hur si të tillë sipas legjis­la­cionit shqipë­tar.

b)Personat që tra­j­to­hen në nenet e kreut të tretë tëpër­cak­tu­ar në këtë ligj si “të huaj”.

Nuk janë sub­jek­te të kreut të tretë të këtij ligji:

a)Personat që pre­tendo­jnë se janë shte­tas të Repub­likëssë Shqipërisë, nëse janë në gjend­je të paraqesin një pas­aportë shqipëtare të vlef­shme ose bindin autoritet përkatëse shqiptare­që janë shte­tas shqip­tarë.

b)Anëtarët e kred­i­tu­ar të mision­eve diplo­matike të hua­jd­he pjesë­tarët e për­cak­tu­ar të famil­jeve të tyre .

 

RESPEKTIMI I TE DREJTES NDERKOMBETARE

Neni 3

Ky ligj njeh dhe respek­ton parimet e përgjithshme të akteve ndërkom­bëtare.

 

MOSDISKRIMINIMI

Neni 4

Nën­punësit e admin­is­tratës shtetërore shqipëtare, që angazho­hen në zba­timin e këtij ligji ose të akteve të tjer­anën­ligjore të nxjer­ra në zba­tim të tij, zba­to­jnë detyrat e tyre në paj­tim me parimet e përgjithshme të akteve ndërkom­bëtare dhe detyrimet ndërkom­bëtare të Shqipërisë, pa mar­rë në kon­sid­er­atë gjin­inë, kom­bës­inë, racën ngjyrën ose bes­imin e per­son­ave, të cilët kërko­jnë tëhyjnë, të dalin a të qën­dro­jnë në Repub­likën e Shipërisë.

 

PERKUFIZIME

Neni 5

Për­cak­timet (përku­fizimet) e mëposhtëme kanë për­dorim të veçan­të në zba­timin e këtij ligji :

a)“Migracion” nënkup­ton njëko­hë­sisht dy ter­ma: Emi­gra­cion dhe imi­gra­cion.

b)“Emigracion” nënkup­ton hyr­jen dhe dal­jen në Repub­likën e Shqipërisë të shte­tasve shqip­tarë.

c)“Imigracioin” nënkup­ton hyr­jen dhe dal­jen në Repub­likën e Shqipërisë të shte­tasve të huaj.

ç)“I huaj” nënkup­ton çdo per­son, i cili nuk është shte­tas shqip­tar, sipas legjis­la­cionit shqip­tar për shtetës­inë.

d)“Vizë” nënkup­ton një autor­iz­im zyr­tar, lëshuar nga organet kom­pe­tente të qev­erisë shqipëtare, një të hua­ji, i cili është jashtë ter­ri­torit të Shqipërisë dhe tre­gon se qev­e­ria shqipëtare nuk ka kundër­sh­tim që i hua­ji të pra­nohet në ter­ri­torin e saj.

dh)“Kërkesë para­prake e detyrueshme për vizë” nënkup­ton që per­son­at, të cilët janë sub­jekt i një kërkese të tillë, duhet të mar­rin vizë para se të paraqiten në kufi­jtë e Shqipërisë.

e)“Kërkesë ndihme nga fondet pub­like” nënkup­ton kërkesën për mbështet­je nga fondet pub­like të Repub­likës së Shqipërisë, për shkak të pam­jaftuesh­mërisë së burimeve vet­jake për jetesë.

ë)“Leje qën­dri­mi” nënkup­ton një autor­iz­im të dhënë të hua­jit për të qën­dru­ar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

Leja e qën­drim­it mund të jetë e kufizuar ose jo në kohëzg­jat­jen e saj dhe mund ta ndalo­jë të puno­jë të hua­jin gjatë kohës së qën­drim­it të tij në Shqipëri.

f)“Pikë kufitare” nënkup­ton një vend në kufi­jtë tokë­sor, detarë ose ajror të Repub­likës së Shqipërisë, që është cak­tu­ar si pikë zyrtare hyr­je­je në Repub­likën e Shqipërisë.

g)“Pasaportë” nënkup­ton një doku­ment të dhënë nga organet kom­pe­tente shte­tasve, si verte­tim për iden­titetin e tyre dhe si provë e shtetë­sisë së tyre për të lehtë­suar udhë­timin jashtë ven­dit të shtetë­sisë.

h)“Dokument udhë­ti­mi” nënkup­ton një doku­ment që jepet nga organet kom­pe­tente, për të lehtë­suar udhë­timin, por që nuk është domos­dosh­mër­isht provë e iden­titetit a shtetë­sisë.

i)“Bashkëshort‑e” nënkup­ton part­ner­in në martesë, që nji­het e vlef­shme sipas parimeve të përgjithshme të ligjit pri­vat ndërkom­bë­tar. Çësht­jet e vlef­sh­mërisë së martesës për­cak­to­hen sipas ligjit të ven­dit të lid­hjes së saj dhe çësht­jet e aftë­sisë së palëve pët t’u mar­tu­ar për­cak­to­hen nga ligji i vend­ba­nim­it ose i shtetë­sisë së palëve.

j)“Pasardhës” nënkup­ton fëmi­jë naty­rorë a ligjorë, ose fëmi­jë ligjorë të brezave pasard­hës.

k)“Leje pune” ës htë autor­iz­i­mi për t’u punë­suar në Repub­likën e Shqipërisë, dhënë nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale, dhe ish të Përnd­jekurve Poli­tikë të hua­jve, të cilët përndryshe nuk kanë të drejtë të puno­jnë. Lejet e punës mund të jenë të kufizuzara ose jo në kohë dhe mund të autor­i­zo­jnë çdo lloj punësi­mi, ose mund ta kufi­zo­jnë mba­jtësin e tyre në një punësim të speci­fikuar.

l)“Leje vetëpunësi­mi” nënkup­ton një autor­iz­im të dhënë nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve Poli­tikë të hua­jve për t’u vetëpunë­suar. Lejet e vet punësim­it mund të jenë të kufizuara ose jo në kohë dhe mund të autor­i­zo­jnë ushtrim­in e çdo veprim­tarie vetëpunësi­mi a mund ta  kufi­zo­jnë mba­jtësin në një veprim­tari të speci­fikuar.

m)“Kërkesë për stre­him” nënkup­ton një kërkesë për t’u  njo­hur si mba­jtës i sta­tusit të refug­jatit, sipas kushteve të Kon­ven­tës së Gjenevës të vitit 1951, të lid­hur me sta­tusin e refug­jatëve.

 

KREU II

EMIGRIMI

 

E DREJTA PER T’U LARGUAR NGAREPUBLIKA E SHQIPERISE

 

Neni 6

a)Çdo per­son ka të drejtë të largo­het nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë.

b)E drej­ta për t’u larguar nga ter­ri­tori e Repub­likës seShqipërisë nuk kufi­zo­het. Bëjnë për­jash­tim rastet për të mbro­j­tur sig­urim­in kom­bë­tar, rendin pub­lik, shën­detin pub­lik, moralin tëdrej­tat dhe lir­itë e të tjerëve.Këto raste janë të parashikuara në ligj dhe në për­puth­je me parimet e përgjithshme të akteve ndërkom­bëtare e detyrimet ndërkom­bëtare të Rrpub­likës së Shqipërisë.

c) E drej­ta për t’u larguar kufi­zo­het me vendim gjykate, të bazuar në gjykimin e çdo rasti me kon­sta­timin edhe të njërës nga rrethanat e mëposhtëme:

i) Paran­dal­im­in e largim­it ile­gal të fëmi­jvë të mitur.

ii) Ndal­im­in e largim­it të një per­soni, i cili është sub­jekt për ndjek­je penale ose vuan dën­imin.

iii) Rua­jt­jen e shën­de­tit pub­lik dhe paran­dal­im­in e përhap­jes së sëmund­jeve seri­oze.

iv) Refuz­imin e kërkesës për t’u pajisur me pas­aportë një per­soni, i cili është riat­d­he­siar me shpen­z­ime pub­like dhe nuk i ka ripaguar shpen­zimet e riat­d­hes­im­it.

v) Refuz­imin e kërkesës për t’u pajisur me pas­aport një per­soni, afësitë men­dore të të cilit jane vlerë­suar nga gjykatatë dëm­tu­ara, aq sa largi­mi i tij do të sillte një rezik seri­oz për vetveten ose për të tjerët.

Çdo shte­tas shqip­tar, i cili largo­het nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, ka të drejtë të rikthehet.Në paj­tim me këtë qël­lim, mundësia e pajis­jes me leje kali­mi i jepet çdo shte­tasi shqip­tar, që është jashtë ter­ri­torit të Repub­likës sëShqipërisë, nga për­faqësitë diplo­matike.

Për­cak­timet e para­grafeve ci‑c, të nen­it 6 nuk zba­to­hhen­për shte­t­a­sit shqip­tarë që janë jashtë tereri­torit të Repub­likës së Shqipërisë.

 

SKEMA PER EMIGRIM DHE PUNESIM

Neni 7

1. Min­s­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve Poli­tikë har­ton aktet për të ngrit­ur një skemë, që më poshtë do të quhet “Ske­ma”, për të nxi­tut e lehtë­suar
emi­grim­in e rreg­ullt dhe kthimin e shte­tasve shqipë­tarë, të cilët dëshi­ro­jnë të ushtro­jnë veprim­tari ekonomike jashtë Repub­likës së Shqipërisë.

2. Per­son­at që nuk përf­shi­hen në skemë, nuk kufi­zo­hen nga e drej­ta për t’u larguar nga Repub­li­ka e Shqipërisë, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji.

3. Per­son­at që mar­rin pjesë në skemë:

a) rua­jnë të drejtën e votës në zgjed­hjet kom­bëtare e lokale pavar­sisht nga munge­sa e tyre në Repub­likën e Shqipërisë;

b) rua­jnë të drejtën e pen­sion­it, sig­urim­it shëndetësor,arsimor, social dhe të për­fiu­timeve të tjera shoqërore për vete e për pjesë­tarët e për­cak­tu­ar të famil­jeve të tyre, duke u përf­shirë në skemën e sig­urimeve shoqërore pavar­sisht nga fak­ti nëse bano­jnë ose jo në Repub­likën e Shqipërisë;

c) për­jash­to­hen nga tak­sat për shu­mat e par­ave tëdër­guara në Shqipëri nga jashtë, sa kohë që ata bano­jnë jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, ose pas kthim­it të tyre në Shqipëri;

ç) kanë të drejtë të për­fi­to­jnë ndih­më nga fondet e për­cak­tu­ara pub­like pas kthim­it të tyre në Repub­likën e Shqipërisë;

Per­son­at që largo­hen nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë pët të ushtru­ar veprim­tari ekonomike, pa mar­rë pjesë  në skemë, nuk kanë automatik­isht të drejtën për çdo për­fitim, që mund të kri­ijo­het sipas nën­para­grafeve (a)-(ç) të këtij neni. Kjo e drejtë mund t’u kalo­het këtyre per­son­ave me akte të veçan­ta.

 

 

DETYRAT E MINISTRISE SE PUNES; EMIGRACIONIT,PËRKRAHJES SOCIALE DHE ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE

Neni 8

Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dheish të Përnd­jekurve Poli­tikë:

a) për­cak­ton punëd­hënës të për­sh­tat­shëm në vendet jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, të cilët dëshi­ro­jnë t’i fro­jnë punësim shte­tasve shqip­tarë;

b) bindet se këto ofer­ta punësi­mi bëhen në paj­tim me lig­jet lokale në vendim e punësim­it dhe në veçan­ti se do të zba­to­hen si duhet të gjitha kërke­sat lid­hur me lejet e banim­it, lejet e punës lig­jet e punës, si dhe të gjitha aktet e tjera për punësim dhe rua­jt­jen e shën­de­tit e të sig­urim­it;

c) sig­uro­het që mundësia për të mar­rë pjesë në skemëështë e hapur për të gjithë shte­t­a­sit shqip­tarë pa dal­lim race, gjinie, kom­bësie, ngjyre ose bes­i­mi dhe e bën pub­like nëpër­m­jet­zyrave lokale të punës.

 

KREU III

HYRJA DHE BANIMI

 

VIZAT

Neni 9

Per­son­ave që nuk kanë vizë dhe që janë sub­jek­ti i një kërkese para­prake të detyrueshme për vizë sipas akteve të nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji, mund t’u refu­zo­het hyr­ja në Repub­likëne Shqipërisë vetëm për këtë arsye.Të pasurit e një vize nuk i jep të drejtë mba­jtësit të saj të hyjë në Repub­likën e Shqipërisë, nëse min­istri përgjegjës bindet se viza është mar­rë me mashtrim a gën­jeshtër, por i jep të drejtë mba­jtësit të vizës që para heq­jes së kësaj të drejte të anko­het në gjykatë.

 

Neni 10

a) Per­son­ave që kërko­jnë leje për të hyrë a qën­dru­ar në Repub­likën e Shqipërisë dhe që plotë­so­jnën kërke­sat e për­cak­tu­ara në këtë ligj, mund t’u refu­zo­het kjo leje, nëse min­istri i Brend­shëm per­son­al­isht ven­dos që për­jash­ti­mi i tyre është i domos­doshëm, në interes të poli­tikës pub­like, sig­urim­it pub­lik ose sig­urim­it shën­de­të­sor.

b) Masat e mar­ra për arsye të poli­tikës pub­like ose sig­urim­it pub­lik bazo­hen kre­jtë­sisht në sjell­jen vet­jake të indi­vid­it të intere­suar. Sëmund­jet dhe pamundësitë që përligjin refuz­imin e lejes së hyr­jes, janë ato të përf­shi­ra në lis­tat e akteve të nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji.Personat e dëbuar për këto arsye kanë të drejtën e ankim­it në gjykatë.

 

Neni 11

Nëse kërke­sa para­prake e detyrueshme për vizë është e domos­doshme sipas akteve të nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji, viza u jepet per­son­ave kur:

a) paraqesin një pas­aport të vlef­shme, një doku­ment udhë­ti­mi ose një doku­ment tjetër, tëpër­cak­tu­ar si të pranueshëm nga autoritetet shqiptare, sipas akteve të nxjer­ra në zba­tim të këtij
ligji;

b) paraqesin pro­va se ata kanë mjete për t’u mba­j­tur ose të mba­hen nga të tjerët, pa punuar dhe pa iu drej­tu­ar fion­deve pub­like për peri­ud­hën, gjatë së cilës men­do­jnë të qën­dro­jnë në Repub­likën e Shqipërisë;

c) pagua­jnë kuo­tat e për­cak­tu­ara sipas akteve të nxjer­ranë zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 12

Per­son­at e mëposhtëm, të cilët kërko­jnë të hyjnë nëter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë do të pra­nohen për nje peri­ud­hë që nuk i kalon tre mua­jt:

a) kur janë sub­jekt i një kërkese para­prake për vizë;

b) në të gjitha rastet kur:

-paraqesin pas­aportë të vlef­shme, doku­ment udhë­ti­mi ose doku­ment tjetër, të për­cak­tu­ara si të pranuehsme nga auto­ri­utetet shqiptare kur sub­jek­ti është regjistru­ar në organet kom­pe­tente të vendqën­drim­it të deklaru­ar;

-në paraqit­jen e provave që kanë mjete për të mba­j­tur veten ose të mba­hen nga të tjerët pa punuar dhe pa iu drej­tu­ar fondeve pub­like. Per­son­at të cilët nuk i plotë­so­jnë kushtete mësipërme u refu­zo­het hyr­ja në Repub­likën e Shqipërisë.

 

LEJET E QENDRIMIT

Neni 13

Per­son­at që janë pran­uar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë për një peri­ud­hë jo më të gjatë tre muaj, sipas nen­it 12 të këtij ligji, kanë të drejtë që gjatë kësaj peri­ud­he t’i bëjnë kërkesë Min­istrisë së Brend­shme për zgjat­jen e saj ose për ndryshimin e vend­ba­nim­it të tyre në Repub­likën e Shqipërisë.

Per­son­at, kërke­sat e të cilëve për zgjat­jen e kohës sëqën­drim­it ose për ndryshimin e vend­ba­nim­it janë në shqyr­tim nga Min­is­tria e Brend­shme, kon­sidero­hen banues të ligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë, deri atëherë kur ata urd­hëro­hen të largo­hen nga ven­di, sipas nen­eve 34 e 35 të këtij ligji.

 

Neni 14

Zgjat­ja e qën­drim­it të përkohshëm mund t’u jepet, paskërkesës, për një peri­ud­hë tjetër gjer në tre muaj, per­son­ave që vazh­do­jnë të përm­bushin kushtet për të qën­dru­ar në Repub­likën e Shqipërisë, të cilat parashtro­hen në pikat a dhe b të nen­it 12 të këtij ligji.

 

Neni 15

Kanë të drejtë të mar­rin leje qën­dri­mi të vlef­shme deri në një vit dhe mund ta ripëtëri­jnë atë pas kësaj peri­ud­he këta per­sona:

a) bashkës hortët e shte­tasve shqip­tarë, pasard­hësit e tyre që janë nën 18 vje] ose që janë në ngarkim të tyre;

b) të afër­mit në ngarkim të shte­tasve shqip­tarë e bashkëshort­ëve të tyre të çdo kom­bësie (nëna, babai);

c) pjesë­tarët e famil­jeve që nuk përf­shi­hen në pikat a dhe b të këtij neni, por që janë në kujdestari të shte­tasve shqip­tarë ose bashkëshort­ëve të tyre, banues në Repub­likën e Shqipërisë, mekusht që këta per­sona të bindin min­istrin e Brend­shëm se kanë mjete për të mba­j­tur veten ose për t’u mba­j­tur, pa iu drej­tu­ar fondeve pub­like.

Pjesë­tarët e famil­jes, të cilët mar­rin lejen e qën­drim­it në paj­tim me këtë nen, kanë të drejtë të punë­so­hen a vetpunsohen,ose të angazho­hen në çfarf­do veprim­tari trgtare si shte­t­a­sit shqip­tarë, pa pasur nevo­jë të mar­rin leje pune nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­ciop­nit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve­Poli­tikë.

 

Neni 16

Stu­den­tët e pran­uar për një kurs studimesh në njëin­sti­tu­cion arsi­mor shqip­tar, pub­lik ose pri­vat të për­cak­tu­ar, pajisen me leje qën­dri­mi të vlef­shme deri në një vit, që mund të përsëritet, nëse provo­jnë se kanë mjete për të mba­j­tur veten dhe për çdo njeri tejtër në ngarkim, të pran­uar ose që kërkon pran­im, pa punuar dhe pa iu drej­tu­ar fondeve pub­like. Sipas akteve të har­tu­ara në zba­tim të këtij ligji, stu­den­tëve mund t’u jepet leje për t’u punë­suar nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve Poli­tikë.

 

Neni 17

Leje qën­dri­mi, të vlef­shme deri në një vit dhe të përsërit­shme pas kësaj, u jepen per­son­ave që investo­jnë një shumë­parash në një sipër­mar­je tregtare në Repub­likën e Shqipërisë,duke kri­juar kësh­tu punësim për shte­t­a­sit shqip­tarë dhe për ata në ngarkim të tyre.Përmasa e inves­tim­it dhe num­ri i vendeve të punës për­cak­to­hen me aktet e har­tu­ara në zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 18

1. Lejet e qën­drim­it deri në një vit dhe të përsërit­shme pas kësaj u jepen per­son­ave, sub­jek­teve të nen­eve të kreut të tretë të këtij ligji, që kanë mar­rë leje pune nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jeku­rit Poli­tikë. Këto leje jepen nëse kjo min­istri ven­dos se punësi­mi i tyre është në interes të ven­dit.

2. Per­son­at dhe pjesë­tarët e famil­jeve të tyre që nuk janë shte­tas shqip­tarë, për shkak se nuk janë në gjend­je të kthe­hen në vendin nga kanë ard­hur, sipas nen­eve 24 dhe 28 të këtij ligji, nuk punë­so­hen në Repub­likën e Shqipërisë, në qoftë se nuk mar­rin leje pune nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përfnd­jekurve Poli­tikë.

 

Neni 19

Leje qën­dri­mi deri në një vit dhe të përsërit­shme pas kësaj u jepet per­son­ave, sub­jek­te të nen­eve të kreut të tretë të këtij ligji, të cilët dëshi­ro­jnë të vet­punë­so­hen në Repub­likën e Shqipërisë, nëse këtyre per­son­ave u është dhënë leje vet­punësi­mi nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve Politkë, duke u bazuare në atë që vet­punësi­mi i tyre të jetë në interes të ven­dit.

 

Neni 20

Lejet e qën­drim­it, të vlef­shme deri në një vit dhe tëpërsërit­shme pas kësaj, u jepen per­son­ave, sub­jek­te të nen­eve të kreut të tretë të këtij ligji, të cilët janë punë­suar ose për­faqë­so­jnë kom­pani a orga­ni­za­ta të hua­ja, që do të ndër­mar­rin pro­jek­te në Repub­likën e Shqipërisë sipas lig­jeve në fuqi.

 

Neni 21

Bashkëshort­ja dhe pasard­hësit nën 18 vjeç, ose dhe mbi 18vjeç dhe që janë në ngarkim të per­son­ave të pran­uar sipas nen­eve 16–20 të këtij ligji, do të pajisen me leje qën­dri­mi, të vlef­shme sa kohëzg­jat­ja e vlef­sh­mërisë së lejes së qën­drim­it të mba­jtësit krye­sor duke paraqi­tur pro­va se ata mund të mba­hen pa iu drej­tu­ar fondeve pub­like.

 

Neni 22

(shfuqizuar pika 1 me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

Leje punësi­mi u jepet këtyre per­son­ave në bazë të kërkesës, duke u njo­hur të drej­tra të njëj­ta me per­son­at që janë shte­tas shqipë­tarë.

Bashkëshort­ja dhe pasard­hësit nën 18 vjeç dhe që janë nën­garkim të per­son­ave që kanë mar­rë leje qën­drim sipas këtij neni, do të pajisen me leje qën­dri­mi, të vlef­shme sa kohëzg­jat­ja evlef­sh­mërisë së qën­drim­it të mba­jtësit krye­sor.

 

Neni 23

Vizat dhe lejet e qën­drim­it gjithash­tu mund t’u jepen per­son­ave të cilët nuk plotë­so­jnë kërke­sat e nen­eve 15–22 të këtij ligji.Ministri i Brend­shëm ven­dos per­son­al­isht që pra­n­i­mi i këtyreper­son­ave është në interes të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 24

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

Neni 25

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqz­i­uar

 

Neni 26

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

Neni 27

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

Neni 28

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

SHKELJET

Neni 29

Shkel­jet e mëposhtëme, kur nuk për­be­jnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive:

1. Hyr­ja me vetëdi­je në ter­ri­torin e Shqipërisë, pa u paraqi­tur për inspek­tim te nën­punësi që për­cak­to­het në aktet e nxjer­ra në bazë të nen­it 4 të këtij ligji.

2. Qën­dri­mi në ter­ri­torin e Shqipërisë për më shumë setre muaj, pa autor­iz­imin e për­cak­tu­ar në nenet 13–23 të këtij ligji.

3. Par­qit­ja me vetëdi­je e mate­ri­aleve të rreme te nën­punësi i ngarkuar me zba­timin e këtij ligji dhe të akteve të nxjer­ra në bazë të tij, për të mar­rë vizë para­prake, vizë hyr­je­je ose leje qën­dri­mi sipas nen­eve 11–23 të këtij ligji.

4. Punësi­mi ose vet­punësi­mi i shte­tasve të huaj në Repub­likën e Shqipërisë, veç atyre pjesë­tarë të famil­jes të për­cak­tu­ar në nenin 15 të këtij ligji, pa mar­rë para­prak­isht leje punësi­mi nga Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve Poli­tik, si për­cak­to­het në nenet 16–19 të këtij ligji.

5. Të gjtha veprimet e tjera të sub­jek­teve të këtij ligji, që nuk për­puthen me dis­poz­i­tat e këtij ligji dhe aktet e nxjer­ra në zba­tim të tij.

Shkel­jet e parashikuara në pikat e mësipërme të këti­j­neni dëno­hen me gjobë nga 1000 deri në 100 000 lekë.

 

Neni 30

Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive të parashikuara sipas­nen­it 29 të këtij ligji dënimet me gjobë jepen nga nën­punësit e për­cak­tu­ar në aktet e nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 31

Shyrq­ti­mi i kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive, anki­mi kundër vendimeve të dënim­it dhe ekzeku­ti­mi e vendimeve bëhet sipas ligji­tu­ar dhe pa iu drej­tu­ar fondeve.

 

Neni 32

Shkel­jet e për­cak­tu­ara në nenin 29 nuk për­bëjnë kundë­va­jt­je admin­is­tra­tive për pçer­son­at e për­cak­tu­ar në nenet 24, 26, 27 dhe 28 të këtij ligji.

 

DEBIMI

Neni 33

Per­son­at, sub­jek­te të nen­eve të këtij ligji, që bano­jnë ligjër­isht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, nuk dëbo­hen prej këtej, përveç zba­tim­it të një vendi­mi të mar­rë në paj­tim me
ligjin.

Ata kanë të drejtë:

a) të paraqesin arsyet kundër dëbim­it të tyre,

b) të kërko­jnë rishikimin e rasteve të tyre,

c) të për­faqë­so­hen për këto qël­lime pranë një autoriteti kom­pe­tent të për­cak­tu­ar në aktet e nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji.

Këta per­sona mund të dëbo­hen para ushtrim­it të të drej­tave të tyre sipas pikave a, b dhe c të këtij neni, vetëm kur ky dëbim është i domos­doshëm në interes të ren­dit pub­lik ose bazo­het në arsyet e sig­urim­it kom­bë­tar.

 

Neni 34

Per­son­at, sub­jek­te të nen­eve të këtij ligji që bano­jnë jo ligjër­isht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, dëbo­hen sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në aktet e nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji, të cilat pub­liko­hen.

 

Neni 35

Në të gjithë rastet, kur është mar­rë një vendim për të debuar një per­son nga Repub­li­ka e Shqipërisë, pikat e mëposhtëme zba­to­hen pavar­sisht nëse per­soni është apo jo i pran­ishëm ligjër­isht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë:

1. Per­son­at, të cilët kanë një kërkesë të argu­men­tu­ar se deëbi­mi i tyre nga Repub­li­ka e Shqipërisë për­bën një ndërhyr­je në të drejtën e tyre për të respek­tu­ar jetën pri­vate a famil­jare, siç garan­to­het nga parimet e përgjithshme të akteve ndërkom­bëtare të pran­uara nga Shqipëria. Ata kanë të drejtë në të gjitha rastet që për vendimin e dëbim­it t’i drej­to­hen gjykatës, duke iu dhënë e drej­ta për një për­faqësim ligjor.

2. Per­son­at, të cilët kanë një arsye të argu­men­tu­ar se dëbi­mi i tyre nga Repub­li­ka e Shqipërisë i ekspo­zon ndaj rrezikut të dënim­it me vdek­je, tor­tu­rues ose tra­j­ti­mi çnjerë­zor e poshtërues, në të gjithë rastet kanë të drejtë që kundër vendim­it të dëbim­it t’idrej­to­hen gjykatës duke iu njo­hur e drej­ta për një për­faqësim ligjor në këto pro­ce­du­ra gjyqë­sore.

 

NDALIMI DHE ARRESTIMI

Neni 36

Kur ka të dhë­na se me veprimet e per­son­ave që bëjnë për­p­jek­je për të hyrë në mënyrë të paau­tor­izuar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, ekzis­to­jnë ele­mente të ndon­jë vepre
penale, duhet të kërko­het pro­ced­i­mi penal i tyre si dhe mar­r­ja e masave të ndalim­it dhe arres­tim­it në për­puth­je me legjis­la­cionin penal shqipë­tar.

 

KREU IV

AKTET NE ZBATIM TË KETIJ LIGJI

Neni 37

Këshilli i Min­is­trave nxjerr akte nën­ligjore në zba­tim të këtij ligji dhe në për­puth­je me dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese të Repub­likës së Shqipërisë.

Këto akte duhet të parashiko­jnë:

a) detyrim­in për një kërkesë para­prake, të detyrueshme për vizë për shte­t­a­sit e atyre vendeve, të cilët i për­cak­ton Min­is­tria e Punëve të Jashtme;

b) detyrim­in për një kërkesë para­prake, të detyrueshme për vizë, për ato kat­e­gori per­sonash, të cilat i cak­ton min­istri i Brendëshëm ose min­istri i Punës, Emi­gra­cionit, Perkrah­jes Sociale dhe ish të Përnd­jekurve Poli­tikë, pag­imin e çdo kuote a takse, lid­hur me pro­ce­du­rat për admin­istrim­in e këtij ligji;

c) për­cak­ti­mi i pro­ce­du­rave për­mar­rjen dhe shqyr­timin e të gjitha vendimeve sipas këtij ligji;

ç) mba­jt­jen e regjis­trave nga hotelet dhe bane­sat të tjera, ku parashiko­het ster­hi­mi e fjet­ja me pagesë për per­son­at që qën­dro­jnë në këto bane­sa, për t’iu dhënë autoriteteve pub­like infor­ma­cionin e duhur nga këto regjis­tra;

d) ngrit­jen e ske­mave për të lehtë­suar emi­grim­in e rreg­ullt dhe kthimin e shte­tasve shqip­tarë, të cilët dëshi­ro­jnë të ushtro­jnë veprim­tari ekonomike jashtë Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 38

Ligji nr.7517, datë 8.10.1991 “Për punësimin e shte­tasve shqip­tarë jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë” dhe çdo dis­poz­itë tjetër që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj shfuqi­zo­hen.

 

Neni 39

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren­Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim