L I G J
Nr.8668, datë 23.11.2000

PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT

(Nddryshuar me aktin nor­ma­tiv nr. 5, datw 31.8.2001)
(Ndryshuar me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000)

Pas­apor­ta për jashtë shtetit është doku­men­ti që vërte­ton iden­titetin dhe shtetës­inë shqiptare të mba­jtësit të saj, me anën e së cilës ai mund të dalë e të hyjë nga dhe në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, si dhe të udhë­to­jë nga një shtet i huaj në një tjetër.
Pas­apor­ta për jashtë shtetit është një doku­ment me shkallë të lartë sig­urie, në për­puth­je me kon­ven­tat dhe mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare.

Në ele­mentet e sig­urisë përf­shi­hen të dhë­nat bio­metrike, përm­ba­jt­ja e të cilave për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave

 

Neni 2

Të gjithë shte­t­a­sit shqip­tarë kanë të drejtë të pajisen me pas­aportë.
Shte­t­a­sit shqip­tarë, që me vendim të gjykatës kanë zotësi të pjesshme për të vepru­ar ose nuk kanë zotësi për të vepru­ar, pajisen me pas­aportë vetëm me kërkesë të prindërve ose të kujdestar­it të tyre.

 

Neni 3
(Shfuqizuar para­grafi i dytë me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Shte­t­a­sit deri në moshën 16 vjeç pajisen me pas­aportë të vlef­shme për 5 vjet, ndër­sa ata mbi 16 vjeç pajisen me pas­aportë të vlef­shme për 10 vjet.
Shfuqizuar.

 

Neni 4

Pas­apor­ta shqiptare është e zakon­shme, shër­bi­mi dhe diplo­matike.
Kriteret për lëshimin e pas­aportës së shër­bim­it dhe asaj diplo­matike për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 5

Pas­apor­ta e zakon­shme lëshohet nga Min­is­tria e Brend­shme, ndër­sa pas­apor­ta e shër­bim­it dhe ajo diplo­matike lëshohen nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme.
Për shte­t­a­sit shqip­tarë, me ban­im jashtë shtetit, vepro­het sipas rreg­ullave të cak­tu­ara nga Min­is­tria e Brend­shmed­he Min­is­tria e Punëve të Jashtme.

 

Neni 6

(Ndryshuar me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Pro­ce­du­ra e aplikim­it dhe doku­mentet që paraqiten për aplikim për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 7

(Ndryshuar me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Pas­apor­ta e zakon­shme tërhiqet pranë drej­torive dhe komis­ari­at­eve të policisë.Tërheqja e pas­aportës kry­het nga shte­tasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme apo një pjesë­tar i afërt i famil­jes (bashkëshortja/prindi, fëmi­ja mad­hor) apo kujdestari ligjor për të mitu­rit dhe për shte­t­a­sit pa zotësi për të vepru­ar.
Pas­apor­ta e shër­bim­it dhe ajo diplo­matike tërhiqen pranë zyrës përkatëse në Min­istrinë e Punëve të Jashtme.

 

Neni 8

Shte­t­a­sit i blloko­het pas­apor­ta kur:
— ka të dhë­na të mjaftueshme se mba­jtësi i saj e ka mar­rë atë duke fal­si­fikuar doku­mentet për lëshimin e saj;
— në pas­aportë ka shën­ime të bëra nga organe ose per­sona të paau­tor­izuar;
— ka lënë funk­sion­in për të cilin ka mar­rë pas­aportën e shër­bim­it ose atë diplo­matike, me për­jash­tim të rasteve kur me ligj të veçan­të është parashikuar ndryshe.

 

Neni 9

(Shtu­ar dhe hequr fjalë me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Pas­apor­ta shpal­let e pavlef­shme kur:
— denon­co­het nga vetë shte­tasi se i ka hum­bur, i është vjed­hur ose gra­bitur, kur ndrysho­jnë për­bërësit e gjend­jes civile;
— është dëm­tu­ar;
— i janë plotë­suar fletët me shën­ime zyrtare;
— vërte­to­hen rastet e për­cak­tu­ara në nenin 8 të këtij ligji.

 

Neni 10

Vlerësi­mi dhe admin­istri­mi i pas­aportës së pavlef­shme bëhet përkatë­sisht nga organi që e ka lëshuar.

 

Neni 11

Shte­tasi ripa­jiset me pas­aportë në rastet e për­cak­tu­ara në nenin 9, si dhe kur pas­aportës i ka mbaru­ar afati i vlefshmërisë.Për ripa­jis­jen me pas­aportë të zakon­shme zba­to­hen të njëj­tat rreg­ul­la si për mar­rjen e saj për herë të parë.

 

Neni 12
(Shfuqizuar me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

 

Neni 13

(Hequr fjalë me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Mod­eli i pas­aportës mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 14

Pajis­ja me pas­aportë të re, sipas këtij ligji, do të bëhet pas për­fundim­it të vlef­sh­mërisë së pas­aportës ekzistuese me të cilën është pajisur çdo shte­tas shqip­tar.

 

Neni 14/1

(Shtu­ar me aktin nor­ma­tive nr. 5, datw 31.8.2001)

Neni 3 i ketij ligji do te zba­to­het pas dates 30.6.2002. Deri ne kete date do te zba­to­hen para­grafet 2 e 4 te nen­it 2 dhe neni 14 i dekretit nr.7393, date 12.6.1990 “Per leshimin e pas­apor­tave per jashte shtetit dhe dhe­nien e vizave”.

 

Neni 15

(Shtu­ar fjalw me aktin nor­ma­tive nr. 5, datw 31.8.2001)

Dekreti nr.7393, datë 12.6.1990 “Për lëshimin e pas­apor­tave dhe dhënien e vizave”, me ndryshimet e bëra, si dhe çdo dis­poz­itë, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen­duke mbe­tur ne fuqi perko­he­sisht dis­poz­i­tat e per­cak­tu­ara ne nenin 14/1 te ketij ligji..

 

Neni

Dis­poz­itë kalimtare

(Shtu­ar me ligjin nr. 10306, datë 22.7.2010)

Pas­apor­tat e vlef­shme jobio­metrike mund të nxir­ren nga qarkul­li­mi për­para mbarim­it të afatit të vlef­sh­mërisë me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
Tar­i­fat për pajis­jen dhe ripa­jis­jen me pas­aportë bio­metrike janë të për­cak­tu­ara në kon­tratën kon­ce­sion­are, rat­i­fikuar me ligjin nr.9972, datë 28.7.2008. Me për­fundimin e kësaj kon­trate, këto tar­i­fa do të për­cak­to­hen me akte ligjore dhe nën­ligjore

 

Neni 16

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim