L I G J
Nr.8737, datë 12.2.2001

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

(Ndryshuar me Vendimin nr.  25, datë 13.02.2002, të Gjykatës Kushtetuese)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Në mbështet­je të nen­eve 81, 83 pika 1, 148 dhe 149 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti i ligjit

Objek­ti i këtij ligji është:

a) për­cak­ti­mi i rreg­ullave të orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it të Prokuror­isë në Repub­likën e
Shqipërisë;
b) kushtet që duhet të përm­bushin shte­t­a­sit që të emëro­hen prokurorë;

c) sta­tusi i prokuror­it;

ç) kar­ri­era dhe pro­ced­i­mi disi­plinor i prokuror­it;

d) mar­rëd­hëni­et e Prokuror­isë me insti­tu­cionet e tjera shtetërore, me sub­jek­te të tjera pub­like
ose pri­vate dhe me pub­likun.

 

Neni 2
Objek­ti i veprim­tarisë së prokuror­isë

1. Prokuro­r­ia ushtron ndjek­jen penale dhe për­faqë­son akuzën në emër të shtetit në gjyq,
merr masa dhe mbikëqyr ekzeku­timin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të
parashikuara me ligj.

2. Prokuro­r­ia i ushtron funk­sionet nëpër­m­jet prokurorëve.

 

Neni 3
Struk­tu­ra e Prokuror­isë

Prokuro­r­ia orga­ni­zo­het dhe funk­sionon nën drej­timin e Prokuror­it të Përgjithshëm si
struk­turë e cen­tral­izuar, ku përf­shi­hen zyra e Prokuror­it të Përgjithshëm, Këshilli i
Prokuror­isë dhe prokuror­itë pranë sis­temit gjyqë­sor.

 

Neni 3/a

Organet e prokuror­isë dhe për­faqësi­mi i saj

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Organet e prokuror­isë janë:

a) Prokuro­r­ia e Përgjithshme e Repub­likës;

b) prokuro­r­ia pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rën­da;

c) prokuror­itë pranë gjykatave të apelit;

ç) prokuro­r­ia pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rën­da;

d) prokuror­itë pranë gjykatave të shkallës së parë.

2. Për­faqësi­mi i prokuror­isë bëhet nga:

a) Prokurori i Përgjithshëm;

b) drejtue­sit e prokuror­ive pranë gjykatave të apelit;

c) drejtue­sit e prokuror­ive pranë gjykatave të shkallës së parë.

 

Neni 3/b
Shkalla e hier­ark­isë në prokurori

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Shkalla e hier­ark­isë në prokurori, sipas niveleve të orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it në drej­timin e cen­tral­izuar, nga prokurori më i lartë te prokurori më i ulët, është si më poshtë:

a) prokurorët e Prokuror­isë së Përgjithshme janë prokurorë më të lartë se prokurorët e prokuror­ive pranë gjykatave të apelit dhe të prokuror­ive pranë gjykatave të shkallës së parë;

b) prokurorët e prokuror­ive pranë gjykatave të apelit, në gjykimet e çësht­jeve të apelu­ara që kanë në juridik­sion, janë prokurorë më të lartë se prokurorët e prokuror­ive pranë gjykatave të shkallës së parë, të cilët i përkasin atij juridik­sioni;

c) prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë, sipas kom­pe­tencës, lën­dore dhe tokë­sore, janë prokurorë të nivelit të parë në prokurori.

2. Prokurorët, drejtues të drej­torive në Prokuror­inë e Përgjithshme, drejtues të prokuror­ive pranë gjykatave të apelit dhe drejtues të prokuror­ive pranë gjykatave të shkallës së parë, janë prokurorë më të lartë se prokurorët në struk­tu­rat përkatëse, ku ata ushtro­jnë funk­sionet.

 

Neni 3/c
Kufizimet e pushtetit të prokuror­it më të lartë

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori, në çdo rast të mbështe­tur në ligj dhe në pro­va, refu­zon përm­bush­jen e urdhrit ose të udhëzim­it, që është hap­tazi në kundër­sh­tim me ligjin.

2. Refuz­i­mi bëhet me akt të shkru­ar, në të cilin prokurori arsyeton shkaqet e refuzim­it.

3. Në rast refuz­i­mi, drejtue­si i prokuror­isë ose prokurori më i lartë, që ka dhënë urdhrin ose udhëz­imin, ka të drejtë të zëvendë­so­jë prokuror­in, që refu­zon, duke pro­ce­d­uar per­son­al­isht ose duke ia ngarkuar ushtrim­in e ndjek­jes penale një prokurori tjetër.

4. Me për­jash­tim të rasteve hap­tazi në kundër­sh­tim me ligjin, nuk për­bëjnë objekt refuz­i­mi:

a) vendimet e mar­ra në rrugë hier­arkike, në zba­tim të ligjit pro­ce­dur­al penal;

b) urdhrat dhe udhëzimet e nxjer­ra nga Prokurori i Përgjithshëm.

 

Neni 3/ç
Shman­gia e kon­flik­tit të intere­sit

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Drejtue­sit të prokuror­isë së rrethit gjyqë­sor, drejtue­sit të prokuror­isë pranë gjykatës së apelit, prokuror­it të apelit, prokuror­it të Prokuror­isë së Përgjithshme apo Prokuror­it të Përgjithshëm, kur gjen­det në një çësht­je penale në rastet e parashikuara në nenet 16 e 17 pika 1 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, i ndalo­het t’i japë urdhra dhe udhëz­ime, me shkrim, prokuror­it të çësht­jes apo të ndiko­jë në çdo mënyrë tjetër.

2. Në këtë rast drejtue­si në kon­flikt intere­si njofton, me shkrim, Prokuror­in e Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm, krye­sisht ose me kërkesë, ven­dos me shkrim për për­jash­timin e drejtue­sit në kon­flikt intere­si nga pro­ce­du­ra e dhënies së urdhrave dhe udhëz­imeve. Në këtë vendim, Prokurori i Përgjithshëm cak­ton nëse dhe në ç’p­jesë kanë vlerë veprimet e kry­era në bazë të urdhrave dhe udhëz­imeve të dhë­na më parë nga drejtue­si në kon­flikt intere­si.

3. Në rastin kur Prokuror­it të Përgjithshëm i kërko­het nxjer­r­ja e një urdhri apo dhë­nia e një udhëz­i­mi në një pro­ced­im, në të cilin ai është në kon­flikt intere­si, atëherë ai deklaron, me shkrim, gjend­jen e kon­flik­tit të intere­sit dhe njofton prokuror­in, që i ka kërkuar nxjer­rjen e urdhrit apo dhënien e udhëzim­it. Në këtë rast, urdhri apo udhëz­i­mi nxir­ret nga prokurori më i vjetër në detyrë, drej­tor në struk­turën e Prokuror­isë së Përgjithshme.

 

Neni 3/d
Drej­ti­mi në prokurori

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori i Përgjithshëm drej­ton organin e prokuror­isë dhe ndih­mo­het nga drejtue­sit e struk­tu­rave në Prokuror­inë e Përgjithshme.

2. Prokuror­itë pranë gjykatave të apeleve drej­to­hen nga drejtue­si i prokuror­isë së apelit, i ndih­muar nga zëvendësi i tij.

3. Prokuror­itë pranë gjykatave të shkallës së parë drej­to­hen nga drejtue­si i prokuror­isë, i ndih­muar nga zëvendësit dhe përgjegjësit e sek­torëve, aty ku ka të tillë.

 

Neni 4

Ligjsh­mëria e veprim­tarisë

(Shtu­ar fjalia e dytw nw pik­wn 3 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Shtu­ar fjalw dhe shfuqizuar para­grafi I dytw nw pik­wn 3 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurorët në ushtrim­in e detyrës u nën­shtro­hen Kushte­tutës dhe lig­jeve.

2. Prokurorët i ushtro­jnë kom­pe­ten­cat e tyre duke respek­tu­ar parimet e pro­cedim­it të drejtë, të barabartë e të rreg­ullt ligjor dhe mbro­jt­jes së të drej­tave, intere­save dhe lirive
të ligjshme të njeri­ut.

3. Urdhrat dhe udhëzimet e prokuror­it më të lartë jepen me shkrim të arsyet­u­ara dhe janë të detyrueshme për prokuror­in më të ulët.

4. Prokurorët mar­rin masa për ushtrim­in e ndjek­jes penale, zba­timin e udhëz­imeve që
jepen në për­puth­je me ligjin, të vendimeve penale dhe të urdhrave të gjykatës, si dhe ndih­mo­jnë në mirad­min­istrim­in e drejtë­sisë.

 

Neni 5
Veprim­tar­itë paran­daluese

Prokuro­r­ia orga­ni­zon dhe/ose bashkëpunon me insti­tu­cione shtetërore, si dhe me sub­jek­te
të tjera pub­like e pri­vate për veprim­tari për edukimin e shoqërisë, me syn­im njo­hjen e ligjit
dhe paran­dal­im­in e krim­i­nalitetit.

 

Neni 6
Mar­rëd­hëni­et me pub­likun

1. Prokuro­r­ia vë në dijeni opin­ion­in pub­lik për veprim­tar­inë që kryen.

2. Prokuror­isë nuk i lejo­het të japë të dhë­na që dëm­to­jnë pro­cesin e het­imeve, që ceno­jnë din­jitetin dhe jetën pri­vate të per­son­ave, që ceno­jnë të drej­tat e të miturve dhe moralin pub­lik.

 

 

KREU II
PROKURORI I PËRGJITHSHËM

 

Neni 7
Emëri­mi dhe shkarki­mi

(Shtu­ar pikat 1/1, 1/2 dhe 1/3 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori i Përgjithshëm emëro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës me pëlqimin e Kuven­dit.

1/1. Prokurori i Përgjithshëm zgjid­het nga rad­hët e juristëve me për­vo­jë pune jo më pak se 10 vjet në sis­temin e drejtë­sisë dhe shquhet për aftësi pro­fe­sion­ale dhe fig­urë të pastër etiko-morale.

1/2. Prokurori i Përgjithshëm qën­dron në detyrë për 5 vjet, me të drejtë riemëri­mi.

1/3. Pas për­fundim­it të man­datit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emëro­het në funk­sion­in e prokuror­it në Prokuror­inë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvler­shëm me vendin e mëparshëm. Ai nuk për­fi­ton nga kjo e drejtë, në rastet kur shkarko­het për shkel­je të Kushte­tutës, për shkel­je të rëndë të ligjit ose për akte dhe sjell­je, që diskred­i­to­jnë rëndë poz­itën dhe fig­urën e Prokuror­it të Përgjithshëm.

2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarko­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Kuven­dit për shkel­je të Kushte­tutës ose për shkel­je të rën­da të ligjit gjatë ushtrim­it të funk­sion­eve, për paaftësi men­dore a fizike, për akte sjell­je­je që diskred­i­to­jnë rëndë poz­itën dhe fig­urën e Prokuror­it.

 

Neni 8
Kom­pe­ten­cat

(Ndryshuar tit­ul­li, pika 1 dhe 3 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuar pika 2 dhe shfuqizuar pika 3 dhe 4 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti me i larte për ushtrim­in e ndjek­jes penale dhe për­faqësimin e akuzës ne gjyq, ne emër te shtetit, si dhe për real­iz­imin e detyrave te tjera qe, me ligj, i ngarko­hen Prokuror­isë.

2. Prokurori i Përgjithshëm ka këto detyra krye­sore:

a) për­faqë­son prokuror­inë në koleg­jet e bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese;

b) i propo­zon Pres­i­den­tit të Repub­likës num­rin e përgjithshëm të prokurorëve, pasi të ketë mar­rë mendimin e Min­istrit të Drejtë­sisë, si dhe për­cak­ton num­rin e prokurorëve, për çdo prokurori, përf­shirë edhe Prokuror­inë e Përgjithshme;

c) i propo­zon Pres­i­den­tit të Repub­likës emërim­in, trans­fer­im­in, ngrit­jen në detyrë, largimin nga detyra dhe shkarkimin e prokurorëve;

ç) cak­ton drejtue­sit e prokuror­ive dhe zëvendësit e tyre në prokuror­itë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe pro­ce­du­rave, të për­cak­tu­ara në këtë ligj;

d) mira­ton struk­turën, organikën dhe rreg­ul­loret e funk­sionim­it të prokuror­ive pranë gjykatave dhe të Prokuror­isë së Përgjithshme;

dh) urd­hëron komandimin e prokurorëve, sipas kritereve të për­cak­tu­ara në këtë ligj;

e) emëron dhe shkarkon Sekre­tarin e Përgjithshëm në Prokuror­inë e Përgjithshme dhe kance­larët e prokuror­ive;
ë) për­faqë­son prokuror­inë në mar­rëd­hëni­et me të tretët, në niv­el qen­dror;

f) kujde­set për ushtrim­in e kom­pe­ten­cave ligjore dhe kushtetuese të prokuror­isë;

g) drej­ton, bashkëren­don dhe mbikëqyr veprim­tar­inë e prokuror­isë dhe të poli­cisë gjyqë­sore;

gj) nxjerr akte nor­ma­tive (rreg­ul­lore, urdhra dhe udhëz­ime), për ushtrim­in e detyrave të për­cak­tu­ara nga ky ligj ose nga lig­je të veçan­ta, të cilat janë të detyrueshme për prokurorët dhe policinë gjyqë­sore;

h) urd­hëron kry­er­jen e inspek­timeve, fil­lon pro­ced­imin disi­plinor dhe ven­dos për mar­rjen e masave disi­plinore, si dhe urd­hëron fil­lim­in e pro­cedim­it penal kundër prokurorëve;

i) fil­lon pro­ced­imin disi­plinor dhe urd­hëron pro­ced­imin penal të poli­cisë gjyqë­sore, në për­puth­je me ligjin e veçan­të;

j) mbikëqyr drejt­për­drejt shër­bimin e inspek­tim­it të prokuror­isë dhe mira­ton planin vje­tor të inspek­timeve të përgjithshme në prokurori;

k) thër­ret mbled­hjen e këshillit të prokuror­isë dhe mund të drej­to­jë mbled­hjet e tij;

l) i dele­gon me shkrim kom­pe­ten­ca drej­torëve, përgjegjësve të sek­torëve ose prokurorëve të Prokuror­isë së Përgjithshme, sipas parashikimeve në këtë ligj ose në lig­je të veçan­ta, me për­jash­tim të atyre që parashiko­jnë shkro­n­jat “b”, “c”, “ç”, “d”, “e”, “gj”, “h” dhe “i” të kësaj pike;

ll) i dër­gon Min­istrisë së Drejtë­sisë të dhë­nat sta­tis­tiko­re të ndjek­jes penale, për har­timin e sta­tis­tikës së një­suar në fushën e drejtë­sisë;

m) kryen detyra të tjera, të parashikuara në ligj.

2. Prokurori i Përgjithshëm nxjerr urdhra dhe udhëz­ime për ushtrim­in e detyrave të për­cak­tu­ara nga ky ligj ose nga lig­je të veçan­ta.

3. Shfuqizuar.

4. Shfuqizuar.

 

 

KREU III
ZYRA E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

 

Neni 9
Struk­tu­ra

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Shtu­ar shkro­n­ja ç) me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Struk­tu­ra e zyrës se Prokuror­it te Përgjithshëm për­bëhet nga:

a) kabi­neti;

b) drej­toritë;

c) sek­torët;

ç) zyra e ndih­mësve ligjorë.

2. Struk­tu­ra, orga­niz­i­mi dhe për­cak­ti­mi i hol­lë­sishëm i funk­sion­eve te hal­lkave te zyrës se
Prokuror­it te Përgjithshëm bëhen me urd­hër te Prokuror­it te Përgjithshëm.

3. Pranë zyrës se Prokuror­it te Përgjithshëm funk­siono­jnë shër­bimet e eksper­timeve,
orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i te cilave për­cak­to­hen me urd­hër te Prokuror­it te Përgjithshëm.

 

 

KREU IV
KËSHILLI I PROKURORISË

 

Neni 10
Kom­pe­ten­cat

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Këshilli i prokuror­isë kryen funk­sione këshillimore, në ndih­më të Prokuror­it të Përgjithshëm.

2. Mendimet e këshillit të prokuror­isë paraqiten në for­më të shkru­ar, të arsyet­u­ara dhe nën­shkruhen nga kryetari. Aktit i bashkëlid­het, detyrim­isht, edhe mendi­mi i anë­tarëve në pakicë.

3. Këshilli i prokuror­isë ushtron këto kom­pe­ten­ca:

a) orga­ni­zon konkursin për emërim­in e kan­di­datëve për prokuror dhe i jep mendim Prokuror­it të Përgjithshëm për emërim­in e prokurorëve në detyrë, shkarkimin e tyre, si dhe çdo nis­më tjetër me natyrë disi­plinore;

b) shqyr­ton vlerësimin e punës së prokurorëve dhe i paraqet, për mira­tim, Prokuror­it të Përgjithshëm raportin e vlerësim­it për­fundim­tar të aftë­sive pro­fe­sion­ale të prokurorëve;

c) i jep mendim Prokuror­it të Përgjithshëm për ngrit­jen në detyrë të prokurorëve, trans­fer­im­in (lëviz­je para­lele ose ndryshime të ngjashme), si dhe kan­di­dat­u­rat e drejtuesve të prokuror­ive dhe zëvendësit e tyre, duke paraqi­tur mendimin e tij për kan­di­datët pas pro­ce­durës së konkur­rim­it të tyre;

ç) jep mendim për mira­timin, nga Prokurori i Përgjithshëm, të rreg­ul­lores së këshillit të prokuror­isë;

d) jep mendim për planin vje­tor të inspek­timeve dhe tem­atikën e tyre;

dh) merr në shqyr­tim dhe jep mendim për vlerësimet e Min­istrit të Drejtë­sisë lid­hur me inspek­timet e kry­era në organe të prokuror­isë;

e) jep mendim për pr ojekt-aktet nor­ma­tive të Prokuror­it të Përgjithshëm, për unifikimin e poli­tikës së ndjek­jes penale, në het­im dhe në gjykim, si dhe propo­zon masa për orga­niz­imin e brend­shëm dhe mirad­min­istrim­in e prokuror­isë apo për­mirësimin e legjis­la­cionit në fushën penale;

ë) kryen çdo detyrë tjetër, të cak­tu­ar me ligj.

4. Këshilli i prokuror­isë shqyr­ton anke­sat për vlerësimin e prokurorëve dhe mund të refu­zo­jë ose ka të drejtë të fil­lo­jë rishikimin e vlerësim­it, që nuk është pran­uar nga prokurori përkatës, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara nga Prokurori i Përgjithshëm.

5. Në rastet kur Prokurori i Përgjithshëm nuk është dako­rd me mendimet e sug­jeru­ara nga këshilli, vendim­mar­rjen e tij ndryshe e parashtron të arsyet­u­ar.

 

 

Neni 11
Për­bër­ja

(Ndryshuar pika 1 dhe shtu­ar para­grafi i dytw nw pik­wn 2 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Këshilli i prokuror­isë për­bëhet nga shtatë anë­tarë, nga të cilët gjashtë prokurorë dhe një për­faqë­sues i Min­istrit të Drejtë­sisë. Në mbled­hjen e këshillit mund të mar­rë pjesë edhe një për­faqë­sues i Pres­i­den­tit të Repub­likës.

2. Prokurorët, anë­tarë të Këshillit të Prokuror­isë, duhet të kenë mbi pesë vjet pune si prokurorë. Ata zgjid­hen çdo tre vjet nga Mbled­h­ja e Përgjithshme e Prokurorëve. Kan­di­dat­u­rat paraqiten nga një grup me jo më pak se 10 prokurorë dhe voti­mi bëhet i fshe­htë.

Mbled­h­ja drej­to­het nga Prokurori i Përgjithshëm. Për­bër­ja e këshillit duhet të jetë si më poshtë:

a) tre prokurorë, që ushtro­jnë funk­sionet në prokuror­itë pranë gjykatave të shkallës së parë;

b) dy prokurorë, që ushtro­jnë funk­sionet në prokuror­itë pranë gjykatave të apeleve;

c) një prokuror, që ushtron funk­sionet në Prokuror­inë e Përgjithshme.

3. Në Këshillin e Prokuror­isë nuk mund të zgjid­hen ose të jenë anë­tarë prokurorët, ndaj të cilëve është dhënë ose jepet masë disi­plinore.

 

Neni 12
Rreg­ul­lat e funk­sionim­it

Rreg­ul­lat për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e Këshillit të Prokuror­isë cak­to­hen nga Prokurori i Përgjithshëm pasi të ketë mar­rë mendimin e këtij Këshilli.

 

 

KREU V
STRUKTURA E PROKURORISË PRANË SISTEMIT GJYQËSOR

 

Neni 13
Prokurorët pranë Gjykatës së Lartë

(Ndryshuar fjalw tek pika 1 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

1. Pranë Gjykatës së Lartë funk­sionet e Prokuror­isë ushtro­hen nga prokurorët e zyr­ws sw Prokurorit­twë Përgjithshme.

2. Prokurorët pranë Gjykatës së Lartë ushtro­jnë ndjek­jen penale, si dhe për­faqë­so­jnë akuzën në gjyq kundër Pres­i­den­tit të Repub­likës, Kryem­i­nistrit dhe anë­tarëve të Këshillit të Min­is­trave, deputetëve, gjyq­tarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjyq­tarëve të Gjykatës së Lartë.

 

Neni 14
Prokurorët pranë gjyq­tarëve të apelit

Funk­sionet e Prokuror­isë pranë çdo gjykate apeli ushtro­hen nga prokurorët e apelit. Juridik­sioni i tyre shtri­het në të gjithë ter­ri­torin, ku shtri­het juridik­sioni i gjykatës përkatëse.

 

 

Neni 15
Prokurorët pranë gjykatave të shkallës së pare

Funk­sionet e Prokuror­isë pranë çdo gjykate të shkallës së parë ushtro­hen nga prokurorët e shkallës së parë. Juridik­sioni i tyre shtri­het në të gjithë ter­ri­torin ku shtri­het juridik­sioni i gjykatës përkatëse.

 

 

Neni 16
Ushtri­mi i detyrës në një shkallë më të ulët

Me urd­hër të Prokuror­it të Përgjithshëm, prokurori më i lartë zhvil­lon het­ime dhe për­faqë­son akuzën si prokuror i shkallëve më të ulë­ta.

 

 

KREU VI
EMËRIMI I PROKURORIT

 

Neni 17
Kushte të përgjithshme

(Shtu­ar shkro­n­ja ë) me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Emëro­het prokuror në njërën nga prokuror­itë pranë gjykatës së shkallës së parë, per­soni që plotë­son këto kushte:

a) është shte­tas shqip­tar;

b) ka zotësi të plotë për të vepru­ar;

c) ka arsim të lartë juridik;

ç) ka për­fun­d­uar Shkol­lën e Magji­s­traturës;

d) nuk është i dënuar me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;

dh) nuk është larguar për shkel­je disi­plinore nga admin­is­tra­ta pub­like bren­da një afati prej tre vjetësh nga data e depoz­itim­it të kërkesës; kur shkel­ja disi­plinore është kry­er gjatë ushtrim­it të funk­sion­it si gjyq­tar, prokuror, ofi­cer i poli­cisë, not­er ose avokat, afati është pesë vjet;

e) është jo më pak se 25 vjeç;

ë) ka cilësi të lar­ta morale dhe pro­fe­sion­ale.

 

 

Neni 18
Kushte të veçan­ta

(Ndryshuar shkro­n­ja b) dhe shtu­ar para­gafi me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Mund të emëro­het prokuror edhe per­soni që nuk ka për­fun­d­uar Shkol­lën e Magji­s­traturës, nëse përm­bush kriteret e tjera të për­cak­tu­ara në nenin 17 të këtij ligji dhe njërin prej kushteve të mëposhtme:
a) ka punuar gjyq­tar ose prokuror;

b) ka punuar jo më pak se 5 vjet ofi­cer i poli­cisë gjyqë­sore.

Me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm, Pres­i­den­ti i Repub­likës mund të emëro­jë në prokuror­itë e shkallës së parë, deri në 10 për qind të num­rit të përgjithshëm të prokurorëve, shte­tas, të cilët kanë punuar më parë prokurorë, gjyq­tarë apo ofi­cerë të poli­cisë gjyqë­sore, që përm­bushin kriteret e shkro­n­jave “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “e” dhe “ë” të nen­it 17 dhe të shkro­n­jës “b” të këtij neni.

 

 

Neni 19
Kufiz­ime të emërim­it

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

 

 

Neni 20
Konkur­ri­mi

(Ndryshuar pika 1 dhe 2 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

1. Prokurori i Përgjithshëm shpall pub­lik­isht vendet vakant për prokurore, se paku një muaj para datës se cak­tu­ar për zhvil­lim­in e konkur­rim­it. Shpall­ja behet te pak­tën ne dy gaze­ta me shpërn­dar­je kom­bëtare dhe tirazh te mjaftueshëm, si dhe ne Radio Tele­vizion­in Pub­lik

2. Depoz­iti­mi i kërke­save, te shoqëru­ara me doku­mentet e kërkuara për pra­n­imin ne konkur­rim, duhet te behet nga konkur­rue­sit jo me vone se dy jave nga data e shpall­jes pub­like te ven­dit vakant.

3. Këshilli i Prokuror­isë bën vlerësimin e kan­di­dat­u­rave dhe mendimin e tij ia paraqet Prokuror­it të Përgjithshëm, i cili duhet të shpre­het bren­da 15 ditësh.

4. Rreg­ul­lat e deta­juara të paraqit­jes, përzg­jed­hjes, ver­i­fikim­it dhe tes­tim­it të kan­di­dat­u­rave cak­to­hen nga Prokurori i Përgjithshëm.

 

 

Neni 21
Emëri­mi

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori në prokuror­inë pranë gjykatës së shkallës së parë emëro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm, pasi ky i fun­dit të ketë mar­rë mendimin e këshillit të prokuror­isë.

2. Prokurori në prokuror­inë pranë gjykatës për krime të rën­da emëro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm, në bazë të konkur­rim­it me jetëshkrime, pasi:

a) të ketë punuar jo më pak se 5 vjet në prokuror­inë pranë gjykatës së shkallës së parë;

b) të jetë dal­lu­ar për aftësi pro­fe­sion­ale dhe cilësi të lar­ta etiko-morale;

c) të jetë vlerë­suar “Shumë mirë”, për aftësi pro­fe­sion­ale, dy herët e fun­dit;

ç) të mos ketë masë disi­plinore në fuqi.

3. Ndër­m­jet prokurorëve, që kan­di­do­jnë për në prokuror­inë pranë gjykatës për krime të rën­da dhe që plotë­so­jnë kushtet e pikës 1 të këtij neni, këshilli i prokuror­isë dhe Prokurori i Përgjithshëm përzg­jed­hin, sipas pikëve, kan­di­datin, në për­puth­je me kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 3 të nen­it 43 të këtij ligji.

4. Pres­i­den­ti, bren­da 30 ditëve, dekre­ton emërim­in në detyrën e prokuror­it të kan­di­datit të propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Pas këtij afati, propoz­i­mi vlerë­so­het i rrëzuar.

 

 

Neni 22
Beti­mi

1. Para fil­lim­it të detyrës, prokurorët bëjnë betimin si vijon:

“Beto­hem solem­nisht se gjatë kry­er­jes së detyrës do t’i qën­droj kur­do­herë besnik Kushte­tutës së Repub­likës të Shqipërisë, lig­jeve në fuqi dhe do të ruaj të pastër fig­urën e prokuror­it. Beto­hem!”

2. Beti­mi i prokurorëve të sapo­emëru­ar bëhet në mënyrë cer­e­mo­ni­ale për­para të gjithë prokurorëve të struk­turës ku janë cak­tu­ar për kry­er­jen e detyrës.

3. Prokurori i Përgjithshëm cak­ton rreg­ul­lat për pro­ce­durën e betim­it.

 

Neni 23
Prokurorët në stash

1. Me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm, Pres­i­den­ti i Repub­likës emëron prokurorë në stazh per­son­at që kanë mbaru­ar vitin e dytë të Shkol­lës së Magji­s­traturës, për të kry­er stazhin pro­fe­sion­al, të parashikuar në ligjin nr.8136, datë 31.7.1996 “Për Shkol­lën e Magji­s­traturës në Repub­likën e Shqipërisë” në prokuror­itë pranë gjykatave që kanë kushtet më të mira për orga­niz­imin e këtij stazhi.

2. Kriteret e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “ç” dhe “e” të nen­it 17 të këtij ligji nuk për­bëjnë pengesë për emërim­in e per­son­ave të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni.

3. Pas për­fundim­it të stazhit pro­fe­sion­al, Pres­i­den­ti i Repub­likës dekre­ton cak­timin e tyre në prokuror­itë sipas nevo­jave që kanë këto të fun­dit.

 

Neni 24
Trans­fer­i­mi dhe ngrit­ja në detyrë

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Trans­fer­i­mi i prokuror­it nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tij, përveç kur këtë e dik­to­jnë nevo­jat e rior­ga­nizim­it të prokuror­isë. Trans­fer­i­mi i prokuror­it mund të bëhet vetëm në të njëjtin niv­el prokuror­ie.

Kur, për nevo­ja të rior­ga­nizim­it të prokuror­isë, trans­fer­i­mi i prokuror­it shoqëro­het me ulje në niv­el prokuror­ie, ai tra­j­to­het me pagën që kishte.

2. Për­jash­tim nga pika 1 e këtij neni për­bën rasti kur jepet masë disi­plinore “kalim në një detyrë tjetër më të ulët bren­da sis­temit të prokuror­isë”, parashikuar në shkro­n­jën “c” të pikës 1 të nen­it 33 të këtij ligji.

3. Ngrit­ja në detyrë e prokuror­it bëhet në bazë të kritereve të njo­hu­ra dhe objek­tive, si mer­i­tat dhe për­vo­ja, të parashikuara në nenet 21 pikat 2 e 3 dhe 43 të këtij ligji.

 

Neni 25
Komandi­mi

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Shtu­ar njw fjali pas shkro­n­jws a) me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Prokurori i Përgjithshëm mund te koman­do­je prokurore nga prokuror­itë ku puno­jnë ne
prokurori te tjera:

a) jo me shume se katër muaj ne vit, ne rastet kur një prokurori nuk funk­sionon nor­mal­isht, për shkak te pam­jaftuesh­mërisë se num­rit te prokuroreve dhe te mbin­garkesës se tyre. Ky afat mund të zgjatet deri në tetë muaj, nëse prokurori i koman­d­uar jep pëlqimin;

b) jo me shume se kohëzg­jat­ja e për­fundim­it te një pro­ced­i­mi penal te veçante, kur paraqitet nevo­ja e kry­er­jes se het­imeve para­prake apo e gjykim­it te tij.

 

 

Neni 26
Pezul­li­mi

(Shtu­ar pika 1/1 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori mund të pezul­lo­het në ushtrim­in e detyrës me urd­hër të Prokuror­it të Përgjithshëm në këto raste:

a) kur ndaj tij ven­doset nis­ja e pro­cedim­it penal deri në për­fundimin e pro­cedim­it;

b) kur zbu­lo­het një shkel­je e rëndë disi­plinore, derisa të plotë­so­het pro­ce­du­ra e kërkuar për përgjegjës­inë disi­plinore, por jo më tepër se 30 ditë;

c) kur Prokurori i Përgjithshëm i propo­zon Pres­i­den­tit të Repub­likës shkarkimin e prokuror­it nga detyra.

1/1. Prokurori pezul­lo­het nga ushtri­mi i detyrës, kur ai merr cilës­inë e të pan­de­hu­rit për një krim me dash­je, të kry­er ose të mbe­tur në ten­ta­tivë, për të cilin ligji cak­ton dën­imin me burgim jo më të ulët në mak­si­mum se pesë vjet.

2. Në rastin e pezul­lim­it sipas pikës 1 të këtij neni, përkatë­sisht kur prokurori nuk gjen­det faj­tor nga gjyka­ta ose nuk ka kry­er shkel­je disi­plinore, ose ka kalu­ar afati prej 30 ditësh, i parashikuar në shkro­n­jën “b” të pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë të kthe­het në detyrën e mëparshme.

3. Pezul­li­mi i parashikuar në shkro­n­jën “c” të pikës 1 të këtij neni mbaron pas shqyr­tim­it nga Pres­i­den­ti i Repub­likës të propozim­it të Prokuror­it të Përgjithshëm.

 

 

Neni 27
Largi­mi dhe shkarki­mi nga detyra

(Ndryshuar shkro­n­ja b) e pik­ws 1 dhe 3 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuar shkro­n­ja b) nw pik­wn 3 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori largo­het nga detyra në këto raste:

a) kur jep dorëhe­q­jen;

b) kur mbush moshën e pen­sion­it;

c) kur i hiqet ose i kufi­zo­het zotësia për të vepru­ar me vendim gjykate të for­mës së pre­rë.

2. Prokurori i Përgjithshëm, pasi ka mar­rë pëlqimin e vetë prokuror­it, mund të ven­dosë mba­jt­jen në detyrë të prokuror­it që ka mbushur moshën për pen­sion, të parashikuar në shkro­n­jën “b” të pikës 1 të këtij neni.

3. Prokurori shkarko­het nga detyra në këto raste:

a) kur dëno­het me vendim gjykate të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;

b) kur mer­ret masë disi­plinore sipas shkro­n­jave “c”, “d” dhe “dh” të nen­it 32 të këtij ligji;

c) kur është vlerë­suar i paaftë në për­puth­je me pikat 3 e 4 të nen­it 42 të këtij ligji.

 

 

Neni 27/a
Kushtet dhe emëri­mi i drejtue­sit

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Drejtue­si i prokuror­isë pranë gjykatës së shkallës së parë, drejtue­si i prokuror­isë pranë gjykatës së apelit dhe drejtue­si i hal­lkave të struk­turës në Prokuror­inë e Përgjithshme emëro­hen nga Prokurori i Përgjithshëm, në bazë të konkur­rim­it me doku­mente.

2. Kan­di­datët për drejtues, sipas niveleve të prokuror­isë, duhet të plotë­so­jnë këto kritere:

a) të kenë punuar, si rreg­ull, jo më pak se pesë vjet si prokurorë në prokurori të të njëjtit niv­el ose të niveleve më të lar­ta;

b) të jenë vlerë­suar “Shumë mirë” dy herët e fun­dit;

c) të mos kenë masë disi­plinore në fuqi;

ç) të kenë aftësi orga­nizuese dhe admin­istruese.

 

Neni 27/b
Largi­mi dhe shkarki­mi nga detyra i drejtue­sit

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Drejtue­sit, sipas niveleve të prokuror­isë, shkarko­hen nga detyra e drejtue­sit:

a) kur nuk përm­bushin detyrat e parashikuara në nenin 27/c të këtij ligji;

b) në raste të shkarkim­it të prokuror­it, të parashikuara në nenin 27 të këtij ligji.

2. Drejtue­si, sipas niveleve të prokuror­isë, largo­het nga detyra e drejtue­sit kur:

a) jep dorëhe­q­jen nga kjo detyrë;

b) janë raste të largim­it të prokuror­it, të parashikuara në nenin 27 të këtij ligji;

c) është në pamundësi fizike të ushtrim­it të detyrës, për më shumë se 3 muaj.

3. Largi­mi apo shkarki­mi i drejtue­sit nga detyra, sipas niveleve të prokuror­isë, bëhet me urd­hër të arsyet­u­ar të Prokuror­it të Përgjithshëm.

 

Neni 27/c
Kom­pe­ten­cat e drejtue­sit

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Drejtue­sit, sipas niveleve të prokuror­isë, përveç ushtrim­it të funk­sion­eve si prokuror më i lartë, krye­jnë edhe këto detyra:

a) për­faqë­so­jnë prokuror­inë në mar­rëd­hëni­et me të tretët në njës­inë admin­is­tra­tive, ku ushtron funk­sionet prokuro­r­ia;

b) bëjnë orga­niz­imin e punës në prokurori dhe ndar­jen e prokurorëve, sipas një­sive admin­is­tra­tive ose drej­timeve, me grup veprash penale;

c) në fil­lim të çdo mua­ji, cak­to­jnë listën e shër­bim­it të rad­hës në prokuror­itë pranë gjykatave të shkallës së parë, si dhe plan­i­fiko­jnë shpërn­dar­jen e kallëzimeve/referimeve të ard­hu­ra në prokurori, sipas kritereve të për­cak­tu­ara me urd­hër të Prokuror­it të Përgjithshëm, në bazë të parimeve të spe­cial­izim­it të prokurorëve dhe të ndar­jes së barabartë të punës;

ç) orga­ni­zo­jnë disku­time për çësht­je të natyrës juridike, në bazë të përgjithësim­it të për­vo­jës së ushtrim­it të ndjek­jes penale dhe të prak­tikës gjyqë­sore, të vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë, të vendimeve të Gjykatës Kushtetues dhe vendimeve të tjera gjyqë­sore në fushën penale, urdhrave, udhëz­imeve dhe qarkoreve/porosive të Prokuror­it të Përgjithshëm, akteve të kon­trol­lit dhe inspek­timeve të ushtru­ara nga Prokuro­r­ia e Përgjithshme dhe Inspek­torati i Min­istrisë së Drejtë­sisë;

d) mbikëqyrin respek­timin e etikës së prokuror­it dhe plan­i­fikimin e punës së tyre, si dhe përm­bushin angazhimet ligjore për vlerësimin pro­fe­sion­al të prokurorëve dhe të ofi­cerëve të poli­cisë gjyqë­sore;

dh) mar­rin kon­takt me ekipet e inspek­tim­it të Prokuror­isë së Përgjithshme dhe të Min­istrisë së Drejtë­sisë, nji­hen me qël­lim­in dhe objek­tin e inspek­tim­it dhe u kri­jo­jnë atyre mundësi në ushtrim­in e detyrës;
e) mbikëqyrin disi­plinën në punë të prokurorëve;

ë) bashkëren­do­jnë punën me drej­toritë përkatëse në Prokuror­inë e Përgjithshme dhe me Shkol­lën e Magji­s­traturës, për çësht­je të ngrit­jes pro­fe­sion­ale të prokurorëve dhe të poli­cisë gjyqë­sore;

f) kujde­sen për çësht­jet e rua­jt­jes dhe të sig­urisë në prokurori;

g) krye­jnë detyra të tjera, në funk­sion të drej­tim­it admin­is­tra­tiv të prokuror­isë, të parashikuara në aktet ligjore ose nën­ligjore në fuqi.

2. Kur drejtue­si mungon, detyrat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni kry­hen nga zëvendës­drejtue­si i autor­izuar prej tij.

 

Neni 27/ç
Regjistri i prokurorëve

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Në Drej­tor­inë e Inspek­tim­it dhe Burimeve Njerë­zore në Prokuror­inë e Përgjithshme kri­jo­het regjistri i prokurorëve të prokuror­ive pranë gjykatës së shkallës së parë, të prokuror­ive pranë gjykatave të apelit dhe të Prokuror­isë së Përgjithshme, i cili përm­ban të pak­tën:

a) gjen­er­alitetet e çdo prokurori;

b) të dhë­nat e edukim­it të tij akademik;

c) datën e emërim­it;

ç) pjesë­mar­rjen në kual­i­fikime dhe tra­jn­ime;

d) masat disi­plinore, nëse ka;

dh) vlerësimin e tij si prokuror;

e) të dhë­na për kar­ri­erën;

ë) të dhë­na në fushën e pub­likimeve.

 

 

KREU VII
PROCEDIMI DISIPLINOR

 

Neni 28
Fil­li­mi i pro­cedim­it

1. Fil­li­mi i pro­cedim­it disi­plinor bëhet nga Prokurori i Përgjithshëm, krye­sisht ose me reko­mandimin e Këshillit të Prokuror­isë.

2. Pro­ced­i­mi mbështetet në të dhë­nat e nxjer­ra nga inspek­ti­mi, për të cilin prokurori që pro­ce­do­het është njof­tu­ar para­prak­isht. Pro­ced­i­mi fil­lon kur nga çasti i vënies re të shkel­jes nuk kanë kalu­ar më shumë se gjashtë muaj dhe nga çasti i kry­er­jes së shkel­jes nuk kanë kalu­ar më shumë se tre vjet.

 

Neni 29
Njo­h­ja me doku­menta­cionin e pro­cedim­it

1. Prokuror­it të pro­ce­d­uar i jepet para­prak­isht doku­menta­cioni i pro­cedim­it të nisur në ngarkim të tij, si dhe në afat jo më pak se 10 ditë për të për­gat­i­tur mbro­jt­jen.

2. Dita e shqyr­tim­it të mate­ri­aleve i bëhet e njo­hur para­prak­isht prokuror­it të pro­ce­d­uar.

 

Neni 30
E drej­ta për t’u dëgjuar

(Shtu­ar fjalw nw pik­wn 1 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori, në ngarkim të të cilit është nisur pro­ced­i­mi disi­plinor, ka të drejtë të mbro­het, duke u paraqi­tur vetë dhe/ose mbro­jtësi i zgjed­hur prej tij para Këshillit të Prokuror­isë, i cili është i detyru­ar ta dëgjo­jë dhe të ver­i­fiko­jë pre­tendimet e ngrit­u­ra.

2. Mosparaqit­ja pa shkaqe të arsyeshme nuk e pen­gon Këshillin e Prokuror­isë ta shqyr­to­jë çësht­jen dhe të nxjer­rë për­fundimet përkatëse.

 

Neni 31
Shqyr­ti­mi i mendimeve të Këshillit të Prokuror­isë

Për mendimet e dhë­na nga Këshilli Prokuror­isë për shkel­jet disi­plinore, Prokurori i Përgjithshëm shpre­het bren­da 15 ditëve nga paraqit­ja, duke arsyet­u­ar qën­drim­in e vet.

 

Neni 32
Shkel­jet disi­plinore

Quhen shkel­je të disi­plinës në punë:

a) mospra­n­i­mi i bër­jes së betim­it ose shkel­ja e tij;

b) zvar­rit­jet e rën­da ose sis­tem­atike të pro­ced­imeve ose të detyrave të tjera të ngarkuara ose mospërm­bush­ja e detyrave;

c) nxjer­r­ja e sekretit të hetim­it ose e të dhë­nave të tjera me karak­ter kon­fi­den­cial;

ç) munge­sa për më shumë se pesë ditë pa arsye në punë;

d) kry­er­ja e veprimeve që diskred­i­to­jnë rëndë fig­urën e prokuror­it;

dh) kry­er­ja e veprimeve që, sipas ligjit, janë të papa­jtueshme me funk­sionet e prokuror­it.

 

Neni 33
Masa disi­plinore

1. Për shkel­je të disi­plinës ndaj prokurorëve mer­ren këto masa:

a) vëre­jt­je;

b) vëre­jt­je me par­ala­jmërim për shkarkim nga detyra;

c) pezul­lim nga detyra dhe kalim në një detyrë tjetër, më të ulët, bren­da organ­it, për një peri­ud­hë nga gjashtë muaj deri në një vit;

ç) shkarkim nga detyra.

2. Masat disi­plinore të parashikuara në shkro­n­jat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni jepen me urd­hër të Prokuror­it të Përgjithshëm dhe shëno­hen në dos­jen vet­jake të prokuror­it.

3. Shkarki­mi nga detyra bëhet nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm. Propoz­i­mi për shkarkim shoqëro­het me kundër­sh­timet e prokuror­it që pro­ce­do­het disi­pli­nar­isht.
4. Masat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni fshi­hen nga dos­ja kur kanë kalu­ar:

a) tre muaj nga data që është dhënë masa sipas shkro­n­jës “a”;

b) një vit nga data që është dhënë masa sipas shkro­n­jës “b”;

c) një vit nga data që ka për­fun­d­uar masa e dhënë sipas shkro­n­jës “c”.

 

 

Neni 34
Anki­mi

(Shfuqizuar pika 2 me Vendimin nr.  25, datë 13.02.2002, të Gjykatës Kushtetuese)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuar para­grafi i dytw me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Kundër dhënies se masave disi­plinore te parashikuara ne shkro­n­jat “a”, “b” dhe “e” te pikës 1 te nen­it 33 te ligjit, prokurori mund te beje ankim ne Gjykatën e Apelit Tirane, ndër­sa prokuroret pranë kësaj gjykate ne Gjykatën e Apelit me te afërt.

2. Kundër masës disi­plinore “Shkarkim nga detyra”, prokurori mund të bëjë ankim në Gjykatën e Apelit, Tiranë, ndër­sa prokurori pranë kësaj gjykate në gjykatën e apelit më të afërt. Kur gjyka­ta çmon se shkarki­mi nga detyra është i pabazuar në ligj, ajo ven­dos kthimin e tij në detyrë në prokuror­inë pranë gjykatës ku ka qenë në momentin e fil­lim­it të pro­cedim­it disi­plinor dhe t’i japë prokuror­it, nëse është e nevo­jshme, një shpër­blim të drejtë.

 

 

KREU VIII
STATUSI DHE KARRIERA E PROKURORIT

 

Neni 35
Mbro­jt­ja e veçan­të

(Shtu­ar para­grafi i dytw me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

Prokurori ka të drejtë të ketë mbro­jt­je të veçan­të vet­jake, si dhe për famil­jen dhe pronën, kur një gjë e tillë paraqitet e nevo­jshme në rrethanat e një rreziku seri­oz të lid­hur me ushtrim­in e detyrës.Prokuroreve, qe e ushtro­jnë detyrën pranë gjykatave te krimeve te ren­da, u sig­uro­het i njëjti tra­j­tim dhe e njëj­ta mbro­jt­je si gjyqtareve te këtyre gjykatave.

 

 

Neni 36
Mbro­jt­ja nga pro­ce­si penal

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

 

 

Neni 37
Tra­j­ti­mi në rastet e cenim­it të lirisë

Në rastet kur prokurori ndalo­het dhe ndaj tij është dhënë masa e sig­urim­it “arrest në burg” ose është dënuar me burgim, ai qën­dr on në mjedise pa per­sona të tjerë, përveç rasteve kur ai vetë heq dorë me shkrim nga kjo e drejtë.

 

 

Neni 38
Pjesë­mar­r­ja në shoqa­ta

1. Prokurori është i lirë të mar­rë pjesë në shoqa­ta ose orga­ni­za­ta me veprim­tari jofitim­prurëse ose që kanë për qël­lim respek­timin e etikës ose ngrit­jen pro­fe­sion­ale.

2. Prokuror­it i ndalo­het të bëjë grevë.

 


Neni 39

Papa­jtuesh­mëritë

(Shtu­ar fjalw nw pik­wn 2 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokuror­it i ndalo­het të bëjë pjesë në par­ti poli­tike ose të mar­rë pjesë në veprim­tari me karak­ter poli­tik.

2. Funk­sioni i prokuror­it është i papa­jtueshëm me kan­didimin dhe me çdo man­dat zgjed­hor, detyrë ose veprim­tari pub­like, me për­jash­tim të veprim­tarive eduka­tive e të mësimd­hënies, e cila rreg­ul­lo­het me urd­hër të Prokuror­it të Përgjithshëm.

3. Prokuror­it i ndalo­het dypunësi­mi, me për­jash­tim të veprim­tarive të lejuara në pikën 2 të këtij neni.
4. Prokuror­it i ndalo­het të mar­rë pjesë në organet drejtuese të shoqërive tregtare.

 

 

Neni 40
Rua­jt­ja e të dhë­nave të pro­ce­sit

1. Prokurorëve u ndalo­het të bëjnë pub­like ose t’u japin per­son­ave të tretë të dhë­na që mund të dëm­to­jnë çësht­jen në pro­ces het­i­mi apo gjyki­mi, si dhe të dhë­na me karak­ter kon­fi­den­cial ose të rez­ervuar.
2. Prokurorëve u ndalo­het të bëjnë deklara­ta ose të japin mendime për veprim­tar­inë e organ­eve të tjera.

 


Neni 41

Ngrit­ja pro­fe­sion­ale

1. Prokurorët kanë të drejtë dhe detyrim të mar­rin pjesë në tra­jn­ime peri­odike për ngrit­jen e nivelit të tyre pro­fe­sion­al.

2. Prokurorët për­fi­to­jnë falas Fle­toren Zyrtare dhe lit­er­aturë tjetër juridike.

 


Neni 42

Vlerësi­mi i punës

(Ndryshuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Vlerësi­mi i punës së prokuror­it bëhet për aftësitë pro­fe­sion­ale dhe per­son­ale, aftësitë dhe qën­drim­in shoqëror, aftësitë admin­istruese, si dhe për respek­timin e disi­plinës në punë dhe masat disi­plinore.

2. Vlerësi­mi para­prak i punës së prokuror­it bëhet nga drejtue­si i prokuror­isë. Ky vlerësim shër­ben si propoz­im për vlerësimin final të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, që mund të zëvendë­so­jë vlerësimin para­prak, për shkak të një kra­hasi­mi të drejtë, në shkallë ven­di, të vlerësimeve.

3. Për vlerësimin e punës të prokuror­it, Drej­to­ria e Inspek­tim­it dhe Burimeve Njerë­zore kryen inspek­timin e plan­i­fikuar, jo më pak se një herë në tre vjet.

4. Këshilli i prokuror­isë shqyr­ton vlerësimin para­prak të punës dhe ia paraqet mendimin e vet Prokuror­it të Përgjithshëm, i cili duhet të shpre­het bren­da 15 ditëve.

5. Në rastet kur një prokuror bën kërkesë për ngrit­je në detyrë, trans­fer­im ose në një pozi­cion tjetër, duhet të bëhet një vlerësim i ri, përveç kur vlerësi­mi i fun­dit është bërë bren­da gjashtë mua­jve të fun­dit.

Prokurori duhet të nji­het me vlerësimin që i është bërë.

6. Vlerësi­mi i punës së prokuror­it është:

a) “Shumë mirë”;

b) “Mirë”;

c) “Mjaftueshëm”;

ç) “I paaftë”.

7. Vlerësi­mi “I paaftë” për­bën shkak për fil­lim­in e pro­ce­durës, për shkarkimin nga detyra të prokuror­it.

8. Në rastet kur prokurori është vlerë­suar “Mjaftueshëm”, bren­da një viti, bëhet rivlerësi­mi i tij.

9. Për efekt të kar­ri­erës pro­fe­sion­ale, Drej­to­ria e Inspek­tim­it dhe Burimeve Njerë­zore në Prokuror­inë e Përgjithshme mban një listë të përher­shme të ren­dit­jes së prokurorëve për rezul­tatet e punës, e cila përditë­so­het në vijimësi.

10. Rreg­ul­lat për vlerësimin e punës së prokuror­it dhe për kriteret e ren­dit­jes së prokurorëve në listën e përher­shme për­cak­to­hen nga Prokurori i Përgjithshëm, pasi të ketë mar­rë mendimin e këshillit të prokuror­isë.

 

Neni 43
Ngrit­ja në detyrë

(Ndryshuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori i prokuror­isë pranë gjykatës së apelit emëro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm, në bazë të konkur­rim­it me doku­mente, pasi:

a) të ketë punuar jo më pak se 7 vjet në prokuror­inë pranë gjykatave të shkallës së parë;

b) të jetë dal­lu­ar për aftësi pro­fe­sion­ale dhe cilësi të lar­ta etiko-morale;

c) të jetë vlerë­suar “Shumë mirë”, për vlerësimin e punës, dy herët e fun­dit;

ç) të mos ketë masë disi­plinore në fuqi.

2. Prokurori i Prokuror­isë së Përgjithshme emëro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Prokuror­it të Përgjithshëm, në bazë të konkur­rim­it me doku­mente, pasi:

a) të ketë punuar jo më pak se 5 vjet në prokuror­inë pranë gjykatave të apelit ose 12 vjet në prokuror­itë pranë gjykatave të shkallës së parë;

b) të jetë dal­lu­ar për aftësi pro­fe­sion­ale dhe cilësi të lar­ta etiko-morale;

c) të jetë vlerë­suar “Shumë mirë”, për vlerësimin e punës, dy herët e fun­dit;

ç) të mos ketë masë disi­plinore në fuqi.

3. Kur konkur­ro­jnë dy ose më shumë kan­di­datë për në prokuror­inë pranë gjykatës së apelit ose në Prokuror­inë e Përgjithshme, që plotë­so­jnë kushtet e pikave 1 e 2 të këtij neni, këshilli i prokuror­isë dhe Prokurori i Përgjithshëm përzg­jed­hin, sipas pikëve, kan­di­datin me më tepër përvojë/vjetërsi në pro­fe­sion, me më tepër merita/rezultate në punë në vijimësi, si dhe me më tepër veprim­tari shkencore/akademike. Rreg­ul­la më të hol­lë­sishme për pikëz­imin për­cak­to­hen me urd­hër të Prokuror­it të Përgjithshëm.

4. Pres­i­den­ti, bren­da 30 ditëve, dekre­ton emërim­in në detyrën e prokuror­it të kan­di­datit të propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Me kalim­in e këtij afati, propoz­i­mi vlerë­so­het i rrëzuar.

 

 

Neni 44
Rua­jt­ja e sta­tusit të prokuror­it

(Ndryshuar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurorët, me kërkesën e insti­tu­cion­eve dhe me pëlqimin e tyre, mund të shër­be­jnë për një afat deri në katër vjet në struk­tu­rat juridiko-pro­fe­sion­ale të Prokuror­isë së Përgjithshme, të Min­istrisë së Drejtë­sisë, ped­a­gog ose drej­tor në Shkol­lën e Magji­s­traturës. Në mbarim të këtij afati, me kërkesën e tyre, ata riemëro­hen prokurorë, pa konkurs, në vendin që kanë pasur.

2. Tra­j­ti­mi finan­ciar i prokuror­it bëhet nga insti­tu­cionet përkatëse, duke i dhënë pagën më të lartë ndër­m­jet dy pagave.

3. Peri­ud­ha e shër­bim­it nji­het si peri­ud­hë vjetër­sie në pro­fe­sion si prokuror, për efekt të pagës dhe të kar­ri­erës pro­fe­sion­ale.

 

 

Neni 45
Doku­men­ti i iden­ti­fikim­it

Prokurori pajiset me doku­ment iden­ti­fiki­mi. For­ma dhe përm­ba­jt­ja e doku­men­tit për­cak­to­hen nga Prokurori i Përgjithshëm.

 

Neni 46
Pajis­ja me armë

Prokurori ka të drejtë të mba­jë armë vet­jake, me të cilën pajiset sipas legjis­la­cionit në fuqi.

 

 

Neni 47
Stre­hi­mi

1. Prokurori ka të drejtë të për­fi­to­jë banesë me kre­di me kushte lehtë­suese kur nuk ka banesë ose sipër­faqe të banueshme ban­i­mi në rrethin ku punon.

2. Në rast se prokurori ka banesë në një rreth tjetër nga ai ku ushtron detyrën, ai për­fi­ton sipas pikës 1 të këtij neni, por shu­ma e kre­disë do të jetë sa difer­en­ca ndër­m­jet vlerës së kre­disë për banesën e re me vlerën e banesës që ka në pronësi.

3. Fondet për stre­him parashiko­hen në bux­hetin vje­tor të Prokuror­isë.

 

Neni 48
Shpen­zimet e trans­ferim­it

1. Prokurori gëzon të drejtën e parad­hënies ose të rim­bur­sim­it të plotë të shpen­z­imeve të trans­ferim­it të tij dhe të famil­jes, si dhe të trans­portit të oren­dive shtëpi­ake, kur ai ngri­het në detyrë ose trans­fer­o­het në një rreth tjetër për shkaqe që nuk lid­hen me masa disi­plinore.

2. Ai nuk për­fi­ton nga kjo e drejtë kur trans­fer­o­het me kërkesën e vet.

 

 

Neni 49
Koha e punës

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

1. Koha javore e punës dhe orar­it, si rreg­ull, janë te njëj­ta me ato te gjykatave.

2. Në rast nevoj e, me urd­hër të epror­it të drejt­për­drejtë, prokurori është i detyru­ar të puno­jë edhe jashtë orar­it, në ditët e pushim­it javor, të fes­tave ose kur është duke kry­er lejen vje­tore.

3. Tit­ullarët e çdo struk­ture të Prokuror­isë orga­ni­zo­jnë shër­bimin e rad­hës për ditët e javës, të fun­dit të javës dhe të fes­tave. Lista e shër­bim­it cak­to­het çdo muaj. Për ditët e parashikuara në listën e shër­bim­it të rad­hës, prokurorët dety­ro­hen të lënë adresën e sak­të të vend­ndod­hjes së tyre.

 

Neni 50
Leja vje­tore

(Ndryshuar pika 1 dhe ndryshuar fjalw nw pik­wn 2 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori gëzon të drejtën e një leje­je vje­tore të pagueshme prej 30 ditësh kalen­darike. Leja vje­tore, si rreg­ull, bëhet në mua­jin gusht.

2. Në rastet kur prokurori ngarko­het me kry­er­jen e detyrave të ngut­shme në mua­jin gusht, si dhe kur ndër­pret lejen për nevo­ja puna, përveç ditëve të pushim­it të mbe­tu­ra, për­fi­ton deri në pesë ditë pushi­mi sht­esë.

3. Prokurorët kur largo­hen me leje vje­tore dety­ro­hen të lenë adresën e sak­të të ren­dit ku do të krye­jnë pushimet dhe ditët e qën­drim­it atje.

 

 

Neni 51
Leja për raste të veçan­ta

(Shto­het pika 3me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Për nevo­ja të veçan­ta, vet­jake ose famil­jare, prokurori ka të drejtë të për­fi­to­jë leje të papaguar deri 20 ditë në muaj, por jo më tepër se 30 ditë në vit.

2. Në raste marte­sash ose vdek­jesh bren­da famil­jes, kur është kon­sumuar koha e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, prokurori ka të drejtë të për­fi­to­jë deri në 10 ditë leje.

3. Për nevo­ja të kual­i­fikimeve dhe të spe­cial­iz­imeve pro­fes ionale prokurori ka të drejtë të kërko­jë leje të papagueshme dhe rua­jt­jen e ven­dit të punës deri në një vit.

 

 

Neni 52
Paga, shpër­blimet dhe tra­j­timet

(Ndryshuar fjalw tek pika 5 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuarme ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Paga e Prokuror­it të Përgjithshëm është e barabartë me pagën e Kryetar­it të Gjykatës së Lartë.

2. Paga e prokurorëve të Prokuror­isë së Përgjithshme është e barabartë me pagën e anë­tar­it të Gjykatës së Lartë. Paga e drejtuesve të hal­lkave, që janë prokurorë në struk­turën e Prokuror­isë së Përgjithshme, është 5 për qind me e lartë se paga e prokurorëve të kësaj prokuror­ie.

3. Paga bazë e prokuror­it ose drejtue­sit të prokuror­isë së shkallës së parë dhe të apelit, si dhe sht­e­sa për vjetër­si apo vështirësi në shër­bim e tyre, është e barabartë me pagën dhe sht­esën e vjetër­sisë dhe të vështirë­sisë së gjyq­tar­it e të kryetar­it të gjykatës, pranë së cilës funk­sionon prokuro­r­ia, ku ai është emëru­ar.

4. Në ditët e pushim­it javor ose të fes­tave zyrtare, prokurori i gat­shëm ose prokurori, që kryen detyra të ngut­shme për­fi­ton sht­esë page, në masën 50 për qind të pagës së tij ditore.

5. Prokurori mund të për­fi­to­jë shpër­blime, për meri­ta pro­fe­sion­ale, në masën e cak­tu­ar, me propoz­imin e drejtue­sit dhe me mira­timin e Prokuror­it të Përgjithshëm.

6. Prokurori, me propoz­imin e epror­it dhe me mira­timin e prokuror­it të Përgjithshëm, mund të për­fi­to­jë deri në 20 për qind sht­esë page për vështirësi pune.

7. Prokurorët dhe drejtue­sit e tyre kanë të njëj­tat tra­j­time dhe sta­tus pro­tokol­lar si gjyq­tarët dhe drejtue­sit e gjykatave, pranë të cilave ushtro­jnë funk­sionet prokuro­r­ia, përveçse kur ligji parashikon ndryshe.

 

 

KREU IX
MARRËDHËNIET ME INSTITUCIONET E TJERA

 

Neni 53
Mar­rëd­hëni­et me Kuvendin

(Ndryshuar fjalw nw pik­wn 1 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurori i Përgjithshëm rapor­ton në Kuven­dose komi­sionet par­la­mentare të pak­tën një herë në gjashtë muaj ose sa herë që kërko­het prej tyre. Rapor­ti­mi përm­ban të dhë­na dhe shp­jegime për num­rin, llo­jet, shtrir­jen ter­ri­to­ri­ale, inten­sitetin dhe for­mat e krim­i­nalitetit në Repub­likën e Shqipërisë, si dhe drej­timet dhe për­parësitë në luftën ndaj krim­i­nalitetit.

2. Nuk lejo­het njof­ti­mi për çësht­je konkrete, me për­jash­tim të çësht­jeve të dër­guara me vendim të Kuven­dit.

3. Kuven­di mund t’i kërko­jë Prokuror­it të Përgjithshëm sug­jer­ime për rreg­ul­lim­in ligjor të çësht­jeve të ndryshme.

4. Prokurori i Përgjithshëm bashkëpunon me komi­sionet e het­imeve par­la­mentare sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

 

Neni 54
Mar­rëd­hëni­et me Këshillin e Min­is­trave

(Shtu­ar pika 4 me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

1. Çdo vit, jo më vonë se data 31 mars, Min­istri i Drejtë­sisë, në emër të Këshillit të Min­is­trave, i për­c­jell Prokuror­it të Përgjithshëm reko­mandimet që duhet të mba­hen parasysh për vitin në vazhdim në luftën kundër krim­i­nalitetit.

2. Prokurori i Përgjithshëm ua bën të njo­hu­ra reko­mandimet e Këshillit të Min­is­trave drejtuesve të prokuror­ive të të gjitha shkallëve në një mbled­hje të për­bashkët, ku merr pjesë edhe Min­istri i Drejtë­sisë, jo më vonë se mua­ji prill. Reko­mandimet e anal­izuara në mbled­hje bëhen pub­like.
3. Në mar­rëd­hëni­et e Prokuror­it të Përgjithshëm me Këshillin e Min­is­trave ndalo­hen reko­mandimet për të pro­ce­d­uar ose jo për çësht­je konkrete.

4. Nga te ard­hu­rat qe kane kalu­ar ne favor te shtetit, si rezul­tat i sekuestrim­it te provave mate­ri­ale ne për­fundim te një pro­ced­i­mi penal, Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton pjesën qe i kalon Prokuror­isë për t’u për­dorur për mjete logjis­tike dhe për shpër­blim­in e prokuroreve.

 

Neni 55
Mar­rëd­hëni­et me Këshillin e Lartë të Drejtë­sisë

(Shtu­ar fjali nw pik­wn 1 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë, nëpër­m­jet Min­istrit të Drejtë­sisë, mund t’i kërko­jë Prokuror­it të Përgjithshëm që, në bazë të të dhë­nave të dala nga mbled­hjet e tij dhe që imp­liko­jnë prokurorët, të nisë pro­ced­imin disiplinor.Prokurori i Përgjithshëm shqyr­ton reko­mandimin dhe ven­dos në lid­hje me të.

2. Prokurori i Përgjithshëm mund t’i drej­to­het Këshillit të Lartë të Drejtë­sisë për të kërkuar çdo mate­r­i­al përgjithë­sues për gjend­jen e pro­ced­imeve penale në gjyka­ta, prob­lemet e ndjek­jes penale ose për çësht­jet orga­ni­za­tive e struk­tur­ore që lid­hen me prokuror­inë.

 

Neni 56
Mar­rëd­hëni­et me Min­istrinë e Drejtë­sisë

(Shtu­ar fjali nw pik­wn 4 dhe pika 5me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Min­istri i Drejtë­sisë kon­trol­lon në mënyrë të plan­i­fikuar ose në bazë të infor­ma­cion­eve të dhë­na nga organe, insti­tu­cione ose per­sona të intere­suar, ligjsh­mërinë e veprim­tarisë së prokurorëve.
2. Objek­ti i kon­trol­lit të Min­istrisë së Drejtë­sisë në organin e prokuror­isë është:

a) ndjek­ja e ecurisë së çësht­jeve që përm­ba­hen në reko­mandimet vje­tore të dhë­na nga Këshilli i Min­is­trave për luftën kundër krim­i­nalitetit;

b) respek­ti­mi i afat­eve të hetim­it;

c) respek­ti­mi i afat­eve të paraburgim­it;

ç) respek­ti­mi i të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore të sub­jek­teve të pro­cedim­it penal dhe, në veçan­ti, të të ndalu­arve dhe të arrestu­arve;

d) rreg­ull­sh­mëria dhe vijuesh­mëria e kry­er­jes të veprimeve het­i­more;

dh) respek­ti­mi i detyrim­it lig jor të prokuror­it për fil­lim­in e ndjek­jes penale;

e) ecu­ria e poli­tikës penale dhe, në veçan­ti, e poli­tikës së dën­imeve që ndiqet nga prokurorët:

ë) rreg­ull­sh­mëria e mba­jt­jes dhe admin­istrim­it të sta­tis­tikave dhe regjistrim­it të veprave penale;

f) respek­ti­mi i parimeve të drejtë­sisë, barazisë dhe ligjsh­mërisë së veprim­tarisë së prokuror­it në mar­rëd­hëni­et e tij me sub­jek­tet e tjera të pro­cedim­it penal.

3. Kon­trol­li në çdo rast duhet të jetë i par­ala­jmëru­ar dhe për çësht­je për të cilat kanë për­fun­d­uar hetimet para­prake.

4. Për rezul­tatin e kon­trol­lit vihet në dijeni Pres­i­den­ti i Repub­likës, Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurori, veprim­taria e të cilit ka qenë objekt kontrolli.Ministri i Drejtë­sisë paraqet në Kuvend, të pak­tën një herë në vit, raport me shkrim për inspek­timet e kry­era nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, duke vënë në dijeni edhe Prokuror­in e Përgjithshëm. Rapor­ti përm­ban të dhë­na të përgjithshme për çësht­jet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni. Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të paraqesë në Kuvend mendimin e tij për raportin e dër­guar nga Min­istri i Drejtë­sisë, sipas kësaj pike.

5. Në bazë të rezul­tat­eve të kon­trol­lit, Min­istri i Drejtë­sisë, kur është rasti, paraqet reko­mandim, për nis­jen e pro­cedim­it disi­plinor, Prokuror­it të Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm shqyr­ton reko­mandimin dhe ven­dos në lid­hje me të. Reko­mandi­mi për nis­jen e pro­cedim­it disi­plinor dhe përgjigj­ja e Prokuror­it të Përgjithshëm i njofto­hen Pres­i­den­tit të Repub­likës.

 

Neni 56/a
Mar­rëd­hëni­et me policinë gjyqë­sore

(Shtu­ar me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Prokurorët drej­to­jnë dhe kon­trol­lo­jnë veprim­tar­inë het­i­more të poli­cisë gjyqë­sore, duke garan­tu­ar respek­timin e të drej­tave dhe të lirive të njeri­ut.

2. Prokurori ka të drejtë:

a) t’i japë urdhra dhe udhëzimet e duhu­ra poli­cisë gjyqë­sore për:

i) zba­timin efikas të për­parë­sive të poli­tikës penale;

ii) për­cak­timin e kat­e­gorive të çësht­jeve që kanë për­parësi dhe mjeteve të për­doru­ra për kërkimin e provës;

iii) kohëzg­jat­jen e het­imeve, si dhe për t’u infor­muar në vazhdimësi për ecur­inë e het­imeve;

b) t’i cak­to­jë çësht­je të veçan­ta struk­tu­rave të poli­cisë gjyqë­sore, sipas juridik­sion­it dhe llo­jit të çësht­jes, si dhe mundë­sive që ata kanë në kry­er­jen e het­imeve;

c) të bëjë vlerësime dhe kon­trolle, për aq kohë sa është e nevo­jshme, për të mbikëqyrur zba­timin e ligjit dhe të urdhrave e udhëz­imeve të tij;

ç) të kërko­jë fil­lim­in e pro­cedim­it disi­plinor dhe mar­rjen e masave disi­plinore për shkel­je të ligjit nga poli­cia gjyqë­sore.

 

 

KREU X
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 57
Bux­heti

(Shtu­ar para­grafi i dytw me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Hequr fjalwme ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Prokuro­r­ia ka bux­het të pavarur që har­to­het, admin­istro­het e zba­to­het sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi. Prokurori i Përgjithshëm mund te emëro­jë kance­larë për ndjek­jen e prob­le­meve te karak­ter­it admin­is­tra­tive finan­ciar. Paga e tyre është e njëjtë me atë te kance­larëve pranë gjykatave.

 

 

Neni 58
Nëpunësit

(Ndryshuar me ligjin nr. 9102, datë 10.07.2003)

(Ndryshuarme ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Sekre­tari i përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civ­il në Prokuror­inë e Përgjithshme.

2. Shër­bimet e tjera tekniko-admin­is­tra­tive në Prokuror­inë e Përgjithshme dhe shër­bimet ndih­mëse në prokuror­itë e niveleve të tjera, pranë sis­temit gjyqë­sor, kry­hen nga nëpunës dhe punon­jës të tjerë.

3. Sekre­tari i përgjithshëm drej­ton veprim­tar­inë admin­is­tra­tive të Prokuror­isë së Përgjithshme dhe të prokuror­ive të niveleve të tjera, nën autoritetin e Prokuror­it të Përgjithshëm.

4. Punon­jësit e admin­is­tratës së Prokuror­isë së Përgjithshme u nën­shtro­hen rreg­ullave të shër­bim­it civ­il.

arrëd­hëni­et e punës të per­son­elit admin­is­tra­ti­vo-teknik rreg­ul­lo­hen sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Punës.
5. Tra­j­ti­mi finan­ciar i admin­is­tratës së prokuror­ive të niveleve të tjera, pranë sis­temit gjyqë­sor, bara­zo­het me punon­jësit e admin­is­tratës të sis­temit gjyqë­sor, pranë së cilës funk­sionon prokuro­r­ia.

 

Neni 58/a

(Shtu­arme ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Në nenet 3, 9, 13 e në vijim të ligjit, fjalët “Zyra e Prokuror­it të Përgjithshëm” zëvendë­so­hen me fjalët “Prokuro­r­ia e Përgjithshme.

 

Neni 58/b
Dis­poz­itë kalimtare

(Shtu­arme ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

Deri në fil­lim­in e funk­sionim­it të sis­temit të vlerësim­it të punës së prokuror­it dhe kry­er­jen e vlerësim­it dy herë, për efekt të ngrit­jes në detyrë dhe të kar­ri­erës, Prokurori i Përgjithshëm cak­ton pro­ce­du­ra dhe kritere speci­fike për vlerësimin e aftë­sive pro­fe­sion­ale të prokurorëve.

 

Neni 59
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

(Ndryshuar pika 1 dhe hequr num­ri 36 nw pik­wn 3 me ligjin nr. 10051, datë 29.12.2008)

1. Çësht­jet e parashikuara në nenet 9 pikat 2 e 3, 10 pika 4, 12, 13, 14, 15, 20 pika 4, 22 pika 3, 27/c pika 1 shkro­n­ja “c”, 39 pika 2, 40, 41, 42 pika 10, 43 pika 3, 45, 49, 50, 51 e 58/b të këtij ligji rreg­ul­lo­hen me akte nën­ligjore të Prokuror­it të Përgjithshëm.
2. Çësht­jet e parashikuara në nenet 5 dhe 37 të këtij ligji rreg­ul­lo­hen me akte të për­bashkë­ta të Prokuror­it të Përgjithshëm dhe Min­istrit të Drejtë­sisë.
3. Çësht­jet e parashikuara në nenet 35 dhe 46 të këtij ligji rreg­ul­lo­hen me akte të për­bashkë­ta të Prokuror­it të Përgjithshëm dhe Min­istrit të Ren­dit Pub­lik.

 

Neni 60
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim