Neni 13

Per­son­at që kanë të drejtë të për­fi­to­jnë ndih­më juridike

1. Të drejtën për të për­fi­tu­ar ndih­më juridike e kanë per­son­at, të cilët:

a) kërko­jnë të mbro­hen me avokat në pro­cesin penal në të gjitha fazat e tij dhe, për shkak të pamundë­sive finan­cia­re, nuk kanë mundur të zgjed­hin një avokat apo kanë mbe­tur pa të;

b) kanë nevo­jë për ndih­më juridike në çësht­jet civile ose admin­is­tra­tive, por nuk kanë mjete të mjaftueshme për ta paguar këtë ndih­më juridike apo çësht­jet janë tepër kom­plekse, nga ana e përm­ba­jt­jes dhe e pro­ce­durës. Në këtë rast, per­soni, që ta për­fi­to­jë ndih­mën juridike, duhet të vërte­to­jë se përf­shi­het në pro­gram­et e mbro­jt­jes sociale ose plotë­son kushtet për t’ u përf­shirë në to.

2. Ndih­mën juridike e për­fi­to­jnë edhe të mitu­rit, për të cilët mbro­jt­ja në pro­ced­imin penal dhe në gjykim është e detyrueshme me ligj.

3. Ndih­ma juridike mund të kërko­het para, gjatë dhe pas zhvil­lim­it të pro­ce­sit gjyqë­sor.

4. Per­soni, i cili për­fi­ton ndih­më juridike, ka detyrim­in të bashkëpuno­jë me avokatin, që sig­uron ndih­mën juridike, të japë infor­ma­cion të vërtetë, për të cilin është kërkuar ndih­ma juridike, si dhe të sig­uro­jë në kohë çdo infor­ma­cion për rrethanat dhe kushtet, që kanë ndryshuar shkakun e dhënies së ndih­mës.

5. Mosz­ba­ti­mi i pikës 4 të këtij neni nga per­soni, që për­fi­ton ndih­mën juridike për çësht­jet civile ose admin­is­tra­tive, për­bën shkak për ndër­pre­rjen e men­jëher­shme të për­fitim­it të kësaj ndihme juridike.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 199, datë 14 Janar 2009, faqe 10821

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim