Kon­ven­tat e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës nr. 81 PER INSPEKTIMIN NE PUNE,NE TREGTI DHE NE INDUSTRI” nr. 135 “PER PERFAQESUESIT E PUNONJESVE” dhe nr. 142 “PER ORGANIZATAT E PUNONJESVE RURALE”

Neni 3

  1. Çdo Anë­tar ofron grad­u­al­isht sis­temet e tij të  udhëhe­q­jes pro­fe­sion­ale, duke përf­shirë infor­ma­cion të vazh­dueshëm mbi punësimin, për të garan­tu­ar që për të gjithë fëmi­jët, të rin­jtë dhe të rri­t­u­rit, të vihet në dis­pozi­cion infor­ma­cion i plotë dhe udhëhe­q­je sa më e zgjeru­ar e mundshme,duke përf­shirë pro­grame përkatëse për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuar dhe invalidët.
  2. Ky infor­ma­cion dhe kjo udhëhe­q­je përf­shi­jnë zgjed­hjen e një pro­fe­sioni, tra­jn­imin pro­fe­sion­al dhe mundësi të ngjashme arsi­more, sit­u­atën e punësim­it dhe per­spek­ti­vat e punësim­it,  per­spek­ti­vat e ngrit­jes në detyrë, kushtet e punës, sig­urisë dhe higjienës në punë dhe aspek­te të tjera të peri­ud­hës së punës në sek­torë të ndryshëm të veprim­tarisë ekonomike, sociale dhe kul­tur­ore dhe në të gjitha nivelet e përgjegjë­sive.
  3. Infor­ma­cioni dhe udhëhe­q­ja plotë­so­hen me infor­ma­cion mbi aspek­te të përgjithshme të mar­rëvesh­jeve të për­bashkë­ta dhe mbi të drej­tat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të intere­suar sipas ligjit të punës; ky infor­ma­cion jepet në për­puth­je me ligjin dhe prak­tikën kom­bëtare, duke mar­rë në kon­sid­er­atë funk­sionet dhe detyrat përkatëse të orga­ni­zatave përkatëse të punë­torëve dhe punëd­hënësve.

 

 

 

1) Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në Kon­ven­të me ligjin nr. 8185, datë 23.01.1997, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 1, Janar 1997, faqe 4

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim