Neni 5

Per­son­at e sig­u­ru­ar

1. Sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor dhe page­sa e kon­tributeve përkatëse janë të detyrueshme për të gjithë per­son­at ekonomik­isht aktivë, me ban­im të përher­shëm në Shqipëri, si:

a) të punë­suar­it;

b) per­son­at e vetëpunë­suar;

c) punon­jësit e papaguar të famil­jes;

ç) per­sona të tjerë ekonomik­isht aktivë.

2. Sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor mbu­lon, gjithash­tu, kat­e­goritë e mëposhtme të per­son­ave ekonomik­isht joak­tivë, page­sa e kon­tributeve të të cilëve finan­co­het nga Bux­heti i Shtetit ose burime të tjera të për­cak­tu­ara me ligj:

a) per­son­at që për­fi­to­jnë nga Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore;

b) per­son­at që për­fi­to­jnë ndih­më ekonomike ose pagesën për aftës­inë e kufizuar, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës;

c) per­son­at e regjistru­ar si të papunë-punëkërkues në Shër­bimin Kom­bë­tar të Punësim­it;

ç) shte­t­a­sit e huaj azilkërkues në Repub­likën e Shqipërisë;

d) fëmi­jët nën moshën 18 vjeç;

dh) nxënësit e stu­den­tët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ard­hu­ra nga veprim­tari ekonomike;

e) kat­e­gori per­sonash që për­cak­to­hen me lig­je të veçan­ta.

3. Per­son­at, që nuk përf­shi­hen në pikat 1 e 2 të këtij neni, kanë të drejtë të bashko­hen vull­ne­tar­isht me skemën e detyrueshme. Per­son­at e sig­u­ru­ar vull­ne­tar­isht kanë të njëj­tat të drej­ta dhe detyrime si per­son­at, sub­jek­te të sig­urim­it të detyru­ar, nëse përm­bushin kushtin e peri­ud­hës pritëse 6‑mujore nga data e regjistrim­it dhe e derd­hjes së kon­tribu­tit deri në datën e lind­jes së të drejtës për të për­fi­tu­ar.

4. Pas për­fundim­it të peri­ud­hës së sig­urim­it të detyrueshëm ose sig­urim­it vull­ne­tar, per­son­at që nuk përf­shi­hen në kat­e­goritë, për të cilat kon­tribuon shteti, duhet të regjistro­hen pranë Fon­dit për sig­urim vull­ne­tar bren­da 3 mua­jve. Për regjistrime të vonuara, peri­ud­ha pritëse do të jetë 1 vit nga data e regjistrim­it dhe e derd­hjes së kon­tribu­tit vje­tor.

5. Këshilli admin­is­tra­tiv, me propoz­im të Drej­torit të Përgjithshëm të Fon­dit, mira­ton rreg­ul­loren e sig­urim­it vull­ne­tar, si dhe kushtet dhe përm­ba­jt­jen e kon­tratave të sig­urim­it shën­de­të­sor vull­ne­tar.

 

 

 

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 25, Viti 2011, Faqe 884

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim