Neni 8

Per­son­at e padëshirueshëm

1. Min­istri i Brend­shëm, për intere­sa të rëndë­sishëm të shtetit, të ren­dit kushtetues dhe atij juridik, të sig­urim­it kom­bë­tar e të ren­dit pub­lik, me urd­hër të argu­men­tu­ar shpall per­son të padëshirueshëm një të huaj në rast se:

a) vepron ose pro­pa­gan­don kundër sovran­itetit të Repub­likës së Shqipërisë, sig­urim­it kom­bë­tar, ren­dit kushtetues dhe ren­dit e sig­urisë pub­like;

b) është dënuar me burgim për një vepër penale, të kry­er me dash­je në Repub­likën e Shqipërisë, për të cilën legjis­la­cioni shqip­tar parashikon një dën­im min­i­mal jo më pak se tre vjet burg;

c) është anë­tar i orga­ni­zatave ter­ror­iste, ose përkrah e kryen veprime anark­iste kundër shtetit ligjor;

ç) është shpal­lur në kërkim nga insti­tu­cione ndërkom­bëtare për krime kundër njerëzim­it, krime lufte ose për krime të tjera të rën­da;

d) për­bën kër­cën­im për vendin, ose cenon mar­rëd­hëni­et e Repub­likës së Shqipërisë me shtete të tjera;

dh) ekzis­to­jnë dyshime të bazuara se do të hyjë ose do të qën­dro­jë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për të kry­er një krim apo veprime, që për­bëjnë kër­cën­im për Repub­likën e Shqipërisë;

e) është i përf­shirë në krim­in e orga­nizuar, në trafiqe të qenieve njerë­zore, drogë, kalime të paligjshme në/ose nëpër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë, si dhe në çdo trafik apo akt tjetër të paligjshëm, sipas të dhë­nave të mar­ra nga insti­tu­cionet përgjegjëse të sig­urisë kom­bëtare.

2. I hua­ji shpal­let “per­son i padëshirueshëm” për një peri­ud­hë jo më pak se dhjetë vjet nga data e shpall­jes dhe i refu­zo­het hyr­ja ose qën­dri­mi në Repub­likën e Shqipërisë gjatë kësaj peri­ud­he.

3. Min­istri i Brend­shëm, me kërkesë të të hua­jit, rishikon kërkesën për hyr­je, vizë ose leje qën­dri­mi, në rast se i hua­ji mad­hor ka kry­er njërin nga aktet e për­men­dura më sipër në moshë të mitur.

4. Kundër urdhrit të Min­istrit të Brend­shëm për shpall­jen e një të hua­ji “per­son i padëshirueshëm”, i hua­ji ose famil­jarët e tij, me qën­drim në Shqipëri, kanë të drejtë të anko­hen në gjykatën e shkallës së parë, bren­da 10 ditëve nga data e mar­rjes dijeni për këtë urd­hër.

 

Neni 14

Vizat afat­g­ja­ta

1. Min­is­tria e Punëve të Jashtme pajis me viza afat­g­ja­ta, të tip­it “D”, të hua­jin, i cili hyn në Repub­likën e Shqipërisë për:

a) veprim­tari ekonomike D/AE;

b) veprim­tari pro­fe­sion­ale D/AP;

c) veprim­tari tregtare D/AT;

ç) veprim­tari punësi­mi D/APU;

d) qël­lime studi­mi D/ST;

dh) rib­ashkim famil­jar D/BF;

e) hyr­je në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë si bashkëshort/e dhe fëmi­jë
të një shtetasi/e shqiptar/e D/AF;

ë) veprim­tari human­itare ose fetare D/VHF;

f) vizë diplo­matike ose vizë shër­bi­mi D/DS;

g) qël­lime të tjera D/QT;

gj) vizë për qël­lime punësi­mi sti­nor D/PS;

h) vizë për motive human­itare D/H

2. Viza e tip­it “D/PS”, e lëshuar për qël­lime punësi­mi sti­nor, i jep të drejtë mba­jtësit të qën­dro­jë pa ndër­pre­rje, për një peri­ud­hë deri në gjashtë muaj bren­da një viti.

3. Viza e tip­it “D/H”, e lëshuar për motive human­itare, i jep të drejtë mba­jtësit të qën­dro­jë deri në gjashtë muaj bren­da 1 viti.

4. Për pikat 1 dhe 2 të këtij neni, doku­menta­cioni i parashikuar në këtë ligj paraqitet i plotë në dos­jen e aplikim­it në për­faqës­inë diplo­matike përkatëse.

5. Kriteret, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni për pajis­jen me vizë, sipas llo­jeve të për­cak­tu­ara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 18

Viza për të mitu­rit

1. I mituri pajiset me vizë vet­jake, pasi për të ka aplikuar prin­di, që e ka në ngarkim ose në kujdestari ligjore.

2. I mituri, i cili, për arsye të ndryshme, nuk është pajisur me pas­aportë vet­jake, viza i shëno­het në vizën e prindit ose të kujdestar­it ligjor, në pas­aportën e të cilit i mituri është regjistru­ar.

 

Neni 23

Pajis­ja me leje të përkohshme qën­dri­mi

1. I hua­ji pajiset me leje të përkohshme qën­dri­mi, e cila është e vlef­shme për peri­ud­hën e për­cak­tu­ar në aplikim, por jo më shumë se një vit kur apliko­het për herë të parë.

2. I hua­ji i pajisur me leje të përkohshme qën­dri­mi, i cili largo­het përko­hë­sisht nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, ka të drejtë për të rihyrë në vend bren­da afatit të lejes së qën­drim­it.

3. Leja e përkohshme e qën­drim­it për qël­lim studi­mi jepet me afat mak­si­mal deri në një vit dhe ripërtëri­het aq herë sa është e nevo­jshme, për të për­fun­d­uar peri­ud­hën e studimeve. Pas për­fundim­it të studimeve, në rastet kur kërko­het kon­sid­er­atë e veçan­të, leja e përkohshme e qën­drim­it për qël­lime studi­mi mund të ripërtëri­het si leje për qël­lime punësi­mi.

4. Ka të drejtë të apliko­jë për leje të përkohshme qën­dri­mi bashkëshort­ja e të hua­jit, që ka sta­tusin e refug­jatit dhe qën­dron prej të pak­tën një viti në Repub­likën e Shqipërisë, përf­shirë edhe fëmi­jët deri në 18 vjeç dhe, në rastin kur ata janë stu­den­të, deri në 27 vjeç.

 

Neni 27

Kërke­sa për leje të përher­shme qën­dri­mi

1. I hua­ji vetë ose një anë­tar mad­hor i famil­jes paraqet kërkesën për leje të përher­shme qën­dri­mi te Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, ku ka vendqën­drim­in.

2. Kërke­sa për leje të përher­shme qën­dri­mi përm­ban:

a) të dhë­nat per­son­ale dhe doku­mentet, që vërte­to­jnë shtetës­inë e tij (sta­tusin pa shtetësi);

b) cer­ti­fikatën e lind­jes dhe të martesës, një vendim gjykate, që vërte­ton zgjid­hjen e martesës, një doku­ment origji­nal, që vërte­ton se aplikan­ti i mitur nuk ka penge­sa ligjore për qën­drim­in e tij jashtë shtetit;

c) dësh­mi penaliteti, të lëshuar jo më herët sesa gjashtë muaj për­para dorëzim­it të kërkesës:

ç) vërte­tim mjekë­sor zyr­tar, ku deklaro­het se nuk vuan nga ndon­jë sëmund­je, që për­bën rrezik për shën­detin pub­lik, të lëshuar jo më herët se tre muaj për­para bër­jes së kërkesës;

d) doku­mente, që vërte­to­jnë kual­i­fikimet arsi­more ose pro­fe­sion­ale;

dh) doku­mente, që vërte­to­jnë sis­temimin dhe jetesën e për­sh­tat­shme në Repub­likën e
Shqipërisë.

e) doku­mente, që vërte­to­jnë arsyen pse të hua­jit i është dhënë leje qën­dri­mi deri në çastin e kërkesës, të tilla, si vendi­mi i shkur­tu­ar i autoritetit kom­pe­tent për refug­jatët për njo­hjen e një per­soni si refug­jat apo per­son, në mbro­jt­je të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 28

Refuz­i­mi i lëshim­it të lejes së përher­shme të qën­drim­it

Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së përher­shme të qën­drim­it në rast se:

a) nuk ka të garan­tu­ar sis­temimin dhe jetesën në Repub­likën e Shqipërisë;

b) ndaj tij ka fil­lu­ar një pro­ced­im penal nga organet e drejtë­sisë shqiptare ose është në kërkim, për shkak të një pro­ce­dure penale, apo ndaj tij ka dos­je penale, e cila nuk është mbyl­lur;

c) qën­dri­mi i tij në vend do të për­bënte kër­cën­im për sig­ur­inë kom­bëtare ose rendin dhe sig­ur­inë pub­like;

ç) vuan nga një sëmund­je, që për­bën rrezik për shën­detin pub­lik, përveç rastit kur bën kërkesë për leje të përher­shme qën­dri­mi, për qël­lim rib­ashki­mi famil­jar me bashkëshort­in ose fëmi­jën e mitur, të cilët kanë shtetësi shqiptare dhe jeto­jnë në Repub­likën e Shqipërisë, si dhe në rast se merr tra­j­tim mjekë­sor të detyru­ar dhe sis­tem­atik.

 

Neni 29

Heq­ja e lejes së qën­drim­it

1. Të hua­jit mund t’i hiqet leja e përkohshme e qën­drim­it në rast se:

a) ka paraqi­tur të dhë­na ose fak­te të rreme për lëshimin e lejes;

b) kanë ndryshuar kushtet, në bazë të të cilave është lëshuar leja, në mënyrë të tillë që bëjnë të pamundur qën­drim­in dhe nuk kanë kalu­ar pesë vjet nga lëshi­mi i lejes së parë të qën­drim­it;

c) është sub­jekt dëbi­mi ose për të është urd­hëru­ar ndal­i­mi i hyr­jes dhe i qën­drim­it;

ç) është lëshuar për shkak të rib­ashkim­it famil­jar dhe marte­sa është zgjid­hur bren­da tre vjetëve nga mar­r­ja e lejes (jo për shkak të vdek­jes së bashkëshort­it), si dhe kanë pushuar të drej­tat për kujdestari prindërore, me për­jash­tim të rastit kur i hua­ji ka qën­dru­ar në Repub­likën e Shqipërisë me leje qën­dri­mi për të pak­tën 5 vjet;

d) prindit, që ka kujdes­ta rinë ligjore, i është hequr leja e qën­drim­it dhe të mitu­rit nuk i garan­to­het qën­dri­mi nga prin­di tjetër kujdestar ligjor;

dh) në rastin e rib­ashkim­it famil­jar, bashkëshortja/i me shtetësi shqiptare i/e të hua­jit është larguar nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, me qël­lim qën­dri­mi të përher­shëm jashtë, ose kur leja e qën­drim­it të bashkëshort­it të huaj ka për­fun­d­uar.

2. Në rast se i hua­ji është larguar nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për një peri­ud­hë, pa ndër­pre­rje, më shumë se 6 muaj, atëherë leja e përkohshme e qën­drim­it vlerë­so­het e për­fun­d­uar me kalim­in e afatit të vlef­sh­mërisë.

 

Neni 32

Rib­ashki­mi famil­jar

1. I hua­ji, i pajisur me leje qën­dri­mi, i cili qën­dron dhe punon në Repub­likën e Shqipërisë, mund të bëjë kërkesë pranë Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për të sjel­lë famil­jen, për efekt të rib­ashkim­it famil­jar, nëse plotë­son kushtet e mëposhtme:

a) ka hyrë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji;

b) qën­dron prej jo më pak se 1 viti në Repub­likën e Shqipërisë;

c) sig­uron jetesën, në mënyrë të rreg­ullt, në Repub­likën e Shqipërisë nga të ard­hu­rat apo pronat e bashkëshort­it, që qën­dron në Repub­likën e Shqipërisë ose, në rastin e të miturve, nga të ard­hu­rat apo pronat e prindërve;

ç) derdh kon­tribute në sig­urimet shën­de­të­sore, për të mbu­lu­ar shër­bimet e kujde­sit shën­de­të­sor;

d) garan­ton mjedise dhe kushte të për­sh­tat­shme qën­dri­mi për famil­jen;

dh) paraqet doku­menta­cionin, sipas për­cak­timeve të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave.

2. Leja e qën­drim­it për rib­ashkim famil­jar jepet për një peri­ud­hë kohe jo më shumë se leja e qën­drim­it të per­son­it, i cili bën kërkesën për rib­ashkim famil­jar.

3. Në rast se i refu­zo­het dhë­nia e lejes për rib­ashkim famil­jar, i hua­ji ka të drejtë të anko­het pranë min­istrit bren­da 15 ditëve nga data e mar­rjes së njof­tim­it me shkrim.

 

Neni 33

Rreg­ul­la të përgjithshme për famil­jen e huaj

1. Legjis­la­cioni shqip­tar njeh dhe garan­ton rib­ashkimin famil­jar, që rrjedh vetëm nga një martesë e të hua­jit, ajo për të cilin ai aplikon për herë të parë për rib­ashkim famil­jar.

2. Të gjithë anë­tarët e famil­jes së të hua­jit gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta dhe detyrime, që rrjed­hin nga ky ligj, njël­loj edhe si vetë i hua­ji.

3. Anë­tarët e famil­jes së të hua­jit në moshë mad­hore, të cilët kanë hyrë në Repub­likën e Shqipërisë, për efekt të rib­ashkim­it famil­jar, kanë të drejtë të apliko­jnë vetë për leje qën­dri­mi, në qoftë se qën­dro­jnë prej jo më pak se 5 vjet në Shqipëri.

4. I mituri, i cili ka hyrë në Repub­likën e Shqipërisë për shkak të rib­ashkim­it famil­jar, kur mbush moshën mad­hore, aplikon në mënyrë të pavarur nga anë­tarët e famil­jes, për t’u pajisur me leje qën­dri­mi në Repub­likën e Shqipërisë.

5. Në rast se pas hyr­jes marte­sa zgjid­het, ose bashkëshorti vdes, të hua­jit nuk i zgjatet leja e qën­drim­it, me për­jash­tim të rastit kur nga marte­sa ka lin­dur fëmi­jë me shtetësi shqi ptare dhe bashkëshorti është kujdestar ligjor, apo kur atij i është lëshuar një leje e përkohshme qën­dri­mi dyv­jeçare që për­para zgjid­hjes së martesës.

6. I hua­ji, i pajisur me leje të përkohshme qën­dri­mi, i cili ka lin­dur një fëmi­jë në Repub­likën e Shqipërisë, njofton Policinë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për aktin e lind­jes bren­da 30 ditëve, e cila lëshon leje të përkohshme qën­dri­mi për fëmi­jën, pa mar­rë parasysh kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 34

Rib­ashki­mi famil­jar i të hua­jit me një shtetas/e shqiptar/e

Leje qën­dri­mi për të hua­jin, i cili mar­to­het me një shtetas/e shqiptar/e.

1. Të hua­jit, i cili është bashkëshort i një shtetasi/e shqiptar/e, i garan­to­het leje qën­dri­mi me afat jo më shumë se një vit për herë të parë, pa pasur nevo­jë të paraqesë leje pune. Kjo leje qën­dri­mi ripërtëri­het më pas për një peri­ud­hë dyv­jeçare dhe ka vlerë juridike edhe për të miturin nën 18 vjeç, i cili nuk është i mar­tu­ar dhe për të cilin i hua­ji është kujdestar ligjor.

2. Nuk do të pajiset me leje qën­dri­mi i hua­ji ose, kur është pajisur me të, i anu­lo­het leja e qën­drim­it, nëse provo­het se marte­sa është bërë me qël­lim që të anashkalo­hen detyrimet e këtij ligji, në mënyrë që i hua­ji të për­fi­to­jë leje qën­dri­mi apo shtetës­inë shqiptare. Kjo martesë vlerë­so­het se është bërë për këtë qël­lim kur është e pamundur për bashkëshort­ët të jeto­jnë dhe të komu­niko­jnë së bashku, ose njëri bashkëshort nuk njeh të dhë­nat per­son­ale të tjetrit.

 

Neni 36

Leja e përher­shme e qën­drim­it për raste të veçan­ta

1. I hua­ji, i cili zotëron një leje të përkohshme qën­dri­mi dhe bashkë­je­ton me famil­jen, pajiset me leje të përher­shme qën­dri­mi, me kusht që:

a) të ketë hyrë në Repub­likën e Shqipërisë për shkak të rib­ashkim­it famil­jar dhe të ketë jet­u­ar ligjër­isht me një shtetas/e shqiptar/e ose të huaj, që ka leje të përher­shme qën­dri­mi;

b) të ketë prindërit ose gjyshërit me shtetësi shqiptare;

c) fëmi­ja të ketë lin­dur në Repub­likën e Shqipërisë, me prindër që kanë leje të përher­shme qën­dri­mi, pa mar­rë parasysh kriteret, që duhet të plotë­so­hen për t’u pajisur me leje qën­dri­mi.

2. Të hua­jit, i cili sëmuret ose bëhet i paaftë pas pajis­jes me leje qën­dri­mi, nuk mund t’i refu­zo­het ripërtërit­ja e lejes së përkohshme, për këtë shkak dhe as nuk mund t’i hiqet leja e përher­shme e qën­drim­it.

3. Doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­rat për mar­rjen e lejes së përher­shme të qën­drim­it, për raste të veçan­ta, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 64

Anuli­mi i lejes së punës

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse kanë të drejtë të anu­lo­jnë një leje pune për­para afatit kohor të vlef­sh­mërisë së saj, kur:

a) është mar­rë me mashtrim ose duke paraqi­tur infor­ma­cion të rremë;

b) doku­menta­cioni, që shoqëron kërkesën, nuk është i sak­të, ndryshimet e propozuara, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji, nuk janë mirat­u­ar prej tyre;

c) i hua­ji vepron ose pro­pa­gan­don kundër sovran­itetit të Repub­likës së Shqipërisë, sig­urisë kom­bëtare, ren­dit kushtetues dhe ren­dit pub­lik;

ç) ka për­fun­d­uar leja e qën­drim­it të përkohshëm;

d) i hua­ji nuk është i pran­ishëm në Repub­likën e Shqipërisë për një peri­ud­hë të pandër­pre­rë mbi gjashtë muaj, përveç rasteve kur dër­go­het nga punëd­hënësi në një vend tjetër, ose nuk është i pran­ishëm për shkak arsim­i­mi dhe formi­mi pro­fe­sion­al, sëmund­je­je, përku­jdesje­je për fëmi­jët apo për shkak të shër­bim­it ushtarak të detyrueshëm;

dh) i hua­ji kryen punë tjetër nga ajo, për të cilën është lëshuar leja e punës, me për­jash­tim të të hua­jve, të cilët kanë një leje pune të vazh­dueshme.

2. Papunësia nuk do të për­bëjë arsye të mjaftueshme për anulim­in e një leje pune, përveçse kur peri­ud­ha e papunë­sisë vazh­don më shumë se:

a) tre muaj, bren­da peri­ud­hës 12-mujore, në rastin e mba­jtësit të një leje qën­dri­mi për punë­mar­rësin, i cili ka ushtru­ar ligjër­isht veprim­tari si punë­mar­rës apo i vetëpunë­suar në Repub­likën e Shqipërisë, për më pak se tre vjet;

b) gjashtë muaj, bren­da peri­ud­hës 12-mujore, në rastin e mba­jtësit të një leje qën­dri­mi për punë­mar­rësin, i cili ka ushtru­ar ligjër­isht veprim­tari, si punë­mar­rës apo i vetëpunë­suar në Repub­likën e Shqipërisë, për tre vjet dhe më shumë.

3. Autoritetet shtetërore përkatëse, pas anulim­it të një leje pune, bren­da shtatë ditëve pune, duhet të njofto­jnë Min­istrinë e Brend­shme.

4. Vështirësitë finan­cia­re nuk për­bëjnë arsye të mjaftueshme për anulim­in e lejes së punës si per­son i vetëpunë­suar, përveç rastit kur mba­jtësi nuk është në gjend­je të për­bal­lo­jë kos­ton e jetesës.

 

Neni 72

Ekzeku­ti­mi vull­ne­tar i urdhrit të largim­it

1. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit nuk ekzeku­ton urdhrin e largim­it, në rast se i hua­ji deklaron se do të largo­het vull­ne­tar­isht nga ter­ri­tori i ven­dit.

2. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, i jep për­parësi ekzeku­tim­it të kthim­it vull­ne­tar, sido­mos për këtë kat­e­gori per­sonash:

a) të hua­jin e kapur, i cili ka qën­dru­ar në mënyrë të par­reg­ullt në ter­ri­torin e ven­dit, por që nuk ka sjel­lë paso­ja të dëmshme për rendin dhe sig­ur­inë pub­like;

b) të mitu­rit e pashoqëru­ar;

c) per­son­at e sëmurë, invalidë ose me aftësi të kufizuara;

ç) prindërit me fëmi­jë të veg­jël;

d) vik­ti­mat e trafikim­it, që duan të kthe­hen në vendin e tyre të origjinës;

dh) azilkërkue­sit, të cilëve u është refuzuar kërke­sa për azil ose që kanë tërhe­qur kërkesën për azil dhe nuk kanë asnjë të ard­hur;

e) të hua­jin e pajisur me doku­mente të rreg­ull­ta, por që nuk ka mjetet finan­cia­re të nevo­jshme për qën­drim.

3. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, në bashkëpunim me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, që ushtro­jnë veprim­tari dhe detyra për të hua­jt, ndërmerr pro­grame të për­bashkë­ta për sig­urim­in e mjeteve finan­cia­re, për të mundë­suar kthimin e të hua­jve të për­men­dur në këtë nen në vendin e origjinës.

 

Neni 77

Kat­e­go­ria e per­son­ave që nuk dëbo­hen

1. Nuk është sub­jekt i një urdhri dëbi­mi i hua­ji, i cili plotë­son njërën nga kushte t e mëposhtme:

a) është i pajisur me leje të përher­shme qën­dri­mi;

b) ka lin­dur në Repub­likën e Shqipërisë ose ka hyrë si i mitur, i pashoqëru­ar dhe është pajisur me leje të përher­shme qën­dri­mi;

c) është i pajisur me leje të përkohshme qën­dri­mi dhe është mar­tu­ar me një të huaj, i cili ka leje të përher­shme qën­dri­mi ose me një shte­tas shqip­tar;

ç) ka arsye të bazuara për të dyshuar se i hua­ji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do të dëno­het me vdek­je, do t’i nën­shtro­het tor­turës, tra­j­tim­it çnjerë­zor e degradues apo dën­imeve për shkaqe diskrim­in­uese;

d) i mituri i pashoqëru­ar, me për­jash­tim kur nuk plotë­son kushtet e qën­drim­it, mund të dëbo­het vetëm në qoftë se nga ven­di i origjinës, një vend tjetër ose nga insti­tu­cione të tjera garan­to­het rib­ashki­mi famil­jar ose kujde­si i duhur shën­de­të­sor;

dh) është anë­tar i famil­jes së të hua­jit, i cili nji­het si refug­jat apo per­son nën mbro­jt­jen e Repub­likës së Shqipërisë.

2. Për­jash­timisht, i hua­ji mund të dëbo­het, megjithëse plotë­so­hen kushtet e për­men­dura në pikën 1 të këtij neni, në qoftë se qën­dri­mi i tij rrezikon rendin dhe sig­ur­inë pub­like, si dhe për­bën kër­cën­im për sig­ur­inë kom­bëtare.

3. Dis­poz­i­tat e pikës 1 të këtij neni nuk zba­to­hen për dëbimin, si dën­im plotë­sues i dhënë nga gjyka­ta për një vepër penale, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 87

Ndal­i­mi i të miturve të pashoqëru­ar

Për­jash­timisht, i mituri i pashoqëru­ar, ndaj të cilit është nxjer­rë një urd­hër ndal­i­mi, mba­het në një qendër sociale, të hapur posaçër­isht për këtë qël­lim nga Min­is­tria e Brend­shme ose në bashkëpunim me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, që krye­jnë misione për fëmi­jët, vik­ti­mat e trafikim­it ose kat­e­gori të tjera indi­vidësh në nevo­jë.

 

Neni 104

Masat ndëshki­more

1. Shkel­ja e dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur nuk për­bën vepër penale, sipas legjis­la­cionit shqip­tar, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë nga autoritetet përkatëse, në për­puth­je me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, si më poshtë:

a) i hua­ji, i cili kundër­sh­ton ose nuk përm­bush kërke­sat për ver­i­fikim iden­titeti, shtetësie ose l idhur me çësht­je të tjera, në për­puth­je me këtë ligj dhe aktet në zba­tim të tij, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 20 000 lekë;

b) i hua­ji, i cili shkel afatet e për­cak­tu­ara në këtë ligj, nuk njofton apo infor­mon për çësht­je, sipas për­cak­timeve të bëra nga legjis­la­cioni për të hua­jt, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 15 000 lekë;

c) per­son­at shqip­tarë ose të huaj, të cilët pra­no­jnë të stre­ho­jnë ose të mbësht­esin shte­tas të huaj, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, pa rapor­tu­ar tek autoritetet e imi­gra­cionit, dëno­hen me gjobë nga 300 000 lekë deri në 400 000 lekë;

ç) per­son­at shqip­tarë ose të huaj, të cilët nuk mba­jnë regjistër të dhë­nash për të hua­jt, sipas këtij ligji e akteve në zba­tim të tij, dëno­hen me gjobë nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë;

d) i hua­ji, i cili humb pas­aportën për të hua­jt ose doku­mentet e lëshuara nga autoritetet e migra­cionit dhe nuk njofton për këtë bren­da afatit të parashikuar, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 15 000 lekë;

pas njof­tim­it të kësaj kërkese të organ­eve kom­pe­tente, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 20 000 lekë;

e) i hua­ji, i cili ndryshon des­ti­na­cionin e veprim­tarisë nga ajo, për të cilën ka mar­rë lejen nga organet kom­pe­tente, ose qën­dron në Repub­likën e Shqipërisë për një motiv të ndryshëm nga ai, për të cilin i është lëshuar leja e qën­drim­it apo viza, dëno­het me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë;

ë) organet shtetërore, per­son­at pub­likë, juridikë ose fizikë, të cilët nuk zba­to­jnë detyrimet, që rrjed­hin nga dis­poz­i­tat e këtij ligji, dëno­hen me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë;

f) trans­portue­sit, të cilët nuk rapor­to­jnë ose nuk paraqesin, në mënyrë të plotë e të sak­të, listën e per­son­elit dhe të udhë­tarëve, dëno­hen me gjobë nga 300 000 lekë deri në 400 000 lekë;

g) prindërit ose kujdestarët ligjorë, të cilët nuk krye­jnë, për fëmi­jët nën 18 vjeç, përgjegjësitë ligjore, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji, dëno­hen me gjobë nga 300 000 lekë deri në 400 000 lekë;

gj) punëd­hënësi ose punë­mar­rësi, i cili hyn në mar­rëd­hënie pune, në mënyrë të paligjshme, duke shkelur dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara nga ky ligj dhe aktet nën­ligjore në zba­tim të tij për punësimin e të hua­jve, dëno­het me gjobë nga 350 000 lekë deri në 400 000 lekë;

h) i hua­ji ose shte­tasi shqip­tar, i cili lidh një martesë fik­tive, për të për­fi­tu­ar leje qën­dri­mi, pa pasur qël­lime seri­oze marte­sore, dëno­het me gjobë nga 350 000 lekë deri në 400 000 lekë.

2. For­mati i masës admin­is­tra­tive mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 124, datë 1 Gusht 2008, faqe 5479

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim