Neni 201

E drej­ta e votës së kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të

1. Nëse në planin e rior­ga­nizim­it rreg­ul­lo­het edhe sta­tusi ligjor i kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, gjatë mbled­hjes shqyr­to­hen veç­mas edhe të drej­tat e këtyre kred­i­torëve. E drej­ta e votës lind nga të drej­tat e ripagim­it të veçan­të, që nuk kundër­sh­to­hen nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe as nga kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të ose nga kred­i­torët e fal­i­men­tim­it. Për të drejtën e votës që lid­het me një të drejtë të kundër­sh­tu­ar, të pezul­lu­ar ose të pamatu­ru­ar, zba­to­hen, sipas rastit, neni 40 dhe pikat 2 dhe 3 shkro­n­ja “a” të nen­it 64 të këtij ligji.

2. Pika 2 e nen­it 200 të këtij ligji zba­to­het sipas rastit.

 

Neni 202

Lista e votim­it

Nëpunësi i regjistrit të gjykatës shënon në një listë kred­i­torët që rezul­to­jnë me të drejtë vote pas për­fundim­it të mbled­hjes.

 

Neni 203

Ndryshi­mi i plan­it

Pala kërkuese ka të drejtë të ndrysho­jë përm­ba­jt­jen e dis­poz­i­tave të veçan­ta të plan­it të rior­ga­nizim­it në për­puth­je me për­fundimet e mbled­hjes së ver­i­fikim­it. Për planin e ndryshuar mund të voto­het në të njëjtën mbled­hje.

 

Neni 204

Mbled­h­ja e veçan­të për votim

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të cak­to­jë një mbled­hje të veçan­të për votimin e plan­it të rior­ga­nizim­it. Në këtë rast peri­ud­ha kohore ndër­m­jet mbled­hjes për disku­tim dhe mbled­hjes për votim nuk duhet të jetë më shumë se një muaj.

2. Në mbled­hjen për votim fto­hen kred­i­torët me të drejtë vote dhe deb­itori. Në rast se plani ndryshohet, ndryshi­mi duhet të vihet në duk­je në mënyrë të veçan­të.

 

Neni 205

Voti­mi me shkrim

1. Kur është cak­tu­ar një mbled­hje e veçan­të, e drej­ta e votim­it mund të ushtro­het me shkrim.

2. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit u dër­gon fletën e votim­it të gjithë kred­i­torëve me të drejtë vote pas mbled­hjes së disku­tim­it dhe i njofton në të njëjtën mbled­hje për të drejtën e tyre të votës. Dhë­nia e votës me shkrim mer­ret parasysh vetëm kur ka arrit­ur në gjykatë jo më vonë se dita para votim­it. Kjo gjë duhet të vihet në duk­je gjatë dorëzim­it të fletëvo­tim­it.

 

Neni 206

Voti­mi në grupe

Çdo grup i kred­i­torëve me të drejtë vote, voton veças për planin e rior­ga­nizim­it.

 

Neni 207

Shu­mi­ca e nevo­jshme

1. Për pra­n­imin e plan­it të rior­ga­nizim­it nga kred­i­torët kërko­het që në çdo grup:

a) shu­mi­ca e kred­i­torëve me të drejtë vote të voto­jë pro plan­it;

b) shu­ma e pre­tendimeve të kred­i­torëve pro të jetë më shumë se gjys­ma e shumës së pre­tendimeve të kred­i­torëve me të drejtë vote.

2. Kred­i­torët që gëzo­jnë një të drejtë bashkër­isht ose të drej­tat e të cilëve për­bëjnë një të drejtë të për­bashkët deri në shfaq­jen e arsyes për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, llog­a­riten gjatë votim­it si një kred­i­tor. I njëjti rreg­ull vlen nëse mbi një të drejtë ekzis­ton një e drejtë pen­gu ose uzufruk­ti.

 

Neni 208

Ndal­i­mi i bllokim­it

1. Edhe kur nuk arri­hen shu­mi­cat e kërkuara, një grup votue­sish vlerë­so­hen se kanë dhënë mira­timin nëse:

a) kred­i­torët e këtij grupi nuk dëm­to­hen nga plani i fal­i­men­tim­it, kra­ha­suar me gjend­jen e tyre sikur të mos kishte plan ;

b) kred­i­torët e këtij grupi për­fi­to­jnë pjesë në masë të arsyeshme në vlerën ekonomike që do t’u shko­jë pjesë­tarëve në bazë të plan­it;

c) shu­mi­ca e gru­peve votuese ka votu­ar pro plan­it me shu­micën e nevo­jshme.

2. Sipas plan­it ka pjesë­mar­rje të arsyeshme të kred­i­torëve të një grupi në kup­ti­min e shkro­n­jës “a” të pikës 1 të këtij neni kur:

a) asnjë kred­i­tor tjetër nuk për­fi­ton vlerë ekonomike që tejkalon shumën e plotë të pre­tendim­it të tij;

b) nuk për­fi­ton vlerë ekonomike kred­i­tori i cili në mungesë të plan­it do të ripaguhej si pjesë­tar i një ran­gu më të ulët kra­ha­suar me kred­i­torët e tjerë të grupit, deb­itori dhe asnjë per­son tjetër me pre­tendime mbi pasuritë ose aksionet e deb­itorit;

c) asnjë kred­i­tor, i cili në mungesë të plan­it do të ripaguhej si pjesë­tar i një ran­gu të njëjtë me kred­i­torët e grupit, nuk ka për­fitim më të madh sesa këta kred­i­torë.

 

Neni 209

Mira­ti­mi i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it të rang­jeve më të ulë­ta

1. Për pra­n­imin e plan­it të rior­ga­nizim­it nga kred­i­torët e rang­jeve më të ulë­ta zba­to­hen këto dis­pozi­ta sht­esë:

a) gru­pet që ren­diten sipas shkro­n­jave “a” ose “b” të pikës 1 të nen­it 42 të këtij ligji quhen se kanë dhënë mira­timin kur ata heqin dorë nga pre­tendimet përkatëse për intere­sat ose shpen­zimet sipas plan­it ose quhet se është hequr dorë sipas pikës 1 të nen­it 188 të këtij ligji, edhe sikur pre­tendimet për shu­mat krye­sore të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it të mos ripaguhen plotë­sisht sipas plan­it.

b) gru­pet me një rang më të ulët se shkro­n­ja “c” e pikës 1 të nen­it 42 të këtij ligji quhen se kanë dhënë mira­timin kur asnjëri prej kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it nuk për­fi­ton më shumë se kred­i­torët e këtij grupi sipas plan­it.

2. Nëse në votim nuk merr pjesë asnjë kred­i­tor i një grupi, mira­ti­mi i grupit mer­ret i dhënë.

 

Neni 210

Mira­ti­mi i deb­itorit

1. Mira­ti­mi i deb­itorit për planin vlerë­so­het i dhënë kur ai, jo më vonë se datat e mbled­hjes për votim, nuk e kundër­sh­ton planin me shkrim ose në regjistrin e gjykatës. Nëse deb­itori nuk është per­son fizik, mendi­mi kundër­shtues i një ose disa per­son­ave, që kanë shu­micën e pjesëve ose aksion­eve të deb­itorit quhet i njëjtë me mendimin kundër­shtues të deb­itorit.

2. Kundër­sh­ti­mi sipas pikës 1 të këtij neni quhet i pavlef­shëm kur:

a) deb­itori nëpër­m­jet plan­it nuk shkak­ton një gjend­je më të keqe sesa sikur të mos kishte plan;

b) asnjë kred­i­tor nuk për­fi­ton një vlerë ekonomike më të lartë sesa pre­tendi­mi i tij.

 

Neni 211

Vërte­ti­mi nga gjyka­ta

1. Pas pra­nim­it të plan­it të rior­ga­nizim­it prej kred­i­torëve, sipas parashikimeve të nen­eve 207 dhe 209 të këtij ligji dhe pasi deb­itori jep pëlqimin, plani duhet mirat­u­ar nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit.

2. Para mar­rjes së vendim­it për mira­tim, gjyka­ta dëgjon admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, komitetin e kred­i­torëve, nëse ka një të tillë, dhe deb­itorin.

 

Neni 212

Plani i kushtëzuar

Nëse në planin e rior­ga­nizim­it është parashikuar që para mira­tim­it të plotë­so­hen kushte të cak­tu­ara ose të zba­to­hen masa të tjera, plani nuk mund të mira­to­het derisa të jenë përm­bushur këto kushte. Mira­ti­mi nuk jepet, krye­sisht, nëse këto kushte nuk janë përm­bushur edhe pas mbarim­it të një afati të arsyeshëm, të ven­do­sur nga gjyka­ta.

 

Neni 213

Shkel­ja e dis­poz­i­tave pro­ce­du­rale

Mira­ti­mi nuk jepet:

a) kur nuk janë mar­rë parasysh dis­poz­i­tat për përm­ba­jt­jen dhe aspek­tet pro­ce­du­rale të plan­it të rior­ga­nizim­it, si dhe pra­n­i­mi nga kred­i­torët dhe mira­ti­mi nga deb­itori, për një çësht­je thel­bë­sore dhe e meta nuk mund të kor­rigjo­het;

b) kur pra­n­i­mi i plan­it është bërë me mjete të papër­sh­tat­shme, veçanër­isht duke sjel­lë për­fitim për një kred­i­tor të cak­tu­ar.

 

 

Neni 214

1. Me kërkesë të një kred­i­tori, mira­ti­mi i plan­it nuk pra­nohet kur një kred­i­tor:

a) kundër­sh­ton planin me shkrim ose në regjistrin e gjykatës bren­da datës së mbled­hjes për votim;

b) shkak­ton një gjend­je më të keqe se sa po të mos kishte plan.

2. Kred­i­tori me kërkesë duhet të provo­jë, në mënyrë bindëse, për gjykatën se plani shkak­ton një gjend­je më të keqe.

 

Neni 215

Shpall­ja e vendim­it

1. Vendi­mi me anë të të cilit plani i rior­ga­nizim­it mira­to­het ose hid­het poshtë duhet të shpal­let në mbled­hjen për votim ose në një mbled­hje të veçan­të, që duhet të cak­to­het në afatin më të afërt.

2. Kur plani mira­to­het, kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, që kanë depoz­i­tu­ar pre­tendime dhe kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të u dër­go­het një kop­je e plan­it ose një përm­bled­hje thel­bë­sore e tij, duke vënë në duk­je fak­tin e mira­tim­it.

 

Neni 216

Anki­mi

Kred­i­torët dhe deb­itori mund të paraqesin ankim të veçan­të sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile kundër vendim­it që mira­ton ose nuk e mira­ton planin e fal­i­men­tim­it.

 

PJESA E SHTATË

PASOJA TË PLANIT TË MIRATUAR.

MBIKËQYRJA E PËRMBUSHJES SË PLANIT

 

KREU I

 

Neni 217

Paso­jat e përgjithshme të plan­it

1. Sapo vendi­mi që mira­ton planin e rior­ga­nizim­it merr for­më të pre­rë, paso­jat e tij të pjesës së anal­izës janë të vlef­shme dhe sjellin paso­ja mbi të gjithë pjesë­tarët. Nëse pje­sa anal­izuese kërkon lind­jen, ndryshimin, kalim­in ose heq­jen dorë nga të drej­tat mbi sendet ose nëse një pjesë e veprim­tarisë së një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar duhet të mbyl­let, deklaratat e vull­netit të palëve të përf­shi­ra në plan quhen se janë ekzeku­tu­ar në for­mën e kërkuar nga ligji. I njëjti rreg­ull vlen edhe për detyrime të mar­ra për­sipër, që bazo­hen në lind­jen, ndryshimin, kalim­in ose anulim­in e të drej­tave mbi sende ose heq­jen dorë nga pjesët ose aksionet. Dy fjal­itë e para të kësaj pike zba­to­hen edhe për kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, që nuk i kanë depoz­i­tu­ar pre­tendimet e tyre, si dhe për palët që kanë kundër­sh­tu­ar planin.

2. Plani nuk cenon të drej­tat e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it kun­drejt bashkëdeb­itorëve të deb­itorit ose garan­tëve të deb­itorit, si dhe të drej­tat e këtyre kred­i­torëve mbi sende që nuk i përkasin masës së fal­i­men­tim­it ose që buro­jnë nga një njof­tim për­parësie në rad­hën e pagesës për këto sende. Megjithatë, nëpër­m­jet plan­it, deb­itori shkarko­het kun­drejt bashkëdeb­itorëve, garan­tëve ose palëve të tjera që kanë pre­tendime ndaj tij në të njëjtën mënyrë siç shkarko­het kun­drejt kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it.

3. Nëse një kred­i­tor është ripaguar më shumë se pje­sa që i takonte sipas plan­it, nuk i kërko­het të kthe­jë pjesën e tepërt.

 

Neni 218

Klau­zo­la e ringrit­jes së padisë

1. Nëse në bazë të pjesës anal­izuese të plan­it të rior­ga­nizim­it, pre­tendimet e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it janë pezul­lu­ar ose janë anu­lu­ar pjesër­isht, pezul­li­mi ose anuli­mi nuk ka paso­ja mbi kred­i­torin, pre­tendimet e të cilit deb­itori nuk i përm­bush në një masë të ndjeshme gjatë zba­tim­it të plan­it të fal­i­men­tim­it. Mospërm­bush­ja në masë të ndjeshme quhet e tillë vetëm nëse deb­itori nuk ka paguar në afat detyrim­in e matu­ru­ar edhe pas njof­tim­it me shkrim të kred­i­torit dhe pasi i është lënë një afat pagese prej të pak­tën dy javësh.

2. Nëse hapet një pro­ce­durë e re fal­i­men­ti­mi mbi pasuritë e deb­itorit para zba­tim­it të plotë të plan­it, pezul­li­mi ose heq­ja dorë nga pre­tendimet nuk është më e vlef­shme për kred­i­torët e fal­i­men­tim­it.

3. Plani mund të parashiko­jë ndryshe nga sa më sipër. Megjithatë, plani nuk mund të shmangë zba­timin e pikës 1 të këtij neni, në dëm të deb­itorit.

 

Neni 219

Pre­tendimet e kundër­shtueshme. Pre­tendimet me zëvendësim

1. Nëse një pre­tendim është kundër­sh­tu­ar në mbled­hjen e ver­i­fikim­it ose shu­ma e pre­tendim­it zëvendë­sues të ngrit­ur nga kred­i­tori i fal­i­men­tim­it me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të nuk është ver­i­fikuar ende, nuk vërte­to­het rasti i mospërm­bush­jes së detyrim­it në zba­tim të plan­it të rior­ga­nizim­it në për­puth­je me pikën 1 të nen­it 218 të këtij ligji, me kusht që deb­itori të mar­rë parasysh pre­tendimin derisa të bëhet ver­i­fiki­mi i shumës së kërkuar në masën që i përgjig­jet vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit mbi të drejtën e votës së këtij kred­i­tori për votimin për planin e rior­ga­nizim­it. Në qoftë se gjyka­ta nuk merr vendim për të drejtën e votim­it, me kërkesë të deb­itorit ose të kred­i­torit, ajo merr një vendim të mëvon­shëm për shumën e pre­tendim­it, që deb­itori duhet të mar­rë parasysh në peri­ud­hën e kushteve të përkohshme.

2. Në qoftë se ky ver­i­fikim për­fundim­tar tre­gon se deb­itori ka paguar në mënyrë të pam­jaftueshme, atëherë paguhet shu­ma e pra­pam­be­tur. Quhet mospërm­bush­je e zba­tim­it të plan­it në masë të ndjeshme vetëm rasti kur deb­itori nuk paguan shumën e pra­pam­be­tur, megjithëse kred­i­tori ka njof­tu­ar me shkrim dhe i ka lejuar një afat prej jo më pak se dy javësh.

3. Në qoftë se për­cak­ti­mi për­fundim­tar tre­gon se deb­itori ka mbi­paguar, ai mund të kërko­jë kthimin e shumës së mbi­paguar vetëm për sas­inë që tejkalon shumën e pamatu­ru­ar të pre­tendim­it të kred­i­torit sipas plan­it të rior­ga­nizim­it.

 

Neni 220

Zba­timet e plan­it

1. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, pre­tendimet e të cilëve janë ver­i­fikuar dhe janë të pakundër­sh­tu­ara nga deb­itori, mund të kërko­jnë ekzeku­timin e pre­tendimeve ndaj deb­itorit në mbled­hjen e ver­i­fikim­it në të njëjtën mënyrë sikur të ishte një vendim i for­mës së pre­rë, në bazë të plan­it të mirat­u­ar të fal­i­men­tim­it. Pre­tendi­mi i pakundër­sh­tu­ar bara­zo­het me një pre­tendim të cilit i është hed­hur poshtë kundër­sh­ti­mi i ngrit­ur. Neni 165 i këtij ligji zba­to­het sipas rastit.

2. I njëjti rreg­ull vlen edhe për ekzeku­timin e detyrueshëm të deb­itorit ndaj një të treti, i cili garan­ton përm­bush­jen e detyrimeve sipas plan­it me anë të një deklarate me shkrim të dorëzuar në sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit pa rez­ervën e kundër­sh­tim­it.

3. Në qoftë se një kred­i­tor pre­tendon të drejtën që i takon në rastin e mosz­ba­tim­it të plan­it të fal­i­men­tim­it nga deb­itori në një masë të ndjeshme, kred­i­tori, për të për­dorur klau­zolën e ekzeku­tim­it për këto të drej­ta dhe me qël­lim që të fil­lo­jë ekzeku­timin, duhet t’i provo­jë gjykatës, në mënyrë bindëse, pjesën e papaguar dhe mbarim­in e peri­ud­hës së njof­tim­it, por nuk duhet të provo­jë fak­te të tjera për mospërm­bush­jen e detyrim­it nga deb­itori.

 

Neni 221

Mbyll­ja e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Sapo vendi­mi që mira­ton planin e rior­ga­nizim­it merr for­më të pre­rë, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos mbyll­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Para mbyll­jes, admin­is­tra­tori kor­rigjon pre­tendimet e pakundër­shtueshme ndaj masës së fal­i­men­tim­it dhe jep mjete sig­uri­mi për pre­tendimet e kundër­shtueshme.

3. Ky vendim dhe shkaku i mbyll­jes shpallen pub­lik­isht. Deb­itori, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe anë­tarë të komitetit të kred­i­torëve njofto­hen që më parë për datën kur hyn në fuqi mbyll­ja e pro­ce­durës. Pika 2 e nen­it 200 të këtij ligji zba­to­het sipas rastit.

 

Neni 222

Paso­jat e mbyll­jes

1. Me mbyll­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it mbaro­jnë edhe të gjitha funk­sionet e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it dhe të anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve. Deb­itorit i kthe­het e drej­ta të dispono­jë lirisht masën e fal­i­men­tim­it.

2. Dis­poz­i­tat për mbikëqyr­jen e zba­tim­it të plan­it nuk ceno­hen.

3. Çdo padi e ngrit­ur për të kundër­sh­tu­ar veprimet e deb­itorit në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it mund të vazh­do­het nga admin­is­tra­tori edhe pas mbyll­jes së pro­ce­durës, nëse kjo është parashikuar në pjesën anal­izuese të plan­it. Në këtë rast, padia vazh­do­het për llog­a­ri të deb­itorit nëse në plan nuk është parashikuar ndryshe.

 

Neni 223

Mbikëqyr­ja e zba­tim­it të plan­it

1. Mbikëqyr­ja e zba­tim­it të plan­it mund të parashiko­het në pjesën anal­izuese të plan­it të rior­ga­nizim­it.

2. Pas mbyll­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, në rastin e pikës 1 të këtij neni, mbikëqyret përm­bush­ja e pre­tendimeve që u tako­jnë kred­i­torëve ndaj deb­itorit, sipas pjesës tra­jtuese të plan­it të rior­ga­nizim­it.

3. Kur kjo gjend­je është parashikuar në pjesën anal­izuese, mbikëqyr­ja përf­shin përm­bush­jen e pre­tendimeve të kred­i­torëve, që sipas pjesës anal­izuese, ngri­hen kundër një per­soni juridik ose një shoqërie të thjeshtë, të kri­juar pas hap­jes së pro­ce­durës për t’u bashkuar me veprim­tar­inë ose për ta vazh­d­uar atë ose ndër­mar­rjen e deb­itorit (shoqëria e bashkuar).

 

Neni 224

Detyrat dhe përgjegjësitë e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it

1. Mbikëqyr­ja është detyrë e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it. Detyrat e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it dhe të anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve dhe mbikëqyr­ja e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit vazh­do­jnë të ekzis­to­jnë.

2. Gjatë kohës së mbikëqyr­jes, admin­is­tra­tori ka për detyrë t’i rapor­to­jë, çdo vit, komitetit të kred­i­torëve, kur është cak­tu­ar një i tillë dhe gjykatës për gjend­jen dhe per­spek­tivën e mëte­jshme të real­izim­it të plan­it të rior­ga­nizim­it. E drej­ta e komitetit të kred­i­torëve dhe e gjykatës për të kërkuar në çdo kohë të dhë­na të veçan­ta ose një raport ndër­m­jetës, mbetet e pacen­uar.

 

Neni 225

Detyri­mi i admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it për të njof­tu­ar

Nëse admin­is­tra­tori vëren se pre­tendimet, shly­er­ja e të cilave mbikëqyret, nuk paguhen ose nuk mund të paguhen, ai ia bën të njo­hur këtë fakt, pa vonesë, komitetit të kred­i­torëve dhe sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit. Nëse nuk është cak­tu­ar komitet kred­i­torësh, admin­is­tra­tori në vend të tij njofton të gjithë kred­i­torët, të cilëve, sipas pjesës anal­izuese të plan­it të rior­ga­nizim­it, u takon ripag­i­mi i pre­tendimeve kundër deb­itorit ose shoqërisë në të cilën është shndër­ru­ar shoqëria ekzistuese, sipas pjesës anal­izuese të plan­it të rior­ga­nizim­it.

 

Neni 226

Veprimet që kërko­jnë pëlqim

Në pjesën anal­izuese të plan­it të rior­ga­nizim­it mund të parashiko­het që veprime të deb­itorit ose të shoqërisë së bashkuar janë të vlef­shme kur jepet pëlqi­mi i admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it. Nenet 68 pika 1 dhe 69 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 227

Kufiri i kre­disë

1. Në pjesën anal­izuese të plan­it të rior­ga­nizim­it mund të parashiko­het që kred­i­torët e fal­i­men­tim­it me rang më të ulët në kra­hasim me kred­i­torët, pre­tendimet e të cilëve rrjed­hin prej një hua­je ose kredie tjetër ku deb­itori ose shoqëria e bashkuar është bërë palë gjatë kohës së mbikëqyr­jes, duhet të vazh­do­jnë të rua­jnë sta­tusin e tyre të kred­i­torit të rangut më të ulët edhe në peri­ud­hën e mbikëqyr­jes. Në këtë rast, duhet të cak­to­het një kufi mak­si­mal për kred­itë e këtij llo­ji. Ky nuk duhet të tejkalo­jë vlerën e sendeve të paraqi­tu­ra në pasqyrën e mbikëqyr­jes së pasurive, pjesë e plan­it, sipas nen­it 192 të këtij ligji.

2. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it rad­hiten në rang më të ulët, sipas pikës 1, vetëm në kra­hasim me kred­i­torët të cilët arri­jnë në mar­rëvesh­je se çfarë mase e pre­tendim­it krye­sor, e intere­save dhe e shpen­z­imeve të huasë të dhë­na prej tyre nuk duhet të kalo­jë kufirin mak­si­mal të huasë dhe për të cilat mer­ret një mira­tim i shkru­ar nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it.

Shkro­n­ja “ç” e pikës 1 të nen­it 42 nuk ceno­het nga parashikimet e këtij neni.

 

 

Neni 228

Rang­jet më të ulë­ta të kred­i­torëve të rinj

Kred­i­torët, të drej­tat e të cilëve rrjed­hin nga kre­di të dhë­na ose të hapu­ra sipas nen­it 227 të këtij ligji, kanë pre­tendime të një ran­gu më të ulët sesa kred­i­torët me pre­tendime të tjera kon­trak­tore që lindin gjatë peri­ud­hës së mbikëqyr­jes. Këto pre­tendime vlerë­so­hen të njëj­ta me ato që lindin në bazë të një kon­trate të ndashme, e lid­hur para fil­lim­it të mbikëqyr­jes, për peri­ud­hën kohore pas datës së parë kur kred­i­tori mund të zgjid­hte kon­tratën pas fil­lim­it të mbikëqyr­jes.

 

Neni 229

Mar­r­ja parasysh e sta­tusit të rangut më të ulët

1. Çdo lloj ran­gu më i ulët i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it dhe i kred­i­torëve të për­cak­tu­ar në nenin 228 të këtij ligji, mer­ret parasysh vetëm nëse pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it hapet para për­fundim­it të mbikëqyr­jes.

2. Në këtë pro­ce­durë të re fal­i­men­ti­mi, këta kred­i­torë kanë për­parësi mbi kred­i­torët e tjerë të rang­jeve më të ulë­ta.

 

Neni 230

Njof­ti­mi i mbikëqyr­jes

1. Nëse zba­ti­mi i plan­it të rior­ga­nizim­it mbikëqyret, ky fakt shpal­let pub­lik­isht bashkë me vendimin për mbyll­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Shpall­ja pub­like duhet të përf­shi­jë:

a) në rastin e pikës 3 të nen­it 223 të këtij ligji, shtrir­jen e mbikëqyr­jes edhe mbi shoqërinë e bashkuar;

b) në rastin e nen­it 226 të këtij ligji, kriteret e veprimeve që kërko­jnë mira­timin e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it;

c) në rastin e nen­it 227 të këtij ligji shumën e kufir­it mak­si­mal të huasë.

3. Neni 30 i këtij ligji zba­to­het sipas rastit. Nëse në rastin e nen­it 226 të këtij ligji kufi­zo­het e drej­ta për kalim të një pasurie të palu­a­jt­shme ose një të drejte tjetër të regjistru­ar në një regjistër pasurie, zba­to­het sipas rastit neni 31 i këtij ligji.

 

Neni 231

Për­fundi­mi i mbikëqyr­jes

Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos për­fundimin e mbikëqyr­jes:

a) kur pre­tendimet, shly­er­ja e të cilave mbikëqyret, janë përm­bushur ose përm­bush­ja e tyre është sig­u­ru­ar;

b) kur kanë kalu­ar tre vjet nga për­fundi­mi i pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe nuk është paraqi­tur kërkesë për fil­lim­in e një pro­ce­durë të re fal­i­men­ti­mi.

Vendi­mi shpal­let pub­lik­isht. Pika 3 e nen­it 230 të këtij ligji zba­to­het sipas rastit.

 

Neni 232

Shpen­zimet e mbikëqyr­jes

Deb­itori paguan shpen­zimet e mbikëqyr­jes. Në rastin e pikës 3 të nen­it 223 shpen­zimet për mbikëqyr­jen i paguan shoqëria e bashkuar.

 

PJESA E TETË

ADMINISTRIMI NGA VETË DEBITORI

 

KREU I

 

Neni 233

Kushtet

1. Deb­itori mund të admin­istro­jë ose dispono­jë mbi pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it nën kon­trol­lin e një mbikëqyrësi nëse sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos vetad­min­istrim­in në vendimin për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Kjo pro­ce­durë u nën­shtro­het dis­poz­i­tave të përgjithshme, përveç rastit kur në këtë pjesë parashiko­het ndryshe.

2. Vendi­mi i gjykatës për admin­istrim­in nga vetë deb­itori përm­ban:

a) kërkesën e deb­itorit;

b) mira­timin e kred­i­torit, që kërkon hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it për kërkesën e deb­itorit;

c) në për­puth­je me rrethanat, duhet që mendi­mi i gjykatës të mos sjel­lë një shtyt­je të pro­ce­durës ose të sjel­lë dëme për kred­i­torët.

3. Në rastin e pikës 1 të këtij neni, ven­doset mbikëqyrës në vend të një admin­is­tra­tori të fal­i­men­tim­it. Pre­tendimet e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it depoz­i­to­hen te mbikëqyrësi. Në këtë rast nuk zba­to­hen parashikimet e nen­it 31 të këtij ligji.

 

Neni 234

Urdhri i mëvon­shëm

Në qoftë se sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka hed­hur poshtë kërkesën e deb­itorit për vetad­min­istrim, por mbled­h­ja e kred­i­torëve kërkon vetad­min­istrim­in e deb­itorit nën kon­trol­lin e një mbikëqyrësi, gjyka­ta urd­hëron vetad­min­istrim­in. Admin­is­tra­tori i mëparshëm mund të cak­to­het si mbikëqyrës.

 

Neni 235

Anuli­mi i urdhrit të gjykatës për admin­istrim nga vetë deb­itori nën mbikëqyr­je

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit anu­lon urdhrin për admin­istrim nga vetë deb­itori nën mbikëqyr­jen e një mbikëqyrësi, nëse diç­ka e tillë kërko­het:

a) nga mbled­h­ja e kred­i­torëve;

b) nga një kred­i­tor me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të ose nga kred­i­tori i fal­i­men­tim­it edhe nëse nuk ekzis­to­jnë me kushtet e parashikuara nga shkro­n­ja “c” e nen­it 233 të këtij ligji;

c) nga deb­itori.

2. Kërke­sa e një kred­i­tori është e pranueshme nëse i vërte­ton gjykatës, në mënyrë bindëse, se nuk ekzis­to­jnë me kushtet. Për­para se të ven­dosë për kërkesën, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit dëgjon deb­itorin. Kundër vendim­it kred­i­tori dhe deb­itori kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

3. Mbikëqyrësi i deri­atëher­shëm mund të cak­to­het si admin­is­tra­tor fal­i­men­ti­mi.

 

Neni 236

Shpall­ja pub­like

Vendi­mi i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, me të cilin urd­hëro­het admin­istri­mi nga vetë deb­itori pas fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose me të cilin anu­lo­het ky urd­hër, shpal­let pub­lik­isht.

 

Neni 237

Sta­tusi i mbikëqyrësit

1. Zba­to­hen sipas rastit neni 37 shkro­n­ja “b”, nenet 43 deri në 47 dhe nenet 48 deri në 51 të këtij ligji për cak­timin e mbikëqyrësit, për mbikëqyr­jen e tij nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, përgjegjë­sive dhe të shpër­blimeve të mbikëqyrësit.

2. Mbikëqyrësi ver­i­fikon gjend­jen ekonomike të deb­itorit dhe mon­i­toron admin­istrim­in e biz­ne­sit dhe shpen­zimet për për­bal­lim­in e jetesës.

3. Kur mbikëqyrësi vëren rrethana që sug­jero­jnë se vazhdi­mi i vetad­min­istrim­it do të dëm­tonte kred­i­torët, ai ua bën të ditur këtë rrethanë, pa vonesë, komitetit të kred­i­torëve dhe sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit. Kur nuk është cak­tu­ar komitet kred­i­torësh, mbikëqyrësi njofton kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, që kanë depoz­i­tu­ar pre­tendimet e tyre dhe kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të.

 

Neni 238

Kërke­sa për mira­timin e mbikëqyrësit

1. Deb­itori mund të mar­rë për­sipër detyrime që nuk kanë të bëjnë me ushtrim­in e zakon­shëm të veprim­tarisë, vetëm me pëlqimin e mbikëqyrësit. Deb­itori nuk mund të mar­rë për­sipër detyrimet që kanë të bëjnë me ushtrim­in e veprim­tarisë, kur mbikëqyrësi e kundër­sh­ton këtë veprim.

2. Mbikëqyrësi mund t’i kërko­jë deb­itorit t’i lejo­jë atij mbled­hjen dhe kry­er­jen e të gjitha page­save.

 

Neni 239

Kërke­sa për pëlqimin e komitetit të kred­i­torëve

Deb­itori duhet të mar­rë pëlqimin e komitetit të kred­i­torëve për çdo veprim juridik të një rëndësie të veçan­të për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it. Nenet 128 pika 2, 129 dhe neni 132 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 240

Urdhri i gjykatës për mira­tim

1. Me kërkesë të mbled­hjes së kred­i­torëve, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit urd­hëron që veprime juridike të cak­tu­ara të deb­itorit të jenë të vlef­shme vetëm me mira­timin e mbikëqyrësit. Nenet 68 dhe 69 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit. Në qoftë se mbikëqyrësi mira­ton një veprim, që kri­jon një detyrim ndaj masës së fal­i­men­tim­it, neni 47 zba­to­het sipas rastit.

2. Urdhri mund të lëshohet me kërkesë të një kred­i­tori me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të ose të një kred­i­tori të masës së fal­i­men­tim­it kur kërke­sa është urgjente, me qël­lim që të shmangë dëm­timin e kred­i­torëve. Urdhri lëshohet kur pala kërkuese i vërte­ton gjykatës, në mënyrë bindëse, se janë kushtet për një urd­hër të tillë.

3. Urdhri shpal­let pub­lik­isht. Neni 30 i këtij ligji zba­to­het sipas rastit. Nëse e drej­ta për tjetër­sim të një pasurie të palu­a­jt­shme ose një e drejtë tjetër e regjistru­ar në një regjistër pronësie kërko­jnë dhënien e mira­tim­it, zba­to­het sipas rastit neni 31 i këtij ligji.

 

Neni 241

Fondet për deb­itorin për për­bal­lim­in e jetesës

1. Deb­itori mund të mar­rë nga masa e fal­i­men­tim­it një shumë të cak­tu­ar për vete dhe për anë­tarët e famil­jes, siç për­cak­to­het në të pikën 2 të nen­it 84 të këtij ligji, e cila i lejon atij kushte mod­este jetese.

2. Nëse deb­itori nuk është per­son fizik, zba­to­het pika 1 e këtij neni, sipas rastit, për anë­tarët e organ­it që për­faqë­son deb­itorin dhe që vepro­jnë në të njëjtën mënyrë si ortakët e përgjithshëm të deb­itorit.

 

Neni 242

Kon­tratat

Dis­poz­i­tat e këtij ligji për përm­bush­jen e veprimeve juridike, të parashikuara në nenet 86 deri 89 të këtij ligji zba­to­hen me kusht që deb­itori të zëvendë­so­jë admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it. Deb­itori ushtron të drej­ta, sipas këtyre dis­poz­i­tave, me mira­timin e mbikëqyrësit.

 

Neni 243

Detyrimet ndaj masës së fal­i­men­tim­it. Kundër­sh­ti­mi i veprimeve

Vetëm mbikëqyrësi mund të pre­tendo­jë detyrimet në favor të masës së fal­i­men­tim­it sipas nen­eve 77 dhe 78 të këtij ligji, si dhe të kundër­sh­to­jë veprime sipas nen­eve 100 deri 115 të këtij ligji.

 

Neni 244

Njof­ti­mi i kred­i­torëve

1. Deb­itori për­cak­ton listën e sendeve të masës së fal­i­men­tim­it, listën e kred­i­torëve dhe tabelën e pasurive, sipas nen­eve 119 deri 121 të këtij ligji. Mbikëqyrësi duhet të ver­i­fiko­jë lis­tat dhe tabelën e pasurive dhe të japë shp­jegime me shkrim për secilën prej tyre, duke treguar nëse rezul­tatet e ver­i­fikim­it lënë vend për vëre­jt­je.

2. Deb­itori rapor­ton në mbled­hjen e rapor­tim­it. Mbikëqyrësi komen­ton rapor­timin.

3. Deb­itori ka për detyrë të paraqesë llog­a­r­itë, sipas nen­eve 53 dhe 123 të këtij ligji.

 

Neni 245

Zotëri­mi i kolat­er­alit

1. Deb­itori ushtron të drejtën e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it për të zotëru­ar mbi sende, të cilat i nën­shtro­hen të drejtës së ripagim­it të veçan­të. Megjithatë nuk paguhen shpen­zimet e për­cak­tim­it të sendeve dhe të të drej­tave mbi këto sende. Si shpen­z­ime zotëri­mi mund të cak­to­hen vetëm shpen­zimet për zotërim­in e sendit dhe detyri­mi tati­mor i mund­shëm.

2. Deb­itori ushtron të drejtën e vet për zotërim me mira­timin e mbikëqyrësit.

 

Neni 246

Ripag­i­mi i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it

1. Gjatë shqyr­tim­it të pre­tendimeve, deb­itori dhe mbikëqyrësi mund të kundër­sh­to­jnë pre­tendimet e depoz­i­tu­ara, përveç kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it. Pre­tendi­mi i kundër­sh­tu­ar nga një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, nga deb­itori ose nga mbikëqyrësi quhet i pavërte­t­u­ar.

2. Deb­itori kryen shpërn­dar­jen. Mbikëqyrësi ver­i­fikon të gjitha lis­tat e shpërn­dar­jes dhe deklaron me shkrim, për secilin rast, nëse ka vëre­jt­je për rezul­tatet e ver­i­fikim­it.

 

Neni 247

Plani i rior­ga­nizim­it

1. Mbikëqyrësi ose deb­itori merr për­sipër detyrën e mbled­hjes së kred­i­torëve për har­timin e plan­it të rior­ga­nizim­it. Kur detyra i ngarko­het deb­itorit, mbikëqyrësi bashkëpunon si këshill­tar në har­timin e këtij plani.

2. Mbikëqyrësi kon­trol­lon aspek­tet e ndryshme të zba­tim­it të plan­it.

 

Neni 248

Pam­jaftuesh­mëria e pasurive në masën e fal­i­men­tim­it

Mbikëqyrësi njofton gjykatën për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive në masën e fal­i­men­tim­it.

 

PJESA E NËNTË

SHKARKIMI NGA PJESA E MBETUR E DETYRIMIT

 

KREU I

 

Neni 249

Pari­mi

Kur deb­itori është per­son fizik, ai shkarko­het nga detyrimet e pash­ly­era ndaj kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sipas dis­poz­i­tave të parashikuara në nenet 250 deri në 266 të këtij ligji.

 

Neni 250

Kërke­sa e deb­itorit

1. Shkarki­mi nga detyrimet e mbe­tu­ra bëhet me kërkesë të deb­itorit. Kërke­sa me shkrim depoz­i­to­het në sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit ose regjistro­het në regjistrin e gjykatës. Kjo kërkesë mund t’i bashko­het kërkesës për fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Kërkesës i bashkëlid­het deklara­ta, që vërte­ton vull­netin e deb­itorit për t’ia kalu­ar një kujdestari, të cilin e cak­ton gjyka­ta, shu­mat e tepër­ta që duhet t’i paguhen atij e që buro­jnë nga një kon­tratë shër­bi­mi. Kujdestari cak­to­het për një peri­ud­hë prej tre vjetësh pas mbyll­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Në qoftë se deb­itori ia ka kalu­ar ose ia ka dhënë peng një të treti këto pre­tendime për­para kërkesës, ky fakt shëno­het në deklaratë.

3. Janë të pavlef­shme mar­rëvesh­jet që për­jash­to­jnë, kushtë­zo­jnë ose, në mënyra të tjera, kufi­zo­jnë deb­itorin të heqë dorë prej pre­tendimeve për të për­fi­tu­ar page­sa që buro­jnë nga një mar­rëd­hënie shër­bi­mi ose page­sa aktuale në vend të tyre, në rastin kur këto mar­rëvesh­je pen­go­jnë ose dëm­to­jnë deklaratën për heq­je dorë sipas fjal­isë së parë të pikës 2 të këtij neni.

 

Neni 251

E drej­ta e propozim­it

Deb­itori dhe kred­i­torët mund t’i propo­zo­jnë sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit një indi­vid të për­sh­tat­shëm për të vepru­ar si i besuar në rastin konkret.

 

Neni 252

Vendi­mi i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit

1. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it ose admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dëgjo­hen në mbled­hjen për­fundimtare me kërkesë të deb­itorit.

2. Kundër këtij vendi­mi mund të paraqesë ankim të veçan­të deb­itori dhe çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, që nuk ka pran­uar shkarkimin nga detyrimet e mbe­tu­ra në mbled­hjen për­fundimtare. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it për­fun­don pasi vendi­mi të mar­rë for­më të pre­rë. Vendi­mi i for­mës së pre­rë shpal­let pub­lik­isht bashkë me vendimin për mbyll­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 253

Refuz­i­mi për shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur

1. Vendi­mi nuk pra­non shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur kur mospra­n­i­mi është kërkuar nga një kred­i­tor i fal­i­men­tim­it në mbled­hjen për­fundimtare dhe kur:

a) deb­itori është dënuar me vendim të for­mës së pre­rë për një vepër penale, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal;

b) deb­itori, në tri vitet e fun­dit para kërkesës për fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose pas paraqit­jes së kësaj kërkese, me qël­lim ose për shkak të paku­jde­sisë ka dhënë deklaratë, me shkrim, false ose të paplotë, për gjend­jen e tij ekonomike, me anë të së cilës deb­itori ka zbat­u­ar për një kre­di, për grante nga fonde pub­like ose ka shman­gur page­sa në favor të fondeve pub­like;

c) deb­itori është shkarkuar nga detyrimet e mbe­tu­ra në dhjetë vitet e fun­dit për­para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose pas kërkesës, ose nëse kjo kërkesë është hed­hur poshtë sipas nen­eve 259 ose 260 të këtij ligji;

ç) deb­itori, në vitin e fun­dit për­para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose pas kësaj kërkese, me qël­lim ose nga paku­jde­sia, ka pen­guar ripag­imin e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, duke kri­juar detyrime të panevo­jshme, duke shpër­doru­ar pasuritë ose duke vonuar hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose të per­spek­tivës për për­mirësimin e gjend­jes së tij ekonomike;

d) gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, deb­itori me qël­lim ose nga paku­jde­sia ka shkelur detyrim­in për të dhënë të dhë­na ose për të bashkëpunuar;

dh) deb­itori ka dhënë deklara­ta false ose të paplota, me qël­lim ose nga paku­jde­sia, në lis­tat e detyrueshme për t’u paraqi­tur për pasur­inë dhe të ard­hu­rat e tij, të kred­i­torëve të tij dhe të pre­tendimeve të ngrit­u­ra ndaj tij.

2. Kërke­sa e kred­i­torit për mospran­im shoqëro­het me një letër­sh­p­jeguese të shkaqeve për të cilat nuk duhet pran­uar shkarki­mi nga detyri­mi i mbe­tur.

 

Neni 254

Dhë­nia me kusht e shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur

1. Përveç rastit kur ekzis­ton njëri nga kushtet e nen­it 253 të këtij ligji, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit deklaron në vendimin e vet nëse deb­itori fiton shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur.

2. Gjyka­ta cak­ton me të njëjtin vendim të besuar­in, të cilit i kalo­jnë të ard­hu­rat e tepër­ta të deb­itorit, sipas deklaratës që bën deb­itori për këtë qël­lim, sipas pikës 2 të nen­it 250 të këtij ligji.

 

Neni 255

Sta­tusi juridik i kujdestar­it

1. Kujdestari ka detyrë t’i njofto­jë sta­tusin e vet per­son­it të detyru­ar për të kry­er pagesën. Kujdestari ndan nga pasuritë e tij shu­mat e mar­ra në bazë të këtij sta­tusi, së bashku me page­sa të tjera të kry­era nga deb­itori ose palë të tre­ta dhe ua shpërn­dan ato çdo vit kred­i­torëve mbi bazën e listës për­fundimtare.

2. Mbled­h­ja e kred­i­torëve mund t’i ngarko­jë, gjithash­tu, kujdestar­it detyrën e mbikëqyr­jes së deb­itorit për përm­bush­jen e detyrave të tij. Në këtë rast, kujdestari njofton pa vonesë kred­i­torët kur vëren shkel­je për këto detyrime. Kujdestari është i detyru­ar të mbikëqyrë vetëm nëse është paguar ose para­paguar page­sa sht­esë për këtë detyrë.

3. Kujdestari, në për­fundim të detyrës së vet, duhet t’i rapor­to­jë sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit. Nenet 45 dhe 46 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit, ndër­sa neni 46 i këtij ligji zba­to­het me kushtet që secili prej kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it mund të kërko­jë shkarkimin e kujdestar­it dhe çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi mund të paraqesë ankim të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

Neni 256

Shpër­bli­mi i kujdestar­it

1. Kujdestari ka të drejtën e shpër­blim­it për punën e vet dhe për pag­imin e shpen­z­imeve të arsyeshme. Në shpër­blim përf­shi­hen koha e shpen­zuar nga kujdestari dhe vël­li­mi i punës së tij.

2. Nenet 51 dhe 52 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 257

Tra­j­ti­mi i barabartë i kred­i­torëve

1. Nuk mund të kry­hen ekzeku­time të detyrueshme mbi pasuritë e deb­itorit në favor të kred­i­torëve të veçan­të të fal­i­men­tim­it gjatë peri­ud­hës kur deb­itori ia ka kalu­ar kujdestar­it të drejtën e veprim­it.

2. Është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je e deb­itorit ose e per­son­ave të tjerë me kred­i­torë të veçan­të fal­i­men­ti­mi, që parashikon për­fitime për këta të fun­dit.

3. Per­soni i ngarkuar për të kry­er page­sa që mbu­lo­hen nga veprimet e kujdestar­it mund të bëjë një kom­pen­sim të ndërsjel­lë për pre­tendimet kundër deb­itorit, që ka të drejtën e kom­pen­sim­it, sipas pikës 2 të nen­it 96 të këtij ligji, në rast se pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it vazh­don.

 

Neni 258

Detyrimet e deb­itorit

1. Deb­itori gjatë kohëzg­jat­jes së kalim­it të të drej­tave kujdestar­it ka detyrë të zba­to­jë rreg­ul­lat e mëposhtme:

a) të zhvil­lo­jë një veprim­tari të për­sh­tat­shme fitim­prurëse ose të kërko­jë punësim dhe të mos refu­zo­jë një punë të arsyeshme kur është i papunë;

b) t’i trans­fer­o­jë kujdestar­it gjys­mën e vlerës së pasurisë që ka fitu­ar me rrugë trashëgimie ose në lid­hje me një të drejtë trashëgimie të ardhshme;

c) të njofto­jë sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit dhe kujdestarin, pa vonesë, për çdo ndryshim të vend­ba­nim­it ose të ven­dit të punës, të mos fshe­hë të ard­hu­ra ose çdo pasuri tjetër sipas pikës 2 të këtij neni, që përf­shi­hen në aktin e kalim­it të të drej­tave kujdestar­it dhe të njofto­jë gjykatën dhe kujdestarin, me kërkesën e tyre, për të ard­hu­rat nga punësi­mi ose për për­p­jek­jet për të gje­tur punësim, si dhe për të ard­hu­rat dhe pasur­inë e tij;

ç) t’u krye­jë page­sat kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it vetëm nëpër­m­jet kujdestar­it dhe të mos sjel­lë për­fitime të veçan­ta për asnjë kred­i­tor fal­i­men­ti­mi.

2. Në rast se deb­itori ushtron një veprim­tari të pavaru­ar, ai ripaguan kred­i­torët nëpër­m­jet kujdestar­it, në të njëjtën mënyrë sikur të kishte hyrë në një kon­tratë të rreg­ullt shër­bi­mi.

 

Neni 259

Shkel­jet e detyrimeve

1. Me kërkesë të një kred­i­tori fal­i­men­ti­mi, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyrimet e mbe­tu­ra kur deb­itori, gjatë kohëzg­jat­jes së aktit për veprim të kujdestar­it, shkel një prej detyrimeve të tij dhe, për paso­jë, pen­gon shly­er­jen e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it. Ky rreg­ull zba­to­het vetëm kur deb­itori vepron me dash­je. Kjo kërkesë mund të paraqitet vetëm bren­da një viti nga koha kur kred­i­tori ka mar­rë dijeni për shkel­jen e një detyri­mi. Kërke­sa pra­nohet nëse kushtet e sipër­për­men­dura vërte­to­hen në mënyrë bindëse për gjykatën.

2. Para mar­rjes së vendim­it për kërkesën, gjyka­ta dëgjon kujdestarin, deb­itorin dhe kred­i­torët e fal­i­men­tim­it. Deb­itori duhet të japë të dhë­na mbi detyrimet e veta në këtë mbled­hje dhe, kur e kërkon kred­i­tori, të sig­uro­jë vërtetës­inë e të dhë­nave duke dhënë një deklaratë të bet­u­ar. Kur deb­itori nuk i jep të dhë­nat ose deklaratën e bet­u­ar bren­da afatit të cak­tu­ar, pa ndon­jë jus­ti­fikim të arsyeshëm, ose kur nuk paraqitet në mbled­hjen e cak­tu­ar nga gjyka­ta për dhënien e të dhë­nave a deklaratës së bet­u­ar, edhe pse i është dër­guar njof­tim i rreg­ullt dhe nuk ka jus­ti­fikim të arsyeshëm, shkarki­mi nga detyri­mi i mbe­tur refu­zo­het.

3. Kundër vendim­it, kërkue­si dhe deb­itori mund të paraqesin ankim të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile. Refuz­i­mi i shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur shpal­let pub­lik­isht.

 

Neni 260

Vepra penale në lid­hje me fal­i­men­timin

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur me kërkesë të një kred­i­tori fal­i­men­ti­mi kur deb­itori është dënuar me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal, në peri­ud­hën ndër­m­jet mbled­hjes për­fundimtare dhe mbyll­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose gjatë peri­ud­hës së aktit të veprim­it të kujdestar­it.

2. Fjalia e dytë dhe e tretë e pikës 1 të nen­it 259 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 261

Shpër­bli­mi min­i­mal i kujdestar­it

1. Me kërkesë të kujdestar­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur në rast se shu­mat e mar­ra për vitin e kalu­ar të veprim­tarisë nuk kanë mbu­lu­ar shpër­blim­in min­i­mal të tij dhe nëse deb­itori nuk e ka paguar shumën e pam­bu­lu­ar, megjithëse kujdestari i ka kërkuar me shkrim pagesën bren­da një afati të pak­tën dyja­vor, ku ka vënë në duk­je mundës­inë e refuzim­it të shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur bren­da dy javësh.

2. Për­para mar­rjes së vendim­it, gjyka­ta dëgjon deb­itorin. Gjyka­ta nuk e hedh poshtë shkarkimin kur deb­itori, me kërkesë të gjykatës, paguan shumën e mbe­tur bren­da dy javësh.

3. Pika 3 e nen­it 259 të këtij ligji zba­to­het sipas rastit.

 

Neni 262

Për­fundi­mi i parakohshëm

Në qoftë se shkarki­mi nga detyri­mi i mbe­tur hid­het poshtë, sipas nen­eve 259, 260 dhe 261 të këtij ligji, akti i veprim­it të kujdestar­it, detyra e kujdestar­it dhe kufiz­i­mi i të drej­tave të kred­i­torëve bëhen të pavlef­shme, sapo vendi­mi i gjykatës merr for­më të pre­rë.

 

Neni 263

Vendi­mi për shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur

1. Në qoftë se ka për­fun­d­uar peri­ud­ha e veprim­it të kujdestar­it dhe nuk ka për­fundim të parakohshëm, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos për shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur pasi dëgjon kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, kujdestarin dhe deb­itorin.

2. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur me kërkesën e një kred­i­tori fal­i­men­ti­mi, sipas kushteve të pikave 1 dhe 2 fjalia e tretë të nen­it 259 ose të nen­it 260, ose me kërkesë të kujdestar­it kur ekzis­to­jnë kushtet e nen­it 261 të këtij ligji.

3. Vendi­mi shpal­let pub­lik­isht. Deb­itori dhe çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, i cili gjatë seancës ka kërkuar refuz­imin e shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur, sipas pikës 1 të këtij neni, kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të kundër vendim­it, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

Neni 264

Paso­ja e shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur

1. Kur mira­to­het shkarki­mi nga detyri­mi i mbe­tur, ai është i vlef­shëm për të gjithë kred­i­torët e fal­i­men­tim­it. Kjo vlef­sh­mëri zba­to­het edhe për kred­i­torët që nuk i kanë depoz­i­tu­ar pre­tendimet e tyre.

2. Nuk ceno­hen nga shkarki­mi prej detyrim­it të mbe­tur të drej­tat e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it kun­drejt deb­itorëve të deb­itorit dhe garan­tëve, si dhe të drej­tat e tyre që buro­jnë nga një njof­tim i regjistru­ar për­parësie në pagesë, me të cilën sig­uro­hen këta kred­i­torë ose që buron nga një e drejtë për ripag­im të veçan­të në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it. Megjithatë, deb­itori shkarko­het kun­drejt kred­i­torëve, bashkëdeb­itorëve, garan­tëve ose per­son­ave të tjerë me pre­tendime ndaj tij në të njëjtën mënyrë që shkarko­het nga detyrimet e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it.

3. Në qoftë se një kred­i­tor pa të drejtë ripag­i­mi, ripaguhet si paso­jë e shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur, ky kred­i­tor nuk është i detyru­ar të kthe­jë shumën e mar­rë.

 

Neni 265

Pre­tendimet e për­jash­tu­ara

1. Shkarki­mi nga detyri­mi i mbe­tur nuk cenon:

a) detyrime të deb­itorit të shkak­tu­ara nga dëme të kry­era me dash­je;

b) detyrime si paso­jë e shkel­jeve civile dhe penale, sipas shkro­n­jës “c” të pikës 1 të nen­it 42 të këtij ligji.

 

Neni 266

Prapësi­mi i shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur

1. Me kërkesë të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur, kur më vonë vërte­to­het që deb­itori ka shkelur me dash­je një nga detyrimet e tij dhe, si paso­jë, ka dëm­tu­ar në mënyrë të ndjeshme shly­er­jen e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it.

2. Kërke­sa e kred­i­torit pra­nohet vetëm nëse depoz­i­to­het bren­da një viti nga shpall­ja e vendim­it të for­mës së pre­rë për shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur dhe nëse vërte­to­het që ekzis­to­jnë kushtet e pikës 1 të këtij neni dhe nëse vërte­to­het që kred­i­tori nuk ka pasur dijeni për to, deri në kohën kur vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë.

3. Para mar­rjes së vendim­it duhet të dëgjo­hen deb­itori dhe kujdestari. Kërkue­si dhe deb­itori kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të kundër vendim­it, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

PJESA E DHJETË

PROCEDURA E FALIMENTIMIT PËR KONSUMATORËT DHE PROCEDURA TË TJERA MË PAK TË RËNDËSISHME

 

KREU I

FUSHA E ZBATIMIT

 

Neni 267

Pari­mi

1. Në qoftë se deb­itori është per­son fizik pa veprim­tari ekonomike ose ushtron një veprim­tari ekonomike të vogël të pavarur, vle­jnë dis­poz­i­tat e përgjithshme, me kusht që në këtë pjesë të mos jetë parashikuar ndryshe.

2. Një veprim­tari e pavarur ekonomike është e for­mës së vogël në kup­ti­min e pikës 1 të këtij neni, sido­mos kur për nga llo­ji dhe mad­hësia nuk kërkon një struk­turë biz­ne­si nga pikë­pam­ja tregtare.

 

KREU II

PLANI I SHLYERJES Së DETYRIMEVE

 

Neni 268

Kërke­sa e deb­itorit për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

Me kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori mund të paraqesë një plan për shly­er­jen e detyrimeve. Ky plan mund të përm­ba­jë të gjitha dis­poz­i­tat e për­sh­tat­shme për të çuar në një shly­er­je të duhur të detyrimeve ku mer­ren parasysh intere­sat e kred­i­torëve dhe pasuria e deb­itorit, si dhe të ard­hu­rat dhe rrethanat famil­jare. Plani parashikon masën, prek­jen e garan­cive, peng­jet dhe for­ma të tjera sig­uri­mi të kred­i­torëve.

 

Neni 269

Pezul­li­mi i pro­ce­durës

1. Kur deb­itori paraqet një plan për shly­er­jen e detyrimeve, pro­ce­du­ra për kërkesën për fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it pezul­lo­het deri në mar­rjen e një vendi­mi mbi planin. Kjo peri­ud­hë kohore nuk duhet të jetë më shumë se tre muaj.

2. Pika 1 e këtij neni nuk cenon urdhrin e ven­dos­jes së masave të sig­urisë.

3. Kur një kred­i­tor kërkon hap­jen e pro­ce­durës, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit duhet t’i japë mundës­inë deb­itorit të paraqesë kërkesë para se të mar­rë vendim për hap­jen e pro­ce­durës. Në qoftë se deb­itori bën kërkesë dhe dorë­zon bren­da një mua­ji një plan për shly­er­jen e detyrimeve, pika 1 e këtij neni zba­to­het edhe për kërkesën e deb­itorit.

 

Neni 270

Shër­bi­mi ndaj kred­i­torëve

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit u jep kred­i­torëve të për­men­dur nga deb­itori listën e pasurive dhe listën e kred­i­torëve, sipas nen­it 15 të këtij ligji, si dhe planin e shly­er­jes së detyrimeve, dhe njëko­hë­sisht i fton kred­i­torët, që bren­da një peri­ud­he një­mu­jore, të paraqesin komentet e tyre ndaj lis­tave dhe plan­it të shly­er­jes së detyrimeve. Duke iu refer­u­ar shpre­himisht paso­jave ligjore të fjal­isë së dytë të pikës 3 të nen­it 271 të këtij ligji, çdo kred­i­tori i jepet mundësia të shqyr­to­jë të dhë­nat për pre­tendimin e tij në listën e pre­tendimeve, bren­da afatit të paraqi­tur në fjal­inë e parë dhe, kur është e nevo­jshme, të bëjë plotësime.

2. Nëse komentet e kred­i­torit, sipas fjal­isë së parë të pikës 1 të këtij neni, nuk arri­jnë bren­da afatit të cak­tu­ar, atëherë vlerë­so­het se plani i shly­er­jes së detyrimeve është pran­uar. Kjo duhet të vihet në duk­je në kërkesën për komente.

3. Pasi ka për­fun­d­uar afati, sipas fjal­isë së parë të pikës 1 të këtij neni, deb­itorit duhet t’i jepet mundësia, që bren­da një afati të cak­tu­ar nga gjyka­ta, të ndrysho­jë ose të plotë­so­jë planin për shly­er­jen e detyrimeve, kur kjo është e nevo­jshme mbi bazën e komenteve të njer­it prej kred­i­torëve ose kur kjo duket e arsyeshme pasi është në interes të shly­er­jes me mar­rëvesh­je të detyrim­it të mbe­tur. Kred­i­torët duhet të njofto­hen për ndryshimet ose plotësimet nëse kjo është e nevo­jshme. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 271

Pra­n­i­mi i plan­it të shly­er­jes së detyrimeve

1. Në qoftë se asnjë kred­i­tor nuk ka paraqi­tur vëre­jt­je ndaj plan­it të shly­er­jes së detyrimeve ose në qoftë se pra­n­i­mi zëvendë­so­het, sipas nen­it 272 të këtij ligji, plani i shly­er­jes së detyrimeve vlerë­so­het i pran­uar. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit e për­cak­ton këtë në vendim. Plani i shly­er­jes së detyrimeve ka fuqinë dhe paso­jat e një tit­ul­li ekzeku­tiv, sipas nen­it 510 të Kodit të Pro­ce­durës Civile. Një kop­je e plan­it të shly­er­jes së detyrimeve dhe e vendim­it, sipas fjal­isë së parë, u dorë­zo­het kred­i­torëve dhe deb­itorit.

2. Kërke­sa për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe e lëshim­it të urdhrit për shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur vlerë­so­het e tërhe­qur.

3. Nëse në listën e deb­itorit nuk fig­uro­jnë pre­tendimet dhe kur ato nuk janë për­men­dur gjatë për­gatit­jes së plan­it të shly­er­jes së detyrimeve të mbe­tu­ra, kred­i­torët mund të kërko­jnë përm­bush­jen e detyrim­it prej deb­itorit. Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het kur kred­i­tori nuk ka plotë­suar, bren­da afatit të cak­tu­ar, të dhë­nat për pre­tendimin e tij në listën e pre­tendimeve që i është dër­guar nga gjyka­ta, sipas pikës 1 të nen­it 270 të këtij ligji, edhe pse pre­tendi­mi mund të kishte lin­dur për­para mbarim­it të afatit. Në këtë rast pre­tendi­mi bëhet i pavlef­shëm.

 

Neni 272

Zëvendësi­mi i mira­tim­it

1. Në qoftë se plani i shly­er­jes së detyrimeve mira­to­het nga më shumë se gjys­ma e kred­i­torëve të regjistru­ar dhe nëse shu­ma e pre­tendimeve të kred­i­torëve në favor për­bën më shumë se gjys­mën e pre­tendimeve të kred­i­torëve të regjistru­ar, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit zëvendë­son me një vendim mira­timin e kred­i­torëve kundër plan­it të shly­er­jes së detyrim­it të mbe­tur. Kjo nuk zba­to­het kur:

a) kred­i­tori që ka paraqi­tur kundër­sh­timin nuk përf­shi­het në masën e duhur në kra­hasim me kred­i­torët e tjerë;

b) ky kred­i­tor nëpër­m­jet plan­it të likuidim­it të detyrimeve dëm­to­het ekonomik­isht më shumë sesa në rastin e zba­tim­it të pro­ce­durës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur. Në rast dyshi­mi, gjatë pro­ce­durës mer­ren për bazë të ard­hu­rat, pasuria dhe gjend­ja famil­jare e deb­itorit në kohën e paraqit­jes së kërkesës.

2. Para mar­rjes së vendim­it dëgjo­het kred­i­tori. Ai duhet të paraqesë shkaqe të besueshme lid­hur me arsyet që, sipas pikës 1 të këtij neni, pen­go­jnë zëvendësimin e vëre­jt­jeve të tij me mira­tim. Kundër vendim­it, kërkue­si dhe kred­i­tori, mira­ti­mi i të cilëve zëvendë­so­het, kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

3. Kur kred­i­tori jep shkaqe të besueshme për fak­te që kri­jo­jnë dyshime bindëse se një pre­tendim i deklaru­ar nga deb­itori ekzis­ton ose i përgjig­jet një shume më të mad­he ose më të vogël se ajo që është deklaru­ar, dhe nëse prej kësaj varet fak­ti që kred­i­tori është përf­shirë në mënyrë të për­sh­tat­shme në kra­hasim me kred­i­torët e tjerë, mira­ti­mi i kred­i­torit, sipas fjal­isë së dytë të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të zëvendë­so­het.

 

Neni 273

Shpen­zimet

Kred­i­torët nuk mund të ngrenë ndaj deb­itorit pre­tendime për pag­imin e shpen­z­imeve që lindin në lid­hje me planin e shly­er­jes së detyrimeve.

 

KREU III

PROCEDURË FALIMENTIMI E THJESHTUAR

 

Neni 274

Fil­li­mi i punës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

Në qoftë se plani i shly­er­jes së detyrimeve kundër­sh­to­het dhe këto kundër­sh­time nuk zëven­do­hen nga një mira­tim i gjykatës, sipas nen­it 272 të këtij ligji, pro­ce­du­ra për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it fil­lon përsëri, krye­sisht.

 

Neni 275

Thjesh­timet e përgjithshme të pro­ce­durës

1. Kur hapet pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it në kundër­sh­tim me nenin 28 të këtij ligji, cak­to­het vetëm një mbled­hje ver­i­fiki­mi.

2. Në qoftë se rrethanat pasurore të deb­itorit janë të qar­ta dhe num­ri i kred­i­torëve ose masa e detyrimeve është e vogël, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të urd­hëro­jë që pro­ce­du­ra ose një pjesë e saj të bëhen me shkrim. Gjyka­ta mund të anu­lo­jë ose të ndrysho­jë këtë urd­hër në çdo kohë.

3. Dis­poz­i­tat për planin e rior­ga­nizim­it, sipas nen­eve 180 deri në 230 të këtij ligji, dhe për vetad­min­istrim­in, sipas nen­eve 233 deri në 248 të këtij ligji, nuk zba­to­hen.

 

Neni 276

Kujdestari

1. Detyrat e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it i kalo­jnë kujdestar­it të zgjed­hur, sipas nen­it 255 të këtij ligji. Kujdestari cak­to­het në fil­lim të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Nenet 43 deri në 47 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

2. Kujdestari nuk ka të drejtën e shfry­tëzim­it të sendeve të vëna peng ose të cak­tu­ara si sende për të drejtë ripag­i­mi të veçan­të. Të drej­tat e kred­i­torëve të sig­u­ru­ar mbeten të papreku­ra.

 

Neni 277

Shpërn­dar­ja e thjesh­tu­ar

1. Me kërkesë të kujdestar­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit urd­hëron heq­jen dorë kre­jtë­sisht ose pjesër­isht nga likuidi­mi i masës së fal­i­men­tim­it. Në këtë rast ajo udhë­zon deb­itorin t’i pagua­jë kujdestar­it një shumë sht­esë, bren­da një afati që e cak­ton gjyka­ta, shumë e cila i përgjig­jet vlerës së pasurive që do t’u shpërn­da­hej kred­i­torëve të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Ky urd­hër nuk zba­to­het kur shly­er­ja e masës së fal­i­men­tim­it duket tepër e nevo­jshme, veçanër­isht në dobi të kred­i­torëve.

2. Para mar­rjes së vendim­it dëgjo­hen kred­i­torët e fal­i­men­tim­it.

3. Vendi­mi për kërkesën e deb­itorit për shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur, sipas nen­eve 252 deri në 254 të këtij ligji, nuk mer­ret deri në mbarim­in e afatit të për­cak­tu­ar, sipas fjal­isë së dytë të pikës 1 të këtij neni. Me kërkesë të njërit prej kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, gjyka­ta hedh poshtë shkarkimin nga detyri­mi i mbe­tur kur nuk është paguar shu­ma që duhej paguar, sipas fjal­isë së dytë të pikës 1 të këtij neni, edhe pas për­fundim­it të një afati tjetër prej dy javësh të cak­tu­ar nga gjyka­ta, i cili i refer­o­het mundë­sisë së mos­d­hënies së shkarkim­it nga detyri­mi i mbe­tur. Para mar­rjes së vendim­it dëgjo­het deb­itori.

 

KREU III/a
PROCEDURA TË TJERA TË THJESHTUARA

 

Neni 277/a
Pro­ce­du­ra e thjesh­tu­ar për shoqëritë tregtare të biz­ne­sit të vogël

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

Kërkue­si i hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it të thjesh­tu­ar duhet të paraqesë:
1. Për shoqëritë tregtare, që kanë një xhi­ro vje­tore deri 1 000 000 lekë, kërke­sa për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it të thjesh­tu­ar mund të bëhet nga çdo kred­i­tor, që ka një interes të ligjshëm.
Kred­i­tori, që kërkon fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it të thjesh­tu­ar, duhet të paraqesë në sek­sion­in treg­tar të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor, Tiranë:
a) kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;
b) kop­je të doku­men­tit, që vërte­ton detyrim­in e tij pasuror;
c) listën para­prake të pasurive të deb­itorit;
ç) deklar atën, që vërte­ton se përm­ba­jt­ja e doku­menteve të mësipërme është e plotë dhe e sak­të.
2. Sek­sioni treg­tar i Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor, Tiranë, pasi dëgjon pre­tendimet e deb­itorit dhe të kred­i­torit, mund të ven­dosë që pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it të bëhet në mënyrë të thjesh­tu­ar. Në këtë rast zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara nga nenet 26, 27 e 29 të ligjit nr.8901, datë 23.5.2002 “Për fal­i­men­timin”.
3. Kur gjyka­ta ven­dos për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it të thjesh­tu­ar, mira­ton, në një seancë gjyqë­sore, planin e shly­er­jes së detyrimeve, të har­tu­ar nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe kred­i­torët, në për­puth­je me intere­sat e kred­i­torëve, pasur­inë dhe të ard­hu­rat e deb­itorit, si dhe me fjal­inë e tretë të nen­it 268 të ligjit nr.8901, datë 23.5.2002 “Për fal­i­men­timin”. Në këtë rast nuk zba­to­hen dis­poz­i­tat e parashikuara për planin e rior­ga­nizim­it.
4. Admin­is­tra­tori likuidon pasuritë e deb­itorit dhe i shpërn­dan të ard­hu­rat e real­izuara, në për­puth­je me planin e shly­er­jes së detyrimeve.
5. Admin­is­tra­tori i paraqet gjykatës një raport për për­fundimin e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. E drej­ta e kred­i­torëve për të kundër­sh­tu­ar veprimet e admin­is­tra­torit për pro­ce­durën e thjesh­tu­ar mbetet e paprekur.
6. Gjyka­ta, pas shqyr­tim­it të rapor­tit të admin­is­tra­torit, kur bindet se pro­ce­du­ra është zhvil­lu­ar në për­puth­je me planin e shly­er­jes së detyrimeve dhe kred­i­torët nuk paraqesin kundër­sh­time, merr vendim për mbyll­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

 

 

PJESA E NJËMBËDHJETË

PROCEDURA E FALIMENTIMIT E LIDHUR

ME SHTETE TË TJERA

 

KREU I

 

 

Neni 278

Përf­shir­ja në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it e hapur në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, mbu­lon gjithë pasuritë e deb­itorit në çdo shtet që ato ndod­hen.

2. Nëse deb­itori nuk ka seli ose vend­ban­im në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, por ka një degë të veprim­tarisë së vet në këtë ter­ri­tor ose ushtron aty një tjetër veprim­tari ekonomike, mund të hapet një pro­ce­durë fal­i­men­ti­mi (pro­ce­durë e veçan­të), e cila mbu­lon vetëm pasuritë e deb­itorit të cilat ndod­hen në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë dhe në të cilat mar­rin pjesë vetëm ata kred­i­torë fal­i­men­ti­mi, pre­tendimet e të cilëve lindin për këtë veprim­tari, bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, ose vend­ba­n­i­mi i të cilëve është në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 279

Njo­h­ja e një pro­ce­dure të huaj fal­i­men­ti­mi

1. Një pro­ce­durë fal­i­men­ti­mi e hapur në një shtet të huaj nji­het në Shqipëri nëse:

a) deb­itori ka vend­ban­im ose seli në këtë shtet;

b) pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it nuk cenon parimet themelore të legjis­la­cionit shqip­tar dhe sido­mos dis­poz­i­tat kushtetuese.

 

Neni 280

Paso­jat e njo­hjes

1. Paso­jat e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dik­to­hen nga e drej­ta e shtetit të huaj, përveç rasteve kur:

a) nuk është pezul­lu­ar padia e ngrit­ur në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;

b) nuk ceno­hen të drej­tat e pronë­sisë mbi pasuri të lua­jt­shme e të palu­a­jt­shme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;

c) kon­tratat për pasuri të palu­a­jt­shme bren­da Shqipërisë ose çdo kon­tratë punësi­mi i nën­shtro­het vetëm së drejtës shqiptare.

2. Vendimet e një gjykate të huaj ose të një për­faqë­sue­si të huaj, për shmang­ie të veprimeve ligjore, nji­hen në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë vetëm nëse këto veprime ligjore janë shmang­ie edhe sipas ligjit shqip­tar.

 

Neni 281

Pro­ce­du­rat dytë­sore

1. Njo­h­ja e një pro­ce­dure të huaj fal­i­men­ti­mi nuk paran­dalon hap­jen e një pro­ce­dure të veçan­të, si pro­ce­durë dytë­sore e pro­ce­durës krye­sore, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, sipas pikës 2 të nen­it 278 të këtij ligji.

2. Përveç deb­itorit dhe kred­i­torëve, admin­is­tra­tori ose për­faqë­sues të tjerë të emëru­ar të pasurive të deb­itorit në pro­ce­durën e huaj të fal­i­men­tim­it kanë të drejtën të paraqesin kërkesë për hap­jen e pro­ce­durës dytë­sore.

3. Pro­ce­du­ra dytë­sore hapet pa qenë nevo­ja të tre­go­het shkaku, sipas nen­it 13 të këtij ligji.

 

Neni 282

Bashkëpuni­mi

1. Kur hapen dhe zhvil­lo­hen, njëko­hë­sisht, pro­ce­du­ra e huaj dhe pro­ce­du­ra sipas këtij ligji për të njëjtin deb­itor, gjyka­ta dhe admin­is­tra­tori bashkëpuno­jnë në shkallën më të lartë me gjykatën e huaj ose për­faqë­sue­sit e huaj.

2. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka të drejtë të komu­niko­jë drejt­për­drejt ose të kërko­jë të dhë­na ose asis­tencë nga gjyka­ta e huaj ose për­faqë­sue­sit e huaj.

 

PJESA E DYMBËDHJETË
AGJENCIA MBIKËQYRJES SË FALIMENTIMIT

Neni 282/1
Agjen­cia Mbikëqyr­jes së Fal­i­men­tim­it

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

Kjo pjesë rreg­ul­lon kri­jimin e Agjen­cisë së Mbikëqyr­jes së Fal­i­men­tim­it (më poshtë Agjen­cia).

Neni 282/2
Sta­tusi i Agjen­cisë

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

1. Agjen­cia është per­son juridik pub­lik, të drej­tat, detyrat dhe përgjegjësitë e së cilës janë të për­cak­tu­ara në ligj.
2. Agjen­cia vepron në për­puth­je me legjis­la­cionin për shër­bimin civ­il.
3. Agjen­cia ka selinë e vet në Tiranë.
4. Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i Agjen­cisë për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 282/3
Përgjegjësitë e Agjen­cisë

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

Agjen­cia ka përgjegjësitë e mëposhtme:
a) të japë, të heqë ose të rinovo­jë çer­ti­fikatat për admin­is­tra­torët e fal­i­men­tim­it, në për­puth­je me parashikimet e bëra në ligj;
b) të orga­ni­zo­jë dhe të zhvil­lo­jë provimin për admin­is­tra­torët e fal­i­men­tim­it;
c) të mba­jë regjistrin e admin­is­tra­torëve të çer­ti­fikuar të fal­i­men­tim­it;
ç) të mbikëqyrë veprim­tar­inë e admin­is­tra­torëve të fal­i­men­tim­it dhe të mon­i­toro­jë ecur­inë (zhvil­lim­in) e pro­fe­sion­it;
d) të mbikëqyrë zba­timin e dis­poz­i­tave që rreg­ul­lo­jnë pro­ce­du­rat e fal­i­men­tim­it;
dh) të mbled­hë dhe të për­puno­jë të dhë­nat sta­tis­tiko­re dhe të dhë­na të tjera që lid­hen me zba­timin e pro­ce­du­rave të fal­i­men­tim­it;
e) të propo­zo­jë stan­darde kom­bëtare për admin­istrim­in e masës së fal­i­men­tim­it, si dhe Kodin e Etikës, të dyja të mirat­u­ara me parashikimet e këtij ligji;
ë) të krye­jë çdo detyrë tjetër të dhënë nga ky ligj.

Neni 282/4
Veprim­taria mbikëqyrëse e Agjen­cisë

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

1. Agjen­cia, gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë të saj mbikëqyrëse, inspek­ton nëse admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it kryen detyrat e tij në për­puth­je me këtë ligj, me stan­dard­et kom­bëtare të admin­istrim­it të masës së fal­i­men­tim­it, si dhe me Kodin e Etikës, i cili mira­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.
2. Agjen­cia kryen veprim­tari mbikëqyrëse të parashikuara në pikën 1 nëpër­m­jet vlerësim­it raporteve të shkru­ara, të paraqi­tu­ra nga admin­is­tra­tori dhe gjyq­tari i fal­i­men­tim­it, si dhe në bazë të doku­menteve të tjera të mba­j­tu­ra në kuadër të veprimeve të admin­is­tra­torit në pro­ce­du­rat e fal­i­men­tim­it.

Neni 282/5
Eksper­ti­za e huaj

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

Për ushtrim­in e detyrave të cak­tu­ara, të cilat kanë nevo­jë për eksper­tizë të veçan­të, Agjen­cia mund të kon­trak­to­jë per­sona fizikë ose juridikë, ven­das apo të huaj.

 

 

Neni 282/6
Burimet e financi­mi të Agjen­cisë

(Shtu­ar me ligjin nr. 9919, datw 19.5.2008)

Burimet finan­cia­re për kri­jimin dhe funk­sion­imin e Agjen­cisë sig­uro­hen nga Bux­heti i Shtetit, si dhe nga tar­i­fat e real­izuara nga veprim­taria e saj.

 

Neni 283

Ligji nr.8017, datë 25.10.1995 “Për pro­ce­du­rat e fal­i­men­tim­it”, shfuqi­zo­het.

 

Neni 284

Ky ligj hyn në fuqi më 1 tetor 2002.

 

Shpal­lur me dekretin nr.3383, datë 26.6.2002 të Pres­i­den­tit të Rre­pub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim