L I G J
Nr.8872, datë 29.03.2002

PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

(Ndryshuar me ligjin nr. 10011, datë 30.10.2008)

(Ndryshuar me ligjinnr.10 137, datë 11.5.2009)

(Ndryshuar me ligjin­nr. 10434, datë 23.6.2011)

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi i ligjit

1. Qël­li­mi i këtij ligji është të mbësht­esë zhvil­lim­in e një sis­te­mi të për­bashkët të
arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al në Repub­likën e Shqipërisë, i cili mund t’u për­sh­tatet
ndryshimeve shoqërore, ekonomike e teknologjike, nevo­jave të tregut të punës, si dhe të
mundë­so­jë një shfry­tëz­im opti­mal të burimeve finan­cia­re, njerë­zore dhe infra­struk­tur­ore.
2. Ky ligj ven­dos parimet themelore, struk­turën, orga­niz­imin dhe admin­istrim­in e
arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al në Repub­likën e Shqipërisë, mbështe­tur në bashkëpunimin e
insti­tu­cion­eve shtetërore, qever­itare me part­nerë socialë dhe aktorë të tjerë në fushën e
arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al.
3. Ky ligj garan­ton të drejtën e shpre­hur në Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë
për arsim­im dhe formim pro­fe­sion­al gjatë gjithë jetës, mundës­inë e kry­er­jes së arsimim­it
fillestar pro­fe­sion­al, si dhe të fitim­it të njo­hurive pro­fe­sion­ale të nevo­jshme për punësim,
duke kri­juar shanse të barabar­ta për të gjithë.

 

Neni 2
Objek­ti­vat e arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al

Ky ligj për­cak­ton objek­ti­vat krye­sorë të sis­temit të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al,
të cilat janë:
a) të zhvil­lo­jë karak­ter­is­tikat per­son­ale krye­sore të indi­vid­it, të nevo­jshme për
veprim­tar­inë e tij të ardhshme pro­fe­sion­ale dhe ekzis­tencën e pavarur bren­da një shoqërie
të bazuar në parimet e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut;
b) të për­sh­tatë arsimin dhe formimin pro­fe­sion­al në tre­gun e sotëm dhe të ardhshëm
të punës;
c) të ofro­jë dhënien e një kul­ture pro­fe­sion­ale të përgjithshme dhe të një formi­mi
pro­fe­sion­al të spe­cial­izuar, në për­puth­je me zhvil­lim­in e shkencës dhe të teknologjisë, si
dhe me kul­turën dhe tra­ditën kom­bëtare;
ç) të kri­jo­jë kushte për arsim­im dhe formim pro­fe­sion­al, me qël­lim aftësimin e
indi­vid­it për t’iu për­sh­tatur ndryshimeve dhe kërke­save të tregut të punës;
d) të rrisë fryt­shmërinë e për­dorim­it të infra­struk­turës së sis­temit të arsim­it dhe
formim­it pro­fe­sion­al.

 

Neni 3

Arsi­mi dhe formi­mi pro­fe­sion­al është pub­lik dhe jop­ub­lik dhe garan­to­het nga shteti.

 

Neni 4
Përku­fiz­ime

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
a) “Sis­te­mi i arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al” (më poshtë AFP) është sis­te­mi që përf­shin të gjitha llo­jet e insti­tu­cion­eve që mbësht­esin dhe ofro­jnë të gjitha llo­jet e pro­grameve të arsim­it dhe kur­se­ve të formim­it, sipas Kornizës Shqiptare të Kual­i­fikimeve për nivelet 2, 3, 4 dhe 5.
b) “Të nxënit for­mal në AFP” është të nxënit që kry­het në një mjedis të orga­nizuar dhe të struk­tu­ru­ar, të tilla si: insti­tu­cionet e arsim­it të lartë, shkol­lat, qen­drat e formim­it ose në punë dhe që është har­tu­ar qartë si for­më mësi­more, në lid­hje me objek­ti­vat, kohën dhe burimet. Të nxënit for­mal është i qël­limshëm dhe i plan­i­fikuar nga nxënësi, kur­san­ti apo stu­den­ti. Për­fundi­mi i këtij të nxëni cer­ti­fiko­het;
c) “Të nxënit jofor­mal në AFP” është të nxënit, i përf­shirë në veprim­tari të plan­i­fikuara, jo domos­dosh­mër­isht të har­tu­ara si for­ma mësi­more, në lid­hje me objek­ti­vat, kohën mësi­more ose mbështet­jen mësi­more, por që përm­ban ele­mente të rëndë­sishme mësi­more. Të nxënit jofor­mal është i qël­limshëm, i plan­i­fikuar nga nxënësit, kur­san­tët apo stu­den­tët, i cili, në përgjithësi, nuk cer­ti­fiko­het, por, në raste të veçan­ta, mund të cer­ti­fiko­het;
ç) “Të nxënit infor­mal në AFP” është të nxënit, i cili për­fi­to­het nga veprim­tari të përdit­shme, që kanë lid­hje me punën, famil­jen ose kohën e lirë. Ky lloj të nxëni nuk është i struk­tu­ru­ar dhe i orga­nizuar për sa u për­ket objek­ti­vave, kohës apo mbështet­jes mësi­more. Në shu­micën e rasteve, të nxënit infor­mal është i paqël­limshëm, i paplan­i­fikuar nga indi­vi­di që nxë, si rreg­ull, nuk cer­ti­fiko­het;
d) “Të nxënit gjatë gjithë jetës” përf­shin të gjitha veprim­tar­itë e të nxënit, të ndër­mar­ra gjatë gjithë jetës për zhvil­lim­in e aftë­sive dhe arrit­jen e një kual­i­fiki­mi;
dh) “Insti­tu­cionet mbështetëse të AFP-së” janë insti­tu­cionet pub­like dhe pri­vate, të cilat mbësht­esin arsimin dhe formimin pro­fe­sion­al në Repub­likën e Shqipërisë;
e) “Insti­tu­cionet ofruese të AFP-së” janë insti­tu­cione pub­like dhe pri­vate, të cilat ofro­jnë pro­grame dhe/ose kurse të AFP-së në Repub­likën e Shqipërisë;
ë) “Qen­drat e formim­it pro­fe­sion­al” janë insti­tu­cione pub­like ose pri­vate, të cilat ofro­jnë kurse të formim­it pro­fe­sion­al për kur­san­tët;
f) “Qen­drat shumë­funk­sion­ale ofruese të AFP-së” janë insti­tu­cione, pub­like dhe pri­vate, që ofro­jnë arsim­im pro­fe­sion­al me nivele të ndryshme dhe kurse të formim­it pro­fe­sion­al;
g) “Shoqëri tregtare” është per­soni juridik, sipas për­cak­timeve të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për treg­tarët dhe shoqëritë tregtare”;
gj) “Nxënës” është per­soni, i cili merr arsim në sis­temin for­mal, jofor­mal dhe infor­mal të arsim­it;
h) “Kur­sant” është per­soni, i cili merr formim në sis­temin for­mal, jofor­mal dhe infor­mal të formim­it.
i) “Mësues” është per­soni i kual­i­fikuar me aftësi ped­a­gogjike e pro­fe­sion­ale dhe që angazho­het në AFP, krye­sisht për tra­j­timin e aspek­teve teorike të pro­ce­sit mësi­mor;
j) “Instruk­tor” është per­soni i kual­i­fikuar me aftësi ped­a­gogjike e pro­fe­sion­ale dhe që angazho­het në AFP, krye­sisht për tra­j­timin e aspek­teve prak­tike të pro­ce­sit mësi­mor;
k) “Part­nerë socialë” janë orga­ni­zatat që për­faqë­so­jnë intere­sat e punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, të cilat mar­rin pjesë dhe kon­tribuo­jnë në sis­temin e AFP-së;
l) “Part­nerë të tjerë” janë orga­ni­zatat jofitim­prurëse, komu­nitetet e ndryshme, që mar­rin pjesë në sis­temin e AFP-së dhe, së bashku me insti­tu­cionet admin­is­tra­tive shtetërore, puno­jnë për zba­timin e këtij ligji;
ll) “Cer­ti­fikatat” (dësh­mitë) e llo­jeve të ndryshme janë doku­mente zyrtare që vërte­to­jnë përm­bush­jen, nga ana e nxënësve dhe kur­san­tëve, të arrit­jeve të pro­grameve të akred­i­tu­ara të AFP-së;
m) “Kual­i­fiki­mi” është speci­fiki­mi i stan­dard­eve në njo­huri, aftësi dhe kom­pe­ten­ca të gjera, har­tu­ar për të përm­bushur një qël­lim të cak­tu­ar, që i është njo­hur vlef­sh­mëria ose është njo­hur zyr­tar­isht për këtë qël­lim. Dhë­nia e kual­i­fikim­it për një indi­vid nënkup­ton që njo­hu­ritë dhe aftësitë e këtij indi­vi­di kanë vlerë në tre­gun e punës dhe në arsim­imin e formimin e mëte­jshëm të tij. Kual­i­fiki­mi jepet, kur një organ kom­pe­tent për­cak­ton, nëpër­m­jet një pro­ce­si vlerësi­mi të sig­urisë së cilë­sisë, se indi­vi­di i ka arrit­ur stan­dard­et e speci­fikuara;
n) “Korniza Shqiptare e Kual­i­fikimeve”, më poshtë KSHK, është një sis­tem kom­bë­tar për klasi­fikimin e kual­i­fikimeve, sipas një tërësie kriteresh, për nivele speci­fike të të nxënit të përf­tu­ar, që ka për qël­lim inte­grim­in dhe koor­dinimin e nën­sis­te­meve kom­bëtare t ë kual­i­fikimeve dhe për­mirësimin e trans­parencës, aksesit, për­parim­it dhe cilë­sisë së kual­i­fikimeve, që lid­hen me tre­gun e punës dhe shoqërinë civile;
nj) “For­ma e dyfishtë” është një lloj i ofrim­it të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al, i cili kom­bi­non arsimin dhe formimin në një insti­tu­cion të AFP-së me punën dhe aftësimin prak­tik në një shoqëri tregtare, nëpër­m­jet për­cak­timeve të një mar­rëvesh­je­je midis pjesë­mar­rësit, insti­tu­cionit të AFP-së dhe shoqërisë tregtare;
o) “Akred­iti­mi i kur­se­ve dhe i pro­grameve të AFP-së” është pro­ce­si i cer­ti­fikim­it të kom­pe­tencës apo besuesh­mërisë dhe njo­hjes së cer­ti­fikatave që përm­ba­jnë edhe kred­itet e fitu­ara;
p) “Licencim” është akti juridik që i njeh insti­tu­cionit ofrues të AFP-së të drejtën të ofro­jë llo­jin e veprim­tarisë, sipas kushteve dhe kërke­save të para­cak­tu­ara;
q) “Njo­h­ja e të nxënit të mëparshëm” infor­mal dhe for­mal është pro­ce­si, me anë të të cilit kom­pe­ten­cat e mëparshme të një per­soni, të fitu­ara në sis­temin infor­mal dhe jofor­mal, mund të mer­ren parasysh përmes një vlerësi­mi që çon në dhënien e një cer­ti­fikate të kual­i­fikim­it for­mal;
r) “Arsi­mi pas së mesmes” për­faqë­son një niv­el arsi­mor, që u ofro­het nxënësve që kanë për­fun­d­uar arsimin e mesëm, por me pro­grame studi­mi të nivelit jouni­ver­si­tar.

 

Neni 5
Për­fitue­sit nga ky ligj

(Zëvendë­suar fjalë me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Nga ky ligj për­fi­to­jnë:
a) të gjithë per­son­at që kanë për­fun­d­uar arsimin bazë;
b) per­son­at që kanë mbushur moshën 16 vjeç, që janë kërkues pune dhe/ose dëshi­ro­jnë të for­mo­hen pro­fe­sion­al­isht;
c) grupe të veçan­ta, që dëshi­ro­jnë riaftësim pro­fe­sion­al, si per­son­at me aftësi të kufizuar, nënat me shumë fëmi­jë, të papunët afat­g­jatë, per­son­at nga famil­je nën nivelin e var­fërisë dhe çdo kat­e­gori tjetër që do të për­cak­to­het si e tillë me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 6
Llo­jet, nivelet dhe kohëzg­jat­ja e arsim­it dhe formim­it pro­fes­sion­al

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

AFP-ja për­bëhet nga:
a) arsi­mi pro­fe­sion­al pub­lik dhe pri­vat, që fil­lon pas për­fundim­it të arsim­it bazë, ofro­het në shkol­lat pro­fe­sion­ale dhe është me kohëzg­jat­je 2–4‑vjeçare. Sis­te­mi i arsim­it pro­fe­sion­al ofron nivelet e mëposhtme të arsimim­it:
i) arsim pro­fe­sion­al bazë i nivelit I, i ori­en­tu­ar sipas drej­timeve të gjera pro­fe­sion­ale, me kohëzg­jat­je 2 vite shkol­lore pas për­fundim­it të arsim­it bazë. Ky niv­el arsi­mor për­fun­don me cer­ti­fikatë të për­gatit­jes bazë pro­fe­sion­ale dhe lejon kalim­in në nivelin II të arsim­it pro­fe­sion­al ose në tre­gun e punës;
ii) arsim pro­fe­sion­al i nivelit II, i ori­en­tu­ar sipas pro­fileve pro­fe­sion­ale për çdo drej­tim pro­fe­sion­al, me kohëzg­jat­je 1 vit shkol­lor pas për­fundim­it të arsim­it pro­fe­sion­al bazë. Ky niv­el arsi­mor për­fun­don me cer­ti­fikatë të për­gatit­jes pro­fe­sion­ale dhe lejon kalim­in në nivelin III të arsim­it pro­fe­sion­al ose në tre­gun e punës;
iii) arsim i mesëm pro­fe­sion­al, teknik/menaxherial, i nivelit III, i ori­en­tu­ar sipas pro­fileve pro­fe­sion­ale, me kohëzg­jat­je 1 vit shkol­lor pas për­fundim­it të nivelit II (struk­tu­ra 2+1+1) ose 2 vite shkol­lore pas për­fundim­it të nivelit I (struk­tu­ra 2+2), të arsim­it pro­fe­sion­al. Në raste të veçan­ta, ka kohëzg­jat­je 4 vite pas për­fundim­it të arsim­it bazë. Ky niv­el arsi­mor për­fun­don me cer­ti­fikatën e teknikut/menaxherit në pro­fe­sion­in përkatës, si dhe me diplomën e maturës shtetërore pro­fe­sion­ale, dhe lejon kalim­in në tre­gun e punës dhe në arsimin tretë­sor;
b) arsi­mi pro­fe­sion­al pas së mesmes (jouni­ver­si­tar), pub­lik dhe pri­vat, me kohëzg­jat­je 1–2 vite shkol­lore, fil­lon pas për­fundim­it të arsim­it të mesëm pro­fe­sion­al (niveli III) ose të gjim­naz­it. Në për­fundim të tij ofro­het cer­ti­fikatë e kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al në pro­fe­sion­in përkatës dhe mundë­so­het kali­mi në tre­gun e punës. Kur zgjat dy vite shkol­lore dhe grum­bul­lon 120 kred­ite europi­ane (ECTS), për­fun­don me mar­rjen e diplomës “Diplomë pro­fe­sion­ale …” në fushën e arsim­it të kry­er. Kjo diplomë mundë­son kalim­in në tre­gun e punës, si dhe trans­fer­im­in e kred­iteve në studimet uni­ver­sitare të cik­lit të parë në fushën e arsim­it pro­fe­sion­al përkatës;
c) formi­mi pro­fe­sion­al, pub­lik dhe pri­vat, fil­lon pas për­fundim­it të arsim­it bazë, ofro­het në qen­drat e formim­it pro­fe­sion­al dhe zgjat deri në 2 vite shkol­lore. Formi­mi pro­fe­sion­al real­i­zo­het nëpër­m­jet kur­se­ve të formim­it, të riformim­it, si dhe të kur­se­ve-urë të riaftësim­it pro­fe­sion­al, në mbështet­je të rihyr­jes dhe të kalim­it nga një pro­fe­sion në një tjetër.Formimi pro­fe­sion­al ofron cer­ti­fika­ta të kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al.
ç) arsi­mi dhe formi­mi pro­fe­sion­al në for­më të dyfishtë, i cili kom­bi­non arsim­imin dhe formimin pro­fe­sion­al në shkollë/qendër (për pjesën teorike) me punën dhe aftësitë prak­tike në shoqëri (për pjesën prak­tike), nëpër­m­jet për­cak­timeve të një mar­rëvesh­je­je midis pjesë­mar­rësit, insti­tu­cionit të AFP-së dhe shoqërisë;
d) llo­je të tjera të AFP-së, të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

KREU II
KRITERE TË PËRGJITHSHME

 

Neni 7
Insti­tu­cionet e arsim­it dhe formim­it pro­fes­sion­al

(Ndryshuar shkro­n­jat a), b), c) dhe shtu­ar shkro­n­ja f) me ligjin nr.10434, datë 23.6.2011)

Insti­tu­cionet e arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al janë:
a) Shkol­lat pro­fe­sion­ale, pub­like dhe pri­vate, të cilat mund të ofro­jnë të gjitha llo­jet dhe nivelet e arsim­it pro­fe­sion­al parau­ni­ver­si­tar. Këto shkol­la real­i­zo­jnë për­gatit­jen pro­fe­sion­ale me karak­ter të thek­suar prak­tik dhe u japin nxënësve njo­hu­ritë dhe shpre­hitë e domos­doshme për një veprim­tari të kua lifikuar pro­fe­sion­ale.
b) Qen­drat shumë­funk­sion­ale, pub­like dhe pri­vate, të cilat mund të ofro­jnë të gjitha llo­jet dhe nivelet e arsim­it pro­fe­sion­al parau­ni­ver­si­tar, si dhe kurse të formim­it pro­fe­sion­al për të rrit­ur, në po ato drej­time ku ofro­jnë dhe arsim­imin pro­fe­sion­al.
c) Qen­drat e formim­it pro­fe­sion­al, pub­like dhe pri­vate, të cilat mund të ofro­jnë kurse të ndryshme të formim­it pro­fe­sion­al (formim, riformim dhe riaftësim pro­fe­sion­al), për fitimin e aftë­sive të nevo­jshme pro­fe­sion­ale për t’iu për­sh­tatur kërke­save të tregut të punës.
ç) Insti­tu­cionet e spe­cial­izuara të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al për grupe të veçan­ta.
d) Ndër­mar­rjet.
dh) Insti­tu­cionet e tjera pub­like dhe jop­ub­like, veprim­taria e të cilave rreg­ul­lo­het me akte të veçan­ta nën­ligjore.

f) Insti­tu­cionet e tjera, pub­like dhe pri­vate, përf­shirë insti­tu­cionet e arsim­it të përgjithshëm dhe të lartë.

 

Neni 7/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Bor­di i insti­tu­cion­eve pub­like ofruese të AFP-së
1.Bordi i insti­tu­cion­eve pub­like ofruese të AFP-së (më poshtë Bor­di), është organ kolegjial, që për­faqë­son intere­sat e nxënësve/kursantëve, të komu­nitetit të biz­ne­sit, të part­nerëve socialë, si dhe të pushtetit vendor.Bordi mbështet insti­tu­cionin në zhvil­lim­in e pro­fil­it të tij në tre­gun e AFP-së, të lid­hur ngushtë me tre­gun e punës dhe me zhvil­lim­in ekonomik të ven­dit dhe mbikëqyr veprim­tar­inë që lid­het me drej­timin dhe admin­istrim­in ekonomik, finan­ciar dhe të pron­ave të insti­tu­cionit.
2. Bor­di për­bëhet nga:
a) dy për­faqë­sues të sek­torit pri­vat, që lid­het me pro­fil­in e insti­tu­cionit të AFP-së;
b) një për­faqë­sues i drej­torisë arsi­more, që mbu­lon insti­tu­cionin arsi­mor pub­lik, ofrues të AFP-së (për shkol­lat pub­like pro­fe­sion­ale);
c) një për­faqë­sues i këshillit të qarkut, që mbu­lon insti­tu­cionin arsi­mor pub­lik ofrues të AFP-së;
ç) një për­faqë­sues i zyrës rajonale/vendore të punësim­it, që mbu­lon insti­tu­cionin arsi­mor pub­lik ofrues të AFP-së;
d) një për­faqë­sues i per­son­elit mësimd­hënës të insti­tu­cionit pub­lik, ofrues të AFP-së;
dh) një për­faqë­sues i nxënësve për shkol­lat pub­like të arsim­it pro­fe­sion­al ose një për­faqë­sues i punë­mar­rësve për qen­drat pub­like të formim­it pro­fe­sion­al.
3. Bor­di zgjedh kryetarin prej anë­tarëve për­faqë­sues të sek­torit pri­vat.
4. Të drej­tat dhe detyrat e tjera të bor­dit, man­dati, mënyra e zgjed­hjes së anë­tarëve, si dhe funk­sion­i­mi i tij për­cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës dhe Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
5. Bor­di mblid­het një herë në 3 muaj dhe anë­tarët e bor­dit për­fi­to­jnë shpër­blim për çdo mbled­hje nga të ard­hu­rat e shkollës/qendrës, sipas vendim­it të Këshillit të Min­is­trave për shpër­blim­in e bor­deve, nëse shkolla/qendra real­i­zon të ard­hu­ra.

 

Neni 8
(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Licenci­mi i insti­tu­cion­eve pri­vate të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al
Licenci­mi i insti­tu­cion­eve pri­vate të arsim­it pro­fe­sion­al dhe/ose sub­jek­teve që krye­jnë veprim­tari të formim­it pro­fe­sion­al bëhet në bazë të kushteve dhe kritereve që për­cak­to­hen në udhëzimet e nxjer­ra në mënyrë speci­fike për to nga min­istritë përkatëse.Ky pro­ces kry­het në bashkëpunim me Qen­drën Kom­bëtare të Licencimeve.

 

Neni 9
(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Akred­iti­mi i pro­grameve të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al
1. Akred­iti­mi i pro­grameve të AFP-së kry­het nga Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve (AKAFPK), në për­puth­je me nivelet e Kornizës Shqiptare të Kual­i­fikimeve dhe në bazë të sis­temit të sig­urim­it të cilë­sisë.
2. Stan­dard­et, kriteret dhe pro­ce­du­rat e akred­itim­it për sis­temin e arsim­it pro­fe­sion­al mira­to­hen nga Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës, ndër­sa për sis­temin e formim­it pro­fe­sion­al mira­to­hen nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

 

Neni 10
Pra­n­i­mi në arsimin dhe formimin pro­fes­sion­al

(Hequr fjalë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

1. Në shkol­lat pro­fe­sion­ale pra­nohen të gjithë indi­vidët që kanë për­fun­d­uar arsimin bazëd­he kanë mar­rë dëftesën e lirim­it. Kriteret e pranimeve dhe pro­ce­du­rat e licencim­it ven­dosen me udhëz­im të veçan­të të Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës.
2. Në qen­drat e formim­it pro­fe­sion­al, pub­like dhe pri­vate, kurset dhe pro­gram­et e formim­it, riformim­it dhe të rikual­i­fikim­it pro­fe­sion­al të akred­i­tu­ara janë të hapu­ra për të gjithë per­son­at që përm­bushin kriteret për hyr­jen, pra­n­imin dhe regjistrim­in në to, të për­cak­tu­ara si pjesë e pro­ce­sit të akred­itim­it.

 

Neni 11
Kohëzg­jat­ja në arsimin dhe formimin pro­fes­sion­al

(Ndryshuar pikat 2, 3 dhe 4 me ligjin nr. 10011, datë 30.10.2008)

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)


 

Neni 12
Hyr­ja, viji­mi dhe trans­fer­i­mi nga një nivel/drejtim i AFP-së në një nivel/drejtim tjetër

(Ndryshuarme ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Hyr­ja, viji­mi dhe trans­fer­i­mi nga një nivel/drejtim i AFP-së në një nivel/drejtim tjetër bëhet sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës dhe të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta..

 

Neni 13
Vlerësi­mi për­fundim­tar në arsimin dhe formimin pro­fes­sion­al

(Shtu­ar fjalia e fun­dit me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Vlerësi­mi për­fundim­tar i nxënësve dhe i kur­san­tëve në arsimin dhe formimin pro­fe­sion­al pub­lik dhe jop­ub­lik, të akred­i­tu­ar, bëhet në bazë të provimeve, me pjesë­mar­rjen edhe të part­nerëve socialë.Kriteret dhe rreg­ul­lat e provimeve dhe të tes­timeve për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit përkatës.Vlerësimi për­fundim­tar, bazuar në sis­temin e kred­iteve në kual­i­fikimet me ori­en­tim pro­fe­sion­al, bëhet në për­puth­je me kriteret e para­cak­tu­ara në Kornizën Shqiptare të Kual­i­fikimeve.

 

Neni 14
Cer­ti­fiki­mi

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

1. Cer­ti­fiki­mi i nxënësve dhe kur­san­tëve në AFP bëhet në për­puth­je me kriteret e ven dosura nga Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës dhe nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
2. Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës për­cak­ton llo­jin, përm­ba­jt­jen, for­matin dhe pro­ce­durën e dhënies së doku­menteve të cer­ti­fikim­it për nxënësit në sis­temin e arsim­it pro­fe­sion­al, sipas niveleve të për­cak­tu­ara në Kornizën Shqiptare të Kual­i­fikimeve.
3. Min­istri i Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta për­cak­ton llo­jin, përm­ba­jt­jen, for­matin dhe pro­ce­durën e dhënies së doku­menteve të cer­ti­fikim­it për kur­san­tët në sis­temin e formim­it pro­fe­sion­al, sipas niveleve të për­cak­tu­ara në Kornizën Shqiptare të Kual­i­fikimeve.

 

Neni 15
Këshilli­mi dhe ori­en­ti­mi në arsimin dhe formimin pro­fe­sion­al

Me këshillim­in dhe ori­en­timin në arsimin dhe formimin pro­fe­sion­al syn­o­het që të ndih­mo­hen të gjithë shte­t­a­sit në zgjed­hjen e arsimim­it, të pro­fe­sion­it, të formim­it, të riformim­it dhe të riaftësim­it pro­fe­sion­al më të për­sh­tat­shëm për intere­sat dhe mundësitë fizike e men­dore të tyre. Min­istritë përkatëse nxjer­rin aktet nën­ligjore për zba­timin e këtij neni.

 

Neni 16
Doku­men­ti­mi, infor­ma­cioni dhe sta­tis­tikat

(Ndryshuar fjalia e dytëme ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës dhe Min­is­tria e Punës dhe Çësht­jeve Sociale janë përgjegjëse për doku­men­timin, për dhënien e infor­ma­cionit dhe për mba­jt­jen e sta­tis­tikave të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al, sipas fushave përkatëse që ato mbu­lo­jnë. Të gjitha min­istritë e tjera, pushteti ven­dor, si dhe të gjithë përgjegjësit e tjerë të AFP-së, në niv­el kom­bë­tar apo ven­dor, janë të detyru­ar të japin infor­ma­cion për veprim­tar­itë e AFP-së në këto dy min­istri. Pro­ce­du­rat e mbled­hjes, të rapor­tim­it të infor­ma­cionit dhe shpeshtësia e dhënies së infor­ma­cionit për­cak­to­hen me udhëz­ime të për­bashkë­ta.

 

Neni 17
Per­son­eli në arsimin dhe formimin pro­fes­sion­al

(Ndryshuar pikat 2 dhe 3 dhe shtu­ar pika 4 me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

1. Në insti­tu­cionet e arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al angazho­het per­son­el mësimd­hënës teorik e prak­tik, per­son­el drejtues dhe per­son­el ndih­mës.
2. Per­son­eli i mësimd­hënies teorike dhe prak­tike për­bëhet nga:
a) mësue­sit e kul­turës së përgjithshme;
b) mësue­sit e kul­turës pro­fe­sion­ale;
c) mësue­sit e formim­it prak­tik në shkol­lat pro­fe­sion­ale;
ç) instruk­torët e formim­it pro­fe­sion­al në qen­drat e formim­it.
3. Tra­jn­i­mi dhe kual­i­fiki­mi fillestar i mësuesve dhe i instruk­torëve, në për­puth­je me shkro­n­jat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të pikës 2 të këtij neni, janë përgjegjësi e Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës.”.
4. Tra­jn­i­mi dhe kual­i­fiki­mi i vazh­d­uar për per­son­elin e angazhuar në insti­tu­cionet arsi­more pro­fe­sion­ale janë përgjegjësi e Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës, kurset për per­son­elin e angazhuar në qen­drat e formim­it pro­fe­sion­al janë përgjegjësi e Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, në për­puth­je me pikën 2 shkro­n­ja “ç” të këtij neni.

 

Neni 18
Shoqëritë tregtare

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

1. “Shoqëria tregtare” është sub­jek­ti ku mund të orga­ni­zo­hen kurset e formim­it nëpër­m­jet punës dhe ku mund të zhvil­lo­hen prak­tikat pro­fe­sion­ale të nxënësve dhe të kur­san­tëve të sis­temit të AFP-së.
2. Shoqëritë tregtare, të cilat pra­no­jnë nxënësit e shkollave pro­fe­sion­ale për të zhvil­lu­ar prak­tikën mësi­more, në kuadër të pro­gramit mësi­mor përkatës, mbështeten nga shteti. For­mat e mbështet­jes, kriteret dhe kushtet për për­fitimin e saj për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
3. Përf­shir­ja e shoqërive në sis­temin pub­lik të AFP-së rreg­ul­lo­het me anë të mar­rëvesh­jeve që lid­hen ndër­m­jet shoqërive tregtare dhe insti­tu­cion­eve ofruese arsi­more pub­like. Kohëzg­jat­ja e përf­shir­jes së shoqërive tregtare në sis­temin pub­lik kushtë­zo­het nga pro­gram­et e prak­tikave pro­fe­sion­ale dhe nga kurset e formim­it.

 

Neni 19
Vlerësi­mi i sis­temit

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Mekaniz­mat e zhvil­lim­it dhe të vlerësim­it të sis­temit të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al janë përgjegjësi e min­istrive përkatëse.”.

 

KREU III
KOORDINIMI ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL

(Zëvendë­suar fjalë me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

 

Neni 20
Kriteret e përgjithshme të bashkërendim­it

(Ndryshuar fjalë dhe shtu­ar shkro­n­ja d), dhe) dhe e) me ligjin nr.10434, datë 23.6.2011)

1.Koordinimi i përgjithshëm i sis­temit të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al pub­lik dhe jop­ub­lik bëhet nga shteti.
2. “Insti­tu­cionet dhe­o­r­ga­niz­mat përgjegjës të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al në Shqipëri janë:
a) Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës, për arsim­imin pro­fe­sion­al;
b) Min­is­tria e Punës dhe Çësht­jeve Sociale, për formimin pro­fe­sion­al;
c) Min­istritë dhe insti­tu­cionet e tjera pub­like dhe jop­ub­like;
ç) Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it dhe Formim­it Pro­fe­sion­al;

d) Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve;

dh) Insti­tu­cionet e Kornizës Shqiptare të Kual­i­fikimeve;

e) Insti­tu­cione të tjera, të për­cak­tu­ara me akte nën­ligjore.

 

Neni 21

Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it dhe Formim­it Pro­fe­sion­al
(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

1.Këshilli Kom­bë­tar i AFP-së është organ këshillimor trepalësh (shtet-punëmarrës-punëdhënës).Ai u reko­man­don min­istrive përgjegjëse dhe Këshillit të Min­is­trave poli­ti­ka për zhvil­lim­in e sis­temit të AFP-së.
2. Këshilli Kom­bë­tar i AFP-së për­bëhet nga 10 anë­tarë:
a) Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës, bashkëkryetar;
b) Min­istri i Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, bashkëkryetar;
c) Një për­faqë­sues i Min­istrisë së Finan­cave; ç) Një për­faqë­sues i Min­istrisë së Ekonomisë;
d) Katër anë­tarë, për­faqë­sues të punëd­hënësve; dh) Dy anë­tarë për­faqë­sues të punë­mar­rësve.
3. Funk­sion­i­mi i Këshillit Kom­bë­tar të AFP-së orga­ni­zo­het nga një sekre­tari­at teknik, i cili për­bëhet nga punon­jës të Agjen­cisë Kom­bëtare të Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve.
4. Mënyra e orga­nizim­it dhe funk­sionim­it të Këshillit Kom­bë­tar të AFP-së dhe e sekre­tari­atit teknik për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 22
Kom­pe­ten­cat e Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës në fushën e arsim­it pro­fes­sion­al

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011))

Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës ka këto kom­pe­ten­ca:
a) për­punon, zhvil­lon dhe zba­ton poli­tikat për reformimin dhe mod­ern­iz­imin e arsim­it pro­fe­sion­al, në për­puth­je me drej­timet europi­ane të zhvil­lim­it të AFP-së;
b) për­cak­ton kriteret e përgjithshme të funk­sionim­it të insti­tu­cion­eve që ofro­jnë arsim pro­fe­sion­al;
c) për­cak­ton kriteret e përgjithshme për mar­rjen në punë, për kual­i­fikimin dhe për cer­ti­fikimin e
mësuesve në arsimin pro­fe­sion­al, në bashkëpunim me insti­tu­cionet e spe­cial­izuara;
ç) kri­jon, rior­ga­ni­zon dhe mbyll insti­tu­cionet e arsim­it pro­fe­sion­al pub­lik, që varen nga ajo, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave;
d) har­ton akte nën­ligjore për sta­tusin e insti­tu­cion­eve pub­like ofruese të arsim­it pro­fe­sion­al,
shkallën e autonomisë së tyre dhe funk­sion­imin e bor­dit;
dh) bashkëpunon me Qen­drën Kom­bëtare të Licencimeve, për licencimin e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate të arsim­it pro­fe­sion­al dhe ven­dos mbyll­jen e veprim­tarisë së këtyre insti­tu­cion­eve, në rast shkel­je­je të akteve ligjore e nën­ligjore në fuqi;
e) mira­ton kur­riku­lat në niv­el qen­dror për kual­i­fikimet e arsim­it pro­fe­sion­al;
ë) real­i­zon tes­timin dhe cer­ti­fikimin e nxënësve në shkol­lat e arsim­it pro­fe­sion­al, në bashkëpunim me insti­tu­cionet e spe­cial­izuara;
f) mbikëqyr veprim­tar­inë e insti­tu­cion­eve të arsim­it pro­fe­sion­al që varen prej saj;
g) nxjerr akte nën­ligjore të për­bashkë­ta me Min­istrinë e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, në mënyrë që, kra­has arsimim­it pro­fe­sion­al të nxënësve, në shkol­lat pro­fe­sion­ale, pub­like dhe pri­vate, të ofro­hen edhe kurse formi­mi pro­fe­sion­al, si shër­bime për llog­a­ri të të tretëve.

 

Neni 23
Kom­pe­ten­cat e Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta në fushën e AFP-së

(Ndryshuar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta ka këto kom­pe­ten­ca:
a) për­punon, zhvil­lon dhe zba­ton poli­tikat për reformimin dhe mod­ern­iz­imin e formim­it pro­fe­sion­al, në për­puth­je me drej­timet europi­ane të zhvil­lim­it të AFP-së;
b) për­cak­ton kriteret e përgjithshme të funk­sionim­it të insti­tu­cion­eve të formim­it pro­fe­sion­al;
c) për­cak­ton kriteret e përgjithshme për mar­rjen në punë, për kual­i­fikimin dhe për cer­ti­fikimin e instruk­torëve të formim­it pro­fe­sion­al, në bashkëpunim me insti­tu­cionet e spe­cial­izuara;
ç) kri­jon, rior­ga­ni­zon dhe mbyll insti­tu­cionet e formim­it pro­fe­sion­al në varësi të saj, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave;
d) har­ton akte nën­ligjore për sta­tusin e insti­tu­cion­eve pub­like ofruese të formim­it pro­fe­sion­al, për shkallën e autonomisë së tyre dhe për funk­sion­imin e bor­dit;
dh) bashkëpunon me Qen­drën Kom­bëtare të Licencimeve për licencimin e sub­jek­teve që krye­jnë veprim­tari të formim­it pro­fe­sion­al;
e) mira­ton kur­riku­lat në niv­el qen­dror për veprim­tar­itë e formim­it pro­fe­sion­al;
ë) merr pjesë në vlerësimin për­fundim­tar dhe në cer­ti­fikimin e kur­san­tëve në insti­tu­cionet e formim­it pro­fe­sion­al që varen prej saj.
f) mbikëqyr veprim­tar­inë e insti­tu­cion­eve të formim­it pro­fe­sion­al që varen prej saj;
g) sig­uron vazhdimës­inë e formim­it pro­fe­sion­al, në për­puth­je me per­spek­tivën e zhvil­lim­it ekonomik, kom­bë­tar dhe rajon­al dhe në për­puth­je me kërke­sat e tregut të punës;
gj) garan­ton të drejtën e indi­vid­it për formimin pro­fe­sion­al, duke lehtë­suar penge­sat ekonomike dhe shoqërore për vazhdimin e këtij formi­mi;
h) orga­ni­zon kual­i­fikimin e vazh­dueshëm të instruk­torëve të formim­it pro­fe­sion­al në sek­torin pub­lik, në bashkëpunim me insti­tu­cionin e për­cak­tu­ar.

 

Neni 24
Kom­pe­ten­cat e min­istrive të tjera dhe të insti­tu­cion­eve shtetërore të arsim­it­d­he formim­it pro­fes­sion­al

(Ndryshuar shkro­n­jat b), c), ç), d) dhe dh) me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Min­istritë dhe insti­tu­cionet e tjera shtetërore të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al:
a) kri­jo­jnë, orga­ni­zo­jnë dhe mbyllin insti­tu­cionet e formim­it pro­fe­sion­al që varen prej tyre, në për­puth­je me pro­ce­du­rat ligjore;
b) për­gatisin kur­riku­lat e formim­it pro­fe­sion­al, në bashkëpunim me insti­tu­cionet përgjegjëse të për­cak­tu­ara me ligj;
c) orga­ni­zo­jnë formimin, nëpër­m­jet punës, të punon­jësve të tyre dhe rikual­i­fikimin e spe­cial­istëve në insti­tu­cionet që ofro­jnë këtë shër­bim;
ç) orga­ni­zo­jnë tes­timin dhe cer­ti­fikimin e spe­cial­istëve në insti­tu­cionet që varen prej tyre;
d) mar­rin pjesë në pro­cesin e har­tim­it të stan­dard­eve shtetërore të kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale, në bashkëpunim me Agjenc­inë Kom­bëtare të Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve;
dh) mar­rin pjesë në studime për anal­izën, vlerësimin dhe për­mirësimin e cilë­sisë që ofro­het në AFP, në bashkëpunim me insti­tu­cionet e AFP-së.

 

Neni 24/1
Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve (AKAFPK)

(Shtu­ar me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

1. Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve (AKAFPK) është insti­tu­cion në varësi të Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës dhe ka objekt krye­sor të veprim­tarisë së saj kri­jimin e një sis­te­mi kom­bë­tar e unik të kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale, të njo­hu­ra në niv­el kom­bë­tar, bazuar në Kornizën Shqiptare të Kual­i­fikimeve.
2. Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it, Formim­it Pro­fe­sion­al dhe Kual­i­fikimeve:
a) është një ndër njësitë zbat­uese për Kornizën Shqiptare të Kual­i­fikimeve (KSHK) dhe shër­ben si sekre­tari­at për Këshillin e KSHK-së;
b) har­ton plane dhe pro­grame për zhvil­lim­in e sis­temit të AFP-së, që mira­to­hen nga Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës dhe nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta;
c) har­ton pro­grame për real­iz­imin e poli­tikave për zba­timin e Kornizës Shqiptare të Kual­i­fikimeve;
ç) har­ton pro­grame për zba­timin e sis­temit të sig­urim­it të cilë­sisë nga insti­tu­cionet ofruese të AFP-së.
3. AKAF­PK-ja është një ofrues shër­bi­mi për min­istritë përkatëse.
4. AKAF­PK-ja mban regjistrin kom­bë­tar të kual­i­fikimeve kom­bëtare.
5. Orga­niz­i­mi dhe veprim­taria e AKAF­PK-së për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave

 

Neni 25
Kom­pe­ten­cat e pushtetit ven­dor në fushën e arsim­it dhe formim­it pro­fes­sion­al

(Ndryshuar shkro­n­ja a), shtu­ar fjalë në shkro­n­jën b) dhesh­tu­ar shkro­n­ja ç) me ligjin nr.10434, datë 23.6.2011)

Pushteti ven­dor:
a) propo­zon hap­jen dhe mbyll­jen e drej­timeve, pro­fileve, spe­cialiteteve në shkol­lat pro­fe­sion­ale, si dhe hap­jen e shkollave të reja, në për­puth­je me nevo­jat e zhvil­lim­it rajon­al;
b) në bashkëpunim me insti­tu­cionet ofruese të AFP-sëku­jde­set dhe mirëm­ban insti­tu­cionet e arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi;
c) hap kurse të formim­it pro­fe­sion­al me fondet e veta, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi;

ç) për­faqë­sues të pushtetit ven­dor mar­rin pjesë në bor­det e shkollave.

 

Neni 26
Kom­pe­ten­cat e part­nerëve socialë

(Ndryshuar shkro­n­ja a), shtu­ar fjalë në shkro­n­jën b), ndryshuar shkro­n­ja c) dhe shtu­ar shkro­n­ja dh) dhe e) me ligjin nr. 10434, datë 23.6.2011)

Part­nerët socialë:
a) propo­zo­jnë hap­jen dhe mbyll­jen e drej­timeve, pro­fileve, spe­cialiteteve në shkol­lat pro­fe­sion­ale dhe në qen­drat e formim­it pro­fe­sion­al, si dhe hap­jen e shkollave ose qen­drave të reja, në për­puth­je me nevo­jat e punësim­it dhe zhvil­lim­it ekonomik të ven­dit;
b) mar­rin pjesë në pro­cesin e har­tim­it të stan­dard­eve kom­bëtare të arsim­it dhetë formim­it pro­fe­sion­al;
c) orga­ni­zo­jnë kurse formi­mi pro­fe­sion­al, sipas nevo­jave speci­fike të fushave që ata mbu­lo­jnë;
ç) mar­rin pjesë në komi­sionet e provimeve në për­puth­je me nor­mat dhe pro­ce­du­rat e ven­do­sura me akte nën­ligjore të min­istrive përkatëse;
d) ndih­mo­jnë në zhvil­lim­in e prak­tikave pro­fe­sion­ale të nxënësve dhe të kur­san­tëve;

dh) mar­rin pjesë në zba­timin dhe zhvil­lim­in e mëte­jshëm të poli­tikave për refor­mat në AFP;

e) për­faqë­sues të tyre mar­rin pjesë në bor­det e shkollave.

 

KREU IV
STANDARDET DHE KURRIKULAT

 

Neni 27
(Ndryshuar me ligjin­nr. 10434, datë 23.6.2011)

Lista kom­bëtare e pro­fe­sion­eve dhe lista kom­bëtare e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në bazë të reko­mandimeve të AKAF­PK-së dhe në bashkëpunim me min­istritë e lin­jës dhe part­nerët socialë.

 

Neni 28
Har­ti­mi i kur­rikulave

(Shfuqizuar me ligjin­nr. 10434, datë 23.6.2011)

 

 

KREU V
FINANCIMI I SISTEMIT TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL

 

Neni 29
Burimet e financim­it

Arsi­mi dhe formi­mi pro­fe­sion­al pub­lik finan­co­het nga Bux­heti i Shtetit, bux­heti i pushtetit ven­dor, pro­gram­et kom­bëtare dhe ndërkom­bëtare për arsimin dhe formimin pro­fe­sion­al, kon­tributet e shoqatave të punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, kon­tributet e dhu­ruesve, spon­sorizimet dhe burime të tjera të lejuara nga ligji.

 

Neni 30
Vetë­fi­nanci­mi

(Ndryshuar me ligjin­nr. 10434, datë 23.6.2011)

1. Insti­tu­cionet ofruese pub­like të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al mund të krye­jnë edhe veprim­tari ekonomike me për­fitime finan­cia­re në fushat që kanë lid­hje me zba­timin e pro­grameve dhe të prak­tikave mësi­more. For­mat dhe mënyrat e orga­nizim­it të veprim­tarive ekonomike të tyre për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Insti­tu­cionet ofruese të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al vepro­jnë si njësi ekonomike, me llog­a­ri më vete. Për real­iz­imin e veprim­tarive prod­huese dhe të shër­bimeve, ato kon­trak­to­jnë per­sona fizikë dhe juridikë, me kusht që këto veprim­tari të jenë në për­puth­je me qël­lim­in e insti­tu­cionit për real­iz­imin e pro­grameve të arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al dhe të mos për­bëjnë qël­lim në vetvete.

 

 

KREU VI
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 31
Shfuqiz­ime

1.Kreu I “Parime të përgjithshme” i ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sis­temin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar”, si dhe nenet e ligjit në fjalë, ku tra­j­to­het arsi­mi pro­fe­sion­al në kuadër të arsim­it të mesëm të sis­temit arsi­mor parau­ni­ver­si­tar, mbeten në fuqi. Nenet 33, 34, 35, 36, 37, 38, 55 pika 4 dhe 57 pika 2 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sis­temin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar”, si dhe dis­poz­i­tat e tjera ligjore dhe aktet nën­ligjore për arsimin pro­fe­sion­al e që janë në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.
2. Neni 5 para­grafi i dytë, neni 10 dhe neni 13 shkro­n­jat b dhe c të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, si dhe dis­poz­i­tat e tjera ligjore dhe aktet nën­ligjore, që lid­hen me formimin pro­fe­sion­al që janë në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 32
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

(Ndryshuar me ligjin­nr. 10434, datë 23.6.2011)

Ngarko­hen Këshilli i Min­is­trave, Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës dhe Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta që të nxjer­rin aktet nën­ligjore në fushën e arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al bren­da gjashtë mua­jve nga data e hyr­jes në fuqi të këtij ligji.

 

 

Neni 33
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim