LIGJ
Nr.10 383, datë 24.2.2011

PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qël­li­mi i ligjit

Qël­li­mi i këtij ligji është ven­dos­ja dhe zba­ti­mi i skemës së sig­urimeve të detyrueshme të kujde­sit shën­de­të­sor në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 2
Objek­ti i ligjit

Ky ligj për­cak­ton sta­tusin ligjor, struk­turën, funk­sionet dhe veprim­tar­inë e Fon­dit të Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor (më poshtë i qua­j­tur Fon­di), i cili menax­hon financimin e shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor në skemën e sig­urimeve të detyrueshme të kujde­sit shën­de­të­sor.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
1. “Fon­di” është Fon­di i Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor në Repub­likën e Shqipërisë, i kri­juar sipas këtij ligji.
2. “Per­sona ekonomik­isht aktivë” janë të gjithë per­son­at e punë­suar, të vetëpunë­suar, punëd­hënësit dhe per­sona me të ard­hu­ra të rreg­ull­ta nga pasuritë e lua­jt­shme e të palu­a­jt­shme dhe burime të tjera të kra­ha­sueshme.
3. “Per­sona ekonomik­isht joak­tivë” janë të gjithë per­son­at, page­sa e kon­tributeve të të cilëve finan­co­het nga bux­heti i shtetit ose burime të tjera, të për­cak­tu­ara me ligj.
4. “Per­sona të punë­suar” janë të gjithë per­son­at e punë­suar nga një punëd­hënës.
5. “Punëd­hënës” janë të gjithë per­son­at, fizikë ose juridikë, që punë­so­jnë per­sona të tjerë dhe u pagua­jnë atyre shpër­blim­in për punën e kry­er, sipas legjis­la­cionit të punës.
6. “Të vetëpunë­suar” janë të gjithë per­son­at që puno­jnë për llog­a­ri të tyre, si arti­zanë, biz­nes­menë të veg­jël, kon­sulen­të, pronarët e vetëm të një biz­ne­si, fer­merë dhe të tjerë të ngjashëm me ta, sipas legjis­la­cionit të punës.
7. “Kon­tribues” janë të gjithë per­son­at, fizikë dhe juridikë, të detyru­ar t’i pagua­jnë kon­tribute Fon­dit të Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor, sipas këtij ligji, si punëd­hënësit, punë­mar­rësit, të vetëpunë­suar­it dhe shteti.
8. “Për­fitues” është per­soni, i cili ka të drejtë të për­dorë shër­bimet e kujde­sit shën­de­të­sor nën skemën e sig­urim­it të detyrueshëm ose të për­fi­to­jë rim­bur­simin e kos­tove të shër­bimeve shën­de­të­sore, sipas një kon­trate sig­urimesh shën­de­të­sore të detyrueshme.
9. “Page­sat e drejt­për­drej­ta” janë page­sa që bëjnë për­fitue­sit e sig­urimeve shën­de­të­sore të detyrueshme për pake­tat e shër­bimeve shën­de­të­sore, pavarë­sisht nga page­sat e kon­tributeve të skemës së sig­urimeve shën­de­të­sore të detyrueshme.
10. “Për­jash­time nga për­fitimet” janë shër­bime shën­de­të­sore, bar­na, pajis­je mjekë­sore, që nuk finan­co­hen nga sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor, por tërë­sisht nga paci­en­ti.
11. “Çmim” është page­sa mon­etare për dhënien e shër­bim­it të kujde­sit shën­de­të­sor.
12. “Pake­ta e për­fitim­it nga sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor”, pake­ta stan­darde e për­fitim­it të shër­bimeve shën­de­të­sore, e cila përf­shin shër­bime shën­de­të­sore të kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor, të kujde­sit spi­talor, bar­na të rim­bur­sueshme dhe për për­dorim spi­talor dhe mate­ri­alet e kon­sum­it mjekë­sor.
13. “Punon­jës i papaguar i famil­jes” është anë­tari i famil­jes që punon e bashkë­je­ton me të vetëpunë­suar­in dhe nuk ka ndon­jë punësim tjetër.

 

KREU II
SIGURIMI I DETYRUESHËM I KUJDESIT SHËNDETËSOR

 

Neni 4
Sig­uri­mi i detyrueshëm i kujde­sit shën­de­të­sor

1. Sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor bazo­het në kon­tributet e të punë­suarve e të punëd­hënësve të shtetit dhe në burime të tjera për per­sona të tjerë, siç parashiko­het në këtë ligj, bazuar në parim­in e sol­i­daritetit.
2. Ske­ma e sig­urimeve të detyrueshme shën­de­të­sore syn­on në mbu­lim­in e pop­ull­sisë në për­fitimin e shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor, të finan­cuara nga sek­tori pub­lik dhe pri­vat, në bazë të këtij ligji.

 

Neni 5
Per­son­at e sig­u­ru­ar

1. Sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor dhe page­sa e kon­tributeve përkatëse janë të detyrueshme për të gjithë per­son­at ekonomik­isht aktivë, me ban­im të përher­shëm në Shqipëri, si:
a) të punë­suar­it;
b) per­son­at e vetëpunë­suar;
c) punon­jësit e papaguar të famil­jes;
ç) per­sona të tjerë ekonomik­isht aktivë.
2. Sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor mbu­lon, gjithash­tu, kat­e­goritë e mëposhtme të per­son­ave ekonomik­isht joak­tivë, page­sa e kon­tributeve të të cilëve finan­co­het nga Bux­heti i Shtetit ose burime të tjera të për­cak­tu­ara me ligj:
a) per­son­at që për­fi­to­jnë nga Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore;
b) per­son­at që për­fi­to­jnë ndih­më ekonomike ose pagesën për aftës­inë e kufizuar, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës;
c) per­son­at e regjistru­ar si të papunë-punëkërkues në Shër­bimin Kom­bë­tar të Punësim­it; ç) shte­t­a­sit e huaj azilkërkues në Repub­likën e Shqipërisë;
d) fëmi­jët nën moshën 18 vjeç;
dh) nxënësit e stu­den­tët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ard­hu­ra nga veprim­tari ekonomike;
e) kat­e­gori per­sonash që për­cak­to­hen me lig­je të veçan­ta.
3. Per­son­at, që nuk përf­shi­hen në pikat 1 e 2 të këtij neni, kanë të drejtë të bashko­hen vull­ne­tar­isht me skemën e detyrueshme. Per­son­at e sig­u­ru­ar vull­ne­tar­isht kanë të njëj­tat të drej­ta dhe detyrime si per­son­at, sub­jek­te të sig­urim­it të detyru­ar, nëse përm­bushin kushtin e peri­ud­hës pritëse 6‑mujore nga data e regjistrim­it dhe e derd­hjes së kon­tribu­tit deri në datën e lind­jes së të drejtës për të për­fi­tu­ar.
4. Pas për­fundim­it të peri­ud­hës së sig­urim­it të detyrueshëm ose sig­urim­it vull­ne­tar, per­son­at që nuk përf­shi­hen në kat­e­goritë, për të cilat kon­tribuon shteti, duhet të regjistro­hen pranë Fon­dit për sig­urim vull­ne­tar bren­da 3 mua­jve. Për regjistrime të vonuara, peri­ud­ha pritëse do të jetë 1 vit nga data e regjistrim­it dhe e derd­hjes së kon­tribu­tit vje­tor.
5. Këshilli admin­is­tra­tiv, me propoz­im të Drej­torit të Përgjithshëm të Fon­dit, mira­ton rreg­ul­loren e sig­urim­it vull­ne­tar, si dhe kushtet dhe përm­ba­jt­jen e kon­tratave të sig­urim­it shën­de­të­sor vull­ne­tar.

 

Neni 6
Detyri­mi për të paguar kon­tributet

1. Punëd­hënësit, për vete dhe të punë­suar­it e tyre, per­son­at e vetëpunë­suar dhe punon­jësit e papaguar të famil­jes janë përgjegjës për llog­a­r­it­jen e sak­të dhe për pagesën e kon­tributeve, sipas afat­eve të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin për mbled­hjen e kon­tributeve të detyrueshme të sig­urimeve shoqërore e shën­de­të­sore.
2. Sig­uri­mi shën­de­të­sor vull­ne­tar paguhet nga vetë per­soni, i cili lidh me Fondin kon­tratë sig­uri­mi shën­de­të­sor vull­ne­tar.
3. Kon­tributet për per­son­at e parashikuar në pikën 2 të nen­it 5 të këtij ligji paguhen nga shteti.
4. Rreg­ul­lat për mbled­hjen e kon­tributeve të sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor për­cak­to­hen në aktet ligjore dhe nën­ligjore përkatëse.

 

Neni 7
Baza për llog­a­r­it­jen e kon­tributeve

1. Baza për llog­a­r­it­jen e kon­tribu­tit është aga bru­to e per­son­it të sig­u­ru­ar deri në mak­si­mu­min e pesë­fishit të pagës min­i­male për efekt të llog­a­r­it­jes së kon­tributeve në shkallë ven­di.
2. Kon­tribu­ti i shtetit për per­son­at ekonomik­isht joak­tivë bazo­het në kon­sum­in për frymë të shër­bim­it shën­de­të­sor, indek­suar me koe­fi­ci­entin e infla­cionit. Kon­su­mi për frymë për shër­bimin shën­de­të­sor për­cak­to­het nga Fon­di dhe mira­to­het nga Kuven­di së bashku me mira­timin e bux­hetit vje­tor.
3. Baza për llog­a­r­it­jen e kon­tribu­tit për punon­jësit e vetëpunë­suar është mesa­tar­ja ndër­m­jet pagës min­i­male dhe mak­si­male për efekt të llog­a­r­it­jes së kon­tributeve.
4. Për sig­urimet shën­de­të­sore vull­netare baza e llog­a­r­it­jes së kon­tribu­tit është mesa­tar­ja ndër­m­jet pagës min­i­male dhe mak­si­male për efekt të llog­a­r­it­jes së kon­tributeve.

 

Neni 8
Masa e kon­tribu­tit

1. Masa e kon­tribu­tit të sig­urim­it të detyru­ar shën­de­të­sor është 3,4 për qind e bazës për llog­a­r­it­jen e kon­tributeve sipas pikave 1, 3 dhe 4 të nen­it 7 të këtij ligji.
2. Për të punë­suar­it, kon­tributet paguhen, në masën 50 për qind nga punëd­hënësi dhe në masën 50 për qind nga i punë­suari.

 

Neni 9
Mbled­h­ja e kon­tributeve

1. Drej­to­ria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh kon­tributet për sig­urim­in e detyrueshëm shën­de­të­sor nga punëd­hënësit, për punon­jësit dhe të vetëpunë­suar­it dhe ia trans­fer­on ato Fon­dit, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës në fuqi.
2. Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore mbledh dhe i trans­fer­on Fon­dit kon­tributet për sig­urim­in e detyrueshëm shën­de­të­sor të të vetëpunë­suarve në bujqësi (fer­merëve).
3. Fon­di është përgjegjës për llog­a­r­it­jen dhe mbled­hjen e kon­tributeve të sig­urimeve shën­de­të­sore vull­netare.
4. Fon­di mbledh kon­tributin nga Bux­heti i Shtetit për pop­ullsinë ekonomik­isht joak­tive.

 

Neni 10
Pake­ta e shër­bimeve të sig­urim­it të detyrueshëm

1. Sig­uri­mi i detyrueshëm finan­con pake­tat e shër­bimeve të sig­urim­it të detyrueshëm, ku përf­shi­hen:
a) viz­itat, ekza­minimet dhe tra­j­timet mjekë­sore në qen­drat e kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor pub­lik dhe në spi­talet pub­like;
b) viz­itat, ekza­minimet dhe tra­j­timet mjekë­sore në dhënës pri­vat të kujde­sit parë­sor dhe spi­tale pri­vate;
c) bar­nat, pro­duk­tet dhe tra­j­timet mjekë­sore nga dhënës të kon­trak­tu­ar shër­bimesh shën­de­të­sore.
2. Pake­tat e shër­bimeve të sig­urim­it të detyrueshëm har­to­hen duke për­cak­tu­ar:
a) viz­itat, ekza­minimet dhe tra­j­timet mjekë­sore në qen­drat shën­de­të­sore të kujde­sit parë­sor dhe spi­talet pub­like, të cilat paguhen për këtë shër­bim nga sig­uri­mi i detyrueshëm;
b) listën e bar­nave të rim­bur­sueshme, si dhe masën e mbu­lim­it të bar­nave të saj. Struk­tu­ra e listës së bar­nave për­cak­to­het në bazë të listës së bar­nave themelore, sipas klasi­fikim­it INN (prin­cip­it aktiv të bar­it), të për­cak­tu­ar nga Orga­ni­za­ta Botërore e Shën­de­të­sisë, si dhe në mbu­lim­in e alter­na­tivës më të lirë;
c) listën e pajis­jeve mjekë­sore, si dhe masën e mbu­lim­it të tyre.
3. Përf­shir­ja e shër­bimeve shën­de­të­sore në paketën e sig­urim­it të detyrueshëm mbështetet në kriteret e mëposhtme:
a) mjekë­sore: shkalla në të cilën shër­bi­mi ndikon në për­mirësimin e cilë­sisë së jetës në shmang­ien e përke­qësim­it të mëte­jshëm të shën­de­tit dhe në rrit­jen e jetëg­jatë­sisë;
b) ekonomike: rapor­ti i kos­tos së efek­tivitetit të shër­bim­it dhe disponuesh­mëria e burimeve finan cia­re të Fon­dit;
c) sociale: aftësia paguese e paci­en­tit, disponuesh­mëria e shër­bimeve dhe num­ri i për­fituesve në raport me pop­ullsinë.
4. Har­ti­mi i pake­tave të shër­bimeve bëhet nga komi­sione teknike, të për­bëra nga ekspertë, të cilët për­faqë­so­jnë, në mënyrë të barabartë, ndar­jen e kritereve në mjekë­sore, ekonomike dhe sociale. Për­bër­ja nom­i­na­tive e komi­sion­eve teknike cak­to­het nga këshilli admin­is­tra­tiv i Fon­dit, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në statutin e Fon­dit.
5. Këshilli admin­is­tra­tiv i Fon­dit mira­ton pro­jek­tin e pake­tave të propozuara nga komi­sionet teknike dhe ia dër­gon Min­istrit të Shën­de­të­sisë për pro­ced­im pranë Këshillit të Min­is­trave. Pake­ta e propozuar shoqëro­het nga një raport finan­ciar i Drej­torit të Përgjithshëm të Fon­dit për mundësitë e mbu­lim­it finan­ciar nga Fon­di të shër­bimeve të pake­tave të propozuara.
6. Mira­ti­mi i pake­tave të shër­bimeve të sig­urim­it të detyrueshëm, paraqi­tur nga Min­istri i Shën­de­të­sisë dhe shoqëru­ar me raportin finan­ciar të Drej­torit të Përgjithshëm të Fon­dit, bëhet me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 11
Page­sat e drejt­për­drej­ta

1. Per­son­at e sig­u­ru­ar mar­rin pjesë në pagesën e një pjese të çmim­it të shër­bim­it shën­de­të­sor që u jepet. Masa, shër­bimet dhe mënyra e pagesës së drejt­për­drejtë ven­doset në çdo rast nga Këshilli i Min­is­trave.
2. Këshilli i Min­is­trave, në bazë të poli­tikave sociale të Qev­erisë, mund të për­jash­to­jë nga page­sat e drejt­për­drej­ta kat­e­gori të veçan­ta të indi­vidëve, duke u bazuar në aftës­inë e tyre për të paguar.
Në këto raste, Këshilli i Min­is­trave jep fonde ekstra (sub­ven­cione) për t’u finan­cuar dhënësve të shër­bimeve shën­de­të­sore kos­ton e page­save të drejt­për­drej­ta.
Neni 12
Shër­bimet shën­de­të­sore të cilat nuk mbu­lo­hen nga sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor
1. Fon­di i sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor nuk finan­con shër­bime të kujde­sit shën­de­të­sor ndaj per­son­ave që nuk janë të sig­u­ru­ar, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji, me për­jash­tim të rasteve të urgjencës mjekë­sore.
2. Fon­di i sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor nuk finan­con shër­bime të kujde­sit shën­de­të­sor që nuk bëjnë pjesë në pake­tat e shër­bimeve të për­cak­tu­ara sipas këtij ligji.

 

KREU III
DREJTIMI I FONDIT DHE FUNKSIONET E ORGANEVE DREJTUESE

 

Neni 13
Fon­di i Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor

1. Fon­di i Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor është i vet­mi per­son juridik, pub­lik, autonom, i cili ofron dhe admin­istron sig­urim­in e detyrueshëm të kujde­sit shën­de­të­sor në Repub­likën e Shqipërisë.
2. Fon­di i Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor menax­hon skemën e sig­urim­it të detyrueshëm të kujde­sit shën­de­të­sor, në për­puth­je me poli­tikat kom­bëtare të kujde­sit shën­de­të­sor, të ven­do­sura nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.
3. Bux­heti i Fon­dit mira­to­het si pjesë për­bërëse e pan­darë e Bux­hetit vje­tor të Shtetit.

 

Neni 14
Statu­ti i Fon­dit

1. Fon­di orga­ni­zo­het dhe funk­sionon në bazë të statu­tit të Fon­dit, i cili mira­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.
2. Statu­ti i Fon­dit për­cak­ton, ndër­m­jet të tjer­ave:
a) struk­turën e përgjithshme orga­ni­za­tive të Fon­dit, funk­sionet dhe përgjegjësitë përkatëse;
b) pro­ce­du­rat e mira­tim­it e të ndryshim­it të rreg­ullave pro­ce­du­rale për veprim­tar­inë e këshillit admin­is­tra­tiv, Drej­tor­inë e Përgjithshme dhe zyrat ven­dore;
c) mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet këshillit admin­is­tra­tiv, Drej­torit të Përgjithshëm dhe zyrave ven­dore;
ç) pro­ce­du­rat për har­timin, ndryshimin dhe zba­timin e rreg­ul­loreve admin­is­tra­tive, rreg­ul­loreve të orga­nizim­it dhe të per­son­elit, rreg­ul­loret ekonomike, të auditim­it dhe të kontabilitetit, si dhe pro­ce­du­ra e rreg­ul­lore të tjera, të nevo­jshme për veprim­tar­inë e Fon­dit;
d) masën e shpër­blim­it për pjesë­mar­rjen e anë­tarëve në këshillin admin­is­tra­tiv;
dh) mar­rëd­hëni­et ndërin­sti­tu­cionale bren­da dhe jashtë ven­dit;
e) kriteret ligjore dhe pro­fe­sion­ale të përzg­jed­hjes së Drej­torit të Përgjithshëm.

 

Neni 15
Organet drejtuese

Fon­di drej­to­het nga:
a) këshilli admin­is­tra­tiv;
b) Drej­tori i Përgjithshëm.

 

Neni 16
Këshilli admin­is­tra­tiv

1. Këshilli admin­is­tra­tiv është organi më i lartë vendim­mar­rës i Fon­dit dhe ka në për­bër­je 9 anë­tarë, si më poshtë:
a) Min­istrin e Shën­de­të­sisë ose për­faqë­suesin e tij;
b) Min­istrin e Finan­cave ose për­faqë­suesin e tij;
c) Min­istrin e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta ose për­faqë­suesin e tij;
ç) Drej­torin e Përgjithshëm të Fon­dit ose për­faqë­suesin e tij;
d) Drej­torin e Insti­tu­tit të Sig­urimeve Shoqërore ose për­faqë­suesin e tij;
dh) një për­faqë­sues të sindikatës së të punë­suarve;
e) një për­faqë­sues të dhënësve të kujde­sit shën­de­të­sor, i cak­tu­ar nga Urdhri i Mjekut;
ë) një për­faqë­sues të shoqatës së punëd­hënësve pri­vatë dhe të të vetëpunë­suarve;
f) një për­faqë­sues të orga­ni­za­tës së kon­suma­torëve, të cilët për­faqë­so­jnë për­fitue­sit e Fon­dit.
2. Koha e shër­bim­it të anë­tarëve të këshillit admin­is­tra­tiv është 4 vjet, me të drejtë rizg­jed­hje­je, ose për aq kohë sa anë­tari është për­faqë­sues i organ­it përkatës.
3. Këshilli i Min­istr ave për­cak­ton se cila sindikatë, orga­ni­za­të e per­son­ave të vetëpunë­suar dhe punëd­hënësve, orga­ni­za­të kon­suma­tore është për­faqë­sues­ja më e mad­he dhe që do të emëro­jnë për­faqë­sue­sit e tyre në këshillin admin­is­tra­tiv.

 

Neni 17
Drej­ti­mi i këshillit admin­is­tra­tiv

1. Këshilli admin­is­tra­tiv zgjedh me votim të fshe­htë kryetarin ndër­m­jet për­faqë­suesve të Këshillit të Min­is­trave.
2. Man­dati i kryetar­it të këshillit admin­is­tra­tiv është njëv­jeçar dhe bazo­het në parim­in e rota­cionit.
3. Këshilli admin­is­tra­tiv zgjedh nënkryetarin ndër­m­jet për­faqë­suesve të kon­tribu­uesve joqever­i­tarë.
4. Kryetari ose, në mungesë të tij, nënkryetari drej­ton këshillin admin­is­tra­tiv.

 

Neni 18
Mbled­hjet dhe vendimet e këshillit admin­is­tra­tiv

1. Mbled­hjet e zakon­shme të këshillit admin­is­tra­tiv thirren nga Drej­tori i Përgjithshëm, jo më pak se një herë në dy muaj.
2. Ren­di i ditës propo­zo­het nga Drej­tori i Përgjithshëm dhe mira­to­het nga këshilli admin­is­tra­tiv.
3. Këshilli admin­is­tra­tiv mblid­het në mënyrë të jashtëza­kon­shme nga kryetari, me kërkesën e të pak­tën 3 anë­tarëve të këshillit ose të Drej­torit të Përgjithshëm.
4. Kuo­ru­mi i mbled­hjeve të zakon­shme është 2/3 e anë­tarëve të këshillit. Vendimet mira­to­hen me shu­micën e anë­tarëve të pran­ishëm. Gjatë votimeve në këshillin admin­is­tra­tiv nuk lejo­het absten­i­mi.
5. Në raste të jashtëza­kon­shme, sipas rreg­ullave të brend­shme të këshillit, kryetari mund të mbled­hë këshillin dhe mbled­hjet mund të zhvil­lo­hen me një kuo­rum prej 5 anë­tarësh. Në këto raste, vendi­mi mer­ret në mënyrë unanime nga të gjithë anë­tarët e pran­ishëm.
6. Kryetari i rela­ton këshillit admin­is­tra­tiv dhe paraqet për mira­tim vendimet e mar­ra në raste të jashtëza­kon­shme, në mbled­hjen më të parë të rad­hës.

 

Neni 19
Drej­tori i Përgjithshëm

1. Këshilli admin­is­tra­tiv emëron Drej­torin e Përgjithshëm pas një pro­ce­dure konkur­ri­mi të hapur, në bazë të kritereve të për­cak­tu­ara në statutin e Fon­dit. Kan­di­datët duhet të demon­stro­jnë se kanë njo­hu­ritë dhe për­vo­jën pro­fe­sion­ale për të menax­huar Fondin.
2. Drej­tori i Përgjithshëm përzgjid­het nga këshilli admin­is­tra­tiv nga një listë me jo më pak se tre kan­di­datë, që plotë­so­jnë kriteret.
3. Këshilli zgjedh Drej­torin e Përgjithshëm, me votim të fshe­htë, me 2/3 e votave të të gjithë anë­tarëve të këshillit admin­is­tra­tiv.
4. Koha e ushtrim­it të detyrës së Drej­torit të Përgjithshëm është 5 vjet.
5. Paga e Drej­torit të Përgjithshëm cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
6. Drej­tori i Përgjithshëm rapor­ton para këshillit admin­is­tra­tiv.
7. Këshilli admin­is­tra­tiv ven­dos për shkarkimin e Drej­torit të Përgjithshëm në këto raste:
a) nëse dëno­het me vendim të for­mës së pre­rë, për kry­er­jen e një vepre penale;
b) nëse shkel dis­poz­i­tat e statu­tit, vendimet e këshillit admin­is­tra­tiv dhe legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 20
Funk­sionet e këshillit admin­is­tra­tiv

Këshilli admin­is­tra­tiv kryen funk­sionet e mëposhtme:
a) zgjedh, emëron dhe shkarkon Drej­torin e Përgjithshëm për shkaqe të parashikuara në këtë ligj;
b) cak­ton anëtaret e komi­sion­it teknik, sipas nen­it 10 të këtij ligji, për har­timin e paketës së shër­bimeve shën­de­të­sore dhe të listës së bar­nave të rim­bur­sueshme;
c) mira­ton pake­tat e shër­bim­it që finan­co­hen nga ske­ma e sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor, të har­tu­ara nga komi­sioni teknik, të cilat i dër­gon në Min­istrinë e Shën­de­të­sisë për pro­ced­im pranë Këshillit të Min­is­trave;
ç) mira­ton rreg­ul­lat ekonomike e finan­cia­re, pro­ce­du­rale, të kon­trol­lit, struk­turën e përgjithshme orga­ni­za­tive dhe rreg­ul­lat e per­son­elit, si dhe rreg­ul­la të tjera të brend­shme, që ai i gjykon të nevo­jshme gjatë veprim­tarisë së Fon­dit, në zba­tim të këtij ligji;
d) mira­ton kriteret e lid­hjes së kon­tratave, si dhe kon­tratat me dhënësit e shër­bimeve shën­de­të­sore pub­like dhe pri­vate;
dh) mira­ton raportin vje­tor, raportin finan­ciar dhe bilancin vje­tor, të paraqi­tur nga Drej­tori i Përgjithshëm;
e) mira­ton pro­jek­t­bux­hetin vje­tor të Fon­dit dhe parashikimin për tre vitet e ardhshme; ë) mira­ton sis­temin e pagave të punon­jësve të Fon­dit;
f) mira­ton hap­jen ose mbyll­jen dhe shpërn­dar­jen e zyrave ven­dore të Fon­dit;
g) për­cak­ton num­rin e përgjithshëm të punon­jësve të Fon­dit, të cilin e dër­gon për mira­tim në Këshillin e Min­is­trave;
gj) reko­man­don ndryshime në legjis­la­cionin e sig­urimeve të detyrueshme të kujde­sit shën­de­të­sor dhe ia propo­zon Min­istrit të Shën­de­të­sisë;
h) ven­dos për çësht­je të tjera, të parashikuara me ligj.

 

Neni 21
Funk­sionet e Drej­torit të Përgjithshëm

1. Drej­tori i Përgjithshëm kryen funk­sionet mëposhtme:
a) propo­zon për mira­tim në këshillin admin­is­tra­tiv statutin, rreg­ul­loren orga­ni­za­tive, rreg­ul­loren e per­son­elit, rreg­ul­loret ekonomike, rreg­ul­loret pro­ce­du­rale, raportin vje­tor dhe pro­jek­t­bux­hetin vje­tor;
b) drej­ton veprim­tar­inë e Fon­dit, në për­puth­je me statutin dhe rreg­ul­loret e mirat­u­ara nga këshilli admin­is­tra­tiv;
c) propo­zon në këshillin admin­is­tra­tiv num­rin e përgjithshëm të punon­jësve dhe mira­ton struk­turën e brend­shme dhe për­shkrimet e punës të Drej­torisë së Për gjithshme e të zyrave ven­dore;
ç) emëron e shkarkon per­son­elin dhe i propo­zon këshillit admin­is­tra­tiv pagat e tyre;
d) propo­zon në këshillin admin­is­tra­tiv poli­tikat e zhvil­lim­it të skemës së sig­urimeve shën­de­të­sore;
dh) për­faqë­son Fondin në mar­rëd­hëni­et juridike me të tretët, medi­at, si dhe në komu­nikimin me per­son­at e sig­u­ru­ar dhe dhënësit e shër­bim­it shën­de­të­sor;
e) zba­ton vendimet e këshillit admin­is­tra­tiv dhe rapor­ton para tij për veprim­tar­inë e vet; ë) u dele­gon kom­pe­ten­cat zyrave ven­dore të Fon­dit;
f) zba­ton detyra të tjera që i ngarkon këshilli admin­is­tra­tiv.
2. Drej­tori i Përgjithshëm mund të kërko­jë këshillime nga spe­cial­istë të jashtëm për çësht­je që kanë të bëjnë me njo­huri të veçan­ta.

 

Neni 22
Rapor­ti­mi

1. Drej­tori i Përgjithshëm për­gatit raportin vje­tor për financën, admin­istrim­in, kon­trak­timin, paketën e shër­bimeve shën­de­të­sore dhe pop­ullsinë e mbu­lu­ar nga sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor, të cilin e paraqit në këshillin admin­is­tra­tiv.
2. Këshilli admin­is­tra­tiv për­gatit një raport vje­tor për Min­istrin e Shën­de­të­sisë.
3. Drej­tori i Përgjithshëm i përgjig­jet kërke­save speci­fike të infor­ma­cionit për pjesën e bux­hetit, që finan­co­het nga Bux­heti i Shtetit, që mund të kërko­jë Min­is­tria e Finan­cave gjatë vitit.

 

KREU IV
FINANCIMI I FONDIT

 

Neni 23

Burimet e financim­it

Fon­di ka burimet e financim­it si më poshtë:
a) kon­tributet e sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor, sipas pikës 1 të nen­it 5 të këtij ligji;
b) kon­tributin e sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor prej Bux­hetit të Shtetit nga per­son­at ekonomik­isht joak­tivë, sipas pikës 2 të nen­it 5 të këtij ligji;
c) kon­tributet e sig­urim­it shën­de­të­sor vull­ne­tar, sipas pikës 3 të nen­it 5 të këtij ligji;
ç) trans­fer­tat nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë për sub­ven­cionimin e një pjese të page­save të drejt­për­drej­ta, sipas pikës 2 të nen­it 11 të këtij ligji;
d) trans­fer­tat nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë për shër­bimet e kërkuara nga ajo, përtej atyre të bux­het­u­ara ose të kon­trak­tu­ara nga Fon­di;
dh) trans­fer­tat e mirat­u­ara në Bux­hetin e Shtetit për bal­ancimin e bux­hetit të Fon­dit ose për kom­pen­simin e mosre­al­izim­it të kon­tributeve në pro­cesin e zba­tim­it të bux­hetit.
e) burime të tjera, dhurime, grante nga burime kom­bëtare dhe ndërkom­bëtare.

 

Neni 24
Struk­tu­ra finan­cia­re e Fon­dit

1. Struk­tu­ra finan­cia­re e Fon­dit është si më poshtë:
a) sig­uri­mi i detyrueshëm shën­de­të­sor përf­shin të gjitha të ard­hu­rat nga kon­tributet, burimet e tjera, sipas nen­it 23 të këtij ligji, të ard­hu­rat nga fon­di rez­ervë, si dhe shpen­zimet për pagesën e pake­tave të shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor nën skemën e sig­urim­it të detyrueshëm shën­de­të­sor;
b) fon­di rez­ervë i sig­urimeve të detyrueshme për­bëhet nga tepri­cat e aku­mu­lueshme të të ard­hu­rave ndaj shpen­z­imeve. Fon­di rez­ervë është një fond emergjence për mbu­lim­in e lëviz­jeve të përkohshme dhe të deficiteve oper­a­tive në sig­urim­in e detyrueshëm shën­de­të­sor, në për­puth­je me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara për këtë qël­lim me vendim të Këshillit të Min­is­trave. Fon­di rez­ervë nuk duhet të kalo­jë 10 për qind të shpen­z­imeve vje­tore të Fon­dit;
c) admin­istri­mi përf­shin shpen­zimet kor­rente dhe kap­i­tale për menax­himin e Fon­dit;
ç) sig­uri­mi shën­de­të­sor vull­ne­tar, i cili kon­sis­ton në të ard­hu­rat dhe shpen­zimet nën kon­tratat e sig­urimeve shën­de­të­sore.
2. Mjetet mon­etare të Fon­dit depoz­i­to­hen në ban­ka të licen­cuara dhe të regjistru­ara në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 25
Aftësia paguese e Fon­dit

1. Fon­di menax­hon veprim­tar­itë e tij bren­da burimeve të vlef­shme finan­cia­re dhe nuk hyn në borx­he.
2. Fon­di nuk mbu­lon shër­bime të kujde­sit shën­de­të­sor jashtë paketës së sig­urim­it të detyrueshëm dhe jashtë kon­trak­timeve përkatëse.

 

Neni 26
Kontabiliteti dhe auditi­mi

Mba­jt­ja e kontabilitetit dhe auditi­mi bëhen në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar në fuqi.

 

KREU V
PROCEDURAT

 

Neni 27
Regjistri­mi dhe iden­ti­fiki­mi i per­son­ave të sig­u­ru­ar

1. Të gjithë per­son­at e për­men­dur në nenin 5 të këtij ligji janë të detyru­ar të regjistro­hen te Fon­di.
2. Punëd­hënësit janë përgjegjës për regjistrim­in te Fon­di të punë­mar­rësve të tyre dhe për informimin e Fon­dit për:
a) num­rin e per­son­ave që kanë sig­u­ru­ar;
b) emrat e per­son­ave të sig­u­ru­ar dhe num­rin e sig­urim­it;
c) pagat e per­son­ave të sig­u­ru­ar;
ç) masën e kon­tribu­tit të per­son­ave të sig­u­ru­ar;
d) peri­ud­hën e punësim­it.
3. Të gjithë per­son­at e regjistru­ar kanë një numër të sig­urim­it shën­de­të­sor të detyrueshëm dhe një doku­ment që vërte­ton regjistrim­in e tyre në Fond e që iden­ti­fikon per­son­in e sig­u­ru­ar.
4. Per­son­at, sub­jekt i sig­urim­it shën­de­të­sor të detyrueshëm, regjistro­hen në Fond bren­da 30 ditëve nga data që bëhen sub­jekt i detyrim­it për të paguar kon­tribute. Ndryshimet në sta­tusin e per­son­ave të sig­u­ru­ar regjistro­hen dhe evi­den­to­hen nga Fon­di.
5. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton insti­tu­cionet pub­like përgjegjëse dhe peri­ud­hën gjatë së cilës kanë detyrim për të infor­muar Fondin për num­rin dhe iden­titetin e per­son­ave, sipas kat­e­gorive të për­men­dura në nenin 5 të këtij ligji.
6. Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­lat për regjistrim­in dhe iden­ti­fikimin e të sig­u­ru­arve dhe mënyrën e paraqit­jes së infor­ma­cionit.

 

Neni 28
Iden­ti­fiki­mi i të sig­u­ru­arve

Iden­ti­fiki­mi i per­son­ave të sig­u­ru­ar bëhet nëpër­m­jet doku­men­tit të iden­ti­fikim­it të sig­urim­it shën­de­të­sor, të lëshuar nga Fon­di.

 

Neni 29
Kon­tratat

1. Fon­di paguan dhënësit e shër­bimeve shën­de­të­sore vetëm për shër­bimet e ofru­ara ndaj per­son­ave të sig­u­ru­ar dhe në bazë të ter­mave e të kushteve të për­cak­tu­ara në kon­tratat përkatëse.
2. Këshilli admin­is­tra­tiv mira­ton pro­ce­du­rat dhe kriteret për lid­hjen e kon­tratave dhe për page­sat, duke synuar në stim­ulim­in e aksesit ndaj shër­bimeve, kos­tos së efek­tivitetit dhe rrit­jes së cilë­sisë së shër­bimeve të ofru­ara prej dhënësve pri­vatë dhe pub­likë ndaj komu­nitetit.
3. Fon­di lidh kon­tratë me dhënësit pub­likë të shër­bim­it shën­de­të­sor, të licen­cuar nga autoriteti kom­pe­tent, dhe mbu­lon të gjitha shër­bimet e ofru­ara nga dhënësi, të cilat janë të përf­shi­ra në paketën e shër­bimeve, sipas nen­it 10 të këtij ligji.
4. Fon­di mund të lid­hë kon­tratë me dhënësit pri­vatë të shër­bim­it shën­de­të­sor, të licen­cuar nga autoriteti kom­pe­tent. Kon­tra­ta për­cak­ton shër­bimet shën­de­të­sore, që do të mbu­lo­hen nga Fon­di. Kon­tratat lid­hen për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar dhe mund të rinovo­hen.
5. Fon­di ndër­pret kon­tratën me një dhënës shër­bi­mi në rastet kur anal­iza e per­for­mancës tre­gon se ky dhënës nuk përm­bush kriteret, sipas pikës 2 të këtij neni. Për­para ndër­pre­rjes së kon­tratës, Fon­di duhet të infor­mo­jë Min­istrinë e Shën­de­të­sisë, si dhe t’i cak­to­jë ofrue­sit të shër­bim­it një afat të cak­tu­ar kohe, bren­da të cilit ai duhet të plotë­so­jë kriteret.
6. Fon­di kri­jon Regjistrin e Dhënësve të Përzg­jed­hur të Shër­bimeve Shën­de­të­sore, në të cilin regjistro­hen dhënësit e shër­bimeve pub­like, si dhe ato pri­vate, të cilët plotë­so­jnë kriteret e për­men­dura në pikën 2 të këtij neni.
Regjistri i Dhënësve të Përzg­jed­hur të Shër­bimeve Shën­de­të­sore mira­to­het nga këshilli admin­is­tra­tiv dhe bëhet pub­lik në faqen zyrtare të Fon­dit.

 

Neni 30
Page­sat ndaj dhënësve të shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor

1. Këshilli admin­is­tra­tiv për­cak­ton dhe ven­dos for­mat e ndryshme të page­save ndaj dhënësve të shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor dhe insti­tu­cion­eve të kujde­sit shën­de­të­sor, duke garan­tu­ar aksesin e pop­ul­latës ndaj shër­bimeve, kos­ton e efek­tivitetit të shër­bimeve dhe rrit­jen e cilë­sisë së tyre.
2. Fon­di paguan dhënës shër­bi­mi të kon­trak­tu­ar, për shër­bime shën­de­të­sore dhe bar­na e pro­duk­te mjekë­sore, të përf­shi­ra në pake­tat e sig­urimeve të detyrueshme shën­de­të­sore, të dhë­na në për­puth­je me ter­mat dhe kushtet e kon­tratave të nën­shkru­ara prej tyre me Fondin.
3. Fon­di rim­bur­son per­son­at e sig­u­ru­ar, që mar­rin shër­bime nga dhënësit e shër­bim­it shën­de­të­sor bren­da ven­dit, që nuk kanë kon­tratë me Fondin, vetëm në mungesë të dhënësve të kon­trak­tu­ar të shër­bimeve shën­de­të­sore, pas ver­i­fikim­it përkatës nga Fon­di. Këshilli admin­is­tra­tiv speci­fikon rastet e rim­bur­sim­it të per­son­ave të sig­u­ru­ar, si dhe rreg­ul­lat e pro­ce­du­rat e rim­bur­sim­it.
4. Fon­di ka të drejtë dhe detyrë të ver­i­fiko­jë çdo pagesë të dhënë në për­puth­je me ter­mat dhe kushtet e kon­tratave dhe të refu­zo­jë çdo kërkesë për pagesë në rastet e parashikuara në rreg­ul­loret finan­cia­re, të mirat­u­ara nga këshilli admin­is­tra­tiv.
5. Page­sa e shër­bimeve të dhënësve të shër­bim­it shën­de­të­sor bëhet vetëm nëpër­m­jet llog­a­rive bankare.
6. Zyrat ven­dore të Fon­dit pagua­jnë rreg­ull­isht, në për­puth­je me ter­mat dhe kushtet në kon­tratat përkatëse, kërke­sat e page­save të dër­guara prej dhënësve të kon­trak­tu­ar të shër­bimeve shën­de­të­sore, pas ver­i­fikim­it përkatës.
7. Pro­ce­du­ra për paraqit­jen e kërkesës për pagesë dhe ver­i­fiki­mi i tyre për­cak­to­hen në rreg­ul­loret e har­tu­ara nga Drej­tori i Përgjithshëm dhe të mirat­u­ara nga këshilli admin­is­tra­tiv.

 

Neni 31
Ver­i­fiki­mi i kërke­save për pagesë

1. Fon­di ka të drejtë dhe detyrë të ver­i­fiko­jë vërtetës­inë dhe rreg­ullsinë e çdo kërkese për pagesë të dhënësit të shër­bim­it shën­de­të­sor, për­para se të krye­jë pagesën.

2. Në rast të kërke­save për pagesë, që kon­sidero­hen të tepër­ta apo jo të rreg­ull­ta, page­sa pezul­lo­het deri në qartësimin ose kor­rigjimin e tyre. Në të kun­dertën page­sa refu­zo­het.
3. Pro­ce­du­rat e ver­i­fikim­it dhe të kon­trol­lit të kërke­save për pagesë për­cak­to­hen në rreg­ul­loret e har­tu­ara nga Drej­tori i Përgjithshëm dhe të mirat­u­ara nga këshilli admin­is­tra­tiv.

 

KREU VI
SISTEMI I INFORMACIONIT

 

Neni 32
Detyri­mi i autoriteteve pub­like për të dhënë infor­ma­cion

1. Fon­di merr infor­ma­cion nga Min­is­tria e Finan­cave për tregue­sit e zhvil­lim­it makroekonomik, të dhë­nat për prod­himin e përgjithshëm bru­to dhe infor­ma­cione të tjera finan­cia­re për funk­sion­imin e Fon­dit.
2. Fon­di merr infor­ma­cion nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë për poli­tikat, strategjitë që kanë lid­hje me sis­temin shën­de­të­sor, për të dhë­nat e gjend­jes shën­de­të­sore, si dhe infor­ma­cione të tjera shën­de­të­sore që kanë lid­hje me funk­sion­imin e Fon­dit.
3. Drej­to­ria e Përgjithshme e Tatimeve i je p infor­ma­cion peri­odik Fon­dit për shumën e kon­tributeve të mbled­hu­ra të sig­urimeve shën­de­të­sore nga të gjitha sub­jek­tet që janë të detyru­ara të derd­hin kon­tribute pranë kësaj drej­to­rie, për num­rin e kon­tribuesve dhe listë­page­sat përkatëse.
4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton insti­tu­cionet ose orga­niz­mat e tjerë që duhet të ofro­jnë të dhë­na rreg­ull­isht, sipas nevo­jave të Fon­dit.
5. Fon­di lidh mar­rëvesh­je ndërin­sti­tu­cionale për shkëm­bimin, në mënyrë të vazh­dueshme, të infor­ma­cionit të hol­lë­sishëm me entet pri­vate dhe pub­like, sipas pikave të mësipërme të këtij neni, duke mar­rë dhe duke anal­izuar infor­ma­cionin e tyre.

 

Neni 33
Detyri­mi i rapor­tim­it të dhënësve të kon­trak­tu­ar të kujde­sit shën­de­të­sor

1. Dhënësit e shër­bim­it shën­de­të­sor janë të detyru­ar t’u dorë­zo­jnë Min­istrisë së Shën­de­të­sisë dhe Fon­dit, perid­iok­isht, infor­ma­cion për veprim­tar­inë e tyre, sipas detyrimeve për rapor­tim, të parashikuara në kon­tratat me Fondin.
2. Mosra­por­ti­mi i pajus­ti­fikuar si më sipër për­bën shkak për zgjid­hjen e kon­tratës dhe heq­jen e dhënësit të shër­bim­it shën­de­të­sor nga Regjistri i Dhënësve të Përzg­jed­hur të Shër­bimeve Shën­de­të­sore për një peri­ud­hë kohe të cak­tu­ar, nga këshilli admin­is­tra­tiv, me propoz­imin e Drej­torit të Përgjithshëm.

 

Neni 34
Kon­fi­den­cialiteti i infor­ma­cionit

I gjithë infor­ma­cioni për shën­detin e një per­soni të sig­u­ru­ar, i mbled­hur dhe i trans­fer­u­ar në Fond, është kon­fi­den­cial. Fon­di admin­istron infor­ma­cionin e kri­juar sipas këtij ligji, në për­puth­je me rreg­ul­lat e parashikuara në legjis­la­cionin në fuqi, veçanër­isht legjis­la­cioni për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.

 

Neni 35
Informi­mi pub­lik

1. Fon­di ka detyrim ligjor të infor­mo­jë pub­likun e gjerë peri­odik­isht nëpër­m­jet mjeteve të shtyp­it, web­site-eve, revis­tave e broshu­rave, të pub­likuara prej tij, dhe mjeteve të tjera të komu­nikim­it pub­lik, për:
a) vendimet e mar­ra, në zba­tim të këtij ligji;
b) veprim­tar­inë e Fon­dit;
c) pake­tat e për­fitim­it; ç) page­sat e drejt­për­drej­ta dhe tar­i­fat.
2. Fon­di për­gatit dhe pub­likon një raport vje­tor të veprim­tarive të tij të përgjithshme, për pop­ullsinë dhe shër­bimet e mbu­lu­ara, si dhe finan­cat e tij.

 

Neni 36
Sta­tis­tikat

1. Fon­di për­pi­lon sta­tis­tikat e nevo­jshme për sa i për­ket zhvil­lim­it të shpen­z­imeve të sig­urimeve shën­de­të­sore. Ofrue­sit janë të detyru­ar t’i shpërn­da­jnë infor­ma­cionin e nevo­jshëm Fon­dit. Fon­di respek­ton legjis­la­cionin përkatës për mbro­jt­jen e të dhë­nave.
2. Fon­di pub­likon një raport sta­tis­tikor vje­tor.

 

KREU VII
SANKSIONE

 

Neni 37
Sank­sionet lid­hur me kon­tributet

1. Shkel­jet e mëposhtme, kur nuk për­bëjnë vepër penale, janë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen si më poshtë:
a) mosregjistri­mi ndëshko­het me gjobë me 25 000 lekë për çdo shkel­je;
b) vone­sat e punëd­hënësve në pagesën e kon­tributeve ndëshko­hen me gjobë të barabartë me 5 për qind të shumës së kon­tributeve të papaguara. Në asnjë rast shu­ma nuk mund të jetë më e vogël se 10 000 lekë;
c) evazioni për pagesën e kon­tributeve, deklari­mi i kon­tributeve më të ulë­ta dhe vërte­ti­mi i rremë, kur nuk për­bëjnë vepër penale, dëno­hen me gjobë të barabartë me 100 për qind të difer­encës së shumës së për­l­log­a­r­it­ur nga ajo që duhet të ishte në fakt;
ç) refuz­i­mi për dhënien e infor­ma­cionit, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji dëno­het me gjobë 10 000 — 50 000 lekë për çdo shkel­je.
2. Gjo­bat ven­dosen në për­puth­je me ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Mospage­sat e kon­tributeve i heqin të drejtën shte­tasve për për­fitim të shër­bimeve shën­de­të­sore të rim­bur­suara nga Fon­di për peri­ud­hën e mospagim­it të kon­tribu­tit.

 

Neni 38
Sank­sionet për skemën e sig­urim­it të detyru­ar

1. Dhënësit e shër­bim­it shën­de­të­sor ndëshko­hen për shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji dhe të kon­tratës me Fondin e Sig­urimeve Shën­de­të­sore. Penalitetet parashiko­hen në kon­tratat e veçan­ta dhe mund të var­i­o­jnë nga gjo­ba në lekë deri në përqind­je të shumës së kon­tratës.
2. Shkel­jet seri­oze, të përsërit­u­ra të detyrimeve kon­trak­tore nga dhënësit e shër­bimeve shën­de­të­sore dhe refuz­i­mi për t’iu nën­shtru­ar kon­trol­lit dhe inspek­tim­it nga Fon­di për­bëjnë një shkak për prish­jen e kon­tratës dhe heq­jen e dhënësit nga Regjistri i Dhënësve të Përzg­jed­hur të Shër­bimeve Shën­de­të­sore. Në të tilla raste, dhënësi i kujde­sit shën­de­të­sor mund të riap­liko­jë për t’u përf­shirë në regjistër, pasi ka kalu­ar një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare.
3. Kërki­mi i rim­bur­simeve për shër­bime në bazë të kërke­save të rreme nga të sig­u­ru­ar­it, kur nuk për­bën vepër penale, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë në masën 50 000 lekë. Vendi­mi mer­ret nga Fon­di, në për­puth­je me ligjin nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.
4. Në rast të përsërit­jes së kërke­save për rim­bur­sim për shër­bime në bazë të kërke­save të rreme, i sig­u­ru­ari ndëshko­het me pezul­lim­in e së drejtës për të për­fi­tu­ar shër­bime shën­de­të­sore të rim­bur­sueshme nga 1 deri në 3 muaj.

 

Neni 39
Ape­limet kundër vendimeve

1. Per sonat e sig­u­ru­ar, kon­tribue­sit dhe dhënësit e kujde­sit shën­de­të­sor kanë të drejtën e ape­lim­it të vendim­it të gjobës ose të pezul­lim­it të për­fitim­it, në Drej­tor­inë e Përgjithshme dhe më pas në gjykatën e shkallës së parë.
2. Këshilli admin­is­tra­tiv, me propoz­imin e Drej­torit të Përgjithshëm, mira­ton rreg­ul­lat dhe pro­ce­durën e Komitetit të Shqyr­tim­it Admin­is­tra­tiv në zyrën qen­drore ose ven­dore të Fon­dit.

 

KREU VIII
DISPOZITA KALIMTARE

 

Neni 40
Për­fitue­sit e sig­urim­it shoqëror

1. Derisa Fon­di të ven­dosë regjistrim­in, në për­puth­je me nenin 27 të këtij ligji, të gjithë per­son­at e sig­u­ru­ar me anë të Insti­tu­tit të Sig­urimeve Shoqërore, janë automatik­isht të regjistru­ar te Fon­di i Sig­urim­it të Detyrueshëm të Kujde­sit Shën­de­të­sor dhe janë të detyru­ar për të paguar kon­tributet për sig­urim­in shën­de­të­sor të detyrueshëm.
2. Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore do të trans­fer­o­jë kon­tributet e sig­urim­it të detyru­ar shën­de­të­sor te Fon­di nëpër­m­jet Drej­torisë së Përgjithshme të Tatimeve për të gjithë per­son­at e regjistru­ar te sig­urimet shoqërore.

 

Neni 41

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave për nxjer­rjen e akteve nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 6 pika 4, 10 pika 6, 11 pika 2, 14 pika 1, 16 pika 3, 19 pika 5, 24 pika 1 shkro­n­ja “b”, 27 pikat 5 e 6 dhe 32 pika 4 të këtij ligji.

 

Neni 42

Ligji nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sig­urimet shën­de­të­sore në Repub­likën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqi­zo­het me hyr­jen në fuqi të këtij ligji.

 

Neni 43

Ky ligj hyn në fuqi 2 vjet pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
Shpal­lur me dekretin nr.6920, datë 8.3.2011 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim