Neni 2

1. Fëmi­jët e punon­jësve të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, që kanë hum­bur jetën në detyrë apo për shkak të saj, për­fi­to­jnë pen­sion famil­jar të barabartë me pagën refer­uese të punon­jësit në çastin e hum­b­jes së jetës, deri kur secili prej fëmi­jëve të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe, pas kësaj peri­ud­he, bashkëshortja/bashkëshorti dhe anë­tarët e famil­jes në ngarkim për­fi­to­jnë pen­sion famil­jar e suple­men­tar, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

2. Për­fitimet, që jepen në për­puth­je me këtë nen, ven­dosen në vlerën 100 për qind të pagës, sa herë që paga, sipas së cilës është llog­a­r­it­ur ky për­fitim, ndryshon.

 

Neni 3

Bashkëshortja/bashkëshorti, fëmi­jët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur krye­jnë studimet e lar­ta, prindërit bashkë­jetues dhe per­son­at në kujdestari, në çastin e hum­b­jes së jetës së punon­jësit të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, për­fi­to­jnë ndih­më të men­jëher­shme finan­cia­re jo më pak se 200 000 lekë

 

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 92, datë 20 Kor­rik 2010, faqe 4955

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim