Neni 13

Rrit­ja e ndërgjegjësim­it

1. Palët pro­movo­jnë ose real­i­zo­jnë rreg­ull­isht dhe në të gjitha nivelet, fusha­ta ose pro­grame të rrit­jes së ndërgjegjësim­it, duke përf­shirë ato në bashkëpunim me insti­tu­cionet kom­bëtare të të drej­tave të njeri­ut dhe organet e barazisë, shoqërisë civile dhe orga­ni­zatat joqever­itare, veçanër­isht  orga­ni­zatat e grave, sipas rastit,  për të rrit­ur ndërgjegjësimin dhe per­cep­ti­min nga pub­liku i gjerë, në lid­hje me man­i­fes­timet e ndryshme të të gjitha for­mave të dhunës të mbu­lu­ara nga objek­ti i kësaj Kon­vente, paso­jat e tyre për fëmi­jët dhe nevo­jën për të paran­dalu­ar një dhunë të tillë.

2. Palët garan­to­jnë niv­el të lartë shpërn­dar­je­je për pub­likun e gjerë, të infor­ma­cionit mbi masat e vëna në dis­pozi­cion për paran­dal­im­in e akteve të dhunës të mbu­lu­ara nga objek­ti i kësaj Kon­vente.

 

Neni 17

Pjesë­mar­r­ja e sek­torit pri­vat dhe medias

1. Palët nxisin sek­torin pri­vat, sek­torin e teknologjisë së komu­nikim­it dhe infor­ma­cionit dhe medias, në lid­hje me lir­inë e shpre­hjes dhe pavarës­inë e tyre, për të mar­rë pjesë në për­punimin dhe zba­timin e poli­tikave dhe për të cak­tu­ar udhëz­ime dhe stan­darde vetër­reg­ul­la­tore për paran­dal­im­in e dhunës kundër grave dhe rrit­jen e respek­tit për din­jitetin e tyre.

2. Palët zhvil­lo­jnë dhe pro­movo­jnë, në bashkëpunim me aktorët e sek­torit pri­vat, aftësitë midis fëmi­jëve, prindërve dhe eduka­torëve për mënyrën si të tra­j­to­jnë mje­disin e infor­ma­cionit dhe komu­nikim­it që ofron akses ndaj përm­ba­jt­jes degraduese të një natyre sek­suale ose të dhun­shme, e cila mund të ishte e dëmshme.

 

Neni 18

Detyrimet e përgjithshme

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të mbro­j­tur të gjitha vik­ti­mat nga akte të mëte­jshme dhune.

2. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera në paj­tim me ligjin e brend­shëm, për të garan­tu­ar ekzis­tencën e mekaniz­mave të duhur për të parashikuar bashkëpunim efek­tiv midis të gjitha agjen­cive shtetërore përkatëse, duke përf­shirë gjyqë­sorin, prokurorët pub­likë, agjencitë e zba­tim­it të ligjit, autoritetet ven­dore dhe rajonale, si dhe orga­ni­zatat joqever­itare dhe orga­ni­za­ta dhe ente të tjera përkatëse, në mbro­jt­je dhe mbështet­je të vik­ti­mave dhe dësh­mi­tarëve të të gjitha for­mave të dhunës të mbu­lu­ara nga objek­ti i kësaj Kon­vente, duke përf­shirë ato me anë të ref­er­encës ndaj shër­bimeve të përgjithshme dhe mbështetëse të spe­cial­izuara, siç për­cak­to­hen hol­lë­sisht në Nenet 20 dhe 22 të kësaj Kon­vente.

3. Palët garan­to­jnë që masat e mar­ra sipas këtij kapit­ul­li:

- të bazo­hen në një per­cep­tim gji­nor të dhunës kundër grave dhe dhunës në famil­je dhe të foku­so­hen tek të drej­tat e njeri­ut dhe sig­uria e vik­timës;

- të bazo­hen në një përqas­je të inte­gru­ar, e cila merr parasysh mar­rëd­hënien midis vik­ti­mave, autorëve të veprave penale, fëmi­jëve dhe mje­dis­it të tyre më të gjerë social;

- të syn­o­jnë shmang­ien e vik­timizim­it dytë­sor;

- të syn­o­jnë fuqiz­imin dhe pavarës­inë ekonomike të grave, vik­ti­ma të dhunës;

- të lejo­jnë, sipas rastit, një gamë mbro­jt­je­je dhe shër­bimesh mbështetëse që duhet të ven­dosen në të njëj­tat ambi­ente;

- të tra­j­to­jnë nevo­jat speci­fike të per­son­ave të pam­bro­j­tur, duke përf­shirë vik­ti­mat fëmi­jë dhe t’u vihen në dis­pozi­cion.

4. Sig­uri­mi i shër­bimeve nuk varet nga gatish­mëria e vik­timës për të ngrit­ur akuza ose për të dësh­muar kundër një autori vepre penale.

5. Palët mar­rin masat e duhu­ra për të ofru­ar mbro­jt­je kon­sul­lore dhe mbro­jt­je dhe mbështet­je tjetër për shte­t­a­sit e tyre dhe vik­ti­ma të tjera që kanë të drejtën e kësaj mbro­jt­je­je, në për­puth­je me detyrimet e tyre sipas të drejtës ndërkom­bëtare.

 

Neni 22

Shër­bimet mbështetëse të spe­cial­izuara

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar ose cak­tu­ar, në një shpërn­dar­je të mjaftueshme gjeografike, shër­bime të men­jëher­shme, afat­shkur­tra dhe afat­g­ja­ta mbështetëse të spe­cial­izuara për çdo vik­timë  që i nën­shtro­het një akti dhune të mbu­lu­ar nga objek­ti i kësaj Kon­vente.

2. Palët sig­uro­jnë ose cak­to­jnë shër­bime mbështetëse të spe­cial­is­teve fem­ra për të gjitha gratë, vik­ti­ma të dhunës, dhe fëmi­jët e tyre.

 

Neni 23

Stre­hat

Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të parashikuar ngrit­jen e stre­have të për­sh­tat­shme, lehtë­sisht të aksesueshme e në numër të mjaftueshëm, për të ofru­ar stre­him të sig­urt dhe për të  për­dorur përqas­je proak­tive ndaj vik­ti­mave, veçanër­isht grave dhe fëmi­jëve të tyre.

 

Neni 26

Mbro­jt­ja dhe mbështet­ja për dësh­mi­tarët fëmi­jë

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar që në ofrim­in e shër­bimeve të mbro­jt­jes dhe mbështet­jes së vik­ti­mave, të mer­ren në kon­sid­er­atë të drej­tat dhe nevo­jat e dësh­mi­tarëve fëmi­jë të të gjitha for­mave të dhunës të mbu­lu­ara nga objek­ti i kësaj Kon­vente.

2. Masat e mar­ra sipas këtij neni përf­shi­jnë këshillim­in e duhur psikoso­cial për dësh­mi­tarët fëmi­jë të të gjitha for­mave të dhunës të mbu­lu­ara nga objek­ti i kësaj Kon­vente dhe mar­rin në kon­sid­er­atë intere­sat më të mira të fëmi­jës.

 

Neni 31

Kujdestaria, të drej­tat e viz­itave dhe sig­uria

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar që, në për­cak­timin e kujdestarisë dhe të drej­tave të viz­itave të fëmi­jëve, të mer­ren në kon­sid­er­atë inci­den­tet e dhunës të mbu­lu­ara nga objek­ti i kësaj Kon­vente.

2. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar që ushtri­mi i viz­itave ose të drej­ta të tjera kujdestarie të mos rreziko­jnë të drej­tat dhe sig­ur­inë e vik­timës ose fëmi­jëve.

 

Neni 37

Marte­sa e detyru­ar

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar dën­imin detyrim­it të qël­limshëm të një të rri­t­uri ose fëmi­je për të lid­hur martesë.

2. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar dën­imin e tërhe­q­jes së qël­limshme të një të rri­t­uri ose fëmi­je për të shkuar në ter­ri­torin e një Pale ose Shteti të ndryshëm nga ai ku ai ose ajo banon, me qël­lim detyrim­in e një të rri­t­uri ose fëmi­je për të lid­hur martesë.

 

Neni 42

Jus­ti­fikimet e papranueshme për krime, duke përf­shirë krimet e kry­era në emër të të ash­tuqua­j­tu­rit “nder”

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar që, në pro­cedimet penale të fil­lu­ara pas kry­er­jes së një akti dhune të mbu­lu­ar nga objek­ti i kësaj Kon­vente, kul­tura, zakoni, feja, tra­di­ta ose i ash­tuqua­j­turi “nder” të mos kon­sidero­hen si jus­ti­fikime për këto akte. Kjo mbu­lon veçanër­isht pre­tendimet që vik­ti­ma ka shkelur nor­mat ose zakonet kul­tur­ore, fetare, sociale ose tradi­cionale të sjell­jes së duhur.

2. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar që nxit­ja e një fëmi­je për të kry­er ndon­jë prej akteve të për­men­dura në para­grafin 1 të mos ceno­jë përgjegjës­inë penale të atij per­soni për aktet e kry­era.

 

Neni 45

Sank­sionet dhe masat

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme ose masa të tjera për të garan­tu­ar që veprat penale të për­cak­tu­ara në paj­tim me këtë Kon­ven­të, të dëno­hen me sank­sione efek­tive, pro­por­cionale dhe frenuese, duke mar­rë parasysh shkallën e kry­er­jes së tyre. Këto sank­sione përf­shi­jnë, sipas rastit, dën­ime që përf­shi­jnë heq­jen e lirisë, të cilat mund të për­bëjnë shkak për ekstradim.

2. Palët mund të mar­rin masa të tjera në lid­hje me autorët e veprave penale, të tilla si:

- mon­i­tori­mi ose mbikëqyr­ja e per­son­ave të dënuar;

- tërhe­q­ja e të drej­tave prindërore, nëse intere­sat më të mira të fëmi­jës, që mund të përf­shi­jnë sig­ur­inë e vik­timës, nuk mund të garan­to­hen në një mënyrë tjetër.

 

Neni 46

Rrethanat rën­duese

Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive ose masa të tjera për të garan­tu­ar që rrethanat e mëposhtme, në masën që tash­më nuk janë ele­men­të për­bërës të veprës penale, në paj­tim me dis­poz­i­tat përkatëse të ligjit të brend­shëm, mund të mer­ren në kon­sid­er­atë si rrethana rën­duese në për­cak­timin e dënim­it në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ara në paj­tim me këtë Kon­ven­të:

a) vepra penale është kry­er kundër një ish bashkëshorti ose part­neri ose bashkëshorti ose part­neri aktu­al të njo­hur nga ligji i brend­shëm, nga një anë­tar famil­je­je, një per­son që bashkë­je­ton me vik­timën ose një per­son që ka abuzuar me autoritetin e tij ose të saj;

b) vepra penale ose vepra penale të ngjashme janë kry­er në mënyrë të përsërit­ur;

c) vepra penale është kry­er kundër një per­soni të pam­bro­j­tur për shkak të rrethanave të veçan­ta;

d) vepra është kry­er kundër ose në prani të një fëmi­je;

e) vepra penale është kry­er nga dy ose më shumë njerëz që vepro­jnë së bashku;

f) vepra penale është para­prirë ose shoqëru­ar nga nivele ekstreme dhune;

g) vepra është kry­er me për­dorim­in ose kër­cën­imin e armës;

h) vepra penale ka shkak­tu­ar dëm­tim të rëndë fizik ose psikologjik të vik­timës;

i) autori është dënuar më parë për vepra penale të një natyre të ngjashme.

 

Neni 56

Masat e mbro­jt­jes

1. Palët mar­rin masat e nevo­jshme legjisla­tive apo të tjera për të mbro­j­tur të drej­tat dhe intere­sat e vik­ti­mave, duke përf­shirë nevo­jat e tyre të veçan­ta si dësh­mi­tarë, në të gjitha fazat e het­imeve dhe pro­ced­imeve gjyqë­sore, në veçan­ti:

a) duke ofru­ar mbro­jt­jen e tyre, si dhe atë të famil­jeve të tyre dhe të dësh­mi­tarëve, nga hak­mar­r­ja, kër­cën­i­mi dhe vik­timiz­i­mi i përsërit­ur;

b) duke sig­u­ru­ar që vik­ti­mat të infor­mo­hen, të pak­tën në rastet kur vik­ti­ma dhe famil­ja mund të jetë në rrezik, kur autori i veprës arra­tiset ose liro­het përko­hë­sisht ose për­fundimisht;

c) duke i infor­muar ata, sipas kushteve të parashikuara nga ligji i brend­shëm, për të drej­tat e tyre dhe shër­bimet në dis­pozi­cion të tyre dhe shqyr­timin e ankesës së tyre, akuzat, ecur­inë e përgjithshme të hetim­it ose të pro­cedim­it, dhe rolin e tyre në to, si dhe rezul­tatin e çësht­jes së tyre;

d) duke bërë të mundur që vik­ti­mat, në mënyrë të pajtueshme me rreg­ul­lat pro­ce­du­rale të ligjit të brend­shëm, të dëgjo­hen, të sig­uro­jnë pro­va dhe të paraqesin pikë­pam­jet, nevo­jat dhe shqetësimet e tyre, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose nëpër­m­jet një ndër­m­jetësi, si dhe mar­rjen e tyre në shqyr­tim;

e) duke u sig­u­ru­ar vik­ti­mave shër­bime mbështetëse të duhu­ra në mënyrë që të drej­tat dhe intere­sat e tyre të paraqiten siç duhet dhe të mer­ren parasysh;

f) duke sig­u­ru­ar që masat mund të mira­to­hen për të mbro­j­tur jetën pri­vate dhe imazhin e vik­timës;

g) duke sig­u­ru­ar që kon­tak­ti ndër­m­jet vik­ti­mave dhe autorëve të veprës bren­da gjykatës dhe zyrave të agjen­cisë së zba­tim­it të ligjit të shmanget kur është e mundur;

h) duke u sig­u­ru­ar vik­ti­mave përk­thyes të pavarur dhe kom­pe­ten­të, kur vik­ti­mat janë palë në pro­ced­im ose kur ata sig­uro­jnë pro­va;

i) duke bërë të mundur që vik­ti­mat të dësh­mo­jnë, sipas rreg­ullave të parashikuara nga ligji i tyre i brend­shëm, në sal­lën e gjyqit pa qenë të pran­ishëm ose të pak­tën pa pran­inë e autorit të dyshuar të veprës, veçanër­isht nëpër­m­jet për­dorim­it të teknologjive të për­sh­tat­shme të komu­nikim­it, kur janë në dis­pozi­cion.

2. Një fëmi­je vik­timë dhe dësh­mi­tar i dhunës kundër grave dhe dhunës në famil­je i sig­uro­hen, kur është e për­sh­tat­shme, masa të posaçme mbro­jt­je­je duke mar­rë parasysh interesin më të mirë të fëmi­jës.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka nën­shkru­ar më datë 19 dhje­tor 2011, Kon­ven­tën e KE-së “Për paran­dal­im­in dhe luftën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në famil­je”, e mirat­u­ar në parim nga Këshilli i Min­is­trave në 20 tetor 2011.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim