Neni 1

Ligji garan­ton respek­timin e çdo qenie njerë­zore që në fil­lim të jetës. Ky parim nuk shkelet, përveç rasteve kur është e domos­doshme dhe në kushtet e për­cak­tu­ara në këtë ligj.

Mbro­jt­ja e këtij pari­mi, informi­mi për prob­lemet e jetës dhe demografisë kom­bëtare, eduki­mi i përgjegjë­sive sociale, pra­n­i­mi i fëmi­jës në shoqëri dhe poli­ti­ka famil­jare janë detyrime kom­bëtare.

Organet e pushtetit qen­dror dhe lokal i real­i­zo­jnë këto detyrime dhe mbështetin çdo nis­më që ndih­mon për real­iz­imin e tyre.

 

Neni 4

Mjeku të cilit i kërko­het ndër­pre­r­ja e vull­net­shme e shtatëzënë­sisë, që në viz­itën e pare duhet të infor­mo­jë gru­an për:

1. Rrez­iqet mjekë­sore që sjell ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë për shtatëzënësitë e ardhshme, si dhe prob­lemet biologjike të ndërhyr­jes mjekë­sore.

2. Të drej­tat, ndih­mën dhe avan­tazhet e garan­tu­ara me ligj për famil­jen, nënën dhe fëmi­jën, si dhe për mundësitë e adop­ti­m­it të fëmi­jëve që priten të lindin.

3. Insti­tu­cionet dhe orga­niz­mat që mund t’i ofro­jnë gruas mbështet­je morale dhe finan­cia­re.

4. Klinikat dhe spi­talet që krye­jnë ndër­pre­rje të shtatëzënë­sisë.

 

Neni 8

Në rast shtatëzënësie jashtë martese në vajza të mitu­ra deri 16 vjeç, përveç kërkesës së saj, për ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë kërko­het mira­ti­mi i per­son­it që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestar­it ligjor të saj.

Kërke­sa e vetë vajzës duhet të bëhet pa pran­inë e per­son­ave të për­men­dur në para­grafin e mësipërm.

Të mar­tu­arat në moshë të mitur u nën­shtro­hen dis­poz­i­tave të nen­it 7 të këtij ligji.

 

Neni 9

Ndër­pre­r­ja e shtatëzënë­sisë për arsye mjekë­sore mund të bëhet deri në javën e 22 të shtatëzënë­sisë, në rast se një komi­sion i për­bërë nga 3 mjekë, pas ekza­minim­it dhe kon­sul­tim­it, gjykon se vazhdi­mi i shtatëzënë­sisë dhe/ose lind­ja e fëmi­jës rrezikon jetën ose shën­detin e gruas.

Kur komi­sioni gjykon se fetusi ka keq­formime të papa­jtueshme me jetën, apo sëmund­je invaliduese me tra­j­tim të pasig­urtë, ven­dos për ndër­pre­rjen e shtatëzënë­sisë në çdo kohë.

Min­istri i Shën­de­të­sisë dhe Mbro­jt­jes së Mje­dis­it për­cak­ton me udhëz­im të veçan­të rastet e për­men­dura në para­grafin e parë të këtij neni, si dhe kushtet që duhet të plotë­so­jnë mjekët e komi­sion­it.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 26, datë 28 Dhje­tor 1995, faqe 1144.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim