(Ndryshuar me ligjin nr.8600, datë 10.4.2000)

(Ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.5.2005)

 

Në mbështet­je të nen­eve 60–63, 81 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Objek­ti i ligjit

Objek­ti i këtij ligji është për­cak­ti­mi i rreg­ullave të orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it të Avokatit të Pop­ul­lit.

 

Neni 2

Detyrat e Avokatit të Pop­ul­lit

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 1)

Avokati i Pop­ul­lit mbron të drej­tat, lir­itë dhe intere­sat e ligjshëm të indi­vid­it nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të par­reg­ull­ta të organ­eve të admin­is­tratës pub­like, si dhe të të tretëve që vepro­jnë për llog­a­ri të saj.

Avokati i Pop­ul­lit i udhëhe­qur nga parimet e paanë­sisë, kon­fi­den­cialitetit, pro­fe­sion­al­izmit dhe pavarë­sisë ushtron veprim­tar­inë në mbro­jt­je të të drej­tave dhe të lirive të njeri­ut, të parashikuara në dis­pozi­ta kushtetuese dhe në lig­je. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen edhe për mbro­jt­jen e të drej­tave të të hua­jve, të cilët janë ose jo rezi­dente të rreg­ullt në Shqipëri, të refug­jatëve, si dhe të per­son­ave pa shtetësi që ndod­hen në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, sipas kushteve të parashikuara në ligj.

Avokati i Pop­ul­lit kryen edhe detyra të tjera të cak­tu­ara me lig­je të veçan­ta.

 

Neni 3

Kushtet për t’u zgjed­hur Avokat i Pop­ul­lit

Avokat i Pop­ul­lit mund të jetë çdo per­son që plotë­son këto kushte:

a) të jetë shte­tas shqip­tar;

b) të ketë njo­huri dhe veprim­tari të shquara në fushën e lirive dhe të drej­tave të njeri­ut dhe të ligjit;

c) të shquhet për aftësi pro­fe­sion­ale dhe fig­urë të pastër etiko-morale;

ç) të mos jetë dënuar penal­isht;

d) të mos jetë deputet në legjis­laturën e Kuven­dit që bën propoz­imin a zgjed­hjen e tij.

 

KREU II

ZGJEDHJA, HEQJA DHE TË DREJTAT E AVOKATIT

TË POPULLIT

 

Neni 4

Mënyra e zgjed­hjes së Avokatit të Pop­ul­lit

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 2)

Avokati i Pop­ul­lit zgjid­het nga tri të pes­tat e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

Para mar­rjes ose rimar­rjes së detyrës, Avokati i Pop­ul­lit bën betimin para Kuven­dit. For­mu­la e betim­it është:

“Beto­hem se gjatë kry­er­jes së detyrave të mia do të mbroj kur­do­herë lir­itë dhe të drej­tat themelore të njerëzve pa dal­lim, në për­puth­je me Kushte­tutën dhe me lig­jet e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 5

Kohëzg­jat­ja në detyrë

Avokati i Pop­ul­lit zgjid­het në detyrë për një peri­ud­hë prej pesë vjetësh me të drejtë rizg­jed­hje­je.

 

Neni 6

Imu­niteti dhe paga

Avokati i Pop­ul­lit paraqet raport vje­tor për­para Kuven­dit. Avokati i Pop­ul­lit rapor­ton për­para Kuven­dit kur i kërko­het prej këtij, si dhe mund t’i kërko­jë Kuven­dit të dëgjo­het për çësht­je që ai i çmon si të rëndë­sishme dhe jep llog­a­ri vetëm para Kuven­dit. Avokati i Pop­ul­lit gëzon imu­nitetin e gjyq­tar­it të Gjykatës së Lartë. Paga e tij bara­zo­het me atë të Kryetar­it të Gjykatës së Lartë.

 

Neni 7

Mbari­mi i funk­sion­it të Avokatit të Pop­ul­lit

Funk­sioni i Avokatit të Pop­ul­lit mbaron:

a) kur jep dorëhe­q­jen;

b) kur mbaron afati 5‑vjeçar i qën­drim­it në këtë funk­sion;

c) me vdek­jen e tij;

ç) kur shkarko­het.

 

Neni 8

Heq­ja nga funk­sioni i Avokatit të Pop­ul­lit

Avokati i Pop­ul­lit shkarko­het nga funk­sioni vetëm në rastet kur:

a) është dënuar me një vendim gjykate të for­mës së pre­rë;

b) është i paaftë mendër­isht a fizik­isht për të ushtru­ar funk­sionet e tij;

c) kryen veprim­tari në kundër­sh­tim me parashikimet e nen­it 10 të këtij ligji;

ç) nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 3 muaj.

Mocioni për shkarkimin e Avokatit të Pop­ul­lit bëhet së paku me 1/3 e deputetëve të Kuven­dit.

Vendi­mi për shkarkimin nga funk­sioni të Avokatit të Pop­ul­lit mer­ret me 3/5 e votave të deputetëve të Kuven­dit.

 

Neni 9

Zgjed­h­ja e Avokatit të ri të Pop­ul­lit

Kuven­di zgjedh Avokatin e Pop­ul­lit bren­da një mua­ji nga mbari­mi apo shkarki­mi nga funk­sioni. Deri në zgjed­hjen e Avokatit të ri të Pop­ul­lit, si për rastet kur Avokati i Pop­ul­lit është i pamundur të kryej detyrat, funk­sion­in e tij do ta krye­jë komi­sioneri më i vjetër në detyrë.

 

Neni 10

Papa­jtuesh­mëritë me funk­sion­in e Avokatit të Pop­ul­lit

Avokati i Pop­ul­lit ndalo­het të bëjë pjesë në par­ti apo orga­ni­za­ta poli­tike, të krye­jë veprim­tari tjetër poli­tike shtetërore e pro­fe­sion­ale dhe të mar­rë pjesë në orga­niz­mat drejtues të orga­ni­zatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai mund të ushtro­jë të drejtën si autor e mësimd­hënës.

 

Neni 11

Sig­uri­mi i punës së mëparshme të Avokatit të Pop­ul­lit

Me mbarim­in e funk­sion­it sipas shkro­n­jave “a” e “b” të nen­it 7, Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë të rimarre funk­sion­in ose punën pub­like që kishte para zgjed­hjes si Avokat i Pop­ul­lit. Kur kjo nuk është e mundur, duhet t’i sig­uro­het një punë e barazvlef­shme me atë që ai kishte për­para zgjed­hjes në detyrën e Avokatit të Pop­ul­lit.

 

KREU III

ANKESAT, RREGULLAT E SHQYRTIMIT TË ÇËSHTJEVE DHE KOMPETENCAT E AVOKATIT TË POPULLIT

 

Neni 12

E drej­ta për t’u ankuar

Çdo indi­vid, grup indi­vidësh ose orgniza­ta joqever­itare, që pre­tendo­jnë se u janë shkelur të drej­tat dhe lir­itë dhe intere­sat e tyre të ligjshme nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të par­reg­ull­ta të organ­eve të admin­is­tratës pub­like, kanë të drejtë të anko­hen ose të njofto­jnë Avokatin e Pop­ul­lit dhe të kërko­jnë ndërhyr­jen e tij për vënien në vend të së drejtës ose lirisë së shkelur.

Avokati i Pop­ul­lit duhet të rua­jë fshe­htës­inë nëse e sheh të arsyeshme, si dhe nëse kjo kërko­het nga per­soni që bën ankesën, kërkesën, apo njof­timin.

 

Neni 13

Fil­li­mi i shqyr­tim­it të çësht­jes

(Shtu­ar 2 para­grafët e fun­dit me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 3)

Avokati i Pop­ul­lit fil­lon pro­ce­durën e shqyr­tim­it të çësht­jes kur vëren ose dyshon se ka ndod­hur një shkel­je e së drejtës, në bazë të ankesës apo të kërkesës së per­son­it të intere­suar ose të dëm­tu­ar, si dhe me nis­mën e vet, për raste të veçan­ta të bëra pub­like, por me pëlqimin e të intere­suar­it ose të dëm­tu­ar­it.

“Në rastet kur Avokati i Pop­ul­lit fil­lon pro­ce­durën e shqyr­tim­it të çësht­jes me nis­mën e vet dhe kur kujdestari ose për­faqë­sue­si i tij ligjor nuk vepron, nuk kërko­het pëlqi­mi i të dëm­tu­ar­it kur është i mitur ose i paaftë mendër­isht apo me aftësi të kufizuara ose për mbro­jt­jen e të drej­tave të një num­ri të madh të indi­vidëve.

Në mbro­jt­je të intere­save të një komu­niteti të gjerë, të cilët mund të preken nga pro­ced­i­mi admin­is­tra­tiv, Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë të fil­lo­jë një pro­ced­im admin­is­tra­tiv dhe të mar­rë pjesë në të, në për­puth­je me kërke­sat e Kodit të Pro­ce­durës Admin­is­tra­tive.

 

Neni 14

Kushtet e pra­nim­it të anke­save, kërke­save apo njof­timeve

(Shtu­ar fjalë me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 4)

Avokati i Pop­ul­lit mund të mos fil­lo­jë ose ndër­pret het­imin në qoftë se e njëj­ta çësht­je është ven­do­sur ose është në shqyr­tim nga prokuro­r­ia apo gjyka­ta. Në këto raste ai ka të drejtë të kërko­jë infor­ma­cion pranë këtyre organ­eve të cilat duhet t’u përgjig­jen kërke­save të tij sa më shpe­jt të jetë e mundur, por jo më vonë se 30 ditë.

 

Neni 15

Moskërki­mi i for­mës për anke­sat dhe njof­timet

Për anke­sat, kërke­sat dhe njof­timet drej­tu­ar Avokatit të Pop­ul­lit nuk kërko­het ndon­jë for­më e cak­tu­ar, por ato duhet të shpre­hin qartë objek­tin e ankim­it ose të kërkesës. Avokati i Pop­ul­lit nuk pra­non anke­sa ose kërke­sa anon­ime.

 

Neni 16

Shër­bim pa pagesë

Çdo shër­bim që bëhet nga Avokati i Pop­ul­lit lid­hur me anke­sat, kërke­sat e njof­timet është pa pagesë.

 

Neni 17

Admin­istri­mi i anke­save ose njof­timeve nga Avokati i Pop­ul­lit

Avokati i Pop­ul­lit, pasi nji­het me ankesën, kërkesën apo njof­timin për një shkel­je, ven­dos:

a) ta pra­no­jë ose jo çësht­jen për shqyr­tim;

b) t’i kthe­jë përgjig­je të intere­suar­it, duke i treguar të drej­tat dhe rrugët nëpër­m­jet të cilave ai mund ta mbro­jë këtë të drejtë;

c) t’ia kalo­jë çësht­jen organ­it kom­pe­tent.

Në të gjitha rastet e mësipërme, Avokati i Pop­ul­lit njofton të intere­suar­it bren­da 30 ditësh nga dita e mar­rjes së ankesës, kërkesës ose njof­tim­it.

 

Neni 18

Pro­ce­du­ra pas pra­nim­it të ankesës, kërkesës apo njof­tim­it

për shqyr­tim

Pas pra­nim­it të ankesës, kërkesës apo njof­tim­it për shqyr­tim, Avokati i Pop­ul­lit kryen njërën nga veprimet e mëposhtme:

a) Ndërmerr vetë një pro­ces het­i­mi;

b) kërkon shp­jegime nga organet e admin­is­tratës, si dhe prokuro­r­ia, në rastet e arres­timeve dhe ndal­imeve;

c) i reko­man­don Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit të ushtro­jë funk­sionet e veta.

 

Neni 19

Pro­ce­du­ra e hetim­it

(Ndryshuar me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 5)

Në rastet kur ven­dos të krye­jë het­ime të pavaru­ra, Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë:

a) të krye­jë het­ime në vend përf­shirë edhe hyr­jen në çdo zyrë të insti­tu­cion­eve pub­like dhe këqyr­jen në vend të akteve ose doku­menteve që kanë lid­hje me çësht­jen që het­on.

b) të kërko­jë shp­jegime nga çdo organ i admin­is­tratës qen­drore dhe ven­dore, si dhe të mar­rë çdo dos­je apo mate­r­i­al që ka lid­hje me het­imin;

c) të mar­rë në pyet­je çdo per­son, që, sipas tij, është i lid­hur me çësht­jen nën het­im dhe të thër­rasë në zyrën e tij të gjithë per­son­at pa imu­nitet.

ç) të krye­jë ose të kërko­jë eksper­ti­za.

Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë të cak­to­jë një afat për kry­er­jen e veprimeve të mësipërme.

 

Neni 19/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 6)

Avokati i Pop­ul­lit ose per­son­at e autor­izuar prej tij kanë të drejtë të hyjnë në çdo kohë, pa kufiz­im e pa autor­iz­im para­prak, por duke vënë në dijeni tit­ullar­in e insti­tu­cionit, në të gjitha insti­tu­cionet e admin­is­tratës pub­like, në burgje, në vende ku poli­cia ose prokuro­r­ia mba­jnë per­sona të shoqëru­ar, të ndalu­ar apo të arrestu­ar (të parabur­go­surit), në reparte ose në insti­tu­cione shtetërore, në spi­tale psiki­a­trike, në azile, në shtëpi fëmi­je,  si dhe në çdo vend tjetër kur ka të dhë­na dhe çmon se ekzis­ton mundësia e shkel­jes së të drej­tave dhe lirive të njeri­ut.

Hyr­ja në të gjitha mjedis­et e mësipërme mund të bëhet si për të het­u­ar një ankesë, një kërkesë ose njof­tim të cak­tu­ar, ash­tu edhe me nis­mën e Avokatit të Pop­ul­lit për qël­lime inspek­ti­mi apo studi­mi. Avokati i Pop­ul­lit në këto raste mund të mar­rë takim, të bise­do­jë në mënyrë kon­fi­den­ciale e pa pran­inë e per­son­ave zyr­tarë me cilin­do per­son që ndod­het ose mba­het në këto mjedise.

Çdo lloj kor­re­spon­dence e këtyre per­son­ave me Avokatin e Pop­ul­lit nuk duhet të pen­go­het ose të kon­trol­lo­het.

 

Neni 20

E drej­ta për të kërkuar infor­ma­cione apo doku­mente sekrete shtetërore

Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë të kërko­jë edhe infor­ma­cione apo doku­mente, që lid­hen me çësht­jen në shqyr­tim, të klasi­fikuara si sekret shtetëror. Në këto raste ai është i detyru­ar të respek­to­jë kërke­sat për rua­jt­jen e sekretit shtetëror.

 

Neni 21

Veprimet pas për­fundim­it të hetim­it dhe kom­pe­ten­cat

(Ndryshuar  me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 7)

Pas për­fundim­it të hetim­it, Avokati i Pop­ul­lit kryen këto veprime:

a) I shp­je­gon ankue­sit se të drej­tat e tij nuk janë shkelur;

b) paraqet reko­mandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi admin­is­tra­tiv që, sipas tij, ka shkak­tu­ar shkel­je të të drej­tave dhe lirive. Paraqit­ja e reko­mandim­it pezul­lon aktet ose veprimet e paligjshme apo të par­reg­ull­ta deri në shqyr­timin e këtij reko­mandi­mi dhe dhënien e përgjig­jes Avokatit të Pop­ul­lit.

c) paraqet rekomendime për mar­rje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi epror i organ­it që ka shkak­tu­ar shkel­jen. Mosshqyr­ti­mi i reko­mandim­it bren­da 30 ditëve pezul­lon aktet ose veprimet e paligjshme ose të par­reg­ull­ta.

ç) i reko­man­don prokuror­isë të fil­lo­jë het­ime në qoftë se vëren se është kon­sumuar figu­ra e një vepre penale ose të rifil­lo­jë hetimet e pushuara ose të pezul­lu­ara.

d) për shkel­je të rën­da, të vëna re, i propo­zon çdo organi, si dhe Kuven­dit, shkarkimin e funk­sion­arëve që janë kom­pe­tencë e tyre;

dh) për shkel­je të të drej­tave nga organet e pushtetit gjyqë­sor, pa ndërhyrë në pro­ce­durën që ato zba­to­jnë, Avokati i Pop­ul­lit i bën të ditur shkel­jet organ­it kom­pe­tent;

e) u reko­man­don per­son­ave të dëm­tu­ar të paraqesin padi në gjykatë.

Rastet e mësipërme nuk për­jash­to­jnë njëri-tjetrin.

 

Neni 22

Detyri­mi i organ­eve të admin­is­tratës për t’iu përgjigjur reko­mandimeve të Avokatit të Pop­ul­lit

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit   me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 8)

Organet, të cilave Avokati i Pop­ul­lit u ka drej­tu­ar një reko­mandim, kërkesë apo propoz­im për shkarkim, duhet ta shqyr­to­jnë reko­mandimin, kërkesën apo propoz­imin për shkarkim dhe të kthe­jnë përgjig­je bren­da 30 ditësh nga data e dërgim­it të reko­mandim­it, kërkesës apo propozim­it për shkarkim. Përgjigj­ja duhet të përm­ba­jë shp­jegime të arsyet­u­ara për çësht­jen në fjalë, si dhe çfarë veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndër­mar­rë ai organ.

Avokati i Pop­ul­lit duhet të njofto­het dhe ka të drejtë të mar­rë pjesë e të flasë në mbled­hjet e organ­eve kolegjiale të admin­is­tratës pub­like, ku mer­ret në shqyr­tim reko­mandi­mi, kërke­sa apo propoz­i­mi i tij.

 

Neni 22/1

(Shtu­ar  me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni 9)

Sank­sionet për mos­bashkëpunimin me Avokatin e Pop­ul­lit

Refuz­i­mi për të bashkëpunuar me Avokatin e Pop­ul­lit nga nëpunësi civ­il, funk­sion­ari ose autoriteti pub­lik për­bën shkak që Avokati i Pop­ul­lit të kërko­jë nga autoriteti kom­pe­tent fil­lim­in e pro­ce­durës admin­is­tra­tive dhe mar­rjen e masave disi­plinore deri në largimin nga puna ose nga shër­bi­mi civ­il.

 

Neni 23

Ndjek­ja e mete­jshme e çësht­jes nga Avokati i Pop­ul­lit

Në rast se Avokati i Pop­ul­lit nuk i quan të mjaftueshme përgjig­jet ose masat e ndër­mar­ra nga organi, ai ka të drejtë ta ndjekë çësht­jen tek organi më i lartë në hier­ar­ki. Në rastet e përsërit­u­ra, si dhe kur organi përkatës nuk reagon ndaj reko­mandimeve të Avokatit të Pop­ul­lit, ky i fun­dit mund t’i drej­to­het edhe Kuven­dit me një raport, duke propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur.

 

Neni 24

E drej­ta e Avokatit të Pop­ul­lit për reko­mandime legjisla­tive

(Ndryshuar shkro­n­jat b dhe c  me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni10 )

Kur Avokati i Pop­ul­lit vëren se është vetë përm­ba­jt­ja e ligjit ose e akteve të tjera nor­ma­tive dhe jo zba­ti­mi i tyre shkaku që kri­jon premisa për shkel­je të të drej­tave të njeri­ut, të njo­hu­ra nga Kushte­tu­ta ose lig­jet e tjera, ka të drejtë:

a) t’u reko­man­do­jë organ­eve që kanë të drejtën ligjvënëse të bëjnë propoz­ime për ndryshimin dhe për­mirësimin e lig­jeve;

b) t’u propo­zo­jë organ­eve të admin­is­tratës ndryshimin ose për­mirësimin e akteve nën­ligjore; mosshqyr­ti­mi i propozim­it bren­da 30 ditëve sjell si paso­jë pezul­lim­in e fuqisë së akteve nën­ligjore që shkak­to­jnë shkel­je të të drej­tave dhe lirive.

c) të vërë në lëviz­je Gjykatën Kushtetuese me kërkesën për shfuqiz­imin e akteve të tilla.

 

Neni 25

Per­son­at dhe aktet jashtë juridik­sion­it të Avokatit të Pop­ul­lit

(Ndryshuar  me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni11 )

Janë jashtë juridik­sion­it të Avokatit të Pop­ul­lit per­son­at dhe aktet e mëposhtme:

a) Pres­i­den­ti i Repub­likës

b) Kryetari i Këshillit të Min­is­trave

Gjithash­tu, janë jashtë juridik­sion­it të Avokatit të Pop­ul­lit:

a) shfuqizuar

b) urdhrat me karak­ter ushtarak të For­cave te Armato­sura

c) shfuqizuar

Avokati i Pop­ul­lit pra­non anke­sa, kërke­sa ose njof­time për shkel­je të të drej­tave të njeri­ut, që rrjed­hin nga admin­is­tra­ta e pushtetit gjyqë­sor, vendimet e for­mës së pre­rë dhe pro­ce­du­rat gjyqë­sore. Het­i­mi dhe kërke­sa e Avokatit të Pop­ul­lit nuk prekin pavarës­inë e gjykatës në mar­rjen e vendim­it.

 

KREU IV

MARRËDHËNIET E AVOKATIT TË POPULLIT ME KUVENDIN,INSTITUCIONET E TJERA SHTETËRORE DHE ME ORGANIZATAT JOQEVERITARE

 

Neni 26

Rapor­ti­mi në Kuvend

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit   me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni12 )

Avokati i Pop­ul­lit paraqet në Kuvend një raport vje­tor, i cili disku­to­het në seancë plenare. Një kop­je e këtij rapor­ti i dër­go­het Pres­i­den­tit të Repub­likës dhe Kryetar­it të Këshillit të Min­is­trave.

Rapor­ti vje­tor për vitin pasard­hës duhet të paraqitet jo më vonë se 30 pril­li i vitit në vazhdim.

 

Neni 27

Rapor­timet e veçan­ta në Kuvend

Përveç rapor­tim­it në kushtet e nen­it 26, Avokati i Pop­ul­lit mund të rapor­to­jë para Kuven­dit me nis­mën e tij ose me kërkesën me shkrim të Kryetar­it të Kuven­dit ose të një grupi deputetësh. Kryetari i Kuven­dit vlerë­son nëse ky rapor­tim do të bëhet:

a) në seancë plenare;

b) me shpërn­dar­je të rapor­tit;

c) në komi­sionet e përher­shme të Kuven­dit.

Edhe në këto raste, kop­je të këtij rapor­ti, i dër­go­hen Pres­i­den­tit të Repub­likës, Kryetar­it të Këshillit të Min­is­trave, si dhe organ­it më të lartë epror, vartësit e të cilëve janë për­men­dur në raport.

 

Neni 28

Pub­liki­mi i raporteve

Rapor­ti vje­tor dhe raportet e veçan­ta bëhen pub­like dhe boto­hen jo më vonë se një muaj nga data e disku­tim­it në Kuvend.

Boti­mi bëhet nga Kuven­di.

 

Neni 29

Për­gatit­ja e raporteve për të drej­tat e njeri­ut

Avokati i Pop­ul­lit mund të ndih­mo­jë dhe të japë mendime e reko­mandime në për­gatit­jen e raporteve dhe të doku­menteve të tjera, të har­tu­ara nga shteti shqip­tar, për të drej­tat e lir­itë e njeri­ut në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 30

Bashkëpuni­mi me orga­ni­zatat joqever­itare

Në kry­er­jen e funk­sion­eve të veta, Avokati i Pop­ul­lit bashkëpunon ngushtë me orga­ni­zatat joqever­itare, duke mar­rë, peri­odik­isht, mendimet e tyre për gjend­jen e të drej­tave dhe të lirive të njeri­ut.

Avokati i Pop­ul­lit, në bashkëpunim me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zon, të pak­tën një herë në vit, veprim­tari kom­bëtare për gjend­jen e të drej­tave dhe të lirive të njeri­ut në Repub­likën e Shqipërisë.

 

KREU V

KOMISIONERËT, ZYRA E AVOKATIT TË POPULLIT DHE BUXHETI

 

Neni 31

Struk­tu­ra

Zyra e Avokatit të Pop­ul­lit nda­het në 3 sek­sone të spe­cial­izuara, në krye të të cilave ven­dosën komi­sion­erët.

Këto sek­sione janë:

1. Sek­sioni për organet e admin­is­tratës qen­drore, të pushtetit ven­dor dhe të të tretëve, që vepro­jnë për llog­a­ri të tyre.

2. Sek­sioni për policinë, shër­bimin sekret, burgjet, For­cat e Armato­sura dhe pushtetin gjyqë­sor.

3. Sek­sioni i përgjithshëm për tra­j­timin e çësht­jeve jashtë fushave të mësipërme, për bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare dhe për studimet e veprim­tarisë në fushën e të drej­tave dhe të lirive të njeri­ut.

 

Neni 32

Emëri­mi i një për­faqë­sue­si ven­dor

Në rastet kur Avokati i Pop­ul­lit e sheh të arsyeshme, ai mund të emëro­jë një për­faqë­sues të tij ven­dor për një çësht­je dhe kohë të cak­tu­ar. Organet e pushtetit ven­dor kanë për detyrë ta pajisin këtë për­faqë­sues me zyrë, si dhe t’i kri­jo­jnë kushtet e nevo­jshme të punës, për zba­timin e gjithë kërke­save të këtij ligji. Ky për­faqë­sues paguhet nga bux­heti i Avokatit të Pop­ul­lit.

 

Neni 33

Zgjed­h­ja e komi­sion­erëve dhe paga e tyre

Komi­sion­erët zgjid­hen ndër juristët më të shquar, për një man­dat 3‑vjeçar me të drejtë rizg­jed­hje­je.

Zgjed­h­ja e tyre bëhet nga Kuven­di me propoz­imin e Avokatit të Pop­ul­lit. Për zgjed­hjen e komi­sion­erëve zba­to­hen kushtet e parashikuara në nenin 3 dhe në nenin 10 të këtij ligji. Paga e komi­sion­erëve është sa dy të tre­tat e pagës së Avokatit të Pop­ul­lit.

 

Neni 34

Mbari­mi i funk­sion­it dhe heq­ja e komi­sion­erëve

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit   me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni13 )

Rreg­ul­lat e për­men­dura në këtë ligj për mbarim­in e funk­sion­it dhe heq­jen e Avokatit të Pop­ul­lit zba­to­hen edhe për komi­sion­erët.

Në rastin e largim­it të komi­sion­erëve, me mbarim­in e afatit 3‑vjeçar dhe në rastet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “a”, “c” dhe “ç” të nen­it 7 dhe në rastet e parashikuara nga neni 8 i këtij ligji, Avokati i Pop­ul­lit bren­da një mua­ji i propo­zon Kuven­dit zgjed­hjen e një komi­sioneri të ri.

Këta mund të shkarko­hen edhe me kërkesën e Avokatit të Pop­ul­lit para mbarim­it të afatit 3‑vjeçar për shkel­je në detyrë apo sjell­je dhe akte që diskred­i­to­jnë rëndë poz­itën dhe fig­urën e tyre.

 

Neni 35

Per­son­eli i zyrës së Avokatit të Pop­ul­lit

(Shtu­ar para­grafi II  me ligjin nr.8600, datë 10.4.2000, neni 1)

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit   me ligjin nr. 9398, datë 12.5.2005, neni14 )

Për­son­eli i zyrës së Avokatit të Pop­ul­lit bën pjesë në shër­bimin civ­il të Repub­likës së Shqipërisë.

Struk­tu­ra dhe organi­ka e zyrës së Avokatit të Pop­ul­lit cak­to­het nga Avokati i Pop­ul­lit.

Avokati i Pop­ul­lit dhe tre komi­sion­erët për­fi­to­jnë falas Fle­toren Zyrtare.

 

Neni 36

Bux­heti i Avokatit të Pop­ul­lit

Mjetet finan­cia­re të Avokatit të Pop­ul­lit për­bal­lo­hen nga bux­heti i shtetit, ku Avokati i Pop­ul­lit ka një kre të veçan­të.

Pro­jek­t­bux­heti propo­zo­het nga Avokati i Pop­ul­lit në Komi­sion­in e Per­her­shëm të Ekonomisë, Finan­cave dhe Pri­va­tizim­it, i cili e paraqet për mira­tim në Kuvend, në për­puth­je me ligjin nr.8379, datë 29.7.1998 “Për har­timin dhe zba­timin e bux­hetit të shtetit”.

Avokati i Pop­ul­lit duhet të për­gatisë për çdo vit llog­a­r­itë e veta, në për­puth­je me ligjin nr.8379, datë 29.7.1998 “Për har­timin dhe zba­timin e bux­hetit të shtetit”. Llog­a­r­itë finan­cia­re të insti­tu­cionit të Avokatit të Pop­ul­lit kon­trol­lo­hen nga Kon­trol­li i Lartë i Shtetit.

 

Neni 37

Dona­cionet që mund t’i jepen Avokatit të Pop­ul­lit

Avokati i Pop­ul­lit mund të për­fi­to­jë nga dona­cione të ndryshme finan­cia­re ose mate­ri­ale. Dona­cionet duhet të jenë pa kushte që mund të kom­pro­men­to­jnë pavarës­inë, paanës­inë dhe kushte­tush­mërinë e veprim­tarisë së Avokatit të Pop­ul­lit. Dona­cionet duhet të deklaro­hen dhe të shëno­hen në një regjistër që zyra e Avokatit të Pop­ul­lit mban për këtë qël­lim. Në fund të vitit, Avokati i Pop­ul­lit dety­ro­het të çojë një kop­je të regjistrit me hyr­jet dhe dal­jet në Kon­trol­lin e Lartë të Shtetit dhe një kop­je në Komi­sion­in e Përher­shëm të Ekonomisë, Finan­cave dhe Pri­va­tizim­it. Regjistri duhet të përm­ba­jë llo­jin e ndih­mës, masën, kohën, sub­jek­tin që jep dona­cionin dhe mënyrën e livrim­it të dona­cionit. Regjistri duhet të përm­ba­jë edhe iden­titetin dhe nën­shkrim­in e dhu­rue­sit.

 

KREU VI

DISPOZITA TRANSITORE

 

Neni 38

Dis­pozi­ta tran­si­tore

Bren­da dy mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji Kuven­di zgjedh Avokatin e Pop­ul­lit.

Avokati i Pop­ul­lit jo më vonë se një muaj nga zgjed­h­ja e tij i bën propoz­imin Kuven­dit për zgjed­hjen e komi­sion­erëve.

 

Neni 39

Rreg­ul­lor­ja e brend­shme

Bren­da 3 mua­jve nga zgjed­h­ja e tij Avokati i Pop­ul­lit, në bashkëpunim me komi­sion­erët, har­ton rreg­ul­loren e brend­shme të punës.

 

Neni 40

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim