Shtetet Palë në këtë Pro­tokoll, Duke deklaru­ar se aksionet efek­tive për të luftu­ar trafikun ndërkom­bë­tar të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, kërkon një tra­j­tim të gjithanshëm dhe ndërkom­bë­tar në vendet e origjinës, tran­si­tit dhe des­ti­na­cionit, që përf­shin masat për të paran­dalu­ar këtë trafik, për të ndëshkuar trafikan­tët dhe për të mbro­j­tur vik­ti­mat e një trafiku të tillë, përf­shirë mbro­jt­jen e të drej­tave të tyre tëe njo­hu­ra ndërkom­bë­tar­isht,

 

Duke mar­rë parasysh fak­tin që, pavarë­sisht ekzis­tencës së një shumël­lo­jsh­mërie instru­mentesh ndërkom­bëtare, që përf­shi­jnë rreg­ul­lat edhe masat prak­tike për të luftu­ar shfry­tëz­imin sek­su­al të grave dhe fëmi­jëve, nuk ka një instru­ment uni­ver­sal që i adreso­het të gjitha aspek­teve të trafikim­it të per­son­ave,

 

Të shqetë­suar që, në mungesë të një instru­men­ti të tillë, per­son­at të cilët janë të prekur nga trafiki­mi nuk do të kenë një mbro­jt­je të mjaftueshme,

 

Duke riku­j­tu­ar rezo­lutën e Asam­blesë së Përgjithshme 53/111 të dhje­torit 1998, në të cilën Asam­ble­ja ven­dosi të kri­jo­jë një komitet ad-hoc ndërqever­i­tar afat­g­jatë (ape­nend­ed) hapur me qël­lim për­punimin e një kon­vente të plotë ndërkom­bëtare në lid­hje me luftën kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar dhe për të disku­tu­ar për­punimin, ndër të tjera, të një instru­men­ti ndërkom­bë­tar që do t’i adreso­het trafikut të grave dhe fëmi­jëve,

 

Të bindur se plotësi­mi i Kon­ven­tës me një instru­ment ndërkom­bë­tar për paran­dal­im­in, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, do të jetë i dobishëm në luftën kundër këtij kri­mi,

 

Ranë dako­rd për sa më poshtë:

 

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Mar­rëd­hëni­et me Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara kundër Krim­it të Orga­nizuar Ndërkom­bë­tar

1. Ky Pro­tokoll plotë­son Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara kundër Krim­it të Orga­nizuar Ndërkom­bë­tar. Ai do të inter­pre­to­het së bashku me Kon­ven­tën.

2. Dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës do të apliko­hen, mutatid mutan­dis, ndaj këtij Pro­tokol­li me për­jash­tim të rasteve ku parashiko­het ndryshe në tekst.

3. Veprat penale të cilë­suara në për­puth­je me nenin 5 të këtij Pro­tokol­li do të kon­sidero­hen si vepra penale të cilë­suara në për­puth­je me Kon­ven­tën.

 

Neni 2

Deklari­mi i qël­lim­it

Qël­limet e këtij Pro­tokol­li janë:

(a) të paran­dalo­jë dhe të lufto­jë trafikun ndërkom­bë­tar të per­son­ave, duke i kush­tu­ar vëmend­je të veçan­të grave dhe fëmi­jëve;

(b) të mbro­jë dhe të ndih­mo­jë vik­ti­mat e këtij trafiku, duke respek­tu­ar të drej­tat e tyre njerë­zore; dhe

© të nxisë dhe të lehtë­so­jë bashkëpunimin ndër­m­jet Shteteve Pale, me qel­lim që të real­i­zo­hen këto objek­ti­va.

 

Neni 3

Përku­fiz­ime

Për qël­limet e këtij Pro­tokol­li:

(a)“Trafik per­sonash” nënkup­ton rekru­timin, trans­portimin, trans­fer­im­in, fshe­hjen ose prit­jen e per­son­ave nëpër­m­jet kër­cënim­it, për­dorim­it të for­cës e for­mave të tjera të shtrëngim­it, mashtrim­it, mar­rjes me for­cë, dred­hisë ose abuzim­it të pushtetit ose të poz­itës vul­ner­a­bël ose dhënien apo mar­rjen e page­save ose për­fitimeve për të arrit­ur pëlqimin e një per­soni që kon­trol­lon një per­son tjetër, për qël­lime shfry­tëz­i­mi. Shfry­tëz­i­mi përf­shin, së paku, shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit të të tjerëve ose for­mat e tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, punën ose shër­bimet e detyru­ara, skllavërinë ose prak­tikat e ngjashme me skllavërinë, heq­jen e organ­eve ose servi­tutet.

(b) pëlqi­mi i vik­timës së trafikut për shfry­tëz­imin e qël­limshëm të për­men­dur në nën­para­grafin (a) të këtij neni do të jetë i pavend nëse janë për­dorur mjetet e parashikuara në nën­para­grafin (a).

© Rekru­ti­mi, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, fshe­h­ja ose prit­ja e një fëmi­jë për qël­lime shfry­tëz­i­mi, do te kon­sidero­het “trafik per­sonash ” edhe nëse në të nuk do të përf­shi­hen mjetet e parashikuara në nën­para­grafin (a) të këtij neni.

d) “Fëmi­jë” nënkup­ton çdo per­son nën 18 vjeç.

 

Neni 4

Fusha e aplikim­it

Ky Pro­tokoll, përveç rasteve të parashikuara ndryshe këtu, do të apliko­het për paran­dal­im­in, het­imin dhe ndjek­jen penale të veprave të parashikuara në nenin 5 të këtij Pro­tokol­li, në rastet kur këto vepra penale kanë një natyrë ndërkom­bëtare dhe përf­shi­jnë një grup të orga­nizuar krim­i­nal, si dhe për mbro­jt­jen e vik­ti­mave të këtyre krimeve.

 

Neni 5

Penal­iz­mi

1. Shtetet Pale duhet të adap­to­jnë masa të tilla, që mund të jenë të nevo­jshme për të për­cak­tu­ar si vepra krim­i­nale, në bazë të legjis­la­cionit të brend­shëm, veprimet e për­cak­tu­ara në nenin 3 të këtij Pro­tokol­li, nëse kry­hen qël­lim­isht.

2. Shtetet Pale duhet të adap­to­jnë masa të tilla, që mund të jenë të nevo­jshme për të për­cak­tu­ar si vepra krim­i­nale:

(a) duke iu nën­shtru­ar kon­cepteve bazë të sis­temit të tij ligjor, ten­ta­tivën për të kry­er një vepër penale të parashikuar në para­grafin 1 të këtij neni;

(b) pjesë­mar­rjen si bashkëpunë­tor në një vepër penale të parashikuar në para­grafin 1 të  këtij neni; dhe

© orga­niz­imin ose drej­timin e per­son­ave të tjerë për të kry­er një vepër penale të parashikuar nën para­grafin 1 të këtij neni.

 

II. MBROJTJA E PERSONAVE TE TRAFIKUAR

 

Neni 6

Asis­ten­ca për mbro­jt­jen e vik­ti­mave te trafikut te per­son­ave

1. Në rastet përkatëse dhe në masën që parashiko­het nga legjis­la­cioni i brend­shëm, Shtetet Palë duhet të mbro­jnë jetën pri­vate dhe iden­titetin e vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave, përf­shirë, ndër të tjera, bër­jen kon­fi­den­ciale të pro­ce­du­rave ligjore, që lid­hen me trafikun e per­son­ave.

2. Shtetet Palë duhet të sig­uro­jnë që sis­te­mi i tyre legjisla­tiv ose admin­is­tra­tiv të përm­ba­jë masa të tilla që u sig­uro­jnë vik­ti­mave të trafikut në rastet e duhu­ra:

(a) infor­ma­cion në lid­hje me pro­ce­du­rat gjyqë­sore dhe admin­is­tra­tive;

(b) asis­tencë, në mënyrë që të paraqesin shqetësimet dhe prob­lemet që kanë dhe t’u mer­ren parasysh në shkallët përkatëse të pro­ce­du­rave penale kundër autorëve të veprave penale, pa cënuar të drejtën e mbro­jt­jes.

3. Në raste të veçan­ta dhe masën e mund­shme, Shtetet Pale duhet të mar­rin parasysh masat për të sig­u­ru­ar tra­j­timin fizik, psikologjik ose social të vik­ti­mave të trafikut, përf­shirë bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zatat e tjera dhe ele­men­tët e shoqërisë civile dhe, në veçan­ti sig­urim­in e:

(a) banim­it të për­sh­tat­shëm;

(b) këshillim­in dhe informimin që ka të bëjë sido­mos me të drej­tat e tyre, në një gjuhë që per­son­at e trafikuar mund ta kup­to­jnë;

© asis­tencën mjekë­sore, psikologjike dhe mate­ri­ale; dhe

(d) mundës­inë e punësim­it, edukim­it dhe tra­jnim­it.

4. Shtetet Palë duhet të mar­rin parasysh, gjatë aplikim­it të dis­poz­i­tave të këtij neni, moshën, seksin dhe nevo­jat e veçan­ta të vik­ti­mave të trafikut dhe, në veçan­ti, nevo­jat e veçan­ta të fëmi­jëve, përf­shirë banesën, arsim­imin dhe kujdesin e për­sh­tat­shëm.

5. Shtetet Pale duhet të për­piqen që të garan­to­jnë sig­ur­inë fizike të vik­ti­mave të trafikut nëse ato janë bren­da ter­ri­toreve të tyre.

6. Shtetet Palë duhet të sig­uro­jnë që sis­te­mi i tyre ligjor të përf­shi­jë masa që iu ofro­jnë vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave mundës­inë e kom­pen­sim­it për dëmin që u është shkak­tu­ar.

 

Neni 7

Sta­tusi i vik­ti­mave te trafikut ne Shtetin Pritës

1. Përveç masave që parashiko­hen në nenin 6 te këtij Pro­tokol­li, Shtetet Palë duhet të mar­rin parasysh adap­ti­min e masave legjisla­tive ose masave të tjera që u lejo­jnë vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave që të qën­dro­jnë në ter­ri­toret e tyre, përko­hë­sisht ose përgjith­monë, në rastet përkatëse.

2. Gjatë zba­tim­it të dis­poz­itës që përf­shi­het në para­grafin 1 të këtij neni, Shtetet Palë duhet të mba­jnë mirë parasysh fak­torët human­i­tarë dhe mëshirues.

 

Neni 8

Riat­d­hes­i­mi i vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave

1. Shteti Palë, shte­tas i të cilit është vik­ti­ma e trafikut të per­son­ave ose në të cilin per­soni ka të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në kohën e hyr­jes në Shtetin Palë pritës, duhet të lehtë­so­jë dhe pra­no­jë kthimin e atij per­soni pa vone­sa të paarsyeshme, si dhe duke iu kush­tu­ar kujdes sig­urisë së tij.

2. Nëse një Shtet Pale kthen një vik­timë të trafikut të per­son­ave në një Shtet Palë, shte­tas i të cilit është per­soni ose në të cilin ai ka pasur të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në momentin e hyr­jes në Shtetin Palë pritës, rik­thi­mi duhet të bëhet duke i kush­tu­ar kujdes sig­urisë së per­son­it, si dhe për sta­tusin e pro­ce­du­rave ligjore që lid­hen me fak­tin se per­soni është vik­timë e trafikim­it dhe, mundë­sisht, kthi­mi të jetë vull­ne­tar.

3. Në kërkesën e një Shteti Palë pritës, një Shtet Palë duhet të ver­i­fiko­jë, pa vone­sa të paarsyeshme, nëse një per­son, i cili është vik­timë e këtij trafiku është shte­tas i tij ose ka të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në kohën e hyr­jes në Shtetin Palë pritës.

4. Me qël­lim që të lehtë­so­het kthi­mi i vik­timës së këtij trafiku, i cili është pa doku­mente të për­sh­tat­shme, Shteti Palë, shte­tas i të cilit është vik­ti­ma ose në të cilin ai/ajo ka të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në momentin e hyr­jes në Shtetin Palë pritës duhet të pra­no­jë të lësho­jë, me kërkesën e Shtetit Palë pritës, doku­mente udhë­ti­mi ose ndon­jë autor­iz­im tjetër mund të jetë i nevo­jshëm për të lejuar hyr­jen e per­son­it në ter­ri­torin e tij.

5. Dis­poz­i­tat e këtij neni nuk duhet të cëno­jë të drej­tat që i nji­hen vik­timës nga legjis­la­cioni i brend­shëm i Shtetit Palë pritës.

6. Ky nen nuk do të cëno­jë ndon­jë Mar­rëvesh­je, dypalëshe ose shumë­palëshe, që rreg­ul­lon, plotë­sisht ose pjesër­isht, kthimin e per­son­ave të trafikuar.

 

III. PARANDALIMI, BASHKEPUNIMI DHE MASAT E TJERA

 

Neni 9

Paran­dal­i­mi i trafikut te per­son­ave

1. Shtetet Palë duhet të ven­dosin poli­ti­ka, pro­grame dhe masa të tjera;

(a) për tëe paran­dalu­ar dhe luftu­ar trafikun e per­son­ave; dhe

(b) për të mbro­j­tur per­son­at e trafikuar, veçanër­isht gratë dhe fëmi­jët, nga rivik­timiz­i­mi.

2. Shtetet Palë duhet të për­piqen që të ndër­mar­rin masa të tilla si kërki­mi, informi­mi dhe fusha­ta në mas­me­dia dhe ini­cia­ti­va sociale dhe ekonomike, për të paran­dalu­ar dhe luftu­ar trafikun e per­son­ave.

3. Poli­tikat, pro­gram­et dhe masat e tjera të ndër­mar­ra, në për­puth­je me këtë nen, duhet të përf­shi­jnë bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zatat të tjera përkatëse ose ele­men­të të shoqërisë civile;

4. Shtetet Palë duhet të ndër­mar­rin ose të for­co­jnë masat, përf­shirë ato nëpër­m­jet bashkëpunim­it, dypalësh ose shumë­palësh, për të reduk­tu­ar fak­torët që i bëjnë per­son­at, veçanër­isht gratë dhe fëmi­jët, të bëhen vik­ti­ma të trafikut, siç janë var­fëria, zhvil­li­mi i pakët dhe munge­sa e mundë­sive të barabar­ta.

5. Shtetet Palë duhet të adap­to­jnë ose for­co­jnë masat legjisla­tive ose masat e tjera, siç janë eduki­mi, masat sociale e kul­tur­ore, përf­shirë ato që rrjed­hin nga bashkëpuni­mi, dypalësh e shumë­palësh, për të mos inku­ra­juar kërkesën që nxit të gjitha for­mat e shfry­tëzim­it të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, që i çon ato drejt trafikut.

 

Neni 10

Shkëm­bi­mi i infor­ma­cionit dhe tra­jn­i­mi

1. Autoritetet e zba­tim­it të ligjit, të emi­gra­cionit ose autoritetet të tjera përkatëse të Shteteve Palë duhet të bashkëpuno­jnë me njeri-tjetrin për të shkëm­by­er infor­ma­cion, në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm, për t’i mundë­suar atyre të për­cak­to­jnë:

(a) nëse per­son­at që kalo­jnë ose ten­to­jnë të kalo­jnë një kufi ndërkom­bë­tar me doku­mente udhë­ti­mi, që i përkasin per­son­ave të tjerë ose pa doku­mente udhë­ti­mi, krye­jnë ose janë vik­ti­ma të trafikut të per­son­ave;

(b) tipet e doku­menteve që kanë për­dorur per­son­at ose që janë për­p­jekur të për­dorin për të kalu­ar një kufi ndërkom­bë­tar me qël­lim që të trafiko­jnë per­sona; dhe

© meto­dat dhe mjete e për­doru­ra nga gru­pet e orga­nizuara krim­i­nale për trafikimin e per­son­ave, përf­shirë rekru­timin dhe trans­portimin e vik­ti­mave, rrugët dhe lid­hjet ndër­m­jet per­son­ave dhe gru­peve që mer­ren me këtë trafik dhe masat e mund­shme për t’i zbu­lu­ar ato.

2. Shtetet Palë duhet të sig­uro­jnë ose for­co­jnë tra­jn­imin e zyr­tarëve të zba­tim­it të ligjit, imi­gra­cionit dhe të zyr­tarëve të tjerë përkatës, mbi paran­dal­im­in e trafikut të per­son­ave. Tra­jn­i­mi duhet të përqen­dro­het në meto­dat e për­doru­ra për paran­dal­im­in e këtij trafiku, ndjek­jen penale të trafikan­teve dhe mbro­jt­jen e të drej­tave të vik­ti­mave, përf­shirë mbro­jt­jen e vik­ti­mave nga trafikan­tët. Tra­jn­i­mi duhet të ketë parasysh gjithash­tu nevo­jën për të mar­rë në kon­sid­er­atë të drej­tat e njeri­ut dhe çësht­jet e mpre­hta që lid­hen me fëmi­jët dhe ato të karak­ter­it gji­nor, si dhe duhet të inku­ra­jo­jnë bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zatat e tjera përkatëse dhe ele­men­tët e shoqërisë civile.

3. Një Shtet Pale që merr infor­ma­cion duhet të përm­bushë një kërkesë të bërë nga një Shtet Palë, që ka trans­me­t­u­ar infor­ma­cionin që ven­dos kufiz­ime në për­dorim­in e tij.

 

Neni 11

Masat e kufir­it

1. Pa cënuar angazhimet ndërkom­bëtare për lëviz­jen e lirë të njerëzve, Shtetet Palë duhet të for­co­jnë, në masën më të mad­he të mund­shme, kon­trol­lin kufi­tar për të zbu­lu­ar dhe paran­dalu­ar trafikun e per­son­ave.

2. Shtetet Palë duhet të mar­rin masa legjisla­tive ose masa të tjera të për­sh­tat­shme për të paran­dalu­ar mjetet e trans­portit, që drej­to­hen nga trans­portues treg­tarë për t’u për­dorur në kry­er­jen e veprave penale që mbu­lo­hen nga neni 5 i këtij Pro­tokol­li.

3. Këto masa duhet të përf­shi­jnë, aty ku është e mundur dhe pa cënuar kon­ven­tat ndërkom­bëtare të aplikueshme, përf­shirë çdo kom­pani trans­portuese, pronar ose drejtues të ndon­jë ani­je apo mjeti trans­porti, të ver­i­fiko­jë që të gjithë pasag­jerët kanë doku­mentet e udhë­tim­it të kërkuara për hyr­jen në mënyrë të ligjshme në Shtetin Pritës.

4. Shtetet Palë duhet te ndër­mar­rin masat e nevo­jshme, në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm, për të sig­u­ru­ar ven­dos­jen e sank­sion­eve në rastet e dhu­nim­it të detyrim­it të parashikuar në para­grafin 3 të këtij neni.

5. Shtetet Palë duhet të mar­rin në kon­sid­er­atë adap­ti­min e masave që lejo­jnë mohimin, në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm, të hyr­jes ose revokim­it të vizave të per­son­ave të imp­likuar në krimet që mbu­lo­hen nga ky Pro­tokoll.

6. Pa cënuar nenin 27 të Kon­ven­tës, Shtetet Palë duhet të mar­rin parasysh forcimin e bashkëpunim­it te agjen­cive te kon­trol­lit kufi­tar, nder te tjera, nëpër­m­jet ven­dos­jes dhe mba­jt­jes se kanaleve direk­te te komu­nikim­it.

 

Neni 12

Sig­uria dhe kon­trol­li i doku­menteve

1. Shtetet Pale duhet të adap­to­jnë masa të tilla, që mund të jenë të nevo­jshme, dhe në për­puth­je me mjetet në dis­pozi­cion:

(a) për të garan­tu­ar që doku­mentet e udhë­tim­it ose të iden­titetit të lëshuara prej tyre të jenë të një cilësie të tillë që të mos keq për­doren lehtë­sisht dhe të mos fal­si­fiko­hen, ndryshohen, kopjo­hen ose lëshohen në mënyrë të paligjshme;

(b) për të sig­u­ru­ar integritetin dhe sig­ur­inë e doku­menteve të udhë­tim­it dhe iden­ti­fikim­it të lëshuara nga Shtetet Palë ose në emër të tyre dhe për të paran­dalu­ar kri­jimin, lëshimin dhe për­dorim­in e paligjshëm të tyre.

 

Neni 13

Legjitimiteti dhe vlef­sh­mëria e doku­menteve

Një Shtet Palë, mbështe­tur në kërkesën e një Shteti tjetër Palë dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm, duhet të ver­i­fiko­jë bren­da një kohe të arsyeshme legjitimitetin dhe vlef­sh­mërinë e doku­menteve të udhë­tim­it ose iden­titetit, të lëshuara ose që nënkup­to­hen se janë lëshuar në emër të tij dhe që dyshohen të për­doren për trafikimin e per­son­ave.

 

IV. DISPOZITA PERFUNDIMTARE

 

Neni 14

Dis­pozi­ta mbro­jtëse

1. Asgjë në këtë Pro­tokoll nuk duhet të prekë të drej­tat, detyrimet dhe përgjegjësitë e Shteteve dhe per­son­ave që rrjed­hin nga e drej­ta ndërkom­bëtare, përf­shirë të drejtën ndërkom­bëtare human­itare dhe legjis­la­cionin ndërkom­bë­tar të të drej­tave të njeri­ut dhe, në veçan­ti, nëse është e mundur, Kon­ven­tën e vitit 1951 dhe Pro­tokollin e vitit 1967 që lid­hen me Sta­tusin e Refug­jatëve dhe parim­in e mosk­thim­it të refug­jat­eve në det (non-refoul­ment) që për­mendet këtu.

2. Masat e parashikuara në ketë Pro­tokoll do të inter­pre­to­hen dhe apliko­hen në mënyrë jos­diskrim­in­uese ndaj per­son­ave për shkak se ata janë vik­ti­ma të trafikut të per­son­ave. Apliki­mi dhe inter­pre­ti­mi i këtyre masave duhet të jetë në paj­tim me parimet e njo­hu­ra ndërkom­bë­tar­isht të mos­diskri­m­inim­it.

 

Neni 15

Zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jeve

1. Shtetet Palë duhet të për­piqen që të zgjid­hin mos­mar­rëvesh­jet që lid­hen me inter­pre­timin ose aplikimin e këtij Pro­tokol­li përmes nego­ci­atave.

2. Çdo mos­mar­rëvesh­je ndër­m­jet dy ose më shumë Shteteve Palë, që lid­het me inter­pre­timin ose aplikimin e këtij Pro­tokol­li, që nuk mund të zgjid­het përmes nego­ci­atave bren­da një kohe të arsyeshme, duhet t’i paraqitet arbi­trazhit. Në qoftë se gjashte muaj pas datës se kërkesës për arbi­trazh këto Shtete Pale nuk kane mundësi për te rene dako­rd ne lid­hje me orga­niz­imin e arbi­trazhit, secili prej këtyre Shteteve Pale mund t’ia paraqesë mos­mar­rëvesh­jen Gjykatës Ndërkom­bëtare te Drejtë­sisë nëpër­m­jet një kërkesë ne për­puth­je me Statutin e Gjykatës.

3. Secili Shtet Palë, në kohën e nën­shkrim­it, rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it në ketë Pro­tokoll, mund të deklaro­jë se ai nuk e kon­sideron si të detyrueshëm për të para­grafin 2 të këtij neni. Shtetet e tjera Palë nuk do të kenë detyrime që rrjed­hin nga para­grafi 2 i këtij neni në lid­hje me çdo Shtet Palë që ka paraqi­tur një rez­ervë të tillë.

4. Shtetet Palë, që kanë paraqi­tur një rez­ervë në për­puth­je me para­grafin 3 të këtij neni, mund ta tërhe­qin atë në çdo kohë me anë të një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve te Bashkuara.

 

Neni 16

Nën­shkri­mi, rat­i­fiki­mi, pra­n­i­mi, mira­ti­mi dhe ader­i­mi

1. Ky Pro­tokoll do të jetë i hapur për nën­shkrim për të gjitha Shtetet nga data 12 deri 15 nën­tor 2000 në Paler­mo, Itali dhe më pas në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork deri nëe datë 12 dhje­tor 2002.

2. Ky Pro­tokoll do të jetë i hapur, gjithash­tu, për orga­ni­zatat rajonale të inte­grim­it ekonomik, me kusht që së paku një Shtet Anë­tar i kësaj orga­ni­zate të ketë nën­shkru­ar këtë Pro­tokoll, në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni.

3. Ky Pro­tokoll do t’i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it. Instru­mentet e rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it do të depoz­i­to­hen tek Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Orga­ni­za­ta rajonale e inte­grim­it ekonomik mund ta depoz­i­to­jë instru­mentin e saj të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it në qoftë se të pak­tën njëri prej Shteteve të saj anë­tarë e ka bërë një gjë të tillë. Në instru­mentin e saj të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it, kjo orga­ni­za­të duhet të deklaro­jë shtrir­jen e kom­pe­tencës së saj në lid­hje me çësht­jet që rreg­ul­lo­hen nga ky Pro­tokoll. Kjo orga­ni­za­të duhet të njofto­je, gjithash­tu, depoz­ituesin në lid­hje me ndryshimet përkatëse të shtrir­jes së kom­pe­tencës së saj.

4. Ky Pro­tokoll është i hapur, për ader­im për çdo Shtet ose orga­ni­za­të rajonale të inte­grim­it ekonomik, të pak­tën njeri Shtet Anë­tar i të cilës është Palë në ketë Pro­tokoll. Instru­mentet e aderim­it do të depoz­i­to­hen tek Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Në kohën e aderim­it të saj, orga­ni­za­ta rajonale e inte­grim­it ekonomik duhet të deklaro­jë shtrir­jen e kom­pe­tencës së saj në lid­hje me çësht­jet që rreg­ul­lo­hen nga ky Pro­tokoll. Kjo orga­ni­za­të duhet të njofto­jë depoz­ituesin në lid­hje me ndryshimet përkatëse në shtrir­jen e kom­pe­tencës së saj.

 

Neni 17

Hyr­ja në fuqi

1. Ky Pro­tokoll do të hyjë në fuqi ditën e nën­tëd­hjete pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të dyzetë të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it. Për qël­limet e këtij para­grafi, çdo instru­ment i depoz­i­tu­ar nga një orga­ni­zate rajonale e inte­grim­it ekonomik nuk do të numëro­het si plotë­suese e atyre instru­menteve të depoz­i­tu­ara nga Shtetet Anë­tarë te kësaj Orga­ni­zate.

2. Për çdo Shtet ose orga­ni­zate rajonale të inte­grim­it ekonomik që rat­i­fikon, pra­non, mira­ton ose aderon në ketë Pro­tokoll pas depoz­itim­it të instru­men­tit të dyzetë të këtij akti, ky Pro­tokoll do të hyjë në fuqi në ditën e trid­hjetë pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit përkatës të këtij Shteti ose orga­ni­zate ose në datën që Pro­tokol­li hyn në fuqi në zba­tim të para­grafit 1 të këtij neni, cilin­do që të jetë i fun­dit.

 

Neni 18

Amen­da­mentet

1. Pas kalim­it të pesë vjetëve nga hyr­ja në fuqi e këtij Pro­tokol­li, një Shtet Palë mund të propo­zo­jë një amen­da­ment dhe ta regjistro­jë atë tek Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili duhet t’ua komu­niko­jë ketë amen­da­ment Shteteve Palë, si dhe Kon­fer­encës së Shteteve Palë të Kon­ven­tës me qël­lim shqyr­timin e tij dhe mar­rjen e vendim­it në lid­hje me të. Shtetet Palë të këtij Pro­tokol­li që mblid­hen në Kon­fer­encën e Palëve duhet të bëjnë çdo për­p­jek­je për të arrit­ur kon­sen­susin për çdo amen­da­ment. Në qoftë se të gjitha për­p­jek­jet për të arrit­ur kon­sen­susin janë shfry­tëzuar dhe nuk është arrit­ur një mar­rëvesh­je si zgjid­hje e fun­dit, amen­da­men­ti duhet të adap­to­het me një shu­micë prej 2/3 e votave të Shteteve Palë që janë të pran­ishëm dhe voto­jnë në takimin e Kon­fer­encës së Palëve.

2. Orga­ni­zatat rajonale të inte­grim­it ekonomik, për çësht­jet që hyjnë bren­da kom­pe­tencës së tyre, duhet të ushtro­jnë të drejtën e votës në bazë të këtij neni me një numër votash të
3. Çdo amen­da­ment i mirat­u­ar në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it prej Shteteve Palë.

4. Një amen­da­ment i adap­tu­ar në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni do të hyjnë në fuqi për një Shtet Pale nën­tëd­hjete dite pas datës se depoz­itim­it tek Sekre­tari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të instru­men­tit të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it të këtij amen­da­men­ti.

5. Në momentin që amen­da­men­ti hyn në fuqi, ai do të ketë fuqi detyruese për ato Shtete, Palë që kanë shpre­hur pëlqimin që të mar­rin për­sipër detyrimet që rrjed­hin prej tij. Shtetet e tjera Pale do të kenë përsëri detyrimet e këtij Pro­tokol­li dhe të çdo amen­da­men­ti që ata kanë rat­i­fikuar, pran­uar dhe mirat­u­ar.

 

Neni 19

1. Një Shtet Palë mund të denon­co­jë ketë Pro­tokoll me anë të një njof­ti­mi të shkru­ar, drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ky denoncim do të ketë efekt një vit pas datës seë mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

2. Një orga­ni­za­të rajonale e inte­grim­it ekonomik do të pusho­jë së qeni Palë në ketë Pro­tokoll kur të gjithë Shtetet Anë­tarë të saj të kenë denon­cuar atë.

 

Neni 20

1. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të jete depoz­itue­si i këtij Pro­tokol­li.

2. Origji­nali i këtij Pro­tokol­li, i për­pilu­ar në kop­je aut­en­tike në gjuhën arabe, kineze, angleze, ruse dhe span­jolle do të depoz­i­to­het tek Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Në dësh­mi të kësaj, të nën­shkru­ar­it e plot­fuqishëm, të autor­izuar në mënyrën e duhur nga respek­tive, nën­shkru­an ketë Pro­tokoll.

 

 


[1] Pro­tokol­li është pjesë e Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krim­it të Orga­nizuar Nderkom­bë­tar, të rat­i­fikuar me ligjin nr. 8920, datë 11.07.2002 “Për rat­i­fikimin e “Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krim­it të Orga­nizuar Ndërkom­bë­tar” dhe dy pro­tokolleve sht­esë të saj”, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 41, dt. 25.7.2002, fq. 1195.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim