LIGJ

Nr. 8901, datë 23.5.2002

 

PËR FALIMENTIMIN

(Ndryshuar me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datw 11.5.2009)

 

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

PJESA E PARË

PARIME TË PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

 

Neni 1

Objek­ti i ligjit

Ky ligj ka për objekt të cak­to­jë rreg­ul­la të detyrueshme, të njëj­ta dhe të barabar­ta për shly­er­jen e detyrimeve të deb­itorëve në një pro­ce­durë fal­i­men­ti­mi.

 

Neni 2

Qël­li­mi i pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it ka qël­lim të shlye­jë, në mënyrë kolek­tive, detyrimet e deb­itorit nëpër­m­jet likuidim­it të të gjitha pasurive të tij dhe shpërn­dar­jes së të ard­hu­rave, ose, në rastin e një plani rior­ga­niz­i­mi, nëpër­m­jet arrit­jes së një mar­rëvesh­je­je tjetër, me syn­im krye­sor rua­jt­jen e veprim­tarisë së tij.

2. Çdo deb­itori të nder­shëm, nëpër­m­jet pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, i jepet mundësia të shkarko­het nga pje­sa e mbe­tur e detyrimeve.

 

 

Neni 3

Gjyka­ta e rrethit gjyqë­sor në cilës­inë e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Real­iz­i­mi i pro­ce­du­rave të fal­i­men­tim­it është detyrë e sek­sion­eve tregtare të gjykatës së rrethit (gjyka­ta e fal­i­men­tim­it).

2. Shqyr­ti­mi i çësht­jeve dhe mar­r­ja e vendimeve për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it bëhet nga një gjyq­tar i vetëm.

3. Shqyr­ti­mi i çësht­jeve duhet të kry­het bren­da 30 ditëve nga dorëz­i­mi i kërkesës në sekre­tar­inë e Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor, Tiranë, sek­sioni treg­tar.

 

 

Neni 4

Përgjegjësia ter­ri­to­ri­ale

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it shqyr­to­het dhe gjyko­het në sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit ku deb­itori, i cili është per­son juridik, ka vend­ba­n­imin ose selinë.

2. Nëse deb­itori e ka trans­fer­u­ar qen­drën e veprim­tarisë ekonomike të pavarur në një vend tjetër, përgjegjësia është vetëm e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit ku ndod­het qen­dra e re e veprim­tarisë së deb­itorit.

3. Nëse deb­itori nuk ka seli ose vend­ban­im në Shqipëri, përgjegjësia i për­ket sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit ku deb­itori ka një degë ose çdo pasuri tjetër.

4. Në rast se një pro­ce­durë fal­i­men­ti­mi është deklaru­ar në përgjegjësi të disa sek­sion­eve tregtare të gjykatave të rretheve, përgjegjës­inë e drejt­për­drejtë për shqyr­timin dhe gjykimin e çësht­jes e ka sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ku është paraqi­tur fil­lim­isht kërke­sa për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

5. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, që ka përgjegjësi për të gjykuar një pro­ce­durë fal­i­men­ti­mi, është gjyka­ta e vetme përgjegjëse për të gjykuar paditë civile, që ngri­hen për këtë pro­ce­durë fal­i­men­ti­mi.

 

Neni 5

Zbat­uesh­mëria e lig­jeve të tjera

Dis­poz­i­tat e Kodit të Pro­ce­durës Civile dhe të lig­jeve të tjera janë të zbat­ueshme edhe për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it, për aq sa ato nuk bien në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji.

 

Neni 6

Roli i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit het­on, krye­sisht, të gjitha rrethanat që kanë lid­hje me pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it.

2. Në mënyrë të veçan­të, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të kërko­jë dhe të dëgjo­jë për këtë qël­lim dësh­mi­tarë, spe­cial­istë dhe vetë deb­itorin.

 

 

Neni 7

Anki­mi i veçan­të

(Shtu­ar pika 6 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Vendi­mi i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit është men­jëherë i ekzekutueshëm.

2. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit mund të bëhet ankim i veçan­të në raste dhe mënyrën e parashikuar në këtë ligj. Anki­mi i veçan­të, në asnjë rast, nuk pezul­lon ekzeku­timin e vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit.

3. Afati i ankim­it të veçan­të fil­lon nga data e shpall­jes së vendim­it, ose kur vendi­mi shpal­let në mungesë të palëve, nga data kur palët mar­rin dijeni. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të ven­dosë për ankimin e veçan­të.

4. Gjyka­ta e apelit, kur çmo­het prej saj, mund të urd­hëro­jë ekzeku­timin e men­jëher­shëm të vendim­it.

5. Kundër vendim­it të gjykatës së apelit mund të ushtro­het rekurs në Gjykatën e Lartë.

6. Gjyka­ta e apelit e shqyr­ton çësht­jen bren­da 30 ditëve.

 

 

Neni 8

Njof­timet

(Shtu­ar fjalw me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Njof­timet për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it bëhen krye­sisht nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethitme shër­bim postar të shpe­jtë, sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile për njof­timet.

2. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, për kry­er­jen e njof­tim­it, mund të ngarko­jë admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 9

Shpall­ja pub­like

1. Shpall­jet pub­like të vendimeve dhe akteve për fil­lim­in dhe për­fundimin e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it bëhen me pub­likimin e tyre në organet e infor­ma­cionit të cak­tu­ar për njof­timet zyrtare të gjykatës.

Organet e infor­ma­cionit dhe tar­i­fa për pub­likimin e njof­timeve zyrtare cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

2. Kur çmo­het nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, pub­liki­mi i akteve të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it mund të bëhet edhe i pjesshëm ose i shkur­tu­ar.

3. Akti i pub­likuar duhet të përm­ba­jë të dhë­nat e deb­itorit dhe, në mënyrë të veçan­të, adresën dhe degën e shoqërisë ose të veprim­tarisë së tij.

4. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të urd­hëro­jë pub­likime të tjera, mad­je dhe të përsërit­u­ra, të njof­timeve.

5. Shpall­ja pub­like, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji, mer­ret si njof­tim i të gjithë pjesë­mar­rësve në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it edhe sikur dis­pozi­ta të veçan­ta të këtij ligji të kërko­jnë njof­tim të veçan­të.

 

Neni 10

Dëgji­mi i deb­itorit

1. Në rast se dis­pozi­ta të këtij ligji parashiko­jnë thirrjen dhe dëgjimin para sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit të deb­itorit, që ka vend­ban­im në një shtet tjetër ose kur vend­ba­n­i­mi i deb­itorit nuk nji­het, kjo gjykatë mund të ven­dosë të mos e krye­jë këtë veprim, nëse çmon se shtyr­ja e seancës gjyqë­sore , për këto rrethana, do të shkak­tonte vone­sa të paarsyeshme në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it. Në këtë rast, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit thër­ret në seancë një për­faqë­sues të deb­itorit.

2. Kur deb­itori është per­son juridik zba­to­hen, sipas rastit, pro­ce­du­rat e thirrjes dhe të dëgjim­it në sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit të per­son­ave që kanë të drejtën e për­faqësim­it të deb­itorit ose që mba­jnë aksionet a pjesë­mar­rjet e tij.

 

 

PJESA E DYTË

HAPJA E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT

SUBJEKTET PJESËMARRËSE DHE MASA E FALIMENTIMIT

 

KREU I

KUSHTET PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT

 

Neni 11

Pranuesh­mëria e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it mund të hapet për pasuritë e çdo per­soni, fizik ose juridik, si dhe për pasuritë e shoqërive të thjesh­ta.

2. Në rast se nuk është kry­er ndar­ja e pasurisë, pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it mund të hapet edhe pas prish­jes ose shpërn­dar­jes së një per­soni juridik ose të një shoqërie të thjeshtë.

 

 

Neni 12

Për­jash­time dhe dis­pozi­ta të veçan­ta

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it nuk mund të hapet për pasur­inë e:

a) shtetit ose të një organi të tij;

b) sek­torëve të cak­tu­ar si strategjikë;

c) Një­sive të qev­eris­jes ven­dore dhe organ­eve të tyre.

2. Pro­ce­du­rat e fal­i­men­tim­it të bankave dhe insti­tuteve të tjera finan­cia­re rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

 

Neni 13

Shkaku i hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

(Shtu­ar fjali e fun­dit nw pik­wn 4 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it hapet vetëm me shkak.

2. Gjend­ja e paaftë­sisë paguese për­bën shkak të përgjithshëm për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Deb­itori vlerë­so­het i paaftë për të paguar nëse nuk është në gjend­je të pagua­jë detyrimet në datën e maturim­it. Paaftësia paguese prezu­mo­het se ekzis­ton nëse deb­itori nuk kryen page­sat.

3. Nëse hap­ja e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it kërko­het nga vetë deb­itori, paaftësia paguese në një të ardhme të afërt për­bën shkak për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Deb­itori ndod­het në gjend­jen e paaftë­sisë paguese në një të ardhme të afërt, kur nuk është në gjend­je të pagua­jë ose të shlye­jë detyrimet që ka në datën e maturim­it.

4. Mbin­garke­sa me borx­he për­bën shkak për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it në rastin e një per­soni juridik. Deb­itori ndod­het në gjend­jen e mbin­garkesës me borx­he kur vërte­to­het se pasuritë e tij nuk mbu­lo­jnë detyrimet ndaj të tretëve dhe, në bazë të rrethanave, pas vlerësim­it të pasurive të deb­itorit nuk është më mundësia për vazhdimës­inë e veprim­tarisë. Pro­ce­du­rat për fil­lim­in e pro­ce­sit të fal­i­men­tim­it në organin tati­mor kry­hen sipas legjis­la­cionit tati­mor përkatës.

5. Kriteret dhe mënyrat e për­l­log­a­r­it­jes së treguesve ekonomikë, mbi të cilët fil­lo­jnë pro­ce­du­rat e fal­i­men­tim­it, cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 14

Kërke­sa për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

(Shtu­ar pika 1/1 dhe 1/2 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it hapet vetëm me kërkesën e deb­itorit ose të kred­i­torëve. Në rastin e per­son­ave juridikë pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it mund të hapet edhe me kërkesën e organ­eve tati­more, kur rezul­ton një bilanc me hum­b­je për një peri­ud­hë 3‑vjeçare.

1/1. Autoritetet fiskale, nën juridik­sion­in e të cilave ndod­het deb­itori, bren­da 30 ditëve nga kon­sta­ti­mi i paaftë­sisë paguese të deb­itorit, janë të detyru­ara të paraqesin kërkesën, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji, për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.
1/2. Organet tati­more për­jash­to­hen nga pag­i­mi i tak­save gjyqë­sore. Për fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it organet tati­more paraqesin në gjykatë:
a) kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;
b) doku­menta­cionin e shoqërisë (statutin, aktin e theme­lim­it, num­rin e NIPT-it);
c) bilancin me pasqyrat finan­cia­re të shoqërisë, për të cilën kërko­het fil­li­mi i pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Kërke­sa mund të tërhiqet në çdo kohë, derisa nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit nuk është dhënë vendi­mi për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose për rrëz­imin e kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Kur kërke­sa tërhiqet, shpen­zimet e bëra deri në atë kohë mbeten në ngarkim të per­son­it që ka paraqi­tur kërkesën.

 

 

Neni 15

Kërke­sa e deb­itorit

(Zwvend­w­suar fjala “debitor”nw pik­wn 1dhe afati nw pik­wn 2 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it, së bashku me kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose men­jëherë pas dorëzim­it të saj, duhet të paraqesë:

a) listën e pasurive dhe të të ard­hu­rave që ka së bashku me një deklaratë, ku të shëno­het vlera e çdo sen­di dhe fak­ti nëse ky send është për­dorur si mjet sig­uri­mi, ose nëse është ngarkuar me bar­rë si i tillë;

b) listën e kred­i­torëve me emrat, adresat dhe shu­mat, që për­bëjnë detyrim­in përkatës ndaj tyre.

2. Doku­menta­cioni i paraqi­tur nga deb­itori duhet të përm­ba­jë edhe një deklaratë, përmes së cilës vërte­to­het se përm­ba­jt­ja e doku­menteve të mësipërme është e plotë dhe e sak­të.

3. Nëse deb­itori nuk i ka dorëzuar të gjitha deklaratat dhe doku­mentet e për­men­dura në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit i kërkon atij plotësimin e tyre. Nëse deb­itori nuk e zba­ton kërkesën e mësipërme bren­da 15-ditor, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit rrë­zon kërkesën e deb­itorit për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 16

E drej­ta dhe detyri­mi i per­son­ave juridikë dhe shoqërive të thjesh­ta

(Shtu­ar fjali nw pik­wn 1 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Të drejtën për të kërkuar hap­jen e një pro­ce­dure fal­i­men­ti­mi për pasur­inë e një per­soni juridik e gëzon çdo kred­i­tor, anë­tarët e organ­it drejtues ose edhe çdo ortak i thjeshtë ose likuida­tor, në rastin e shoqërive të thjeshta.Kur ortakët ose aksion­arët e shoqërisë kanë pasur gjatë veprim­tarisë dijeni për paaftës­inë paguese të shoqërisë dhe nuk kanë paraqi­tur në sek­sion­in treg­tar të gjykatës kërkesë për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, bren­da një afati prej 3‑muajsh, nga dita në të cilën ata kanë pasur dijeni, janë per­son­al­isht përgjegjës dhe dëno­hen nga autoritetet fiskale me gjobë nga 200 000 deri në 500 000 lekë.

2. Në rastin e një per­soni juridik, çdo anë­tar i organ­it drejtues është i detyru­ar të kërko­jë hap­jen e men­jëher­shme të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, por jo më vonë se 21 ditë nga data kur per­soni juridik është në gjend­je paaftësie paguese, në kup­tim të pikës 4 të nen­it 13 të këtij ligji. Këta per­sona janë per­son­al­isht përgjegjës për dëmsh­për­blim­in e kred­i­torëve nëse kred­i­torët pëso­jnë hum­b­je për shkak të mosparaqit­jes së kërkesës bren­da këtij afati 21 ‑ditor.

3. Nëse kërkesën nuk e paraqesin bashkër­isht të gjithë anë­tarët e organ­it drejtues, të gjithë ortakët e thjeshtë të shoqërisë së thjeshtë ose të gjithë likuida­torët, kërke­sa pra­nohet nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit nëse janë të mjaftueshme dhe bindëse shkaqet e parashtru­ara për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, për­para se të mar­rë vendim, dëgjon anë­tarët e tjerë të organ­it drejtues, ortakët e thjeshtë ose likuida­torët.

 

 

Neni 17

Kërke­sa e kred­i­torit

(Shtu­ar fjali nw pik­wn 1 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Kërke­sa e kred­i­torit pra­nohet nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, kur ai ka një interes të ligjshëm për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, kur paraqet kërkesën sipas ligjit dhe nëse gjyka­ta çmon se shkaqet për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it janë të mjaftueshme dhe bindëse për të. Shkaku për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it prezu­mo­het se ekzis­ton nëse deb­itori, pavarë­sisht se nuk e ka kundër­sh­tu­ar pre­tendimin, nuk e ka shly­er këtë detyrim tre muaj pas datës së maturim­it të pagesës.Vlerësohen se kanë interes të ligjshëm për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it kred­i­tori, i cili ka ndaj pasurisë së deb­itorit një interes me karak­ter pasuror dhe autoritetet fiskale.

2. Nëse kërke­sa e kred­i­torit pra­nohet, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit thër­ret dhe dëgjon pre­tendimet e deb­itorit.

 

 

Neni 18

Shqyr­ti­mi i çësht­jes dhe dhë­nia e vendim­it për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

(Ndryshuar afati me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Gjatë shqyr­tim­it të kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të emëro­jë një spe­cial­ist të vepro­jë si admin­is­tra­tor i përkohshëm ose i ardhshëm i deb­itorit dhe i ngarkon atij këto detyra:

a) të ver­i­fiko­jë nëse është real shkaku për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b) të ver­i­fiko­jë nëse pasuritë e deb­itorit mbu­lo­jnë shpen­zimet e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

c) të ver­i­fiko­jë nëse është e nevo­jshme të mer­ren masa për sig­urim­in e pasurisë;

ç) të ver­i­fiko­jë nëse është mundësia për vazhdimës­inë e veprim­tarisë nga deb­itori.

2. Gjatë shqyr­tim­it të çësht­jes, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, mund të ven­dosë masa sig­uri­mi mbi pasur­inë e deb­itorit, sipas nen­it 21 të këtij ligji.

3. Shqyr­ti­mi i çësht­jes nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit duhet të për­fun­do­jë në një kohë sa më të shkurtër dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqit­jes së kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

4. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, bren­da afat­eve të treguara në pikën 3 të këtij neni, ven­dos:

a) rrëz­imin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

b) rrëz­imin e kërkesës për shkak të pam­jaftuesh­mërisë së pasurive të deb­itorit për të mbu­lu­ar shpen­zimet e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

c) pra­n­imin e kërkesës dhe hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

5. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për pra­n­imin e kërkesës dhe hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose për rrëz­imin e kësaj kërkese, mund të bëhet ankim i veçan­të nga deb­itori ose kërkue­si për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 19

Rrëz­i­mi i kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it për shkak të pam­jaftuesh­mërisë së pasurisë së mbe­tur

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos rrëz­imin e kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it kur vërte­to­het se pasuria e deb­itorit është e pam­jaftueshme për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, përveç kur kërkue­si para­paguan një shumë të mjaftueshme, sipas çmim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit.

2. Per­soni që ka bërë para­pag­imin, sipas pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë t’i kërko­jë kthimin e shumës së para­paguar çdo per­soni, që në kundër­sh­tim me detyrën dhe për faj të tij nuk ka paraqi­tur kërkesën për fil­lim­in e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Në rast se per­soni në fjalë kundër­sh­ton shkel­jen për të cilën aku­zo­het dhe nuk pra­non fajës­inë, bar­ra e provës i kalon atij. Pre­tendi­mi i ripagim­it të shumës së para­paguar parashkruhet pas 5 vjetësh.

3. Per­soni juridik shpërn­da­het në datën kur vendi­mi i gjykatës merr for­më të pre­rë.

 

 

Neni 20

Detyri­mi i dhënies së infor­ma­cionit gjatë hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

(Zwvend­w­suar fjala “deb­itor” me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

(Shtu­ar pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

Kur sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it duhet t’i paraqesë kësaj gjykate të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme, duke përm­bushur detyrimet e parashikuara në nenin 15 pikat 1 dhe 2, si dhe në nenet 81, 82 dhe 85 të këtij ligji.

Pavarë­sisht nga ndon­jë dis­poz­itë tjetër e këtij ligji:
1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës mund të autor­i­zo­jë, si pjesë e vendim­it të fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, që të mar­rë hua në emër të deb­itorit, kur sek­sioni treg­tar i gjykatës bindet se këto para kërko­hen nga deb­itori.
2. Pas nxjer­rjes së vendim­it të fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar mund të autor­i­zo­jë, me kërkesë të admin­is­tra­torit dhe me njof­timin e palëve, admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it të mar­rë para hua në emër të deb­itorit dhe të deklaro­jë se çdo apo të gjitha pasuritë janë me bar­rë në favor të çdo per­soni që speci­fiko­het në vendim, i cili ka rënë dako­rd t’i japë hua shoqërisë një shumë, e cila është mirat­u­ar nga gjyka­ta siç është kërkuar nga shoqëria deb­itore.
3. Pas nxjer­rjes së vendim­it të fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sipas pikës 2 të këtij neni, çdo kred­i­tor i shoqërisë deb­itore mund t’i kërko­jë sek­sion­it treg­tar që ka dhënë vendimin, sipas pikës 1, ta ndrysho­jë atë, me kusht që kërke­sa t’i njofto­het admin­is­tra­torit dhe kërkue­si mund të tre­go­jë se është cen­uar mate­ri­al­isht dhe në mënyrë të padrejtë nga vendi­mi i dhënë sipas pikës 1 dhe ky cen­im i kapërcen për­fitimet që mund të mar­rin të gjithë kred­i­torët e tjerë.
4. Në lid­hje me çdo vendim të dhënë sipas pikës 2, sek­sioni treg­tar i gjykatës mund të speci­fiko­jë në vendim se garan­cia ose bar­ra rad­hitet mbi çdo garan­ci apo bar­rë të kred­i­torëve të sig­u­ru­ar. Në këtë rast sig­uria ose bar­ra ka për­parësi ndaj kred­i­torëve të tjerë të fal­i­men­tim­it.
5. Kur sek­sioni treg­tar i gjykatës merr vendimin sipas pikave 1, 2 dhe 4, duhet të mar­rë parasysh ndër të tjera:
a) peri­ud­hën gjatë së cilës shoqëria deb­itore pritet të deklaro­het si e fal­i­men­tu­ar;
b) si do të drej­to­het shoqëria gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;
c) nëse admin­is­tra­tori ka bes­imin e shu­micës së kred­i­torëve;
ç) nëse shoqëria ka mundësi që të ristruk­tur­o­het me suk­ses dhe nëse hua­ja do të rrisë gjas at e një ristruk­turi­mi të zbat­ueshëm për shoqërinë;
d) në rastin e vendim­it, sipas pikave 2 dhe 4, nëse intere­si i sig­urisë që kërko­het është i vet­mi mjet real­ist për shoqërinë deb­itore të mar­rë financimet e nevo­jshme për ristruk­turim;
dh) natyrën dhe vlerën e pasurisë; dhe
e) nëse kred­i­tori do të ceno­het mate­ri­al­isht, si rezul­tat i vendim­it të kërkuar dhe nëse ky cen­im i kapërcen për­fitimet që mund të mar­rin të gjithë kred­i­torët e tjerë.
6. Në vlerësimin e fak­torëve të mësipërm, sek­sioni treg­tar mund të mar­rë parasysh, gjithash­tu, nëse çdo cen­im i pësuar nga kred­i­tori lehtë­so­het nga masat e sig­urisë së dhënë kred­i­torëve, duke përf­shirë:
a) page­sat cash nga pasuria;
b) dhënien e sig­urisë sht­esë;
c) masa të tjera, siç mund të ven­dosin palët dhe gjyka­ta.
7. Kur pro­ce­du­ra e rior­ga­nizim­it shndër­ro­het në likuidim, çdo për­parësi e dhënë sipas para­grafit 4 në rior­ga­niz­im duhet të vazh­do­jë të nji­het në likuidim.

 

 

Neni 21

Ven­dos­ja e masave të sig­urisë

(Shtu­ar fjali nw pik­wn 4 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Derisa sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit të mar­rë vendim për kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, ai ven­dos mbi pasuritë e deb­itorit çdo lloj mase, që e gjykon të nevo­jshme për të shman­gur përke­qësimin e gjend­jes finan­cia­re të deb­itorit në dëm të kred­i­torëve.

2. Në mënyrë të veçan­të, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund:

a) të ven­dosë ndaj deb­itorit kufiz­im të përgjithshëm dispon­i­mi ose pra­n­i­mi të shly­er­jes së detyrimeve ose të urd­hëro­jë që çdo dispon­im i pasurisë së tij të kry­het vetëm me mira­timin për­fundim­tar të admin­is­tra­torit të përkohshëm;

b) të ven­dosë ndaj deb­itorit pezul­lim të përkohshëm të masave të sig­urisë dhe të ekzeku­tim­it të një të drejte të sig­u­ru­ar;

c) të emëro­jë një admin­is­tra­tor të përkohshëm fal­i­men­ti­mi.

3. Masat e sig­urisë mbi pasur­inë e deb­itorit, sipas këtij neni, mund të ven­dosen nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit për një afat 30-ditor edhe në rastin e pro­ce­du­rave të ekzeku­tim­it të një detyri­mi mbi këtë pasuri nga kred­i­tori i sig­u­ru­ar. Ky afat të zgjatet edhe për një afat tjetër 30-ditor, por vetëm në rast se:

a) sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit çmon se vlera e bar­rës sig­u­ruese është më e mad­he se vlera e kre­disë së sig­u­ru­ar dhe e shpen­z­imeve të ekzeku­tim­it të këtij detyri­mi të mar­ra së bashku;

b) deb­itori, për­para për­fundim­it të afatit 30-ditor, paraqet para sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit pro­va të mjaftueshme për mundës­inë e zba­tim­it të një plani rior­ga­niz­i­mi, për real­iz­imin e të cilit është thel­bë­sor për­dori­mi i bar­rës sig­u­ruese.

4. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos masat e sig­urisë, të parashikuara në pikën 3 të këtij neni, jo më vonë se 15 ditë nga data e paraqit­jes së kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së falimentimit.Pas kalim­it të afatit të parashikuar në pikën 3 të këtij neni, masa e sig­urisë mbi pasur­inë e deb­itorit shuhet

5. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për ven­dos­jen e masës së sig­urim­it mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

 

Neni 22

Admin­is­tra­tori i përkohshëm i fal­i­men­tim­it

(Shtu­ar fjalw nw shkro­n­jwn b) dhe ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008

1. Në rast se sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit cak­ton një admin­is­tra­tor të përkohshëm fal­i­men­ti­mi dhe i heq deb­itorit të drejtën e disponim­it të pasurisë, e drej­ta e admin­istrim­it dhe e disponim­it të pasurisë së deb­itorit i kalon admin­is­tra­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it. Në këtë rast admin­is­tra­tori i përkohshëm i fal­i­men­tim­it duhet:

a) të kujde­set për sig­urim­in dhe rua­jt­jen e pasurisë së deb­itorit;

b) të vazh­do­jë drej­timin e përdit­shëm tëveprim­tar­inë e deb­itorit derisa sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit të ven­dosë për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, me për­jash­tim të rastit kur sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mira­ton mbyll­jen e veprim­tarisë për të shman­gur hum­b­je të mëte­jshme të ndjeshme të pasurisë së deb­itorit;

c) të krye­jë, si spe­cial­ist, detyrat e cak­tu­ara në nenin 18 të këtij ligji.

2. Nëse sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit cak­ton një admin­is­tra­tor të përkohshëm fal­i­men­ti­mi pa i hequr deb­itorit të drejtën e përgjithshme të disponim­it, gjyka­ta i për­cak­ton këtij admin­is­tra­tori edhe detyra të tilla si mbikëqyr­jen e veprimeve të deb­itorit. Gjithash­tu, i kërkon admin­is­tra­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it të vërë në dijeni gjykatën nëse janë të nevo­jshme masa të mëte­jshme.

3. Në rastet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, admin­is­tra­tori i përkohshëm i fal­i­men­tim­it ka të drejtën të hyjë në mjedis­et ku ushtron veprim­tar­inë deb­itori dhe të het­o­jë. Deb­itori duhet t’i lejo­jë admin­is­tra­torit të përkohshëm inspek­timin e librave të llog­a­rive dhe të doku­menteve të veprim­tarisë dhe t’i japë atij të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme.

4. Admin­is­tra­tori i përkohshëm i fal­i­men­tim­it ka të drejtë t’u japë furnizuesve, si kred­i­torë të masës së fal­i­men­tim­it, për­parësi në pagesë me mall­ra, shër­bime ose kre­di të nevo­jshme.
Për kry­er­jen e këtij vepri­mi, admin­is­tra­tori i drej­to­het për mira­tim gjykatës, e cila, kur bindet, e mira­ton atë nëse përm­bushen kriteret e mëposhtme:
a) vepri­mi është i vlef­shëm për vazhdimin e funk­sionim­it të një veprim­tarie;
b) furniz­i­mi me mall­ra, shër­bime ose kre­di është i pash­mang­shëm;
c) vepri­mi është i leverdishëm për rrit­jen e pasurisë së shoqërisë.
Në raste të ngut­shme, kur mira­ti­mi i veprim­it nga gjyka­ta mund të vononte kry­er­jen e veprim­it, admin­is­tra­tori mund ta krye­jë veprim­in e sipër­për­men­dur edhe pa mira­timin e gjykatës, me kusht që të përm­bushen kriteret e para­grafit të dytë të kësaj pike.

5. Admin­is­tra­tori i përkohshëm është përgjegjës për dëmet në të njëjtën shkallë si admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, sipas nen­it 47 të këtij ligji.

 

 

Neni 23

Shpall­ja pub­lik­isht e kufizim­it të disponim­it të pasurive

1. Vendi­mi për çdo lloj kufiz­i­mi të disponim­it të pasurisë, të parashikuar në pikën 2 të nen­it 21 të këtij ligji, si dhe për cak­timin e një admin­is­tra­tori të përkohshëm fal­i­men­ti­mi, duhet të shpal­let pub­lik­isht. Vendi­mi i njofto­het drejt­për­drejtë deb­itorit, çdo per­soni që ka pre­tendime ndaj deb­itorit dhe admin­is­tra­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it. Njëko­hë­sisht, deb­itorëve të deb­itorit u kërko­het të përm­bushin detyrimet ndaj deb­itorit, sipas këtij vendi­mi.

2. Vendi­mi për çdo lloj kufiz­i­mi të disponim­it të pasurisë u dër­go­het, për të bërë shënimet përkatëse, të gjithë autoriteteve pub­like, të ngarkuara nga ligji, për regjistrim­in e veprim­tarisë së deb­itorit ose të një pjese a tërë­sisë së pasurive të tij.

 

Neni 24

Paso­jat që rrjed­hin nga kufiz­i­mi i disponim­it të pasurisë

1. Janë të pavlef­shme veprimet juridike të deb­itorit, në kundër­sh­tim me kufizimet e disponim­it të pasurisë, të parashikuara në nenin 21 të këtij ligji. Vlera e paguar i kthe­het palës tjetër, në rast se pasuritë e mar­ra vazh­do­jnë të për­bëjnë bega­tim pa shkak të deb­itorit.

2. Nëse në kundër­sh­tim me kufiz­imin e disponim­it, vlerën e për­fi­ton deb­itori në vend të admin­is­tra­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it, pague­si shkarko­het nga detyri­mi vetëm në rast se vërte­ton që, në kohën e pagim­it të vlerës, nuk kishte dijeni për kufizimet e disponim­it të deb­itorit.

 

Neni 25

Shfuqiz­i­mi i masave të sig­urisë

1. Kur shfuqi­zo­hen masat e sig­urisë, njof­ti­mi dhe shpall­ja pub­like bëhen në të njëjtën mënyrë si në rastin e ven­dos­jes së tyre.

2. Kur e drej­ta për dispon­imin e pasurisë se deb­itorit i ka kalu­ar admin­is­tra­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it, ky i fun­dit, para mbarim­it të man­datit të tij, ka për detyrë të shlye­jë shpen­zimet dhe detyrimet e lin­dura gjatë peri­ud­hës së admin­istrim­it të pasurisë prej tij.

3. Pika 2 e këtij neni zba­to­het edhe për detyrimet e lin­dura nga kon­tratat nëse, në bazë të tyre, admin­is­tra­tori i përkohshëm i fal­i­men­tim­it ka mar­rë një vlerë në favor të pasurisë së admin­istru­ar prej tij.

 

 

Neni 26

Vendi­mi për hap­jen e pro­ce­du­rave të fal­i­men­tim­it

(Shtu­ar shkro­n­ja d) me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it kur çmon se janë shkaqet dhe kushtet e tjera të parashikuara në këtë ligj për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Vendi­mi për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it përm­ban :

a) emrin, mbiem­rin dhe vend­ba­n­imin e deb­itorit në rastin e per­son­ave, ose emrin, llo­jin e veprim­tarisë dhe selinë në rastin e per­son­it juridik;

b) emrin, mbiem­rin dhe adresën e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it;

c) orën e sak­të kur është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it;

ç) të dhë­nat e parashikuara në nenet 27 dhe 29 të këtij ligji.

d) urd­hërim­in e detyrim­it për pub­likimin e vendim­it në inter­net, në faqen zyrtare të gjykatës, të Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it dhe të organ­it tati­mor përkatës.

3. Nëse vendi­mi nuk për­cak­ton orën e sak­të të hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, atëherë si orë e sak­të e hap­jes së kësaj pro­ce­dure mer­ret ora dym­bëd­hjetë e ditës së shpall­jes së vendim­it.

4. Së bashku me hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos emërim­in e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

5. Rreg­ul­lat e parashikuara në në këtë nen nuk për­jash­to­jnë zba­timin e detyrimeve të parashikuara në nenet 233 dhe 276 të këtij ligji.

 

Neni 27

Kërke­sat ndaj kred­i­torëve dhe deb­itorëve

1. Në vendimin e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it kred­i­torëve u kërko­het të paraqesin, bren­da një afati të për­cak­tu­ar në të, tek admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it pre­tendimet e tyre, sipas nen­it 141 të këtij ligji. Afati kohor për paraqit­jen e pre­tendimeve nuk mund të jetë më pak se 15 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë.

2. Në vendimin e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, kred­i­torëve u kërko­het të njofto­jnë men­jëherë admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, për pre­tendimet dhe të drej­tat e sig­u­ru­ara që kanë mbi pasuritë e deb­itorit. Njof­ti­mi i pre­tendimeve duhet të përm­ba­jë të dhë­na të hol­lë­sishme për sendin mbi të cilin pre­tendo­het e drej­ta e sig­u­ru­ar, natyrën dhe shkakun e lind­jes së të drejtës së sig­u­ru­ar dhe për pre­tendimet e sig­u­ru­ara. Kred­i­torët që për faj të tyre nuk japin të dhë­nat e kërkuara ose i japin ato me vonesë, janë përgjegjës për paso­jat që vijnë nga dëmet e shkak­tu­ara.

3. Në vendimin e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it duhet të për­cak­to­het se per­son­at që kanë detyrime ndaj deb­itorit duhet t’ia pagua­jnë dhe t’ia shlye­jnë ato admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 28

Cak­ti­mi i mbled­hjeve

1. Në vendimin e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit cak­ton afatet kohore për:

a) zhvil­lim­in e mbled­hjes së kred­i­torëve për rapor­tim. Kjo mbled­hje, që duhet të mba­het bren­da 45 ditësh dhe, në çdo rast, jo më vonë se 90 ditë nga data e shpall­jes së vendim­it, në bazë të një rapor­ti të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, duhet të ven­dosë për vazhdimin e mëte­jshëm të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b) zhvil­lim­in e mbled­hjes së kred­i­torëve për ver­i­fikim. Kjo mbledhje,që duhet të mba­het jo më parë se 10 ditë dhe jo më vonës e 60 ditë nga për­fundi­mi i afatit për depoz­itimin e pre­tendimeve, shqyr­ton dhe bën ver­i­fikimin e pre­tendimeve të depoz­i­tu­ara.

2. Nëse kred­i­torët e shohin të arsyeshme, mbled­h­ja për rapor­tim dhe për ver­i­fikim mund të bëhet në të njëjtën kohë.

 

 

Neni 29

Shpall­ja pub­lik­isht e vendim­it të hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit shpall pub­lik­isht dhe pa vonesë vendimin e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, në për­puth­je me nenin 9 të këtij ligji.

2. Ky vendim u dër­go­het secilit prej kred­i­torëve, deb­itorit dhe deb­itorëve të deb­itorit.

3. Kur deb­itori është per­son fizik, me vendimin e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it atij i jepet e drej­ta dhe mundësia për t’u shkarkuar nga detyri­mi i mbe­tur, në për­puth­je me parashikimet e nen­eve 249 e në vazhdim të këtij ligji.

 

 

Neni 30

Regjistri treg­tar

(Zwvend­w­suar fjala “gjykatws” me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Nëse deb­itori është i regjistru­ar në regjistrin treg­tar, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit i dër­gon organ­it ku është regjistru­ar ku është kry­er regjistri­mi:

a) një kop­je të vendim­it të hap­jes së pro­ce­durës, nëse është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it;

b) një kop­je të vendim­it, që hedh poshtë kërkesën për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it në rast se kërke­sa për hap­jen e pro­ce­durës është hed­hur poshtë për mungesë të shumës së mjaftueshme për fal­i­men­tim.

 

 

Neni 31

Regjistri i Pasurive të Palu­a­jt­shme

1. Vendi­mi për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it regjistro­het në Regjistrin e Pasurive të Palu­a­jt­shme, duke bërë shënimet përkatëse:

a) mbi çdo pasuri të palu­a­jt­shme, ku deb­itori është regjistru­ar si pronar;

b) mbi të drej­tat e tjera të regjistru­ara të deb­itorit mbi pasuri të palu­a­jt­shme ose të drej­ta të tjera të regjistru­ara.

2. Nëse sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka dijeni për pasuri të palu­a­jt­shme, ku deb­itori është pronar ose gëzon të drej­ta të tjera të regjistrueshme, ai duhet të kërko­jë, krye­sisht, regjistrim­in në Regjistrin e Pasurive të Palu­a­jt­shme. Edhe admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të kërko­jë regjistrim në Regjistrin e Pasurive të Palu­a­jt­shme.

3. Në qoftë se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it tjetër­son ose heq dorë nga pronësia mbi pasuri të palu­a­jt­shme ose nga të drej­ta të tjera të regjistru­ara të deb­itorit, mbi të cilat janë kry­er veprimet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ose admin­is­tra­tori i përkohshëm i fal­i­men­tim­it i kërkon autoritetit përkatës përm­bush­jen e pro­ce­du­rave përkatëse në Regjistrin e Pasurive të Palu­a­jt­shme.

4. Pro­ce­du­rat e parashikuara në këtë nen zba­to­hen, sipas rastit, edhe për regjistrim­in e vendim­it të hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe ven­dos­jen e shën­imeve përkatëse në regjis­trat e tjerë, të mba­j­tur, sipas ligjit, nga autoritete të tjera pub­like, të ngarkuara me regjistrim­in e pronë­sisë ose të të drej­tave të tjera të deb­itorit mbi sende që bëjnë pjesë në masën e fal­i­men­tim­it.

 

Neni 32

Paso­jat e për­fundim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Vendi­mi i gjykatës më të lartë që në bazë të ankim­it të veçan­të ka ven­do­sur prish­jen e vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe pushimin e çësht­jes, duhet të shpal­let pub­lik­isht.

2. Për­fundi­mi i pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk cenon paso­jat juridike të veprimeve të kry­era nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ose palët e tre­ta.

 

 

KREU II

MASA E FALIMENTIMIT. KLASIFIKIMI I KREDITORËVE

 

 

Neni 33

Kup­ti­mi i masës së fal­i­men­tim­it

1. Pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it zba­to­het mbi masën e fal­i­men­tim­it që përf­shin të gjithë pasur­inë dhe të drej­tat e deb­itorit në datën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe pasur­inë që ai fiton gjatë zba­tim­it të kësaj pro­ce­dure fal­i­men­ti­mi.

2. Sendet që për­jash­to­hen nga ekzeku­ti­mi i detyrueshëm, sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile, nuk përf­shi­hen në masën e fal­i­men­tim­it.

3. Për mos­mar­rëvesh­jet ndër­m­jet deb­itorit dhe admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, për fak­tin nëse një send i për­ket masës së fal­i­men­tim­it, ven­dos sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit.

4. Në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it zba­to­hen kushtet e parashikuara në nenet 34 dhe 35 të këtij ligji, për sendet në pronësi të per­son­ave të tjerë ose sendet e ngarkuara me bar­rë sig­u­ruese.

 

 

Neni 34

E drej­ta e veçim­it

1. Per­soni që pre­tendon veçimin e një sen­di nga masa e fal­i­men­tim­it në bazë të një të drejte pronësie, mund të ushtro­jë e të kërko­jë njo­hjen dhe real­iz­imin e së drejtës së veçim­it të këtij sen­di, sipas dis­poz­i­tave të parashikuara jashtë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Nëse para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, deb­itori e ka shi­tur sendin për të cilin pre­tendo­het veçi­mi, pa mar­rë parasysh të drejtën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, ose nëse sendin e ka shi­tur admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, çdo per­son, që ka të drejtën e veçim­it, mund të kërko­jë njo­hjen e së drejtës mbi vlerën e sendit për sa kohë që nuk është paguar vlera e tij. Pag­i­mi i vlerës nga masa e fal­i­men­tim­it mund të kërko­het për aq kohë sa kjo vlerë vazh­don, në for­më të dal­lueshme në masën e fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 35

Kred­i­torët e sig­u­ru­ar

1. Kred­i­torët, që nëpër­m­jet një vepri­mi juridik, kanë ven­do­sur bar­rë sig­u­ruese mbi sendin ose në bazë të ligjit kanë fitu­ar një të drejtë mbi sende të masës së fal­i­men­tim­it, si mjet sig­uri­mi për pre­tendimet e tyre, kanë të drejtë të real­i­zo­jnë shly­er­jen e detyrim­it nga kolat­er­ali, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e zbat­ueshme jashtë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, por duke iu nën­shtru­ar për­jash­timeve të pikës 2 të këtij neni dhe nen­eve 133 e në vazhdim të këtij ligji.

2. Në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it nuk mund të ngri­hen pre­tendime për pen­gun ligjor të pronar­it ose qirad­hënësit për pagesë qira­je ose qira­je finan­cia­re, që mbu­lon një peri­ud­hë deri në dym­bëd­hjetë muaj, para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, si dhe për çdo lloj dëmsh­për­bli­mi që duhet paguar, për shkak se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka zgjid­hur këtë kon­tratë qira­je.

 

 

Neni 36

Kufiz­ime për kred­i­torët për masën e fal­i­men­tim­it

1. Shpen­zimet e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe shpen­zimet e tjera admin­is­tra­tive shly­hen nga masa e fal­i­men­tim­it para pre­tendimeve të kred­i­torëve të masës së fal­i­men­tim­it.

2. Kred­i­torët e masës së fal­i­men­tim­it duhet të ngrenë pre­tendimet e tyre ndaj admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it dhe t’i përm­bushin ato, sipas dis­poz­i­tave të zbat­ueshme jashtë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 37

Shpen­zimet e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

Quhen shpen­z­ime të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it:

a) shpen­zimet gjyqë­sore;

b) shpër­bli­mi dhe shpen­zimet e admin­is­tra­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it, të admin­si­tra­torit të fal­i­men­tim­it dhe të anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve.

 

 

Neni 38

Shpen­zimet e tjera admin­is­tra­tive

Do të vlerë­so­hen si shpen­z­ime të tjera admin­is­tra­tive shpen­zimet e mëposhtme:

a) detyrimet që lindin si paso­jë e veprim­tarisë së admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it ose në çdo mënyrë tjetër gjatë admin­istrim­it, disponim­it dhe shpërn­dar­jes së masës së fal­i­men­tim­it, por që nuk janë pjesë e shpen­z­imeve të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b) detyrimet sipas kontratave,që pre­tendo­het se duhet të paguhen në favor të masës së fal­i­men­tim­it ose që duhet të paguhen pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

c) detyrimet për kthimin e shu­mave në të hol­la në rastin e bega­tim­it pa shkak të masës së fal­i­men­tim­it;

ç) detyrimet që lindin si paso­jë e veprim­tarisë së admin­si­ta­torit të përkohshëm të fal­i­men­tim­it nëse ai, me mira­timin e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, u ka dhënë për­parësi në pagesë.

 

 

Neni 39

Përku­fiz­i­mi i kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it

1. Masa e fal­i­men­tim­it shër­ben për t’u paguar kred­i­torëve pre­tendimet pasurore që ata kanë ndaj deb­itorit në datën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe që, në kup­tim të këtij ligji, quhen kred­i­torë të fal­i­men­tim­it.

2. Pre­tendimet e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it llog­a­riten sipas kritereve të parashikuara në nenin 40 të këtij ligji.

3. Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it mund të ekzeku­to­jnë pre­tendimet e tyre, sipas dis­poz­i­tave të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Ata duhet të paraqesin pre­tendimet e tyre për ver­i­fikim, sipas nen­eve 141 dhe në vazhdim të këtij ligji, si dhe të mar­rin pjesë në shpërn­dar­je, sipas nen­eve 150 e në vazhdim të këtij ligji.

 

Neni 40

Llog­a­r­it­ja e pre­tendimeve

1. Pre­tendimet e kred­i­torit për detyrime të pamatu­ru­ara, për efekt të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, quhen si të matu­ru­ara. Nëse këto pre­tendime nuk mbartin interes, ato skon­to­hen, duke për­dorur përqind­jen e intere­sit ligjor, duke llog­a­r­it­ur që ato të reduk­to­hen në masën që i përgjig­jet shumës së plotë të këtyre pre­tendimeve, pasi të zbritet përqind­ja e intere­sit ligjor për peri­ud­hën nga hap­ja e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deri në datën e maturim­it.

2. Pre­tendimet që i nën­shtro­hen një kushti zgjid­hës nuk quhen si pre­tendime me kusht zgjid­hës në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it, përderisa kushti nuk është vërte­t­u­ar.

3. Në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it, kred­i­tori që ka pre­tendime ndaj disa per­son­ave me përgjegjësi sol­i­dare mund të paraqesë një pre­tendim në shumën e plotë kundër secilit prej deb­itorëve derisa të real­i­zo­jë plotë­sisht pre­tendimin në të njëjtën mënyrë, sikur të kishte pre­tendim për shumën e plotë në datën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

4. Pre­tendi­mi që nuk shpre­het në mon­ed­hë paraqitet në një shumë, e cila vlerë­so­het duke u refer­u­ar në datën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Pre­tendimet e shpre­hu­ra në mon­ed­hë të huaj ose në njësi matëse shpre­hen të të kthy­era në lekë, sipas kur­sit zyr­tar të këm­bim­it të zbat­ueshëm në vendin e pagesës, në kohën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

5. Pre­tendimet për page­sa që përsëriten me shu­ma të cak­tu­ara dhe për peri­ud­ha të cak­tu­ara paraqiten në shumën që shpreh tërës­inë e të gjitha page­save të mbe­tu­ra, të cilat zbriten në mënyrën e për­men­dur në pikën 1 të këtij neni. Ky rreg­ull zba­to­het edhe në rastin kur peri­ud­ha e këtyre page­save është e pacak­tu­ar.

 

 

Neni 41

Kred­i­torët e sig­u­ru­ar në rolin e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it

Kred­i­torët e sig­u­ru­ar gëzo­jnë të drejtë ripag­i­mi të veçan­të dhe quhen kred­i­torë fal­i­men­ti­mi. Kred­i­torët e sig­u­ru­ar kanë të drejtë vote në mbled­hjen e kred­i­torëve në rast se deb­itori per­son­al­isht duhet të shlye­jë pre­tendimin e sig­u­ru­ar. Megjithatë, ata kanë të drejtën e ripagim­it të pjesshëm të pre­tendim­it të tyre nga masa e fal­i­men­tim­it, në zba­tim të kushteve të nen­it 150, vetëm në masën që nuk janë shly­er sipas të drejtës së ripagim­it të veçan­të ose kanë hequr dorë nga e drej­ta e ripagim­it të veçan­të.

 

 

Neni 42

Kred­i­torët e fal­i­men­tim­it të rad­hëve më të ulë­ta të preferim­it

1. Pre­tendimet e për­men­dura më poshtë shly­hen pas pre­tendimeve të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it dhe në për­puth­je me sas­inë e shu­mave, nëse kanë sta­tus të njëjtë:

a) intere­sat e fitu­ara mbi shu­mat e pre­tendimeve të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it që nga koha e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b) shpen­zimet e bëra nga kred­i­torë të veçan­të të fal­i­men­tim­it, si rrjed­ho­jë e pjesë­mar­rjes së tyre në pro­ce­durë;

c) gjo­ba ose page­sa që në bazë të dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il, Kodit të Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive dhe Kodit Penal për­bëjnë detyrime të deb­itorit;

ç) pre­tendime për kon­tribute pa shpër­blim të deb­itorit.

2. Pre­tendimet mbi të cilat kred­i­tori dhe deb­itori kanë rënë dako­rd të rad­hiten në rad­hët më të ulë­ta të preferim­it përm­bushen pas pre­tendimeve të për­men­dura në pikën 1 të këtij neni, me kusht që në mar­rëvesh­jen ndër­m­jet tyre të mos jetë parashikuar ndryshe.

3. Intere­sat që fito­hen në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it, mbi shumën e pre­tendimeve të kred­i­torëve të rad­hëve më të ulë­ta të preferim­it, si dhe shpen­zimet që bëjnë kred­i­torët si rrjed­ho­jë e pjesë­mar­rjes në këtë pro­ce­durë, rad­hiten me të njëjtin sta­tus si pre­tendimet e këtyre kred­i­torëve.

 

 

KREU III

ADMINISTRATORI I FALIMENTIMIT.

ORGANET E PËRFAQËSIMIT TË KREDITORËVE

 

 

Neni 43

Cak­ti­mi i admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it

(Shtu­ar pikat 3 dhe 4 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit cak­ton si admin­is­tra­tor fal­i­men­ti­mi një per­son fizik të cer­ti­fikuar si ekspert në fushën ekonomike, i pavarur nga kred­i­torët dhe deb­itorët.

2. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it emëro­het me vendimin për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it. Në për­fundim të detyrës, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it duhet t’ia kthe­jë sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit doku­mentin e emërim­it.

3. Përveç parashikimeve të tjera në këtë ligj, mund të emëro­het si admin­is­tra­tor i fal­i­men­tim­it çdo per­son, i cili plotë­son kriteret si më poshtë:
a) per­son­at fizikë, të cilët kanë aftësi pro­fe­sion­ale të për­sh­tat­shme dhe për­vo­jë në biznes dhe janë të cer­ti­fikuar si ekon­o­mistë, noterë dhe juristë, në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat shqiptare dhe kanë për­fun­d­uar arsimin pro­fe­sion­al dhe provimin përkatës;
b) çdo per­son fizik i cak­tu­ar me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrit të Drejtë­sisë dhe Min­istrit të Finan­cave si admin­is­tra­tor fal­i­men­ti­mi në mënyrë të përkohshme për peri­ud­hën derisa num­ri i mjaftueshëm i admin­is­tra­torëve të fal­i­men­tim­it të për­fun­do­jnë arsimin pro­fe­sion­al dhe provimin e parashikuar në shkro­n­jën “a”.
4. Përveç kritereve të tra­j­tu­ara në pikën 3, per­son­at e mëposhtëm nuk mund të cak­to­hen si admin­is­tra­torë fal­i­men­ti­mi, sipas këtij ligji:
a) per­son­at, të cilët kanë lid­hje famil­jare ose biz­ne­si me deb­itorët ose nëpunësit, drej­torët, punon­jësit, aksion­arët ose kred­i­torët e deb­itorit;
b) per­son­at, të cilët kanë lid­hje famil­jare ose biz­ne­si me gjyq­tarin krye­sues;
c) per­son­at, të cilët janë nëpunës, drej­torë, punon­jës, aksion­arë të konkur­ren­tëve të drejt­për­drejtë të biz­ne­sit të deb­itorit;
ç) per­son­at, të cilët kanë fal­i­men­tu­ar në kohën e emërim­it;
d) per­son­at, të cilët, në për­puth­je me lig­jet e tjera të Repub­likës së Shqipërisë, nuk mund të emëro­hen si drej­torë të një shoqërie tregtare.

 

 

Neni 44

Zgjed­h­ja e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it nga mbled­h­ja e kred­i­torëve

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

 

Neni 45

Mbikëqyr­ja nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit

(Shtu­ar fjalia e dytw nw pik­wn 1 me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mbikëqyr veprim­tar­inë e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it dhe mund t’i kërko­jë atij, në çdo kohë, të dhë­na të veçan­ta ose rapor­time për ecur­inë e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe admin­istrim­in e masës së falimentimit.Seksioni treg­tar i gjykatës së rrethit gjyqë­sor është i detyru­ar të kërko­jë të pak­tën një rapor­tim në 3 muaj.

2. Nëse çmon se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it nuk i pëm­bush detyrat e tij, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, pas një par­ala­jmëri­mi, ven­dos ndaj tij një gjobë në masën 50 000 (pesëd­hjetë mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë. Kundër këtij vendi­mi admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

3. Rreg­ul­lat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni zba­to­hen edhe në rastin e mospërm­bush­jes së detyrim­it të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it për të dorëzuar pasuri në rastin kur ai shkarko­het nga detyra.

 

 

Neni 46

Shkarki­mi i admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të shkarko­jë nga detyra admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it për arsye të motivuar. Shkarki­mi mund të bëhet me kërkesën e vetë admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, me kërkesën e komitetit të kred­i­torëve ose të mbled­hjes së kred­i­torëve. Për­para mar­rjes së vendim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit dëgjon shp­jegimet e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

2. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për shkarkimin e tij, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

3. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për rrëz­imin e kërkesës për shkarkimin e admin­is­tra­torit, kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, komiteti i kred­i­torëve ose, kur propoz­imin për shkarkimin e tij e ka bërë mbled­h­ja e kred­i­torëve, çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi.

 

 

Neni 47

Përgjegjësitë e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka për detyrë që, në ushtrim­in e detyrave, të tre­go­jë kujdes dhe të vepro­jë si një admin­is­tra­tor i ndërgjegjshëm dhe i zell­shëm.

2. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it është përgjegjës për dëmet që u shkak­to­hen palëve pjesë­mar­rëse në pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it në rast se ai, me dash­je, shkel ose nuk përm­bush detyrat që i ngarko­hen nga ky ligj.

3. Nëse për përm­bush­jen e detyrave, admin­is­tra­torit i duhet të angazho­jë punon­jësit e mëparshëm të deb­itorit, bren­da pozi­cionit dhe rolit të punës që kanë pasur dhe, nëse këta punon­jës vlerë­so­hen të për­sh­tat­shëm, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it nuk mban përgjegjësi për paku­jdesinë e këtyre per­son­ave në ushtrim­in e detyrës, por përgjig­jet vetëm për mbikëqyr­jen e tyre dhe për vendime të një rëndësie të veçan­të.

 

 

Neni 48

Mospag­i­mi i detyrimeve ndaj masës së fal­i­men­tim­it

1. Nëse pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it nuk shlye­jnë plotë­sisht një detyrim të masës së fal­i­men­tim­it që lind si paso­jë e një vepri­mi juridik të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, ky i fun­dit është i detyru­ar ta zhdëm­to­jë kred­i­torin e masës së fal­i­men­tim­it.

2. Pika 1 e këtij neni nuk zba­to­het në rastin kur admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, gjatë lind­jes së këtij detyri­mi, nuk mund të kishte dijeni për pam­jaftuesh­mërinë e mund­shme të masës së fal­i­men­tim­it për të shly­er detyrim­in e masës së fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 49

Parashkri­mi

1. Padia për shpër­blim­in e dëmit të shkak­tu­ar nga shkel­je ose mospërm­bush­je të detyrimeve të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it parashkruhet pas tre vjetësh nga data kur pala e dëm­tu­ar ka mar­rë dijeni për dëmin dhe për rrethanat që tre­go­jnë përgjegjës­inë e admin­is­tra­torit për dëmin e shkak­tu­ar.

2. Afati i fun­dit për parashkrim­in e padisë është tre vjet pas datës së për­fundim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it ose pas hyr­jes në fuqi të vendim­it të for­mës së pre­rë të gjykatës për për­fundimin e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

3. Pika 2 e këtij neni zba­to­het për shkel­je të detyrës, në kuadër të shpërn­dar­jes së vonuar, sipas nen­it 166 ose për mbikëqyr­jen e zba­tim­it të plan­it, sipas nen­it 223, me kushtin që mbyll­ja e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it të zëvendë­so­het, respek­tivisht, me ekzeku­timin e shpërn­dar­jes së vonuar dhe për­fundimin e mbikëqyr­jes.

 

 

Neni 50

Shpër­bli­mi i admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka të drejtën e shpër­blim­it për punën e kry­er dhe të rim­bur­sim­it për shpen­zimet e bëra gjatë përm­bush­jes së detyrës.

2. Masa e zakon­shme e shpër­blim­it llog­a­ritet në bazë të vlerës së masës së fal­i­men­tim­it në kohën e për­fundim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

3. Masa e zakon­shme e shpër­blim­it rivlerë­so­het në varësi të vël­lim­it dhe të shkallës së vështirë­sisë gjatë ushtrim­it të detyrës së admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

 

Neni 51

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit për­cak­ton me vendim shpër­blim­in dhe shpen­zimet që duhet t’i rim­bur­so­hen admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

2. Vendi­mi i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, me për­jash­tim të shumës së parashikuar, duhet të shpal­let pub­lik­isht, si dhe i njofto­het per­son­al­isht admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, deb­itorit dhe anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve, nëse është emëru­ar prej tyre. Në vendimin e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, të shpal­lur pub­lik­isht, duhet të vihet në duk­je se tek­sti i plotë i këtij vendi­mi gjen­det në sekre­tar­inë e sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit.

3. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, deb­itori dhe çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

 

Neni 52

Rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për cak­timin e shpër­blim­it

të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it

Rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për kushtet dhe kriteret e për­cak­tim­it të masës së shpër­blim­it dhe të rim­bur­sim­it të shpen­z­imeve të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

 

Neni 53

Paraqit­ja e llogarive

1. Në për­fundim të detyrës, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ka detyrim t’i paraqesë llog­a­r­itë në mbled­hjen e kred­i­torëve.

2. Për­para zhvil­lim­it të mbled­hjes së kred­i­torëve, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ver­i­fikon llog­a­r­itë për­fundimtare, të për­gat­i­tu­ra nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, së bashku me doku­menta­cionin mbështetës, shoqëru­ar me një koment-vëre­jt­je që tre­gon ver­i­fikimin e llog­a­rive.

3. Në rastet kur është cak­tu­ar një komitet kred­i­torësh, llog­a­rive për­fundimtare të për­gat­i­tu­ra nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it i bashkëlid­hen edhe komentet e këtij komiteti, për për­gatit­jen e të cilave gjyka­ta cak­ton edhe një afat kohor.

4. Peri­ud­ha ndër­m­jet paraqit­jes së doku­menta­cionit, sipas këtij neni dhe datës së mba­jt­jes së mbled­hjes së kred­i­torëve duhet të jetë jo më e vogël se 10 ditë.

5. Mbled­h­ja e kred­i­torëve mund t’i ngarko­jë admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it të paraqesë llog­a­ri ndër­m­jetëse, në data të cak­tu­ara, gjatë zba­tim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, duke zbat­u­ar, sipas rastit, rreg­ul­lat e parashikuara në këtë nen.

 

 

Neni 54

Cak­ti­mi i komitetit të kred­i­torëve

1. Para mbled­hjes së parë të kred­i­torëve, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka të drejtë të cak­to­jë një komitet të kred­i­torëve.

2. Komiteti i kred­i­torëve duhet të për­faqë­so­jë kred­i­torët e sig­u­ru­ar, kred­i­torët e fal­i­men­tim­it me pre­tendimet më të mëd­ha dhe kred­i­torët e shu­mave të vogla.

Në komitetin e kred­i­torëve duhet të mar­rë pjesë një për­faqë­sues i punon­jësve të deb­itorit, kur këta janë kred­i­torë fal­i­men­ti­mi me pre­tendime të ndjeshme.

3. Anë­tarë të komitetit të kred­i­torëve mund të emëro­hen edhe per­sona që nuk janë kred­i­torë.

 

 

Neni 55

Zgjed­h­ja e anë­tarëve të ndryshëm të komitetit të kred­i­torëve

1. Mbled­h­ja e kred­i­torëve ven­dos nëse duhet të cak­to­het një komitet i kred­i­torëve. Në rast se komiteti i kred­i­torëve është cak­tu­ar nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit për­para zhvil­lim­it të mbled­hjes së kred­i­torëve, ky i fun­dit mund të ven­dosë nëse komiteti i kred­i­torëve duhet të japë mira­timin ose shpërn­dar­jen e këtij komiteti.

2. Mbled­h­ja e kred­i­torëve ka të drejtë të ven­dosë për heq­jen e anë­tarëve që ka cak­tu­ar sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ose për emërim­in e anë­tarëve të tjerë në komitetin e kred­i­torëve.

 

 

Neni 56

Detyrat e komitetit të kred­i­torëve

1. Anë­tarët e komitetit të kred­i­torëve duhet të mbësht­esin dhe të mbikëqyrin veprim­tar­inë e admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

2. Anë­tarët e komitetit të kred­i­torëve kanë të drejtë të kërko­jnë dhe të mar­rin të dhë­na për ecur­inë e punëve gjatë pro­ce­sit të fal­i­men­tim­it, të kon­trol­lo­jnë librat e llog­a­rive dhe doku­mentet e tjera, si dhe të ver­i­fiko­jnë veprimet mon­etare dhe gjend­jen e arkës.

 

Neni 57

Shkarki­mi i anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve

1. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me shkak, ka të drejtë të shkarko­jë nga detyra një anë­tar të komitetit të kred­i­torëve.

2. Shkarki­mi mund të bëhet, krye­sisht, me kërkesë të anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve ose me kërkesë të mbled­hjes së kred­i­torëve. Para mar­rjes së vendim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit dëgjon anë­tarin e komitetit të kred­i­torëve.

3. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, anë­tari i shkarkuar i komitetit të kred­i­torëve ka të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

 

Neni 58

Përgjegjësia e anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve

1. Anë­tarët e komitetit të kred­i­torëve janë përgjegjës dhe dety­ro­hen të dëmsh­për­ble­jnë kred­i­torët e sig­u­ru­ar dhe kred­i­torët e fal­i­men­tim­it në rast se, për faj të tyre, shke­lin ose nuk përm­bushin detyrat që u ngarkon ky ligj.

2. Në rastin e pikës 1 të këtij neni, janë të zbat­ueshme rreg­ul­lat e parashkrim­it të parashikuara në nenin 49 të këtij ligji.

 

 

Neni 59

Vendimet e komitetit të kred­i­torëve

Vendimet e komitetit të kred­i­torëve janë të vlef­shme kur në vendim­mar­rje ka mar­rë pjesë shu­mi­ca e anë­tarëve të tij dhe vendi­mi është mar­rë me shu­micën e votave të anë­tarëve pjesë­mar­rës.

 

 

Neni 60

Shpër­bli­mi i anë­tarëve të komitetit të kred­i­torëve

Anë­tarët e komitetit të kred­i­torëve kanë të drejtën të shpër­ble­hen për punën dhe të rim­bur­so­hen për shpen­zimet e arsyet­u­ara. Në cak­timin e shpër­blim­it mer­ren parasysh koha dhe vël­li­mi i punës së anë­tar­it, si dhe zba­to­hen kërke­sat e nen­eve 51 dhe 52 të këtij ligji.

 

 

Neni 61

Thirr­ja e mbled­hjes së kred­i­torëve

1. Mbled­h­ja e kred­i­torëve thirret nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit. Të drejtën e pjesë­mar­rjes në mbled­hje e kanë të gjithë kred­i­torët e sig­u­ru­ar, të gjithë kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe deb­itori.

2. Koha, ven­di dhe ren­di i ditës i mbled­hjes së kred­i­torëve duhet të shpallen pub­lik­isht. Mbled­h­ja e kred­i­torëve mund të mos shpal­let pub­lik­isht në qoftë se sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos shtyr­jen e saj.

 

 

Neni 62

Kërke­sa për thirrjen e mbled­hjes së kred­i­torëve

1. Mbled­h­ja e kred­i­torëve thirret kur kërko­het nga:

a) admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it;

b) komiteti i kred­i­torëve;

c) kred­i­torët e fal­i­men­tim­it, pre­tendimet e të cilëve, të mar­ra së bashku, sipas vlerësim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit, për­bëjnë të pak­tën një të pestën e shumës së pre­tendimeve të të gjithë kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it.

2. Nga mar­r­ja e kërkesës deri në datën e mbled­hjes së kred­i­torëve nuk duhet të kalo­jnë më shumë se 15 ditë.

3. Nëse sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit nuk pra­non thirrjen e mbled­hjes së kred­i­torëve, pala kërkuese ka të drejtën e ankim­it të veçan­të, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

 

Neni 63

Vendimet e mbled­hjes së kred­i­torëve

1. Mbled­h­ja e kred­i­torëve drej­to­het nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit.

2. Vendimet e mbled­hjes së kred­i­torëve janë të vlef­shme nëse shu­ma e pre­tendimeve të kred­i­torëve në favor të vendim­it është më e mad­he se gjys­ma e shumës së përgjithshme të pre­tendimeve të kred­i­torëve me të drejtë vote. Për kred­i­torët e sig­u­ru­ar me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të, kun­drejt të cilëve deb­itori nuk është drejt­për­drejt përgjegjës, pre­tendi­mi zëvendë­so­het me vlerën e kësaj të drejte.

 

 

Neni 64

Për­cak­ti­mi i të drejtës së votës

1. E drej­ta e votës për­cak­to­het në bazë të pre­tendimeve të paraqi­tu­ra nga kred­i­tori dhe që nuk janë kundër­sh­tu­ar nga admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it ose nga ndon­jë kred­i­tor me të drejtë vote. Kred­i­torët e rad­hëve më të ulë­ta të preferim­it nuk kanë të drejtë vote.

2. Kred­i­torët, pre­tendimet e të cilëve janë kundër­sh­tu­ar, kanë të drejtë vote, me kusht që admin­is­tra­tori dhe kred­i­torët pjesë­mar­rës, me të drejtë vote, të kenë rënë dako­rd për ta lejuar këtë të drejtë vote gjatë mbled­hjes së kred­i­torëve. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je të palëve, ven­dos sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të ndrysho­jë vendimin e tij, me kërkesë të admin­is­tra­torit ose të një kred­i­tori, pjesë­mar­rës në mbled­hjen e kred­i­torëve.

3. Pika 2 e këtij neni zba­to­het sipas rastit për:

a) kred­i­torët me pre­tendim të kushtëzuar nga një kusht i mëparshëm;

b) kred­i­torët e sig­u­ru­ar (me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të).

 

 

 

Neni 65

Prish­ja e vendim­it të mar­rë nga mbled­h­ja e kred­i­torëve

1. Nëse një vendim i mar­rë nga mbled­h­ja e kred­i­torëve vjen në kundër­sh­tim me interesin e për­bashkët të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit duhet të prishë vendimin, me kërkesë të një kred­i­tori të sig­u­ru­ar fal­i­men­ti­mi (me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të), të një kred­i­tori fal­i­men­ti­mi ose të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, në rast se kërke­sa paraqitet në mbled­hjen e kred­i­torëve. Këtë të drejtë nuk e gëzo­jnë kred­i­torët e rad­hëve më të ulë­ta të preferim­it.

2. Vendi­mi i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për prish­jen e vendim­it të mbled­hjes së kred­i­torëve duhet të shpal­let pub­lik­isht.

3. Kundër vendim­it të sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit për prish­jen e vendim­it të mbled­hjes së kred­i­torëve, çdo kred­i­tor i sig­u­ru­ar (me të drejtë ripag­i­mi të veçan­të) dhe çdo kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, që nuk bën pjesë në rad­hët më të ulë­ta të preferim­it, kanë të drejtën e ankim­it të veçan­të. Këtë të drejtë e ka edhe pala kërkuese, në rastin kur sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ka ven­do­sur rrëz­imin e kërkesës për prish­jen e vendim­it të mbled­hjes së kred­i­torëve.

 

 

Neni 66

Vënia në dijeni e mbled­hjes së kred­i­torëve

1. Mbled­h­ja e kred­i­torëve mund t’i kërko­jë admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it dhënien e njof­timeve të veçan­ta dhe një raport për ecur­inë e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it dhe për admin­istrim­in e masës së fal­i­men­tim­it.

2. Nëse nuk është cak­tu­ar një komitet kred­i­torësh, mbled­h­ja e kred­i­torëve mund të mar­rë vendime për ushtrim­in e kon­trolleve për veprimet mon­etare dhe gjend­jen e të hollave të disponueshme.

 

 

PJESA E TRETË

PASOJAT E HAPJES SË PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT

 

 

KREU I

PASOJA TË PËRGJITHSHME

 

 

Neni 67

Kali­mi i së drejtës së admin­istrim­it dhe disponim­it

Me hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, e drej­ta e deb­itorit për të admin­istru­ar dhe disponuar pasur­inë, që bën pjesë në masën e fal­i­men­tim­it, i kalon admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

 

Neni 68

Dispon­i­mi nga deb­itori

1. Nëse pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori tjetër­son sende nga masa e fal­i­men­tim­it, këto veprime janë të pavlef­shme. Vlera e për­fi­tu­ar nga tjetër­si­mi i kthe­het palës tjetër, duke u nxjer­rë nga masa e fal­i­men­tim­it, në rast se kjo masë është shtu­ar nga bega­ti­mi pa shkak.

2. Nëse deb­itori ka kry­er veprim­in në ditën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, trans­fer­i­mi prezu­mo­het të jetë kry­er pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 69

Veprimet në favor të deb­itorit

1. Në rast se pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it është shly­er një detyrim në favor të deb­itorit, ndonëse ky detyrim duhej të shly­hej në favor të masës së fal­i­men­tim­it, pala vepruese shkarko­het nga detyri­mi, nëse nuk ka qenë në dijeni të hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it në kohën e kry­er­jes së veprim­it.

2. Nëse pala vepruese e ka shly­er detyrim­in para shpall­jes së vendim­it për hap­jen e pro­ce­durës, pala vepruese prezu­mo­het se nuk ka pasur dijeni për këtë pro­ce­durë.

 

 

Neni 70

Likuidi­mi i një shoqërie të thjeshtë ose ortakërie

1. Në rast se ndër­m­jet deb­itorit dhe të tretëve është kri­juar një ortakëri ose një shoqëri e thjeshtë, likuidi­mi i pjesës së deb­itorit kry­het në për­puth­je me dis­pozi­ta të parashikuara jashtë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Mar­rëvesh­ja që mohon të drejtën e likuidim­it të një ortakërie, përgjith­monë ose për një kohë të cak­tu­ar, është e pavlef­shme për pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it. Ky rreg­ull zba­to­het për klau­zolën me të njëjtën përm­ba­jt­je në tes­ta­mentin e per­son­it që ka vdekur.

 

 

Neni 71

Pezul­li­mi i padive të ngrit­u­ra

1. Me hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it pezul­lo­hen të gjitha paditë civile ku deb­itori është palë.

2. Pezul­li­mi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nuk zba­to­het për paditë civile të ngrit­u­ra, sipas ligjit, ku palë janë kred­i­torët e sig­u­ru­ar, përveç rasteve kur parashiko­het ndryshe në këtë ligj.

 

 

Neni 72

Vazhdi­mi i padive të ngrit­u­ra, ku deb­itori është paditës

1. Paditë e lid­hu­ra me pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it, ku deb­itori është paditës, rifil­lo­jnë në favor të masës së fal­i­men­tim­it, me kërkesë të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

2. Nëse admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it nuk e pra­non këtë kërkesë, deb­itori dhe i padi­turi mund të vazh­do­jnë veprimet e tyre për pad­inë e ngrit­ur.

 

 

Neni 73

Vazhdi­mi i padive të ngrit­u­ra, ku deb­itori është i padi­tur

1. Paditë e ngrit­u­ra kundër deb­itorit rifil­lo­jnë me kërkesë të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it ose të paditësit nëse ato kanë lid­hje me:

a) veçimin e një sen­di nga masa e fal­i­men­tim­it;

b) ripag­imin e veçan­të;

c) detyrim­in ndaj masës së fal­i­men­tim­it.

2. Nëse admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it i njeh këto padi men­jëherë, paditësi mund të kërko­jë rim­bur­sim të shpen­z­imeve për ngrit­jen e padive vetëm në cilës­inë e kred­i­torit të fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 74

Ekzeku­ti­mi para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it

1. Çdo urd­hër ekzeku­ti­mi i detyrueshëm mbi pasur­inë e deb­itorit është i pavlef­shëm derisa plani i zyrës së përm­barim­it për ndar­jen e të ard­hu­rave të mar­rë for­më për­fundimtare.

2. Pasuria e deb­itorit që kon­fisko­het nga përm­barue­si gjyqë­sor dhe shu­mat e fitu­ara nga shit­ja e pasurive bëhen pjesë e masës së fal­i­men­tim­it dhe përm­barue­si gjyqë­sor duhet t’ia dorë­zo­jë admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 75

Ndal­i­mi i ekzeku­tim­it

1. Gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, kred­i­torë fal­i­men­ti­mi të veçan­të nuk mund të ekzeku­to­jnë pasuritë e masës së fal­i­men­tim­it ose pasuri të tjera të deb­itorit.

2. Kred­i­torët që nuk gëzo­jnë sta­tusin e kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it nuk mund të kërko­jnë ekzeku­timin e detyrim­it gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it as për pre­tendime të ardhshme, për page­sa që rrjed­hin nga një kon­tratë shër­bi­mi.

3. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit ven­dos për dëmsh­për­blimet e mund­shme, gjatë ekzeku­timeve të për­men­dura në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.

 

Neni 76

Ndal­i­mi i ekzeku­tim­it të detyrimeve të masës së fal­i­men­tim­it

1. Detyrimet e masës së fal­i­men­tim­it nuk mund të ekzeku­to­hen për një peri­ud­hë 6‑mujore nga data e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Bëjnë për­jash­tim nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni detyrimet e mëposhtme:

a) detyrimet që rrjed­hin nga një kon­tratë, përm­bush­jen e së cilës e ka ven­do­sur admin­is­tra­tori;

b) detyrime që rrjed­hin nga një kon­tratë me zba­tim peri­odik për peri­ud­hën pas ditës së parë kur admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund ta kishte prishur këtë kon­tratë;

c) detyrime që rrjed­hin nga një kon­tratë me zba­tim peri­odik nëse admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it i paguhet vlera në favor të masës së fal­i­men­tim­it;

ç) detyrime që rrjed­hin nga çdo veprim tjetër i admin­is­tra­torit.

 

 

Neni 77

Dëmi i përgjithshëm

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it është i vet­mi per­son, i cili, gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, mund të pre­tendo­jë të drejtën për dëmsh­për­blim të kred­i­torëve të fal­i­men­tim­it për dëme që ata kanë pësuar bashkër­isht, para ose pas hap­jes së pro­ce­du­rave të fal­i­men­tim­it, për shkak të zvogëlim­it të pasurive të masës së fal­i­men­tim­it.

2. Nëse padia e ngrit­ur sipas pikës 1 të këtij neni drej­to­het kundër admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it, pre­tendi­mi ngri­het vetëm nga admin­is­tra­tori tjetër i fal­i­men­tim­it, i emëru­ar pas tij.

 

 

Neni 78

Përgjegjësia e paku­fizuar e ortakëve

Nëse pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it është hapur për pasuritë e një shoqërie të thjeshtë ose ortakërie, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të kërko­jë përm­bush­jen e detyrimeve të shoqërisë nga përgjegjësia e paku­fizuar e një ortaku për detyrimet e shoqërisë gjatë pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

Neni 79

Mba­jt­ja e së drejtës për kom­pen­sim të ndërsjel­lë të pre­tendimeve

Në rast se, sipas ligjit ose një mar­rëvesh­je­je, në kohën e fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi ka të drejtën e kom­pen­sim­it të ndërsjel­lë të pre­tendimeve në datën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, kjo e drejtë nuk ceno­het nga pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it.

 

 

 

Neni 80

Ndal­i­mi i kom­pen­sim­it të ndërsjel­lë

1. Kom­pen­sim i ndërsjel­lë nuk kry­het në rastet kur:

a) detyrimet e një kred­i­tori fal­i­men­ti­mi ndaj masës së fal­i­men­tim­it kanë lin­dur vetëm pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b) një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi e ka fitu­ar të drejtën e kom­pen­sim­it të ndërsjel­lë nga një kred­i­tor tjetër vetëm pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

c) një kred­i­tor fal­i­men­ti­mi e ka fitu­ar të drejtën e kom­pen­sim­it të ndërsjel­lë të pre­tendim­it nëpër­m­jet një vepri­mi që duhet shman­gur;

ç) një kred­i­tor, pre­tendi­mi i të cilit duhet të përm­bushet nga pasuria e pan­garkuar deb­itorit, ka një detyrim ndaj masës së fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 81

Detyri­mi i deb­itorit për të paraqi­tur të dhë­na dhe për të bashkëpunuar

(Zwvend­w­suar fjala “deb­itor” me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it ka detyrë të njofto­jë për të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me pro­ce­durën e fal­i­men­tim­it, sek­sion­in treg­tar të gjykatës së rrethit, admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, komitetin e kred­i­torëve dhe, nëse urd­hëro­het nga sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, mbled­hjen e kred­i­torëve.

2. Drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it duhet të ndih­mo­jë admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it për kry­er­jen e detyrës.

3. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit mund të urd­hëro­jë që drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it të jetë i gat­shëm, në çdo kohë, për të përm­bushur detyrimet e tij për të dhënë të dhë­na dhe për të bashkëpunuar. Deb­itorit i ndalo­het të krye­jë çfarë­do lloj vepri­mi, që pen­gon përm­bush­jen e këtyre detyrave.

 

 

Neni 82

Real­iz­i­mi i detyrave të deb­itorit

(Zwvend­w­suar fjala “deb­itor” me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008)

1. Nëse është e nevo­jshme të paraqite deklara­ta të vërte­t­u­ara, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit urd­hëron deb­itorin të paraqesë një deklaratë me shkrim, e cila vërte­ton se drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it ka paraqi­tur të dhë­na të vërte­ta, të sak­ta dhe të plota për fak­tet e kërkuara.

2. Gjyka­ta mund t’i kërko­jë drej­torit, zyr­tar­it, ortakut apo aksion­ar­it e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it të paraqitet me detyrim, si dhe të mos largo­het nga vend­ba­n­i­mi ose selia, pas mar­rjes së tij në pyet­je, në rastet kur:

a) drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it nuk pra­non të japë të dhë­na ose deklara­ta të bet­u­ara a të bashkëpuno­jë me admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it gjatë kry­er­jes së detyrës;

b) drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it për­piqet të shmangë detyrim­in për të paraqi­tur të dhë­na ose për të bashkëpunuar, veçanër­isht kur merr masa për t’u larguar;

c) nëse thirr­ja e detyru­ar dhe ndal­i­mi janë të nevo­jshme për të shman­gur veprime të drej­torit, zyr­tar­it, ortakut apo aksion­ar­it e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it që pen­go­jnë zba­timin e detyrim­it të tij për të paraqi­tur  të dhë­na dhe për të bashkëpunuar dhe, në mënyrë të veçan­të, për të sig­u­ru­ar masën e fal­i­men­tim­it.

3. Masa e detyrim­it për qën­drim hiqet krye­sisht pasi të vëre­het se nuk ka më kushte, në bazë të të cilave ishte ven­do­sur kjo masë. Kundër vendim­it për detyrim­in e qën­drim­it, si dhe kundër urdhrit që rrë­zon kërkesën për heq­jen e kësaj mase bëhet ankim i veçan­të.

 

 

Neni 83

Kon­trol­li i postës së deb­itorit

1. Nëse është e nevo­jshme për të het­u­ar ose paran­dalu­ar veprimet e deb­itorit, që dëm­to­jnë kred­i­torët, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit, me kërkesë të admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it ose, krye­sisht, me vendim të arsyet­u­ar, urd­hëron që admin­is­tra­tori të kon­trol­lo­jë të gjithë ose një pjesë të kor­re­spon­dencës së deb­itorit. Para shpall­jes së këtij vendi­mi, sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit kërkon dhe dëgjon deb­itorin, me për­jash­tim të rastit kur, për shkak të rrethanave të veçan­ta, një gjë e tillë rrezikon qël­lim­in e urd­hërim­it. Nëse deb­itori nuk dëgjo­het para­prak­isht, vendi­mi i sek­sion­it treg­tar të gjykatës së rrethit duhet të shp­je­go­jë arsyet për mospërm­bush­jen e këtij vepri­mi dhe sean­ca e dëgjim­it të deb­itorit duhet të mba­het pa vonesë.

2. Admin­is­tra­tori mund të hapë kor­re­spon­dencën e deb­itorit. Kor­re­spon­den­ca, që nuk ka të bëjë me masën e fal­i­men­tim­it, i dorë­zo­het men­jëherë deb­itorit. Deb­itori mund të inspek­to­jë dërge­sat e tjera postare.

3. Deb­itori mund të bëjë ankim të veçan­të kundër vendim­it për kon­troll të kor­re­spon­dencës së vet. Sek­sioni treg­tar i gjykatës së rrethit pezul­lon zba­timin e vendim­it për kon­trol­lin e kor­re­spon­dencës së deb­itorit pasi dëgjon më parë admin­is­tra­torin e fal­i­men­tim­it, në rast se nuk ekzis­ton më shkaku për ushtrim­in e këtij kon­trol­li.

 

 

Neni 84

Page­sat për jetesën nga masa e fal­i­men­tim­it

1. Mbled­h­ja e kred­i­torëve ven­dos nëse deb­itori dhe famil­ja e tij duhet të mar­rin nga masa e fal­i­men­tim­it një shumë për jetesë dhe në çfarë mase.

2. Derisa mbled­h­ja e kred­i­torëve të mar­rë vendim, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, me pëlqimin e komitetit të kred­i­torëve, mund t’i lejo­jë deb­itorit mjetet e nevo­jshme të jetesës, duke përm­bushur nevo­jat e tij, të fëmi­jëve të mitur në ngarkim dhe të bashkëshort­it.

 

Neni 85

Anë­tarët e organ­it për­faqë­sues të deb­itorit. Punon­jësit

(Zwvend­w­suar fjala “deb­itor” me ligjin nr. 9919, datë 19.5.2008

1. Kur drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it nuk është per­son fizik, janë të zbat­ueshme parashikimet e nen­eve 81, 82 dhe 83 të këtij ligji, sipas rastit, për anë­tarët e organ­it që për­faqë­son ose mbikëqyr drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it, si dhe për ortakët e përgjithshëm, me të drejtë për­faqësi­mi.

2. Nenet 81 pika 1 dhe 82 të këtij ligji janë të zbat­ueshme, sipas rastit, për per­sona që kanë jo më pak se dy vjet që janë larguar nga detyra e për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, para se njëri nga këta per­sona të kërkonte hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

3. Neni 84 i këtij ligji është i zbat­ueshëm, sipas rastit, për ortakët e shoqërisë së thjeshtë të drej­torit, zyr­tar­it, ortak­it apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it dhe për per­son­at me të drejtë për­faqësi­mi të drej­torit, zyr­tar­it, ortakut apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it.

4. Pika 1 e nen­it 84 të këtij ligji është e zbat­ueshme, sipas rastit, për punon­jësit e drej­torët, zyr­tarët, ortakët apo aksion­arët e shoqërisë, ndaj së cilës është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it, dhe për punon­jësit e mëparshëm të tij, me kusht që ata të kenë më shumë se dy vjet të larguar nga data e paraqit­jes së kërkesës për hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

 

 

KREU II

PËRMBUSHJA E VEPRIMEVE LIGJORE

 

 

Neni 86

E drej­ta e zgjed­hjes

1. Kur një kon­tratë, në kohën e fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, nuk është zbat­u­ar plotë­sisht, si nga deb­itori, ash­tu edhe nga pala tjetër, detyrimet e papërm­bushu­ra vlerë­so­hen të paz­bat­ueshme. Megjithatë, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund ta zba­to­jë këtë kon­tratë në vend të deb­itorit dhe të pre­tendo­jë nga pala tjetër pagesën e vlerës ose përm­bush­jen e detyrim­it.

2. Në qoftë se admin­is­tra­tori nuk pra­non zba­timin e kësaj kon­trate, pala tjetër ka të drejtë të ngre­jë pre­tendim për mosz­ba­tim kon­trate vetëm si kred­i­tor fal­i­men­ti­mi. Nëse pala tjetër i kërkon admin­is­tra­torit të ushtro­jë të drejtën e zba­tim­it të kon­tratës, admin­is­tra­tori duhet të deklaro­jë, pa vonesë, nëse do të kërko­jë zba­timin e kon­tratës. Nëse admin­is­tra­tori nuk bën një deklarim të tillë, ai hum­bet të drejtën për të kërkuar zba­timin e detyrim­it ose përm­bush­jen e veprim­it, sipas kon­tratës.

3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk zba­to­hen për dis­pozi­ta dhe kon­tra­ta të veçan­ta, të parashikuara në nenet në vijim të këtij kreu.

 

Neni 87

Veprimet me data fikse. Titu­jt finan­cia­rë

1. Në qoftë se është rënë dako­rd që dorëz­i­mi i mall­rave të kry­het në një datë të cak­tu­ar ose bren­da një peri­ud­he kohe të cak­tu­ar dhe në rast se kjo datë ose peri­ud­hë kohore për­fun­don pasi është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it, nuk mund të kërko­het zba­ti­mi i mar­rëvesh­jes, por mund të ngri­het vetëm pre­tendi­mi për mosz­ba­tim të detyrim­it. Pala tjetër mund ta ngre­jë këtë pre­tendim vetëm në cilës­inë e kred­i­torit të fal­i­men­tim­it.

2. Pre­tendi­mi për mosz­ba­tim kon­trate mbu­lon ndryshimin ndër­m­jet çmim­it për të cilin është rënë dako­rd dhe çmim­it të tregut ose bursës në ditën e dytë të punës pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, në vendin e zba­tim­it të detyrim­it.

3. Nëse është rënë dako­rd që zba­ti­mi i një vepri­mi të natyrës finan­cia­re me çmim tregu ose burse të kry­het në një datë të cak­tu­ar ose bren­da një peri­ud­he të cak­tu­ar, dhe në rast se kjo datë ose ky afat kohor për­fun­don pas hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it zba­to­hen, sipas rastit, pikat 1 dhe 2 të këtij neni. Quhen veprime me natyrë finan­cia­re veçanër­isht:

a) furniz­i­mi me met­ale të çmuara;

b) dorëz­i­mi i letrave me vlerë ose i të drej­tave të ngjashme, me kusht që të mos jetë si qël­lim pjesë­mar­r­ja në një shoqëri ose veprim­tari për ven­dos­jen e një lid­hje­je të vazh­dueshme;

c) page­sat në lloj, shu­ma e të cilave cak­to­het drejt­për­drejt ose tërtho­razi në mon­ed­hë të huaj ose njësi matëse sipas kur­sit të këm­bim­it të një mon­ed­he të huaj ose të një njësie matëse, në bazë të shkallës së intere­sit mbi­zotërues për pre­tendimet ose në bazë të çmim­it të mall­rave a të shër­bimeve;

ç) të drej­ta të tjera për furniz­ime ose zba­time kon­trate në lloj në kup­ti­min e pikës 1 deri në pikën 4 të këtij neni.

4. Nëse veprimet e zbat­ueshme të natyrës finan­cia­re janë përm­bled­hur në një kon­tratë kuadër dhe është arrit­ur mar­rëvesh­je, që në rast mosz­ba­ti­mi, kon­tra­ta mund të prishet në mënyrë të njëjtë, tërësia e veprimeve vlerë­so­het si një kon­tratë e për­bashkët, në kup­tim të nen­eve 86 dhe 87 të këtij ligji.

 

 

Neni 88

Kon­tra­ta peri­odike

1. Nëse shër­bimet kon­trak­tore që për­bëjnë detyrime ndaj palëve janë peri­odike, dhe nëse pala tjetër ka përm­bushur një pjesë të shër­bimeve në kohën kur është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it, kjo palë quhet kred­i­tor fal­i­men­ti­mi për shumën e pre­tendim­it të saj, për vlerën që i përgjig­jet pjesës së shër­bimeve të kry­era, edhe sikur admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it të pre­tendo­jë kry­er­jen e shër­bimeve ende të papërm­bushu­ra.

2. Pala tjetër nuk mund të kërko­jë kthimin e pjesës së shër­bimeve që i ka kalu­ar pasurisë së deb­itorit para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, duke nxjer­rë si shkak pre­tendimin për mospag­im të detyrim­it përkatës.

 

 

Neni 89

Rez­er­va e pronë­sisë

1. Dis­poz­i­tat e mëposhtme zba­to­hen për një kon­tratë shit­je­je, me rez­ervë pronësie, të kry­er sipas Kodit Civ­il.

2. Nëse para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori ka shi­tur një send të lua­jt­shëm me rez­ervë pronësie, duke ia kalu­ar blerësit zotërim­in e sendit, blerësi mund të pre­tendo­jë zba­timin e kon­tratës së shit­jes. Kjo dis­poz­itë zba­to­het edhe sikur deb­itori të ketë mar­rë për­sipër detyrime sht­esë për bler­jen dhe të mos i ketë përm­bushur tërë­sisht ato.

3. Nëse para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori ka blerë një send të lua­jt­shëm, ku shitësi ushtron të drejtën e rez­ervës së pronë­sisë, ndërko­hë që shitësi ose admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it i ka kalu­ar zotërim­in deb­itorit, admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it, të cilit shitësi i ka kërkuar të ushtro­jë të drejtën e zgjed­hjes, të zba­tim­it ose mosz­ba­tim­it, nuk është i detyru­ar të paraqesë deklarate, sipas pikës 2 të nen­it 86, për­para ditës së mbled­hjes së rapor­tim­it të kred­i­torëve. Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het kur gjatë peri­ud­hës para mbled­hjes së rapor­tim­it pritet një pakësim i ndjeshëm i vlerës së sendit dhe kred­i­tori ia ka vënë në duk­je këtë rrethanë admin­is­tra­torit të fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 90

Vazhdimësia e kon­tratave

1. Kon­tratat e lid­hu­ra ndër­m­jet deb­itorit, si qirad­hënës ose qira­mar­rës, për qiranë e objek­teve të palu­a­jt­shme ose pjesëve të tyre dhe për shër­bime që duhen kry­er lid­hur me to vazh­do­jnë të ekzis­to­jnë në favor të masës së fal­i­men­tim­it.

2. Pre­tendimet e ngrit­u­ra para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it mund të ngri­hen nga pala tjetër vetëm në cilës­inë e kred­i­torit të fal­i­men­tim­it.

 

 

Neni 91

Deb­itori si qira­mar­rës

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it mund të zgjid­hë një kon­tratë qira­je për objek­te të palu­a­jt­shme ose kon­trate qira­je për pjesë të tyre ku deb­itori është qira­mar­rës, duke njof­tu­ar, bren­da afatit ligjor, palën tjetër, pavarë­sisht nga peri­ud­ha e njof­tim­it për të cilën është rënë dako­rd në mar­rëvesh­jen e palëve.

2. Nëse admin­is­tra­tori zgjidh kon­tratën sipas pikës 1 të këtij neni, pala tjetër mund të pre­tendo­jë dëmsh­për­blim si kred­i­tor fal­i­men­ti­mi, për shkak të zgjid­hjes së parakohshme e të kon­tratës.

3. Nëse deb­itori, në kohën e hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it, nuk kishte fitu­ar ende zotërim­in e sendit të palu­a­jt­shëm, admin­is­tra­tori dhe pala tjetër mund të tërhiqen nga kon­tra­ta. Kur tërhiqet admin­is­tra­tori, pala tjetër mund të kërko­jë dëmsh­për­blim për zgjid­hje të parakohshme të kon­tratës, si kred­i­tor fal­i­men­ti­mi. Me kërkesë të palës, secila prej palëve duhet të deklaro­jë, bren­da 15 ditësh, nëse ka syn­im të tërhiqet nga kon­tra­ta. Nëse njëra prej palëve nuk bën një deklaratë të tillë, ajo hum­bet të drejtën e tërhe­q­jes nga kon­tra­ta.

 

 

 

Neni 92

Deb­itori në rolin e qirad­hënësit

1. Në qoftë se para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori, si qirad­hënës i një sen­di të palu­a­jt­shëm, ia ka kalu­ar një pale të tretë të drejtën e ngrit­jes së pre­tendim­it për pagesën e qirasë, ky kalim mbetet i vlef­shëm vetëm për pagesën e qirasë së mua­jit në të cilin është hapur pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it. Në qoftë se pro­ce­du­ra është hapur pas ditës së pesëm­bëd­hjetë të mua­jit, e drej­ta e pagesës mbetet e vlef­shme edhe për mua­jin e ardhshëm.

2. Tërhe­q­ja e pagesës së qirasë quhet kalim në kup­tim të pikës 1 të këtij neni. Kali­mi i kry­er me rrugë ekzeku­ti­mi është i barazvler­shëm me kalim sipas kon­tratës.

3. Kundër pre­tendim­it të pagesës së qirasë që mbu­lon peri­ud­hën e për­men­dur në pikën 1, qira­mar­rësi mund të bëjë dëmsh­për­blim të ndërsjel­lë për çdo pre­tendim kun­drejt deb­itorit.

4. Në rastin e pikës 3 të këtij neni mbeten të zbat­ueshme parashikimet e nen­it 79 të këtij ligji.

 

 

Neni 93

Shit­ja e pasurive të deb­itorit të dhë­na me qira

Nëse admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it shet sende të palu­a­jt­shme, që deb­itori i ka dhënë me qira dhe nëse blerësi zëvendë­son deb­itorin, si palë në mar­rëd­hënien e qirasë blerësi mund të zgjid­hë mar­rëd­hënien e qirasë bren­da afatit ligjor. Njof­ti­mi mund të jepet vetëm për ditën e parë të peri­ud­hës ligjore të njof­tim­it.

 

 

Neni 94

Moszgjid­h­ja e kon­tratës së qirasë

Kon­tratat e qirasë të lid­hu­ra mes deb­itorit si qira­mar­rës dhe një pale tjetër, nuk mund të zgjid­hen nga kjo e dyta pasi të jetë kërkuar hap­ja e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it:

a) për mospagesë të qirasë para hap­jes së pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it;

b)për shkak të keqësim­it të gjend­jes pasurore të deb­itorit.

 

 

Neni 95

Zgjid­h­ja e kon­tratës së shër­bim­it

1. Admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it dhe pala tjetër mund të zgjid­hin një kon­tratë, ku shër­bimet kry­hen në favor të deb­itorit, duke dhënë njof­timin bren­da afatit ligjor, pavarë­sisht nga një kohëzg­jat­je tjetër ose për­jash­tim me mar­rëvesh­je i së drejtës për zgjid­hje kon­trate, sipas rreg­ul­lit të përgjithshëm, për të cilën është rënë dako­rd ndër­m­jet palëve.

2. Në rast se admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it zgjidh kon­tratën, pala tjetër mund të kërko­jë dëmsh­për­blim, për shkak të zgjid­hjes së parakohshme të kon­tratës, si kred­i­tor fal­i­men­ti­mi.

 

Neni 96

Page­sa nga kon­tra­ta e shër­bim­it

1. Në rast se para fil­lim­it të pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it deb­itori ka trans­fer­u­ar ose ka hequr dorë nga pre­tendi­mi për page­sa në favor të tij, në bazë të një kon­trate shër­bi­mi ose në rast se këto page­sa të ardhshme i kanë kalu­ar me rrugë ekzeku­ti­mi, ky veprim është i vlef­shëm vetëm për page­sat, që deb­itori duhej të për­fi­tonte për mua­jin e hap­jes së pro­ce­durës.

2. Në rast se pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it është hapur pas ditës së pesëm­bëd­hjetë të mua­jit, vepri­mi i mësipërm mbu­lon edhe mua­jin pasard­hës.

 

 

Neni 97

Mbari­mi i man­datit

1. Man­dati i cak­tu­ar nga deb­itori dhe që i refer­o­het masës së fal­i­men­tim­it mbaron me hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Nëse mbari­mi i këtij man­dati mund të shkak­to­jë dëme, i ngarkuari me man­dat vazh­don të krye­jë veprimet e cak­tu­ara, derisa admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it të ketë mundës­inë të kujde­set vetë për këto veprime. Man­dati quhet se vazh­don për këtë qël­lim. I ngarkuari me man­dat mund të pre­tendo­jë rim­bur­sim të shpen­z­imeve të kry­era për vazhdimin e punës, si kred­i­tor i masës së fal­i­men­tim­it.

3. Nëse i ngarkuari me man­dat nuk ka dijeni për hap­jen e pro­ce­durës, jo për faj të tij, prezu­mo­het se man­dati vazh­don në favor të tij.

 

Neni 98

Shuar­ja e man­datit

1. Çdo man­dat i dhënë nga deb­itori për masën e fal­i­men­tim­it shuhet me hap­jen e pro­ce­durës së fal­i­men­tim­it.

2. Për sa kohë që një man­dat ose kon­tratë admin­istri­mi vazh­don, sipas pikës 2 të nen­it 97 të këtij ligji, fuqia e lid­hur me të vlerë­so­het se vazh­don në të njëjtën mënyrë.

3. Për sa kohë per­soni i autor­izuar nuk ka dijeni për hap­jen e pro­ce­durës, jo për faj të tij, ai nuk është përgjegjës, sipas nen­it 78 të Kodit Civ­il.

 

 

Neni 99

Pavlef­sh­mëria e mar­rëvesh­jeve që bien ndesh me dis­poz­i­tat e mësipërme

 

Është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je që kundër­sh­ton ose kufi­zon zba­timin e nen­eve nga 86 deri  në 98 të këtij ligji.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim