Neni 7

1. Duhet të mer­ren masa që të sig­uro­jnë që një mundësi për pune nate është e vlef­shme dhe për punë­torët gra, që do t’u lypet nevo­ja të krye­jnë një pune të tillë:

a) para dhe pas lind­jes, për një peri­ud­he prej të pak­tën gjashtëm­bëd­hjetë javësh prej të cilave tetë javë do të jenë para datës së parashikuar të lind­jes;

b) për peri­ud­ha sht­esë, në lid­hje me të cilat paraqitet një çer­ti­fikatë mjekë­sore, që deklaron se është e nevo­jshme për shën­detin e nënës ose të fëmi­jës:

i) gjatë shtatzënisë,

ii) gjatë një kohe të speci­fikuar pas lind­jes së fik­suar, në për­puth­je me nën­para­grafin (a) sipër, gjatësia e së cilës do të ven­doset nga autoriteti kom­pe­tent pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat me për­faqë­suese të punë­suesve dhe punë­torëve.

2. Masat e për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni mund ta përf­shi­jë kalim­in në punë dite, kur kjo është e mundur, klau­zolën e për­fitim­it të sig­urisë shoqërore ose të zgjat­jes së lejes së lind­jes.

3. Gjatë peri­ud­hës së për­men­dur në para­grafin 1 të këtij artikul­li:

a) Një punë­tore grua nuk do të pushohet e as do t’i jepet par­ala­jmërim për pushim, përveç arsyeve të përligju­ra që nuk lid­hen me shtatzën­inë ose lind­jen.

b) E ard­hu­ra e një punë­tore grua do të mba­het në një niv­el të mjaftueshëm për mba­jt­jen e vetes dhe të fëmi­jës së saj, në për­puth­je me një stan­dard të për­sh­tat­shëm jetese. Kjo rua­jt­je e të ard­hurës mund të sig­uro­het nga çdon­jëra prej masave të rad­hi­tu­ra në para­grafin 2 të këtij neni, nga masa të tjera të për­sh­tat­shme ose nga një kom­bin­im i këtyre masave.

c) Një punë­tore grua nuk do të hum­basë për­fitimet, lid­hur me sta­tusin, vjetërsinë dhe mundës­inë për ngrit­je në detyrë, e cila mund t’i bashkëngjisë një pozi­cion pune nate.

4. Klau­zo­lat e kësaj pike nuk do te ndiko­jnë në zvogëlim­in e mbro­jt­jes dhe për­fitimeve që lid­hen me lejen e lind­jes.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 9197, datë 26.2.2004, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 16, dt. 26 Mars 2004, fq. 790

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim