Neni 8

Mbu­li­mi i shpen­z­imeve nga Zyra për Refug­jatet

Zyra për Refug­jatët mbu­lon shpen­zimet që rrjed­hin nga arsim­i­mi dhe kual­i­fiki­mi në një insti­tu­cion shqip­tar të arsim­it ose të tra­jnim­it, të sis­temit parau­ni­ver­si­tar, jashtë shpen­z­imeve të zakon­shme pub­like, të parashikuara për këtë insti­tu­cion, kur ka dhënë më parë pëlqimin për to ose ka lid­hur një mar­rëvesh­je, në rastet kur:

a) një grup i veçante i çerd­hes, grup klase ose godine është orga­nizuar për fëmi­jët refug­jatë dhe kur nxënësit nuk stu­dio­jnë bashkë me nxënësit shqiptare;

b) orga­niz­i­mi i një pro­gra­mi të veçan­të për mësimin bëhet i nevo­jshëm për shkak të mësim­it të fëmi­jëve në gjuhën amtare;

c) për shkak të mësim­it të gjuhës shqipe.

 

Neni 26

Për­fitue­si nga e drej­ta e bashkim­it famil­jar

1. Per­soni, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqiperisë ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me bashkëshort­in ose bashkëshort­en, fëmi­jët e pamar­tu­ar nen moshën 18 vjeç ose ndon­jë per­son tjetër ne ngarkim te tij.

2. Fëmi­ja i pashoqëru­ar, qe ka për­fi­tu­ar azil ne Repub­likën e Shqipërisë, ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me prindërit, motrat, vëllezërit, njerkun, njerkën, anë­tarë te tjerë te famil­jes, te cilët bashkë­je­to­jnë me te ligjër­isht, ose qe janë te mitur dhe te pamar­tu­ar. Kur këta per­sona te famil­jes, te shkalles se pare, ne vije te drejt­për­drejtë nuk mund te gjen­den, fëmi­ja i pashoqëru­ar ka te drejte te kërko­jë bashkim famil­jar me kujdestarin ligjor ose me ndon­jë te afërm tjetër, jo ne vije te drejt­për­drejtë.

3. Në rast të një martese poligame, kur një nga bashkëshort­ët e aplikan­tit jeton me te ne Repub­likën e Shqipërisë, organet përkatëse nuk autor­i­zo­jnë hyr­jen, qën­drim­in dhe dhënien e bashkim­it famil­jar te bashkëshort­it ose bashkëshort­es tjetër dhe as të fëmi­jëve të këtij bashkëshorti ose bashkëshort­e­je, pa paragjykuar dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës ““Mbi të drej­tat e fëmi­jës” të vitit 1989.

4. Në rast të një martese poligame, kur bashkëshort­ët jeto­jnë jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, aplikan­ti ka të drejtë të kërko­jë bashkim famil­jar me bashkëshort­in ose bashkëshort­en e martesës se parë dhe me fëmi­jët e këtij bashkëshorti ose bashkëshort­e­je, sipas për­cak­timeve të pikës 1 të këtij neni.

 

Neni 27

Intere­si me i mire i fëmi­jës

Gjatë shqyr­tim­it të një apliki­mi, Zyra për Refug­jatet, Komi­sioni Kom­bë­tar për Refug­jatët dhe gjykatat përkatëse kane parasysh interesin më të mirë të fëmi­jës, në për­puth­je me Kon­ven­tën “Mbi te drej­tat e fëmi­jës” të vitit 1989.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 64, datë 4 Gusht 2003, faqe 2875

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim