Neni 5

Tra­j­ti­mi i të miturve dhe grave

Ekzeku­ti­mi i vendimeve për të mitu­rit dhe gratë bëhet në vende dhe mënyra të veçan­ta e favorizues, të për­cak­tu­ara në këtë ligj ose me dis­pozi­ta të tjera.

 

Neni 14

Njof­ti­mi i mbro­jtësit

Për urdhrin njofto­het bren­da 30 ditëve mbro­jtësi i të dënuar­it dhe, kur nuk ka, mbro­jtësi i cak­tu­ar nga prokurori.

Për të dënuar­it e mitur organet e ekzeku­tim­it njofto­jnë para­prak­isht edhe prindin ose kujdestarin, ndër­sa për të dënuar­it me fëmi­jë të mitur, bashkëshort­in dhe, kur nuk ka ose nuk dihet ku ndod­het, këshillin e kujdestarisë së vend­ba­nim­it të të dënuar­it.

 

Neni 38

Ndal­i­mi i qën­drim­it

Mbi urdhrin e ekzeku­tim­it, poli­cia e ren­dit merr masa për të mos lejuar hyr­jen e të dënuar­it në njësitë admin­is­tra­tive të cak­tu­ara dhe largimin e tij kur gjen­det në to.

Në zba­timin e kësaj mase organet e poli­cisë së shtetit në ter­ri­toret përkatëse krye­jnë veprime sikurse për kërkimin e per­son­it, për aq sa nuk vijnë në kundër­sh­tim me këtë ligj.

Kur per­soni i dënuar në kohën e ekzeku­tim­it të vendim­it është prind i vetëm me fëmi­jë të mitur dhe kur i dënuari nuk ka mundësi ta mba­jë, nëpër­m­jet këshillit të kujdestarisë bëhet sis­temi­mi i fëmi­jës.

 

Neni 46

Ekzeku­ti­mi i masës edukuese

Masa edukuese ekzeku­to­het në insti­tu­cionet e posaçme të edukim­it të të miturve dër­guar në mënyrë vull­netare nga prin­di ose kujdestari mbi urdhrin e ekzeku­tim­it të prokuror­it.

Kur nuk bëhet ekzeku­tim vull­ne­tar në datën e cak­tu­ar ose kur nuk ka prindër apo kujdestar, ekzeku­ti­mi bëhet nga Poli­cia e Shtetit.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 12, datë 8 Maj1998, faqe 415.

[2] Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 është ndryshuar me ligjin nr. 10024, datë 27.11.2008, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.190, datë 31 Dhje­tor 2008, faqe 9402

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim