MARRËVESHJA NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE DHE TË PROTOKOLLIT TË SAJ PËR QARKULLIMIN NË ZONAT KUFITARE[1]

 

Neni 2

1. Shte­t­a­sit e Palëve Kon­trak­tuese, mba­jtës të pas­apor­tave të vlef­shme diplo­matike ose të shër­bim­it, të lëshuara nga min­istritë e punëve të jashtme të Palëve Kon­trak­tuese, mund të hyjnë, të kalo­jnë tran­sit, të qën­dro­jnë dhe largo­hen nga ter­ri­tori i Palës tjetër Kon­trak­tuese pa vizë, për një peri­ud­hë jo më të gjatë se 90 (nën­tëd­hjetë) ditë bren­da një peri­ud­he 180 (njëqind e tetëd­hjetë)- ditore nga data e hyr­jes së parë.

2. Shte­t­a­sit e secilës Palë Kon­trak­tuese, mba­jtës të pas­apor­tave të vlef­shme diplo­matike ose të shër­bim­it, të cilët janë pjesë­tarë të stafit të një misioni diplo­matik ose një posti kon­sul­lor, të një orga­ni­zate ndërkom­bëtare, të një shër­bi­mi treg­tar dhe ekonomik bren­da mision­it diplo­matik ose një qendër e infor­ma­cionit kul­tur­or, e kri­juar mbi bazën e një mar­rëvesh­je­je ndërqever­itare, të cilat ndod­hen në ter­ri­torin e Palës tjetër Kon­trak­tuese, fil­lim­isht do të hyjnë në ter­ri­torin e saj pa vizë. Pasi të jenë regjistru­ar në për­puth­je me pro­ce­durën e brend­shme të Palës Kon­trak­tuese pritëse, ata do të qën­dro­jnë pa vizë, deri në largimin e tyre nga ter­ri­tori i Palës Kon­trak­tuese pritëse gjatë të gjithë peri­ud­hës së akred­itim­it të tyre.

3. Dis­poz­i­tat e para­grafit 2 të këtij neni shtri­hen deri te pjesë­tarët e famil­jes së shte­tasve në fjalë: bashkëshorti(ja), part­neri civ­il, fëmi­jët nën moshën 26 vjeç, të cilët nuk kanë kry­er martesë civile dhe që vazh­do­jnë mësimet me kohë të plotë në insti­tu­cionet arsi­more në ter­ri­torin e Palës Kon­trak­tuese pritëse dhe që jeto­jnë së bashku me ta gjatë man­datit të tyre në detyrë, nëse janë mba­jtës të pas­apor­tave diplo­matike ose shër­bi­mi.

4. Dis­poz­i­tat e para­grafit 2 të këtij neni nuk do zba­to­hen për per­son­at që mbu­lon para­grafi 3, kur ata janë shte­tas të një ven­di të tretë, për të cilët Palët Kon­trak­tuese zba­to­jnë regjimin e vizave. Në këtë rast, per­son­at në fjalë do të pajisen me llo­jin përkatës të vizës që në hyr­jen e tyre të parë në ter­ri­torin e Palës Kon­trak­tuese pritëse.

 

Pro­tokoll i Mar­rëvesh­jes ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe Qev­erisë së Repub­likës së Maqe­donisë Mbi Lëviz­jen e Ndërsjel­lë të Shte­tasve gjatë Qarkul­lim­it në Zonat Kufitare

 

Neni 4

1. Leja e qarkul­lim­it në zonat kufitare lëshohet nga një autoritet kom­pe­tent shtetëror i Palës Kon­trak­tuese, mbështe­tur në kërkesën e mirat­u­ar nga autoritetet kom­pe­tente policore kufitare ven­dore të Palës tjetër Kon­trak­tuese, bren­da 5 (pesë) ditëve punë.

2. Leja jepet me një vlef­sh­mëri kohore prej 5 vjetësh.

3. Leja përm­ban:

a) fotografinë e kërkue­sit (me ngjyra) jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj, emrin dhe mbiem­rin, datëlind­jen, shtetës­inë dhe vend­ba­n­imin;

b) autoritetin lëshues, datën e lëshim­it dhe vlef­sh­mërinë;

c) num­rin e doku­men­tit mbi bazën e të cilit për­cak­to­het iden­titeti i kërkue­sit;

d) data dhe fotografia e fëmi­jve nën 14 (katërm­bëd­hjetë) vjeç të për­fitue­sit të lejes;

e) shp­jegimin se zotërue­si i lejes mund të lëvizë lirisht vetëm në zonën kufitare dhe se në rastin e keqpër­dorim­it do të ketë sank­sione.

4. Leja do të përf­shi­jë, sa më shpe­jt që të jetë e mundur, karak­ter­is­tikat mbro­jtëse në paj­tim me stan­dard­et e BE-së.

 

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 9894, datë 27.3.2008, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 46, datë 9 Prill 2008, faqe 2077

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim