KONVENTA PËR REDUKTIMIN E PASHTETËSISË[1]

Neni 1

1. Një Shtet Kon­trak­tues duhet t’i japë shtetës­inë e tij një per­soni të lin­dur në ter­ri­torin e atij shteti, i cili ndryshe mund të jetë pa shtetësi. Kjo shtetësi i jepet:

a) me lind­jen, nga vepri­mi i ligjit ose

b) në bazë të një apliki­mi te paraqi­tur tek autoritetet përkatëse, nga ose në emër të një per­soni të intere­suar, në mënyrën e parashikuar nga ligji i brend­shëm. Në bazë të dis­poz­i­tave të para­grafit 2 të këtij neni, asnjë aplikim i tillë nuk mund të kundër­sh­to­het.

Një Shtet Kon­trak­tues, i cili merr masa për dhënien e shtetë­sisë së tij në për­puth­je me nën­para­grafin (b) te këtij para­grafi mundet gjithash­tu të sig­uro­je dhënien e shtetë­sisë seë tij në bazë të ligjit në një moshë të tillë dhe të kushteve të tilla, siç mund të jetë parashikuar nga e drej­ta e brend­shme.

2. Një Shtet Kon­trak­tues mund ta kushtë­zo­jë dhënien e shtetë­sisë së tij në për­puth­je me nën­para­grafin (b) të para­grafit 1 të këtij neni sipas një ose më shumë prej kushteve-të mëposhtme:

a) që apliki­mi të jetë paraqi­tur gjatë një peri­ud­he, të për­cak­tu­ar nga Shteti Kon­trak­tues, duke fil­lu­ar jo më vonë se mosha tetëm­bëd­hjete vjeçe dhe duke mbaru­ar jo më herët se mosha njëzet e një vjeçe, kësh­tu gjith­sesi, per­soni i intere­suar do të lejo­het së paku një vit, gjatë të cilit ai mund të bëje vetë aplikimin pa pasur nevo­jë të mar­rë autor­iz­imin ligjor për të vepru­ar kësh­tu;

b) që per­soni i intere­suar të ketë ban­uar vazhdimisht në ter­ri­torin e Shtetit Kon­trak­tues për një peri­ud­he te tille siç mund të për­cak­to­het nga ai shtet, pa kalu­ar pesë vjet men­jëherë para paraqit­jes së aplikim­it dhe as dhjetë vjet në tërësi;

c) që per­soni i intere­suar të mos ketë qene dënuar për shkel­je kundër sig­urisë kom­bëtare dhe as të ketë qenë dënuar me burgim për një peri­ud­he pesëv­jeçare ose më shumë për një vepër penale;

d) qëe per­soni i intere­suar të ketë qenë gjith­monë pa shtetësi.

3. Pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e para­grafëve 1 (b) dhe 2 te këtij neni, një fëmi­jë i lin­dur nga marte­sa në ter­ri­torin e një Shteti Kon­trak­tues, nëna e të cilit ka shtetës­inë e atij shteti, për­fi­ton ne lind­je atë shtetësi, nëse përndryshe mund te jete pa shtetësi.

4. Një Shtet Kon­trak­tues i jep shtetës­inë e tij një per­soni i cili përndryshe mund të jete pa shtetësi dhe i cili nuk është në gjend­je të për­fi­to­jë shtetës­inë e Shtetit Kon­trak­tues në ter­ri­torin e të cilit ai ka lin­dur, sepse ai ka kalu­ar moshën për të paraqi­tur aplikimin e tij ose nuk ka plotë­suar kushtet e kërkuara te banim­it, nëse shtetësia e njërit prej prindërve te tij në kohën e lind­jes së per­son­it ishte ajo e Shtetit Kon­trak­tues të për­men­dur më lart. Nëse prindërit e tij nuk mban­in të njëjtën shtetësi në kohen e lind­jes së tij, çësht­ja, nëse shtetësia e per­son­it në fjalë ndjek atë të babait ose atë të nënës, ven­doset nga e drej­ta e brend­shme e këtij Shteti Kon­trak­tues. Nëse kërko­het apliki­mi për një shtetësi te tille, apliki­mi bëhet tek autoritetet përkatëse ose në emër të kërkue­sit në mënyrën e për­shkuar nga e drej­ta e brend­shme. Në bazë të dis­poz­i­tave të para­grafit 5 të këtij neni, një aplikim i tillë nuk refu­zo­het.

5. Shteti Kon­trak­tues mund ta kushtë­zo­jë dhënien e shtetë­sisë së tij në për­puth­je me dis­poz­i­tat e para­grafit 4 të këtij neni me një ose me shumë prej kushteve të mëposhtme:

a) që apliki­mi teë jetë paraqi­tur për­para se kërkue­si të arri­jë në moshë, e cila është më pak se njëzet e tre vjeçe, të cak­tu­ar nga Shteti Kon­trak­tues;

b) që per­soni i intere­suar të ketë ban­uar zakon­isht në ter­ri­torin e Shtetit Kon­trak­tues për një peri­ud­he të tillë që i para­prin men­jëherë paraqit­jes se aplikim­it, duke mos kalu­ar tre vjet, siç mund të jetë cak­tu­ar nga ai shtet;

c) që per­soni në fjale të ketë qenë gjith­monë pa shtetësi.

 

Neni 2

Një fëmi­jë i brak­tisur, i gje­tur në ter­ri­torin e një Shteti Kon­trak­tues duhet, në mungesë të provave në të kundër, të kon­sidero­het se ka lin­dur bren­da atij ter­ri­tori të prindërve që mba­jnë shtetës­inë e atij shteti.

 

Neni 5

1. Nëse ligji i një Shteti Kon­trak­tues kërkon hum­b­jen e shtetë­sisë si paso­jë e ndon­jë ndryshi­mi në sta­tusin per­son­al të një per­soni të tillë, si marte­sa, mbari­mi i martesës, legjitim­i­mi, njo­h­ja ose adap­ti­mi, një hum­b­je e tillë kushtë­zo­het nga zotëri­mi ose fiti­mi i një shtetësie tjetër.

2. Nëse, sipas ligjit të një Shteti Kon­trak­tues, një fëmi­jë i lin­dur jashtë martese humb shtetës­inë e atij shteti si paso­jë e njo­hjes së atë­sisë, atij i jepet një mundësi për ta rifi­tu­ar atë shtetësi me anë të aplikim­it me shkrim drej­tu­ar autoriteteve përkatëse dhe kushtet që rreg­ul­lo­jnë këtë aplikim nuk duhet të jenë me rig­oroze, sesa atë të parashikuara në para­grafin 2 tëe nen­it 1 të kësaj Kon­vente.

 

Neni 6

Nëse ligji i një Shteti Kon­trak­tues parashikon hum­b­jen e shtetë­sisë se tij nga bashkëshorti ose fëmi­jët e një per­soni, për shkak se ai per­son e ka hum­bur ose është privuar nga ajo shtetësi, një hum­b­je e tillë kushtë­zo­het nga zotëri­mi ose fiti­mi i një shtetësie tjetër.


Neni 12

1. Në lid­hje me një Shtet Kon­trak­tues, i cili nuk i jep, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e para­grafit 1 të nen­it ose nen­it 4 të kësaj Kon­vente, shtetës­inë e tij në lind­je me ligj, dis­poz­i­tat e para­grafit 1 të nen­it ose 4, sipas rastit, zba­to­hen ndaj per­son­ave të lin­dur para, si dhe per­son­ave të lin­dur pas hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente.

2. Dis­poz­i­tat e para­grafit 4 të nen­it 1 të kësaj Kon­vente zba­to­hen ndaj per­son­ave të lin­dur para, si edhe per­son­ave të lin­dur pas hyr­jes në fuqi të saj.

3. Dis­poz­i­tat e nen­it 2 të kësaj Kon­vente zba­to­hen vetëm ndaj fëmi­jëve të brak­tisur, të gje­tur në ter­ri­torin e një Shteti Kon­trak­tues pas hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 9059, dt. 8.5.2003, bot. Fle­tore Zyrtare nr. 47, dt.19 Qer­shor 2003, fq. 1785

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim