MARRËVESHJA NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE” [1]

 

Neni 2

1. Shte­t­a­sit e shteteve të Palëve Kon­trak­tuese, mba­jtës të pas­apor­tave të vlef­shme diplo­matike ose të shër­bim­it mund të hyjnë, të qën­dro­jnë, të kalo­jnë tran­sit dhe të largo­hen nga ter­ri­tori i palës tjetër kon­trak­tuese pa viza për një peri­ud­hë prej 90 (nën­tëd­hjetë) ditësh bren­da një peri­ud­he 180 (njëqind e tetëdhjetë)-ditore nga data e hyr­jes së tyre të parë.

2. Shte­t­a­sit e shteteve të secilës palë kon­trak­tuese, mba­jtës të pas­apor­tave të vlef­shme diplo­matike ose të shër­bim­it, të cilët janë pjesë­tarë të stafit të një misioni diplo­matik ose posti kon­sulor, të një orga­ni­zate ndërkom­bëtare, të një shër­bi­mi treg­tar dhe ekonomik, bren­da mision­it diplo­matik ose të një qen­dre të informim­it kul­tur­or, të ngrit­u­ra mbi bazën e një mar­rëvesh­je­je ndërqever­itare, të cilat ndod­hen në ter­ri­torin e palës tjetër kon­trak­tuese, fil­lim­isht do të hyjnë në ter­ri­torin e saj pa viza dhe pas njof­tim­it, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e brend­shme të palës kon­trak­tuese pritëse. Ata do të qën­dro­jnë dhe largo­hen nga ter­ri­tori i palës tjetër kon­trak­tuese pritëse pa viza gjatë gjithë peri­ud­hës së akred­itim­it të tyre.

3. Dis­poz­i­tat e para­grafit 2 të këtij neni do të shtri­hen edhe te pjesë­tarët e famil­jes së shte­tasve në fjalë: bashkëshort­ëve, fëmi­jëve nën moshën 26 vjeç, të cilët nuk kanë lid­hur martesë civile dhe që frekuen­to­jnë me kohë të plotë insti­tu­cionet arsi­more në ter­ri­torin e palës tjetër kon­trak­tuese, të cilët jeto­jnë së bashku me ta gjatë man­datit.

4. Dis­poz­i­tat e para­grafit 2 të këtij neni nuk do të zba­to­hen ndaj per­son­ave që mbu­lon para­grafi 3, kur këta janë qyte­tarë të një shteti të tretë, ndaj të cilit palët kon­trak­tuese zba­to­jnë regjim vizash. Në këtë rast, per­son­at në fjalë do të kenë llo­jin përkatës të vizës kur të mbër­ri­jnë për herë të parë në ter­ri­torin e palës kon­trak­tuese pritëse.

 

 

 

1) Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar mar­rëvesh­jen  me ligjin nr.10474, botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 152, datë 21 Nën­tor 2011, faqe 6975

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim