Neni 6

1. E drej­ta e jetёs ёshtё e drejtё e lin­dur e njeri­ut. Kjo e drejtё duhet tё mbro­het me ligj.  Askush nuk mund tё privo­het arbi­trar­isht nga jeta.

2. Nё vendet ku nuk ёshtё hequr dën­i­mi me vdek­je, ai mund tё jepet vetёm pёr krimet mё tё rёn­da, nё pёr­puth­je me ligjin nё fuqi nё kohёn e kry­er­jes së krim­it dhe nuk duhet tё jetё nё kundёr­sh­tim me dis­poz­i­tat e kёtij Pak­ti dhe me Kon­ven­tёn pёr Paran­dal­im­in dhe Ndjek­jen e Krim­it tё Gjeno­cid­it. Ky dёn­im mund tё jepet vetёm nё bazё tё njё gjyki­mi pёr­fundim­tar nga njё gjykatё kom­pe­tente.

3. Kur heq­ja e jetёs për­bën një krim gjeno­ci­di, kup­to­het se asnjё dis­poz­itё e kёtij neni nuk i jep tё drejtё njё shteti palё tё kёtij Pak­ti qё nё asnjё mёnyrё t’i shmanget çfarё­do detyri­mi qё ka mar­rё pёr­sipёr nё bazё tё dis­poz­i­tave tё Kon­ven­tёs pёr Paran­dal­im­in dhe Ndjek­jen e Krim­it tё Gjeno­cid­it.

4. Çdo i dёnuar me vdek­je ka tё drejtё tё kёrko­jё fal­je ose zëvendësim tё dёnim­it. Amnis­tia, fal­ja ose zëvendësi­mi i dёnim­it me vdek­je mund tё jepen nё tё gjitha rastet.

5. Dёn­i­mi me vdek­je nuk mund tё jepet pёr krimet e kry­era nga per­son­at nёn 18 vjeç dhe nuk mund tё zba­to­het ndaj grave shtatzё­na.

6. Asnjё dis­poz­itё e kёtij neni nuk mund tё shfry­të­zo­het pёr tё vonuar ose pёr tё ndalu­ar heq­jen e dёnim­it kap­i­tal nga njё shtet palё i kёtij Pak­ti.

 

Neni 10

1. Të gjithë per­son­at e privuar nga liria, duhet tё tra­j­to­hen me human­izёm dhe respekt pёr din­jitetin e lin­dur tё njeri­ut.

2. (a) Per­son­at e akuzuar, pёrveç nё rrethana tё jashtёza­kon­shme, duhet tё nda­hen nga per­son­at e dёnuar dhe duhet tё kenë një tra­j­tim tё ndryshёm e tё pёr­sh­tat­shёm pёr poz­itën e tyre si per­sona qё nuk janё tё dёnuar.

(b) Tё mitu­rit e akuzuar duhet tё nda­hen nga tё rri­t­u­rit dhe lid­hur me rastin e tyre duhet tё ven­doset sa mё shpe­jt qё tё jetё e mundur.

3. Sis­te­mi ndёshki­mor – kor­rek­tues pёrm­ban njё tra­j­tim tё tё dёnuarёve qё ka pёr qёl­lim thel­bё­sor riedukimin dhe riin­te­grim­in e tyre nё shoqёri. Tё mitu­rit keqbёrёs duhet tё nda­hen nga tё rri­t­u­rit dhe t’i nën­shtro­hen njё regji­mi qё t’i pёr­sh­tatet moshёs dhe poz­itёs sё tyre juridike.

 

Neni 14

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёr­para gjykatave dhe organ­eve tё drejtё­sisё. Çdo per­son ka tё drejtё qё çёsht­ja e tij tё tra­j­to­het me paanёsi dhe pub­lik­isht nga njё gjykatё kom­pe­tente, e pavarur dhe e paan­shme, e ngrit­ur sipas ligjit, qё do tё ven­dosё qoftё pёr për­cak­timin e çdo akuze tё karak­ter­it penal qё drej­to­het kundёr tij, qoftё pёr kon­flik­tet lid­hur me tё drej­tat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe pub­liku mund të largo­hen gjatё gjithё pro­ce­sit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon intere­si i sjell­jes sё moral­shme, i ren­dit pub­lik ose i sig­urisё kom­bёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon intere­si i jetёs pri­vate tё palёve, qoftё edhe kur gjyka­ta e quan kre­jtё­sisht tё domos­doshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçan­ta tё çёsht­jes, pub­liciteti mund tё dёm­tonte intere­sat e drejtё­sisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёsht­jen penale ose civile do tё jetё pub­lik, me pёr­jash­tim tё rasteve kur intere­si i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se pro­ce­si ka tё bёjё me mos­mar­rёvesh­je marte­sore ose me kujdestar­inё e fёmi­jёve.

2. Secili per­son i akuzuar pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё kon­sidero­het i pafa­jshёm derisa fajёsia e tij tё provo­het në për­puth­je me ligjin.

3. Secili per­son i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotë­sisht të barabartë tё ketё kёto garan­ci min­i­male:

(a) Tё infor­mo­het men­jëherë dhe në mënyrë të hol­lë­sishme, në një gjuhë të cilën ai e kup­ton, lid­hur me natyrёn dhe shkakun e akuzёs qё ngri­het kundёr tij;

(b) Tё ketё kohё dhe mundёsi tё mjaftueshme pёr tё pёr­gat­i­tur mbro­jt­jen dhe tё komu­niko­jё me njё avokat tё zgjed­hur prej tij;

© Tё gjyko­het pa vonesё tё tepru­ar.

(ç) Tё jetё i pran­ishёm gjatё pro­ce­sit dhe tё mbro­het vetё ose nëpër­m­jet njё mbro­jtёsi tё zgjed­hur prej tij; nё qoftё se nuk ka mbro­jt­je, duhet tё infor­mo­het pёr tё drejtёn e tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kur­do­herё qё e kёrkon intere­si i drejtё­sisё, atij duhet t’i cak­to­het njё mbro­jt­je falas në cilin­do rast të tillë nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar;

(d) Tё mar­rë në pyet­je ose të kёrko­jё tё mer­ren nё pyet­je dёsh­mi­tarёt kundër tij dhe tё sillen nё gjyq e tё mer­ren në pyet­je dёsh­mi­tarёt e mbro­jt­jes në emër të tij nё tё njёj­tat kushte sikurse edhe dёsh­mi­tarёt kundër tij;

(dh) Tё ketё ndih­mёn falas tё njё pёrk­thye­si nё qoftё se nuk kup­ton ose nuk flet gjuhёn qё pёr­doret nё gjyq;

(e) Tё mos shtrёn­go­het tё dёsh­mo­jё kundёr vetvetes ose tё pra­no­jë se ёshtё faj­tor.

(4) Pro­ce­du­ra qё zba­to­het pёr tё mitu­rit tё cilёt nuk kanё arrit­ur ende moshёn mad­hore, nё rast se kanё tё bёjnё me ligjin penal, duhet tё mar­rё parasysh moshёn e tyre dhe interesin qё paraqet rieduki­mi i tyre.

(5) Çdo per­son i shpal­lur faj­tor pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё kёrko­jё qё shpall­ja e tij faj­tor dhe dёn­i­mi i tij tё shqyr­to­hen nga njё instancё gjyqё­sore mё e lartё, nё pёr­puth­je me ligjin.

(6) Kur njё per­son më në fund dëno­het dhe kur ky dёn­im penal defin­i­tiv anu­lo­het mё vonё ose kur jepet fal­je pёr arsye se njё fakt i ri ose një fakt i rizbu­lu­ar provon se ёshtё bёrё njё gabim gjyqёor, per­soni qё ka pёsuar si rezul­tat i këtij dën­i­mi do tё dёmsh­pёr­ble­het nё pёr­puth­je me ligjin, me pёr­jash­tim tё rasteve kur provo­het se mospёr­mend­ja e fak­tit tё pan­jo­hur nё kohёn e duhur i dety­ro­het atij vetё tёrё­sisht ose pjesёr­isht.

(7) Askush nuk mund tё ndiqet ose tё ndёshko­het pёr njё vepёr për të cilën ai ёshtё dёnuar ose liru­ar njёherё nё pёr­puth­je me ligjin dhe pro­ce­durёn penale tё çdo ven­di.

 

Neni 24

1.Çdo fёmi­jё, pa asnjё dal­lim tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, origjinё kom­bёtare apo shoqёrore, pasuri apo lind­je, ka tё drejtё tё ketё masat e atil­la të mbro­jt­jes qё kёrkon gjend­ja e tij si i mitur nga ana e famil­jes sё tij, shoqёrisё dhe shtetit, tё cilёt duhet tё mar­rin masa pёr kёtё qёl­lim.

2. Çdo fёmi­jё duhet tё regjistro­het men­jёherё pas lind­jes dhe tё ketё njё emёr.

3. Çdo fёmi­jё ka tё drejtёn e njё shtetёsie.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Akt Ndërkom­bë­tar me ligjin nr. 7510, dt. 8.8.1991, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 6, dt.29 Gusht 1991, fq. 313. Tek­sti i Pak­tit nuk është botu­ar por një vari­ant i tij është nxjer­rë nga inter­neti.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim