(I ndryshuar[2])

 

Neni 13

Fil­li­mi i shqyr­tim­it të çësht­jes

Avokati i Pop­ul­lit fil­lon pro­ce­durën e shqyr­tim­it të çësht­jes kur vëren ose dyshon se ka ndod­hur një shkel­je e së drejtës, në bazë të ankesës apo të kërkesës së per­son­it të intere­suar ose të dëm­tu­ar, si dhe me nis­mën e vet, për raste të veçan­ta të bëra pub­like, por me pëlqimin e të intere­suar­it ose të dëm­tu­ar­it.

Në rastet kur Avokati i Pop­ul­lit fil­lon pro­ce­durën e shqyr­tim­it të çësht­jes me nis­mën e vet dhe kur kujdestari ose për­faqë­sue­si i tij ligjor nuk vepron, nuk kërko­het pëlqi­mi i të dëm­tu­ar­it kur është i mitur ose i paaftë mendër­isht apo me aftësi të kufizuara ose për mbro­jt­jen e të drej­tave të një num­ri të madh të indi­vidëve.

Në mbro­jt­je të intere­save të një komu­niteti të gjerë, të cilët mund të preken nga pro­ced­i­mi admin­is­tra­tiv, Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë të fil­lo­jë një pro­ced­im admin­is­tra­tiv dhe të mar­rë pjesë në të, në për­puth­je me kërke­sat e Kodit të Pro­ce­durës Admin­is­tra­tive.

 

Neni 19/1

Avokati i Pop­ul­lit ose per­son­at e autor­izuar prej tij kanë të drejtë të hyjnë në çdo kohë, pa kufiz­im e pa autor­iz­im para­prak, por duke vënë në dijeni tit­ullar­in e insti­tu­cionit, në të gjitha insti­tu­cionet e admin­is­tratës pub­like, në burgje, në vende ku poli­cia ose prokuro­r­ia mba­jnë per­sona të shoqëru­ar, të ndalu­ar apo të arrestu­ar (të parabur­go­surit), në reparte ose në insti­tu­cione shtetërore, në spi­tale psiki­a­trike, në azile, në shtëpi fëmi­je,  si dhe në çdo vend tjetër kur ka të dhë­na dhe çmon se ekzis­ton mundësia e shkel­jes së të drej­tave dhe lirive të njeri­ut.

Hyr­ja në të gjitha mjedis­et e mësipërme mund të bëhet si për të het­u­ar një ankesë, një kërkesë ose njof­tim të cak­tu­ar, ash­tu edhe me nis­mën e Avokatit të Pop­ul­lit për qël­lime inspek­ti­mi apo studi­mi. Avokati i Pop­ul­lit në këto raste mund të mar­rë takim, të bise­do­jë në mënyrë kon­fi­den­ciale e pa pran­inë e per­son­ave zyr­tarë me cilin­do per­son që ndod­het ose mba­het në këto mjedise.

Çdo lloj kor­re­spon­dence e këtyre per­son­ave me Avokatin e Pop­ul­lit nuk duhet të pen­go­het ose të kon­trol­lo­het.

 

 

 



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 5, datë 15 Shkurt 1999, faqe 152

[2] Ligji nr. 8454/1999 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8600, dt.10.4.2000, Fle­tore Zyrtare nr.9, dt.28 Prill 2000,  fq.423
  2. ligjin nr.9398, dt.12.5.2005, Fle­tore Zyrtare 45, dt.14 Qer­shor 2005, fq.1614

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim