LIGJ Nr. 9355, datë 10.3.2005

PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Ky ligj ka për qël­lim:
1. Të për­cak­to­jë ndih­mën dhe shër­bimet shoqërore për indi­vidët dhe gru­pet në nevo­jë, të
cilët nuk mund të sig­uro­jnë plotësimin e nevo­jave bazë jetike, zhvil­lim­in e aftë­sive dhe të mundë­sive per­son­ale dhe rua­jt­jen e integritetit për shkak të aftë­sive dhe mundë­sive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore.
2. Të zbusë var­fërinë dhe për­jash­timin shoqëror për indi­vidët dhe famil­jet, si dhe të kri­jo­jë mundësi për inte­grim­in e tyre, nëpër­m­jet sig­urim­it të një sis­te­mi ndërhyr­jesh e shër­bimesh për për­mirësimin e jetesës së tyre.

 

Neni 2

Ky ligj rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et e financim­it e të ofrim­it të ndih­mës shoqërore dhe shër­bimeve në Shqipëri

 

Neni 3

Parimet bazë, mbi të cilat funk­sionon ske­ma e ndih­mës dhe e shër­bimeve shoqërore, janë:
a) respek­ti dhe garan­ti­mi i vler­ave dhe i per­son­alitetit të indi­vid­it;
b) uni­ver­saliteti;
c) barazia e mundë­sive;
ç) e drej­ta për të për­fi­tu­ar;
d) part­ner­iteti;
dh) trans­paren­ca dhe paan­sh­mëria;
e) decen­tral­iz­i­mi;
ë) pavarësia, inte­gri­mi shoqëror dhe pjesë­mar­r­ja në jetën e komu­nitetit;
f) mos­diskri­m­in­i­mi;
g) karak­teri sub­ven­cionues;

 

Neni 4

(Hequr fjalë tek pika 13 me ligjin nr. 9602, datë 28.7.2006)

(Shtu­ar pika 23 me ligjin nr. 10253, datë 11.3.2010)

(Ndryshuar fjalë dhe shtu­ar pikat 1/1 dhe 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30 dhe 31 me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Në kup­tim të këtij ligji:
1.  “Ndih­më ekonomike” është mbështet­ja, në para, që u jepet famil­jeve dhe indi­vidëve në nevo­jë, sipas për­cak­timeve të bëra në këtë ligj.

1/1. “Për­fitime në natyrë” është mbështet­ja në mall­ra ushqi­more dhe të për­dorim­it të përdit­shëm e në veshm­bat­h­je, që u jepen famil­jeve dhe indi­vidëve në nevo­jë, sipas për­cak­timeve të bëra në këtë ligj.
2. “Pagesë për per­son­at me aftësi të kufizuar” është page­sa mujore, në lekë, që u jepet
per­son­ave me aftësi të kufizuar, sipas për­cak­tim­it të këtij ligji.
3. “Per­son me aftësi të kufizuar” është indi­vi­di, të cilit i është kufizuar aftësia, si paso­jë e dëm­tim­it fizik, shqisor, të intelek­tit, psikiko-men­dor, të lin­dura apo të fitu­ara gjatë jetës nga aksi­dente, sëmund­je të përkohshme ose të përher­shme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lid­hen me punësimin.
4. “Invalid pune” është indi­vi­di që është deklaru­ar i tillë me vendim të Komi­sion­it Mjekë­sor të Cak­tim­it të Aftë­sisë për Punë, që për­fi­ton nga ligji nr. 7889, datë 14. 12. 1994 “Për sta­tusin e invalidëve”, i ndryshuar.
5. “Shër­bime shoqërore” është tërësia e shër­bimeve që u ofro­het indi­vidëve dhe gru­peve në nevo­jë, të cilët nuk janë në gjend­je të për­bal­lo­jnë, me burimet që kanë, nevo­jat e tyre jetë­sore për rua­jt­jen, zhvil­lim­in dhe reha­bil­itimin e mundë­sive indi­vid­uale, për të kapër­cy­er nevo­jat emergjente ose kro­nike.
6. “Njësi e pushtetit ven­dor” është bashkia ose komu­na, ku sub­jek­tet për­fituese, sipas këtij ligji, ushtro­jnë të drejtën për të kërkuar kom­pen­simin e të ard­hu­rave mate­ri­ale ose/dhe mon­etare, të cilat u mungo­jnë plotë­sisht ose pjesër­isht, si dhe për shër­bime shoqërore.
7. “Admin­is­tra­tor shoqëror” është nëpunësi civ­il i organ­eve të pushtetit ven­dor, i cili admin­istron doku­menta­cionin e aplikan­tëve për për­fitimin e ndih­mës ekonomike dhe pagesës së aftë­sisë së kufizuar dhe ofrim­in e shër­bimeve shoqërore për indi­vidët në nevo­jë.
8. “Famil­je” është një grup indi­vidësh, që lid­hen në mar­rëd­hënie bashkëshort­ore, si dhe mar­rëd­hëni­et prindër-fëmi­jë, mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet anë­tarëve të famil­jes dhe ato të kujdestarisë, që jeto­jnë në të njëjtën stre­hë.
9. “Famil­je kujdestare” është një famil­je alter­na­tive, sipas përku­fizim­it të dhënë në nenin
266 të ligjit nr. 9062, datë 8. 5. 2003 “Kodi i Famil­jes”.
10. “Kryetar i famil­jes” është per­soni, sipas kësaj ren­dit­je­je: babai, nëna, anë­tari më i madh i famil­jes, në grup-moshën aktive 18–65 vjeç, anë­tari më i ri i famil­jes, në grup-moshën mbi 65 vjeç, dhe kujdestari, kur të gjithë anë­tarët e famil­jes janë nën moshën 18 vjeç.
11. “Famil­je në nevo­jë” është famil­ja, që nuk ka të ard­hu­ra mate­ri­ale ose/dhe mon­etare apo i ka të pam­jaftueshme, nga veprim­taria ekonomike, pro­grame të tjera të mbro­jt­jes shoqërore dhe kap­i­tali.
12. “Famil­je bujqë­sore” është famil­ja, që ka në pronësi tokë të punueshme, pavarë­sisht nga
vend­ndod­h­ja e famil­jes ose e tokës.
13. “Të ard­hu­ra të famil­jes” janë të ard­hu­rat e të gjithë anë­tarëve të famil­jes nga çdo lloj buri­mi, duke përf­shirë dhe ata që përko­hë­sisht jeto­jnë dhe puno­jnë jashtë shtetit. Nuk përf­shi­hen në të ard­hu­rat e famil­jes page­sat që mar­rin pjesë­tarët e famil­jes me aftësi të kufizuar men­dore ose fizike/të verbrit, para­plegjikët e tetraplegjikët, për­fitimet e invalidëve sipas Sta­tusit të Inva­lid­it të Punës, si dhe page­sat për fëmi­jët e lin­dur si trin­jakë a më shumë.
14. “Jetim” është fëmi­ja pa prindër, deri në moshën 25 vjeç, sipas për­cak­tim­it të bërë në
ligjin nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për sta­tusin e jetim­it”.
15. “Shër­bime shoqërore në komu­nitet” janë të gjitha llo­jet e shër­bimeve shoqërore, pub­like
dhe jop­ub­like, që kry­hen në niv­el ven­dor në ter­ri­torin nën juridik­sion­in e bashk­isë ose komunës.
16. “Per­son i moshuar” është per­soni, që ka arrit­ur moshën e pen­sion­it të ple­qëri së, sipas
legjis­la­cionit në fuqi.
17. “Vend­ban­im” është ven­di ku famil­ja ose per­soni, për shkak të punës apo të shër­bi­mi t të
përher­shëm, të ndod­hjes së pasurisë ose të real­izim­it të intere­save të vet, qën­dron zakon­isht ose të shumtën e kohës.
18. “Vendqën­drim” është ven­di ku banohet për një kohë të cak­tu­ar për arsye pune, studi­mi, tra­j­ti­mi mjekë­sor, pushi­mi, shër­bi­mi të detyru­ar ushtarak apo vua­jt­je­je dën­i­mi, si dhe raste të tjera të kësaj natyre.
19. “Burime jetese” janë të gjitha mjetet mon­etare ose të ard­hu­rat në natyrë, të cilat bëjnë të
mundur jetesën.
20. “Veprim­tari ekonomike” është çdo veprim­tari, në for­mën e punësim­it, të vetëpunësim­it, të punës që kry­het pa pagesë pranë një anë­tari të vetëpunë­suar të famil­jes, si dhe çdo veprim­tari tjetër e ngjashme, që sjell të ard­hu­ra për indi­vidët dhe famil­jet e tyre.
21. “Kap­i­tal” është çdo lloj prone ose pasurie që mund të sjel­lë të ard­hu­ra.
22. “Veprim i qël­limshëm” është çdo veprim që syn­on të shmangë punësimin e shpër­bly­er, kual­i­fikimin për punësim dhe për mundësi punësi­mi, tra­j­timin mjekë­sor në rastet e për­dorue­sit të drogës ose të për­dorue­sit me tepri të alkoolit, mospër­dorim­in e kap­i­tal­it atje ku është mundësia për të sig­u­ru­ar mjetet e domos­doshme të jetesës, dhënies reale të të ard­hu­rave, si dhe çdo veprim që nxit ndar­jen e famil­jeve, që vërte­to­het se kanë të njëjtën stre­hë, për për­fitim nga ndih­ma ekonomike.

23. “Vik­timë e trafikim­it”, nënkup­ton­per­son­in­fizik, qëështëob­jek­ti­trafikimit­tëqe­nieven­jerë­zore, sipaspërku­fizimit­tëshkro­n­jës “e” tënen­it 4 tëligjit nr.9642, datë 20.11.2006 “Për­rat­i­fikimin e kon­ven­tëssëKëshillit­tëEu­ropës “Për­masatkundër­trafikimit­tëqe­nieven­jerë­zore.

24. “Para­plegjik” është çdo per­son që vuan nga par­al­iza e dy anë­sive të poshtme.
25. “Tetraplegjik” është çdo per­son që vuan nga par­al­iza e katër anë­sive.
26. “Fëmi­jë” është fëmi­ja, sipas për­cak­tim­it të dhënë në ligjin nr. 10 347, datë 4.11.2010 “Për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës”.
27. “Per­son mbi moshë pune” është per­soni fizik që, në çastin e vlerësim­it të kritereve për për­fitimin e ndih­mës ekonomike, është mbi moshën e për­cak­tu­ar për atë vit, për të drejtën e pen­sion­it, sipas nen­it 92 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

28. “Indi­vid në nevo­jë” është per­soni fizik që është: jetim, vik­timë e trafikim­it, vik­timë e dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare.
29. “Vik­timë e dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare” është çdo per­son, sipas përku­fizim­it të dhënë në pikën 4 të nen­it 3 të ligjit nr. 9969, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar, për të cilin është lëshuar urd­hër mbro­jt­je­je ose urd­hër mbro­jt­je­je i men­jëher­shëm, me vendim të gjykatës.
30. “Punë dhe shër­bime” janë punët apo shër­bimet, që ofro­hen nga organet e qev­eris­jes ven­dore në komu­nitet, apo punët dhe shër­bimet, që ofro­hen nga pro­grame dhe pro­jek­te të orga­nizuara nga insti­tu­cione e struk­tu­ra të qev­eris­jes qen­drore.
31. “Kujdestar me pagesë” është per­soni i cak­tu­ar për t’u kujdesur për per­son­in me aftësi të kufizuara, që ofron shër­bim për të në veprim­tar­inë e përdit­shme, në shtëpi, në udhë­tim, në punë, në shkol­lë dhe në veprim­tar­itë shoqërore.

 

KREU II
PËRFITUESIT E NDIHMËS DHE TË SHËRBIMIT SHOQËROR

 

Neni 5

(Shtu­ar pika 4 me ligjin nr. 10252, datë 11.3.2010)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Për­fitue­sit e ndih­mës ekonomike janë:
1. Famil­jet në nevo­jë.
2. Jetimët, të cilët nuk janë në insti­tu­cione.
3. Prindërit me më shumë se 2 fëmi­jë të lin­dur njëherësh, që u përkasin famil­jeve në nevo­jë.
4. Vik­ti­mat e trafikim­it, pas dal­jes nga insti­tu­cionet e përku­jde­sit shoqëror, deri në çastin e punësim­it të tyre.
5. Vik­ti­mat e dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare, për peri­ud­hën e vlef­sh­mërisë së urdhrit të mbro­jt­jes ose të urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes.

 

Neni 6

Për­fitue­sit e shër­bimeve shoqërore janë fëmi­jët, të rin­jtë deri në moshën 25 vjeç, të moshuar­it, per­son­at me aftësi të kufizuar, gratë, vajzat në nevo­jë, si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në gru­pet në nevo­jë.

 

Neni 7

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9602, datë 28.7.2006)

Për­fitues të pagesës për aftës­inë e kufizuar janë:
1. Shfuqizuar.
2. Para­plegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklaro­hen me vendim të Komi­sion­it Mjekë­sor të
Cak­tim­it të Aftë­sisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarë­sisht nga shkaku dhe mosha.
3. Per­son­at me aftësi të kufizuar, të cilët deklaro­hen të paaftë për punë me vendim të
Komi­sion­it Mjekë­sor të Cak­tim­it të Aftë­sisë për Punë.
4. Per­son­at, të cilët janë deklaru­ar invalidë pune me vendim të Komi­sion­it Mjekë­sor të Cak­tim­it të Aftë­sisë për Punë, që për­fi­to­jnë pen­sion inva­liditeti dhe sht­esë mujore mbi të, sipas Sta­tusit të Inva­lid­it të Punës.

 

Neni 8

Per­son­at për­fitues që për­cak­to­hen në pikat 1, 2, 3 të nen­it 7 të këtij ligji, të cilët me vendim të komi­sion­eve mjekë­sore të posaçme për­cak­to­hen se kanë nevo­jë për përku­jdesje, për­fi­to­jnë edhe një kujdestar me pagesë.

 

Neni 9

Nga ky ligj nuk për­fi­to­jnë:
1. Shte­t­a­sit shqip­tarë që bano­jnë jashtë ven­dit si emi­grantë, me për­jash­tim të per­son­ave dhe të famil­jeve të tyre të cak­tu­ar me punë pranë për­faqë­sive tona diplo­matike dhe orga­niz­mave
ndërkom­bë­tarë.
2. Azilkërkue­sit, të cilët nuk kanë mar­rë sta­tusin e azilit.
3. Shte­t­a­sit shqip­tarë, shte­t­a­sit e huaj ose per­son­at pa shtetësi, të cilët kanë nevo­jë për ndih­më emergjente, si paso­jë e fatke­që­sive naty­rore dhe e luftërave.

 

KREU III
LLOJET E PËRFITIM IT TË NDIHMËS EKONOMIKE DHE TË SHËRBIMEVE SHOQËRORE

 

Neni 10

(Ndryshuar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Ndih­ma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë dhe e kushtëzuar, që jepet në for­mën e një shpër­bli­mi mujor në lekë, për kat­e­goritë e për­cak­tu­ara në nenin 5 të këtij ligji. Kriteret e për­fitim­it të ndih­mës ekonomike vlerë­so­hen sipas nevo­jave dhe mba­jnë parasysh gjend­jen e var­fërisë, të cilat vlerë­so­hen bashkër­isht, duke dhënë pesha speci­fike të qar­ta, objek­tive dhe trans­par­ente, si pjesë e një for­mule të pikëzuar. Kriteret, deta­jet e for­mulës dhe pro­ce­du­rat për për­cak­timin e për­fitim­it për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Famil­jet dhe indi­vidët në nevo­jë kanë të drejtë të mar­rin për­fitime në natyrë, sipas kritereve dhe pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
3. Kushtëz­i­mi i ndih­mës ekonomike bëhet:
a) kur per­soni në moshë pune, anë­tar i famil­jes në nevo­jë, nuk merr pjesë në punë apo shër­bime;
b) në raste të tjera të parashikuara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Fëmi­jët e famil­jes në nevo­jë, të cilët për­fi­to­jnë ndih­më ekonomike, si dhe jetimët që nuk janë në insti­tu­cione që ndjekin arsimin e detyrueshëm, sipas ligjit nr. 7952, datë 21.6.1995 “Për arsimin parau­ni­ver­si­tar”, të ndryshuar, mar­rin një pagesë sht­esë, deri në mbarim­in e arsim­it të detyrueshëm, në masën e për­cak­tu­ar nga Këshilli i Min­is­trave.
5. Anë­tar­it të famil­jes në nevo­jë, që është per­son me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk i llog­a­ritet masë ndihme ekonomike në struk­turën e masës së ndih­mës ekonomike për famil­jen.
6. Masa mujore e ndih­mës ekonomike, sipas struk­turës së famil­jes, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni, kohëzg­jat­ja e kriteret që duhet të plotë­so­jnë famil­jet dhe indi­vidët në nevo­jë për kushtëz­imin e për­fitim­it të ndih­mës ekonomike, si dhe mënyra e për­l­log­a­r­it­jes së kohëzg­jat­jes së për­fitim­it të ndih­mës ekonomike për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
7. Min­istri përgjegjës për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore nxjerr udhëz­im për mënyrën e për­l­log­a­r­it­jes së masës së ndih­mës ekonomike.

 

Neni 11

1. Page­sa për per­son­at me aftësi të kufizuar jepet në for­mën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta indi­vidë dhe për kujdestarët e tyre për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Për­fitue­sit e për­cak­tu­ar në nenin 7 të këtij ligji, të klasi­fikuar me vendim të komi­sion­eve mjekë­sore të aftë­sisë në gru­pet e dyta të paaftë­sisë, hum­basin të drejtën e pagesës së aftë­sisë së kufizuar në çastin e punësim­it të tyre.

 

Neni 12

Shër­bimet shoqërore, sipas natyrës, nda­hen në:
a) shër­bime të përku­jde­sit shoqëror;
b) shër­bime të përku­jde­sit shoqëror-mjekë­sor.

 

Neni 13

1. Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror përf­shi­jnë shër­bimet që u ofro­hen indi­vidëve, famil­jeve, gru­peve në nevo­jë, komu­niteteve, të për­cak­tu­ara në nenin 6 të këtij ligji, për plotësimin e nevo­jave të tyre jetë­sore.
2. Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror-mjekë­sor ofro­hen nga per­son­eli i spe­cial­izuar në qen­dra riin­te­gruese dhe reha­bil­ituese rezi­den­ciale, në qen­dra ditore ose në famil­je, për indi­vidët, të cilët nuk janë në gjend­je të jeto­jnë nor­mal­isht, për shkak të përke­qësimeve të përkohshme apo të përher­shme fizike, psikike dhe men­dore.

 

Neni 14

Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror, sipas mënyrës së orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it, janë:
a) shër­bime të përku­jde­sit rezi­den­cial;
b) shër­bime të përku­jde­sit komu­ni­tar .

 

Neni 15

(Shtu­ar pikat 3, 4 dhe 5 me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Shër­bi­mi në insti­tu­cionet rezi­den­ciale ofro­het për indi­vidë, për të cilët përku­jde­sa në shtëpi nuk është i mundur. Ven­dos­ja e tyre në qen­drat e përku­jde­sit shoqëror bëhet me pëlqimin e per­son­it, pas vlerësim­it të gjend­jes shoqërore, ekonomike dhe mjekë­sore të tij.
2. Shër­bimet e përku­jde­sit komu­ni­tar ofro­hen në qen­dra ditore, në shtëpitë e indi­vidëve ose në famil­jen kujdestare, sipas nevo­jave speci­fike të gru­peve për­fituese.

3. Pro­ce­du­ra e evi­den­tim­it të famil­jes kujdestare orga­ni­zo­het dhe mbikëqyret nga struk­tu­rat e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore të organ­eve të qev­eris­jes ven­dore, të cilat ngrenë pranë tyre komi­sionet mul­ti­disi­pli­nare për vlerësimin e rasteve. Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i komi­sion­eve mul­ti­disi­pli­nare për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e mirat­u­ar nga organet e qev­eris­jes ven­dore, në për­puth­je me për­cak­timet e ligjit nr. 8652, datë 30.7.2000 “Për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e qev­eris­jes ven­dore”, të ndryshuar.
4. Kriteret, doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­ra që do të ndiqet nga struk­tu­rat e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore të organ­eve të qev­eris­jes ven­dore, për evi­den­timin e famil­jeve kujdestare, si dhe masa e financim­it për shpen­zimet e fëmi­jës të ven­do­sur në famil­je kujdestare për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
5. Min­istri përgjegjës për çësht­jet e ndih­mës dhe të shër­bimeve shoqërore nxjerr udhëz­im për pro­ce­du­rat dhe zba­timin e stan­dard­eve të shër­bimeve.

 

Neni 16

Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror, sipas mënyrës së financim­it, klasi­fiko­hen në shër­bime pub­like dhe në shër­bime pri­vate.

 

Neni 17

(Shtu­ar fjali në para­grafin e dytë me ligjin nr. 10252, datë 11.3.2010)

1. Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror pub­lik përf­shi­jnë shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror, që
ofro­hen në insti­tu­cionet rezi­den­ciale, ditore ose në shtëpi, për gru­pet në nevo­jë.
Këto shër­bime finan­co­hen nga bux­heti qen­dror dhe nga bux­hetet e pavaru­ra të organ­eve të
qev­eris­jes ven­dore. Shër­bi­mi Social shtetëror admin­istron shër­bime shoqërore për indi­vidët në niv­el kom­bë­tar.
Bashk­itë ose komu­nat admin­istroj në të gjitha shër­bimet shoqërore për indi­vidë, që janë
banorë të atij qyteti apo komune.
Qarku admin­istron shër­bime kur ato ofro­hen për indi­vidë, që u përkasin disa një­sive
ven­dore në atë qark.
2. Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror pri­vat përf­shi­jnë shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror, që
ofro­hen në qen­drat rezi­den­ciale, në qen­drat ditore ose në shtëpi, të finan­cuara pri­vatisht.

 

Neni 18

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

1. Veprim­tar­itë e përku­jde­sit­shoqëror, të për­cak­tu­ara në këtë ligj, përf­shi­hen në kat­e­gor­inë  X.1 të shto­jcës së ligjit për licen­cat. Licenci­mi I këtyre veprim­tarive bëhet sipas ligjit për licen­cat.
2. Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror pub­lik, që finan­co­hen me fondet e bux­hetit qen­dror apo ven­dor prokuro­hen nga organet e pushtetit ven­dor tek ofrue­sit pri­vatë të tyre, sipas legjis­la­cionit në fuqi për prokurim­in pub­lik.
3. Organet e pushtetit ven­dor lid­hin kon­tratë me per­son­at juridikë pri­vatë fitues, për
shër­bimet që ato ofro­jnë në juridik­sion­in e ter­ri­torit të tyre.
4. Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore har­ton stan­dard­et e shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror dhe kon­trol­lon zba­timin e tyre. Stan­dard­et e shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

KREU IV
KRITERET E PËRFITIMIT DHE PROCEDURA E DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE DHE TË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE SHOQËRORE

 

Neni 19

(Shtu­ar pikat 4 dhe 5 të ligjit nr. 10399, datë 17.3.2011)

Ndih­ma ekonomike, që për­fi­to­jnë famil­jet në nevo­jë, është e plotë ose e pjesshme.
1. Ndih­më ekonomike të plotë për­fi­to­jnë famil­jet ose indi­vidët, që nuk kanë të ard­hu­ra nga: a) veprim­taria ekonomike;
b) pro­gram­et e ndih­mës dhe të shër­bimeve shoqërore ose ndon­jë sis­tem tjetër i mbro­jt­jes
shoqërore;
c) kap­i­tali;
ç) pjesë­tarët e famil­jes që janë në emi­gra­cion.
2. Ndih­ma ekonomike është e pjesshme kur famil­ja pre­tenduese ka të ard­hu­ra të
pam­jaftueshme nga:
a) toka;
b) bagë­tia, shpendët, bletët, vreshtaria e kop­shtaria;
c) pen­sionet dhe të ard­hu­ra të tjera.
3. Vlerësi­mi në koe­fi­cient i të ard­hu­rave të për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “a” dhe “b” të pikës 2 të këtij neni, për efekt të llog­a­r­it­jes së ndih­mës ekonomike të plotë ose të pjesshme, për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

4. Për­jash­to­hen nga llog­a­r­it­ja e të ard­hu­rave, sipas pikës 3 të këtij neni, famil­jet në nevo­jë kur:
a) nuk kanë krye­famil­jarë, për arsye të vdek­jes së të dy prindërve, të cilët kanë pasur fëmi­jët në ngarkim;
b) njëri prej prindërve është duke vua­j­tur dën­imin me burgim, për vepra penale, me vendim gjykate të for­mës së pre­rë, ndërko­hë që prin­di tjetër nuk jeton, të cilët kanë pasur fëmi­jët në ngarkim;
c) njërit prind i është hequr e drej­ta prindërore me vendim gjykate, ndërko­hë që prin­di tjetër nuk jeton, në gjend­jen famil­jare të të cilit ka fëmi­jë;
ç) kanë si krye­famil­jar një per­son me aftësi të kufizuara, fizike e men­dore, i ver­bër, paraplegjik/tetraplegjik ose invalid pune, dhe anë­tarët e tjerë të famil­jes së tij janë fëmi­jë ose per­sona mbi moshë pune, të cilët nuk për­fi­to­jnë pen­sion;
d) kanë si krye­famil­jar nënën, ndërko­hë që prin­di tjetër nuk jeton, si dhe kur anë­tarët e famil­jes së tij janë fëmi­jë ose per­sona mbi moshë pune, të cilët nuk për­fi­to­jnë pen­sion;
dh) kanë si krye­famil­jar një pjesë­tar të famil­jes që është mbi moshë pune dhe, kur anë­tarët e famil­jes së tij janë fëmi­jë dhe per­sona mbi moshë pune, pavarë­sisht nga të ard­hu­rat, nga pen­sioni apo toka;
e) janë famil­je të mbyl­lu­ra në shtëpi, si paso­jë e gjak­mar­rjes;
ë) janë famil­je që i përkasin minoritetit rom;
f) janë famil­je nën nivelin e var­fërisë, sipas listës së për­cak­tu­ar në aktet nën­ligjore përkatëse.
5. Këshilli i Min­is­trave, kur e sheh të nevo­jshme, parashikon edhe raste të tjera të për­jash­tim­it nga llog­a­r­it­ja e të ard­hu­rave, përveç atyre të parashikuara në pikën 4 të këtij neni.

 

Neni 20

(Ndryshuar pika 2 dhe fjalia e dytë e pikës dhe 3, si dhe shtu­ar fjalë në pikën 4 të ligjit nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Ndih­ma ekonomike dhe page­sa e per­son­ave me aftësi të kufizuar shpërn­da­hen një herë në muaj me vendim të këshillit të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore.

2. Kërke­sa për të për­fi­tu­ar ndih­më ekonomike bëhet me shkrim nga:
a) kryetari i famil­jes;
b) secili prej bashkëshort­ëve, në rastet kur ata janë në pro­ces zgjid­hje­je martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të for­mës së pre­rë.
Kërke­sa nën­shkruhet edhe nga të gjithë anë­tarët mad­horë të saj, duke deklaru­ar edhe per­son­in mad­hor që do të admin­istro­jë paratë. Aplikan­tët paraqesin doku­menta­cionin e nevo­jshëm tek admin­is­tra­tori shoqëror pranë një­sisë së qev­eris­jes ven­dore.
3. Kërke­sa dhe doku­menta­cioni për të për­fi­tu­ar pagesë për per­son­at me aftësi të kufizuar paraqiten tek admin­is­tra­tori shoqëror në njësitë e qev­eris­jes ven­dore. Kriteret, pro­ce­du­ra dhe doku­menta­cioni për për­fitimin e pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuara, si dhe të kujdestarëve të tyre për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Kërke­sa dhe doku­menta­cioni për të për­fi­tu­ar shër­bime të përku­jde­sit shoqëror paraqiten tek admin­is­tra­tori shoqëror në njësitë e qev­eris­jes ven­dore. Kriteret, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni e pra­nim­it në insti­tu­cionet e përku­jde­sit shoqëror dhe për shër­bimet në komu­nitet për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 21

(Shtu­ar fjalë me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Këshilli i bashk­isë ose komunës ka të drejtë të mira­to­jë kritere speci­fike për të dhënë ndih­më ekonomike ose për të ofru­ar shër­bime të përku­jde­sit, me fondet e bux­hetit ven­dor dhe deri në 3 për qind të fon­dit të kushtëzuar për bllok-ndih­mën ekonomike, për famil­jet me shumë pjesë­tarë apo famil­jet në nevo­jë.

 

Neni 22

Per­son­at, që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror, pra­nohen në insti­tu­cionet rezi­den­ciale pub­like pa pagesë, nëse famil­jet e tyre nuk kanë asnjë të ard­hur. Shpen­zimet e tyre mbu­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit.

 

Neni 23

1. Per­son­at, që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror dhe kanë të ard­hu­ra per­son­ale, pra­nohen në insti­tu­cionet pub­like të përku­jde­sit, kun­drejt një pagese në raport me të ard­hu­rat e tyre mujore ose të ard­hu­rat e indi­vidëve të tjerë përgjegjës. Masa e kon­tribu­tit për­cak­to­het me vendim të K ëshillit të Min­is­trave.
2. Page­sa e per­son­ave me aftësi të kufizuar, sipas nen­it 7 të këtij ligji, nuk përf­shi­het në llog­a­r­it­jen e të ard­hu­rave per­son­ale të per­son­ave, që ven­dosen në insti­tu­cionet pub­like të përku­jde­sit shoqëror.
3. Për­fituesve të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror, që ven­dosen në insti­tu­cionet e përku­jde­sit, u jepet në dorë një shumë në lekë për shpen­z­ime per­son­ale. Kjo shumë për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 24

Nivelet e kuo­tave të shpen­z­imeve të përku­jde­sit shoqëror në insti­tu­cionet pub­like rezi­den­ciale dhe komu­nitare mira­to­hen nga Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore. Nivelet e kuo­tave të shpen­z­imeve në insti­tu­cionet pri­vate nuk mund të jenë më të ulë­ta se ato në insti­tu­cionet pub­like.

 

Neni 25

Aplikue­si, të cilit i refu­zo­het kërke­sa për për­fitim të ndih­mës ekonomike, pagesës për aftës­inë e kufizuar ose të shër­bim­it shoqëror me vendim të këshillit të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore, ka të drejtë për ankimin në gjykatë.

 

KREU V
DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I SKEMËS SË NDIHMËS DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE

 

Neni 27

(Zëvendë­suar fjalë dhe shtu­ar shkro­n­ja dh) në pikën 5 me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Shër­bi­mi Social Shtetëror është insti­tu­cion pub­lik, në varësi të Min­istrisë përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore.
2. Statu­ti i Shër­bim­it Social Shtetëror mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
3. Shër­bi­mi Social Shtetëror admin­istro­het dhe drej­to­het nga Këshilli Admin­is­tra­tiv, i cili
është organi më i lartë vendim­mar­rës.
4. Funk­sionet dhe anë­tarësia e Këshillit Admin­is­tra­tiv për­cak­to­hen me vendim të Këshillit
të Min­is­trave.
5. Shër­bi­mi Social Shtetëror përgjig­jet për zba­timin e poli­tikave të Min­istrisë përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore në fushën e ndih­mës dhe të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror për:
a) pro­gramimin dhe kon­trol­lin e për­dorim­it të fondeve të Bux­hetit të Shtetit për ndih­mën
ekonomike, pagesën e per­son­ave me aftësi të kufizuar dhe shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror;
b) mon­i­torim­in e stan­dard­eve të shër­bimeve dhe propoz­imin për mira­tim të shër­bimeve të reja;
c) për­cak­timin e doku­menta­cionit unik të nevo­jshëm për aplikue­sit dhe për­fitue­sit e
shër­bimeve shoqërore, sipas këtij ligji.

dh) ngre dhe admin­istron regjistrin elek­tron­ik kom­bë­tar, i cili përf­shin aplikan­tët dhe për­fitue­sit e ndih­mës ekonomike, të pagesës së aftë­sisë së kufizuar dhe të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror.

 

Neni 28

(Ndryshuar fjalia e dytë e pikës 4 me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore është autoriteti përgjegjës për har­timin e poli­tikave, të legjis­la­cionit, pro­gramimin e fondeve të ndih­mës ekonomike, pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe të shër­bimeve shoqërore, nor­mave dhe stan­dard­eve të shër­bimeve, si dhe kon­trol­lin e zba­tim­it të tyre në të gjitha nivelet e struk­tu­rave qen­drore dhe ven­dore, në sek­torin pub­lik dhe pri­vat.
2. Min­istri pergjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore ngre Inspek­toratin e Ndih­mës Ekonomike, Pagesës për Per­son­at me Aftësi të Kufizuar dhe Shër­bimeve Shoqërore, i cili kon­trol­lon veprim­tar­inë dhe zba­timin e legjis­la­cionit në struk­tu­rat dhe insti­tu­cionet në varësi të tij dhe sek­sionet e ndih­mës ekonomike në bash­ki ose komu­na, si dhe mira­ton doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në nenin 26 pika 5 shkro­n­ja “c” të këtij ligji.
3. Pro­ce­du­ra e kry­er­jes së kon­trol­lit nga ky Inspek­torat për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore grum­bul­lon infor­ma­cione, sta­tis­ti­ka dhe raporte nga njësitë e pushtetit ven­dor, me qël­lim vlerësimin dhe mon­i­torim­in e zba­tim­it të poli­tikave, arrit­jen e stan­dard­eve për ndih­mën ekonomike, kry­er­jen e pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror. Përm­ba­jt­ja, që do të kenë infor­ma­cionet dhe raportet e një­sive të qev­eris­jes ven­dore, tregue­sit sta­tis­tiko­rë, që do të mblid­hen, peri­od­iciteti i mbled­hjes së tyre, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 28

Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore har­ton dhe paraqet pranë Min­istrisë së Finan­cave nevo­jat për fonde nga bux­heti për ndih­mën ekonomike, pagesën për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe për shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror.

 

Neni 29

(Shtu­ar para­grafi i dytë në pikën 7 me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Këshilli i bashk­isë ose komunës ka këto përgjegjësi:
1. Mira­ton fondin dhe num­rin e famil­jeve në skemën e ndih­mës ekonomike.
2. Mira­ton fondin për pagesën e per­son­ave me aftësi të kufizuar.
3. Mira­ton fondin për shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror.
4. Har­ton planin për zhvil­lim­in e shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror, bazuar në burimet,
nevo­jat dhe për­parësitë ven­dore.
5. Mira­ton dhe mbështet zhvil­lim­in e shër­bimeve të përku­jde­sit në bazë të vlerësim­it të
nevo­jave e për­parë­sive ven­dore.
6. Merr vendime për per­son­at, famil­jet, llo­jet e shër­bimeve shoqërore që do të ofro­hen
bazuar në:
a) vlerësimin e nevo­jave të indi­vidëve dhe famil­jeve, të kry­era nga admin­is­tra­tori shoqëror; b) mundësitë finan­cia­re për ofrim­in e këtyre shër­bimeve.
7. Ven­dos, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, të drejtën dhe masën e për­fitim­it të
ndih­mës ekonomike për famil­jen, si dhe ofrim­in e për­fitimeve të veçan­ta, të parashikuara me ligj. Masa e për­fitim­it të ndih­mës ekonomike, për famil­jen e ven­do­sur sipas para­grafit të parë të kësaj pike, cak­to­het e ndarë për të dy bashkëshort­ët, të cilët janë në pro­ces zgjid­hje­je martese dhe nuk kanë ende një vendim të for­mës së pre­rë për këtë çësht­je.
8. Autor­i­zon struk­tu­rat e një­sisë së qev­eris­jes ven­dore të kon­trak­to­jnë me ofrues shër­bimesh shoqërore pri­vate të licen­cuara edhe në rastet kur këto shër­bime ofro­hen nga shër­bime shoqërore pub­like.
9. Me fondet e veta, në bazë të kritereve speci­fike, mbështet me ndih­më ekonomike ose
for­ma të tjera ndihme të men­jëher­shme famil­jet në nevo­jë.
10. Mira­ton pro­gram­et për kushtëz­imin e ndih­mës ekonomike me punë e shër­bime në komu­nitet. Kriteret për kushtëz­imin e ndih­mës me punë e shër­bime në komu­nitet për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
11. Mira­ton struk­tu­rat e insti­tu­cion­eve në varësi të tij, që mer­ren me shpërn­dar­jen e ndih­mës ekonomike, pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe real­iz­imin e shër­bimeve të përku­jde­sit nën juridik­sion­in e tij.
12. Mira­ton pro­grame bashkëpuni­mi me OJF-të, insti­tu­cionet e kul­tit dhe për­faqë­sue­sit e shoqërisë civile, në për­puth­je me nevo­jat dhe plan­et kom­bëtare e rajonale të ndih­mës dhe shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror.

 

Neni 30

Për admin­istrim­in e skemës së ndih­mës dhe të shër­bimeve shoqërore, pranë qar­qeve, bashkive ose komu­nave ngri­hen struk­tu­rat përkatëse. Detyrat dhe përgjegjësitë e këtyre struk­tu­rave, në zba­tim të këtij ligji, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 31

Admin­is­tra­torët shoqërorë në bash­ki ose komu­na kanë për detyrë:
a) të iden­ti­fiko­jnë famil­jet që kanë nevo­jë për ndih­më ekonomike, per­son­at me aftësi të
kufizuar dhe nevo­jat e indi­vidëve për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror;
b) të ver­i­fiko­jnë gjend­jen shoqërore e ekonomike të famil­jeve në nevo­jë, kur futen për herë
të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha famil­jet që për­fi­to­jnë ndih­më ekonomike;
c) të propo­zo­jnë në këshillin e bashk­isë ose komunës famil­jet në nevo­jë, për të për­fi­tu­ar
ndih­më ekonomike;
ç) të ndih­mo­jnë në për­gatit­jen e doku­menta­cionit për per­son­at që apliko­jnë për për­fitimin e
ndih­mës ekonomike, pagesës së aftë­sisë së kufizuar dhe për shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror;
d) të mar­rin pjesë në pro­cesin e har­tim­it të pro­jek­tvendim­it për famil­jet që do të tra­j­to­hen me ndih­më ekonomike, të listës së per­son­ave me aftësi të kufizuar dhe per­son­ave që do të tra­j­to­hen me shër­bime të përku­jde­sit shoqëror;
dh) të llog­a­risin dhe të propo­zo­jnë për mira­tim në sek­sion­in e ndih­mës dhe të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror të bashk­isë ose komunës masën e ndih­mës ekonomike;
e) të har­to­jnë kërkesën për bllok-ndih­mën dhe fondin e pagesës së per­son­ave me aftësi të
kufizuar çdo dymu­jor për njës­inë e qev­eris­jes ven­dore;
ë) të bashkëpuno­jnë për har­timin e plan­eve ven­dore dhe rajonale në mbështet­je të per­son­ave
në nevo­jë;
f) të vlerë­so­jnë nevo­jat e indi­vidëve ose famil­jeve që kërko­jnë të mar­rin shër­bime shoqërore, në për­puth­je me për­parësitë kom­bëtare dhe ven­dore, mundësitë finan­cia­re për mbu­lim­in e këtyre shër­bimeve, të për­gatisin doku­menta­cionin dhe propozimet për mira­tim në këshillin e bashk­isë ose komunës;
g) të grum­bul­lo­jnë dhe të har­to­jnë infor­ma­cione, sta­tis­ti­ka dhe të mba­jnë regjistrin e për­fituesve, të ndjekin shpen­zimet për ndih­mën ekonomike, pagesën e per­son­ave me aftësi të kufizuar dhe të per­son­ave që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror;
gj) të grum­bul­lo­jnë infor­ma­cione për rrjetet e shër­bimeve pub­like dhe pri­vate që vepro­jnë në ter­ri­torin e bashk­isë ose komunës.

 

KREU VI
FINANCIMI I NDIHMËS DHE SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR

 

Neni 32

Shteti ofron shër­bime të përku­jde­sit shoqëror dhe for­ma të tjera të mbështet­jes për per­son­at në nevo­jë, sipas mundë­sive të Bux­hetit të Shtetit.

 

Neni 33

Financi­mi i pro­grameve të ndih­mës ekonomike, pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe shër­bimeve shoqërore për­bal­lo­het nga Bux­heti i Shtetit dhe bux­hetet e qev­eris­jes ven­dore.

 

Neni 34

Burimet e financim­it të ndih­mës dhe pagesës së per­son­ave me aftësi të kufizuar për­bëhen nga:
a) fondet e Bux­hetit qen­dror të Shtetit;
b) fondet nga tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore.

 

Neni 35

(Ndryshuar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore pro­gra­mon fondet për bllok-ndih­mën ekonomike dhe pagesën e per­son­ave me aftësi të kufizuar, në për­puth­je me vlerësimin e kërke­save të ard­hu­ra nga njësitë e qev­eris­jes ven­dore dhe deta­jon që në fil­lim të vitit për çdo njësi të qev­eris­jes ven­dore.
Kriteret dhe tregue­sit, që për­doren për pro­gramimin e bllok-ndih­mës, për­cak­to­hen në bazë të treguesve të vlerësim­it të var­fërisë dhe rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 36

(Zëvendë­suar fjalë në pikën 1 dhe shfuqizuar para­grafi i dytë me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore  trans­fer­on fondin e bllok-ndih­mës ekonomike në bash­ki ose komu­na, të cilat dhënien e ndih­mës ekonomike e kushtë­zo­jnë me punë e shër­bime të përku­jde­sit shoqëror në komu­nitet.
Shfuqizuar.

 

Neni 37

Burimet e financim­it për shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror, që real­i­zo­hen nga insti­tu­cionet pub­like dhe jop­ub­like në niv­el qarku, bashkie ose komune, në insti­tu­cionet rezi­den­ciale, në qen­drat ditore, në famil­je ose shër­bime të lëvizshme në komu­nitet për­bëhen nga:
a) fondet e deleguara nga Bux­heti qen­dror i Shtetit;
b) fondet e cak­tu­ara nga tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore;
e) të ard­hu­rat e cak­tu­ara nga pasuritë dhe veprim­tari të tjera të bashk­isë ose komunës;
ç) kon­tributet e për­fituesve të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror, të për­cak­tu­ara në nenin 23
të këtij ligji;
d) dhurimet, spon­sorizimet dhe financime të tjera nga orga­ni­za­ta, per­sona fizikë ose juridikë
apo indi­vidë të tjerë, që nuk përf­shi­hen në shkro­n­jat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të këtij neni.

 

Neni 38

(Shtu­ar para­grafët e fun­dit me ligjin nr. 10252, datë 11.3.2010)
(Zëvendë­suar fjalë me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Fondet nga Bux­heti Qen­dror për financimin e shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror trans­fer­o­hen nga Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore në bash­ki, komunë ose qark që në fil­lim të vitit, në për­puth­je me vlerësimin e nevo­jave dhe me mundësitë e Bux­hetit të Shtetit. Metodologjia e llog­a­r­it­jes dhe e shpërn­dar­jes së këtyre fondeve për­cak­to­het nga Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore në bashkëpunim me Min­istrinë e Finan­cave dhe mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore parashikon në bux­hetin e vet  fonde për financimin e shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror për vik­ti­mat e trafikim­it, tëcilat u trans­fer­o­hen organ­eve të qev­eris­jes ven­dore ku funk­siono­jnë këto shër­bime të përku­jde­sit shoqëror.
Shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror do tëpër­fi­to­jnë financimin, vetëm nëse ato kanë një mar­rëvesh­je­tre palëshe me Shër­bimin Social Shtetërord­hen­jës­inë e qev­eris­jesven­dore ku ofro­jnë shër­bimin. Në mar­rëvesh­je për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e palëve, si dhe struk­tu­ra pranë shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror që do tëm­bikëqyrë admin­istrim­in.

 

Neni 39

Për mbështet­jen e shër­bimeve të reja të përku­jde­sit shoqëror dhe zhvil­lim­in e poli­tikave
sociale, Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore kri­jon Fondin Shoqëror, i cili për­bëhet nga:
a) një pjesë e fondeve të pro­gra­muara për shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror;
b) financime jashtëbux­hetore nga orga­ni­za­ta, per­sona fizikë ose juridikë apo indi­vidë të
tjerë;
c) të ard­hu­rat e tjera, që sig­uro­hen nga zba­ti­mi i drejt­për­drejtë i mar­rëvesh­jeve dy ose shumë­palëshe, që Repub­li­ka e Shqipërisë lidh me shtetet e tjera;
ç) të ard­hu­rat nga burimet e veta dhe nga pasuritë që zotëron Min­is­tria përgjegjëse për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore.
Rreg­ul­lat e për­dorim­it të Fon­dit Shoqëror për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 40

(Shtu­ar fjalë me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Kon­trol­li për për­dorim­in e fondeve të ndih­mës, pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror bëhet nga organet e spe­cial­izuara të kon­trol­lit, në për­puth­je me ligjin nr. 9009, datë 13. 2. 2003 “Për auditimin e brend­shëm në sek­torin pub­lik” dhe ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menax­himin e sis­temit bux­hetor në Repub­likën e Shqipërisë.

 

KREU VII

 

Neni 41
(Ndryshuar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Shkel­jet e detyrimeve të për­cak­tu­ara në nenet 31 e 42/1 të këtij ligji dhe të akteve nën­ligjore, në zba­tim të tij, kur nuk për­bëjnë vepër penale:
a) për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë, sipas ligjit nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”;
b) ndëshko­hen me masë disi­plinore.
2. Inspek­torati i Ndih­mës Ekonomike, Pagesës për Per­son­at me Aftësi të Kufizuara dhe Shër­bimeve Shoqërore, për shkel­jet e detyrimeve të për­cak­tu­ara në nenet 31 e 42/1 të këtij ligji dhe akteve nën­ligjore në zba­tim të tij, kon­sta­ton kundër­va­jt­jen admin­is­tra­tive dhe i propo­zon, për shkelësit, kryetar­it të një­sisë së qev­eris­jes vendore/Drejtorit të Përgjithshëm të Shër­bim­it Social Shtetëror ven­dos­jen e:
a) gjobës nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë;
b) masës disi­plinore;
c) shpër­blim­in e dëmit, nëse është shkak­tu­ar një i tillë.
3. Inspek­torati i Ndih­mës Ekonomike, Pagesës për Per­son­at me Aftësi të Kufizuara dhe Shër­bimeve Shoqërore, kur vlerë­son se janë kon­sumuar ele­mentet e veprës penale nga per­son­at e ngarkuar për zba­tim, bën kallëz­imin penal pranë autoriteteve kom­pe­tente për shkelësit e ligjit.
4. Çdo shkel­je e menax­him­it të fondeve bux­hetore, që pro­gramo­hen dhe për­doren për ndih­mën ekonomike, pagesën e aftë­sisë së kufizuar e shër­bimet e përku­jde­sit shoqëror, kur nuk për­bën vepër penale, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë, sipas për­cak­timeve të nen­it 71 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menax­himin e sis­temit bux­hetor në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 42

(Ndryshuar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

1. Kriteret e për­fitim­it të ndih­mës ekonomike, sipas një for­mule të pikëzuar, të për­cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave, si dhe për­dori­mi i regjistrit elek­tron­ik kom­bë­tar të të dhë­nave për aplikue­sit dhe për­fitue­sit e ndih­mës ekonomike, pagesës së aftë­sisë së kufizuar dhe të shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror, do të pilo­to­hen për një peri­ud­hë dyv­jeçare në njësitë e qev­eris­jes ven­dore, të për­cak­tu­ara nga Këshilli i Min­is­trave, pas për­cak­tim­it të for­mulës së pikëzim­it dhe ngrit­jes së regjistrit elek­tron­ik kom­bë­tar.
2. Për njësitë e qev­eris­jes ven­dore, në të cilat nuk do të pilo­to­het for­mu­la e pikëzuar, do të zba­to­hen kriteret e për­fitim­it, kriteret e kushtëzim­it të për­fitim­it të ndih­mës ekonomike, pro­ce­du­ra, doku­menta­cioni dhe mënyra e për­l­log­a­r­it­jes së për­fitim­it të ndih­mës ekonomike, të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave, sipas pikës 6 të nen­it 10 të këtij ligji.

 

Neni 42/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Në njësitë e qev­eris­jes ven­dore, në të cilat do të kry­het pilo­ti­mi i regjistrit elek­tron­ik kom­bë­tar, zba­to­het pro­ce­du­ra si më poshtë:
1. Kërke­sa për të për­fi­tu­ar ndih­mën ekonomike bëhet me shkrim nga kryetari i familjes/individët në nevo­jë dhe fir­moset nga të gjithë anë­tarët mad­horë të saj, duke deklaru­ar edh per­son­in mad­hor që do të admin­istro­jë paratë. Aplikan­tët paraqesin doku­menta­cionin e nevo­jshëm tek admin­is­tra­tori shoqëror, pranë një­sisë së qev­eris­jes ven­dore, i cili hedh në regjistrin elek­tron­ik kom­bë­tar të dhë­nat e paraqi­tu­ra me doku­menta­cion.
2. Kërke­sa dhe doku­menta­cioni për të për­fi­tu­ar pagesën e aftë­sisë së kufizuar paraqiten tek admin­is­tra­tori shoqëror, pranë një­sisë së qev­eris­jes ven­dore, i cili hedh në regjistrin kom­bë­tar elek­tron­ik të dhë­nat e paraqi­tu­ra me doku­menta­cion.
3. Kërke­sa dhe doku­menta­cioni për të për­fi­tu­ar shër­bime të përku­jde­sit shoqëror paraqiten tek admin­is­tra­tori shoqëror, pranë një­sisë s ë qev­eris­jes ven­dore, i cili hedh në regjistrin kom­bë­tar elek­tron­ik të dhë­nat e paraqi­tu­ra me doku­menta­cion.
4. Admin­is­tra­tori shoqëror, pas hed­hjes të së dhë­nave, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni, ka për detyrë:
a) të iden­ti­fiko­jë familjet/individët që kanë nevo­jë për ndih­më ekonomike, per­son­at me aftësi të kufizuar;
b) të ver­i­fiko­jë gjend­jen shoqërore dhe ekonomike të familjeve/individëve në nevo­jë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha famil­jet që për­fi­to­jnë ndih­më ekonomike;
c) të propo­zo­jë në këshillin e bashkisë/komunës familjet/individët në nevo­jë, për të për­fi­tu­ar ndih­më ekonomike;
ç) të llog­a­risë dhe të për­cak­to­jë masën e ndih­mës ekonomike që për­fi­ton famil­ja;
d) të ndih­mo­jë në për­gatit­jen e doku­menta­cionit per­son­at që apliko­jnë për për­fitimin e ndih­mës ekonomike dhe pagesës së aftë­sisë së kufizuar;
dh) të mar­rë pjesë në pro­cesin e har­tim­it të pro­jek­tvendim­it për propoz­imin që familja/individët në nevo­jë të tra­j­to­hen me ndih­më ekonomike, si dhe të listës së per­son­ave me aftësi të kufizuara;
e) të vlerë­so­jë nevo­jat e indi­vidëve ose famil­jeve që kërko­jnë të mar­rin shër­bime shoqërore, në për­puth­je me për­parësitë ven­dore, mundësitë finan­cia­re për mbu­lim­in e këtyre shër­bimeve, të për­gatisin doku­menta­cionin e propozimet në këshillin e bashk­isë ose komunës;
ë) të regjistro­jë vendimin e këshillit të bashkisë/komunës për indi­vidët, kur shër­bi­mi i përku­jde­sit shoqëror ofro­het në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore.
5. Admin­is­tra­tori shoqëror paraqet në këshillin e bashkisë/komunës pro­jek­tvendimin për propoz­imin për:
a) familjet/individët në nevo­jë që do të tra­j­to­hen me ndih­më ekonomike dhe masën e për­fitim­it për këto familje/individë në nevo­jë;
b) listën e per­son­ave me aftësi të kufizuar;
c) indi­vidët që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror, të cilat ofro­hen në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore;
ç) indi­vidët që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror, të cilat nuk ofro­hen në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore, për të cilët bëhen vlerësime për t’u ofru­ar shër­bime jashtë juridik­sion­it të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore.
6. Këshilli i bashkisë/komunës merr vendimin për propoz­imin që:
a) familja/individët në nevo­jë të tra­j­to­hen me ndih­më ekonomike dhe masën e për­fitim­it për këto familje/individë në nevo­jë;
b) listën e per­son­ave me aftësitë kufizuara;
c) indi­vidët që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror, të cilat nuk ofro­hen në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore, për të cilët bëhen vlerësime për t’u ofru­ar shër­bime jashtë juridik­sion­it të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore.
7. Këshilli i bashkisë/komunës merr vendim për ofrim­in e shër­bim­it për indi­vidët, kur shër­bi­mi i përku­jde­sit shoqëror ofro­het në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore.
8. Vendi­mi i këshillit të bashkisë/komunës, sipas pikës 5 të këtij neni, i për­cil­let men­jëherë zyr­tar­isht drej­torisë rajonale të shër­bimeve sociale shtetërore, së bashku me doku­menta­cionin shoqërues, për per­son­at me aftësi të kufizuara.
9. Drej­to­ria rajonale e shër­bimeve sociale shtetërore ver­i­fikon të dhë­nat e regjistru­ara nga admin­is­tra­tori shoqëror në regjistrin kom­bë­tar elek­tron­ik të të dhë­nave dhe në autoritetet shtetërore përgjegjëse për:
a) familjet/individët në nevo­jë, të cilët janë propozuar me vendim të këshillit të bashkisë/komunës që të tra­j­to­hen me ndih­më ekonomike;
b) per­son­at me aftësi të kufizuara, të cilët janë propozuar me vendim të këshillit të bashkisë/komunës;
c) indi­vidët që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror, të cilat nuk ofro­hen në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore.
10. Drej­to­ria rajonale e shër­bimeve sociale shtetërore, pas ver­i­fikim­it të të dhë­nave, sipas pikës 9 të këtij neni, merr vendim për:
a) cak­timin e familjes/individëve në nevo­jë, për­fitues të ndih­mës ekonomike, që plotë­so­jnë kriteret e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave, si dhe masën e për­fitim­it të tyre;
b) refuz­imin e kërkesës për cak­timin e për­fitim­it të ndih­mës ekonomike, për familjet/individët në nevo­jë, të cilët nuk plotë­so­jnë kriteret e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave;
c) për­c­jell­jen e dos­jes për vlerësim në KMCAP, për per­son­at me aftësi të kufizuara;
ç) dërgimin në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Social Shtetëror, për cak­timin e ofrue­sit të shër­bim­it, për indi­vidët që kanë nevo­jë për shër­bime të përku­jde­sit shoqëror, kur ky shër­bim nuk ofro­het në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore.
11. Për rastet e parashikuara në shkro­n­jat “a” dhe “b” të pikës 10 të këtij neni, i dër­go­het kryetar­it të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore vendi­mi:
a) për të njof­tu­ar kërkue­sit për për­fitimin e ndih­mës ekonomike;
b) për të kry­er veprimet finan­cia­re, për kry­er­jen e pagesës, për për­fitue­sit e ndih­mës ekonomike.
12. Drej­to­ria rajonale e shër­bimeve sociale shtetërore për kërkue­sit e pagesës së aftë­sisë së kufizuar, pas mar­rjes së vendim­it nga KMCAP-ja, merr vendim për cak­timin e pagesës së aftë­sisë së kufizuar dhe ia dër­gon atë kryetar­it të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore përkatëse për kry­er­jen e veprimeve finan­cia­re për kry­er­jen e pagesës, së bashku me doku­menta­cionin shoqërues.

 

Neni 42/2

(Shtu­ar me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Në njësitë e qev­eris­jes ven­dore, në të cilat do të kry­het pilo­ti­mi, sipas pikës 1 të nen­it 42 të këtij ligji, nuk do të zba­to­hen pikat 1 dhe 2 të nen­it 29 të këtij ligji.

 

Neni 43

(Shtu­ar ref­er­en­ca dhe para­grafi i dytë me ligjin nr. 10399, datë 17.3.2011)

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave për nxjer­rjen e akteve nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 10, 11, nen­it 15 pika 4, 18, 19, 20, nen­it 22 pika 1, 23, 26, 27, 29, 30, 35, 38 dhe 39 të këtij ligji.

Ngarko­het min­istri përgjegjës për çësht­jet e ndih­mës dhe shër­bimeve shoqërore të nxjer­rë udhëz­ime në zba­tim të nen­eve 10 pika 7 dhe 15 pika 5.

 

Neni 44

Ligji nr. 7710, datë 18. 5. 1993 “Për ndih­mën dhe përku­jdesin shoqëror”, i ndryshuar, vendimet e Këshillit të Min­is­trave në zba­tim të tij dhe neni 2 i ligjit nr. 8626, datë 22. 6. 2000 “Për sta­tusin e inva­lid­it para­plegjik dhe tetraplegjik” shfuqi­zo­hen.

 

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim