LIGJ

Nr.8003, datë 28.9.1995

KODI PENAL USHTARAK

(I përditë­suar)

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

DISPOZITA TË PJESËS SË PËRGJITHSHME

 

KREU I

LIGJI PENAL USHTARAK DHE ZBATIMI I TIJ

 

Neni 1

Ligji penal ushtarak dhe ndar­ja e veprave penale

Ligji penal ushtarak për­cak­ton veprat penale ushtarake, si dhe dënimet dhe masat e tjera që mer­ren ndaj sub­jek­teve që i krye­jnë ato.

Veprat penale ushtarake nda­hen në krime ushtarake dhe në kundër­va­jt­je penale ushtarake. Dal­li­mi i tyre bëhet në çdo rast në dis­poz­i­tat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.

 

Neni 1/a

Bazat e legjis­la­cionit penal ushtarak

(Shtu­ar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Kodi Penal Ushtarak bazo­het në Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ushtarake ndërkom­bëtare, në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fiku­ra nga shteti shqip­tar dhe në lig­je të tjera.

Legjis­la­cioni penal ushtarak për­bëhet nga dis­poz­i­tat e këtij Kodi dhe lig­je të tjera që parashiko­jnë vepra penale ushtarake.

 

Neni 1/b

Detyrat e legjis­la­cionit penal ushtarak

(Shtu­ar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Legjis­la­cioni penal ushtarak ka për detyrë të mbro­jë pavarës­inë e shtetit dhe tërës­inë e ter­ri­torit të tij, rendin kushtetues, të drej­tat dhe lir­itë e shte­tasve, rendin ushtarak të For­cave të Armato­sura, pronën, autoritetin dhe disi­plinën ushtarake, nga vepra penale ushtarake dhe paran­dal­im­in e tyre, si dhe të sig­uro­jë pjesë­mar­rjen e shte­tasve shqip­tarë në mbro­jt­jen e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 2

Zba­ti­mi i ligjit penal ushtarak

Shte­t­a­sit shqip­tarë që krye­jnë një vepër penale në fushën e mbro­jt­jes përgjig­jen sipas Kodit Penal Ushtarak.

Për shte­tasin shqip­tar që kryen një vepër penale ushtarake në bashkëpunim me një ushtarak shqip­tar do të zba­to­het Kodi Penal Ushtarak i Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 3

Barazia e shteteve aleate

(Shtu­ar me ligjin nr. 9819, datë 4.7.2002)

Legjis­la­cioni penal ushtarak zba­to­het edhe kur veprat penale ushtarake janë kry­er në dëm të një shteti të huaj aleat ose part­ner me shtetin shqip­tar.

 

Neni 4

Zba­ti­mi i ligjit penal në hapësirë

Ligji penal ushtarak është i zbat­ueshëm edhe për ushtarakun shqip­tar që kryen një vepër penale jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, kur vepra është njëko­hë­sisht e dënueshme dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim për­fundim­tar nga një gjykatë e huaj.

 

Neni 5

Zba­ti­mi i ligjit penal ushtarak për vepra penale ushtarake

të kry­era nga shte­tas të huaj ose pa shtetësi

Shte­tasi i huaj ose pa shtetësi që kryen një vepër penale në fushën e mbro­jt­jes përgjig­jet sipas ligjit penal ushtarak.

Shte­tasi i huaj ose pa shtetësi që në bashkëpunim me ushtarakë shqip­tarë kryen një vepër penale ushtarake bren­da ose jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, përgjig­jet në bazë të ligjit penal ushtarak të Repub­likës së Shqipërisë.

 

KREU II

PERGJEGJËSIA PENALE SIPAS LIGJIT PENAL USHTARAK

 

 

Neni 6

Per­son­at që përgjig­jen sipas ligjit penal ushtarak

(Ndryshuar dhe shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.8919,

datë 4.7.2002)

 

Me fjalën “ushtarak” kup­to­hen ata per­sona që bëjnë pjesë në For­cat e Armato­sura.

Me fjalën “vartës” kup­to­het ushtaraku ose per­soni me gradë, detyrë ose funk­sion më të ulët.

Me fjalën “kuadër ose per­son koman­dues” kup­to­het  per­soni, i cili për arsye të gradës, detyrës ose funk­sion­it, ushtron autoritetin koman­dues krye­sor, sipas shkallëve, nga njësitë më të lar­ta deri në nën­repartin ose njësitë e ulë­ta.

Ligji penal ushtarak zba­to­het:

1. për ushtarakët në shër­bim aktiv, nga koha e cak­tu­ar për paraqit­jen e tyre në armë, deri në kohën që, sipas dis­poz­i­tave ligjore, liro­hen efek­tivisht nga shër­bi­mi;

2. ofi­cerët aktivë në prit­je për t’u sis­te­muar ose të pezul­lu­ar;

3. ushtarakët që vua­jnë dën­ime disi­plinore me izolim;

4. të thirru­rit në stërvit­je, pro­va gatish­mërie e mobi­liz­i­mi;

5. për të gjithë shte­t­a­sit që krye­jnë një ose disa nga veprat penale në fushën e mbro­jt­jes;

6. stu­den­tët e shkollave të lar­ta ushtarake ose kur­san­tët që vazh­do­jnë kurset e kual­i­fikim­it ushtarak;

7. per­son­at e tjerë që, sipas ligjit të veçan­të janë sub­jekt  i këtij Kodi.

Pavlef­sh­mëria e rekru­tim­it ose paaftësia për të shër­by­er në For­cat e Armato­sura nuk e për­jash­ton ushtarakun nga përgjegjësia penale, për vepra penale të parashikuara në këtë Kod.

 

KREU III

DËNIMET

 

 

Neni 7

Dën­ime krye­sore

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 1)

Për ushtarakët që kanë kry­er krime jepen këto dën­ime krye­sore:

1. me burgim të për­jet­shëm;

2. me burgim;

3. lir­im nga ush­tria;

4. me gjobë.

Për ushtarakët që kanë kry­er kundër­va­jt­je penale jepen këto dën­ime krye­sore:

1. me burgim;

2. lir­im nga ush­tria;

3. me gjobë;

4. me ulje në gradë.

 

 

Neni 8

Dën­ime plotë­suese

(Shtu­ar pika 7, 8 me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Për ushtarakët që kanë kry­er krime ose kundër­va­jt­je penale, bashkë me dën­imin krye­sor mund të jepen edhe një ose disa nga këto dën­ime plotë­suese:

1. ndal­i­mi i të drejtës për të ushtru­ar një detyrë shtetërore;

2. kon­fiski­mi i mjeteve të kry­er­jes së veprës penale dhe për­fitimeve prej saj;

3. ndal­i­mi për të drej­tu­ar autom­jetin;

4. heq­ja e deko­ratave, titu­jve të nder­it;

5. lir­i­mi nga ush­tria për ushtarakët e shër­bim­it të përher­shëm aktiv;

6. shtyt­ja e afatit të gradim­it deri në tre vjet;

7. nxjer­r­ja jashtë ter­ri­torit ose dëbi­mi i indi­vidëve të huaj sub­jek­te të këtij Kodi nga Shqipëria.

8. detyri­mi për pub­likimin e vendim­it gjyqë­sor.

Gjyka­ta, në raste të veçan­ta, kur dhë­nia e dën­imeve krye­sore çmo­het e papër­sh­tat­shme dhe kur ligji parashikon dën­im me burgim deri në tre vjet ose dën­ime të tjera më të lehta për veprën e kry­er, mund të mjafto­het vetëm me cak­timin e dënim­it plotë­sues.

 

Neni 8/a

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm

(Shtu­ar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

(Shfuqizuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 2)

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm jepet për kry­er­jen e një kri­mi të rëndë.

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm nuk mund të jepet ndaj per­son­ave që, në kohën e kry­er­jes së krim­it, nuk kanë mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, si dhe për gratë.

 

Neni 9

Dën­i­mi me burgim dhe me gjobë

Dën­i­mi me burgim për krime ushtarake jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzete­pesë vjet, ndër­sa për kundër­va­jt­jet penale ushtarake për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet.

Dën­i­mi me gjobë jepet për per­son­at që krye­jnë krim ose  kundër­va­jt­je penale ushtarake.

Për krimet ushtarake gjo­ba jepet nga pesë mijë deri në një mil­ion lekë.

Për kundër­va­jt­jet penale gjo­ba jepet nga tre mijë deri në njëqind mijë lekë.

Për ushtarët e shër­bim­it të detyrueshëm gjo­ba jepet nga një mijë deri në pesëd­hjetë mijë lekë.

 

Neni 10

Mënyra e vua­jt­jes së dënim­it me burgim të për­jet­shëm dhe me burgim

Ushtarakët e vua­jnë dën­imin me burgim të për­jet­shëm dhe me burgim në vende të veçan­ta nga të dënuar­it civ­il.

 

Neni 11

Lir­i­mi nga ush­tria

Lir­i­mi nga ush­tria mund të jepet ndaj ushtarakëve të shër­bim­it aktiv të përher­shëm që krye­jnë krime ose kundër­va­jt­je penale ushtarake.

Për krimet kjo masë është e përher­shme, ndër­sa për kundër­va­jt­jet penale një vit.

 

Neni 12

Dën­i­mi me ulje në gradë

Dën­i­mi me ulje në gradë është ulje deri në dy gradë i ushtarakut që kryen kundër­va­jt­je penale.

 

Neni 13

Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal (civ­il)

Për per­son­at që krye­jnë vepra penale ushtarake, do të zba­to­hen edhe rreg­ul­lat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal (civ­il) që nuk parashiko­hen në këtë Kod.

 

Neni 14

Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të pjesës së posaçme të Kodit Penal (civ­il) për ushtarakët

Kur ushtaraku kryen një vepër penale që nuk parashiko­het në këtë Kod, do të përgjig­jet në bazë të dis­poz­i­tave të Kodit Penal (civ­il).

 

PJESA E POSAÇME

 

KREU I

VEPRA PENALE NË FUSHËN E MBROJTJES

 

 

Neni 15

Shman­gia nga evi­den­ca ushtarake

Shman­gia e shte­t­a­sit shqip­tar nga regjistri­mi ose mos­bër­ja e ndryshimeve në evi­dencën ushtarake të kry­era më shumë se një herë për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

 

Neni 16

Shman­gia nga thirr­ja për shër­bim ushtarak

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Shman­gia e shte­t­a­sit shqip­tar nga thirr­ja për të kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv, kur nuk për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive, dëno­het si kundër­va­jt­je penale me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shman­gia e shte­t­a­sit shqip­tar nga thirr­ja për stërvit­je ushtarake ose pro­va gatish­mërie ose mobi­liz­im, kur kry­het më shumë se një herë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Po këto vepra të kry­era në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­hen me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

Neni 17

Shman­gia nga detyri­mi për dorëz­im teknike

Shman­gia nga detyri­mi për dorëz­imin e teknikës, të mjeteve të trans­portit, pajis­jeve ose kaf­shëve të punës, kur kry­het më shume se një herë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

 

 

Neni 18

Mashtri­mi për rekru­tim

Çdo per­son që, për të rreg­ul­lu­ar rekru­timin ose largimin e tij nga For­cat e Armato­sura, paraqet të dhë­na  të pasak­ta ose i fsheh ato, kryen kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 19

Rekru­ti­mi i paligjshëm

Çdo per­son që ndih­mon per­son­at e tjerë për të për­fi­tu­ar rekru­timin ose emërim­in ose largimin nga For­cat e Armato­sura pa plotë­suar kushtet e parashikuara me ligj,  kryen kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 20

Pengi­mi i stërvit­jeve dhe detyrave në fushën e mbro­jt­jes civile

Pengi­mi që u bëhet koman­dave, tru­pave e mjeteve ushtarake, në stërvit­je, kushtrim e opera­cione të tjera, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër, e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

 

Neni 21

Pengimet në furnizimet e For­cave të Armato­sura

Mosre­al­iz­i­mi me dash­je i detyrimeve kon­trak­tore gjatë kohës kur tru­pat ndod­hen në stërvit­je ose opera­cione ushtarake, dëno­het me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër, e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

Neni 22

Shman­gia nga detyrimet e mbro­jt­jes civile

Moskry­er­ja në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme e detyrimeve për mbro­jt­jen civile të ven­dit,  për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 23

Shkel­ja e rreg­ullave të sjell­jes shoqërore në gjend­je lufte

Shkel­ja e rreg­ullave të ndriçim­it ose të rreg­ullave të tjera të detyrueshme në gjend­je lufte, kur kry­het më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim deri në tre vjet.

 

Neni 24

Përhap­ja në gjend­je lufte e infor­matave që ngjallin panik

Përhap­ja e infor­matave të rreme që ngjallin panik, e kry­er në gjend­je lufte, dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër ka shkak­tu­ar paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

KREU  II

KRIME USHTARAKE KUNDËR SIGURIMIT KOMBËTAR

 

Neni 25

Dorëz­i­mi i for­cave ushtarake dhe i mjeteve të luftim­it armikut

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 3)

Dorëz­i­mi tek armiku, nga kuadri koman­dues, pa ndon­jë domos­dosh­mëri ushtarake, i for­cave ushtarake, mjeteve, arma­tim­it, muni­cionit ose teknikës, që i janë besuar, dëno­het me burgim nga pesë vjet deri në njëzet e pesë vjet.

Kur nga kjo vepër janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da në njerëz ose në teknikë, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet, ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 26

Dhë­nia e infor­matave sekrete

(Ndryshuar para­grafi I, II ; shtu­ar para­grafi III me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 4)

Ushtaraku që i jep armikut të gjithë ose një pjesë të sit­u­atës së For­cave të Armato­sura, planin e një opera­cioni, lëviz­jet, fushimet, pozi­cionet, sin­jalet e çdo llo­ji, gjend­jen e furnizim­it a të muni­cionit, vend­furnizimet, kar­bu­ran­tet, ushqimet ose paratë apo i lë në dorë doku­mente ose të dhë­na të tjera me karak­ter sekret, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er për opera­cione ose mjete e teknikë të rëndë­sishme luftarake, si dhe kur nga dhë­nia e infor­matave janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 27

Zhduk­ja e akteve që lid­hen me sig­urim­in kom­bë­tar

Ushtaraku, që për të dëm­tu­ar sig­urim­in kom­bë­tar zhduk, shkatër­ron, fal­si­fikon, rrëm­ben apo fut në dorë doku­mente ose akte të karak­ter­it sekret shtetëror, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 28

Dhë­nia e ndih­mës armikut

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 1)

Ushtaraku që në kushtet e luftës ose gjend­jes së jashtëza­kon­shme ndih­mon armikun me armë, muni­cion, mjete e pajis­je të tjera, me para ose çdo gjë tjetër ose stre­hon apo mbron armikun, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet ose burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 29

Veprime të ulta para armikut

Ushtaraku që në prezencë apo për­para momen­tit të shfaq­jes së armikut:

1. largo­het;

2. dorë­zon pozi­cionin, mate­ri­alet ushtarake;

3. për shkak të mosz­ba­tim­it të rreg­ullave apo mos­bind­jes rrezikon sig­ur­inë e pos­tit, ven­dit e mate­ri­aleve ushtarake;

4. flak armën apo muni­cionin;

5. është faj­tor për manovrime të ngath­ta;

6. brak­tis vendin e cak­tu­ar;

7. shkak­ton alarme false në njës­inë apo vendin që është nën kon­trol­lin e For­cave të Armato­sura;

8. me qël­lim nuk kryen veprimet e mund­shme për të kapur, shkatër­ru­ar, çar­mato­sur tru­pat armike;

9. nuk u jep ndih­mën e duhur for­cave tona apo aleatëve tanë;

10. nuk bën të gjitha për­p­jek­jet e duhu­ra për të fshe­hur apo asgjë­suar të gjithë doku­menta­cionin me karak­ter sekret kur kapet nga armiku,  dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 30

Shpër­dori­mi i man­datit

Cili­do që cak­to­het nga shteti shqip­tar të disku­to­jë me shtete e fuqi të hua­ja prob­leme shtetërore dhe nuk i qën­dron besnik man­datit, duke i shkak­tu­ar paso­ja intere­save kom­bëtare, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

Neni 31

Ndih­ma spi­unëve

Ushtaraku që jep apo gjen stre­him ose ndih­mon në for­ma të ndryshme një spi­un apo agjent të armikut, dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

Ushtaraku që i jep infor­ma­cione me karak­ter sekret, spi­unëve, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtë-zakon­shme dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 32

Rebe­li­mi

Ushtaraku që kërkon të uzur­po­jë ose të mos për­fil­lë autoritetin, të protesto­jë në bashkëpunim dhe me pjesë­tarë të tjerë të For­cave të Armato­sura, të mos u bindet urdhrave me qël­lim që të mos respek­to­het Kushte­tu­ta, ligji dhe rreg­ul­li në For­cat e Armato­sura, të kri­jo­jë me të tjerë revol­ta e dhunë apo çdo for­më tjetër çrreg­ul­li­mi, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

Cili­do që nuk vepron për të ndalu­ar apo shty­pur rebe­lim­in që kry­het apo është në për­gatit­je për t’u kry­er, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

Veprat e sipërme të kry­era në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­hen me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

KREU III

SHMANGIA NGA SHËRBIMI USHTARAK

 

Neni 33

Dez­er­ti­mi

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Largi­mi nga repar­ti ose ven­di i shër­bim­it i ushtarakëve aktivë, me qël­lim shmang­ieje përgjith­monë nga shër­bi­mi ushtarak, si dhe mosparaqit­ja e tyre me të njëjtin qël­lim në repartin ose vendin e shër­bim­it me rastin e emërim­it, trans­ferim­it, kthim­it nga misioni, nga spi­tali ose nga leja, dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 34

Dez­er­ti­mi i kuadrit koman­dues

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 5)

Dez­er­ti­mi i per­son­ave të kuadrit koman­dues dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte  ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet, ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 35

Largi­mi pa leje

Largi­mi pa leje i ushtarakut nga repar­ti ose ven­di i shër­bim­it për një kohë për më shumë se pesë ditë ose më shumë se një herë, për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Po kjo vepër e kry­er nga ofi­cerët dhe nënofi­cerët e shër­bim­it aktiv për një kohë për më shumë se shtatë ditë ose më shumë se një herë, për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Kur këto vepra kry­hen në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­hen me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

 

Neni 36

Mosparaqit­ja në repart ose në vendin e shër­bim­it

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Mosparaqit­ja e ushtarëve aktivë dhe nënofi­cerëve të shër­bim­it të detyru­ar ushtarak pa shkaqe të arsyeshme në repart ose në vendin e shër­bim­it me rastin e emërim­it, trans­ferim­it, kthim­it nga misioni, nga spi­tali ose leja, për një kohë më tepër se pesë ditë ose më shumë se një herë për një kohë më tepër se njëzet e katër orë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte apo në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

 

Neni 37

Mosparaqit­ja e ofi­cerëve dhe nënofi­cerëve aktivë

Mosparaqit­ja e ofi­cerëve dhe nënofi­cerëve të shër­bim­it aktiv në repart ose në vendin e shër­bim­it pa shkaqe të arsyeshme me rastin e emërim­it, trans­ferim­it, kthim­it nga misioni ose detyra, nga spi­tali ose nga leja për një kohë për më tepër se shtatë ditë ose më shumë se një herë për një kohë më tepër se njëzet e katër orë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtë-zakon­shme dëno­het me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

 

Neni 38

Largi­mi pa leje i të thirrurve për stërvit­je

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Largi­mi pa leje nga repar­ti i ushtarakëve të thirrur në stërvit­je ushtarake, pro­va gatish­mërie ose mobi­liz­i­mi, më shumë se një herë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë ose me gjobë.

Po kjo vepër e kry­er me përsërit­je, në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim deri në tre vjet.

 

Neni 39

Mosparaqit­ja e të thirrurve në stërvit­je

Mosparaqit­ja e ushtarakëve të thirrur në stërvit­je në kohën e cak­tu­ar në repart ose në vendin e shër­bim­it pa shkaqe të arsyeshme, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë ose gjobë.

Po kjo vepër e kry­er me përsërit­je, në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim deri në tre vjet.

 

Neni 40

Shmang­ie të tjera nga shër­bi­mi ushtarak

Shman­gia nga shër­bi­mi ushtarak ose nga kry­er­ja e detyrave të cak­tu­ara të shër­bim­it ushtarak, duke u shtirë i sëmurë, duke dëm­tu­ar shën­detin, duke fal­si­fikuar doku­mente ose me ndon­jë mënyrë tjetër të ngjashme, kur shman­gia ka zgjatur deri në një muaj, dëno­het me burgim deri në dy vjet.

Po këto vepra të kry­era në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, kur shman­gia ka zgjatur deri në një muaj, dëno­hen me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Shman­gia me mënyrat e mësipërme, kur ka zgjatur mbi një muaj, dëno­het me burgim nga dy deri në  pesë vjet.

Këto vepra të kry­era në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, kur shman­gia zgjat mbi një muaj, dëno­hen me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

Neni 41

Shkel­ja e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Fjet­ja në shër­bim, largi­mi nga ven­di i shër­bim­it, për­dori­mi i pijeve alkoo­like ose drogës gjatë shër­bim­it, shkel­ja e rreg­ullave të sig­urim­it teknik të armëve në për­dorim ose shkel­ja e urdhrave ose instruk­sion­eve të veçan­ta që lid­hen me objek­tin në rua­jt­je ose me natyrën e shër­bim­it, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me ulje në gradë, nxjer­rje në lir­im ose burgim deri në dy vjet.

Shkel­ja e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes kur kanë sjel­lë paso­ja të rën­da dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Shkel­jet e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes të kry­era në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 42

Shkel­ja e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes në objek­te të

rëndë­sishme

Shkel­ja e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes, pranë depove të armëve, të muni­cion­eve e lëndëve plasëse ose në objek­te që kanë rëndësi veçanër­isht të mad­he shtetërore ose ushtarake, të njo­hu­ra si të tilla në akte të veçan­ta, dëno­hen me nxjer­rje në lir­im ose burgim deri në tre vjet.

Kur nga kjo vepër kanë ard­hur paso­ja të rën­da dëno­het me burgim nga një deri në pesë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 43

Shkel­ja e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes në kufi

Shkel­ja e rreg­ullave të shër­bim­it të rojes në kufi dëno­het me burgim deri në dy vjet.

Kur nga këto vepra kanë ard­hur paso­ja të rën­da dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 44

Shkel­ja e rreg­ullave të shoqërim­it

Shkel­ja e rreg­ullave të shoqërim­it nga cili­do i ngarkuar me këtë detyrë për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Kur nga kjo vepër kanë ard­hur paso­ja të rën­da dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur kanë ard­hur paso­ja të rën­da, jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 45

Moscak­ti­mi i rojeve

(Ndryshuar para­grafi I, shtu­ar para­grafi II me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Moscak­ti­mi ose mosnx­jer­r­ja e rojeve ose per­son­ave për shër­bim ose shoqërim, pa shkaqe të arsyeshme për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në një vit.

Kur nga kjo vepër kanë ard­hur paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja veçanër­isht të rën­da, me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 46

Mosz­ba­ti­mi i urdhrit

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Mos­bind­ja ose mosz­ba­ti­mi i urdhrave nga cili­do që është i detyru­ar t’i zba­to­jë e respek­to­jë ato, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte apo në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet.

 

Neni 47

Mosz­ba­ti­mi i urdhrit nga kuadri koman­dues

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 5)

Mosz­ba­ti­mi i urdhrit i kry­er prej një per­soni të kuadrit koman­dues dëno­het me nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në tre vjet.

Kur nga kjo vepër janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Po kjo vepër, e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet, ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 48

Lëviz­ja e tru­pave pa të drejtë

Koman­dan­ti që pa autor­iz­im, urd­hër, mision të veçan­të ose shkak tjetër të ligjshëm urd­hëron lëviz­jen e tru­pave ose mjeteve tokë­sore, detare apo ajrore, kryen kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 49

Ulja e din­jitetit ushtarak

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Kry­er­ja e veprimeve që ulin din­jitetin e For­cave të Armato­sura ose insti­tu­cion­eve të tjera ku bëjnë pjesë, si në shër­bim ash­tu dhe jashtë shër­bim­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

 

KREU  IV

VEPRA PENALE KUNDËR AUTORITETIT USHTARAK

 

Neni 50

Shtrëngi­mi për të shkelur detyrat

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 5)

Kundër­sh­ti­mi që i bëhet cil­it­do per­soni të per­son­elit të shër­bim­it, kur është duke kry­er detyrat e shër­bim­it ushtarak ose shër­bime të tjera, si dhe shtrëngi­mi i tij për t’i shkelur ato, dëno­hen me burgim deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër  është kry­er me dhunë apo ka sjel­lë paso­ja të rën­da dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte apo në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, me burgim jo më pak se dhjetë vjet, ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 51

Godit­ja ose kundër­sh­ti­mi i epror­it

(Ndryshuar para­grafi I, shtu­ar para­grafi II me ligjin nr. 8919,

datë 4.7.2002)

Kundër­sh­ti­mi i epror­it të tij ofi­cer, gjatë kohës që është në detyrë ose për shkak të saj, ose sjell­jet ndaj tij me për­buz­je ose pa respekt, me fjalë ose veprime, dëno­hen me nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër e kry­er në bashkëpunim, me dhunë fizike ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte apo gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

Neni 52

Godit­ja ose kundër­sh­ti­mi i nënofi­cer­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Kundër­sh­ti­mi i epror­it të tij nënofi­cer, gjatë kohës që është në detyrë ose për shkak të saj, ose sjell­jet ndaj tij me për­buz­je ose pa respekt, me fjalë ose veprime, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në një vit.

Po kjo vepër e kry­er në bashkëpunim, me dhunë fizike ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

 

Neni 53

Kundër­sh­ti­mi i poli­cisë ushtarake

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Kundër­sh­ti­mi që i bëhet punon­jësit të poli­cisë ushtarake për ta pen­guar në kry­er­jen e detyrës së tij sipas ligjit, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në një vit.

Po kjo vepër e kry­er në bashkëpunim, me dhunë fizike ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

 

Neni 54

Mosre­spek­ti ndaj ofi­cer­it epror

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Cili­do që sil­let pa respekt, me fjalë a veprime kun­drejt cil­it­do ofi­cer epror, kryen kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në gjashtë muaj.

 

KREU  V

VJEDHJE, SHPËRDORIME, FALSIFIKIME

 

Neni 55

Vjed­hje arma­ti­mi

Cili­do që vjedh arma­tim luftarak, dëno­het me burgim jo më pak se tre vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 56

Vjed­hje e pjesëve të arma­tim­it

Cili­do që vjedh pjesë të veçan­ta të arma­tim­it ose të teknikës luftarake, dëno­het me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka cen­uar gatish­mërinë e arma­tim­it luftarak, dëno­het me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

Neni 57

Vjed­h­ja e muni­cionit

Cili­do, që vjedh muni­cion luftarak, dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose  gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 58

Shit­ja e arma­tim­it ose e pajis­jeve ushtarake

Cili­do që shet arma­timin, muni­cionin, mjetet dhe pajis­jet e tjera të dhë­na në për­dorim vet­jak, dëno­het me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në pesë vjet.

 

Neni 59

Vjed­h­ja

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Vjed­h­ja e pasurisë në repart ose në vendin e shër­bim­it dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet.

Vjed­h­ja e pasurisë, si arma­tim, muni­cion, mjete mate­ri­ale e pajis­je ose e sendeve të tjera, të shoqëru­ara me dhunë ose me për­dorim arme, dëno­het me burgim nga shtatë deri në njëzet vjet.

Po këto vepra, kur kanë sjel­lë paso­jë dëm­time të rën­da të shën­de­tit ose vdek­jen, dëno­hen me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 60

Vjed­hje në fushën e bete­jës

Vjed­h­ja e sendeve që gjen­den te të vrarët e të plago­surit në fushën e bete­jës, si dhe plaçk­it­ja e robërve të luftës, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur ka rrethana rën­duese, me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

Neni 61

Vjed­h­ja e plaçkës së luftës

Ushtaraku që nuk sig­uron të gjithë plaçkën e luftës që i është mar­rë armikut, që nuk lajmëron komandën, e vjedh  ose e shpër­doron  atë dhe nuk dorë­zon në autoritetet përkatëse të gjithë mate­ri­alet e kapu­ra a të brak­tisura ose që ndod­hen në rua­jt­je apo nën kon­troll, dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet.

 

Neni 62

Shpër­dori­mi, shkatër­ri­mi ose dëm­ti­mi i pasurisë ushtarake

Shpër­dori­mi, shkatër­ri­mi ose dëm­ti­mi me dash­je i arma­timeve, i mjeteve të komu­nika­cionit ose të ndër­lid­hjes dhe të teknikës luftarake, të dhë­na në për­dorim ose në rua­jt­je, dëno­hen me burgim deri në dhjetë vjet.

Po këto vepra të kry­era me zjarr a me mjet tjetër të rrezikut të për­bashkët ose kur kanë shkak­tu­ar vdek­je ose paso­ja të tjera të rën­da ose në gjend­je lufte a gjend­je të jashtëza­kon­shme,  dëno­hen me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

Neni 63

Shkatër­ri­mi i pasurisë ushtarake nga paku­jde­sia

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Shkatër­ri­mi ose dëm­ti­mi nga paku­jde­sia i arma­timeve, i teknikës luftarake ose i mjeteve të komu­nika­cionit dhe të ndër­lid­hjes, të dhë­na në rua­jt­je ose në për­dorim, dëno­het me gjobë, me nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në pesë vjet.

Po këto vepra, kur kanë shkak­tu­ar vdeke ose paso­ja të tjera të rën­da ose janë kry­er në gjend­je lufte a gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­hen me burgim deri pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 64

Shkatër­ri­mi i mjeteve të luftim­it

Shkatër­ri­mi ose vënia jashtë për­dorim­it nga ana e kuadrit koman­dues, në kundër­sh­tim me rreg­ul­lat ushtarake, e for­ti­fikatave, e ani­jeve, tankeve, aero­planëve, depove ushtarake e mjeteve të tjera të luftim­it që janë besuar, mos­mar­r­ja e masave të duhu­ra për shkatër­rim­in ose vënien jashtë për­dorim­it të mjeteve të mësipërme të luftim­it, kur ato rreziko­hen të bien men­jëherë në duart e armikut dhe, kur nuk janë për­dorur të gjitha mundësitë dhe mënyrat për shpë­timin e tyre, dëno­hen me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe, kur janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da, me burgim jo më pak së pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 65

Fal­si­fiki­mi i doku­menteve të luftim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Fal­si­fiki­mi i doku­menteve të luftim­it dëno­het me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtë-zakon­shme, dëno­het me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

 

Neni 66

Riprod­hi­mi i pale­juar i doku­menteve

Per­soni që pa pasur për detyrë, bën fotografi, ski­ca, viza­time në objek­te të rëndë­sishme ushtarake ose riprod­hon doku­mente sekrete pa leje, kryen kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 67

Hum­b­ja e doku­menteve

Cili­do që humb ose nga paku­jde­sia dëm­ton doku­mente zyrtare që i janë besuar për shkak të detyrës e që kanë të bëjnë me arma­timet, mate­ri­alet ushtarake, plane opera­cionale, ven­dos­jen e reparteve, for­ti­fikimet, teknikën, dëno­hen me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në tre vjet.

Po këto vepra të kry­era në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­hen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

Neni 68

Shkel­ja e rreg­ullave në admin­istrim­in e sekretit

Cili­do i ngarkuar të mba­jë nën rua­jt­je ose admin­istrim sekretin shtetëror apo ushtarak dhe, nga paku­jde­sia në zba­timin e rreg­ullave, mundë­son apo lehtë­son kry­er­jen e veprimeve në dëm të rua­jt­jes së sekretit, dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, me nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga një deri në pesë vjet.

Shkel­ja me dash­je e rreg­ullave për admin­istrim­in ose rua­jt­jen e sekretit, kur këto vepra  mundë­so­jnë  ose lehtë­so­jnë kry­er­jen e veprimeve në dëm të rua­jt­jes se sekretit, dëno­hen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër është kry­er në gjend­je lufte ose gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim jo me pak se pesë vjet.

 

Neni 69

Vjed­h­ja e doku­menteve sekrete

Vjed­h­ja  ose fut­ja në dorë  në for­ma të tjera  e doku­menteve që për­bëjnë sekret ushtarak me qël­lim  për­fiti­mi  dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

 

Neni 70

Shpër­dori­mi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Kry­er­ja ose moskry­er­ja me dash­je e veprimeve ose e mosveprimeve në kundër­sh­tim me ligjin, për përm­bush­jen e rreg­ullt të detyrës, kur i ka sjel­lë paso­ja të rën­da shtetit ose intere­save  të ligjshëm të shte­tasve, dëno­het me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër është kry­er nga kuadri ose per­son­eli koman­dues dëno­het me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 71

Keq­tra­j­ti­mi

Cili­do që sil­let me arro­gancë apo keq­tra­j­ton vartësit e tij kryen kundër­va­jt­je penale  dhe dëno­het me ulje në gradë me gjobë  ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 72

Pra­n­i­mi i favoreve nga ushtaraku

Cili­do që pa autor­iz­im pra­non funk­sione, nder­ime, pen­sione, vlerësime  të kësaj natyre nga një shtet i huaj ose që mban botër­isht uni­for­ma, shen­ja dal­luese të gradës  ushtarake ose deko­ra­ta kom­bëtare të ven­dit  apo të huaj që nuk i tako­jnë, kryen kundër­va­jt­je penale  dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 73

Shkel­ja e barazisë së shte­tasve

Kur ushtaraku gjatë kry­er­jes së detyrës shtetërore bën dal­lime mbi baza origjine, sek­si, gjend­je­je shën­de­të­sore, bind­je­je fetare, poli­tike, të përkatë­sisë  së një etnie, kom­bësie, race apo feje të cak­tu­ar, që shpre­hen në kri­jimin e priv­i­leg­jeve të padrej­ta ose në refuz­imin e një të drejte ose për­fiti­mi që buron nga ligji, dëno­het me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në 5 vjet.

 

Neni 74

Kry­er­ja e funk­sion­eve pas dhënies fund të tyre

Ushtaraku që pa urd­hër, autor­iz­im apo shkak të ligjshëm, merr për­sipër një komandë, drej­tim, shër­bim ose që ai, megjithëse i është komu­nikuar urdhri që i është hequr, që e ndalon ose e pezul­lon nga detyra koman­duese ose drejtuese, vazh­don ta krye­jë atë, dëno­het me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het  me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

Neni 75

Për­dori­mi i vartësve për shër­bime vet­jake

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Për­dori­mi i paligjshëm nga eprori i vartësit për shër­bime vet­jake të tij, të famil­jes ose në favor të per­son­ave të tjerë, për­bën kundër­va­jt­je penale  dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 76

Shman­gia nga detyra

Cili­do, që është i ngarkuar me zba­timin e një detyre ose misioni dhe pa shkak të ligjshëm shmanget nga instruk­sionet e mar­ra, duke dëm­tu­ar për­fundimin, kryen kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

KREU  VI

KRIME KUNDËR JETËS DHE SHËNDETIT TË USHTARAKUT

 

Neni 77

Vras­ja me dash­je

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

(Ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 4)

Vras­ja me dash­je e kry­er nga eprori ndaj vartësit, nga vartësi ndaj epror­it ose ndër­m­jet tyre, për motive që lid­hen me detyrën, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme, dëno­het me burgim jo më pak se 20 vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 78

Vras­ja nga paku­jde­sia

Shkel­ja e rreg­ul­loreve ushtarake që kanë sjel­lë si paso­jë vdek­jen e një per­soni nga paku­jde­sia dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet.

 

Neni 79

Plagos­ja e rëndë me dash­je

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Plagos­ja e rëndë me dash­je e kry­er nga eprori ndaj vartësit ose e vartësit ndaj epror­it ose ndër­m­jet tyre, për motive që lid­hen me detyrën, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kry­er më shumë se një herë, kundër disa per­son­ave ose kur ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen, dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

 

Neni 80

Plagos­je e rëndë nga paku­jde­sia

Shkel­ja e rreg­ul­loreve ushtarake që kanë sjel­lë si paso­jë plagos­jen e rëndë nga paku­jde­sia të një ose më shumë per­son­ave për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 81

Plagos­ja e lehtë me dash­je

(Ndryshuar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Plagos­ja e lehtë me dash­je e kry­er nga eprori ndaj vartësit ose e vartësit ndaj epror­it ose ndër­m­jet tyre, për motive që lid­hen me detyrën, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, me nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër, kur është kry­er më shumë se një herë ose kundër dy ose më shumë per­son­ave, dëno­het me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

Neni 82

Plagos­ja nga paku­jde­sia

Shkel­ja e rreg­ul­loreve ushtarake që ka sjel­lë si paso­jë plagos­jen e lehtë nga paku­jde­sia të një ose më shumë per­son­ave për­bën  kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në gjashtë muaj.

 

Neni 82/a

Kanos­ja

(Shtu­ar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Kanos­ja seri­oze për vras­je ose për plagos­je të rëndë e kry­er nga eprori ndaj vartësit, nga vartësi ndaj epror­it ose ndër­m­jet tyre, për motive që lid­hen me detyrën, dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Po kjo vepër e kry­er në kohë lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

Neni 82/b

Shkak­ti­mi i vetëvras­jes

(Shtu­ar me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Shkak­ti­mi i vetëvras­jes ose i ten­ta­tivës së vetëvras­jes të vartësit, si rrjed­ho­jë e tra­j­tim­it ose e sjell­jes së keqe sis­tem­atike nga eprorët, kuadri ose per­son­eli koman­dues, dëno­het me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

KREU VII

VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE

 

 

Neni 83

Shkel­ja e rreg­ullave të flu­turim­it ajror

Shkel­ja nga ushtaraku e rreg­ullave të flu­turim­it dhe të për­gatit­jes  së teknikës së flu­turim­it, kur nga këto janë shkak­tu­ar vdek­ja ose paso­ja  të tjera të rën­da, dëno­het me burgim deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po këto vepra të kry­era në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­hen jo më pak se pesë vjet.

 

Neni 84

Shkel­ja e rreg­ullave të lun­drim­it të ani­jeve

Shkel­ja  nga ushtaraku e rreg­ullave të lun­drim­it të ani­jeve dhe të për­gatit­jes së lun­drim­it, kur nga këto vepra janë shkak­tu­ar vdek­je ose paso­ja të tjera të rën­da, dëno­het me burgim deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtë-zakon­shme dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

Neni 85

Mos­d­hë­nia e ndih­mës nga kapiteni i ani­jes ushtarake

Mos­d­hë­nia  e ndih­mës nga kapiteni i ani­jes ushtarake njerëzve që janë duke u  mby­tur në det ose në ujërat e tjera, kur kjo ndih­më mund të jepet pa rrezik seri­oz për ani­jen dhe ekuipazhin, dëno­het me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në tre vjet.

 

Neni 86

Shkel­ja e rreg­ullave në drej­timin dhe shfry­tëz­imin e maki­nave luftarake

Shkel­ja e rreg­ullave në drej­timin dhe shfry­tëz­imin e maki­nave luftarake, kur nga këto vepra janë shkak­tu­ar vdek­je ose paso­ja të tjera të rën­da, dëno­het me burgim deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër e kry­er në gjend­je lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

KREU VIII

VEPRA PENALE NË KUSHTET E OPERACIONEVE USHTARAKE

 

 

Neni 87

Shman­gia nga urdhrat për luftim

Shman­gia  me dash­je e koman­dan­tit nga urdhrat që i janë dhënë për luftim, e kry­er jo me qël­lim favoriz­i­mi të armikut, por në kundër­sh­tim me rreg­ul­lat ushtarake, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Po këto vepra, kur kanë sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­hen me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 87/a

Për­dori­mi i mjeteve luftarake të ndalu­ara

(Shtu­ar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Për­dori­mi nga ushtarakët i mjeteve ose i mënyrave të luftim­it të ndalu­ara nga lig­jet ose mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, në të cilat ven­di ynë është palë, kur kanë sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Dhë­nia e urdhrit për për­dorim­in e mjeteve dhe mënyrave të ndalu­ara të luftim­it, dëno­het me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

 

Neni 88

Largi­mi nga fusha e bete­jës dhe dorëz­i­mi rob

Largi­mi  pa të drejtë nga fusha e bete­jës në kohë lufti­mi ose refuz­i­mi për të  vepru­ar në kohë lufti­mi, si dhe dorëz­i­mi rob, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 89

Hum­b­ja e fla­mu­rit

Ushtaraku, që nga paku­jde­sia humb fla­murin në luftë, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Brak­tis­ja e fla­mu­rit në luftë ose dorëz­i­mi i tij armikut dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 90

Lënia e një ani­je­je lufte në mbyt­je e sipër

Lënia e një ani­je­je lufte që është në mbyt­je e sipër, nga ana e koman­dan­tit që nuk ka kry­er deri në fund detyrat e veta të shër­bim­it, si dhe nga ana e per­son­ave të ekuipazhit të ani­jes pa urdhrin përkatës të koman­dan­tit , dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

Neni 91

Vazhdi­mi i veprimeve luftarake pas armë­pushim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Cili­do që vazh­don veprime luftarake pasi është shpal­lur zyr­tar­isht armë­pushi­mi ose paq­ja ose shkel me mënyra të ndryshme kushtet e armë­pushim­it që janë bërë të njo­hu­ra, dëno­het me gjobë, nxjer­rje në lir­im ose me burgim deri në pesë vjet.

 

Neni 92

Sjell­ja  bru­tale me  të plago­surit, me të sëmurët dhe robërit e luftës

(Ndryshuar me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002)

Sjell­ja bru­tale me të plago­surit, me të sëmurët ose me robërit e luftës ose bër­ja e pamundur ose pengi­mi që të shfry­të­zo­jë të drej­tat e tyre të garan­tu­ara, sipas mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare të pran­uara nga shteti shqip­tar, dëno­het me burgim deri në tre vjet.

 

Neni 93

Lënia e të plago­surve

Lënia e të plago­surve në fushën e luftës nga ana e per­son­ave që janë të detyru­ar t’i tërhe­qin, dëno­het me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

 

Neni 94

Vras­ja ose plagos­ja e per­son­ave të kapur rob

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002)

Cili­do që, duke shkelur dis­poz­i­tat e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare të pran­uara nga shteti shqip­tar, kryen vras­je ose plagos­je të rëndë të armikut që i ka dorëzuar armët, që është dorëzuar pa kushte, ose që nuk ka mjete për t’u mbro­j­tur, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Keq­tra­j­ti­mi i kufomës së armikut për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 95

Mba­jt­ja pa të drejtë e shen­jave të shër­bim­it shën­de­të­sor në ushtri

Mba­jt­ja e emblemës së Kryqit të Kuq ose të Gjys­mëhënës së Kuqe në zonat e opera­cionit ushtarak nga per­sona që nuk kanë të drejtë, si dhe dhë­nia e urdhrit nga ana e eprorëve për mba­jt­jen e tyre pa të drejtë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë ose me burgim deri në një vit.

 

Neni 96

Shpër­dori­mi i shen­jave të shër­bim­it shën­de­të­sor

Shpër­dori­mi në kohë lufte i fla­murëve dhe emble­mave të Kruqit të Kuq dhe Gjys­mëhënës së Kuqe ose të ngjyrës së adap­tu­ar të mjeteve të trans­portit të shër­bim­it shën­de­të­sor, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me ulje në gradë, me gjobë ose me burgim deri në një vit.

 

Neni 97

Dëm­ti­mi ose shkatër­ri­mi i mjeteve të Kryqit të Kuq

Dëm­ti­mi ose shkatër­ri­mi në kohë lufte ose në gjend­je të jashtëza­kon­shme i mjeteve ose mate­ri­aleve, që i përkasin Kryqit të Kuq ose Gjys­mëhënës së Kuqe, dëno­het me burgim deri në pesë vjet.

Kur këto vepra kanë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da  dëno­hen me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 98

Shfuqi­zo­hen tërë­sisht  ligji nr. 5591, datë 15.6.1977 për Kodin Penal të Repub­likës së Shqipërisë me gjithë sht­e­sat e ndryshimet e mëvon­shme.

 

Neni 99

Rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në ligjin nr. 7941, datë 31.5.1995 “Për hyr­jen në fuqi të ligjit nr.7895, datë 27.1.1995 “Për Kodin Penal të Repub­likës së Shqipërisë”, me ndryshimet e mëvon­shme, do të zba­to­hen edhe për këtë Kod.

 

Neni 100

Ky Kod hyn në fuqi më 15 nën­tor 1995.

 

* Në nenet 7, 12, 16, 35, 37, 38, 39, 44, 45, 46, 48, 49, 53, 54, 66, 68, 71, 72, 75, 76, 80, 82, 95 dhe 96 fjala “degradim” zëvendë­so­het me fjalët “ulje në gradë”.

 

** Në nenet 16, 17, 20, 21, 22,  23, 24, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 41, 42, 44, 45, 46, 47, 50, 51, 55, 57, 62, 63, 67, 68, 74, 76, 83, 84 dhe 86 fjalët “kohë lufte” zëvendë­so­hen me fjalët “gjend­je lufte”.

*** Në nenet 30, 32, 44, 55, 56, 57, 58, 67, 68, 71, 72, 74 dhe 76 fjala “Ushtaraku” zëvendë­so­het me fjalët “Cili­do”.

 

Shpal­lur me dekretin nr. 1257, datë 30.10.1995 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë Sali Berisha

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim