Neni 8

Kërke­sa për kom­pen­sim

l. Kërke­sa për kom­pen­sim bëhet nga per­soni, që e për­fi­ton atë sipas këtij ligji ose, pas vdek­jes së tij, nga trashëgim­tarët, përveç kur e drej­ta ka qenë parashkru­ar në kohën kur i bur­go­suri ishte gjal­lë.

2. Për per­son­in e mitur ose të paaftë mendër­isht këtë të drejtë e ushtron kujdestari ligjor.

3. Kërke­sa për kom­pen­sim paraqitet bren­da tri vjetëve nga data e lind­jes së të drejtës në gjykatën e rrethit gjyqë­sor, që ka dhënë vendimin e dënim­it, ose në ter­ri­torin e së cilës ndod­het organi, që është ngarkuar, sipas këtij ligji, për pagesën e kom­pen­sim­it për burgim të padrejtë.

4. Shqyr­ti­mi gjyqë­sor bëhet sipas rreg­ullave të gjykim­it të padisë civile në pro­cesin penal.

5. Ekzeku­ti­mi i vendim­it gjyqë­sor për dhënien e kom­pen­sim­it pezul­lo­het kur rifil­lo­jnë hetimet e pushuara ose prishet vendi­mi i pafa­jë­sisë apo pushim­it të çësht­jes dhe për­fitue­si rimer­ret në përgjegjësi penale në të njëjtën çësht­je, edhe për të njëjtën vepër.

6. Kom­pen­simet e për­fi­tu­ara kthe­hen, tërë­sisht ose pjesër­isht, kur urd­hëro­het me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 37, datë 30 Maj 2005, faqe 1354

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim