Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

 

Neni 1

Arma e zjar­rit për­doret si mjet ekstrem për të fren­uar ose par­al­izuar veprimet e kundërligjshme të per­son­it ose per­son­ave të për­cak­tu­ar në këtë ligj, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezul­tat ose kur duket qartë se për­dori­mi i tyre nuk do të ketë suk­ses.

 

Neni 2

For­cat e Armato­sura të Repub­likës së Shqipërisë, poli­cisë e tjera të armato­sura të kri­juara me ligj, të cilat nuk janë në për­bër­je të For­cave të Armato­sura, si dhe rojat civilë të armato­sur, kanë të drejtë të për­dorin armët e zjar­rit për të mbro­j­tur jetën, shën­detin, të drej­tat dhe intere­sat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karak­teri i mbro­jt­jes të jetë në pro­por­cion me rrezik­sh­mërinë e sul­mit (në kushtet e mbro­jt­jes së nevo­jshme), si dhe kur u kërko­het për të për­bal­lu­ar një rrezik real dhe të çastit, që kër­cënon atë ose një per­son tjetër apo pasur­inë e tyre nga një dëm­tim i rëndë, me kusht që të mos jetë i pro­vokuar prej tij dhe dëmi i shkak­tu­ar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrap­sur (në kushtet e nevo­jës ekstreme).

 

Neni 3

(Ndryshuar fjalia e parë dhe shtu­ar një para­graf në pikën 2 me ligjin nr. 10291, datë 24.6.2010)

For­cat e Armato­sura dhe ato që nuk bëjnë pjesë në to, por në bazë të lig­jeve janë të pajisura organik­isht me armë zjar­ri për kry­er­jen e detyrave të tyre, i për­dorin armët e zjar­rit sido­mos në këto rrethana:

1. Nga for­cat e Min­istrisë së Mbro­jt­jes:

a) Ato të poli­cisë së kufir­it

- Kur sul­mo­hen kufi­jtë e Repub­likës së Shqipërisë nga for­ca ushtarake të hua­ja, si dhe nga grupe të armato­sura nga jashtë ose nga bren­da. Në këto raste zjar­ri hapet me urd­hër të komandës eprore.

- Kur sul­mo­hen ato vetë ose shte­tas të veçan­të nga grupe a indi­vidë të armato­sur.

- Kur nuk mund të sig­uro­jnë kry­er­jen e detyrës për rua­jt­jen e kufi­jve shtetërorë me mjete e mënyra të tjera nga shkelës të kufir­it nga bren­da ose jashtë, si dhe në raste të tjera kur janë sig­u­ru­ar të dhë­na për kry­er­jen e një kri­mi të rëndë kundër shtetit, jetës a shën­de­tit ose kundër pasurisë.
— Kundër shte­tasve që rrëm­be­jnë mjete krye­sore ajrore, detare e të trans­portit heku­rud­hor.

Rastet e mësipërme vle­jnë edhe për per­son­at e tjerë që janë vënë në ndih­më të for­cave të kufir­it.

b) Ato të poli­cisë së rua­jt­jes së ren­dit

- Kur është duke u kry­er një krim i rëndë, ter­ror, shkatër­rim ose dëm­tim i pasurisë shtetërore, pub­like a pri­vate, me zjarr, lënë plasëse, armë ose mjete të tjera të rrezik­shme, vras­je, gra­bit­je a vjed­hje e bankave dhe objek­teve ku mba­hen vlera të mëd­ha mate­ri­ale e kul­tur­ore, e maki­nave që trans­porto­jnë vlera mon­etare a mate­ri­ale të rëndë­sishme, si dhe kur ka përd­hu­nim nga një grup per­sonash a rrëm­bim per­sonash, të parashikuara në Kodin Penal.

- Kur është duke u kry­er një krim me armë zjar­ri ose me armë të tjera, me lëndë plasëse a hel­muese, me mjete që, kur vihen në lëviz­je, nuk mund të kon­trol­lo­hen.

- Kur per­soni që ka kry­er, është duke kry­er ose ka të dhë­na të mjaftueshme se ka kry­er një krim të rëndë, për­piqet t’i shpë­toj ndalim­it ose arres­tim­it.

- Kur per­son­at e dënuar, të arrestu­ar a të ndalu­ar ten­to­jnë të largo­hen nga vendet e kry­er­jes së dënim­it, dhomat e paraburgim­it ose vendet ku mba­hen për t’u shoqëru­ar nga per­son­at që i shoqëro­jnë ose nga mjetet me të cilat trans­porto­hen.

- Kur per­sona të ndryshëm ten­to­jnë të liro­jnë me dhunë ose me armë të dënuar­it a të parabur­go­surit nga vendet e kry­er­jes së dënim­it, dhomat e paraburgim­it, vendet ku mba­hen për t’u shoqëru­ar ose mjetet me të cilat trans­porto­hen.

- Kur per­sona të ndryshëm për­piqen të kalo­jnë me dhunë a duke për­dorur armë ose mjete në vende ku ka ndal­im poli­cie ose që ruhen me post­bllok nga organet e rua­jt­jes së ren­dit pub­lik.

- Kur for­cat e rua­jt­jes së ren­dit ose të tretë, si dhe objek­tet e tyre, sul­mo­hen me armë a mjete të tjera të rrezik­shme për jetën dhe në rrethanat konkrete sul­mi nuk mund të zmbrapset me mjete të tjera.
2. Nga for­cat e Min­istrisë së Mbro­jt­jes (përveç rasteve që lid­hen me plotësimin drejt­për­drejt të mision­it të mbro­jt­jes së tërë­sisë ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë).

- Kur per­sona të armato­sur ose me mjete të tjera ten­to­jnë të hyjnë me for­cë në zona e objek­te të ndalu­ara ushtarake, të rua­j­tu­ra nga roja të armato­sur.

- Kur objek­ti ushtarak sul­mo­het nga per­sona të armato­sur ose ten­to­het për ta shkatër­ru­ar a vjed­hur atë nga ushtarakët bren­da ter­ri­torit të objek­tit.

Në rastet që lid­hen me plotësimin drejt­për­drejt të mision­it të mbro­jt­jes së tërë­sisë ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë apo të një misioni jashtë ven­dit, të cak­tu­ar nga autoritetet kom­pe­tente dhe kur përm­bush­ja e tij nuk mund të bëhet me mjete a mënyra të tjera. Në këto raste, për­dori­mi i armëve të zjar­rit bëhet sipas rreg­ullave të angazhim­it, të mirat­u­ara nga She­fi i Shtabit të Përgjithshëm të For­cave të Armato­sura, në zba­tim të mision­it të cak­tu­ar dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin e brend­shëm e atë ndërkom­bë­tar, të rat­i­fikuar nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

3. Nga rojat civilë të armato­sur.

- Kur per­sona të ndryshëm për­piqen të futen for­cër­isht ose me autom­jete në zona të ndalu­ara a në objek­te të rëndë­sisë së veçan­të, të cak­tu­ara me akte nën­ligjore ose në objek­te që janë mar­rë në rua­jt­je.

 

Neni 4

Punon­jësit e Shër­bim­it Infor­ma­tiv Kom­bë­tar ose të poli­cive të tjera të cak­tu­ara me ligj, që nuk janë në për­bër­je të For­cave të Armato­sura, por janë të pajisur a me armë zjar­ri, i për­dorin ato në për­puth­je me kushtet e për­cak­tu­ara sipas shkro­n­jës “b” të nen­it 3.

 

Neni 5

Armët e zjar­rit nuk lejo­hen të për­doren:

a) kundër per­son­ave që në duk­je tre­go­jnë se janë të mitur (fëmi­jë), gra dhe pleq;

b) në vende pub­like, ku ka mbled­hje e grum­bul­lime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve.

Armët e zjar­rit në këto raste mund të për­doren vetëm kundër per­son­ave të veçan­të që krye­jnë vepra të duk­shme dhune kundër per­son­it ose pasurisë, që në vetvete për­bëjnë shkel­je të rën­da të ligjit dhe kur për­dori­mi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezul­tatet e dëshiru­ara.

 

Neni 6

Me ndër­pre­rjen, pushimin, për­fundimin e sul­mit ose dorëz­imin e sul­mue­sit, duhet të ndër­pritet edhe për­dori­mi i armëve të zjar­rit.

 

Neni 7

Para për­dorim­it të armëve të zjar­rit, per­son­at, ndaj të cilëve ato do të për­doren, duhet të par­ala­jmëro­hen me zë të lartë e të qartë.

Kur per­soni nuk i bindet urdhrit, por për­piqet të largo­het ose të reago­jë qël­lo­het pa par­ala­jmërim duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.

Kur rrethanat nuk lejo­jnë në asnjë mënyrë zba­timin e rreg­ullave të mësipërme, armët e zjar­rit për­doren pa par­ala­jmërim.

 

Neni 8

For­cat e Armato­sura, ato të poli­cive të tjera jo në për­bër­je të For­cave të Armato­sura dhe rojat civilë të armato­sur, kur për­dorin armët e zjar­rit në kundër­sh­tim me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ar në këtë ligj, përgjig­jen sipas Kodit Penal.

 

Neni 9

Ngarko­hen Min­is­tria e Brend­shme, Min­is­tria e Mbro­jt­jes dhe Shër­bi­mi Infor­ma­tiv Kom­bë­tar të nxjer­rin aktet nën­ligjore në bazë dhe për zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 10

Dekreti nr.7449, datë 5.1.1991, si dhe çdo dis­poz­itë që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­het.

 

Neni 11

Ky ligj hyn në fuqi me dekre­timin e tij nga Pres­i­den­ti i Repub­likës.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim