Neni 6

Misioni i Inspek­toratit Shtetëror të Punës

1. Misioni i përgjithshëm i Inspek­toratit Shtetëror të Punës është kon­trol­li, kon­sta­ti­mi, këshilli­mi, njof­ti­mi, formi­mi, zbut­ja e kon­flik­teve, paran­dal­i­mi dhe sank­sion­i­mi.

2. Inspek­torati Shtetëror i Punës ngarko­het:

a) të sig­uro­jë zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore për kushtet e punës dhe mbro­jt­jen e punë­mar­rësve në ushtrim­in e pro­fe­sion­it të tyre, për kohëzg­jat­jen e punës, pagat, sig­urim­in, higjienën dhe mirëqe­nien, punësimin e fëmi­jëve, të të miturve dhe grave, si dhe për çësht­je të tjera, që lid­hen ngushtë me to, në atë masë, që inspek­torët e punës ngarko­hen të sig­uro­jnë zba­timin e këtyre dis­poz­i­tave;

b) t’u japë të dhë­na dhe këshilla teknike punëd­hënësit dhe punë­mar­rës it për mjetet më efikase të shqyr­tim­it të dis­poz­i­tave ligjore;

c) të vërë në dijeni autoritetin përgjegjës për mangësitë dhe abuzimet, që nuk mbu­lo­hen në mënyrë të veçan­të nga dis­poz­i­tat ligjore në fuqi, si dhe të propo­zo­jë mjetet dhe instru­mentet e nevo­jshme për për­mirësimin e gjend­jes.

 

Neni 15

Mjetet e ndërhyr­jes në rastin e shkel­jeve të legjis­la­cionit të punës

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, me qël­lim për­mirësimin e gjend­jes dhe shmang­ien e shkel­jeve të dis­poz­i­tave ligjore, të cilat i janë ngarkuar për zba­tim Inspek­toratit të Punës, janë të autor­izuar të urd­hëro­jnë mar­rjen e masave të men­jëher­shme për:

1. Respek­timin e dis­poz­i­tave ligjore për kushtet e punës dhe të punësim­it për detyrim­in e
punëd­hënësit:

a) për të për­fun­d­uar me shkrim kon­tratën indi­vid­uale të punës për ata punë­mar­rës që nuk e kanë një doku­ment të tillë në çastin e kon­trol­lit dhe kon­tratën kolek­tive;

b) për kor­rigjimin e atyre nen­eve të kon­tratës indi­vid­uale, të cilat parashiko­jnë kushte më të dis­fa­vor­shme se ato të parashikuara në legjis­la­cionin dhe kon­tratën kolek­tive të punës;

c) për të paraqi­tur doku­mentin e degës përkatëse të tatimeve për deklarim­in dhe pagesën e kon­tributeve për sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë punë­mar­rësit;

ç) për të respek­tu­ar punësimin e per­son­ave me aftësi të kufizuar;

d) për të respek­tu­ar punësimin e të miturve, grave shtatzë­na dhe nënave me fëmi­jë në gji;

dh) për pezul­lim­in e punës në rastet kur nuk zba­to­hen:

i) detyrimet e parashikuara në ligj për kohëzg­jat­jen e punës dhe të pushim­it;

ii) detyrimet ligjore për punën e natës, si dhe për mbro­jt­jen e të mitu­rit dhe të gruas shtatzënë në punë;

e) për të respek­tu­ar pajis­jen me leje pune për punë­mar­rësit e huaj, në për­puth­je me ligjin “Për të hua­jt”;

ë) për të paraqi­tur vërte­timin e zyrës përkatëse të punësim­it për regjistrim­in e punë­mar­rësve pranë kësaj zyre;

f) për respek­timin e pagës min­i­male, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave;

g) për respek­timin e lirive dhe të drej­tave sindikale.

2. Respek­timin e dis­poz­i­tave ligjore për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të punë­mar­rësve për detyrim­in e punëd­hënësit:

a) për riparim­in e defek­teve, që vëre­hen gjatë funk­sionim­it të pajis­jeve apo të për­dorim­it të meto­dave të punës, për të cilat inspek­tori vlerë­son se ka shkaqe të arsyeshme dhe se ato për­bëjnë një kër­cën­im për shën­detin apo sig­ur­inë e punë­mar­rësve;

b) për kry­er­jen e kon­trolleve teknike të instal­imeve të aparat­u­rave e të makiner­ive;

c) për mod­i­fikimin e instal­imeve të nevo­jshme bren­da një afati të cak­tu­ar kohor;

ç) për pezul­lim­in e punës, në rast se vazhdi­mi i saj për­bën rrezik për punë­mar­rësit dhe evakuimin e tyre nga ven­di i punës, në rast të paraqit­jes së një rreziku të duk­shëm, të thek­suar dhe të pae­vitueshëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 124, datë 17 Nën­tor 2006, faqe 4955

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim