Neni 17

Insti­tu­cionet eduka­tive dhe arsi­more të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë

1. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë, në për­puth­je me kriteret e parashikuara nga legjis­la­cioni në fuqi, të ngre­jë dhe të admin­istro­jë insti­tu­cione eduka­tive dhe arsi­more të të gjitha niveleve.

2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë dhe shteti angazho­hen të respek­to­jnë të drejtën e prindërve për të sig­u­ru­ar edukimin e fëmi­jëve në për­puth­je me bind­jet e tyre fetare.

3. Shteti e njeh vlef­sh­mërinë e doku­menteve të lëshuara nga këto insti­tu­cione, sipas kritereve të cak­tu­ara nga legjis­la­cioni në fuqi për arsimin.

4. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë dhe shteti har­to­jnë kur­riku­lat përkatëse për shkol­lat fetare jop­ub­like, si dhe bëjnë vlerësimin dhe cer­ti­fikimin e per­son­elit ped­a­gogjik. Për mira­timin e tyre ngarko­het Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës.

5. Gjatë pro­ce­sit mësimd­hënës, shteti dhe Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë angazho­hen që arsim­i­mi i fëmi­jëve të bazo­het mbi të drej­tat e njeri­ut dhe parimet demokratike, të drej­to­het në për­gatit­jen e fëmi­jëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë në frymën e mirëkup­ti­m­it, paqes, tol­er­ancës, barazisë gji­nore dhe vël­lazërisë midis njerëzve, gru­peve etnike, kom­bëtare dhe fetare, ose per­son­ave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fana­tizmit.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 7, datë 4 Shkurt 2009, faqe 130

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim