(lid­hur më 2 tetor 1973)

 

Neni 1

Kjo Kon­ven­të zba­to­het për detyrimet ushqi­more që rrjed­hin nga një mar­rëd­hënie famil­jare, prindërore, marte­sore apo lid­hje tjetër jog­jaku, duke përf­shirë edhe një detyrim ushqi­mor ndaj një të mituri të lin­dur jashtë martese.

 

Neni 13

Çdo shtet kon­trak­tues në për­puth­je me nenin 24, mund të rez­er­vo­jë të drejtën që të zba­to­jë  këtë Kon­ven­të vetëm për detyrimet ushqi­more:

1. ndër­m­jet bashkëshort­ëve dhe ish-bashkëshort­ëve;

2. në lid­hje me një per­son që nuk ka arrit­ur moshën e njëzet e një vjeç dhe nuk ka qenë i  mar­tu­ar.

 

Neni 18

Kjo Kon­ven­të zëvendë­son, në mar­rëd­hëni­et midis shteteve që janë palë në të, Kon­ven­tën mbi ligjin  e zbat­ueshëm për detyrimet ushqi­more ndaj fëmi­jëve, lid­hur në Hagë, më 24 tetor 1956. Megjithatë, para­grafi i mësipërm nuk zba­to­het për një shtet që, në bazë të rez­ervës së parashikuar në nenin 13, ka për­jash­tu­ar zba­timin e kësaj Kon­vente për detyrimet ushqi­more në lid­hje me një per­son, i cili nuk ka arrit­ur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk ka qenë i mar­tu­ar.

 

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 10397, datë 17.3.2011, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 34, dt.7 Prill 2011, faqe 1205, dhe hyn në fuqi për RSH-në,  më 1 Nën­tor 2011.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim