Neni 27

1. Asku­jt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas pro­ce­du­rave të parashikuara me ligj.

2. Liria e per­son­it nuk mund të kufi­zo­het, përveçse në rastet e mëposhtme:

a) kur është dënuar me burgim nga gjyka­ta kom­pe­tente;

b) për mosz­ba­tim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për mosz­ba­tim të ndon­jë detyri­mi të cak­tu­ar me ligj;

c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kry­er një vepër penale ose për të paran­dalu­ar kry­er­jen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kry­er­jes së saj;

ç) për mbikëqyr­jen e të mitu­rit për qël­lime eduki­mi ose për shoqërim­in e tij në organin kom­pe­tent;

d) kur per­soni është përhapës i një sëmund­je­je ngjitëse, i paaftë mendër­isht dhe i rrezik­shëm për shoqërinë;

dh) për hyr­je të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbim­it ose të ekstradim­it.

3. Asku­jt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjend­je të përm­bushë një detyrim kon­trak­tor.

 

Neni 54

1. Fëmi­jët, të rin­jtë, gratë shtatzë­na dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbro­jt­je­je të veçan­të nga shteti.

2. Fëmi­jët e lin­dur jashtë martese kanë të drej­ta të barabar­ta me të lin­durit nga marte­sa.

3. Çdo fëmi­jë ka të drejtë të jetë i mbro­j­tur nga dhu­na, keq­tra­j­ti­mi, shfry­tëz­i­mi dhe për­dori­mi për punë, e veçanër­isht nën moshën min­i­male për punën e fëmi­jëve, që mund të dëm­to­jë shën­detin, moralin ose të rreziko­jë jetën a zhvil­lim­in e tij nor­mal.

 

Kreu V

Objek­ti­vat Sociale

Neni 59

1. Shteti, bren­da kom­pe­ten­cave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nis­mës dhe të përgjegjë­sisë pri­vate, syn­on:

a) punësimin në kushte të për­sh­tat­shme të të gjithë per­son­ave të aftë për punë;

b) plotësimin e nevo­jave të shte­tasve për stre­him;

c) stan­dard­in më të lartë shën­de­të­sor, fizik e men­dor, të mund­shëm;

ç) arsim­imin dhe kual­i­fikimin sipas aftë­sive të fëmi­jëve dhe të të rin­jve, si dhe të per­son­ave të pazënë me punë;

d) një mjedis të shën­det­shëm dhe ekologjik­isht të për­sh­tat­shëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;

dh) shfry­tëz­imin racional të pyjeve, ujërave, kul­lotave dhe burimeve të tjera naty­rore mbi bazën e parim­it të zhvil­lim­it të qën­drueshëm;

e) përku­jdesjen dhe ndih­mën për të moshuar­it, jetimët dhe invalidët;

ë) zhvil­lim­in e sportit dhe të veprim­tarive ripërtëritëse;

f) riaftësimin shën­de­të­sor, edukimin e spe­cial­izuar dhe inte­grim­in në shoqëri të të paaftëve, si dhe për­mirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;

g) mbro­jt­jen e trashëgimisë kom­bëtare, kul­tur­ore dhe kujdesin e veçan­të për gjuhën shqipe.

2. Përm­bush­ja e objek­ti­vave socialë nuk mund të kërko­het drejt­për­drejt në gjykatë. Ligji për­cak­ton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërko­het real­iz­i­mi i këtyre objek­ti­vave.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 28, datë 21 Tetor 1998,  faqe 1073

[2]Ligji nr. 8417/1998 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.9675, dt.13.1.2007, bot. Fle­tore Zyrtare nr.2, dt.14 Janar 2007, fq.39
  2. ligjin nr.9904, dt.21.4.2008, bot.Fletore Zyrtare nr.61, dt.7 Maj 2008, fq.2728

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim