Pro­tokoll Sht­esë i Kon­ven­tave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe në lid­hje me Mbro­jt­jen e Vik­ti­mave të Kon­flik­teve Ndërkom­bëtare të Armato­sura (Pro­tokol­li I), 8 qer­shor 1977.[1]

 

Neni 70

Masat lehtë­suese

1. Nëse pop­ull­sia civile e ndon­jë ter­ri­tori nën kon­trol­lin e një Pale në kon­flikt,  përveç ter­ri­torit të push­tu­ar, nuk furni­zo­het mjaftueshëm me mjetet e për­men­dura në Nenin 69,  do të mer­ren masa lehtë­suese të karak­ter­it human­i­tar dhe të paan­shëm dhe të kry­era pa dal­lim diskrim­in­ues në bazë të mar­rëvesh­jes së Palëve të intere­suara në këto masa lehtë­suese.  Ofrimet e kësaj ndihme nuk kon­sidero­hen si ndërhyr­je në kon­flik­tin e armato­sur ose si kon­flik­te armiqë­sore. Gjatë shpërn­dar­jes së ndih­mave i jepet pri­or­itet fëmi­jëve, nënave  të ardhshme, grave që lindin dhe nënave që ushqe­jnë fëmi­jët me gji, të cilëve, sipas Kon­ven­tës së Katërt ose këtij Pro­tokol­li, duhet t’u jepet tra­j­tim i priv­i­legjuar ose mbro­jt­je e veçan­të.

2. Palët në kon­flikt dhe çdo Palë e Lartë Kon­trak­tuese lejo­jnë dhe lehtë­so­jnë kalim­in e shpe­jtë dhe pa penge­sa të të gjitha ndih­mave, pajis­jeve dhe per­son­elit të sig­u­ru­ar në për­puth­je me këtë Sek­sion, edhe nëse kjo ndih­më syn­o­het për pop­ullsinë civile të Palës kundër­shtare.

3. Palët në kon­flikt dhe çdo Palë e Lartë Kon­trak­tuese që lejon kalim­in e  ndih­mave, pajis­jeve dhe per­son­elit në për­puth­je me para­grafin 2:
(a) kanë të drejtë të parashiko­jnë mar­rëvesh­je teknike, duke përf­shirë kërkimin sipas të cilit lejo­het kali­mi;
(b) mund ta kushtë­zo­jnë këtë lejim për shpërn­dar­jen e kësaj ndihme që po bëhet nën mbikëqyr­jen ven­dore të një Fuqie Mbro­jtëse;
© në asnjë lloj mënyre, nuk shman­gin ndih­mat nga qël­li­mi për të cilin janë synuar, as nuk vono­jnë dërgimin e tyre, me për­jash­tim të rasteve të nevo­jës urgjente në interes të pop­ull­sisë civile përkatëse.

4. Palët në kon­flikt mbro­jnë ndih­mat dhe lehtë­so­jnë shpërn­dar­jen e tyre të shpe­jtë.

5. Palët në kon­flikt dhe çdo Palë e Lartë Kon­trak­tuese e intere­suar nxisin dhe lehtë­so­jnë bashkërendimin efek­tiv ndërkom­bë­tar të masave lehtë­suese të për­men­dura në para­grafin 1.

 

Neni 77

Mbro­jt­ja e fëmi­jëve

1. Fëmi­jët i nën­shtro­hen një respek­ti­mi të veçan­të dhe mbro­hen nga çdo for­më sul­mi të pahi­jshëm. Palët në kon­flikt u japin atyre kujdesin dhe ndih­mën që ata kërko­jnë, qoftë për shkak të moshës së tyre apo për ndon­jë arsye tjetër.

2. Palët në kon­flikt mar­rin të gjitha masat e mund­shme, me qël­lim që fëmi­jët të cilët nuk kanë arrit­ur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç, të mos mar­rin pjesë  drejt­për­drejt në kon­flik­tet ushtarake dhe në veçan­ti, ata do të  mar­rin masa për mosrekru­timin e tyre në for­cat e armato­sura. Gjatë rekru­tim­it të atyre per­son­ave që kanë arrit­ur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç por që nuk kanë arrit­ur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç , Palët në kon­flikt do të për­piqen t’i japin pri­or­itet atyre  që kanë moshë më të mad­he.

3. Nëse, në raste të jashtëza­kon­shme, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e para­grafit 2, fëmi­jët të cilët nuk kanë arrit­ur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç mar­rin pjesë drejt­për­drejt në  kon­flik­tet ushtarake dhe hyjnë bren­da kom­pe­tencës së  Palës kundër­shtare, ata do të vazh­do­jnë të për­fi­to­jnë nga mbro­jt­ja e veçan­të e dhënë këtij Neni, pavarë­sisht nëse janë të bur­go­sur lufte apo jo.

4. Nëse arresto­hen, ndalo­hen apo inter­nohen për arsye në lid­hje me kon­flik­tin e armato­sur, fëmi­jët do të mba­hen në ambi­ente të ndara nga ambi­en­tet e të rrit­urve, përveç rasteve kur famil­jet stre­ho­hen si njësi famil­jare të parashikuara në Nenin 75, para­grafi 5.

5 . Dën­i­mi me vdek­je për një vepër të lid­hur me kon­flik­tin e armato­sur nuk ekzeku­to­het ndaj per­son­ave të cilët nuk kanë arrit­ur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç në kohën e kry­er­jes së veprës.

 

Neni 78

Evakui­mi i fëmi­jëve

1. Asnjë Palë në kon­flikt nuk merr masa për evakuimin e fëmi­jëve që nuk janë shte­tas të saj, në një vend të huaj, me për­jash­tim të një evakui­mi të përkohshëm kur kjo kërko­het nga arsye bindëse shën­de­të­sore ose të tra­j­tim­it mjekë­sor të fëmi­jëve, ose  përveç kur në ter­ri­tor të push­tu­ar, sig­uria e tyre e kërkon këtë. Kur prindërit ose kujdestarët ligjorë mund të gjen­den,  kërko­het pëlqi­mi i tyre me shkrim për këtë evakuim. Nëse këta per­sona nuk mund të gjen­den, kërko­het pëlqi­mi me shkrim për këtë evakuim të per­son­ave, të cilët me ligj ose zakon janë krye­sisht përgjegjës për kujdesin e fëmi­jëve. Çdo evakuim i tillë mbikëqyret nga Fuqia Mbro­jtëse në mar­rëvesh­je me Palët e intere­suara, dmth Pala  që merr masa për evakuimin, Pala që merr fëmi­jët dhe çdo Palë shte­t­a­sit e të cilit evakuo­hen. Në çdo rast, të gjitha Palët në kon­flikt mar­rin të gjitha masat e mund­shme për të shman­gur rrezikimin e evakuim­it.

2. Kur­do­herë që ndodh një evakuim sipas para­grafit 1, arsim­i­mi i fëmi­jës, duke përf­shirë edukimin e tij fetar dhe moral, do të ofro­het ndër­sa ai është larg, për një peri­ud­hë sa më të gjatë që të jetë e mundur.

3. Me syn­im lehtësimin e kthim­it pranë famil­jeve dhe vendeve të tyre, të fëmi­jëve të evaku­uar sipas këtij Neni, autoritetet e Palës që merr masa për evakuimin dhe sipas rastit, autoritetet e ven­dit mar­rës  do të  kri­jo­jë për çdo fëmi­jë një kartë me fotografi, të cilën do t’ia dër­go­jnë  Agjen­cisë Qen­drore të Gjur­mim­it të Komitetit Ndërkom­bë­tar të Kryqit të Kuq. Kur­do­herë që është e mundur dhe nëse nuk përf­shin rrezik dëm­ti­mi ndaj fëmi­jës, çdo kartë  do të përm­ba­jë infor­ma­cionin e mëposhtëm:
(a) mbiem­ri (at) e fëmi­jës;
(b) emri (at) e fëmi­jës;
© gjinia e fëmi­jës;
(d) ven­di dhe data e lind­jes (ose nëse kjo datë nuk dihet, mosha e përafërt);
(e) emri i plotë i babait;
(f) emri i plotë dhe emri i vajzërisë së nënës;
(g) per­soni i afërm i fëmi­jës;
(h) shtetësia e fëmi­jës;
(i) gjuha amtare e fëmi­jës dhe gjuhë të tjera që ai flet;
(j) adresa e famil­jes së fëmi­jës;
(k) çdo numër iden­ti­fiki­mi për fëmi­jën;
(l) gjend­ja shën­de­të­sore e fëmi­jës;
(m) grupi i gjakut i fëmi­jës;
(n) çdo karak­ter­is­tikë dal­luese;
(o) data dhe ven­di ku është gje­tur fëmi­ja;
℗ data dhe ven­di nga i cili fëmi­ja është larguar nga ven­di;
(q) feja e fëmi­jës, nëse ka;
® adresa aktuale e fëmi­jës në vendin mar­rës;
(s) nëse fëmi­ja vdes për­para kthim­it të tij, data, ven­di dhe rrethanat e vdek­jes dhe ven­di i  internim­it.

 

 

Pro­tokoll Sht­esë i Kon­ven­tave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe në lid­hje me Mbro­jt­jen e Vik­ti­mave të Kon­flik­teve të Armato­sura Jo-ndërkom­bëtare (Pro­tokol­li II), 8 qer­shor 1977.

 

Pje­sa II

Tra­j­ti­mi Njerë­zor


Neni 4

Garancitë themelore

1. Të gjithë per­son­at të cilët nuk mar­rin pjesë drejt­për­drejt ose që kanë ndër­pre­rë pjesë­mar­rjen në kon­flik­te ushtarake, pavarë­sisht nëse liria e tyre është kufizuar apo jo, kanë të drejtën e respek­tim­it të per­son­it, nder­it dhe bind­jeve dhe prak­tikave të tyre fetare. Në çdo rrethanë ata do të tra­j­to­hen  sipas kushteve njerë­zore, pa dal­lime diskrim­in­uese. Ndalo­het të urd­hëro­het që nuk do të ketë të mbi­je­t­u­ar.

2. Pa cen­uar përgjithësimin e sa më lart, veprat e mëposhtme kundër per­son­ave të për­men­dur në para­grafin I janë dhe do të mbeten të ndalu­ara në çdo lloj kohe dhe ven­di:
(a) dhu­na ndaj jetës, shën­de­tit, dhe mirëqe­nies fizike ose men­dore të per­son­ave, veçanër­isht vras­jet si dhe tra­j­ti­mi çnjerë­zor, si për shem­bull tor­tu­ra, gjym­ti­mi ose çdo for­më e dënim­it fizik;
(b) dënimet kolek­tive;
© mar­r­ja e peng­jeve;
(d) akte ter­ror­iz­mi;
(e) shkel­jet ndaj din­jitetit per­son­al, veçanër­isht tra­j­ti­mi poshtërues dhe degradues, përd­hu­ni­mi, pros­ti­tu­cioni i detyru­ar dhe çdo for­më ose sulm i pahi­jshëm;
(f) skllavëria dhe treg­tia e skllevërve në të gjitha for­mat e tyre;
(g) gra­bit­ja;
(h) kër­cën­ime për kry­er­jen e ndon­jë prej akteve të mësipërme.

3. Për fëmi­jët ofro­het kujde­si dhe ndih­ma që kërko­jnë, dhe në veçan­ti:
(a) ata arsi­mo­hen, duke përf­shirë edukimin fetar dhe moral, në për­puth­je me dëshi­rat e prindërve të tyre ose në mungesë të prindërve, të atyre që janë përgjegjës për kujdesin e tyre;
(b) do të mer­ren të gjithë hap­at e duhur për të lehtë­suar rib­ashkimin e famil­jeve të ndara përko­hë­sisht;
© fëmi­jët që nuk kanë arrit­ur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç nuk do të rekru­to­hen në for­cat ose gru­pet e armato­sura dhe as nuk do të lejo­hen të mar­rin pjesë në kon­flik­te ushtarake;
(d) mbro­jt­ja e veçan­të e ofru­ar nga ky Nen për fëmi­jët të cilët nuk kanë arrit­ur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç, do të mbetet e zbat­ueshme për ta, nëse mar­rin pjesë drejt­për­drejt në  kon­flik­te ushtarake, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nën­para­grafit © dhe nëse janë kapur;
(e) do të mer­ren masa, nëse është e nevo­jshme dhe kur­do­herë që është e mundur, me pëlqimin e prindërve të tyre ose per­son­ave të cilët, me ligj ose zakon, janë krye­sisht përgjegjës për  kujdesin e tyre, për t’i larguar fëmi­jët përko­hë­sisht nga zona në të cilën po zhvil­lo­hen kon­flik­tet për në një zonë më të sig­urt bren­da ven­dit dhe për të garan­tu­ar se ata janë shoqëru­ar nga per­sona përgjegjës për sig­ur­inë dhe mirëqe­nien e tyre.

 

Neni 6

Ndjek­jet penale

1. Ky nen zba­to­het për ndjek­jen  penale dhe dën­imin e veprave penale që lid­hen me kon­flik­tin e armato­sur.

2. Nuk do të mira­to­het asnjë vendim dhe nuk do të ekzeku­to­het asnjë dën­im ndaj një per­soni të shpal­lur faj­tor për një vepër, përveç sipas një dën­i­mi të shpal­lur nga një gjykatë, e cila ofron garancitë themelore të pavarë­sisë dhe paanë­sisë.
Në veçan­ti:
(a) pro­ce­du­ra parashikon që i pan­de­huri të infor­mo­het pa vonesë  për hol­lësir­at e veprës penale të dyshuar kundër tij dhe i ofron të pan­de­hu­rit para dhe gjatë gjykim­it të tij të gjitha të drej­tat dhe mjetet e nevo­jshme të mbro­jt­jes;
(b) askush nuk do të dëno­het për një vepër penale përveç mbi bazën e përgjegjë­sisë penale indi­vid­uale;
© askush nuk kon­sidero­het faj­tor për një vepër penale për shkak të ndon­jë vepri­mi ose mosvepri­mi që nuk për­bënte vepër penale, sipas ligjit në kohën e kry­er­jes së veprës, as nuk do t’i nën­shtro­het një dën­i­mi më të rëndë  sesa ai që ishte i zbat­ueshëm në kohën kur është kry­er vepra penale; nëse pas kry­er­jes së veprës  mer­ren masa me ligj për ven­dos­jen e një dën­i­mi më të lehtë, shkelësi do të për­fi­to­jë nga kjo;
(d) çdokush që aku­zo­het për një vepër prezu­mo­het i pafa­jshëm derisa fajësia e tij të provo­het sipas ligjit;
(e) çdokush që aku­zo­het për një vepër ka të drejtë të gjyko­het në prani të tij;
(f) askush nuk dety­ro­het të dësh­mo­jë kundër vetes ose të poho­jë fajës­inë e tij.

3. Një per­son i dënuar infor­mo­het në bazë të mjeteve të tij gjyqë­sore dhe mjeteve të tjera ligjore dhe për afatet kohore bren­da të cilave ato mund të ushtro­hen.

4. Dën­i­mi me vdek­je nuk shpal­let për per­son­at të cilët kanë qenë nën moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç në kohën e veprës penale dhe nuk zba­to­het për gratë shtatzë­na ose për gratë me fëmi­jë të veg­jël.

5. Në për­fundim të kon­flik­teve ushtarake, autoritetet në fuqi do të për­piqen të japin amnisti, në masën më të gjerë të mund­shme, për per­son­at të cilët kanë mar­rë pjesë në kon­flik­tin e armato­sur ose për ata të cilëve u është privuar liria për arsye që lid­hen me kon­flik­tin e armato­sur, qoftë nëse janë të inter­nuar ose të ndalu­ar.

 

 

 

1) Kuven­di i Shqipërisë ka aderu­ar në “Pro­tokollin sht­esë të kon­ven­tave të Gjenevës të 12 gushtit 1949, në lid­hje me mbro­jt­jen e vik­ti­mave të kon­flik­teve të armato­sura ndërkom­bëtare (Pro­tokol­li I) dhe në Pro­tokollin sht­esë të kon­ven­tave të Gjenevës të 12 gushtit 1949, në lid­hje me mbro­jt­jen e vik­ti­mave të kon­flik­teve të armato­sura jondërkom­bëtare (Pro­tokol­li II), të mirat­u­ara në Gjenevë të Zvi­crës në Kon­fer­encën Diplo­matike më 7.6.1977, me ligjin nr. 7624, datë 14.10.1992, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 6, Viti 1992, faqe 301

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim