Neni 20

Të mirat dhe shër­bimet

1. Per­soni fizik ose juridik që ofron të mira apo shër­bime për pub­likun, me pagesë ose jo, ndalo­het të diskrim­i­no­jë një per­son tjetër, i cili kërkon t’i arri­jë ose t’i për­dorë ato:

a) duke refuzuar t’i japë një per­soni apo grupi per­sonash të mira apo shër­bime për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji;

b) duke refuzuar t’i ofro­jë një per­soni të mira apo shër­bime në mënyrë të ngjashme, ose me cilësi të ngjashme, ose në kushte të ngjashme me ato në të cilat këto të mira apo shër­bime i ofro­hen pub­likut në përgjithësi.

2. Pika 1 e këtij neni zba­to­het veçanër­isht për:

a) mundësi për të hyrë në një vend ku pub­liku lejo­het të hyjë ose për të për­dorur një vend, i cili lejo­het për t’u për­dorur nga pub­liku;

b) mundësi për të mar­rë ose për të për­fi­tu­ar nga të mirat apo shër­bimet që kanë të bëjnë me shën­detin;

c) kon­tributin dhe mundës­inë për të për­fi­tu­ar të mira nga ske­mat e mbro­jt­jes shoqërore, duke përf­shirë asis­tencë sociale, sig­urime shoqërore, mbro­jt­je të fëmi­jëve, për­fitim për shkak të aftë­sisë së kufizuar, apo ndon­jë skemë tjetër të mbro­jt­jes sociale ose avan­tazh tjetër social të ofru­ar për pub­likun;

ç) mundësi për të për­dorur ose për të hyrë në një insti­tu­cion arsi­mor;

d) sis­temimin në një vend ku ofro­het stre­him;

dh) shit­jen ose dhënien me qira të bane­save dhe të mjedi­s­eve të tjera;

e) shër­bimet e bankës dhe mundësi për të sig­u­ru­ar grande, huad­hënie, depozi­ta bankare ose financim;

ë) lehtësi për argë­tim, çlod­hje e freskim;

f) lehtësi për trans­port ose udhë­tim;

g) shër­bimet e pro­fe­sion­eve të lira.

3. Ndalo­het për një per­son fizik ose juridik, që ofron të mira dhe shër­bime për pub­likun, të mos pra­no­jë ose të kundër­sh­to­jë real­iz­imin e ndryshimeve ose për­sh­tat­jeve të nevo­jshme dhe të duhu­ra, të cilat syn­o­jnë të mundë­so­jnë për­fitimin e këtyre të mirave dhe shër­bimeve nga një per­son me aftësi të kufizuara, për sa kohë që këto mod­i­fikime apo për­sh­tat­je nuk impono­jnë një bar­rë të shpër­p­jesë­tu­ar ose të paligjshme mbi per­son­in që ofron të mirat dhe shër­bimet.

4. Refuz­i­mi, sipas pikës 1 të këtij neni, përf­shin edhe sit­u­a­ta kur refuz­i­mi në fakt bazo­het në shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, por nga sub­jek­ti diskrim­in­ues deklaro­hen shkaqe të tjera, apo nuk deklaro­het asnjë arsye si shkak i refuzim­it.

5. Nuk për­bëjnë diskri­m­in­im dal­limet në shpër­blime dhe për­fitime, të ven­do­sura për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, kur këto dal­lime janë të arsyeshme dhe në për­p­jesë­tim me një rrezik, i cili vlerë­so­het në bazë të të dhë­nave aktuale dhe sta­tis­tiko­re të vërtetueshme dhe të lid­hu­ra ngushtë me rrezikun.

6. Kos­tot lid­hur me shtatzën­inë dhe amës­inë nuk mund të rezul­to­jnë shkak për dal­lime në shpër­blimet dhe për­fitimet e indi­vid­it.

7. Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it nuk zba­to­het për cak­timin e një moshe të veçan­të për mundësi të për­fitimeve sociale, të të mirave, lehtë­sive dhe shër­bimeve, nëse ekzis­to­jnë kritere të arsyeshme e objek­tive për cak­timin, pa cen­uar thel­bin e së drejtës për për­fitime dhe kur cak­ti­mi syn­on të arri­jë një qël­lim të ligjshëm për një interes pub­lik, ose për të mbro­j­tur të drej­tat e të tjerëve, gjith­monë në për­p­jesë­tim të drejtë me gjend­jen që e ka shkak­tu­ar cak­timin.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 15, datë 25 Shkurt 2010, faqe 482

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim