Shtetet Palë në këtë Kon­ven­të,

duke qenë se, për të arrit­ur më tej qël­limet e Kon­ven­tës mbi të Drej­tat e Fëmi­jëve dhe zba­timin e dis­poz­i­tave të saj, sido­mos të nen­eve 1, 11, 21, 32, 33, 34, 35 dhe 36 do të ishte i nevo­jshëm zgjer­i­mi i masave që Shtetet Palë duhej të ndërmer­rnin me qël­lim që të garan­tonin mbro­jt­jen e fëmi­jëve nga shit­ja, pros­ti­tu­cioni dhe pornografia me ta;

gjithash­tu, duke qenë se Kon­ven­ta për të drej­tat e fëmi­jëve e njeh të drejtën e fëmi­jëve për t’u mbro­j­tur nga shfry­tëz­i­mi fitim­prurës ose kry­er­ja e çdo pune që do të ishte e dëmshme, ose do të pen­gonte edukimin e fëmi­jëve, ose që do të ishte e dëmshme për shën­detin e fëmi­jëve, apo për zhvil­lim­in fizik men­dor, shpirtëror, moral ose shoqëror;

thel­lë­sisht të shqetë­suara për trafikimin e kon­siderueshëm ndërkom­bë­tar dhe në rrit­je të fëmi­jëve me qël­lim shit­jen e fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionin me fëmi­jë dhe pornografinë me fëmi­jë;

tepër të shqetë­suara për prak­tikën tepër të përha­pur dhe të vazh­dueshme të tur­izmit sek­su­al, i cili kër­cënon veçanër­isht fëmi­jët, pasi ai nxit shit­jen e fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionin me fëmi­jë dhe pornografinë me fëmi­jë;

duke pran­uar se një numër kat­e­gor­ish, veçanër­isht të kër­cënuara, duke përf­shirë fëmi­jët vajza janë nën një rrezik më të madh për shfry­tëz­im sek­su­al dhe se fëmi­jët vajza janë të për­faqë­suara në mënyrë dis­pro­por­cionale te fëmi­jët e shfry­tëzuar sek­su­al­isht;

të shqetë­suara rreth dal­jes së pornografisë së fëmi­jëve në inter­net dhe teknologji të tjera që shfaqen dhe duke kuj­tu­ar Kon­fer­encën Ndërkom­bëtare për Luftën kundër Pornografisë së Fëmi­jëve në Inter­net (Vjenë 1999) dhe sido­mos për­fundimin e saj duke bërë apel për penal­iz­imin mbarëbotëror të prod­him­it të shpërn­dar­jes, eksportim­it, trans­me­tim­it, mba­jt­jes së qël­limshme dhe reklamës me pornografi fëmi­jësh, dhe duke thek­suar rëndës­inë e një part­ner­iteti dhe bashkëpuni­mi më të ngushtë ndër­m­jet qev­erive dhe indus­trisë së inter­netit;

duke besuar që shit­ja e fëmi­jëve, pros­ti­tu­cioni me fëmi­jë dhe pornografia me fëmi­jë nxitet, kur nuk zba­to­het rrep­tësia e duhur, duke shqyr­tu­ar fak­torët kon­tribues, duke përf­shirë pra­pam­bet­jen, var­fërinë, pabaraz­inë ekonomike, struk­turën e papër­sh­tat­shme social-ekonomike, keq­funk­sion­imin e famil­jeve, mungesën e arsim­it, migrim­in nga qyteti në fshat, diskri­m­in­imin për shkak të gjin­isë, sjell­jen e papërgjegjshme sek­suale të të rrit­urve, prak­tikat e dëmshme tradi­cionale, kon­flik­tet e armato­sura dhe trafikimin e fëmi­jëve;

duke besuar që për­p­jek­jet për forcimin e sen­si­bi­lizim­it pub­lik janë të nevo­jshme për uljen e kërkesës së kon­suma­torit për shit­jen e fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionin me fëmi­jë dhe pornografinë me fëmi­jë dhe, gjithash­tu duke besuar në rëndës­inë e part­ner­itetit glob­al ndër­m­jet të gjithë aktorëve dhe të për­mirësim­it të zba­tim­it të ligjit në niv­el kom­bë­tar;

duke vënë re dis­poz­i­tat e instru­menteve ligjore që kanë të bëjnë me mbro­jt­jen e fëmi­jëve, duke përf­shirë Kon­ven­tën e Hagës për mbro­jt­jen e fëmi­jëve dhe bashkëpunimin në lid­hje me mira­timin ndër­shtetëror, Kon­ven­tën e Hagës mbi aspek­tet civile të rrëm­bim­it ndërkom­bë­tar të fëmi­jëve, Kon­ven­tën e Hagës mbi juridik­sion­in, ligjin e zbat­u­ar, njo­hjen, zba­timin dhe bashkëpunimin në lid­hje me përgjegjës­inë prindërore dhe masat për mbro­jt­jen e fëmi­jëve, dhe Kon­ven­tën e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës nr.182 mbi ndal­im­in dhe veprim­in e men­jëher­shëm për eli­m­in­imin e for­mave më të këqi­ja të punës së fëmi­jëve;

të nxi­tu­ra nga mbështet­ja e gjerë për Kon­ven­tën për të drej­tat e fëmi­jëve, duke treguar përkush­timin e gjerë që ekzis­ton për zhvil­lim­in dhe mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jëve;

duke njo­hur rëndës­inë e zba­tim­it të dis­poz­i­tave e pro­gramit të veprim­it për paran­dal­im­in e shit­jes së fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionit të fëmi­jëve dhe pornografisë së fëmi­jëve dhe deklarim­in e axhendës për veprim të mirat­u­ar në Kon­gresin Botëror kundër shfry­tëzim­it sek­su­al për qël­lime fiti­mi të fëmi­jëve mba­j­tur në Stokholm, më 27–31 gusht 1996, dhe vendimet e tjera të rëndë­sishme dhe reko­mandimet e organ­eve përkatëse ndërkom­bëtare;

duke mar­rë parasysh si duhet rëndës­inë e tra­di­tave dhe vler­ave kul­tur­ore të çdo pop­ul­li për mbro­jt­jen dhe zhvil­lim­in har­monik të fëmi­jëve,

kanë rënë dako­rd si më poshtë:

 

Neni 1

Shtetet Palë do të ndalo­jnë shit­jen e fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionin me fëmi­jë dhe pornografinë me fëmi­jë, siç është parashikuar në këtë pro­tokoll.

 

Neni 2

Për qël­lim­in e këtij pro­tokol­li:

a) Shit­je e fëmi­jëve është çdo veprim ose transak­sion me anë të të cilit një fëmi­jë trans­fer­o­het prej një per­soni ose grupi per­sonash te një tjetër me pagesë ose në çdo mënyrë tjetër.

b) Pros­ti­tu­cion me fëmi­jë është për­dori­mi i fëmi­jës në aktivitete sek­suale me pagesë ose çdo mënyrë tjetër.

c) Pornografia me fëmi­jë është çdo for­më për­faqësi­mi, me çfarë­do mjeti, i një fëmi­je të përf­shirë në aktivitete të qar­ta sek­suale, të vërte­ta ose të simu­lu­ara, ose çdo demon­strim i pjesëve sek­suale të një fëmi­je për qël­lime krye­sisht sek­suale.

 

Neni 3

1. Çdo Shtet Palë do të garan­to­jë të pak­tën mbu­lim­in plotë­sisht nga ligji i tij penal, të veprimeve dhe aktiviteteve të mëposhtme pavarë­sisht se këto vepra penale janë kry­er bren­da apo jashtë ven­dit nga një indi­vid apo grup indi­vidësh të orga­nizuar:

a) Në kon­tek­stin e shit­jes së fëmi­jëve sipas nen­it 2:

i) Ofri­mi, dorëz­i­mi ose pra­n­i­mi me çfarë­do mjeti i një fëmi­je për qël­lim­in e:

a) shfry­tëzim­it sek­su­al të fëmi­jëve;

b) trans­ferim­it të organ­eve të një fëmi­je për qël­lime fiti­mi;

c) përf­shir­jes së fëmi­jëve në punë të detyru­ara.

ii) Mar­r­ja e pëlqim­it në mënyrë të papër­sh­tat­shme, si ndër­m­jetës për adop­ti­min e një fëmi­je duke shkelur instru­mentet e zbat­ueshme ligjore ndërkom­bëtare për mira­timin.

b) Ofri­mi, mar­r­ja, gjet­ja ose dorëz­i­mi i një fëmi­je për pros­ti­tu­cion me fëmi­jë, sipas për­cak­tim­it të nen­it 2.

c) prod­hi­mi, shpërn­dar­ja, impor­ti­mi, eksporti­mi, ofri­mi, shit­ja ose mba­jt­ja e pornografisë me fëmi­jë për qël­limet e sipër­shënuara, sipas për­cak­tim­it të nen­it 2.

2. Në paj­tim me dis­poz­i­tat e ligjit ven­das të çdo Shteti Palë, e njëj­ta gjë zba­to­het në lid­hje me për­p­jek­jet për kry­er­jen e ndon­jërit prej këtyre veprimeve, me bashkëveprim­in ose pjesë­mar­rjen në ndon­jë prej këtyre veprimeve.

3. Çdo Shtet Palë i bën këto vepra penale të dënueshme nëpër­m­jet dën­imeve të për­sh­tat­shme në varësi të natyrës së rëndë të tyre.

4. Në paj­tim me dis­poz­i­tat e ligjit kom­bë­tar, çdo Shtet Palë do të mar­rë masa, kur­do që është e nevo­jshme, për të për­cak­tu­ar përgjegjës­inë e per­son­ave juridikë të parashikuar në para­grafin 1 të këtij neni. Në paj­tim me parimet ligjore të Shtetit Palë, kjo përgjegjësi e per­son­ave juridikë, mund të jetë penale, civile ose admin­is­tra­tive.

5. Shtetet Palë do të mar­rin të gjitha masat e duhu­ra ligjore dhe admin­is­tra­tive për të sig­u­ru­ar që të gjithë per­son­at e përf­shirë në adop­ti­min e një fëmi­je të vepro­jnë në për­puth­je me instru­mentet ligjore ndërkom­bëtare të zbat­ueshme.

 

Neni 4

1. Çdo Shtet Palë do të mar­rë të gjitha masat që janë të nevo­jshme për të cak­tu­ar juridik­sion­in e tij në lid­hje me veprat penale të për­men­dura në nenin 3, para­grafi 1, kur këto vepra janë kry­er në ter­ri­torin e tij ose në bor­din e një ani­je­je, ose avioni të regjistru­ar në këto shtete.

 

 

2. Çdo Shtet Palë mund të mar­rë të gjitha masat që mund të jenë të nevo­jshme për të për­cak­tu­ar juridik­sion­in e tij në lid­hje me veprat penale të për­men­dura në nenin 3, para­grafi 1, për rastet e mëposhtme:

a) kur kry­erësi i prezu­muar i veprës penale është shte­tas i atij shteti ose një per­son që ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në ter­ri­torin e tij;

b) kur vik­ti­ma është shte­tas i atij shteti.

3. Çdo Shtet Palë do të mar­rë, gjithash­tu të gjitha masat e nevo­jshme për të për­cak­tu­ar juridik­sion­in e tij në lid­hje me veprat penale të për­men­dura më sipër, kur kry­erësi i prezu­muar i veprës është i pran­ishëm në ter­ri­torin e tij dhe ky nuk e ekstradon atë në një Shtet tjetër Palë me arsyen se vepra penale është kry­er nga njëri prej shte­tasve të tij.

4. Ky pro­tokoll nuk për­jash­ton asnjë juridik­sion penal që ushtro­het në paj­tim me të drejtën ndërkom­bëtare.

 

Neni 5

1. Veprat penale të për­men­dura në nenin 3, para­grafi 1, kon­sidero­hen se përf­shi­hen në veprat penale të ekstradueshme në të gjitha mar­rëvesh­jet e ekstradim­it që ekzis­to­jnë ndër­m­jet Shteteve Palë dhe përf­shi­hen si vepra penale të ekstradueshme në çdo Mar­rëvesh­je ekstradi­mi që lid­het më vonë ndër­m­jet tyre, në paj­tim me dis­poz­i­tat e parashikuara në këto Mar­rëvesh­je.

2. Kur një Shtet Palë që e kushtë­zon ekstradimin me ekzis­tencën e një mar­rëvesh­je­je do të mar­rë një kërkesë për ekstradimin nga një Shtet tjetër Palë, me të cilin ai nuk ka mar­rëvesh­je ekstradi­mi, ai mund ta kon­sidero­jë këtë pro­tokoll si bazë ligjore për ekstradim në lid­hje me këto vepra penale. Ekstradi­mi u nën­shtro­het dis­poz­i­tave të parashikuara në ligjin e shtetit pritës.

3. Shtetet Palë që nuk e kushtë­zo­jnë ekstradimin me ekzis­tencën e një mar­rëvesh­je­je i njo­hin këto vepra penale si vepra të ekstradueshme ndër­m­jet tyre në paj­tim me dis­poz­i­tat e parashikuara në ligjin e shtetit pritës.

4. Këto vepra penale, për qël­limet e ekstradim­it ndër­m­jet Shteteve Palë tra­j­to­hen sikur të ishin kry­er jo vetëm në vendin ku ato kanë ndod­hur, por gjithash­tu edhe në ter­ri­toret e shteteve që duhet të cak­to­jnë juridik­i­sion­in e tyre në paj­tim me nenin 4.

5. Kur një kërkesë për ekstradim bëhet në lid­hje me një vepër penale të për­men­dur në nenin 3, para­grafi 1 dhe, kur Shteti i Palës pritës, nuk e ekstradon ose nuk do ta bëjë këtë mbi bazën e shtetë­sisë së per­son­it që ka kry­er veprën, ai shtet do të mar­rë masat e për­sh­tat­shme për t’ua dorëzuar këtë çësht­je organ­eve të veta kom­pe­tente për të bërë ndjek­jen penale.

 

Neni 6

1. Shtetet Palë i ofro­jnë njëra-tjetrës masën më të lartë të asis­tencës në lid­hje me hetimet për pro­ce­set penale ose të ekstradim­it, që janë në lid­hje me veprat penale të parashikuara në nenin 3, para­grafi 1, duke përf­shirë asis­tencën në mar­rjen e provave të nevo­jshme për gjykim.

2. Shtetet Palë përm­bushin detyrimet e tyre sipas para­grafit 1 të këtij neni në për­puth­je me mar­rëvesh­jet ose masat e tjera për ndih­më të ndërsjel­lë ligjore që mund të ekzis­to­jnë ndër­m­jet tyre. Në mungesë të këtyre mar­rëvesh­jeve ose masave, Shtetet Palë i ofro­jnë njëra-tjetrës ndih­më në paj­tim me ligjin e ven­dit të tyre.

 

Neni 7

Shtetet Palë, në paj­tim me dis­poz­i­tat e ligjit ven­das:

a) do të mar­rin masa për të bërë bllokimin ose kon­fiskimin sipas rastit të:

i) mall­rave siç janë mate­ri­ale, sende me vlerë dhe mjete të tjera që për­doren për të kry­er ose ndih­muar kry­er­jen e veprave penale të parashikuara në këtë pro­tokoll;

ii) të ard­hu­rave që rrjed­hin nga këto vepra penale;

b) plotë­so­jnë kërke­sa nga një Shtet tjetër Palë për bllokimin ose kon­fiskimin e mall­rave, ose të ard­hu­rat e për­men­dura në nën­para­grafin (a) (i);

c) do të mar­rin masat që kanë për qël­lim mbyll­jen, përko­hë­sisht ose përgjith­monë të ambi­en­teve që për­doren për kry­er­jen e veprave të tilla.

 

Neni 8

1. Shtetet Palë do të mar­rin masa të për­sh­tat­shme për të mbro­j­tur të drej­tat dhe intere­sat e fëmi­jëve vik­ti­ma të prak­tikave të ndalu­ara nga ky pro­tokoll në të gjitha fazat e pro­cedim­it penal, sido­mos duke:

a) njo­hur ekspoz­imin e fëmi­jëve vik­ti­ma dhe duke mirat­u­ar pro­ce­du­ra për njo­hjen e nevo­jave të tyre të veçan­ta, duke përf­shirë nevo­jat e tyre të veçan­ta si dësh­mi­tarë;

b) infor­muar fëmi­jët vik­ti­ma për të drej­tat e tyre, rolin e tyre dhe objek­tin, kohën dhe ecur­inë e gjykim­it, si dhe dispon­imin e çësht­jeve të tyre;

c) lejuar mendime, nevo­ja dhe shqetësime të fëmi­jëve vik­ti­ma të parashtro­hen dhe shqyr­to­hen në gjykimet që kanë të bëjnë me intere­sat e tyre per­son­ale, në një mënyrë që të jetë në paj­tim me rreg­ul­lat pro­ce­du­rale të ligjit kom­bë­tar;

d) dhënë mbështet­je të për­sh­tat­shme fëmi­jëve vik­ti­ma gjatë gjithë pro­ce­sit gjyqë­sor;

e) mbro­j­tur, si duhet, sfer­ën pri­vate dhe iden­titetin e fëmi­jëve vik­ti­ma, duke mar­rë masa në për­puth­je me ligjin e tyre kom­bë­tar për të mën­jan­u­ar shpërn­dar­jen e papër­sh­tat­shme të infor­ma­cionit që mund të çonte në iden­ti­fikimin e fëmi­jëve vik­ti­ma;

f) mën­jan­u­ar, në mënyrë të për­sh­tat­shme për sig­ur­inë e fëmi­jëve, famil­jeve të tyre dhe dësh­mi­tarëve nga ana e tyre, kër­cënimet dhe hak­mar­rjet;

g) mën­jan­u­ar vone­sa të panevo­jshme në dispon­imin e çësht­jeve dhe zba­timin e vendimeve ose dekreteve që japin kom­pen­sim për fëmi­jët vik­ti­ma.

2. Shtetet Palë do të sig­uro­jnë që pasig­uria në lid­hje me moshën e vik­timës të mos pen­go­jë fil­lim­in e hetim­it penal, duke përf­shirë hetimet që kanë për qël­lim për­cak­timin e moshës së vik­timës.

3. Shtetet Palë do të sig­uro­jnë që në tra­j­timin që pro­ce­du­ra penale u bën fëmi­jëve që janë vik­ti­ma të veprave penale, të parashikuara në këtë pro­tokoll, intere­sat e lar­ta të fëmi­jës të kenë shqyr­tim pri­or­i­tar.

4. Shtetet Palë do të mar­rin të gjitha masat për të sig­u­ru­ar tra­jn­imin e duhur, sido­mos tra­jn­imin ligjor dhe psikologjik, për per­son­at që puno­jnë me vik­ti­mat e veprave penale të ndalu­ara nga ky pro­tokoll.

5. Shtetet Palë, në rastet e duhu­ra, do të mar­rin masa për të mbro­j­tur sig­ur­inë dhe din­jitetin e atyre per­son­ave dhe/ose orga­ni­zatave që janë të përf­shi­ra në paran­dal­im­in dhe/ose mbro­jt­jen dhe reha­bil­itimin e vik­ti­mave të këtyre veprave penale.

6. Asgjë në këtë nen nuk mund të inter­pre­to­het si e dëmshme ose e papër­puthshme me të drej­tat e per­son­it të akuzuar në një gjykim të drejtë dhe të paan­shëm.

 

Neni 9

1. Shtetet Palë mira­to­jnë, për­for­co­jnë, zba­to­jnë dhe pub­liko­jnë lig­je, masa admin­is­tra­tive, poli­ti­ka sociale dhe pro­grame për paran­dal­im­in e veprave penale të parashikuara në këtë pro­tokoll. Vëmend­je e veçan­të i kush­to­het mbro­jt­jes së fëmi­jëve që janë tepër të ekspozuar ndaj këtyre prak­tikave.

2. Shtetet Palë nxisin sen­si­bi­liz­imin e pub­likut të gjerë, duke përf­shirë fëmi­jët, nëpër­m­jet informim­it me të gjitha mjetet e për­sh­tat­shme, edukimin dhe tra­jn­imin, në lid­hje me masat paran­daluese dhe efek­tet e dëmshme të veprave penale të për­men­dura në këtë pro­tokoll. Në përm­bush­jen e detyrimeve të tyre, sipas këtij neni, Shtetet Palë nxisin pjesë­mar­rjen e komu­nitetit dhe, veçanër­isht, të fëmi­jëve dhe fëmi­jëve vik­ti­ma, në pro­grame të tilla informi­mi, eduki­mi dhe tra­jn­i­mi, duke u bërë edhe në niv­el ndërkom­bë­tar.

 

3. Shtetet Palë do të mar­rin të gjitha masat e mund­shme me qël­lim që të sig­uro­jnë të gjithë asis­tencën e nevo­jshme për vik­ti­mat e këtyre veprave, duke përf­shirë riin­te­grim­in e tyre të plotë shoqëror dhe shërim­in e tyre të plotë fizik dhe psikologjik.

4. Shtetet Palë sig­uro­jnë që të gjithë fëmi­jët vik­ti­ma të veprave penale të për­men­dura në këtë pro­tokoll të kenë mundësi t’u drej­to­hen pro­ce­du­rave të për­sh­tat­shme për të kërkuar, pa u diskrim­in­uar, kom­pen­sim për dëmet e shkak­tu­ara nga per­son­at që kanë përgjegjësi ligjore.

5. Shtetet Palë do të mar­rin masa të për­sh­tat­shme, që kanë për qël­lim të ndalo­jnë efek­tivisht prod­himin dhe shpërn­dar­jen e mate­ri­aleve që ekspo­zo­jnë veprat penale të parashikuara në këtë pro­tokoll.

 

Neni 10

1. Shtetet Palë do të mar­rin të gjitha hap­at e duhur për të for­cuar bashkëpunimin ndërkom­bë­tar shumë­palësh, rajon­al ose dypalësh për paran­dal­im­in, zbu­lim­in, het­imin, ndjek­jen penale dhe dën­imin e per­son­ave përgjegjës për veprime që përf­shi­jnë shit­jen e fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionin me fëmi­jë, pornografinë me fëmi­jë dhe tur­izmin sek­su­al me fëmi­jë. Shtetet Palë nxisin, gjithash­tu bashkëpunimin ndërkom­bë­tar dhe koor­dinimin ndër­m­jet autoriteteve, orga­ni­zatave joqever­itare ven­dase ose ndërkom­bëtare dhe orga­ni­zatave ndërkom­bëtare.

2. Shtetet Palë nxisin bashkëpunimin ndërkom­bë­tar për të ndih­muar fëmi­jët vik­ti­ma në shërim­in e tyre fizik dhe psikologjik, riin­te­grim­in shoqëror, riat­d­hes­imin.

3. Shtetet Palë nxisin forcimin e bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar me qël­lim që të tra­j­to­hen shkaqet bazë, siç është var­fëria dhe pra­pam­bet­ja, të cilat ndiko­jnë në ekspoz­imin e fëmi­jëve kun­drejt shit­jes së fëmi­jëve, pros­ti­tu­cionit me fëmi­jë, pornografisë me fëmi­jë dhe tur­izmit me seks me fëmi­jë.

4. Shtetet Palë që janë në gjend­je të bëjnë një gjë të tillë japin asis­tencë finan­cia­re, teknike etj., nëpër­m­jet pro­grameve shumë­palëshe, rajonale, dypalëshe ose të tjera.

 

Neni 11

Asgjë në këtë pro­tokoll nuk cenon ndon­jë dis­poz­itë tjetër që është më e favor­shme për real­iz­imin e të drej­tave të fëmi­jëve dhe që mund të ndod­het në:

a) ligjin e Shtetit Palë;

b) të drejtën ndërkom­bëtare që është në fuqi në shtetin përkatës.

 

Neni 12

1. Çdo Shtet Palë, bren­da dy vjetëve që nga hyr­ja në fuqi e pro­tokol­lit për atë Shtet Palë, i paraqet Komitetit për të Drej­tat e Fëmi­jëve një raport me infor­ma­cione të plota mbi masat që ai ka mar­rë për zba­timin e pro­tokol­lit.

2. Pas paraqit­jes së rapor­tit të plotë, çdo Shtet Palë përf­shin në raportin që paraqet në Komitetin mbi të Drej­tat e Fëmi­jëve, në paj­tim me nenin 44 të Kon­ven­tës, çdo infor­ma­cion tjetër në lid­hje me zba­timin e pro­tokol­lit. Shtetet e tjera Palë në pro­tokoll paraqesin një raport në çdo pesë vjet.

3. Komiteti për të Drej­tat e Fëmi­jëve, mund të kërko­jë nga Shtetet e tjera Palë infor­ma­cion sht­esë që ka të bëjë me zba­timin e këtij pro­tokol­li.

 

Neni 13

1. Ky pro­tokoll është i hapur për t’u nën­shkru­ar nga çdo Shtet që është Palë në Kon­ven­të ose e ka nën­shkru­ar atë.

2. Ky pro­tokoll duhet të rat­i­fiko­het dhe është i hapur për anë­tarësim për çdo Shtet që është Palë në Kon­ven­të ose e ka nën­shkru­ar atë. Instru­mentet e rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it depoz­i­to­hen te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

 

Neni 14

1. Ky pro­tokoll hyn në fuqi tre muaj pas depoz­itim­it të instru­men­tit të dhjetë të rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it.

2. Për çdo Shtet që rat­i­fikon këtë pro­tokoll ose anë­tarë­so­het në të pas hyr­jes në fuqi, ky pro­tokoll hyn në fuqi një muaj pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it.

 

Neni 15

1. Çdo Shtet Palë mund ta denon­co­jë këtë pro­tokoll në çdo kohë me anë të një njof­ti­mi me shkrim drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili njofton shtetet e tjera Palë në Kon­ven­të dhe të gjitha shtetet që kanë nën­shkru­ar Kon­ven­tën. Denonci­mi hyn në fuqi një vit pas datës së mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

2. Një denoncim i tillë nuk ka efek­tin e lirim­it të Shtetit Palë nga përgjegjësitë e tij, sipas këtij pro­tokol­li, në lid­hje me ndon­jë veprim që ndodh para datës në të cilën denonci­mi bëhet i efek­t­shëm. Një denoncim i tillë nuk cenon as edhe vazhdimin e shqyr­tim­it të një çësht­je­je që ka fil­lu­ar të shqyr­to­het nga Komiteti para datës në të cilën denonci­mi bëhet i efek­t­shëm.

 

Neni 16

1. Çdo Shtet Palë mund të propo­zo­jë në ndryshim dhe ta depoz­i­to­jë atë te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sekre­tari i Përgjithshëm me këtë rast u komu­nikon ndryshimin e propozuar Shteteve Palë, me kërkesën që ata të tre­go­jnë, nëse ata janë në favor të një kon­fer­ence të Shteteve Palë për qël­lim­in e shqyr­tim­it dhe votim­it të propoz­imeve. Në rast se bren­da katër mua­jve që nga data e një komu­niki­mi të tillë të pak­tën një e tre­ta e Shteteve Palë janë në favor të një kon­fer­ence të tillë, Sekre­tari i Përgjithshëm mbledh kon­fer­encën nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Çdo ndryshim i mirat­u­ar nga shu­mi­ca e Shteteve Palë të pran­ishëm dhe votues në kon­fer­encë i paraqitet Asam­blesë së Përgjithshme për mira­tim.

2. Ndryshi­mi i mirat­u­ar në paj­tim me para­grafin 1 të këtij neni hyn në fuqi, pasi të jetë mirat­u­ar nga Asam­ble­ja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe pran­uar nga një shu­micë prej dy të tre­tash të Shteteve Palë.

3. Kur një ndryshim hyn në fuqi, ai është i detyrueshëm për ato Shtete Palë që e kanë pran­uar atë ose Shtetet e tjera Palë, që janë të detyru­ara nga dis­poz­i­tat e këtij pro­tokol­li apo nga ndryshimet të pran­uara më parë.

 

Neni 17

1. Ky pro­tokoll në gjuhët ara­bisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe span­jisht tek­stet e të cilave janë një­soj të vlef­shme, depoz­i­to­het në arkivin e Kombeve të Bashkuara.

2. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u trans­me­ton kop­je të vërte­t­u­ara të këtij pro­tokol­li Shteteve Palë në Kon­ven­të dhe të gjitha shteteve që kanë nën­shkru­ar Kon­ven­tën.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin Nr.9834, dt. 2.11.2007, botu­ar në Fle­tore Zyrtare 165, datë 10 Dhje­tor 2007, faqe 4933

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim