Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nën­shkruese të saj, duke pasur   parasysh se qël­li­mi i Këshillit të Europës është arrit­ja e një uniteti sa më të madh ndër­m­jet anë­tarëve të tij, në veçan­ti me mira­timin e rreg­ullave të për­bashkë­ta në fushën e ligjit;

duke vënë re se në një numër të madh të shteteve anëtare janë bërë ose po bëhen për­p­jek­je për të për­mirë­suar sta­tusin ligjor të fëmi­jëve të lin­dur jashtë martese, duke zvogëlu­ar dal­limet ndër­m­jet sta­tusit të tyre ligjor dhe atij të fëmi­jëve të lin­dur në martesë të cilat janë në dis­a­van­tazh juridik ose social të të parëve;

duke njo­hur se ende ekzis­to­jnë mospër­puth­je të mëd­ha në lig­jet e shteteve anëtare në këtë fushë;

duke besuar se sit­u­a­ta e fëmi­jëve të lin­dur jashtë martese duhet të për­mirë­so­het dhe se har­ti­mi i disa rreg­ullave të për­bashkë­ta në lid­hje me sta­tusin e tyre ligjor do të ndih­mo­jë këtë objek­tiv dhe në të njëjtën kohë do të kon­tribuo­jë për një har­mo­niz­im të lig­jeve të shteteve anëtare në këtë fushë;

megjithatë, duke pasur parasysh se është e nevo­jshme të pra­nohen eta­pa pro­gre­sive për ato shtete të cilat nuk e kon­sidero­jnë veten në gjend­je të mira­to­jnë men­jëherë disa rreg­ul­la të kësaj kon­vente; kanë rëndë dako­rd si më poshtë:

 

Neni 1

Çdo palë kon­trak­tuese merr për­sipër të sig­uro­jë për­puthsh­mërinë e ligjit të saj me dis­poz­i­tat e kësaj kon­vente dhe të njofto­jë Sekre­tarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës për masat e mar­ra për këtë qël­lim.

 

Neni 2

Njo­h­ja e mëmë­sisë së çdo fëmi­je të lin­dur jashtë martese do të bazo­het vetëm në fak­tin e lind­jes së fëmi­jës.

 

Neni 3

Njo­h­ja e atë­sisë së çdo fëmi­je të lin­dur jashtë martese mund të provo­het ose për­cak­to­het nga njo­h­ja vull­netare ose me vendim gjykate.

 

Neni 4

Njo­h­ja vull­netare e atë­sisë nuk mund të kundër­sh­to­het ose të kon­testo­het për aq sa parashikon ligji i brend­shëm për këto pro­ce­du­ra, përveç kur per­soni që kërkon të njo­hë ose që ka njo­hur fëmi­jën nuk është babai biologjik.

 

Neni 5

Veprimet që lid­hen me provat shken­core të përkatë­sisë së atë­sisë, që mund të ndih­mo­jnë për të ven­do­sur ose kundër­sh­tu­ar atës­inë, janë të pranueshme.

 

Neni 6

1. Babai dhe nëna e një fëmi­je të lin­dur jashtë martese kanë të njëjtin detyrim për t’u kujdesur për fëmi­jën sikur të ishte lin­dur në martesë.                                                                                                                                                     2. Kur detyri­mi ligjor për t’u kujdesur për një fëmi­jë të lin­dur në martesë bie mbi anë­tarë të cak­tu­ar të famil­jes së babait ose nënës, ky detyrim zba­to­het gjithash­tu në interes të fëmi­jës së lin­dur jashtë martese.

 

Neni 7

1. Kur njo­h­ja e një fëmi­je të lin­dur jashtë martese është për­cak­tu­ar për të dy prindërit, autoriteti prindëror nuk mund t’i atribuo­het automatik­isht vetëm babait.

2. Ekzis­ton mundësia për të trans­fer­u­ar autoritetin prindëror, rastet e trans­ferim­it rreg­ul­lo­hen me ligj të brend­shëm.

 

Neni 8

Kur babai apo nëna e një fëmi­je të lin­dur jashtë martese nuk ka përgjegjës­inë prindërore ose kujdestar­inë e fëmi­jës, ky prind mund të për­fi­to­jë të drejtën e aksesit te fëmi­ja në rastet e duhu­ra.

 

Neni 9

Një fëmi­jë i lin­dur jashtë martese ka të njëjtën të drejtë të trashëgimisë në pasur­inë e babait dhe nënës së tij dhe të një anë­tari të famil­jes së babait ose nënës të tij, sikur të kishte qenë i lin­dur në martesë.

 

Neni 10

Marte­sa ndër­m­jet babait dhe nënës së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese i jep fëmi­jës sta­tusin ligjor të fëmi­jës të lin­dur në martesë.

 

Neni 11

1. Kjo kon­ven­të është e hapur për nën­shkrim nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës. Ajo i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it. Instru­mentet e rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose të mira­tim­it depoz­i­to­hen pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

2. Kjo kon­ven­të hyn në fuqi tre muaj pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të tretë të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it.

3. Në lid­hje me një shtet nën­shkrues që e rat­i­fikon, e pra­non ose e aprovon më pas, kon­ven­ta hyn në fuqi tre muaj pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të tij  të rat­i­fikim­it, pra­nim­it apo mira­tim­it.

 

Neni 12

1. Pas hyr­jes në fuqi të kësaj kon­vente, Komiteti i Min­is­trave të Këshillit të Europës mund të fto­jë çdo shtet joanë­tar të adero­jë në këtë kon­ven­të.

2. Ky ader­im bëhet nëpër­m­jet depoz­itim­it pranë Sekre­tari­atit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës të instru­men­tit të aderim­it, i cili hyn në fuqi tre muaj pas datës së depoz­itim­it të tij.

 

Neni 13

1. Çdo shtet, në kohën e nën­shkrim­it ose të depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, speci­fikon ter­ri­torin ose ter­ri­toret, në të cilat zba­to­het kjo kon­ven­të.

2. Çdo shtet, gjatë depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, ose në çdo datë të mëvon­shme, me deklaratë drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, mund të shtri­jë këtë kon­ven­të në çdo ter­ri­tor ose ter­ri­tore të tjera të speci­fikuara në deklaratë dhe për mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare të të cilëve ajo është përgjegjëse ose në emër të të cilave është e autor­izuar për të vepru­ar.

3. Çdo deklaratë e bërë në zba­tim të para­grafit të mësipërm, në lid­hje me çdo ter­ri­tor të për­men­dur në këtë deklaratë, mund të tërhiqet në paj­tim me pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në nenin 15 të kësaj kon­vente.

 

Neni 14

1. Çdo shtet në çastin e nën­shkrim­it ose të depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, ose kur bën një deklaratë në për­puth­je me para­grafin 2 të nen­it 13 të kësaj kon­vente, nuk mund të bëjë më shumë se tre rez­er­va në lid­hje me parashikimet e nen­eve 2 deri 10 të kon­ven­tës. Rez­er­va të natyrës së përgjithshme nuk do të  lejo­hen; çdo rez­ervë nuk mund të vepro­jë në më shumë se një dis­poz­itë.

2. Një rez­ervë do të jetë e vlef­shme për pesë vjet nga hyr­ja në fuqi e kësaj kon­vente për palën kon­trak­tuese në fjalë. Ajo mund të rinovo­het për peri­ud­ha pasuese për pesë vjet me anë të një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm  të Këshillit të Europës për­para skadim­it të çdo peri­ud­he.

3. Çdo palë kon­trak­tuese mund të tërhe­që tërë­sisht ose pjesër­isht një rez­ervë që ka bërë në paj­tim me para­grafët e mësipërm me anë të një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, e cila hyn në fuqi që nga data e mar­rjes së saj.

 

Neni 15

1. Çdo palë kon­trak­tuese, për aq sa është e intere­suar, mund të denon­co­jë këtë kon­ven­të me anë të një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

2. Ky denoncim hyn në fuqi gjashtë muaj pas datës së mar­rjes të këtij njof­ti­mi nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 16

Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës  njofton shtetet anëtare të Këshillit dhe çdo shtet i cili ka aderu­ar në këtë kon­ven­të për:

a) çdo nën­shkrim;

b) çdo depoz­itim të një instru­men­ti të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, aprovim­it ose aderim­it;

c) çdo datë të hyr­jes në fuqi të kësaj kon­vente në për­puth­je me nenin 11 të saj;

d) çdo njof­tim të mar­rë në zba­tim të parashikimeve të nen­it 1;

e) çdo deklaratë të mar­rë në zba­tim të parashikimeve të para­grafëve 2 dhe 3 të nen­it 13;

f) çdo rez­ervë të bërë në zba­tim të parashikimeve të para­grafit 1 të nen­it 14;

g) riven­dos­ja e çdo rez­erve të kry­er në zba­tim të parashikimeve të para­grafit 2 të nen­it 14;

h) tërhe­q­ja e çdo rez­erve të kry­er në zba­tim të parashikimeve të para­grafit 3 të nen­it 14;

i) çdo njof­tim të mar­rë në zba­tim të parashikimeve të nen­it 15 dhe datën në të cilën denonci­mi hyn në fuqi.

Në dësh­mi të kësaj, të nën­shkru­ar­it, të autor­izuar rreg­ull­isht për këtë, kanë nën­shkru­ar këtë kon­ven­të.

Bërë në Stras­burg, më 15 tetor 1975, në anglisht dhe frëngjisht, ku të dyja tek­stet kanë të njëjtën fuqi, në një kop­je të vetme, e cila depoz­i­to­het në arki­vat e Këshillit të Europës. Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i trans­me­ton kop­je të vërte­t­u­ara secilit prej shteteve nën­shkruese dhe aderuese.

 

 

Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 10424, datë 02.06.2011, botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 77, datë 14 Qer­shor 2011, faqe 3123, dhe hyn në fuqi, për RSH-në, më 10 Dhje­tor 2012

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim