Neni 6

Per­son­at me zhvil­lim men­dor të vonuar dhe ata me çrreg­ul­lime men­dore tra­j­to­hen falas në insti­tu­cionet pub­like të kurim­it, reha­bil­itim­it, arsimim­it dhe edukim­it.

Kur këta per­sona janë nën moshën 18 vjeç dhe tra­j­to­hen në insti­tu­cione pri­vate, shteti mbu­lon pjesën e shpen­z­imeve të barabartë me kos­ton e tra­j­tim­it në insti­tu­cionet pub­like.

 

Neni 9

Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe e Mbro­jt­jes së Mje­dis­it, në bashkëpunim me Min­istrinë e Arsim­it dhe Min­istrinë e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe ish-të Përnd­jekurve Poli­tikë për­cak­ton parimet bazë të poli­tikës reha­bil­ituese dhe educa­tive për fëmi­jët dhe të rin­jtë me shkallë të ndryshme pra­pam­bet­je­je men­dore.

 

Neni 18

Dis­poz­i­tat e këtij ligji, që parashiko­jnë të drejtën e per­son­it me çrreg­ul­lime men­dore për të pran­uar shtrim­in, diag­nos­tikimin, tra­j­timin dhe dal­jen nga insti­tu­cioni psiki­a­trik, janë të vlef­shme edhe për kujdestarin ligjor të paci­en­tit të mitur dhe/ose të atij që i është hequr a kufizuar zotësia për të vepru­ar.

 

Neni 26

Per­soni me çrreg­ul­lime men­dore shtro­het në një insti­tu­cion psiki­a­trik pas lëshim­it të mira­tim­it me shkrim nga ana e tij, nëse këtë e ka kërkuar mjeku i autor­izuar në vijim të ekza­minim­it të drejt­për­drejtë të per­son­it dhe kur përm­bushen kriteret e indika­cionet e për­cak­tu­ara për shtrim në spi­tal.

Shtri­mi në një spi­tal psiki­a­trik i të miturve ose per­son­ave të papërgjegjshëm bëhet me mira­tim me shkrim të kujdestar­it ligjor të per­son­it. Nëse ka mos­mar­rëvesh­je ndër­m­jet deklaratave për shtrim­in në spi­tal të bëra nga per­soni i mitur në moshë 12–18 vjeç dhe kujdestari ligjor i tij, vendi­mi për shtrim­in në spi­tal mer­ret nga komi­sioni i mjekëve.

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 12, datë 6 Maj 1996, faqe 499.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim