KREU III

KUNDËRSHTIMI I VEPRIMEVE TË DEBITORIT

NË NJË PROCEDURË FALIMENTIMI

 

 

Neni 100

Pari­mi i përgjithshëm

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të kundër­sh­to­jë veprimet e kry­era për­para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe që dëm­to­jnë kred­i­torët e$falimentimit, sipas nen­eve 101 deri të neni 115 të këtij ligji.

2. Në rastin e parashikuar në pikën 1, mosvepri­mi vlerë­so­het i barasvler­shëm me veprim­in.

 

 

Neni 101

Kundër­sh­ti­mi i njëjtë

1. Çdo veprim që i garan­ton admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it një mjet sig­uri­mi ose ripag­i­mi mund të kundër­sh­to­het në rast se:

a) vepri­mi është kry­er bren­da 90 ditëve të fun­dit para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, nëse në kohën e veprim­it deb­itori ka qenë në gjend­jen e paaftë­sisë paguese dhe nëse kred­i­tori në këtë kohë ka pasur dijeni për këtë;

b) vepri­mi është kry­er pas kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe nëse kred­i­tori ka pasur dijeni për paaftës­inë paguese të deb­itorit në kohën e veprim­it ose të kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Dije­nia për rrethanat që çojnë drejt­për­drejt në paaftësi paguese ose drejt një kërkese për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it tra­j­to­hen në të njëjtën mënyrë si dije­nia për paaftësi paguese ose dije­nia për kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

3. Per­soni që ka lid­hje të ngushtë me deb­itorin, në datën e këtij vepri­mi, sipas nen­it 107 të këtij ligji, prezu­mo­het se ka pasur dijeni për paaftës­inë paguese ose për kërkesën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 102

Kundër­sh­ti­mi jo i njëjtë

1. Çdo veprim që i garan­ton admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it një mjet sig­uri­mi ose ripag­i­mi, ose që mundë­son për­fitimin e mjetit të sig­urisë ose të ripagim­it pa pasur të drejtën për këtë mjet sig­uri­mi ose ripag­i­mi, mund të kundër­sh­to­het në rast se ky veprim është kry­er:

a) në mua­jin e fun­dit, para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose pas paraqit­jes së kësaj kërkese në sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit;

b) bren­da mua­jit të dytë ose të tretë para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe nëse deb­itori ka qenë në gjend­jen e paaftë­sisë paguese në datën e veprim­it;

c) bren­da mua­jit të dytë ose të tretë, para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe nëse deb­itori në kohën e veprim­it ka pasur dijeni që vepri­mi dëm­tonte kred­i­torët e fal­i­men­tim­it nga kry­er­ja e veprim­it në atë datë.

2. Në zba­tim të shkro­n­jës “c” të pikës 1 të këtij neni, njo­h­ja e rrethanave që kanë të bëjnë drejt­për­drejt me dëm­timin e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it vlerë­so­het e njëjtë më njo­hjen e dëm­tim­it të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it. Per­soni që ka lid­hje të ngushtë më deb­itorin në kohën e këtij vepri­mi, sipas nen­it 107 të këtij ligji, prezu­mo­het se kishte dijeni për dëm­timin e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it.

 

Neni 103

Veprimet që dëm­to­jnë drejt­për­drejt kred­i­torët e fal­i­men­tim­it

1. Veprimet e deb­itorit që dëm­to­jnë drejt­për­drejt kred­i­torët e fal­i­men­tim­it mund të kundër­sh­to­hen nëse janë kry­er:

a) gjatë tre mua­jve të fun­dit, para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, nëse deb­itori ka qenë në gjend­jen e paaftë­sisë paguese në kohën e kry­er­jes së veprim­it dhe nëse pala tjetër në këtë kohë ka pasur dijeni për paaftës­inë paguese ose nuk ka pasur dijeni për shkak të paku­jde­sisë së saj;

b) pas kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe nëse pala tjetër në kohën e veprim­it ka pasur dijeni për paaftës­inë paguese ose nuk ka pasur dijeni për shkak të paku­jde­sisë së saj ose për kërkesën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Një veprim që dëm­ton drejt­për­drejt kred­i­torët e fal­i­men­tim­it vlerë­so­het i njëjtë me çdo veprim tjetër të deb­itorit që e zhvesh atë nga secila prej të drej­tave të tij ose që pen­gon të drejtën e deb­itorit për ngrit­jen e një pre­tendi­mi në të ardhmen ose që ka një pre­tendim pronësie ndaj deb­itorit ose që e bën këtë pre­tendim të ekzekutueshëm ndaj deb­itorit.

3. Për parashikimet e këtij neni janë të zbat­ueshme pikat 2 dhe 3 të nen­it 101 të këtij ligji.

 

Neni 104

Dëm­ti­mi i qël­limshëm

1. Çdo veprim i kry­er nga deb­itori gjatë dhjetë viteve të fun­dit para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose pas paraqit­jes së kësaj kërkese, për dëm­timin e kred­i­torëve të tij, mund të kundër­sh­to­het nëse pala tjetër në kohën e veprim­it ka pasur dijeni për qël­lim­in e deb­itorit. Kjo dijeni prezu­mo­het kur pala tjetër dinte se deb­itori ka qenë në gjend­jen e paaftë­sisë paguese dhe se vepri­mi dëm­tonte kred­i­torët.

2. Mund të kundër­sh­to­het çdo kon­tratë që përm­ban detyrime për kry­er­jen e page­save , ndër­m­jet deb­itorit dhe një të afër­mi të tij, sipas kushteve të nen­it 107 të këtij ligji nëpër­m­jet të cilës dëm­to­hen në mënyrë të drejt­për­drejtë kred­i­torët e fal­i­men­tim­it. Kundër­sh­ti­mi nuk kry­het kur kon­tra­ta ose mar­rëvesh­ja është lid­hur dy vjet para kërkesës së hap­jes së pro­ce­durës ose kur pala tjetër nuk kishte dijeni për qël­limet e deb­itorit për dëm­timin e kred­i­torëve në datën e lid­hjes së kon­tratës.

 

Neni 105

Kon­tributet falas

1. Mund të kundër­sh­to­het çdo kon­tribut falas i dhënë nga deb­itori, me për­jash­tim të rastit kur ai është kry­er më shumë se katër vjet për­para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Nëse kon­tribu­ti falas për­bën një dhu­ratë të zakon­shme të rastit me vlerë të vogël, kjo dhu­ratë nuk është sub­jekt i kundër­sh­tim­it.

 

Neni 106

Page­sat me çek dhe me kam­biale

1. Për page­sat me kam­bial, deb­itori nuk mund të pre­tendo­jë rik­thimin nga ana e mar­rësit sipas nen­it 101, të këtij ligji, në rast se dis­poz­i­tat për kam­bialet parashiko­jnë, që mar­rësi hum­bet të drejtën e pre­tendim­it për kam­bialin ndaj mba­jtësve të tjerë, tërhe­qësit, ose kry­erësit të tërhe­q­jes së shumës nëse ai nuk pra­non pagesën e deb­itorit.

2. Megjithatë, mba­jtësi i fun­dit duhet të kthe­jë shumën e paguar me kam­biale ose, në rast se ai e ka mba­j­tur kam­bialin për llog­a­ri të një të treti, ky i fun­dit duhet ta kthe­jë shumën nëse mba­jtësi i fun­dit ose pala e tretë ka pasur dijeni për paaftës­inë paguese të deb­itorit ose nuk ka pasur dijeni për shkak të paku­jde­sisë së tij, ose ka pasur dijeni për kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it kur ka mba­j­tur kam­bialin ose ia kanë kalu­ar kam­bialin. Në këto raste janë të zbat­ueshme pikat 2 dhe 3 të nen­it 101 të këtij ligji.

3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni zba­to­hen sipas rastit për page­sat e deb­itorit me çek.

 

Neni 107

Per­son­at e lid­hur me deb­itorin

1. Nëse deb­itori është per­son fizik, per­sona të lid­hur me të janë:

a) bashkëshorti ose bashkëshort­ja e deb­itorit edhe kur marte­sa është lid­hur vetëm pas kry­er­jes së veprim­it juridik ose është zgjid­hur ose anu­lu­ar në vitin e fun­dit për­para veprim­it juridik;

b) paraard­hësit ose pasard­hësit e deb­itorit ose të bashkëshort­it, sipas pikës 1 të këtij neni, motra dhe vëllezër me lid­hje gjaku dhe të afërt të deb­itorit dhe të bashkëshort­it, sipas pikës 1 të këtij neni dhe bashkëshort­ët e këtyre per­son­ave;

c) per­sona që jeto­jnë në banesën e deb­itorit ose kanë jet­u­ar në këtë banesë në vitin e fun­dit para këtij vepri­mi.

2. Nëse deb­itori është per­son juridik ose shoqëri e thjeshtë, per­sona të lid­hur më deb­itorin janë:

a) anë­tarët e organ­it për­faqë­sues ose mbikëqyrës, ortakë të përgjithshëm, si dhe per­son­at që zotëro­jnë më shumë se një të katërtën e kap­i­tal­it të deb­itorit;

b) një per­son ose një shoqëri, të cilët kanë dijeni për gjend­jen finan­cia­re të deb­itorit për shkak të lid­hjes me kred­i­torin, që është e kra­ha­sueshme me një shoqëri, sipas ligjit për shoqëritë ose për shkak të një kon­trate shër­bimesh;

c) per­soni i lid­hur me një per­son të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni. Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het nëse per­son­at e për­men­dur në këtë pikë kanë detyrim­in ligjor të rua­jt­jes së sekretit për punët e deb­itorit.

 

Neni 108

Llog­a­r­it­ja e afat­eve kohore para kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Peri­ud­ha kohore e për­cak­tu­ar në nenet 101 deri 105 të këtij ligji, fil­lon nga data që i kor­re­spon­don sipas num­rit datës kur sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka mar­rë kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Në qoftë se një datë e tillë mungon gjatë mua­jit, afati nis nga data pasard­hëse.

2. Në rast se janë mar­rë disa kërke­sa për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, vlerë­so­het e vlef­shme kërke­sa e parë e pranueshme dhe që paraqet argu­mente për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, edhe sikur pro­ce­du­ra të hapet mbi bazën e një kërkese tjetër. Kur një kërkesë hid­het poshtë dhe vendi­mi merr for­më të pre­rë, kërke­sa mer­ret parasysh vetëm në rast se hid­het poshtë për shkak të mungesës së pasurive të mjaftueshme.

 

Neni 109

Data e kry­er­jes së veprim­it

1. Një veprim vlerë­so­het i kry­er në datën kur sjell paso­ja juridike.

2. Nëse sjell­ja e paso­jave juridike të një vepri­mi kërkon regjistrim në Regjistrin e Pasurive të Palu­a­jt­shme ose në ndon­jë regjistër tjetër pub­lik, vepri­mi vlerë­so­het i kry­er sapo të plotë­so­hen kushtet e tjera, për sjell­jen e paso­jave të tij juridike, pasi shpre­h­ja e qël­lim­it të deb­itorit të bëhet e zbat­ueshme për të dhe pasi pala tjetër të ketë kërkuar regjistrim të këtij vepri­mi.

3. Plotësi­mi i kushtit nuk mer­ret parasysh në rastin e një vepri­mi të kushtëzuar.

 

Neni 110

Tit­ul­li ekzeku­tiv

Vepri­mi juridik mund të kundër­sh­to­het edhe sikur pala tjetër të ketë sig­u­ru­ar një tit­ull ekzeku­tiv ose sikur ky veprim të kry­hej me rrugë ekzeku­ti­mi.

 

Neni 111

Veprimet në të hol­la

Vepri­mi juridik i deb­itorit, me të cilin pasuria e tij ka për­fi­tu­ar në mënyrë të drejt­për­drejtë nga një kundërvlerë e saj në të hol­la, mund të kundër­sh­to­het vetëm sipas kushteve të parashikuara në pikën 1 të nen­it 104 të këtij ligji.

 

Neni 112

Paso­jat ligjore

1. Pasuria e shi­tur e deb­itorit, pasuria e trans­fer­u­ar, pasuria e deb­itorit prej së cilës është hequr dorë sipas veprim­it të kundër­sh­tu­ar ose vlera e saj, duhet t’i kthe­hen masës së fal­i­men­tim­it.

2. Mar­rësi i një kon­tribu­ti pa pagesë e kthen këtë për­fitim vetëm në masën që ai është pasu­ru­ar prej tij. Ky detyrim nuk zba­to­het për rastin kur mar­rësi ka dijeni ose sipas rrethanave duhet të dijë se kon­tribu­ti pa shpër­blim dëm­ton kred­i­torët e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 113

Pre­tendimet e palës në veprim­in e kundër­sh­tu­ar

1. Pre­tendi­mi i mar­rësit të kon­tribu­tit riven­doset nëse ai kthen pasur­inë e mar­rë sipas veprim­it të kundër­sh­tu­ar.

2. Çdo vlerë rim­bur­so­het nga masa e fal­i­men­tim­it, në masën që kjo vlerë është ende e dal­lueshme ndër­m­jet pasurive që për­bëjnë masën e fal­i­men­tim­it ose për të cilën kjo masë është pasu­ru­ar prej saj. Mar­rësi i për­fitim­it mund të ngre­jë çdo pre­tendim tjetër vetëm si kred­i­tor fal­i­men­ti­mi.

 

Neni 114

Kundër­sh­ti­mi ndaj trashëgim­tarëve ligjorë

1. Çdo veprim i kundër­sh­tu­ar mund të ekzeku­to­het ndaj çdo trashëgim­tari ligjor për gjithë pasur­inë e mar­rë.

2. Vepri­mi i kundër­shtueshëm mund të ekzeku­to­het ndaj çdo trashëgim­tari tjetër ligjor kur trashëgim­tari i së drejtës:

a) ka pasur dijeni për rrethanat që sol­lën bega­timin pa shkak të paraard­hësit të tij duke iu nën­shtru­ar kundër­sh­tim­it në datën e bega­tim­it;

b) ka pasur lid­hje me per­son­at e afërt të deb­itorit sipas nen­it 107 të këtij ligji, në datën e bega­tim­it, përveç rastit kur per­soni i afërt nuk ka pasur dijeni për rrethanat që sol­lën pasurim­in e paraard­hësit të tij dhe për fak­tin që i ishte nën­shtru­ar kundër­sh­tim­it në atë datë;

c) ka fitu­ar vlerën me anë të një kali­mi falas.

 

Neni 115

Parashkri­mi i pre­tendim­it të kthim­it

1. E drej­ta për kundër­sh­tim të veprim­it juridik parashkruhet dy vjet pas fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të kundër­sh­to­jë përm­bush­jen e një detyri­mi të dalë nga një veprim i kundër­shtueshëm edhe pasi parashkri­mi e bën të pavlef­shëm pre­tendimin e kundër­sh­tim­it.

 

PJESA E KATËRT

ADMINISTRIMI DHE DISPONIMI I MASËS SË FALIMENTIMIT

 

KREU I

SIGURIMI I MASËS SË FALIMENTIMIT

 

Neni 116

Mar­r­ja në zotërim e masës së fal­i­men­tim­it

1. Pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it merr men­jëherë në zotërim dhe admin­istrim të gjithë pasur­inë që for­mon masën e fal­i­men­tim­it.

2. Admin­is­tra­tori kërkon mar­rjen e pasurive, që ndod­hen në rua­jt­je të deb­itorit me rrugë ekzeku­ti­mi të vendim­it, duke paraqi­tur një kop­je të ekzekutueshme të vendim­it të hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit është gjyka­ta përgjegjëse, sipas Kreut IX dhe X të Pjesës së Katërt, Tit­ul­li II të Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

Neni 117

Sendet e çmuara

1. Komiteti i kred­i­torëve mund të ven­dosë për agjenc­inë dhe kushtet e depoz­itim­it ose të inves­tim­it të par­ave, të letrave me vlerë dhe sendeve të çmuara.

2. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të ven­dosë, krye­sisht, në rast se nuk është emëru­ar komiteti i kred­i­torëve ose nëse ky komitet nuk ka mar­rë vendim për këto çësht­je, sipas pikës 1 të këtij neni.

3. Kur është cak­tu­ar komiteti i kred­i­torëve, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka të drejtë të depoz­i­to­jë para, letra me vlerë ose sende të çmuara në agjenc­inë e depoz­itim­it ose të inves­tim­it, vetëm në rast se një anë­tar i këtij komiteti, së bashku me admin­is­tra­torin, nën­shkru­a­jnë faturën. Urdhrat e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it për këtë agjen­ci janë ligjër­isht të vlef­shme me bashkënën­shkrim­in e një anë­tari të komitetit të kred­i­torëve.

4. Mbled­h­ja e kred­i­torëve, për çësht­jet e për­men­dura më sipër, në këtë nen mund të ven­dosë ndryshe.

 

Neni 118

Vulos­ja

Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të kërko­jë për­dorim­in e vulës nga përm­barue­si ose një per­son tjetër i autor­izuar për sig­urim­in e sendeve që i përkasin masës së fal­i­men­tim­it. Admin­is­tra­tori e depozi­ton doku­mentin që vërte­ton vënien ose heq­jen e vulave në regjistrin e gjykatës për t’u inspek­tu­ar nga palët.

 

Neni 119

Lista e pasurive të masës së fal­i­men­tim­it

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it për­gatit një inven­tar të të gjithë pasurisë që për­bën masën e fal­i­men­tim­it. Deb­itori bashkëpunon për har­timin e këtij inven­tari, kur bashkëpuni­mi nuk kri­jon vone­sa të dëmshme për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it.

2. Vlera e çdo sen­di duhet të jetë e për­cak­tu­ar. Në rast se vlera e sendit varet nga fak­ti nëse veprim­taria e deb­itorit do të vazh­do­jë ose do të mbyl­let, duhet të paraqiten vler­at përkatëse alter­na­tive. Për për­cak­timin e vlerës së sendeve, vlerësi­mi i të cilave paraqet vështirësi, mund të cak­to­het një spe­cial­ist.

3. Me kërkesë të arsyet­u­ar të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të mos kërko­jë kry­er­jen e inven­tar­it. Në rast se është cak­tu­ar komiteti i kred­i­torëve, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund ta paraqesë kërkesën vetëm me mira­timin e këtij komiteti.

 

Neni 120

Lista e kred­i­torëve

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it har­ton listën e të gjithë kred­i­torëve të deb­itorit, të cilët janë bërë të njo­hur nga librat e doku­mentet e punës së deb­itorit, nëpër­m­jet njof­tim­it prej deb­itorit, me kërkesën e tyre ose me ndon­jë mënyrë tjetër.

2. Lista e kred­i­torëve, me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të dhe çdo kat­e­gorie të rang­jeve më të ulë­ta të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it duhet të paraqitet e ndarë. Për çdo kred­i­tor shëno­het adresa, arsye­ja dhe shu­ma e pre­tendim­it të tij. Për kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të shëno­het edhe sen­di që është objekt pre­tendi­mi për ripag­im të veçan­të, si dhe shu­ma e mund­shme e mospërm­bush­jes. Fjalia e dytë e pikës 2 të nen­it 119 të këtij ligji zba­to­het sipas rastit.

3. Gjithash­tu lista duhet të tre­go­jë gjend­jen që mundë­son kom­pen­simin e ndërsjel­lë të pre­tendimeve dhe shumën e detyrimeve ndaj masës së fal­i­men­tim­it në rastin e një shit­je­je të shpe­jtë të pasurisë së deb­itorit.

 

Neni 121

Kon­trol­li i pasurisë

1. Prej datës së hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it kryen një kon­troll të deta­juar ku tre­go­hen sendet e masës së fal­i­men­tim­it dhe detyrimet e deb­itorit. Për vlerësimin e objek­teve zba­to­het sipas rastit pika 2 e nen­it 119 të këtij ligji.

2. Pas kry­er­jes së kon­trol­lit të pasurisë, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me kërkesë të admin­is­tra­torit ose të një kred­i­tori, mund t’i kërko­jë deb­itorit një vërte­tim të bet­u­ar për paraqit­jen e plotë të të gjitha pasurive. Nenet 82 dhe 84 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 122

Depoz­iti­mi në regjistrin e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit

Lista më sendet e masës së fal­i­men­tim­it, lista e kred­i­torëve dhe tabela e pasurisë depoz­i­to­hen në regjistrin e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për t’u inspek­tu­ar nga palët, jo më vonë se një javë para mbled­hjes së rapor­tim­it të palëve.

 

Neni 123

Mba­jt­ja e llog­a­rive sipas dis­poz­i­tave tregtare dhe legjis­la­cionit tati­mor

1. Detyrimet e deb­itorit, sipas së drejtës tregtare dhe të legjis­la­cionit tati­mor, për mba­jt­jen e llog­a­rive dhe shly­er­jet nuk ceno­hen. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it për­cak­ton detyrimet për masën e fal­i­men­tim­it.

2. Me fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it fil­lon një vit i ri finan­ciar.

 

KREU II

VENDIMI PËR DISPONIMIN

 

Neni 124

Mbled­h­ja e rapor­tim­it

1. Në mbled­hjen e rapor­tim­it, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it rapor­ton për gjend­jen ekonomike të deb­itorit dhe shkaqet e fal­i­men­tim­it. Ai anal­i­zon çdo per­spek­tivë të veprim­tarisë së deb­itorit, tërë­sisht ose pjesër­isht, tre­gon mundësitë e ekzis­tencës së një plani rior­ga­niz­i­mi dhe për­shkru­an paso­jat e secilës prej zgjid­hjeve për ripag­imin e kred­i­torëve.

2. Në mbled­hjen e rapor­tim­it, deb­itori, komiteti i kred­i­torëve dhe organi për­faqë­sues i punon­jësve paraqesin deklaratat e tyre për raportin e admin­is­tra­torit. Nëse deb­itori është treg­tar, arti­zan ose bujk, mund t’i jepet mundësia për ta shpre­hur mendimin edhe organ­it për­faqë­sues të autor­izuar të indus­trisë, tregtisë, arti­za­natit ose bujqë­sisë.

 

Neni 125

Vendim­mar­r­ja për ecur­inë e mëte­jshme të pro­ce­durës

Ven­doset gjatë mbled­hjes së rapor­tim­it të kre­dive, nëse veprim­taria e deb­itorit duhet të mbyl­let ose të vazh­do­jë në kushtet e përkohshme. Mbled­h­ja mund të ngarko­jë admin­is­tra­torin për për­punimin e plan­it të rior­ga­nizim­it duke për­cak­tu­ar objek­ti­vat e plan­it. Mbled­h­ja mund të ndrysho­jë vendimet e veta në mbled­hjet e mëvon­shme.

 

Neni 126

Masat e mar­ra para vendim­it

1. Nëse admin­is­tra­tori syn­on të mbyl­lë ndër­mar­rjen para mbled­hjes së rapor­tim­it, ai duhet të mar­rë mira­timin e komitetit të kred­i­torëve kur ai ekzis­ton.

2. Për­para se komiteti i kred­i­torëve të mar­rë vendim ose kur komiteti nuk është cak­tu­ar, admin­is­tra­tori duhet të njofto­jë deb­itorin para mbyll­jes së ndër­mar­rjes. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me kërkesë të deb­itorit dhe pasi dëgjon admin­is­tra­torin, nuk pra­non mbyll­jen e ndër­mar­rjes, kur mbyll­ja mund të pezul­lo­het, deri në mbled­hjen e rapor­tim­it, pa pakë­suar ndjeshëm pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 127

Dispon­i­mi i pasurive të masës së fal­i­men­tim­it

Pas mbled­hjes së rapor­tim­it, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it duhet të likuido­jë pa vonesë pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it, përveç rastit kur diç­ka e tillë bie ndesh me vendimet e mbled­hjes së kred­i­torëve.

 

Neni 128

Veprimet veçanër­isht të rëndë­sishme

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it duhet të mar­rë mira­timin e komitetit të kred­i­torëve për kry­er­jen e veprimeve me rëndësi të veçan­të për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it. Në qoftë se nuk është cak­tu­ar komiteti i kred­i­torëve, duhet të mer­ret mira­ti­mi i mbled­hjes së kred­i­torëve.

2. Mira­ti­mi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet veçanër­isht kur:

a) syn­i­mi është të shitet veprim­taria, ndër­mar­r­ja, mall­rat në tërësi, çdo pjesë e një sen­di të palu­a­jt­shëm që shitet pri­vatisht, aksionet ose pjesët e deb­itorit, një shoqërie tjetër, nëse këto aksione ose pjesë të këtyre aksion­eve kanë për qël­lim të kri­jo­jnë një lid­hje të përher­shme me ndër­mar­rjen tjetër ose t’i japin të drejtën e për­fitim­it të të ard­hu­rave të përsërit­shme;

b) vepri­mi ka për qël­lim kri­jimin e një kon­trate hua­je, e cila do të rën­donte në mënyrë të ndjeshme masën e fal­i­men­tim­it;

c) ky veprim ka qël­lim ngrit­jen e një padie ose mar­rjen pjesë në një padi për një vlerë të kon­siderueshme që është objekt padie, të mos pra­no­jë ngrit­jen e kësaj padie ose hyr­jen në mar­rëvesh­je për një zgjid­hje jashtëgjyqë­sore ose shmang­ie të padisë.

 

 

 

Neni 129

Në secilin prej rasteve të parashikuara në nenin 128 të këtij ligji, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it njofton deb­itorin për­para mar­rjes së vendim­it të komitetit të kred­i­torëve ose mbled­hjes së kred­i­torëve, kur ky njof­tim nuk e vonon pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it dhe sjell paso­ja dëmtuese. Nëse mbled­h­ja e kred­i­torëve nuk jep mira­timin, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me kërkesë të deb­itorit ose të një shu­mice kred­i­torësh, sipas shkro­n­jës “c” të pikës 1 të nen­it 62 të këtij ligji dhe pasi dëgjon admin­is­tra­torin, mund të ven­dosë ndal­im­in e përkohshëm të kry­er­jes së veprim­it dhe orga­ni­zon një mbled­hje të kred­i­torëve, e cila ven­dos për veprim­in.

 

Neni 130

Shit­ja e shoqërisë per­son­ave me interes të veçan­të

1. Shit­ja e ndër­mar­rjes ose fab­rikës kry­het me mira­timin e mbled­hjes së kred­i­torëve, nëse blerësi a per­soni që zotëron të pak­tën një të pestën e kuo­tave të kap­i­tal­it:

a) bën pjesë në per­son­at e lid­hur më deb­itorin, sipas nen­it 107 të këtij ligji;

b) është kred­i­tor me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të ose nuk bën pjesë në kred­i­torët e rang­jeve më të ulë­ta, dhe kur e drej­ta e ripagim­it të veçan­të ose pre­tendimeve të mar­ra së bashku vlerë­so­hen nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit se arri­jnë një të pestën e vlerës së përgjithshme të të gjitha pre­tendimeve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të dhe të vlerës së pre­tendimeve të të gjithë kred­i­torëve të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Një per­son mban pjesë ose aksione të blerësit, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse shoqëria e kon­trol­lu­ar nga per­soni ose një i tretë mban aksione të shitësit për llog­a­ri të per­son­it ose të ndër­mar­rjes së kon­trol­lu­ar.

 

Neni 131

Shit­ja e ndër­mar­rjes nën vlerë

1. Me kërkesë të deb­itorit ose të një shu­mice kred­i­torësh sipas shkro­n­jës “c” të pikës 1 të nen­it 62 dhe pasi dëgjon admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të urd­hëro­jë që shit­ja e parashikuar e shoqërisë ose e fab­rikës të kry­het me pëlqimin e mbled­hjes së kred­i­torëve, nëse kërkue­si provon në mënyrë bindëse për gjykatën se shit­ja te një blerës tjetër do të ishte e favor­shme për masën e fal­i­men­tim­it.

2. Nëse pala kërkuese ka kry­er shpen­z­ime për kërkesën, ajo kërkon që, me urd­hër të gjykatës, t’i paguhen shpen­zimet nga masa e fal­i­men­tim­it.

 

Neni 132

Vlef­sh­mëria e veprim­it

Vlef­sh­mëria e veprim­it të admin­is­tra­torit nuk ceno­het në rast të shkel­jeve të parashikuara nga neni 128 deri në nenin 131 të këtij ligji.

 

KREU III

SENDE QË I NËNSHTROHEN TË DREJTËS SË RIPAGIMIT TË VEÇANTË

 

Neni 133

E drej­ta e disponim­it

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të dispono­jë pa kufiz­im një send, i cili i nën­shtro­het të drejtës së ripagim­it të veçan­të, në rast se ai zotëron sendin ose kur sen­di është i palu­a­jt­shëm.

2. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të mar­rë ose dispono­jë në mënyrë tjetër një pre­tendim që deb­itori ka për­dorur për sig­urim­in e një detyri­mi.

3. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it nuk ushtron përgjegjësitë e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, në rast se vlera e kolat­er­alit është më e vogël ose e barabartë me vlerën e kre­disë së pre­tend­uar nga kred­i­tori i sig­u­ru­ar dhe ajo e shpen­z­imeve për ekzeku­timin e saj, të mar­ra së bashku. Në këtë rast, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ven­dos lejimin e kred­i­torit të sig­u­ru­ar për veprimet e tij në për­puth­je me parashikimet e nen­it 70 të këtij ligji.

 

Neni 134

Njof­ti­mi i kred­i­torit

1. Në qoftë se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka të drejtën të dispono­jë një send, sipas pikës 1 të nen­it 133 të këtij ligji, ai njofton për gjend­jen e pasurisë kred­i­torin me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, me kërkesë të këtij të fun­dit. Në vend të njof­tim­it admin­is­tra­tori mund t’i lejo­jë kred­i­torit inspek­timin e sendit.

2. Në qoftë se admin­is­tra­tori ka të drejtën e mar­rjes së një pre­tendi­mi, sipas parashikimeve të pikës 2 të nen­it 133 të këtij ligji, ai njofton për pre­tendimin kred­i­torin me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të me kërkesë të këtij të fun­dit. Në vend të njof­tim­it admin­is­tra­tori mund t’i lejo­jë kred­i­torit inspek­timin e librave të llog­a­risë dhe të doku­menteve të veprim­tarisë së deb­itorit.

 

Neni 135

Njof­ti­mi i shit­jes së parashikuar

1. Për­para se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it t’i shesë të tretit një send që disponon, sipas dis­poz­i­tave të nen­it 133 të këtij ligji, ai njofton kred­i­torin me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të për kry­er­jen e kësaj shit­je­je të parashikuar. Ai i jep kred­i­torit mundës­inë e propozim­it të një alter­na­tive për shit­jen e sendit, bren­da një jave, nëse kjo shit­je mund të jetë më e favor­shme për kred­i­torin.

2. Në qoftë se ky njof­tim bëhet, bren­da një jave ose bren­da një afati kohor të mjaftueshëm, para shit­jes, admin­is­tra­tori e për­dor këtë mundësi ose kom­pen­son kred­i­torin si në rastin kur do ta kishte për­dorur këtë mundësi.

3. Një mundësi tjetër shit­je­je është shit­ja e sendit vetë kred­i­torit. Vlerë­so­het e favor­shme shit­ja që kry­het me më pak shpen­z­ime.

 

Neni 136

Mbro­jt­ja e kred­i­torit nga shit­ja e vonuar

1. Në rast se nuk është shi­tur sen­di për të cilin, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka të drejtën e disponim­it, sipas nen­it 133 të këtij ligji, kred­i­torit i paguhet nga masa e fal­i­men­tim­it intere­si i fitu­ar që nga data e mbled­hjes së rapor­tim­it. Në qoftë se sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka nxjer­rë një vendim sipas nen­it 21, ku ndalon kred­i­torin të shesë sendin para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, intere­sat e mbe­tur paguhen jo më vonë se tre muaj pas vendim­it të gjykatës. Dy fjal­itë e para të kësaj pike nuk zba­to­hen për sa kohë shu­ma e pre­tendimeve të kred­i­torit, vlera dhe detyrimet e tjera, me të cilat është i ngarkuar sen­di, nuk mund të mbu­lo­hen nga e ard­hu­ra e mar­rë prej shit­jes për ripag­imin e kred­i­torëve.

2. Pas për­fundim­it të afatit të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, kred­i­torët e sig­u­ru­ar mund t‘i kërko­jnë sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit heq­jen e kufiz­imeve të parashikuara nga neni 133 i këtij ligji. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit duhet të japë mira­timin pasi njofton dhe dëgjon admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, me për­jash­tim të rastit kur ky i fun­dit paraqet pro­va të mjaftueshme se kolat­er­ali është i nevo­jshëm si pjesë e veprim­tarisë ose e objek­tit ku kry­het kjo veprim­tari.

3. Në çdo kohë, bren­da afatit të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, gjyka­ta duhet të heqë kufizimet e për­men­dura në nenin 133 të këtij ligji dhe të urd­hëro­jë masa të tjera sig­uri­mi, nëse kred­i­torët e sig­u­ru­ar provo­jnë në mënyrë të mjaftueshme se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it nuk e mbron në mënyrë të duhur kolat­er­alin ose kolat­er­ali po pëson hum­b­je në vlerë.

 

Neni 137

Shpërn­dar­ja e të ard­hu­rave

1. Në rastin e shit­jes së një sen­di ose të pre­tendimeve nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, shpen­zimet e për­cak­tim­it dhe shpen­zimet e shit­jes së sendit i zbriten që më parë masës së fal­i­men­tim­it. Shu­ma e mbe­tur për­doret për ripag­imin e kred­i­torëve, me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të.

2. Në qoftë se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it i kalon kred­i­torit një send mbi të cilin ka të drejtën e shit­jes, sipas nen­it 133 të këtij ligji, kred­i­tori para­paguan një shumë, e cila mbu­lon shpen­zimet e për­cak­tim­it duke për­dorur të ard­hu­rat që ka fitu­ar.

 

Neni 138

Llog­a­r­it­ja e kon­tribu­tit ndaj shpen­z­imeve

1. Shpen­zimet e për­cak­tim­it përf­shi­jnë shpen­zimet e iden­ti­fikim­it konkret të sendit dhe ato të për­cak­tim­it të të drej­tave me të cilat është i rën­d­uar ky objekt. Kjo pjesë e shpen­z­imeve të përgjithshme të pro­ce­durës llog­a­ritet si shumë e fik­suar në katër për qind të të ard­hu­rave.

2. Vlerë­so­hen shpen­z­ime mba­jt­je­je vetëm shpen­zimet që janë kry­er fak­tik­isht nga masa e fal­i­men­tim­it dhe që ishin të nevo­jshme për mba­jt­jen e sendit ose për për­mirësimin e nevo­jshëm në interes të kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të.

 

Neni 139

Për­dorimet e tjera të sendeve

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të për­dorë për masën e fal­i­men­tim­it një send mbi të cilin ka të drejtë dispon­i­mi, kur hum­b­ja e vlerës së shkak­tu­ar nga ky për­dorim kom­pen­so­het me page­sat që u bëhen kred­i­torëve me hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Ky detyrim për page­sa kom­pen­suese ekzis­ton vetëm në masën në të cilën hum­b­ja e vlerës nga për­dori­mi cenon sig­urim­in e kred­i­torit me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të.

2. Admin­is­tra­tori ka të drejtë të bashko­jë, për­puno­jë dhe përziejë sendin me pasuri të tjera me kusht që ky ndryshim i gjend­jes së sendit të mos ceno­jë sig­urim­in e kred­i­torit me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të. Në qoftë se e drej­ta e kred­i­torit kalon mbi një send tjetër, kred­i­tori ia kalon këtë të drejtë të re sig­uri­mi admin­is­tra­torit që vlera e saj të tejkalo­jë vlerën e mëparshme.

3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk janë të zbat­ueshme për kolat­er­alin e bar­rëd­hënësit.

 

Neni 140

Dispon­i­mi nga kred­i­tori

1. Nëse admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it nuk ka të drejtën e disponim­it të një sen­di të lua­jt­shëm ose të një pre­tendi­mi që i nën­shtro­het të drejtës së ripagim­it të veçan­të, e drej­ta e kred­i­torit për dispon­imin e sendit nuk ceno­het.

2. Me kërkesë të admin­is­tra­torit dhe pasi dëgjon kred­i­torin, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të cak­to­jë një afat kohor bren­da të cilit kred­i­tori duhet ta shesë sendin. Pas mbarim­it të këtij afati, admin­is­tra­tori ka të drejtën e disponim­it të sendit.

 

PJESA E PESTË

RIPAGIMI I KREDITORËVE TË FALIMENTIMIT

NDËRPRERJA E PROCEDURËS

 

KREU I

PËRCAKTIMI I PRETENDIMEVE

 

Neni 141

Depoz­iti­mi i pre­tendimeve

1. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it duhet t’ia paraqesin me shkrim pre­tendimet e tyre admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it. Njof­tim­it duhet t’i bashkëlid­het një kop­je e doku­menteve që provo­jnë pre­tendimin.

2. Kërke­sa duhet të përf­shi­jë arsyen, shumën e pre­tendim­it, si dhe të për­mendë rad­hën, sipas nen­it 605 të Kodit Civ­il.

3. Kred­i­torët e rang­jeve më të ulë­ta paraqesin pre­tendimin e tyre vetëm nëse sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit e kërkon posaçër­isht këtë gjë.

 

Neni 142

Tabela

Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it regjistron të gjitha pre­tendimet me të dhë­nat, sipas pikës 2 të nen­it 141 të këtij ligji. Tabela e pre­tendimeve depoz­i­to­het në zyrën e gjykatës bashkë më aplikimet dhe vërte­timet e bashkëlid­hu­ra për inspek­timin e bërë nga palët bren­da një peri­ud­he kohore sa një e tre­ta e kohës ndër­m­jet ditës së fun­dit të afatit të depoz­itim­it dhe mbled­hjes për ver­i­fikimin e pre­tendimeve.

 

Neni 143

Pro­ced­i­mi i mbled­hjes së ver­i­fikim­it

Në mbled­hjen e ver­i­fikim­it shqyr­to­hen pre­tendimet e paraqi­tu­ra për shumën dhe sta­tusin e tyre. Pre­tendimet që kundër­sh­to­hen nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, deb­itori ose nga një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi u nën­shtro­hen një disku­ti­mi të hol­lë­sishëm e të veçan­të.

 

Neni 144

Depoz­itimet e vonuara

1. Gjatë mbled­hjes së ver­i­fikim­it shqyr­to­hen edhe pre­tendimet e paraqi­tu­ra pas për­fundim­it të afatit për depoz­itim. Në qoftë se ver­i­fiki­mi i këtyre pre­tendimeve kundër­sh­to­het nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ose një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, ose në qoftë se pre­tendi­mi depoz­i­to­het pas mbled­hjes së ver­i­fikim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me shpen­zimet e të vonuar­it, cak­ton një mbled­hje të posaçme ver­i­fiki­mi ose urd­hëron ver­i­fikimin në pro­ce­durë me shkrim. Për ndryshime të mëvon­shme të pre­tendimeve të depoz­i­tu­ara zba­to­hen, sipas rastit, dy fjal­itë e para të kësaj pike.

2. Afati i mbled­hjes së posaçme të ver­i­fikim­it bëhet i njo­hur pub­lik­isht. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, që kanë depoz­i­tu­ar pre­tendimet, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe deb­itori duhet të mar­rin njof­tim indi­vid­ual për thirrjen e kësaj mbled­hje­je.

 

Neni 145

Kushtet dhe paso­jat e vërte­tim­it të pre­tendimeve

1. Një pre­tendim vlerë­so­het i vërte­t­u­ar nëse në mbled­hjen e ver­i­fikim­it ose gjatë pro­ce­durës me shkrim nuk është kundër­sh­tu­ar nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ose nga kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, sipas nen­it 144 të këtij ligji, ose kur është hed­hur poshtë ndon­jë kundër­sh­tim i paraqi­tur. Kundër­sh­ti­mi i deb­itorit nuk pen­gon vërte­timin e pre­tendim­it.

2. Për çdo pre­tendim të depoz­i­tu­ar, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit shënon$në tabelë në çfarë mase është vërte­t­u­ar shu­ma dhe sta­tusi, ose cila prej palëve ka kundër­sh­tu­ar vërte­timin. Në tabelë regjistro­hen edhe kundër­sh­timet e deb­itorit. Nëpunësi i regjistrim­it të gjykatës shënon vërte­timin në kam­biale dhe instru­mente të tjera borx­hi.

3. Për pre­tendimet e vërte­t­u­ara për shumën dhe sta­tusin e tyre, regjistri­mi në tabelë ka paso­jën juridike të një vendi­mi të for­mës së pre­rë për admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it dhe për të gjithë kred­i­torët e fal­i­men­tim­it.

 

Neni 146

Kërke­sat e kundër­sh­tu­ara

1. Në qoftë se një kërkesë është kundër­sh­tu­ar nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ose nga një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, kred­i­tori duhet të fil­lo­jë pro­ce­durën për vërte­timin e këtij pre­tendi­mi ndaj palës kundër­shtuese.

2. Në qoftë se një pre­tendim i tillë bazo­het në një urd­hër ekzeku­ti­mi ose vendim të for­mës së pre­rë, pala kundër­shtuese duhet të kërko­jë fil­lim­in e pro­ce­durës për kundër­sh­timin e pre­tendim­it.

3. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit i jep kred­i­torit, kërke­sa e të cilit është kundër­sh­tu­ar, një kop­je të shkur­tu­ar të tabelës së vërte­t­u­ar nga gjyka­ta. Një kop­je e tillë i jepet edhe palës kundër­shtuese, sipas pikës 2 të këtij neni.

 

Neni 147

Përgjegjësia e gjykatave për vërte­timin e pre­tendimeve

1. Padia për vërte­timin e pre­tendimeve ngri­het sipas dis­poz­i­tave të pro­ce­durës së zakon­shme civile.

2. Në qoftë se në kohën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ishte ngrit­ur një padi për këto pre­tendime, vërte­ti­mi i pre­tendim­it i bashkëlid­het kësaj padie.

 

Neni 148

Paso­jat juridike të vërte­tim­it me rrugë gjyqë­sore

1. Vendi­mi i for­mës së pre­rë, që vërte­ton një pre­tendim ose që pra­non një kundër­sh­tim, është detyrues për admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it dhe për të gjithë kred­i­torët e fal­i­men­tim­it.

2. Pala fituese i kërkon sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit kor­rigjimin e tabelës.

3. Në qoftë se pad­inë e kanë ngrit­ur vetëm kred­i­torë të veçan­të, por jo admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, këta kred­i­torë mund të kërko­jnë nga masa e fal­i­men­tim­it kthimin e shpen­z­imeve të kry­era në sas­inë që masa e fal­i­men­tim­it ka për­fi­tu­ar nga vendi­mi gjyqë­sor.

 

Neni 149

Padi për të zbat­u­ar pre­tendimin e kundër­sh­tu­ar nga deb­itori

Në qoftë se deb­itori ka kundër­sh­tu­ar një pre­tendim gjatë mbled­hjes së ver­i­fikim­it ose gjatë pro­ce­durës me shkrim, sipas nen­it 144 të këtij ligji, kred­i­tori mund të ngre­jë padi për vërte­timin e këtij pre­tendi­mi. Në qoftë se në kohën e fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ekzis­tonte një padi e ngrit­ur për këtë pre­tendim, kred­i­tori mund ta vazh­do­jë këtë padi kundër deb­itorit.

 

KREU II

SHPËRNDARJA

 

Neni 150

Ripag­i­mi i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it

1. Ripag­i­mi i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it mund të fil­lo­jë vetëm pas mbled­hjes së ver­i­fikim­it të përgjithshëm.

2. Fondet mund t’u shpërn­da­hen kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it sapo masa e fal­i­men­tim­it të ketë likuiditet të mjaftueshëm. Kred­i­torët e rang­jeve më të ulë­ta nuk duhet të mer­ren parasysh në shpërn­dar­jen e parë.

3. Shpërn­dar­jet bëhen nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it sipas ren­dit­jes së parashikuar në nenin 605 të Kodit Civ­il. Para çdo shpërn­dar­je­je, ai duhet të mar­rë mira­timin e komitetit të kred­i­torëve, nëse është cak­tu­ar një i tillë.

 

Neni 151

Para çdo shpërn­dar­je­je, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it har­ton një listë të pre­tendimeve që për­fi­to­jnë nga shpërn­dar­ja. Lista depoz­i­to­het pranë regjistrit të gjykatës për t’u inspek­tu­ar nga palët. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it shpall pub­lik­isht shumën e përgjithshme të pre­tendimeve dhe shumën e disponueshme për shpërn­dar­je në masën e fal­i­men­tim­it.

 

Neni 152

Fondet e mba­j­tu­ra për të ripaguar pre­tendimet e kundër­sh­tu­ara

1. Një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, pre­tendi­mi i të cilit nuk është vërte­t­u­ar dhe nuk është bazuar në një tit­ull ekzeku­tiv ose vendim të for­mës së pre­rë, duhet t’i provo­jë admin­is­tra­torit në mënyrë bindëse, jo më vonë se dy javë pas shpall­jes pub­like të admin­is­tra­torit, se për çfarë shumë është bërë padia e vërte­tim­it të pre­tendim­it ose ka vazh­d­uar padia e ngrit­ur më parë.

2. Në qoftë se kred­i­tori ia vërte­ton këto fak­te admin­is­tra­torit në mënyrë bindëse dhe në kohën e duhur, pje­sa që i përgjig­jet shumës së pre­tendim­it mba­het gjatë shpërn­dar­jes për gjithë kohëzg­jat­jen e pro­ce­sit të padisë.

3. Në qoftë se kred­i­tori nuk ia vërte­ton këto fak­te admin­is­tra­torit, në mënyrë bindëse dhe në kohën e duhur, pre­tendi­mi nuk mer­ret parasysh gjatë shpërn­dar­jes.

 

Neni 153

Fondet e mba­j­tu­ra për të ripaguar kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të

1. Një kred­i­tor me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të duhet t’i provo­jë admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, në mënyrë bindëse, jo më vonë se afati i parashikuar në pikën 1 të nen­it 152 të këtij ligji, se për çfarë shume ka hequr dorë nga e drej­ta e ripagim­it të veçan­të ose për çfarë shume nuk është shly­er ripag­i­mi i veçan­të. Në qoftë se kred­i­tori nuk ia vërte­ton këto fak­te admin­is­tra­torit, në mënyrë bindëse në kohën e duhur, pre­tendi­mi nuk mer­ret parasysh gjatë shpërn­dar­jes.

2. Kred­i­tori quhet se ka përm­bushur detyrim­in e për­men­dur në pikën 1 të këtij neni për të mar­rë pjesën në shpërn­dar­jen e parë, nëse ai i provon admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, në mënyrë bindëse dhe jo më vonë se peri­ud­ha kohore e për­cak­tu­ar, që shit­ja e sendit që i nën­shtro­het të drejtës së ripagim­it të veçan­të ka fil­lu­ar dhe cila pjesë e shumës së pre­tendim­it të tij mbetet e pash­ly­er. Në këtë rast, pje­sa që i përgjig­jet pre­tendim­it të tij mba­het gjatë shpërn­dar­jes. Në qoftë se kushtet e pikës 1 të këtij neni nuk janë plotë­suar, pje­sa e rez­ervuar zhblloko­het në shpërn­dar­jen për­fundimtare dhe lejo­het të për­doret gjatë kësaj shpërn­dar­je­je.

3. Në qoftë se të drejtën e disponim­it të sendit, që i nën­shtro­het së drejtës për ripag­im të veçan­të e ka vetëm admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk zba­to­hen. Gjatë shpërn­dar­jes së parë, admin­is­tra­tori që nuk ka shi­tur ende sendin duhet të vlerë­so­jë çfarë hum­b­je ka pësuar kred­i­tori dhe të mba­jë pjesën që shër­ben për të shly­er këtë shumë.

 

Neni 154

Fondet e mba­j­tu­ra për ripag­imin e pre­tendimeve me kusht

1. Pre­tendi­mi me kusht mer­ret parasysh në vlerën e tij të plotë gjatë shpërn­dar­jes së parë. Pje­sa që i përgjig­jet pre­tendim­it nuk paguhet gjatë shpërn­dar­jes dhe ruhet.

2. Pre­tendi­mi me kusht nuk mer­ret parasysh gjatë shpërn­dar­jes së fun­dit, nëse mundësia e plotësim­it të kushtit është aq e largët saqë pre­tendi­mi hum­bet vlerën në kohën e shpërn­dar­jes. Në këtë rast, pje­sa e mba­j­tur, sipas fjal­isë së dytë të pikës 1 të këtij neni, shpërn­da­het gjatë shpërn­dar­jes së fun­dit.

 

Neni 155

Ripag­i­mi i mëvon­shëm

Kred­i­torët, pre­tendimet e të cilëve nuk janë mar­rë parasysh gjatë një shpërn­dar­je­je të parë dhe që plotë­so­jnë kushtet e nen­eve 152 dhe 153 të këtij ligji, mar­rin nga masa e fal­i­men­tim­it një shumë që i vë në kushte të barabar­ta më kred­i­torët e parë. Kjo shumë mer­ret gjatë shpërn­dar­jes në një datë të mëvon­shme.

 

Neni 156

Ndryshi­mi i listës së shpërn­dar­jes

Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it shton në listën e shpërn­dar­jes çdo ndryshim sipas nen­eve 152 deri 154 të këtij ligji, bren­da tri ditësh nga mbari­mi i afatit të për­jash­tim­it të parashikuar në pikën 1 të nen­it 152 të këtij ligji.

 

Neni 157

Vëre­jt­jet ndaj listës së shpërn­dar­jes

1. Gjatë shpërn­dar­jes së parë, një kred­i­tor i paraqet sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit vëre­jt­jet e veta ndaj listës, bren­da një jave pas mbarim­it të afatit të parashikuar në pikën 1 të nen­it 152 të këtij ligji.

2. Çdo vendim i gjykatës që hedh poshtë këtë vëre­jt­je duhet t’u dër­go­het kred­i­torit dhe admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it. Kred­i­tori ka të drejtën e ankim­it të veçan­të ndaj këtij vendi­mi.

3. Vendi­mi i gjykatës që urd­hëron një ndryshim në listë, u njofto­het kred­i­torit dhe admin­is­tra­torit dhe depoz­i­to­het në regjistrin e gjykatës për t’u inspek­tu­ar nga palët. Admin­is­tra­tori dhe kred­i­torët e fal­i­men­tim­it kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të ndaj vendim­it. Afati i ankim­it fil­lon nga data kur vendi­mi është depoz­i­tu­ar në regjistrin e gjykatës.

 

Neni 158

Për­cak­ti­mi i pjesëve të pre­tendim­it

1. Me propoz­imin e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, komiteti i kred­i­torëve për­cak­ton pjesën e pre­tendim­it që do të paguhet gjatë shpërn­dar­jes së parë. Në qoftë se nuk është cak­tu­ar një komitet kred­i­torësh, pjesën e për­cak­ton admin­is­tra­tori.

2. Admin­is­tra­tori ua komu­nikon pjesën e pre­tendim­it që do t’u paguhet kred­i­torëve që janë mar­rë parasysh.

 

Neni 159

Shpërn­dar­ja e fun­dit

1. Shpërn­dar­ja e fun­dit bëhet sapo të për­fun­do­jë shit­ja e masës së fal­i­men­tim­it.

2. Shpërn­dar­ja e fun­dit bëhet vetëm me mira­timin e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit.

 

Neni 160

Mbled­h­ja për­fundimtare

1. Kur jep pëlqimin për shpërn­dar­jen për­fundimtare, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit për­cak­ton edhe afatin për një mbled­hje për­fundimtare të kred­i­torëve. Gjatë mbled­hjes:

a) disku­to­hen llog­a­r­itë e paraqi­tu­ra nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it;

b) paraqiten vëre­jt­je ndaj listës për­fundimtare;

c) ven­dosin për sendet që janë pjesë e masës së fal­i­men­tim­it dhe të papër­sh­tat­shme për shit­je.

2. Peri­ud­ha kohore ndër­m­jet shpall­jes së datës së mbled­hjes dhe mbled­hjes nuk mund të jetë më pak se tri javë dhe jo më shumë se një muaj.

3. Për vendimet e gjykatës për vëre­jt­jet e një kred­i­tori zba­to­hen, sipas rastit, parashikimet e pikave 2 dhe 3 të nen­it 157 të këtij ligji.

 

Neni 161

Depoz­iti­mi i shu­mave të mba­j­tu­ra

Shu­mat që janë mba­j­tur gjatë shpërn­dar­jes për­fundimtare depoz­i­to­hen pranë një agjen­cie të për­sh­tat­shme, me mira­timin e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit , për llog­a­ri të palëve pjesë­mar­rëse.

 

Neni 162

Tepri­cat pas shpërn­dar­jes për­fundimtare

Në qoftë se pre­tendimet e të gjithë kred­i­torëve të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it mund të ripaguhen gjatë shpërn­dar­jes së fun­dit, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ia kalon tepricën deb­itorit. Kur deb­itori nuk është per­son fizik, admin­is­tra­tori ia ndan pjesën e tepricës çdo per­soni që mban pjesë të kap­i­taleve të deb­itorit, gjatë një pro­ce­dure likuidi­mi jashtë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 163

Për­fundi­mi i pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Sapo të jetë kry­er shpërn­dar­ja për­fundimtare, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos mbyll­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Vendi­mi dhe shkaku i mbyll­jes shpallen pub­lik­isht.

 

Neni 164

Të drej­tat e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it pas mbyll­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Pas mbyll­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, kred­i­torët e fal­i­men­tim­it mund të kërko­jnë pa kufiz­im plotësimin e pre­tendimeve të mbe­tu­ra ndaj deb­itorit.

2. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, që kanë ngrit­ur pre­tendime të vërte­t­u­ara, të cilat nuk janë kundër­sh­tu­ar nga deb­itori gjatë mbled­hjes së ver­i­fikim­it, mund të përm­bushin këto pre­tendime ndaj deb­itorit me rrugë ekzeku­ti­mi ligjor, duke u bazuar në regjistrim­in në tabelë, që ka të njëjtën vlerë si një vendim i ekzekutueshëm. Pre­tendi­mi i pakundër­sh­tu­ar bara­zo­het me një pre­tendim ndaj të cilit kundër­sh­ti­mi është hed­hur poshtë.

3. Dis­poz­i­tat për shkarkimin nga detyrimet e mbe­tu­ra nuk ceno­hen.

 

Neni 165

Përgjegjësitë e veprimeve për ekzeku­timin ndaj deb­itorit

Gjyka­ta e rrethit, ku është hapur ose kërkon të hapet pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it, vlerë­so­het si gjyka­ta përgjegjëse, sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile, për vendimet e nevo­jshme për t’u ekzeku­tu­ar ndaj deb­itorit pas mbyll­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 166

Vendi­mi i gjykatës për shpërn­dar­je të vonuar

1. Me kërkesë të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it ose të një kred­i­tori fal­i­men­ti­mi, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit urd­hëron një shpërn­dar­je të vonuar kur:

a) zhblloko­hen për shpërn­dar­je fonde të mba­j­tu­ra;

b) kthe­hen shu­mat që janë paguar nga masa e fal­i­men­tim­it;

c) iden­ti­fiko­hen, pas mbled­hjes për­fundimtare, sende të masës së fal­i­men­tim­it.

2. Mbyll­ja e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it nuk pen­gon vendimin e gjykatës për kry­er­jen e shpërn­dar­jes së vonuar.

3. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit duke pasur parasysh vlerën e lartë ose të ulët të shumës ose të sendit dhe shpen­zimet e një shpërn­dar­je­je të vonuar, nëse e sheh të arsyeshme mund të heqë dorë nga vendi­mi dhe t’i kalo­jë deb­itorit shumën e disponueshme ose sendin e iden­ti­fikuar. Vendi­mi mund të kushtë­zo­het nga para­pag­i­mi i një shume të para­cak­tu­ar për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të shpërn­dar­jes së mëvon­shme.

 

Neni 167

Anki­mi

1. Vendi­mi i gjykatës, që refu­zon shpërn­dar­jen e vonuar, i dër­go­het palës kërkuese. Pala kërkuese mund të paraqesë ankim të veçan­të ndaj vendim­it.

2. Vendi­mi i gjykatës, që urd­hëron një shpërn­dar­je të vonuar u dorë­zo­het admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, deb­itorit dhe kred­i­torit që kanë bërë kërkesën për shpërn­dar­je të vonuar. Deb­itori ka të drejtën e ankim­it të veçan­të ndaj vendim­it.

 

Neni 168

Kry­er­ja e shpërn­dar­jes së mëvon­shme

Me dhënien e vendim­it për shpërn­dar­je të mëvon­shme, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it shpërn­dan shumën e vënë në dis­pozi­cion ose të ard­hu­rat e mar­ra nga shit­ja e sendit të iden­ti­fikuar në bazë të listës për­fundimtare. Ai i jep llog­a­ri për këtë shpërn­dar­je sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit.

 

Neni 169

Për­jash­ti­mi i kred­i­torëve të masës së fal­i­men­tim­it

1. Kred­i­torët e masës së fal­i­men­tim­it, pre­tendimet e të cilëve i janë bërë të njo­hu­ra admin­is­tra­torit, për­jash­to­hen vetëm:

a) pas cak­tim­it të pjesës gjatë shpërn­dar­jes së parë;

b) pas mbled­hjes për­fundimtare gjatë shpërn­dar­jes së fun­dit;

c) pas shpall­jes nëse ven­doset shpërn­dar­je e vonuar. Kred­i­torët mund të pre­tendo­jnë ripag­imin vetëm nga fondet e mbe­tu­ra në masën e fal­i­men­tim­it.

 

KREU III

NDËRPRERJA E PROCEDURËS

 

Neni 170

Ndër­pre­r­ja për mungesë të pasurive në masën e fal­i­men­tim­it

1. Në qoftë se pas fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it rezul­ton se masa e fal­i­men­tim­it nuk mjafton për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të pro­ce­durës, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit e ndër­pret pro­ce­durën. Ndër­pre­r­ja nuk bëhet kur para­paguhet një shumë e mjaftueshme.

2. Për­para vendim­it për ndër­pre­rje të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dëgjo­het mbled­h­ja e kred­i­torëve, admin­is­tra­tori dhe kred­i­torët e masës së fal­i­men­tim­it.

3. Admin­is­tra­tori për­dor çdo shumë në të hol­la, që gjen­det në masën e fal­i­men­tim­it, për shly­er­jen e shpen­z­imeve të pro­ce­durës. Së pari, paguhen shpen­zimet në për­p­jesë­tim me shu­mat përkatëse para ndër­pre­rjes së pro­ce­durës. Admin­is­tra­tori nuk mban përgjegjësi të mëte­jshme për dispon­imin e sendeve të masës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 171

Njof­ti­mi për pasuri të pam­jaftueshme të masës së fal­i­men­ti­mi

1. Nëse mbu­lo­hen shpen­zimet e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, por pasuritë nuk mjafto­jnë për të përm­bushur detyrime të tjera, të matu­ru­ara, të masës së fal­i­men­tim­it, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it njofton sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive. E njëj­ta gjë vlen kur pasuritë parashiko­hen të jenë të pam­jaftueshme për plotësimin e detyrimeve të tjera ekzistuese të masës së fal­i­men­tim­it në datën e maturim­it.

2. Gjyka­ta shpall pub­lik­isht njof­timin për pam­jaftuesh­mëri të pasurive në masën e fal­i­men­tim­it. Njof­ti­mi u bëhet indi­vid­u­al­isht kred­i­torëve të masës së fal­i­men­tim­it.

3. Detyra e admin­is­tra­torit për admin­istrim­in dhe për­dorim­in e pasurive të masës së fal­i­men­tim­it vazh­don edhe pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive.

 

Neni 172

Ripag­i­mi i kred­i­torëve të masës së fal­i­men­tim­it

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it duhet të ripagua­jë detyrimet e masës së fal­i­men­tim­it sipas rad­hës së mëposhtme. Detyrimet e rangut të njëjtë paguhen sipas rapor­tit të shu­mave:

a) shpen­z­ime të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b) detyrime të masës së fal­i­men­tim­it për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it, të cilat janë bërë ligjër­isht të kërkueshme pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive, por që nuk bëjnë pjesë në shpen­zimet e pro­ce­durës;

c) detyrime të tjera të masës së fal­i­men­tim­it ku përf­shi­hen në fund edhe shpen­zimet për jetesë sipas nen­eve 84 dhe 85, fjalia e tretë, pika 1 të këtij ligji.

2. Vlerë­so­hen si detyrime të masës së fal­i­men­tim­it sipas shkro­n­jës “b” të pikës 1 të këtij neni:

a) detyrimet sipas një kon­trate të ndërsjel­lë, të cilën admin­is­tra­tori ka zgjed­hur ta zba­to­jë pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive të masës së fal­i­men­tim­it;

b) detyrimet sipas një kon­trate të ndashme për peri­ud­hën kohore pas datës së parë kur admin­is­tra­tori mund ta për­fun­don­të këtë kon­tratë pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive të masës së fal­i­men­tim­it;

c) sipas një kon­trate peri­odike, nëse admin­is­tra­tori ka pre­tend­uar vlerën në favor të masës së fal­i­men­tim­it pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive.

 

Neni 173

Ndal­i­mi i ekzeku­tim­it

Është i pale­jueshëm ekzeku­ti­mi i një detyri­mi të masës së fal­i­men­tim­it sipas shkro­n­jës “c” të pikës 1 të nen­it 172 pasi admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka njof­tu­ar për pam­jaftue-shmërinë e pasurive në masën e fal­i­men­tim­it.

 

Neni 174

Ndër­pre­r­ja pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive

në masën e fal­i­men­tim­it

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ndër­pret pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it pasi admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ta ketë shpërn­darë masën e fal­i­men­tim­it sipas nen­it 172 të këtij ligji. Admin­is­tra­tori paraqet llog­a­ri të veçan­ta për veprim­tar­inë e vet pas njof­tim­it për pam­jaftuesh­mërinë e pasurive në masën e fal­i­men­tim­it.

2. Në qoftë se pas ndër­pre­rjes së pro­ce­durës gjen­den sende që for­mo­jnë pjesë të masës së fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me kërkesë të admin­is­tra­torit ose të një kred­i­tori të masës, urd­hëron shpërn­dar­je të vonuar. Nenet 166 pika 3, 167 dhe 168 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 175

Ndër­pre­r­ja për shkak të zhduk­jes së mëvon­shme të shkakut

për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

Me kërkesë të deb­itorit, pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it ndër­pritet kur ai është në gjend­je ta sig­uro­jë gjykatën se pas ndër­pre­jes nuk do të jetë më i kër­cënuar nga gjend­ja e paaftë­sisë paguese ose fal­i­men­ti­mi në rast se pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it është hapur për shkak të paaftë­sisë paguese. Një kërkesë e tillë pra­nohet nëse deb­itori tre­gon në gjykatë, në mënyrë bindëse, se nuk ka shkak për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 176

Ndër­pre­r­ja me mira­timin e kred­i­torëve

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it ndër­pritet me kërkesën e deb­itorit, kur ky, pasi për­fun­don peri­ud­ha e njof­tim­it, paraqet një deklaratë mira­ti­mi të të gjithë kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, që kanë depoz­i­tu­ar pre­tendime për ndër­pre­rjen e kësaj pro­ce­dure. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, sipas diskre­cionit të saj, ven­dos për kred­i­torët, kërke­sat e të cilëve janë kundër­sh­tu­ar nga deb­itori ose admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe për kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, lid­hur më kërke­sat e mira­tim­it të kred­i­torëve ose të mjeteve të sig­urisë që ata duhet të paraqesin.

2. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it mund të ndër­pritet me kërkesën e deb­itorit edhe për­para mbarim­it të afatit të depoz­itim­it nëse gjyka­ta nuk njeh kred­i­torë të tjerë përveç kred­i­torëve për të cilët deb­itori ka paraqi­tur deklaratat e mira­tim­it prej tyre.

 

 

Neni 177

Pro­ce­du­ra e ndër­pre­rjes

1. Kërke­sa për ndër­pre­rjen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it sipas nen­eve 175 ose 176 të këtij ligji duhet të shpal­let pub­lik­isht. Ajo depoz­i­to­het në regjistrin e gjykatës për inspek­tim të palëve. Në rastin e parashikuar në nenin 179 kërke­sa shoqëro­het edhe nga deklara­ta e mira­tim­it të kred­i­torëve. Bren­da një jave pas shpall­jes pub­like, kred­i­torët e fal­i­men­tim­it kanë mundës­inë ta kundër­sh­to­jnë më shkrim këtë kërkesë ose të regjistro­jnë kundër­sh­timin në pro­tokollin e regjistrit të gjykatës.

2. Para se të ven­dosë për ndër­pre­rjen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit dëgjon palën kërkuese, admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it dhe komitetin e kred­i­torëve, kur një i tillë është cak­tu­ar. Në rastin e kundër­sh­tim­it prej një kred­i­tori, dëgjo­het edhe kred­i­tori i kundër­sh­tu­ar.

3. Për­para ndër­pre­rjes, admin­is­tra­tori paguan detyrimet e pakundër­sh­tu­ara të masës së fal­i­men­tim­it dhe jep mjete sig­urie për pre­tendimet e kundër­sh­tu­ara.

 

Neni 178

Shpall­ja pub­lik­isht dhe paso­jat ligjore të ndër­pre­rjes

1. Vendi­mi për ndër­pre­rjen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it sipas nen­eve 170, 174, 175 dhe 176 të këtij ligji, dhe shkaku për këtë ndër­pre­rje shpallen pub­lik­isht. Deb­itori, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe anë­tarët e komitetit të kred­i­torëve njofto­hen më parë për datën e hyr­jes në fuqi të ndër­pre­rjes.

2. Me ndër­pre­rjen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori rifi­ton të drejtën të dispono­jë lirisht për pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it. Nenet 164 dhe 165 të këtij ligji zba­to­hen sipas rastit.

 

Neni 179

Anki­mi

1. Në qoftë se pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it ndër­pritet, sipas nen­eve 170, 175 dhe 176 të këtij ligji, çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi ka të drejtën e ankim­it të veçan­të. Deb­itori mund të paraqesë ankim të veçan­të nëse pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it është ndër­pre­rë, sipas neni 170 të këtij ligji.

2. Deb­itori ka të drejtën e ankim­it të veçan­të kundër vendim­it të gjykatës, që refu­zon kërkesën sipas nen­eve 175 dhe 176 të këtij ligji.

 

PJESA E GJASHTË

PLANI I RIORGANIZIMIT

 

KREU I

HARTIMI I PLANIT TË RIORGANIZIMIT

 

Neni 180

Poli­ti­ka e plan­it

Ripag­i­mi i kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të dhe i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, dispon­i­mi i pasurive të masës së fal­i­men­tim­it dhe shpërn­dar­ja e tyre te palët, si dhe përgjegjësia e deb­itorit që shtri­het edhe pas për­fundim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it mund të rreg­ul­lo­hen me një plan rior­ga­niz­i­mi, që ndryshon nga parashikimet e këtij ligji.

 

Neni 181

Paraqit­ja e plan­it të rior­ga­nizim­it

1. Të drejtën për paraqit­jen e një plani rior­ga­niz­i­mi për­para sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit e kanë admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe deb­itori. Paraqit­ja e këtij plani nga deb­itori mund t’i bashko­het kërkesës për fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Plani i paraqi­tur në gjykatë pas mbled­hjes për­fundimtare të kred­i­torëve nuk mer­ret parasysh.

2. Në qoftë se mbled­h­ja e kred­i­torëve i ka ngarkuar admin­is­tra­torit har­timin e një plani fal­i­men­ti­mi, admin­is­tra­tori ia paraqet planin gjykatës bren­da një afati kohor të arsyeshëm.

3. Gjatë har­tim­it të plan­it nga admin­is­tra­tori, paraqesin komente komiteti i kred­i­torëve, kur ka një të tillë, si dhe organi për­faqë­sues i punon­jësve dhe deb­itori, si këshill­tarë.

 

Neni 182

Hol­lësitë e plan­it

Plani i rior­ga­nizim­it për­bëhet nga pje­sa paraqitëse dhe anal­iza e hol­lë­sishme. Këtyre u shto­hen edhe shto­j­cat e për­men­dura në nenet 229 dhe 230 të këtij ligji.

 

Neni 183

Pje­sa paraqitëse

1. Në pjesën paraqitëse të plan­it të rior­ga­nizim­it për­shkruhen masat e mar­ra pas fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, për të kri­juar bazat për tjetër­simin e të drej­tave të palëve të përf­shi­ra.

2. Pje­sa paraqitëse duhet të përm­ba­jë të gjitha të dhë­nat e tjera, si dhe paso­jat e plan­it, të cilat janë të rëndë­sishme për vendimin e kred­i­torëve për ta pran­uar planin, si dhe për mira­timin e tij nga gjyka­ta.

 

Neni 184

Pje­sa arsyetuese

Në pjesën arsyetuese të plan­it të rior­ga­nizim­it për­cak­to­het si do të tjetër­so­hen, nëpër­m­jet plan­it, të drej­tat e palëve të përf­shi­ra.

 

Neni 185

Kri­ji­mi i gru­peve

1. Gjatë për­cak­tim­it të të drej­tave të pjesë­mar­rësve në planin e rior­ga­nizim­it for­mo­hen grupe kred­i­torësh, me të drej­ta dhe intere­sa të ndryshëm ekonomikë. Duhet të bëhet dal­lim ndër­m­jet:

a) kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, nëse të drej­tat e tyre preken nga plani;

b) secilit rang të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it;

c) secilit rang të kred­i­torëve të rang­jeve më të ulë­ta, përveç rastit kur pre­tendimet e tyre nuk mer­ren parasysh, sipas nen­it 225 të këtij ligji.

2. Kred­i­torët me të drej­ta të barabar­ta mund të for­mo­jnë grupe, ku përm­blid­hen kred­i­torë me intere­sa të njëjtë ekonomikë. Gru­pet duhet të nda­hen nga njeri-tjetri në mënyrë të duhur. Kriteret e ndar­jes paraqiten në plan.

 

Neni 186

Të drej­tat e kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të

1. Kur në planin e rior­ga­nizim­it nuk është për­cak­tu­ar ndryshe, plani nuk cenon të drejtën e kred­i­torëve me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, detyri­mi i të cilëve shly­het prej sendeve që u nën­shtro­hen të drejtës së ripagim­it të veçan­të.

2. Nëse në plan ven­doset një rreg­ul­lim i ndryshëm për kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, pje­sa anal­izuese e plan­it tre­gon masën në të cilën pakë­so­hen pre­tendimet e tyre, jepet me hol­lësi peri­ud­ha e shtyr­jes së pre­tendimeve ose parashiko­hen rreg­ul­lime të tjera, të cilave duhet t’u nën­shtro­hen këta kred­i­torë.

 

Neni 187

Të drej­tat e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it

Pje­sa anal­izuese e plan­it të fal­i­men­tim­it tre­gon sas­inë në të cilën është zvogëlu­ar pre­tendi­mi i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, jepet me hol­lësi peri­ud­ha e shtyr­jes së pre­tendimeve, shpallen mjetet e sig­urim­it për ta ose parashiko­hen rreg­ul­lime të tjera, të cilave duhet t’u nën­shtro­hen këta kred­i­torë.

 

Neni 188

Të drej­tat e kred­i­torëve të rang­jeve me të ulë­ta

1. Pre­tendimet e kred­i­torëve të rang­jeve më të ulë­ta vlerë­so­hen të për­jash­tu­ara, kur në planin e rior­ga­nizim­it nuk për­cak­to­het ndryshe.

2. Nëse plani i rior­ga­nizim­it ven­dos ndryshe, në pjesën e anal­izës duhet të jepen të dhë­nat e për­shkru­ara në nenin 187 të këtij ligji, për çdo grup të kred­i­torëve të rang­jeve më të ulë­ta.

3. Plani i rior­ga­nizim­it nuk për­jash­ton ose kufi­zon përgjegjës­inë e deb­itorit për page­sa e detyrime të natyrës civile ose penale, sipas shkro­n­jës “c” të pikës 1 të nen­it 42 të këtij ligji, që shtri­het edhe pas për­fundim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 189

Tra­j­ti­mi i barabartë i të gjithë pjesë­mar­rësve

1. Të gjitha palët bren­da grupit kanë të drej­ta të barabar­ta.

2. Tra­j­ti­mi i ndryshëm i pjesë­tarëve të një grupi lejo­het vetëm me mira­timin e të gjithë pjesë­tarëve. Në këtë rast plan­it të rior­ga­nizim­it duhet t’i shto­het deklara­ta mirat­uese e secilës prej palëve.

3. Është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je e arrit­ur midis admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, deb­itorit ose e per­son­ave të tjerë dhe pjesë­tarëve të veçan­të, nëpër­m­jet së cilës parashiko­hen për­fitime të paparashikuara në plan për shkak të pranisë së këtyre palëve në një votim, ose në përgjithësi, në lid­hje me pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it.

 

Neni 190

Përgjegjësia e deb­itorit

1. Nëse në planin e rior­ga­nizim­it nuk është për­cak­tu­ar ndryshe, deb­itori shkarko­het nga detyrimet e mbe­tu­ra ndaj kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, pasi këta kred­i­torë janë shly­er në mënyrën e parashikuar në pjesën anal­izuese të plan­it.

2. Kur deb­itori është një shoqëri e thjeshtë, pika 1 e këtij neni zba­to­het sipas rastit për ortakët më përgjegjësi të paku­fizuar.

 

Neni 191

Ndryshi­mi i gjend­jes së pasurisë

Nëse duhet të kri­jo­hen, ndryshohen, kalo­hen ose anu­lo­hen të drej­ta juridike mbi sende, deklarimet juridike të nevo­jshme për të kri­juar paso­ja juridike të trans­ferim­it ndër­m­jet palëve mund të përf­shi­hen në pjesën arsyetuese të plan­it të rior­ga­nizim­it. Në qoftë se bëhet fjalë për të drej­ta të regjistru­ara mbi pasuri të palu­a­jt­shme ose të drej­ta të tjera të regjistru­ara, këto të drej­ta për­cak­to­hen duke mar­rë parasysh dis­poz­i­tat përkatëse. Fjalia e dytë e këtij para­grafi zba­to­het sipas rastit për të drej­ta që janë regjistru­ar në një regjistër tjetër pronësie.

 

Neni 192

Mbikëqyr­ja e pasurisë. Të ard­hu­rat dhe plani finan­ciar

Në qoftë se kred­i­torët ripaguhen nga të ard­hu­rat e një veprim­tarie, që vazh­don të funk­siono­jë nën drej­timin e deb­itorit ose të një të treti, plan­it të rior­ga­nizim­it i bashkëngjitet një inven­tar i veprim­tarisë së deb­itorit. Gjithash­tu, plani tre­gon çfarë shpen­z­imesh dhe të ard­hurash priten për peri­ud­hën gjatë së cilës duhet të ripaguhen kred­i­torët dhe në çfarë ren­dit­je­je shpen­z­imesh dhe fitimesh funk­sionon veprim­taria gjatë kësaj peri­ud­he kohe.

 

Neni 193

Shto­j­ca të tjera

1. Në qoftë se në planin e rior­ga­nizim­it është parashikuar që deb­itori të vazh­do­jë mba­jt­jen e veprim­tarisë dhe deb­itori është per­son fizik, plan­it duhet t’i bashkëlid­het deklara­ta e deb­itorit, e cila vërte­ton gatish­mërinë e tij për vazhdimin e mba­jt­jes së veprim­tarisë mbi bazën e plan­it. Kur deb­itori është shoqëri e thjeshtë, plan­it i bashkëlid­het një deklaratë e ngjashme e anë­tarëve të shoqërisë me përgjegjësi per­son­ale. Deklara­ta e deb­itorit, sipas fjal­isë së parë, nuk kërko­het kur planin e ka parashtru­ar vetë deb­itori.

2. Në qoftë se kred­i­torët parashiko­jnë të për­fi­to­jnë pjesë ose aksione, të drej­ta anë­tarësi­mi ose të drej­ta të tjera në një shoqëri ose shoqëri të thjeshtë, plan­it i bashkëlid­het deklara­ta mirat­uese e secilit prej këtyre kred­i­torëve.

3. Në qoftë se një palë e tretë ka mar­rë për­sipër detyrime ndaj kred­i­torëve në rastin kur plani është mirat­u­ar, plan­it i bashkëlid­het deklara­ta e të tretit.

 

 

Neni 194

Mospra­n­i­mi i plan­it

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me nis­mën e tij, ven­dos mospra­n­imin e plan­it të rior­ga­nizmit, në rastet kur:

a) dis­poz­i­tat e këtij ligji mbi të drejtën për paraqit­jen dhe përm­ba­jt­jen e plan­it nuk janë respek­tu­ar dhe parashtrue­si nuk është në gjend­je të kor­rigjo­jë gabimin ose nuk e kor­rigjon atë bren­da një afati të arsyeshëm, të cak­tu­ar nga gjyka­ta;

b) plani i rior­ga­nizim­it i parashtru­ar nga deb­itori përm­ban të dhë­na të mja­fueshme për të çmuar se nuk ka per­spek­tivë për t’u pran­uar nga kred­i­torët ose për t’u mirat­u­ar nga gjyka­ta;

c) ka të dhë­na të mjaftueshme se pre­tendimet e palëve sipas pjesës anal­izuese të plan­it të har­tu­ar prej deb­itorit nuk mund të plotë­so­hen;

ç) plani i rior­ga­nizim­it kundër­sh­to­het nga shu­mi­ca e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, që i përkasin një grupi­mi të cak­tu­ar të tyre;

d) plani i rior­ga­nizmit kundër­sh­to­het nga kred­i­torët e fal­i­men­tim­it që i përkasin një grupi­mi të cak­tu­ar, pre­tendimet e të cilëve për­bëjnë së paku gjys­mën e shumës së përgjithshme të pre­tendimeve pasurore mbi masën e fal­i­men­tim­it;

dh) plani i rior­ga­nizim­it kundër­sh­to­het me shkrim nga shu­mi­ca e kred­i­torëve të sig­u­ru­ar;

e) plani i rior­ga­nizmit kundër­sh­to­het me shkrim nga kred­i­torët e sig­u­ru­ar, pre­tendimet e të cilëve për­bëjnë së paku gjys­mën e shumës së përgjithshme të pre­tendimeve pasurore mbi masën e fal­i­men­tim­it dhe që u përkasin kred­i­torëve të sig­u­ru­ar.

2. Kur deb­itori ka paraqi­tur tash­më në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it një plan i cili nuk është pran­uar nga kred­i­torët, nuk është mirat­u­ar nga gjyka­ta ose është tërhe­qur nga vetë deb­itori pas shpall­jes pub­lik­isht të datës së mbled­hjes për disku­tim, gjyka­ta nuk pra­non një plan të ri të deb­itorit kur këtë mospran­im e kërkon admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it më mira­timin e komitetit të kred­i­torëve, kur është cak­tu­ar një i tillë.

3. Kundër vendim­it të mospra­nim­it të plan­it të rior­ga­nizim­it, paraqitësi i tij ka të drejtën e ankim­it të veçan­të.

4. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të ven­dosë për­jash­timin e një kred­i­tori të sig­u­ru­ar ose të një grupi­mi të tyre nga zba­ti­mi i plan­it të rior­ga­nizmit.

 

Neni 195

Komente për planin

1. Kur plani i rior­ga­nizim­it pra­nohet, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ia kalon atë për mendim:

a) komitetit të kred­i­torëve, kur ka një të tillë, si organi i për­faqësim­it të punon­jësve;

c) deb­itorit kur planin e ka paraqi­tur admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it;

d) admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it kur planin e ka paraqi­tur deb­itori.

2. Gjyka­ta mund t’u japë rastin të shpre­hen edhe organ­eve zyrtare të për­faqë­suesve pro­fe­sion­alë të deb­itorit për indus­trinë, tregt­inë, arti­za­natin ose bujqës­inë;.

3. Gjyka­ta cak­ton një afat për dorëz­imin e mendimeve.

 

 

 

Neni 196

Pezul­li­mi i disponim­it dhe shpërn­dar­jes

Derisa vazhdi­mi i disponim­it dhe shpërn­dar­jes së pasurive të një mase fal­i­men­ti­mi pen­gon zba­timin e plan­it të paraqi­tur të rior­ga­nizim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me kërkesë të deb­itorit ose të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, urd­hëron pezul­lim­in e disponim­it dhe të shpërn­dar­jes. Gjyka­ta anu­lon ose ndalon pezul­lim­in, nëse ai sjell rrezik me dëme të ndjeshme për masën e fal­i­men­tim­it ose kur admin­is­tra­tori, me mira­timin e komitetit të kred­i­torëve ose mbled­hjes së kred­i­torëve, kërkon vazhdimin e disponim­it dhe të shpërn­dar­jes.

 

Neni 197

Paraqit­ja e plan­it

Plani i rior­ga­nizim­it me shto­j­cat dhe komentet e mar­ra depoz­i­to­het në zyrën e regjistrit të gjykatës për inspek­tim nga palët.

 

KREU II

PRANIMI DHE MIRATIMI I PLANIT TË FALIMENTIMIT

 

Neni 198

Disku­timet dhe mbled­h­ja për votim

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit cak­ton një afat për mbled­hjen e disku­tim­it të plan­it të rior­ga­nizim­it dhe të së drejtës së votës të kred­i­torëve për votimin e plan­it të rior­ga­nizim­it. Mbled­h­ja cak­to­het jo më vonë se një muaj.

2. Data e mbled­hjes së disku­tim­it dhe e votim­it shpal­let pub­lik­isht. Shpall­ja pub­lik­isht vë në duk­je që plani me gjithë komentet mund të inspek­to­het në regjistrin e gjykatës.

3. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it që kanë paraqi­tur pre­tendime, kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, deb­itori dhe organi i për­faqësim­it të punon­jësve njofto­hen indi­vid­u­al­isht. Me ftesën dër­go­het edhe një kop­je e plan­it ose një përm­bled­hje e tij.

 

Neni 199

Mbled­h­ja për ver­i­fikim

Mbled­h­ja për disku­tim dhe votim nuk duhet të mba­het për­para mbled­hjes për ver­i­fikim. Megjithatë, data e mba­jt­jes së dy mbled­hjeve mund të përko­jë.

 

Neni 200

E drej­ta e votës së kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it

1. Për të drejtën e votim­it të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it që voto­jnë në planin e rior­ga­nizim­it zba­to­hen, sipas rastit, parashikimet e pikave 1, fjalia e parë, 2 dhe 3 shkro­n­ja “a” të nen­it 64 të këtij ligji. Kred­i­torët me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të kanë të drejtën e votim­it vetëm si kred­i­torë fal­i­men­ti­mi në rastin kur mund të pre­tendo­jnë që deb­itori të përgjig­jet edhe per­son­al­isht dhe nëse heqin dorë nga ripag­i­mi i veçan­të ose nuk janë ripaguar plotë­sisht në këtë mënyrë; për sa kohë mosri­pag­i­mi i tyre nuk është vërte­t­u­ar, ata mer­ren parasysh për vlerën e mund­shme të pjesës që nuk është ripaguar.

2. Kred­i­torët, pre­tendimet e të cilëve nuk dëm­to­hen nga plani, nuk kanë të drejtë vote.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim