Neni 6

a)Çdo per­son ka të drejtë të largo­het nga ter­ri­tori i  Repub­likës së Shqipërisë.

b)E drej­ta për t’u larguar nga ter­ri­tori e Repub­likës se Shqipërisë nuk kufi­zo­het. Bëjnë për­jash­tim rastet për të mbro­j­tur sig­urim­in kom­bë­tar, rendin pub­lik, shën­detin pub­lik, moralin të drej­tat dhe lir­itë e të tjerëve. Këto raste janë të parashikuara  në ligj dhe në për­puth­je me parimet e përgjithshme të akteve ndërkom­bëtare e detyrimet ndërkom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë.

c) E drej­ta për t’u larguar kufi­zo­het me vendim gjykate, të bazuar në gjykimin e çdo rasti me kon­sta­timin edhe të njërës nga rrethanat e mëposhtëme:

i) Paran­dal­im­in e largim­it ile­gal të fëmi­jëve të mitur.

ii) Ndal­im­in e largim­it të një per­soni, i cili është sub­jekt për ndjek­je penale ose vuan dën­imin.

iii) Rua­jt­jen e shën­de­tit pub­lik dhe paran­dal­im­in e përhap­jes së sëmund­jeve seri­oze.

iv) Refuz­imin e kërkesës për t’u pajisur me pas­aportë një per­soni, i cili është riat­d­he­siar me shpen­z­ime pub­like dhe nuk i ka ripaguar shpen­zimet e riat­d­hes­im­it.

v) Refuz­imin e kërkesës për t’u pajisur me pas­aport një per­soni, afësitë men­dore të të cilit jane vlerë­suar nga gjyka­ta të dëm­tu­ara, aq sa largi­mi i tij do të sillte një rezik seri­oz për vetveten ose për të tjerët.

Çdo shte­tas shqip­tar, i cili largo­het nga ter­ri­tori I Repub­likës së Shqipërisë, ka të drejtë të rik­the­het. Në paj­tim me këtë qël­lim, mundësia e pajis­jes me leje kali­mi i jepet çdo shte­tasi shqip­tar, që është jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, nga për­faqësitë diplo­matike.

Për­cak­timet e para­grafeve ci‑c, të nen­it 6 nuk zba­to­hen për shte­t­a­sit shqip­tarë që janë jashtë tereri­torit të Repub­likës së Shqipërisë.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 12, datë 16 Qer­shor 1995, faqe 503

[2] Ligji nr. 7939/1995 është ndryshuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.30, datë 29 Dhje­tor 1998, faqe 1173

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim