Neni 7

Dhu­rue­sit e gjakut

1. Dhu­rues gjaku mund të jetë çdo per­son, pavarë­sisht gjin­isë, racës, ngjyrës, përkatë­sisë kom­bëtare dhe fetare. Dhuri­mi mund të jetë autolog ose për per­sona të tjerë (pacien­tët që kanë nevo­jë).

2. Dhuri­mi i gjakut dhe i për­bërësve të tij kry­het nga per­sona të moshës 18–60 vjeç, pasi mer­ret pëlqi­mi me shkrim dhe vlerë­so­het për­sh­tat­shmëria e tyre fizike e shën­de­të­sore. Dhuri­mi i gjakut dhe i për­bërësve të tij mund të kry­het edhe nga per­sona të moshës 17–18 vjeç, nëse dhuro­jnë për të afërm dhe pas pëlqim­it me shkrim nga prindërit ose kujdestarët e tyre ligjorë.

3. Dhuri­mi autolog i gjakut kry­het edhe nga pacien­të nën moshën 17 vjeç, pas pëlqim­it me shkrim të prindërve ose kujdestarëve ligjorë të fëmi­jës. Dhuri­mi autolog i gjakut kry­het edhe nga pacien­të mbi 60 vjeç, pas pëlqim­it të tyre me shkrim.

4. Dhuri­mi i pla­cen­tës dhe i gjakut umbi­likal është veprim vull­ne­tar, falas, për të cilin duhet pëlqi­mi me shkrim i gruas shtatzënë.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 68, datë 16 Qer­shor 2007, faqe 1907

[2] Ligji nr. 9739/2007 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.10137, dt.11.5.2009, Fle­tore Zyrtare 86, dt.12 Qer­shor 2009, fq.3775
  2. ligjin nr.10141, dt.15.5.2009, Fle­tore Zyrtare 87, dt.12 Qer­shor 2009, fq.3824

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim