Neni 3

Fusha e zba­tim­it

1. Ky ligj zba­to­het në të gjitha struk­tu­rat shën­de­të­sore që ushtro­jnë veprim­tari në fushën e trans­plan­tim­it të organ­eve, indeve dhe qelizave, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

2. Ky ligj zba­to­het për të gjitha trans­plan­timet që kry­hen:

a) bren­da të njëjtit indi­vid nga një pjesë e trupit te një tjetër;

b) midis indi­vidëve që kanë lid­hje gjaku (gjyshi, gjysh­ja, prin­di, fëmi­ja, tez­ja, daja,
xhax­hai, hal­la, nipi, mbe­sa), me për­jash­tim të qelizave riprod­huese;

c) midis indi­vidëve që nuk kanë lid­hje gjaku (vjehrri, vjehrra, bashkëshorti, bashkëshort­ja), sipas kushteve të për­cak­tu­ara në këtë ligj;

ç) për indet dhe qelizat, përf­shirë qelizat gjak­for­muese nga gjaku per­iferik, për kor­donin umblilikal (gjaku) dhe qelizat nga pal­ca e kock­ave, për qelizat riprod­huese (vezët, sper­ma), indet dhe qelizat fetale.

 

Neni 6

Ndalimet

1. Ndalo­het trans­plan­ti­mi i indeve, qelizave dhe organ­eve për për­fitime finan­cia­re.

2. Ndalo­het trans­plan­ti­mi i tru­rit dhe gonadeve.

3. Ndalo­het manip­uli­mi gjenetik i embri­on­it, qoftë dhe për qël­lime trans­plan­ti­mi.

4. Ndalo­het dhuri­mi i organ­eve nga dhu­rues të mitur, të gjal­lë.

5. Heq­ja e indit, qelizave apo organ­it nuk mund të kry­het ndaj një per­soni të paaftë për të dhënë pëlqimin, me për­jash­tim të për­cak­timeve të nen­it 20 të këtij ligji.

6. Ndalo­hen pro­movi­mi dhe reklami­mi me qël­lim kërkese apo oferte të organ­eve.

 

Neni 12

Eti­ka mjekë­sore gjatë pro­ce­sit të trans­plan­tim­it

1. Komiteti i Etikës Mjekë­sore tra­j­ton, sipas detyrimeve të këtij ligji, çësht­je të trans­plan­tim­it të indeve, qelizave dhe organ­eve.

2. Komiteti i Etikës Mjekë­sore i jep insti­tu­cionit shën­de­të­sor mira­timin ose refuz­imin për sa i për­ket real­izim­it të heq­jes së:

a) një organi në dobi të për­fitue­sit, i cili nuk ka lid­hje gjaku (bashkëshorti, bashkëshort­ja, vjehrri, vjehrra) me dhu­ruesin;

b) indit rig­jenerues nga i mituri ose per­soni i paaftë për të shpre­hur pëlqimin;

c) indet, qelizat në dobi të për­fitue­sit, i cili nuk ka lid­hje gjaku me dhu­ruesin.

3. Anë­tarët e Komitetit të Etikës Mjekë­sore nuk duhet të jenë në kon­flikt intere­si me pozi­cionin e tyre të punës. Ata nuk duhet të jenë pjesë e stafit mjekë­sor që merr pjesë në pro­cesin e trans­plan­tim­it.

4. Anë­tarët e Komitetit të Etikës Mjekë­sore rua­jnë kon­fi­den­cialitetin e të gjitha të dhë­nave që kanë mësuar për sa i për­ket real­izim­it të veprim­tarive të tyre. Për­jash­tim bëjnë rastet kur të dhë­nat bëhen të njo­hu­ra me pëlqimin e dhu­rue­sit, për­fitue­sit ose një për­faqë­sue­si ligjor. Sig­uri­mi i një pëlqi­mi apo refuz­i­mi të tillë bëhet pjesë e të dhë­nave mjekë­sore të dhu­rue­sit, të mitu­rit, ose per­son­it të paaftë për të shpre­hur pëlqimin e tij/saj.

 

Neni 14

Informi­mi i dhu­ruesve

1. Mjeku, që vlerë­son aftës­inë shën­de­të­sore të dhu­rue­sit, e infor­mon atë për qël­lim­in, natyrën dhe paso­jat e dhurim­it të trans­plan­tit dhe për rrez­iqet e mund­shme që lid­hen me to.

2. Kur dhu­rue­si është i mitur ose një per­son i paaftë, të dhë­nat në fjalë i dër­go­hen për­faqë­sue­sit të tij/saj ligjor. Infor­ma­cioni që jepet duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm. Dhu­rue­si dhe për­faqë­sue­si ligjor i të mitu­rit apo i per­son­it të paaftë gëzon të drejtën për të parashtru­ar pyet­je për infor­ma­cionin e mar­rë.

3. Dhu­rue­si dhe për­faqë­sue­si ligjor i të mitu­rit ose i per­son­it të paaftë mund të kërko­jë që një tjetër dësh­mi­tar të jetë prezent kur janë duke mar­rë infor­ma­cionin. Mjeku infor­mon per­son­at e lart­për­men­dur për këtë mundësi para­prak­isht.

4. Të gjitha të dhë­nat, që mjeku për­dor për të infor­muar dhu­ruesin, për­shkruhen prej tij në një fletë infor­ma­tive, e cila më pas bëhet pjesë e doku­menta­cionit që mba­het për dhu­ruesin.

 

Neni 15

Dhë­nia e pëlqim­it nga dhu­rue­sit

1. Dhuri­mi i trans­planteve mund të kry­het vetëm pasi dhu­rue­si të ketë dhënë pëlqimin e lirë. Pëlqi­mi jepet me shkrim dhe ruhet në të dhë­nat mjekë­sore të dhu­rue­sit.

2. Për rastet e heq­jes së indit rig­jenerues nga një i mitur ose per­son i paaftë për të dhënë pëlqimin lid­hur me dhurim­in, dhuri­mi mund të kry­het vetëm me autor­iz­imin e për­faqë­sue­sit të tij/saj ligjor. Opin­ioni i të mitu­rit mer­ret në kon­sid­er­atë si një fak­tor gjith­n­jë e më për­cak­tues në raport me moshën e tij/saj dhe shkallën e pjekurisë.

3. Dhu­rue­si ose për­faqë­sue­si ligjor i të mitu­rit apo i per­son­it të paaftë mund të tërhe­qin pëlqimin e tyre në çdo moment. Mjeku, që real­i­zon heq­jen, respek­ton një tërhe­q­je të tillë, përveçse kur ekzis­to­jnë pro­ce­du­ra të pak­thyeshme, ndër­pre­r­ja e të cilave do të rrezikonte shën­detin dhe jetën e dhu­rue­sit po të real­i­zo­heshin gjatë peri­ud­hës së heq­jes.

 

Neni 19

Real­iz­i­mi i heq­jes së indeve, qelizave dhe organ­eve në dhu­rues të gjal­lë

1. Heq­ja e indeve, qelizave dhe organ­eve nga një dhu­rues mund të real­i­zo­het vetëm, nëse:

a) kry­het vetëm për për­fitime mjekë­sore të për­fitue­sit;

b) nuk ekzis­ton, në momentin e heq­jes, asnjë metodë tjetër ter­apeu­tike me efek­t­shmëri të kra­ha­sueshme;

c) dhu­rue­si ose për­faqë­sue­si i tij/saj ligjor kanë dhënë pëlqimin, sipas nen­it 15 të këtij ligji;

ç) indet janë rig­jeneruese ose organi i për­ket një prej çiftit të organ­eve që funk­siono­jnë;

d) heq­ja e indeve, qelizave dhe organ­eve nga një dhu­rues mund të real­i­zo­het për për­fitime mjekë­sore të për­fitue­sit, i cili është një per­son që ka lid­hje gjaku (gjyshi, gjysh­ja, prin­di, fëmi­ja, tez­ja, daja, xhax­hai, hal­la, nipi, mbe­sa) me dhu­ruesin, atëherë kur dhu­rue­si ka dhënë pëlqimin e tij/saj për për­fituesin në fjalë;

dh) heq­ja e organ­eve nga një dhu­rues mund të real­i­zo­het për për­fitime mjekë­sore të për­fitue­sit, i cili është një per­son që nuk ka lid­hje gjaku (vjehrri, vjehrra, bashkëshorti, bashkëshort­ja) me dhu­ruesin, vetëm me kusht që:

i) dhu­rue­si të deklaro­jë me shkrim në mënyrë të qartë dëshirën për t’i dhu­ru­ar për­fitue­sit organin e tij/saj;

ii) dhuri­mi në fjalë të jetë mirat­u­ar nga Komiteti i Etikës Mjekë­sore;

e) heq­ja e indeve dhe qelizave nga një dhu­rues mund të real­i­zo­het për për­fitime mjekë­sore të për­fitue­sit, i cili është një per­son që nuk ka lid­hje gjaku me dhu­ruesin, vetëm me kusht që:

i) dhu­rue­si të deklaro­jë me shkrim në mënyrë të qartë dëshirën për t’i dhu­ru­ar për­fitue­sit indet, qelizat e tij/saj;

ii) dhuri­mi në fjalë të jetë mirat­u­ar nga Komiteti i Etikës Mjekë­sore.

2. Heq­ja e indeve, qelizave apo organ­eve nga një dhu­rues mund të kry­het vetëm pasi dhu­rue­si dhe për­fitue­si të kenë deklaru­ar gatish­mërinë për të mar­rë pjesë në pro­gramin e kujde­sit të reko­man­d­uar nga mjekët në fazën pas heq­jes.

 

Neni 20

Real­iz­i­mi i heq­jes së indeve rig­jeneruese nga dhu­rue­si i mitur ose per­soni i paaftë

Për per­son­at e mitur dhe per­son­at e paaftë mund të real­i­zo­het vetëm heq­ja e indit rig­jenerues kur plotë­so­hen të gjitha kushtet e mëposhtme:

a) nuk ekzis­ton një dhu­rues i mund­shëm, i për­sh­tat­shëm, në gjend­je të japë pëlqimin e tij të qartë dhe konkret;

b) për­fitue­si është prind, fëmi­jë, vël­la ose motër e dhu­rue­sit;

c) dhuri­mi për­faqë­son një mundësi për të shpë­tu­ar jetën e për­fitue­sit;

ç) për­faqë­sue­si ligjor i dhu­rue­sit, të mitu­rit apo një per­soni të paaftë, ka shpre­hur pëlqimin e tij/saj për dhurim­in sipas nen­it 15 të këtij ligji;

d) Komiteti i Etikës Mjekë­sore ka mirat­u­ar dhurim­in në fjalë.

 

Neni 21

Heq­ja e indeve apo organ­eve nga një dhu­rues që nuk jeton

1. Heq­ja e indit apo organ­eve nga trupi i një per­soni që nuk jeton mund të real­i­zo­het vetëm nëse per­soni në fjalë gjatë jetës së tij/saj ose për­faqë­sue­si ligjor i të mitu­rit apo i per­son­it të paaftë nuk kanë shpre­hur hapur mosmi­ra­timin e tyre. Në këto raste, dhë­nia e pëlqim­it për heq­jen e indit apo organ­it mer­ret nga të afër­mit e tij/saj, sipas kësaj rad­he: bashkëshort­ja, bashkëshorti, fëmi­ja mad­hor, prin­di, motra, vël­lai.

2. Heq­ja e organ­it apo indit nga një per­son që nuk jeton mund të real­i­zo­het vetëm në rastin kur vdek­ja provo­het në për­puth­je me kriteret mjekë­sore, të për­cak­tu­ara në rreg­ul­loren e mirat­u­ar me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë për cer­ti­fikimin e vdek­jes.

3. Vërte­ti­mi i vdek­jes së një dhu­rue­si të mund­shëm real­i­zo­het gjith­monë nga tre mjekë të kual­i­fikuar, të cilët e ekza­mino­jnë dhu­ruesin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

4. Mjekët, që cer­ti­fiko­jnë vdek­jen, nuk mar­rin pjesë në pro­cesin e trans­plan­tim­it.

 

Neni 22

Ndal­i­mi i heq­jes së indit dhe organ­it nga një dhu­rues që nuk jeton

1. Heq­ja e indit dhe organ­it nga një dhu­rues që nuk jeton ndalo­het kur:

a) per­soni, që nuk jeton gjatë jetës së tij/saj ose për­faqë­sue­si ligjor i per­son­it në fjalë, i cili është një i mitur ose një per­son i paaftë, ka kundër­sh­tu­ar shpre­himisht heq­jen pas vdek­jes së indeve dhe organ­eve;

b) të afër­mit e tij nuk japin pëlqimin për heq­jen e indit apo organ­it të per­son­it të vdekur;

c) në bazë të vlerësim­it të aftë­sisë shën­de­të­sore, nuk është e mundur të për­jash­to­het se per­soni, që nuk jeton, vuante nga një sëmund­je apo gjend­je, e cila mund të rreziko­jë shën­detin dhe jetën e për­fitue­sit;

ç) është e pamundur të iden­ti­fiko­het per­soni që nuk jeton.

2. Pro­ce­du­rat e vlerësim­it të aftë­sisë shën­de­të­sore, si dhe ekza­minimet që i bëhen dhu­rue­sit që ka ndër­ru­ar jetë, për­cak­to­hen me rreg­ul­lore, të mirat­u­ar me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

3. Heq­ja e indit apo organ­it nga një shte­tas i huaj, që nuk jeton, mund të bëhet në bazë të mar­rëvesh­jeve përkatëse ndërkom­bëtare.

 

Neni 25

Mosre­al­iz­i­mi i heq­jes së trans­plan­tit

Heq­ja e trans­plan­tit nga dhu­rue­si nuk real­i­zo­het nëse:

a) gjyko­het se trans­plan­ti mund të rreziko­jë seri­ozisht shën­detin ose jetën e dhu­rue­sit;

b) dhu­rue­si është një per­son, i cili është në paraburgim ose po vuan dën­imin me heq­je lirie. Për­jash­tim bëjnë rastet e dhurim­it ndër­m­jet prindërve dhe fëmi­jëve të tyre, ndër­m­jet vëllezërve dhe motrave ose ndër­m­jet bashkëshort­ëve;

c) gjatë vlerësim­it të gjend­jes shën­de­të­sore të dhu­rue­sit, shfaqet dyshi­mi se dhu­rue­si vuan nga një sëmund­je apo gjend­je, e cila mund të rreziko­jë shën­detin apo jetën e për­fitue­sit. Kjo nuk apliko­het për rastet kur rreziku ndaj shën­de­tit të për­fitue­sit është i vogël kra­ha­suar me trans­plan­tin që i shpë­ton atij/asaj jetën.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 107, datë 9 Gusht 2011, faqe 4251

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim