Neni 28

Atësia dhe amësia

1. Njo­h­ja dhe kundër­sh­ti­mi i atë­sisë dhe amë­sisë së fëmi­jës rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka fëmi­ja në kohën e lind­jes, ose kur kjo njo­hje rezul­ton nga një akt i vull­net­shëm në kohën e këtij akti.

2. Pavarë­sisht nga përm­ba­jt­ja e pikës 1 të këtij neni, nëse është në interesin më të lartë të fëmi­jës, mund të zba­to­het:

a) ligji i shtetit, ku fëmi­ja ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në kohën paraqit­jes së kërkesës;

b) ligji që zba­to­het për mar­rëd­hëni­et per­son­ale ndër­m­jet prindërve në kohën e lind­jes.

 

Neni 29

Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet prindërve dhe fëmi­jëve

Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet prindërve dhe fëmi­jëve rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, ku fëmi­ja ka vendqën­drim­in e zakon­shëm, ose ligji i shtetë­sisë së fëmi­jës, kur ai mund të jetë në interesin më të lartë të fëmi­jës.

 

Neni 30

Birësi­mi

1. Kushtet për birësim dhe për­fundi­mi i tij rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit kanë birë­sue­sit në kohën e birësim­it.

2. Nëse birë­sue­sit kanë shtetësi të ndryshme, birësi­mi rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në të cilin birë­sue­sit kanë vendqën­drim­in e për­bashkët.

3. Në çdo rast, birësi­mi nuk duhet të ceno­jë rastet e ndalim­it të birësim­it ndër­ven­das, sipas për­cak­timeve të Kodit të Famil­jes.

 

Neni 31

Efek­tet e birësim­it

1. Efek­tet e birësim­it rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit kanë birë­sue­sit në kohën e birësim­it.

2. Nëse birë­sue­sit kanë shtetësi të ndryshme, efek­tet e birësim­it rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në të cilin birë­sue­sit kanë vendqën­drim­in e zakon­shëm të për­bashkët.

 

Neni 32

Kujdestaria

1. Ven­dos­ja në kujdestari, ndryshi­mi i kujdestar­it, pushi­mi i kujdestarisë, si dhe masa të tjera të ndër­mar­ra në kuadrin e saj mbi një per­son ose pasur­inë e tij rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka per­soni mbi të cilin është ven­do­sur kujdestaria.

2. Shte­tasi i huaj ose per­soni pa shtetësi, i cili ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, ven­doset në kujdestari të përkohshme, sipas ligjit shqip­tar, derisa shteti përkatës të ven­dosë dhe të mar­rë masat e nevo­jshme.

3. Pasuria, që ndod­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në pronësi të një shte­tasi të huaj ose pa shtetësi, ven­doset në kujdestari të përkohshme, sipas ligjit shqip­tar, derisa shteti tjetër të ven­dosë dhe të mar­rë masat e nevo­jshme.

 

Neni 76

Juridik­sioni për mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet bashkëshort­ëve, prindërve dhe fëmi­jëve, atësia, amësia

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion të gjyko­jnë çësht­jet, që lid­hen me të drej­tat dhe detyrimet, që rrjed­hin nga marte­sa midis prindërve dhe fëmi­jëve, njo­hjen apo kundër­sh­timin e atë­sisë dhe të amë­sisë, kur njëra nga palët ka shtetës­inë shqiptare ose ka vendqën­drim­in e saj në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 77

Juridik­sioni për birësimin

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në gjykimin e çësht­jeve, që lid­hen me birësimin, nëse të pak­tën njëri nga birë­sue­sit është shte­tas shqip­tar, si dhe kur fëmi­ja që birë­so­het është shte­tas shqip­tar ose ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 79

Juridik­sioni për kujdestar­inë

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në gjykimin e çësht­jeve, që lid­hen me kujdestar­inë, nëse i mituri ose per­soni, i cili vihet në kujdestari, është shte­tas shqip­tar ose ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 82, datë 17 Qer­shor 2011, faqe 3319

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim