Neni 5

Per­son­at nën mbro­jt­je të përkohshme për arsye human­itare

Per­soni, që i ofro­het mbro­jt­je e përkohshme mbi baza human­itare, është i hua­ji që:

a) megjithëse nuk përm­bush kriteret e të qen­it refug­jat siç janë shpre­hur në nenin 4 të këtij ligji, as edhe në dis­poz­i­tat e parashikuara në kre­un V të këtij ligji “Mbi mbro­jt­jen e përkohshme”, nuk do t’i nën­shtro­het asnjë urdhri dëbi­mi apo përzënie të lëshuar nga autoritetet përkatëse të Repub­likës së Shqipërisë, nisur nga arsyet përkatëse të shpre­hu­ra në Kon­ven­tën Evropi­ane për paran­dal­im­in e tor­turës dhe tra­j­tim­it a ndëshkim­it çnjerë­zor apo degradues, në Kon­ven­tat e Kombeve të Bashkuara kundër tor­turës, për të drej­tat civile dhe poli­tike, për të drej­tat e fëmi­jës dhe çdo instru­ment tjetër ndërkom­bë­tar në të cilin Repub­li­ka e Shqipërisë është ose do të jetë palë;

b) i ofro­het mbro­jt­je e përkohshme në Repub­likën e Shqipërisë në për­puth­je me nenin 31 të kreut V të këtij ligji.

 

Neni 6

Dhë­nia e azilit mbi bazën e parim­it të bashkim­it famil­jar

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Të drejtën e azilit, me të njëjtin sta­tus, e për­fi­to­jnë edhe bashkëshorti, fëmi­jët e moshës nën 18 vjeç dhe çdo i afërm në ngarkim ligjor të të hua­jit, të cilit i është dhënë azil, me kusht që ata të bano­jnë së bashku.

2. Per­soni mbi moshën 18 vjeç nuk mund të për­fi­to­jë azil në bazë të zba­tim­it të parim­it të bashkim­it famil­jar, sipas para­grafit 1 të këtij neni, veç në rastet kur ai/ajo është në ngarkimin ligjor të prindërve të tij ose të hua­jve të tjerë të cilëve iu është dhënë azil në Repub­likën e Shqipërisë. Ai/ajo duhet të paraqesë kërkesë indi­vid­uale për azil në rast se dësh­i­ron t’i ofro­het azil në Repub­likën e Shqipërisë.

3. Në rastin e zgjid­hjes së martesës, ndar­jes apo vdek­jes së të hua­jit që ka për­fi­tu­ar azil, anë­tarët e famil­jes që kanë për­fi­tu­ar azil në për­puth­je me para­grafin e parë të këtij neni, do të vazh­do­jnë të gëzo­jnë të drejtën e azilit. E njëj­ta gjë zba­to­het për fëmi­jët që gëzo­jnë azil në për­puth­je me parim­in e bashkim­it famil­jar, kur ata mbushin moshën 18 vjeç.

 

Neni 16

Ndal­i­mi i azilkërkuesve

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Azilkërkue­sit që hyjnë në mënyrë të paligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë nuk do të ndiqen penal­isht për kalim të paligjshëm të kufir­it, me kusht që ata të paraqiten për­para autoriteteve përkatëse jo më vonë së 10 ditë nga dita e kalim­it të paligjshëm të kufir­it.

2. Azilkërkue­sit, të cilët paraqiten bren­da afatit, mund të ndalo­hen vetëm për arsyet e mëposhtme:

a) Për ver­i­fikimin e iden­titetit të tyre;

b) kur kanë zhdukur doku­mentet e iden­titetit apo të udhë­tim­it ose janë pajisur me doku­mente të rreme, për të mashtru­ar autoritetet përkatëse;

c) për të është lëshuar një man­dat arresti ndërkom­bë­tar;

ç) për mbro­jt­jen e sig­urisë kom­bëtare dhe të ren­dit pub­lik.

3. Masat shtrënguese ndaj një azilkërkue­si mer­ren në për­puth­je me rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Penale të Repub­likës së Shqipërisë. Në këtë rast azilkërkue­sit i garan­to­het kon­tak­ti­mi me UNHCR-në dhe ushtri­mi i të drej­tave pro­ce­du­rale penale.

4. Në rast ndal­i­mi e arres­ti­mi, nëse është e mundur, azilkërkue­si mba­het në izolim, i veçuar nga per­son­at e tjerë, përveç kur këto masa shtrënguese mer­ren në bazë të pikës 2, shkro­n­ja “b” e këtij neni.

5. Në për­puth­je me nor­mat ndërkom­bëtare mbi të drej­tat e fëmi­jëve, të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë i ka rat­i­fikuar, kur është fjala për azilkërkue­sit e mitur të pashoqëru­ar nën moshën 18 vjeç, këta nuk bur­gosen, përveçse në raste ekstreme. Në çdo rast tjetër ndaj tyre mer­ren masat e duhu­ra dhe të për­sh­tat­shme për fëmi­jët.

 

Neni 18

Komi­sioneri kom­bë­tar për refug­jatët

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët është Drej­tori i Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatës.

2. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët orga­ni­zon dhe drej­ton mbled­hjet e Komi­sion­it Kom­bë­tar për Refug­jatët, si dhe zba­timin në kohë të vendimeve të këtij Komi­sioni.

3. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët nuk merr pjesë në pro­cesin vendim­mar­rës për ape­limet kundër vendimeve të zyrës për refug­jatët.

4. Komi­sion­ari kom­bë­tar për refug­jatët merr të gjitha masat e nevo­jshme ose i drej­to­het gjykatës për të cak­tu­ar, për çdo fëmi­jë azilkërkues të pashoqëru­ar apo per­son të rrit­ur, me të meta men­dore, një kujdestar, në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar për për­faqësimin dhe mbro­jt­jen e intere­save të tyre.

5. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët ini­cion me zyrën për refug­jatët pro­ce­durën për heq­jen e azilit, në rast së ka arsye të bazuara, për të men­d­uar së refug­jati në fjalë përf­shi­het në klau­zo­lat për heq­jen e azilit, të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji.

6. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët mbikëqyr regjistrim­in e per­son­ave që u është dhënë mbro­jt­je e përkohshme, si dhe bashkëren­don ndih­mat e ofru­ara nga autoritetet ven­dore dhe orga­ni­zatat ndërkom­bëtare.

7. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët drej­to­het nga udhëzimet e lëshuara nga min­istri përkatës.

 

Neni 26

Dëgji­mi

1. Azilkërkue­si dëgjo­het për aplikimin e tij për azil në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët. Azilkërkue­si njofto­het me shkrim për datën e dëgjim­it, e cila nuk mund të jetë më vonë se 21 ditë nga data kur ka plotë­suar aplikimin në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët.

2. Azilkërkue­si mund të pyetet për fak­tet dhe ngjar­jet e deklaru­ara gjatë dëgjim­it, kur ka paqartësi në ato që ka thënë ai apo në infor­ma­cionet e mbled­hu­ra nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, bren­da një peri­ud­he prej jo më vonë se 20 ditësh nga data e dëgjim­it. Data e dëgjim­it i njofto­het me shkrim.

3. Azilkërkue­si, në çdo fazë të pro­ce­durës, shoqëro­het, këshillo­het apo për­faqë­so­het nga një për­faqë­sues ligjor, spe­cial­ist në çësht­jet e refug­jatëve.

4. Azilkërkue­set e sek­sit femër, nëse është e mundur, dëgjo­hen dhe pyeten nga punon­jëse fem­ra të per­son­elit të Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët. Edhe përk­thyes­ja, nëse është e mundur, duhet të jetë femër. Fëmi­jët azilkërkues, të pashoqëru­ar, dëgjo­hen dhe pyeten në prani edhe të një psiko­logu apo të një të rri­t­uri, që njeh mirë natyrën e fëmi­jës apo që gëzon bes­imin e tij.

5. Azilkërkue­si shp­je­gon fak­tet, ku mbështeten arsyet dhe motivet për perseku­timin e tij apo për shkel­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe ofron të dhë­nat e nevo­jshme, ku përf­shi­hen infor­ma­cioni për vendin e rezi­dencës, për itin­er­arin, ndale­sat në vendet e tjera dhe kërke­sat e mund­shme për azil në vende të tjera, si dhe të dhë­na të tjera të nevo­jshme për sqarim­in e rrethanave të çësht­jes. 6. Dëgji­mi mund të ndiqet edhe nga një për­faqë­sues i UNHCR-së.

 

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 30, datë 29 Dhje­tor 1998, faqe 1173

[2] Ligji nr.8432/1998 është ndryshuar me ligjin nr.10060, datë 26.1.2009, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.9, datë 9 Shkurt 2009, faqe 209

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim