Fal­ja e dënim­it mund të jepet kur:

a) nuk ekzis­to­jnë kriteret ndaluese të parashikuara në ligj;

b) per­soni i dënuar ka vua­j­tur më shumë se një të tretën e dënim­it të dhënë;

c) per­soni i dënuar me sjell­jen, punën dhe veprimet e tij tre­gon se nëpër­m­jet dënim­it të vua­j­tur është arrit­ur qël­li­mi për edukimin dhe reha­bil­itimin shoqëror të tij;

ç) përm­bushet të pak­tën njëri prej kritereve të mëposhtme:

i) per­soni i dënuar në kohën e kry­er­jes së veprës penale ka qenë i mitur;

ii) kur për shkak të sëmund­jes dhe moshës së per­son­it të dënuar nuk jus­ti­fiko­het më vazhdi­mi i mëte­jshëm i vua­jt­jes së dënim­it; ose

iii) kur e dënuara është me fëmi­jë të mitur.

 

Neni 6

Kritere ndaluese për fal­jen e dënim­it

1 .Fal­ja e dënim­it nuk jepet në rastet kur:

a) vendi­mi gjyqë­sor nuk ka mar­rë for­më të pre­rë apo nuk është bërë i ekzekutueshëm;

b) ka për­fun­d­uar ekzeku­ti­mi i vendim­it;

c) ekzeku­ti­mi i vendim­it nuk ka fil­lu­ar, për shkak se i dënuari i është shman­gur ekzeku­tim­it;

ç) per­soni i dënuar ka kry­er veprën penale me egër­si dhe mizori, apo kundër fëmi­jëve,
grave shtatzë­na a per­son­ave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbro­hen;

d) per­soni është dënuar për veprat penale të parashikuara në dis­poz­i­tat e mëposhtme të Kodit Penal: neni 73 “Gjeno­ci­di”; neni 74 “Krime kundër njerëzim­it”; neni 75 “Krimet e luftës”; neni 78 para­grafi 2 “Vras­ja me para­mendim”; neni 100 “Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me të mitur”; neni 114/a “Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit në rrethana rën­duese”; neni 114/b “Trafiki­mi i fem­rave”; neni 128/b “Trafiki­mi i të miturve; neni 230 “Vepra me qël­lime ter­ror­iste”; neni 234/a “Orga­ni­za­ta ter­ror­iste”; neni 333 “Orga­ni­za­ta krim­i­nale”;

dh) per­soni është dënuar me burgim të për­jet­shëm;

e) per­soni ka kry­er një vepër penale, pasi ka për­fi­tu­ar nga fal­ja tërë­sore, fal­ja e pjesshme ose zëvendësi­mi i dënim­it;

ë) ndalo­het shpre­himisht me ligj.

2. Fal­ja e dënim­it nuk jepet edhe në rastin kur per­soni është dënuar për disa vepra penale dhe njëra prej tyre përf­shi­het në kriteret ndaluese të këtij neni.

 

Neni 8

Rrethi i per­son­ave kërkues për fal­jen e dënim­it

Kërke­sa për fal­jen e dënim­it bëhet per­son­al­isht nga per­soni i dënuar ose per­soni i pajisur me autor­iz­im prej tij, sipas rreg­ullave të legjis­la­cionit në fuqi. Në rastin e per­son­ave të dënuar të mitur kërke­sa për fal­je bëhet nga njëri prej prindërve, nga per­soni i autor­izuar me prokurë prej tyre ose nga kujdestari.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 97, datë 26 Kor­rik 2010, faqe 5147

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim