Neni 4

Parime të përgjithshme për punëd­hënësin

1. Punëd­hënësi dety­ro­het të sig­uro­jë mbro­jt­jen e punë­mar­rësve në të gjitha aspek­tet që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

2. Punëd­hënësi nuk shkarko­het nga përgjegjësia edhe në rastet kur ai kon­trak­ton per­sona ose kur kryen shër­bime të spe­cial­izuara jashtë ndërmarrjes/institucionit, në zba­tim të pikës 3 të nen­it 7 të këtij ligji.

3. Punëd­hënësi, në mar­rjen e masave për mbro­jt­jen e sig­urisë e të shën­de­tit në punë, udhëhiqet nga pari­mi i tra­j­tim­it të barabartë gji­nor.

4. Detyrimet e punë­mar­rësve në fushën e sig­urisë e të shën­de­tit në punë nuk ceno­jnë parim­in e përgjegjë­sisë së punëd­hënësit.

5. Detyrimet e punëd­hënësit për mar­rjen e masave të veçan­ta për mbro­jt­jen e sig­urisë e të shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve, gra shtatzë­na, të atyre që sapo kanë lin­dur e të atyre me fëmi­jë në gji, nuk vlerë­so­hen diskrim­in­uese, për shkak të gjin­isë.

 

Neni 12

Informi­mi i punë­mar­rësve

1. Punëd­hënësi:

a) infor­mon punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre për çdo rrezik në vendin e punës, si dhe për masat e sig­urisë, që duhen mar­rë për të kon­trol­lu­ar këto rrez­iqe dhe për të shman­gur paso­jat e rrezik­shme;

b) infor­mon punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre për ndih­mën e parë, masat në rast zjar­ri, evakuimin, si dhe përgjegjësitë e veçan­ta të secilit për mar­rjen e këtyre masave;

c) i paraqet punë­mar­rësit rezul­tatet nga vlerësi­mi i rrezikut, si dhe masat e ndër­mar­ra për të sig­u­ru­ar shën­detin dhe mbro­jt­jen e punës për punë­mar­rësit, fëmi­jët, të rin­jtë, gratë shtatzë­na dhe me fëmi­jë në gji dhe per­son­at me aftësi të kufizuar.

2. Nëse punëd­hënësi ka vënë në rrezik punë­mar­rës të tjerë të sub­jek­tit të angazhuar mbi bazë kon­trak­tore:

a) i pajis këta punë­mar­rës me të njëj­tat udhëz­ime;

b) i infor­mon më parë ata për rrez­iqet e shën­de­tit dhe sig­ur­inë në punë;

c) u jep atyre infor­ma­cion për punë­mar­rësit me përgjegjësi të veçan­ta për ndih­mën e parë, mbro­jt­jen nga zjar­ri dhe evakuimin.

3. Në për­puth­je me dis­poz­i­tat e posaçme, punëd­hënësi duhet të ven­dosë në vendin e punës dhe mbi pajisjet/makineritë e punës par­ala­jmërime të veçan­ta dhe shen­ja sig­urie, si dhe udhëz­ime për shën­detin dhe mbro­jt­jen në punë.

4. Punëd­hënësi u vë në dis­pozi­cion punë­mar­rësve udhëz­imin e hol­lë­sishëm, në zba­tim të doku­men­tit të vlerësim­it dhe paran­dalim­it të rrezikut, për çdo vend pune, i doku­men­tu­ar nëpër­m­jet një pro­cesver­bali, që mba­het ndër­m­jet palëve.

 

Neni 31

Gru­pet e rrezikuara

1. Gratë shtatzë­na, gratë me fëmi­jë në gji, të mitu­rit, si dhe per­son­at me aftësi të kufizuar mbro­hen ndaj rrez­iqeve, që i prekin ata në mënyrë të veçan­të.

2. Punëd­hënësit dety­ro­hen të për­sh­tatin vendet e punës, duke mar­rë parasysh pran­inë e gru­peve, që janë të ndjeshme ndaj rrez­iqeve.

3. Mbro­jt­ja e sig­urisë dhe e shën­de­tit për gru­pet, që janë të ndjeshme ndaj rrez­iqeve, nuk duhet të për­bëjë shkak për të kri­juar sit­u­a­ta të pafa­vor­shme për gru­an në tre­gun e punës.

 

Neni 33

Masat që mer­ren nga punëd­hënësi për gratë shtatzë­na dhe gratë me fëmi­jë në gji

l. Kur ekspoz­i­mi ndaj agjen­tëve të rrezik­shëm, pro­ce­seve apo kushteve të punës për­bën një rrezik për sig­ur­inë dhe shën­detin, apo ka efekt mbi shtatzën­inë dhe ushqimin e fëmi­jës me gji, punëd­hënësi duhet të mar­rë masa për shmang­ien e rrezikut, ose t’i për­sh­tatë vendin e punës punë­mar­rësit në për­puth­je me shkro­n­jat “a” dhe “ë” të pikës 3 të nen­it 6 të këtij ligji.

2. Nëse masat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni nuk mund të zba­to­hen për arsye teknike dhe/ose objek­tive, punëd­hënësi duhet të për­sh­tatë përko­hë­sisht kushtet e punës dhe/ose oraret e punës për punë­mar­rësen, derisa të elim­i­no­het ekspoz­i­mi ndaj atyre rrez­iqeve.

3. Nëse për shkaqe teknike dhe/ose objek­tive nuk mund të ndërmer­ren masat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, ose nuk mund të kërko­het zba­ti­mi i tyre mbi baza të jus­ti­fikuara dhe të vërte­t­u­ara, punëd­hënësi duhet të sig­uro­jë lëviz­jen e punë­mar­rës­es në një punë tjetër, njël­loj të vlerë­sueshme.

4. Nëse punëd­hënësi, për shkaqe teknike dhe/ose objek­tive, nuk mund të mar­rë masat e parashikuara në pikën 3 të këtij neni, ose nuk mund të kërko­het zba­ti­mi i tyre mbi baza të jus­ti­fikuara dhe të vërte­t­u­ara, ai duhet të japë pushim të paguar punë­mar­rës­es grua derisa të shmanget rreziku.

 

Neni 34

Të mitu­rit

l. Të mitu­rit mbro­hen nga çdo lloj rreziku, që vë në rrezik mirëqe­nien si dhe zhvil­lim­in e tyre, si rrjed­ho­jë e mungesës së për­vo­jës, infor­ma­cionit për një rrezik poten­cial të mund­shëm apo për shkak se ende nuk kanë arrit­ur plotë­sisht pjekur­inë e tyre.

2. Puna e të miturve ndalo­het në rast se ajo:

a) objek­tivisht kalon përtej kapacitetit fizik dhe psikik të tij;

b) përf­shin ekspoz­im të agjen­tëve tok­sikë, kancerog­jenë, shkak­ton dëm­time të trashëgueshme gjenetike apo dëm­time, të cilat kanë efek­te kro­nike në dëm të shën­de­tit përg­jatë të gjithë jetës;

c) përf­shin ekspoz­im në rreza­time radioak­tive;

ç) përf­shin rrezikun e aksi­den­teve, të cilat mund të ndod­hin, të cilat nuk mund të nji­hen apo të shman­gen nga të mitu­rit, për shkak të paku­jde­sisë së vëmend­jes apo të pam­jaftuesh­mërisë së për­vo­jës apo të formim­it;

d) për­bën rrezik për shën­detin si paso­jë e të fto­htit apo të nxe­htit ekstrem, zhur­mave apo drid­hjeve.

 

Neni 35

Masat që mer­ren nga punëd­hënësi për të mitu­rit

1. Punëd­hënësi merr masa të nevo­jshme në mbro­jt­je të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë për të mitu­rit, duke mar­rë parasysh rrez­iqet speci­fike, sipas për­cak­timeve në pikën 2 të nen­it 34 të këtij ligji.

2. Punëd­hënësi merr masa për vlerësimin e rrez­iqeve për të mitu­rit në punën e tyre, i cili duhet të kry­het para fil­lim­it të punës.

3. Punëd­hënësi, pas vlerësim­it të kry­er sipas pikës 2 të këtij neni, nëse kon­sta­ton ekzis­tencën e rrezikut për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, si dhe për zhvil­lim­in men­dor e fizik të të miturve, kryen një vlerësim peri­odik dhe kon­troll mbi shën­detin e të mitu­rit, sipas për­cak­timeve në legjis­la­cionin në fuqi.

4. Nëse gjatë mar­rëd­hënieve të punës së të mitu­rit ndodh një ndryshim i rëndë­sishëm në kushtet e punës, punëd­hënësi tre­gon kujdes për:

a) plan­i­fikimin, ekspoz­imin e ven­dit të punës;

b) natyrën, llo­jin, nivelin dhe kohëzg­jat­jen e ekspozim­it ndaj agjen­tëve fizikë, biologjikë, kimikë dhe ergo­tamikë e psiko-socialë;

c) for­mën, shtrir­jen dhe për­dorim­in e aparat­u­rave të punës, në veçan­ti të agjen­tëve, të makiner­ive, aparat­u­rave dhe mekaniz­mave, si dhe mënyrat e për­dorim­it;

ç) masat e orga­nizim­it të pro­ce­sit të punës, si dhe mënyrat e kom­binim­it të tyre;

d) nivelin e formim­it dhe instruk­sionet që jepen për të mitu­rit.

5. Punëd­hënësit për­cak­to­jnë shër­bime mbro­jtëse dhe paran­daluese për plan­i­fikimin, zba­timin dhe mon­i­torim­in e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë për të mitu­rit.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 22, datë 18 Mars 2010, faqe 672

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim