Neni 7

Apliki­mi për ripran­im

1. Për aq sa të jetë e mundur, apliki­mi i ripra­nim­it duhet që të përm­ba­jë infor­ma­cionin e mëposhtëm:

a) të dhë­nat e per­son­it që do të ripra­nohet (p.sh.: emrat, mbiem­rat, data dhe ven­di i lind­jes, dhe vendin e fun­dit të banim­it ose infor­ma­cione të tjera me interes për pro­cesin e ripra­nim­it) dhe, kur është e mund­shme, të dhë­nat e fëmi­jëve të mitur, të pamar­tu­ar dhe/ose bashkëshort­ët;

b) doku­mentet, në bazë të të cilave provo­het shtetësia dhe të tre­go­hen mjetet me të cilat dësh­mo­het shtetësia në mënyrë pri­ma facie, tran­si­ti, kushtet për ripra­n­imin e qyte­tarëve nga një vend i tretë dhe per­son­at pa shtetësi dhe të paraqiten doku­mente lid­hur me hyr­jen dhe qën­drim­in e paligjshëm;

c) foto e per­son­it që do të ripra­nohet.

2. Një for­mu­lar i për­bashkët që do të për­doret për aplikimet e ripra­nim­it është bashkëngji­tur si anek­si 2 i kësaj Mar­rëvesh­je­je.

 

Anek­si 3

Lista e doku­menteve, prezan­ti­mi i të cilave kon­sidero­het si provë e shtetë­sisë: (nenet 2 (1), 4 (1))

 

1. Për Repub­likën e Ser­bisë:

- pas­aportë bio­metrike,

- kartë iden­titeti bio­metrike.

2. Për Repub­likën e Shqipërisë

- pas­apor­ta të çdo llo­ji (pas­apor­ta kom­bëtare, pas­apor­ta diplo­matike, pas­apor­ta shër­bi­mi, pas­apor­ta kolek­tive, si dhe pas­apor­ta zëvendë­suese, duke përf­shirë pas­apor­tat e fëmi­jëve):

- kartë iden­titeti bio­metrike;

- kartë mari­nari;

- cer­ti­fikatë shtetërore, si dhe doku­mente të tjera zyrtare që për­mendin ose tre­go­jnë shtetës­inë.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 10453, datë 21.7.2011, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 106, dt.7 Gusht 2011, faqe 4232

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim