LIGJ
Nr. 9669, datë 18.12.2006

PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE

(Ndryshuar me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e 20 mijë zgjed­hësve,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi

Ky ligj ka për qël­lim:
1. Paran­dal­im­in dhe reduk­timin e dhunës në famil­je në të gjitha for­mat e saj, me anë të masave të për­sh­tat­shme ligjore.
2. Garan­timin e mbro­jt­jes me masa ligjore të pjesë­tarëve të famil­jes, të cilët janë vik­ti­ma të dhunës në famil­je, duke i kush­tu­ar vëmend­je të veçan­të fëmi­jëve, të moshuarve dhe per­son­ave me aftësi të kufizuar.

 

Neni 2
Objek­ti

Ky ligj ka si objekt:
a) kri­jimin e një rrjeti të koordinuar insti­tu­cionesh përgjegjëse për mbro­jt­jen, mbështet­jen dhe reha­bil­itimin e vik­ti­mave, lehtësimin e paso­jave dhe paran­dal­im­in e dhunës në famil­je;
b) ori­en­timin e punës për kri­jimin e struk­tu­rave dhe organ­eve përgjegjëse në niv­el qen­dror dhe ven­dor për mbështet­jen e vik­ti­mave dhe paran­dal­im­in e dhunës në famil­je;
c) fuqiz­imin e gjyqë­sorit për mar­rjen e masave të mbro­jt­jes ndaj dhunës në famil­je;
ç) sigurimin/garantimin për vik­ti­mat e dhunës në famil­je të shër­bim­it të shpe­jtë, të pakushtueshëm dhe të thjeshtë në për­puth­je me ligjin, pranë gjykatës apo organ­eve të tjera kom­pe­tente për zba­timin e ligjit.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Në kup­tim të këtij ligji, përveçse kur parashiko­het shpre­himisht ndryshe në dis­pozi­ta të veçan­ta të tij, me ter­mat e mëposhtëm kup­to­jmë:
1. “Dhunë” është çdo veprim apo mosveprim i një per­soni ndaj një per­soni tjetër, që sjell si paso­jë cen­im të integritetit fizik, moral, psikologjik, sek­su­al, social, ekonomik.
2. “Dhunë në famil­je” është çdo akt dhune, sipas pikës 1 të këtij neni, i ushtru­ar midis per­son­ave që janë apo kanë qenë në mar­rëd­hënie famil­jare.
3. “Pjesë­tarë të famil­jes” janë:
a) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish-bashkëshort­i/­ja apo ish partneri/ja bashkë­jetues;
b) vëllezërit, motrat, gjinia në vijë të drejtë, përf­shirë prindërit adoptues dhe fëmi­jët e adop­tu­ar;
c) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja i per­son­ave të parashikuar në shkro­n­jën “b”;
ç) gjinia në vijë të drejtë, përf­shirë edhe prindërit, edhe fëmi­jët e adop­tu­ar të bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es;
d) vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit/es nëse kanë bashkë­je­t­u­ar gjatë 3 mua­jve të fun­dit;
dh) fëmi­jët e bashkëshort­ëve apo part­nerëve bashkë­jetues.
4. “Vik­timë” është per­soni mbi të cilin është ushtru­ar dhu­na e për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni.
5. “Dhunues/e” është per­soni i padi­tur për ushtrim­in e dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare për­para organ­eve kom­pe­tente.
6. “Urd­hër mbro­jt­je­je” është urdhri i lëshuar me vendim gjykate, ku parashiko­hen masat mbro­jtëse për vik­timën.
7. “Urd­hër i men­jëher­shëm mbro­jt­je­je” është urdhri i lëshuar përko­hë­sisht me vendim gjykate, i vlef­shëm deri në lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes me vendim gjykate.

 

Neni 4
Sub­jek­tet

Sub­jek­tet që mbro­hen nga ky ligj janë të gjithë per­son­at e cilë­suar në nenin 3 pika 3 të këtij ligji.

 

KREU II
ORGANET PËRGJEGJËSE

 

Neni 5
Autoritetet përgjegjëse

1.Autoriteti krye­sor përgjegjës për zba­timin e këtij ligji është Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
2. Autoritete të tjera përgjegjëse të lin­jës janë:
a) njësitë e qev­eris­jes ven­dore;
b) Min­is­tria e Brend­shme;
c) Min­is­tria e Shën­de­të­sisë;
ç) Min­is­tria e Drejtë­sisë.

 

Neni 6
Detyrat e autoritetit krye­sor përgjegjës

(Shtu­ar shkro­n­ja gj) me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

Autoriteti krye­sor përgjegjës ka këto detyra:
a) har­timin dhe zba­timin e strategjive dhe pro­grameve kom­bëtare në fushën e mbro­jt­jes dhe kujde­sit ndaj vik­ti­mave të dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare;
b) financimin ose bashkë­fi­nancimin e pro­jek­teve, të cilat kanë për qël­lim mbro­jt­jen dhe kon­so­lidimin e famil­jes, si dhe kujdesin ndaj vik­ti­mave të dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare;
c) mbështet­jen në ngrit­jen e struk­tu­rave ndih­mëse, si dhe të gjithë infra­struk­turës së nevo­jshme, që shër­ben për një mbështet­je dhe plotësim të të gjitha nevo­jave për per­son­at e dhunuar në mar­rëd­hëni­et famil­jare, përf­shi këtu asis­tencë finan­cia­re, si dhe shër­bime mjekë­sore dhe sociale, sipas legjis­la­cionit në fuqi;
ç) orga­niz­imin e kur­se­ve të tra­jnim­it rreth dhunës në famil­je me punon­jësit e shër­bimeve sociale, që janë të atashuar pranë çdo njësie ven­dore, struk­tu­rat e Poli­cisë së Ren­dit dhe me punon­jësit e OJF-ve të licen­cuara për ofrim­in e shër­bimeve sociale;
d) mba­jt­jen e të dhë­nave sta­tis­tiko­re për nivelin e dhunës në famil­je;
dh) mbështet­jen dhe mbikëqyr­jen e kri­jim­it të qen­drave të reha­bil­itim­it për vik­ti­mat e dhunës në famil­je;
e) mbështet­jen dhe mbikëqyr­jen e kri­jim­it të qen­drave të reha­bil­itim­it për shkak­tarët e dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare;
ë) licencimin e OJF-ve të ndryshme që do të ofro­jnë shër­bime sociale për vik­ti­mat dhe dhunue­sit.

gj) ngrit­jen e një qen­dre kom­bëtare të shër­bim­it të përku­jde­sit shoqëror për vik­ti­mat e dhunës në famil­je.

 

Neni 7
Detyrat e autoriteteve përgjegjëse të lin­jës

1. Min­is­tria e Brend­shme ka këto detyra:
a) kri­jimin e sek­torëve të veçan­të për paran­dal­im­in dhe luftën kundër dh unës në famil­je pranë drej­torive të poli­cisë;
b) tra­jn­imin e efek­ti­vave e poli­cisë që do të tra­j­to­jnë rastet e dhunës në famil­je.
2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë ka për detyrë të kri­jo­jë kapacitetet e duhu­ra për të ofru­ar ndih­më mjekë­sore për dhunën në famil­je në shër­bimet e urgjencës dhe në qen­drat shën­de­të­sore në bash­ki dhe komu­na:
a) për të ofru­ar në çdo kohë ndih­më mjekë­sore dhe psikologjike për vik­ti­mat e dhunës në famil­je;
b) për të bërë në çdo kohë ekza­minimet e nevo­jshme në insti­tu­cionet shën­de­të­sore pub­like përkatëse;
c) për të evi­den­tu­ar rastet e dhunës në famil­je në doku­menta­cionin përkatës mjekë­sor të mirat­u­ar nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë;
ç) për të pajisur edhe vik­timën me raportin mjekë­sor përkatës;
d) për të refer­u­ar dhe ori­en­tu­ar vik­timën pranë shër­bimeve të tjera të mbështet­jes dhe mbro­jt­jes nga dhu­na në famil­je.
3. Min­is­tria e Drejtë­sisë ka këto detyra:
a) të tra­jno­jë ekspertët mjeko-ligjorë në njo­hjen, diag­nos­tikimin, vlerësimin dhe rapor­timin e dhunës në famil­je dhe akteve të dhunës ndaj fëmi­jëve;
b) të tra­jno­jë përm­barue­sit në detyrën e tyre për të ekzeku­tu­ar urdhrat e mbro­jt­jes në mënyrë të men­jëher­shme, të sig­uro­jë përm­bush­jen e tyre në për­puth­je me nenin 23 pika 6, si dhe për të ndër­mar­rë të gjitha veprimet e duhu­ra;
c) të finan­co­jë mbro­jt­je ligjore falas, sipas parashikimeve në ligj dhe të sig­uro­jë një numër të cak­tu­ar avokatësh të tra­jnuar, që mund të japin një asis­tencë të tillë.
4. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore (bashk­itë, komu­nat ) kanë këto detyra:
a) angazhimin në kri­jimin e struk­tu­rave të shër­bim­it social për rastet e dhunës në famil­je;
b) instal­im­in e një lin­je tele­fonike rajonale 24-orësh, e cila më pas kri­jon lid­hje me njësitë lokale, policinë, urgjen­cat mjekë­sore dhe OJF-të, duke ven­do­sur në këtë mënyrë edhe koor­dinimin mes tyre;
c) ngrit­jen e qen­drave sociale dhe të reha­bil­itim­it për vik­ti­mat dhe dhunue­sit, si dhe koor­dinimin e punës me ato ekzistuese, duke u dhënë për­parësi qen­drave të spe­cial­izuara në fushat përkatëse.

 

Neni 8
Përgjegjësitë e autoriteteve përgjegjëse

(Shtu­ar pikat 7 dhe 8 me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

1. Autoritetet përgjegjëse kanë për detyrë kri­jimin e struk­tu­rave të posaçme dhe cak­timin e per­son­ave përgjegjës për zba­timin e këtij ligji. Përm­bush­ja e këtij detyri­mi mbikëqyret nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
2. Autoritetet përgjegjëse kanë detyrim­in t’i përgjig­jen çdo njof­ti­mi të bërë nga vik­ti­ma apo per­son­at e tjerë të treguar në këtë ligj, në rastet e dhunës apo kër­cënim­it për dhunë ose dhe në rastet e shkel­jes së urdhrit të mbro­jt­jes apo urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes. Ato mba­jnë raportin përkatës dhe një kop­je ia dorë­zo­jnë vik­timës ose shoqërue­sit të saj.
3. Autoritetet përgjegjëse për­dorin mjetet e arsyeshme për të mbro­j­tur vik­timën dhe për të paran­dalu­ar vazhdimin e dhunës me anë të:
a) informim­it të vik­timës apo shoqërue­sit të saj për masat që do të mer­ren sipas ligjit në fuqi dhe për insti­tu­cionet të cilave duhet t’u drej­to­het;
b) informim­it të vik­timës apo shoqërue­sit të saj në lid­hje me shër­bimet sociale ekzistuese dhe shoqërim­it në qen­drat dhe insti­tu­cionet përkatëse;
c) sig­urim­it të trans­portit për vik­timën dhe shoqëruesin e saj në qen­dra shër­bimesh mjekë­sore apo sociale;
ç) vënies në dis­pozi­cion të një punon­jësi të poli­cisë në rastet e rrezikut për jetën.
4. Nëse ekzis­ton dyshi­mi se dhunue­si ka kër­cënuar ose ka ushtru­ar dhunë në famil­je apo ka thy­er urdhrat e mbro­jt­jes, të lëshuar me vendim gjykate, organet e poli­cisë do të bëjnë kon­sta­timet e men­jëher­shme.
5. Per­son­at të cilët mar­rin dijeni për shkak të detyrës apo autoritetit të ngarkuar për zba­timin e këtij ligji dhe nuk vepro­jnë në zba­tim të tij, ngarko­hen me përgjegjësi admin­is­tra­tive dhe/ose penale, duke zbat­u­ar sank­sione të për­cak­tu­ara në nenet 248 dhe 251 të Kodit Penal.
6. Organet e poli­cisë kanë për detyrë të regjistro­jnë kon­sta­timet përkatëse në një raport të shkru­ar, si dhe të fil­lo­jnë hetimet krye­sisht. Vik­ti­ma vihet në dijeni nga poli­cia për num­rin përkatës të rastit të rapor­tu­ar.

7. Punon­jësit e shër­bim­it e të përku­jdesjes shoqërore për vik­ti­mat e dhunës në famil­je, pranë insti­tu­cion­eve pub­like dhe orga­ni­zatave jofitim­prurëse të licen­cuara, si dhe avokatët e për­faqë­sue­sit ligjorë të vik­ti­mave të dhunës në famil­je rua­jnë fshe­htës­inë e të dhë­nave per­son­ale dhe të infor­ma­cion­eve që vik­ti­ma jep për sit­u­atën e saj, përveçse kur për­cak­to­het ndryshe me shkrim nga vik­ti­ma.
8. Mekaniz­mi i bashkërendim­it të punës ndër­m­jet autoriteteve përgjegjëse për refer­im­in e rasteve të dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare, si dhe mënyra e pro­cedim­it të tij për mbështet­jen dhe reha­bil­itimin e vik­ti­mave të dhunës për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 9
Sub­jek­tet që mund të vënë në dijeni organet përgjegjëse

(Zëvendë­suar fjalët me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

1. Në rast të dhunës në famil­je, vik­ti­ma mund t’i drej­to­het me anë të një kërkese sta­cionit të poli­cisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndod­het), një­sisë përkatëse ven­dore (komunë, bash­ki), qen­drës shën­de­të­sore të zonës ku banon apo ndod­het ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit të vend­ba­nim­it, vend­ndod­hjes së saj ose të dhunuesit/es, për të mar­rë masat e nevo­jshme.
2. Çdo per­son që kon­sta­ton një rast të ushtrim­it të dhunës në famil­je mund t’u drej­to­het me anë të një kërkese autoriteteve të mësipërme për të ndër­mar­rë masat e nevo­jshme.

 

KREU III
MASAT MBROJTËSE

 

Neni 10
Masat mbro­jtëse ndaj dhunës në famil­je

(Zëvendë­suar fjalë dhe ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

1. Mbro­jt­ja ndaj dhunës në famil­je, në zba­tim të këtij ligji, do të sig­uro­het me këto mënyra:
a) duke urd­hëru­ar men­jëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos krye­jë ose të mos kër­cëno­jë se do të krye­jë vepër të dhunës në famil­je ndaj paditësit/es (vik­timës) apo pjesë­tarëve të tjerë të familj es së vik­timës, siç për­cak­to­het në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emër­to­het në urd­hër;
b) duke urd­hëru­ar men­jëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos ceno­jë, ngac­mo­jë, kon­tak­to­jë apo të komu­niko­jë drejt­për­drejt ose tërtho­razi me vik­timën apo pjesë­tarë të famil­jes së vik­timës, siç për­cak­to­het në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emër­to­het në urd­hër;
c) duke larguar men­jëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga bane­sa për një afat kohor të cak­tu­ar me urd­hër të gjykatës dhe të mos e lejo­jë të rihyjë në banesë pa autor­iz­imin e gjykatës;
ç) duke ndalu­ar men­jëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afro­het përtej një dis­tance të cak­tu­ar vik­timës apo pjesë­tarëve të famil­jes së vik­timës, siç për­cak­to­het në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emër­to­het në urd­hër;
d) duke ndalu­ar men­jëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afro­het shtëpisë, ven­dit të punës, banesës së famil­jes së origjinës apo banesës së çiftit të ardhshëm ose të per­son­ave të tjerë dhe për më tepër shkol­lës së fëmi­jëve, ose vendeve të cilat frekuen­to­hen më tepër nga vik­ti­ma, me për­jash­tim të rasteve kur frekuen­ti­mi bëhet për arsye pune;
dh) duke ven­do­sur men­jëherë viktimën/at dhe të mitu­rit në stre­hime të përkohshme, duke mba­j­tur parasysh në çdo rast interesin më të lartë, atë të të mitu­rit;
e) duke kufizuar ose duke ndalu­ar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të tako­het me fëmi­jën e vik­timës, sipas kushteve të cilat mund të jenë të për­sh­tat­shme;
ë) duke i ndalu­ar të paditurit/ës (dhunuesit/es) hyr­jen ose qën­drim­in në banesën e përkohshme apo të përher­shme të vik­timës, ose në ndon­jë pjesë të saj, pavarë­sisht nga të drej­tat e pronë­sisë apo të posedim­it të dhunue­sit;
f) duke urd­hëru­ar një per­son të autor­izuar nga gjyka­ta (punon­jës i ren­dit ose përm­barues gjyqë­sor) që të shoqëro­jë vik­timën ose të paditurin/ën (dhunuesin/en) deri në banesën e vik­timës dhe të mbikëqyrë largimin e pasurisë per­son­ale;
g) duke urd­hëru­ar organet zbat­uese të ligjit që të sekue­stro­jnë çdo armë që i për­ket dhunue­sit gjatë kon­trol­lit të kry­er apo të urd­hëro­jë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i për­ket atij;
gj) duke urd­hëru­ar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të lejo­jë vik­timën të pose­do­jë banesën të cilën e për­dorin së bashku vik­ti­ma dhe dhunuesi/ja ose ndon­jë pjesë të saj;
h) duke urd­hëru­ar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të pagua­jë qiranë e banesës së përher­shme apo të përkohshme të vik­timës, si dhe detyrim­in ushqi­mor për vik­timën, fëmi­jët apo pjesë­tarë të tjerë të famil­jes që ka në ngarkim;
i) për sa kohë urdhri mbro­jtës është në fuqi, tra­j­ti­mi i pasurisë kry­het në për­puth­je me Kodin e Famil­jes, nenet 57, 58 dhe 60;
j) duke i kalu­ar vik­timës të drejtën e kujdestarisë së përkohshme mbi fëmi­jët dhe duke i hequr përko­hë­sisht përgjegjës­inë prindërore të paditurit/ës (dhunuesit/es);
k) duke ven­do­sur dhe duke urd­hëru­ar sipas rastit (në kom­pe­tencë të gjykatës) ndërhyr­jen e shër­bimeve sociale, pub­like apo pri­vate të vend­ba­nim­it ose pranë orga­ni­zatave që kanë si qël­lim mbështet­jen dhe prit­jen e per­son­ave të dhunuar në famil­je;
l) duke urd­hëru­ar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të bëjë një pagesë peri­odike në favor të per­son­ave bashkë­jetues, të cilët, për efekt të masës së mësipërme, mbeten të privuar nga mjetet e jetesës. Për të sig­u­ru­ar pagesën, gjyka­ta mund të ven­dosë që shu­ma të derd­het nga punëd­hënësi në favor të për­fitue­sit. Një vendim i tillë për­bën tit­ull ekzeku­tiv;
ll) duke përf­shirë vik­timën e dhunës në famil­je në pro­grame reha­bil­iti­mi;
m) duke urd­hëru­ar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të mar­rë pjesë në pro­grame reha­bil­iti­mi; nëse i/e padituri/a (dhunuesi/ja) urd­hëro­het të shko­jë në një pro­gram reha­bil­iti­mi, përgjegjësve të pro­gramit u kërko­het të rapor­to­jnë çdo javë në gjykatë nëse dhunue­si e ndjek apo merr pjesë në të. Nëse i/e padituri/a (dhunuesi/ja) nuk merr pjesë, atëherë, me kërkesë të sub­jek­teve të parashikuara nga neni 13 i këtij ligji, gjyka­ta e thër­ret këtë për­para saj dhe zba­ton dis­poz­i­tat përkatëse të Kodit Penal, për pengimin e ekzeku­tim­it të vendimeve të gjykatës.
2. Në urdhrin e mbro­jt­jes, të lëshuar me vendim gjykate, mund të parashiko­hen disa nga masat mbro­jtëse të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
3. Në urdhrin e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, të lëshuar me vendimin e gjykatës, mund të parashiko­hen disa nga masat e parashikuara në shkro­n­jat “a” deri në “g” të këtij neni.
4. Në rastin e zba­tim­it të shkro­n­jës “g”, vendi­mi i gjykatës parashikon:
a) pezul­lim­in e lejes së armës deri në plotësimin e afatit të urdhrit të mbro­jt­jes, si dhe njof­timin e autoritetit përkatës admin­is­tra­tiv, nëse arma është sekuestru­ar dhe per­soni ka një autor­iz­im për armëm­ba­jt­je me leje;
b) kthimin e armës së sekuestru­ar, nëse per­soni ka një autor­iz­im për armëm­ba­jt­je me leje, vetëm pas mbarim­it të afatit të për­cak­tu­ar në urdhrat e mbro­jt­jes.

 

Neni 11
Efek­tet e urdhrit të mbro­jt­jes

1. Pavarë­sisht prej ndon­jë urdhri apo vendi­mi tjetër të nxjer­rë nga gjyka­ta apo ndon­jë insti­tu­cion tjetër, urdhri i mbro­jt­jes që përm­ban masat e mësipërme do të nxir­ret me vendim gjy­ka te për rastet e parashikuara nga ky ligj.
2. Urdhri i mbro­jt­jes ose urdhri i men­jëher­shëm i mbro­jt­jes, i nxjer­rë me vendim gjykate, apo për­fundi­mi i efek­teve të tij nuk cenon në mënyrë të përher­shme të drej­tat e pronë­sisë apo të kujdestarisë.

 

KREU IV
GJYKIMI PËR LËSHIMIN E URDHRIT TË MBROJTJES

 

Neni 12
Organi kom­pe­tent për lëshimin e urdhrave mbro­jtës në rastin e dhunës në famil­je

1.Organi kom­pe­tent për lëshimin e urdhrave mbro­jtës në rastin e dhunës në famil­je është gjyka­ta e rrethit gjyqë­sor, sek­sioni famil­jar.
Për të ven­do­sur sig­urim­in e masave mbro­jtëse të për­men­dura në nenin 10 të këtij ligji, gjyka­ta lëshon urdhra mbro­jt­je­je dhe urdhra të men­jëher­shëm mbro­jt­je­je.
2. Pala e intere­suar mund t’i kërko­jë gjykatës, sipas rastit, kon­form dis­poz­i­tave të këtij ligji, lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes, pa kërkuar para­prak­isht nxjer­rjen e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes.
3. Pasi gjyka­ta të ketë lëshuar një urd­hër të men­jëher­shëm mbro­jt­je­je, pala e intere­suar mund të kërko­jë lëshimin e një urdhri mbro­jtës, siç parashiko­het në këtë ligj. Urdhri mbro­jtës përkatës shër­ben për të rikon­fir­muar vazhdimës­inë e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, si dhe sig­uron masat mbro­jtëse të për­cak­tu­ara në nenin 10 të këtij ligji.

 

Neni 13
Sub­jek­tet që kanë të drejtën për të kërkuar urdhrin e mbro­jt­jes
(Shtu­ar shkro­n­jat dh) dhe e) me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

1. Kërkesën për urd­hër mbro­jt­je­je mund ta paraqesin:
a) vetë vik­ti­ma;
b) për­faqë­sue­si ligjor ose avokati i vik­timës;
c) poli­cia / prokuro­r­ia.
2. Kërkesën për urd­hër mbro­jt­je­je të një të mituri mund ta paraqesin:
a) prin­di ose kujdestari i të mitu­rit;
b) për­faqë­sue­si ligjor ose avokati i vik­timës;
c) të afër­mit;
ç) për­faqë­sue­sit e zyrës së shër­bimeve sociale pranë bashk­isë ose komunës, ku ka ban­imin e përher­shëm apo të përkohshëm vik­ti­ma, që kanë dijeni për ushtrim­in e dhunës;
d) qen­drat dhe shër­bimet për mbro­jt­jen dhe reha­bil­itimin e vik­ti­mave të dhunës në famil­je, të njohura/licencuara nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta;

dh) policia/prokuroria;

e) per­son­at ligjër­isht përgjegjës për fëmi­jët.

3. Kërkesën për urd­hër të men­jëher­shëm mbro­jt­je­je mund ta paraqesin:
a) vetë vik­ti­ma;
b) për­faqë­sue­si ligjor ose avokati i vik­timës;
c) policia/prokuroria;
ç) per­soni me të cilin vik­ti­ma ka mar­rëd­hënie famil­jare;
d) për­faqë­sue­sit e zyrës së shër­bimeve sociale pranë bashk­isë ose komunës, ku ka ban­imin e përher­shëm apo të përkohshëm vik­ti­ma, që kanë dijeni për ushtrim­in e dhunës;
dh) qen­drat dhe shër­bimet për mbro­jt­jen dhe reha­bil­itimin e vik­ti­mave të dhunës në famil­je, të njohura/licencuara nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
4. Në rastin kur kërke­sa është paraqi­tur nga policia/prokuroria, tërhe­q­ja e vik­timës nga pro­ce­si nuk sjell si paso­jë mos­gjykimin e çësht­jes së fil­lu­ar.

 

Neni 14
For­ma e kërkesë-padisë

(Shtu­ar fjalë në pikën 3 dhe ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

1. Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të mbro­jt­jes dhe urdhrave të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes duhet të përm­ba­jë edhe:
a) të dhë­na per­son­ale rreth famil­jes ose mar­rëd­hënieve fare­fis­nore mes vik­timës dhe dhunue­sit;
b) për­shkrim­in e qartë të fak­teve dhe rrethanave, në të cilat ka ndod­hur akti i dhunës në famil­je, duke përf­shirë arsyet që sqaro­jnë cen­imin e sig­urisë, të shën­de­tit apo të mirëqe­nies së vik­timës nga i/e padituri/a (dhunuesi/ja) të parashikuara në nenin 3 pikat 1 dhe 2 të këtij ligji;
c) masat mbro­jtëse të posaçme që kërko­hen;
ç ) nën­shkrim­in e kërkue­sit.
2. Kërkesë-padia për urd­hër mbro­jt­je­je mund të paraqitet në çdo kohë para gjykatës nga ana e per­son­ave që legjiti­mo­hen për ta kërkuar atë. Në rastet kur kërko­het ndih­më e men­jëher­shme, kërke­sa mund të plotë­so­het dhe të paraqitet pranë komis­ari­atit më të afërt të poli­cisë dhe punon­jësi i poli­cisë vepron në për­puth­je me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.
3. Për har­timin e kërkesë-padisë, për­gatit­jen e akteve dhe paraqit­jen e tyre në gjykatë kërkue­si asis­to­het nga një avokat falas.Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë dhe Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike u njofto­jnë gjykatave listën e avokatëve, që autor­i­zo­hen për dhënien e ndih­mës juridike falas.
4. Kërkue­si shkarko­het nga të gjitha detyrimet e tak­save dhe tar­i­fat për shpen­zimet gjyqë­sore, si dhe ato të shër­bimeve përm­ba­ri­more shtetërore, sipas dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi. Me lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes, shpen­zimet gjyqë­sore i ngarko­hen palës që ka ushtru­ar dhunë në famil­je.
5. Kërkesë-padia regjistro­het në një regjistër të veçan­të dhe pro­tokol­lo­het ditën e dorëzim­it të saj.

 

Neni 15
Provat në pro­cesin gjyqë­sor

1. Provat që duhet t’i paraqiten gjykatës mund të jenë: dësh­mi, raporte të poli­cisë, raport mjekë­sor, akt-eksper­ti­mi, ekza­min­ime dhe shpjegime/pohime të palëve, doku­mente të tjera të lëshuara nga punon­jësit e zyrës së shër­bimeve sociale pranë një­sive ven­dore, doku­mente të lëshuara nga per­sona juridikë (OJF), të regjistru­ara sipas dis­poz­i­tave në fuqi.
2. Kur nga të dhë­nat e kërkesës bëhet e qartë se komis­ari­atet e poli­cisë, organet e pushtetit ven­dor apo qen­drat shën­de­të­sore kanë pro­va shkre­sore lid­hur me ushtrim­in e dhunës në famil­je, ato lësho­jnë men­jëherë një kop­je të cer­ti­fikuar (kop­je me vulë) për këtë në bazë të kërkesës së paraqi­tur nga kërkue­si ose të vetë gjykatës. Në rast të moslëshim­it të doku­men­tit të mësipërm, per­son­at përgjegjës do të mba­jnë përgjegjësi ligjore, sipas dis­poz­i­tave t ë Kodit të Pro­ce­durës Admin­is­tra­tive.
3. Kur nuk disponon të gjitha provat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, gjyka­ta lëshon me vendim urdhrin e mbro­jt­jes, bazuar vetëm në për­shkrim­in e rrethanave dhe fak­teve në të cilat është kry­er dhu­na në famil­je, duke u bazuar në bind­jen e vet.

 

Neni 16
Gjyki­mi për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes

1. Gjyka­ta ven­dos shqyr­timin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes bren­da 15 ditëve pas pra­nim­it të kërkesës.
2. Gjatë shqyr­tim­it të kërkesës për urd­hër mbro­jt­je­je, gjyka­ta dëgjon me rad­hë per­son­at në vijim:
a) vik­timën, për­faqë­suesin ligjor apo avokatin e saj;
b) të paditurin/ën (dhunuesin/en), për­faqë­suesin ligjor apo avokatin e tij/saj;
c) prokuror­in, nëse ky ka paraqi­tur kërkesën;
ç ) për­faqë­sue­sit e poli­cisë;
d) për­faqë­sue­sit e zyrës së shër­bimeve sociale pranë një­sisë në të cilën jeton përherë ose përko­hë­sisht per­soni i për­men­dur, kur kërkue­si është nën 18 vjeç, nuk ka zotësi për të vepru­ar apo dhu­na e ushtru­ar në famil­je ka ndikim mbi per­son­at e lart­për­men­dur;
dh) punon­jësit e qen­drave shën­de­të­sore apo të qen­drave të shër­bim­it dhe reha­bil­itim­it, të cilët kanë asis­tu­ar vik­timën pas ushtrim­it të dhunës mbi të;
e) dësh­mi­tarët, të cilët gjyka­ta i kon­sideron të domos­doshëm.
3. Në rastin kur kërke­sa është paraqi­tur nga policia/prokuroria, tërhe­q­ja e vik­timës nga pro­ce­si nuk sjell si paso­jë mos­gjykimin e çësht­jes së fil­lu­ar.

 

Neni 17
Vendi­mi i gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes

1.Gjykata mund të lësho­jë me vendim një urd­hër mbro­jt­je­je vetëm ndaj dhunue­sit të për­men­dur në kërkesë-padi.Ky vendim përm­ban vetëm masat mbro­jtëse që për­shkruhen në nenin 10 të këtij ligji. Gjyka­ta lëshon me vendim urdhrin e mbro­jt­jes duke cak­tu­ar një ose më shumë prej masave të për­cak­tu­ara në nenin 10 të këtij ligji, nëse vërte­ton se:
a) ekzis­to­jnë dyshime të arsyeshme për të besuar se dhunue­si për­bën rrezik për kry­er­jen e ndon­jë akti të dhunës në famil­je;
b) lëshi­mi i urdhrit të mbro­jt­jes me vendim gjykate është i nevo­jshëm për të mbro­j­tur sig­ur­inë, shën­detin, mirëqe­nien e viktimës/ave, urd­hër në të cilin, përveç kërkue­sit, gjyka­ta çmon se mund të përf­shi­hen edhe per­sona të tjerë, me të cilët kërkue­si ka lid­hje famil­jare ose intime, që mund të bëhen shkak për ushtrim­in e dhunës ndaj këtyre të fun­dit.
2. Gjyka­ta nuk mund të refu­zo­jë lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes për shkak të një pro­ce­si tjetër gjyqë­sor , ku përf­shi­het njëra prej palëve.
3. Vendi­mi për­fundim­tar i gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes, i cili, përveçse përm­bush kërke­sat e nen­it 310 të Kodit të Pro­ce­durës Civile, përm­ban:
a) masën e cak­tu­ar nga gjyka­ta;
b) kohëzg­jat­jen e masës, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 12 muaj, por me të drejtë shtyr­je­je;
c) njof­timin se shkel­ja e urdhrit të mbro­jt­jes, të lëshuar me vendim gjykate, për­bën vepër penale në kup­tim të nen­it 320 të Kodit Penal;
ç) njof­timin për të drejtën e ankim­it ndaj urdhrit të mbro­jt­jes, të lëshuar me vendim gjykate, bren­da 15 ditëve nga shpall­ja apo mar­r­ja dijeni e tij.
4. Urdhri i mbro­jt­jes, i lëshuar me vendim gjykate, i njofto­het men­jëherë dhunue­sit, i cili nuk ka qenë i pran­ishëm gjatë seancës gjyqë­sore, sipas nen­it 316 të Kodit të Pro­ce­durës Civile. Vik­ti­ma duhet të pajiset nga gjyka­ta me dy kop­je të vendim­it origji­nal, në mënyrë që njërën prej tyre ta mba­jë për vete dhe tjetrën ta vërë në dis­pozi­cion të poli­cisë në momentin që paraqitet nevo­ja.
5. Gjyka­ta, bren­da 24 orëve pas lëshim­it të urdhrit të mbro­jt­jes me vendim gjykate, u dër­gon nga një kop­je të tij per­son­ave në vijim:
a) vik­timës dhe per­son­ave të tjerë të shënuar në vendim;
b) prokuror­it, nëse ka bërë kërkesë;
c) zyrës së shër­bimeve sociale të një­sive ven­dore, ku janë me ban­im të përher­shëm apo të përkohshëm vik­ti­ma dhe per­son­at e tjerë të për­men­dur në vendim;
ç) komis­ari­atit të poli­cisë në rajonin ku janë me ban­im të përher­shëm apo të përkohshëm vik­ti­ma dhe per­son­at e tjerë të për­men­dur në vendim.

 

Neni 18
Gjyki­mi për lëshimin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 10329, datë 30.9.2010)

1. Gjyka­ta ven­dos në lid­hje me kërkesën për mbro­jt­je të men­jëher­shme:
a) të një të mituri, bren­da 24 orëve pas parashtrim­it të kërkesës;
b) të sub­jek­teve të tjera të dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare, bren­da 48 orëve pas parashtrim­it të kërkesës.
2. Në rastin e shqyr­tim­it të kërkesës për urd­hër të men­jëher­shëm mbro­jt­je­je, gjyka­ta mban një seancë ku dëgjo­hen per­son­at në vijim:
a) vik­ti­ma, për­faqë­sue­si ligjor apo avokati i saj;
b) dhunuesi/ja, për­faqë­sue­si apo avokati i tij/saj;
c) prokurori, nëse merr pjesë;
ç) kërkue­sit e tjerë, të parashikuar në nenin 13 të këtij ligji;
d) dësh­mi­tarët, të cilët gjyka­ta i kon­sideron të domos­doshëm.

 

Neni 19
Vendi­mi i gjykatës për lëshimin e urdhrave të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes

(Shtu­ar shkro­n­ja d) në pikën 5 të ligjit nr.10329, datë 30.9.2010)

1. Gjyka­ta lëshon me vendim urdhrin e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, duke cak­tu­ar një ose më shumë prej masave të për­cak­tu­ara në nenin 10 të këtij ligji, nëse kon­sta­ton se:
a) ekzis­to­jnë bazat për të besuar se i/e padituri/a (dhunuesi/ja) ka kry­er ose ka kër­cënuar se do të krye­jë ndon­jë vepër të dhunës në famil­je; ose
b) i/e padituri/a (dhunuesi/ja) paraqet kër­cën­im të drejtp ërdrejtë dhe të men­jëher­shëm për sig­ur­inë, shën­detin ose mirëqe­nien e vik­timës dhe të anë­tarëve të tjerë të famil­jes së vik­timës; ose
c) lëshi­mi i urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes me vendim gjykate është i nevo­jshëm për të mbro­j­tur sig­ur­inë, shën­detin, mirëqe­nien e vik­timës apo të anë­tarëve të tjerë të famil­jes së vik­timës, që mbro­hen me anë të urdhrit të mbro­jt­jes.
2. Gjyka­ta nuk mund të refu­zo­jë lëshimin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes për shkak të një pro­ce­si tjetër gjyqë­sor, ku përf­shi­het njëra prej palëve.
3. Vendi­mi për­fundim­tar i gjykatës për lëshimin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, i cili duhet të plotë­so­jë kërke­sat e nen­it 310 të Kodit të Pro­ce­durës Civile, përm­ban:
a) masën e cak­tu­ar nga gjyka­ta;
b) kohëzg­jat­jen e masës, e cila mbaron në momentin që fil­lon të zba­to­het urdhri i mbro­jt­jes i ven­do­sur nga gjyka­ta;
c) njof­timin se shkel­ja e vendim­it të gjykatës për lëshimin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes për­bën vepër penale, në kup­tim të nen­it 320 të Kodit Penal;
ç) njof­timin për të drejtën e ankim­it kundër vendim­it bren­da 5 ditëve nga shpall­ja apo mar­r­ja dijeni e tij;
d) datën e dëgjim­it për vërte­timin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, e cila është bren­da 20 ditëve prej lëshim­it të tij me vendim gjykate.
4. Urdhri i men­jëher­shëm i mbro­jt­jes, i lëshuar me vendim gjykate, i njofto­het men­jëherë dhunue­sit, i cili nuk ka qenë i pran­ishëm gjatë seancës gjyqë­sore, sipas nen­it 316 të Kodit të Pro­ce­durës Civile.
Vik­ti­ma duhet të pajiset nga gjyka­ta me dy kop­je të vendim­it origji­nal, në mënyrë që njërën prej tyre ta mba­jë për vete dhe tjetrën ta vërë në dis­pozi­cion të poli­cisë në momentin që paraqitet nevo­ja.
5. Gjyka­ta, bren­da 24 orëve pas lëshim­it të vendim­it, u dër­gon nga një kop­je të tij per­son­ave në vijim:
a) vik­timës dhe per­son­ave të tjerë të shënuar në vendim;
b) kërkuesve në kup­tim të nen­it 13 të këtij ligji;
c) zyrës së shër­bimeve sociale të një­sive ven­dore, ku janë me ban­im të përher­shëm apo të përkohshëm vik­ti­ma dhe per­son­at e tjerë të për­men­dur në vendim;
ç) komis­ari­atit të poli­cisë në rajonin ku janë me ban­im të përher­shëm apo të përkohshëm vik­ti­ma dhe per­son­at e tjerë të për­men­dur në vendim;

d) zyrave përm­ba­ri­more të ven­dit të ekzeku­tim­it.
6. Vendi­mi i gjykatës për nxjer­rjen e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes për­bën tit­ull ekzeku­tiv dhe ekzeku­to­het men­jëherë nga zyra e përm­barim­it, sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile (nenet 510/e, 516/c e vijues).

 

Neni 20

Gjyki­mi për vërte­timin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes

Pas për­fundim­it të seancës gjyqë­sore për nxjer­rjen e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, gjyka­ta vazh­don seancën për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes mbi bazën e kërkesës, në zba­tim të nen­it 16 të këtij ligji. Në për­fundim të pro­ce­sit gjyqë­sor gjyka­ta:
a) ven­dos anulim­in, si dhe ndër­pre­rjen e efek­teve të urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, të lëshuar më parë me vendim gjykate, kur ky i fun­dit nuk arrin të provo­het;
b) refu­zon lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes me vendim gjykate, kur nuk arrin të provo­het urdhri i men­jëher­shëm i mbro­jt­jes, i lëshuar më parë me vendim gjykate;
c) lëshon urdhrin e mbro­jt­jes me vendim gjykate në bazë të nen­it 17 të këtij ligji. Sipas nevo­jës, ky vendim mund t’i ndrysho­jë kushtet e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, të lëshuar më parë me vendim gjykate.

 

Neni 21
Anki­mi

1.Kundër vendim­it përkatës të gjykatës për nxjer­rjen e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes mund të bëhet ankim i veçan­të në bazë të dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile.
2. Kundër vendim­it për vërte­timin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes ose kundër vendim­it për nxjer­rjen e urdhrit të mbro­jt­jes me vendim gjykate mund të bëhet ankim bren­da afat­eve dhe rreg­ullave të për­cak­tu­ara në dis­poz­i­tat e Kodit të Pro­ce­durës Civile.
3. Paraqit­ja e ankim­it nuk e pezul­lon ekzeku­timin e vendim­it të gjykatës për lëshimin e urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes apo të urdhrit të mbro­jt­jes.

 

Neni 22
Rrethanat për ndryshimin, ndër­pre­rjen dhe vazhdimin e urdhrit të mbro­jt­jes

1.Nëse rrethanat kanë ndryshuar rrën­jë­sisht, vik­ti­ma (për­faqë­sue­si i saj), dhunuesi/ja ose prokurori, nëse ka mar­rë pjesë në pro­ces, mund të paraqesë kërkesë për ndryshimin ose ndër­pre­rjen e urdhrit të mbro­jt­jes.
2. Pas mar­rjes së kërkesës për ndryshimin ose ndër­pre­rjen e urdhrit të mbro­jt­jes, gjyka­ta vazh­don shqyr­timin e kërkesës, në bazë të nen­it 16 të këtij ligji. Në fund të shqyr­tim­it gjyka­ta ven­dos:
a) lënien në fuqi të urdhrit të mbro­jt­jes;
b) ndryshimin e urdhrit të mbro­jt­jes nëse kjo kërko­het nga rrethanat që kanë ndryshuar rrën­jë­sisht; ose
c) ndër­pre­rjen e tij, nëse kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 10 pika1 të këtij ligji nuk vle­jnë më, për shkak të ndryshim­it rrën­jë­sor të rrethanave.
3. Parashtri­mi i kërkesës për ndryshimin ose ndër­pre­rjen e urdhrit të mbro­jt­jes nuk e pezul­lon ekzeku­timin e vendim­it për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes.
4. Vik­ti­ma ose për­faqë­sue­si i autor­izuar prej saj, 15 ditë para për­fundim­it të efek­teve të vendim­it për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes, mund të parashtro­jë kërkesën për vazhdimin e tij. Nëse nuk parashtro­het kërke­sa, urdhri i mbro­jt­jes ndër­pritet automatik­isht në ditën e për­fundim­it të efek­teve të tij.
5. Pas mar­rjes së kërkesës për vazhdimin e urdhrit të mbro­jt­jes, gjyka­ta vazh­don me shqyr­timin e kërkesës, në bazë të nen­it 16 të këtij ligji. Në fund të shqyr­tim­it gjyka­ta ven­dos:
a) vërte­timin e ndër­pre­rjes së urdhrit të mbro­jt­jes në datën e për­fundim­it të efek­teve të tij; ose
b) vazhdimin e efek­teve të vendim­it për lëshimin e urdhrit të mbro­jt­jes, nëse vle­jnë kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 17 pika1 të këtij ligji.

 

Neni 23
Ekzeku­ti­mi i vendim­it gjyqë­sor

1.Vendimi gjyqë­sor, i cili përm­ban urdhrin e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, është për­fundim­tar dhe për­bën tit­ull ekzeku­tiv që në momentin që shpal­let (ose u njofto­het palëve).Gjykata lëshon një urd­hër ekzeku­ti­mi në të njëjtën kohë që lëshon urdhrin e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes.
2. Vendi­mi gjyqë­sor, që përm­ban urdhrin e mbro­jt­jes, për­bën tit­ull ekzeku­tiv pasi të mar­rë for­mën e pre­rë dhe ekzeku­to­het men­jëherë nga përm­barue­sit, sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile, komis­ari­atet e poli­cisë dhe njësitë e qev­eris­jes ven­dore (bash­ki, komu­na) apo edhe vetë dhunue­si vull­ne­tar­isht. Gjyka­ta lëshon urdhrin e ekzeku­tim­it në të njëjtën kohë që lëshon dhe urdhrin e mbro­jt­jes.
3. Punon­jësit socialë dhe efek­ti­vat e poli­cisë mar­rin të gjitha masat për ekzeku­timin e men­jëher­shëm dhe të vazh­dueshëm të masave mbro­jtëse të ven­do­sura kon­form nen­it 10 të këtij ligji.
4. Insti­tu­cionet, qen­drat rezi­den­ciale, qen­drat e shër­bimeve, OJF-të e licen­cuara për ofrim shër­bimesh zba­to­jnë masat e parashikuara në vendimin gjyqë­sor dhe koordi­no­jnë punën e tyre me njësitë e qev­eris­jes ven­dore dhe drej­toritë e poli­cisë, si ekzekutuese direkt të këtyre vendimeve.
5. Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm i vendim­it të gjykatës bëhet nga zyrat e shër­bim­it përm­ba­ri­mor, kon­form dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile (nenet 510 e vijues).
6. Në rast të mosekzeku­tim­it vull­ne­tar nga organet zbat­uese të vendim­it të gjykatës, siç për­shkruhet në pikat 2 dhe 4 të këtij neni, përf­shirë dhe të paditurin/ën, të cilëve u komu­niko­het vendi­mi, ndiqet ekzeku­ti­mi i detyru­ar në bazë të dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile. Në këto raste, ndaj per­son­ave përgjegjës për mosekzeku­timin e vendim­it të gjykatës zba­to­hen sank­sionet përkatëse të parashikuara në nenet 320 e 320/a të Kodit Penal, si edhe sank­sionet e parashikuara në nenin 606/3 të Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

 

KREU V
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 24
Pro­ced­i­mi penal

Lëshi­mi i urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes apo urdhrit të mbro­jt­jes me vendim gjykate nuk i ndalon palët e intere­suara të nisin pro­cesin penal, për sa i për­ket veprimeve apo mosveprimeve që për­bëjnë figu­ra të veprave penale.

 

Neni 25
Aktet nën­ligjore

Këshilli i Min­is­trave nxjerr aktet nën­ligjore për zba­timin e këtij ligji bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e tij.

 

Neni 26
Hyr­ja në Fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 qer­shor 2007.

Shpal­lur me dekretin nr.5182, datë 12.1.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim